Category: Lajme

  • Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm rus ndaj vendeve anëtare të aleancës, do të përballet me …

    Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm rus ndaj vendeve anëtare të aleancës, do të përballet me …

    “Çdo sulm rus ndaj vendeve anëtare të NATO-s do të përballet nga forca e plotë e kësaj aleance”, kështu ka paralajmëruar Kremlinin, shefi i NATO-s, Mark Rutte.

    Mark Rutte mbajti sot një fjalim në Poloni, nga ku u takua me kryeministrin polak, Donald Tusk.

    Ky i fundit tha se angazhimi i NATO-s për të mbrojtur vendin do të jetë “shumë i rëndësishëm”.

    Rutte nga ana e tij mbështeti deklaratën e liderit polak, duke shtuar: “Reagimi ynë do të jetë shkatërrues”.

    Ai tha se kjo “duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Putin” dhe “këdo tjetër që dëshiron të sulmojë vendet anëtare të NATO-s”.

    Kujtojmë seRusia sulmon sot qytetin port ukrainas dhe qytetin e lindjes së Zelensky, raporton Sky News.

    Ndërkohë që Moska thotë se ka rrëzuar dronët ukrainas mbi Detin e Zi. Shiko postimin

    Armëpushimi i kufizuar u dakordëusa dje mes dy vendev, por Kremlini thotë se nuk do të fillojë derisa të hiqen sanksionet ndaj Rusisë.

  • Laerti më kërkoi të putheshim në një cep të shtëpisë”/ Rrëfimi i Valbonës: Ishte i pari që bëri hapa, më tha…

    Laerti më kërkoi të putheshim në një cep të shtëpisë”/ Rrëfimi i Valbonës: Ishte i pari që bëri hapa, më tha…

    Valbona Mhilli, në një intervistë për “Shqipëria Live” një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pohoi se ka pasur ndenja për Laert Vasilin.

    “Ka qenë Laerti i pari që ka bërë hapat dhe më pas e gjithë gjëja rrodhi dhe u gjendëm përballë njëri-tjetrit. Më pas, vazhdoi si lojë. Por, avancoi, shkoi përtej lojës”, tha moderatorja.

    Sipas saj, Laerti i ka kërkuar të shkëmbenin puthje në një pjesë të shtëpisë, me pretendimin se nuk e kapnin kamerat, pavarësisht se çdo cep i BBV është i monitoruar 24 në 24.

    “Nuk kam gënjyer në asnjë moment në shtëpinë e ‘Big Brother’. Më ka ftuar që të më puthte në një hapësirë, që besonte se nuk ka kamera. I thashë jo. Unë kam pasur ndjenja të sinqerta për Laertin dhe shumë të pastra. Duke e ditur ai këtë gjë, ka luajtur. Nuk mund të them që kam qenë marrëzisht e dashuruar, ishte një tërheqje, ishte një tërheqje që kishte nisur mes nesh. Prandaj them që zhgënjimi më i madh në BBV për mua ishte Laert Vasili”.

  • E quajti varfanjak, ish-banorja e BBV 4 për Gjestin: Më ftonte në krevat që t’i…

    E quajti varfanjak, ish-banorja e BBV 4 për Gjestin: Më ftonte në krevat që t’i…

    Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Ola Zenelaj, ka qenë e ftuar në “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron. Ajo ka folur për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhëniet me banorët e tjerë.

    Ola gjithashtu analizoi edhe disa nga situatat më të bujshme që kanë ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

    Shumë e komentuar ka qenë dhe një video ku Ola, e quan Gjestin ‘varfanjak’, gjatë një debati. Si është e vërteta e kësaj?

    Unë e kam thënë dhe në atë moment, paçka se më është prerë. I kam thënë ‘ti je varfanjak në mendje’, sepse është e vërtetë. Ai horizontin aq e ka. Nuk mundohet të të kuptojë ty dhe situatën tënde, por mua gjatë gjithë kohës më ka prekur në moral. Sa herë kemi pasur prime dhe unë kam qenë e nominuar, ai ka qenë gjatë gjithë kohës i shtrirë në krevat, duke më thënë ‘hajde me mua në krevat që t’i shpëtosh nominimit’.

    Kjo ka qenë diku tek tre herë rresht, tre prime rresht. Dhe një herë tjetër ka bërë dhe një lëvizje me pjesën e legenit. Dhe unë thjesht nuk i kam dhënë zë sepse nuk doja të isha aty për ato gjëra ofenduese.

  • “500 të parët, asnjë taksë për 10 vite”/ Paketa e Maleve, Rama-emigrantëve: Mos rrini jashtë duke punuar për të tjerët! As një kafe me shije s’e pini dot

    “500 të parët, asnjë taksë për 10 vite”/ Paketa e Maleve, Rama-emigrantëve: Mos rrini jashtë duke punuar për të tjerët! As një kafe me shije s’e pini dot

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ligjin për Paketën e Maleve në Shkodër, duke thënë se 500 aplikantët e parë, nuk do kenë 10 vjet asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

    Për pjesën tjetër, Rama tha se do të vazhdojnë me të njëjtën metodë, por do të kenë barrën fiskale me TVSH 6% dhe taksa.

    “Është bërë që 500 aplikantë e parë, në momentin që do të hapet thirrja, e cila do të hapet pasi të depozitohen hartat për zhvillime, nuk do kenë 10 vjet asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj shtetit.

    Një incentivë që nuk e ka asnjë vend dhe që me thënë të drejtën e kemi bërë edhe pak me shtrëngim me FMN sepse është përjashtim total në cdo gjë. Por besoj se ai vlen, sepse nëse kemi 500 agroturizme të parë, të tjerët vazhdojnë me të njëjtën metodë, por do të kenë barrën fiskale me TVSH 6% dhe taksa të ulëta për hir të së vërtetës”, tha Rama.

    Rama gjithashtu u bëri thirrje emigrantëve të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

    “Keni parasysh që në vitin e kaluar ka patur 5.5 milionë vizitorë në parqet kombëtare që ne i kemi të matshëm tanimë sepse nuk janë si dikur. Do të thotë se 5.5 milionë janë potencialisht klientë të një rrjeti argotizmi që gjendet aty pranë.

    Shkodra është hapur dhe është bërë destinacion, por ka ende potencial. Nëse në gjithë zonat malorë do ndiqet shembulli i Thethit, i Malësisë së Madhe, do të jetë bekim i madh për Shkodrën, por edhe ata që do ta marrin iniciativën dhe të mos rrinë jashtë të punojnë për të tjerët.

    Punojnë dhe për vete, por një kafe me shije nuk e pinë dot. Për të bërë një muhabet duhet të presin ditën e diel. Nuk besoj se ia vlen gjithë kjo gri e madhe për jetën jashtë punës , për thjesht dhe vetëm për të punuar atje”, tha Rama.

  • U qëllua për vdekje nga pronari/ Kunati i viktimës rrëfen mes lotësh: E pushoi 3 herë nga puna

    U qëllua për vdekje nga pronari/ Kunati i viktimës rrëfen mes lotësh: E pushoi 3 herë nga puna

    Kunati i Nexhmije Haradinit, e cila u qëllua për vdekje nga ish-pronari i furrës së bukës në Stanoc të Vushtrrisë, ka rrëfyer momentin kur mori vesh vrasjen e saj.

    nexhmije haradiniKunati i viktimës u shpreh se sapo ishte kthyer nga puna dhe kishte vënë re njerëz të shumë pranë vendit të krimit.

    “Zbrita tek rruga dhe pashë shumë njerëz. Vrapova dhe më thanë “një grua është vrarë”, nuk e dija kush ishte, kur më tha komshia më pas”, deklaroi ai.

    Ai u shpreh se Nexhmije Haradini kishte punuar për 8 vite tek autori i ngjarjes, i cili pas më pas vrau veten, por ky i fundit e kishte pushuar tre herë nga puna.

    “Ka punuar 8 vite aty, por e largoi 3 herë nga puna. Herën e katër nuk pranoi të kthehej më në punë, ky e bëri për xhelozi se punonte në një gjelltore tjetër. Lajmin e mora vesh pasi erdha nga puna, zbrita tek rruga dhe pashë shumë njerëz. Vrapova dhe më thanë “një grua është vrarë”, nuk e dija kush ishte, Kur më tha komshia më pas.

    Vëllai na ka treguar se e kishte kërcënuar, kanë menduar se e kishte vetëm nga nervozizmi. Ishalla rasti i fundit, por këto raste nuk ndalen. Të gjithë kanë motra (qan), më dhimbsen kur i shoh femrat, vajzat, gratë, mundohen të punojnë, të ndihmojnë burrin dhe shtëpinë, në fund e pësojnë më së keqi, vetëm femrat nga njerëzit e ligë”, u shpreh ai.

  • Saimir Korreshi: Dash Sula çun kavalier, Lul Basha s’fuste dorën në xhep, s’ka nxjerrë as 2 mijë lekë, edhe byrekun ia paguan shoferi

    Saimir Korreshi: Dash Sula çun kavalier, Lul Basha s’fuste dorën në xhep, s’ka nxjerrë as 2 mijë lekë, edhe byrekun ia paguan shoferi

    Deputeti demokrat, Saimir Korreshi i ftuar në podcastin “Flak Fare”, është pyetur edhe për kolegët e tij demokratë.

    Një nga pyetjet që demokratit i është bërë ka qenë një kuriozitet se “kush nga politikanët është më kavalier”?

    Sipas Korreshit, deputetit Dashnor Sula, zë vendin e parë, ndërkohë që jashtë listës qëndron Lulzim Basha, për të cilin deputeti demokrat ka rezervat e veta.

    Duke theksuar se mendimi i tij nuk është aspak politik, ai tha se ish-kreu i Partisë Demokratike gjatë kohës që shoqërohej me demokratët asnjëherë “nuk e ka futur dorën në xhep”.

    “Di të them që unë kam njohur shumë çuna kavalierë. Dash Sula është shumë kavalier, Dashi është një nga çunat më kavalierë. Të gjithë demokratët janë kavalierë.

    Realisht ne i mbajmë sofrat shtruar, me ato pak që kemi, po sofrat tona…Dash Sula është një mik i mirë, kavalier. Po të gjithë demokratët janë, hiq Lul Bashën të gjithë janë kavalierë.

    Fare, kurrë të fusë dorën në xhep. Edhe byrekun kur e bleu atë ditë ia pagoi shoferi. Unë se kam parë të mbajë portofol e të nxjerrë një 2 mijë leksh”, tha Korreshi.

  • Nexhmije Haradini u vra nga ish pronari, gazetarja zbulon detajet e rënda

    Nexhmije Haradini u vra nga ish pronari, gazetarja zbulon detajet e rënda

    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

    Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën.

    Sipas informacioneve dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek një nënkalim që është afër furrës. Dy viktimat nuk kanë lidhje familjare me njeri tjetrin. Mësohet se ai e ka ndjekur viktimës pasi ajo ka dalë nga vendi i saj i punës.

    Ajo hipi në një furgon që udhëtoi pak kilometra dhe pasi zbriti, u vra në një kalim nëntokësor në fshatin Stanovc.

    Sipas informacioneve fillestare dyshohet se ajo ka ndërruar vendin e punës, ku ka punuar me bashkëshortin për rreth pesë vite dhe është shpërngulur në një furrë tjetër buke që ndodhet përballë vendit të vjetër të punës në Millosheve.

    Sipas dëshmisë së familjarëve të së ndjerës vrasja ka ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës, sepse asnjë arsye tjetër nuk ka pasur për te shprehen ata. Por nga ana tjetër nga informacionet qe qarkullojnë ne media ka pasur edhe dëshmitar ne momentin e ngjarjes.

    Gazetarja Majlinda Kovaçi, në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të hapur” të autores Evis Ahmeti në News24, ka treguar detaje nga ngjarja.

    “4 vrasje në 3 ditë të tëra me armë zjarri. Sipas kunatit vrasja ka ndodhur për motive xhelozie sepse e ndjera ishte larguar 3 herë nga puna. Rreth 6 muaj kishte ndërprerë kontratën dhe punonte në një lokal përballe biznesit të autorit. Për shkak të konkurencës ai e vret zonjës. Pronari i kishte dërguar edhe një mesazh kërcënues për shkak të konkurrencës, referuar thënieve të familjarëve.

    Ekzistojnë edhe mesazhe që i ka dërguar bashkëshortit të së ndjerës ku i thotë: Ku po takohemi?”, u shpreh ajo.

  • Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël – xhaketa e Ledionit kap një vlerë marramendëse

    Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël – xhaketa e Ledionit kap një vlerë marramendëse

    Ledion Liço komentohet shpesh në rrjete sociale për paraqitjet e po ashtu edhe për veprimet që bën.

    Ai shpesh bëhet ‘meme’ për lëvizjet dhe kërcimet gjatë spektaklit, por edhe për fjalët që lëshon.

    Këtë herë mori vëmendje të madhe me dukjen, përkatësisht me një setër të zezë me disa detaje interesante.

    Dhe kjo setër e prezantuesit të famshëm është e markës Dolce & Gabbana dhe kap një vlerë marramendëse.

    Sipas “Farfetch” kjo setër kushton hiç më pak se 3400 euro.

    Ndonëse nuk e kemi parë të tillë më parë, ai shpesh befason me paraqitjet në ekran.

    Sidoqoftë, kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të edicionit të katërt të Big Brother

  • Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë…

    Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë…

    Gjesti dhe Egli Tako kanë diskutuar sërish pas përfundimit të spektaklit të së martës.

    Ata kanë sqaruar njëri-tjetrin për gjërat brenda, veprimet dhe gjërat e tyre që nga fillimi.

    Banorja ia ka bërë me dije se nuk është futur për hakmarrje pasi në këtë rast nuk do të kishte folur fare.

    “Të kam dhënë fjalën dhe nuk të sulmoj. Kam mbyllur gojën sepse besoja së më ke jashtë”, tha ajo

    Gjesti nga ana tjetër i tha se kur të dalin jashtë do të zgjidhin gjithçka, për këto që kanë ndodhur në këtë format

    “Mua më ke lënë të kuptoj që je një djalë që bie në dashuri. Tani arrij të kuptoj, kam dalë në një konkluzion që je natyrë aventuriere dhe shpirt i lirë”, i tha ndër tjerash Tako.

    Gjesti i ka përmendur disa herë se nuk bën plane dhe se ka dëshirë që të rrjedhin gjërat.

  • 66-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e dhjetë!

    66-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e dhjetë!

    Alexandra Hildebrandt, drejtoresha e muzeut privat “Checkpoint Charlie” në Berlin, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dhjetë në moshën 66 vjeçare. Djali i saj i sapolindur ka ardhur në jetë me lindje cezariane në klinikën “Virchow” të spitalit të njohur “Charité”, në Berlin.

    Hildebrandt lavdëroi stafin e spitalit për kujdesin e shkëlqyer gjatë lindjes. Ky është fëmija i tetë që ajo sjell në jetë me lindje cezariane, ndërsa ka gjithsej 10 fëmijë, përfshirë binjakë.

    Në një intervistë për gazetën “Bild”, Hildebrandt ka shpjeguar se ka lindur fëmijët pas moshës 53 vjeçare dhe se nuk ka përdorur asnjë lloj teknologjie riprodhuese. Ajo theksoi se ajo ushqehet shëndetshëm, bën aktivitet fizik të rregullt, dhe nuk ka konsumuar as duhan, as alkool, as kontraceptivë.

    Hildebrandt, që ka dy fëmijë të rritur, foli gjithashtu për rëndësinë e krijimit të një familje të madhe, duke inkurajuar njerëzit që të konsiderojnë të kenë më shumë fëmijë. “Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të kemi fëmijë dhe një familje të madhe”-tha ajo.