Category: Lajme

  • Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë…

    Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë…

    Gjesti dhe Egli Tako kanë diskutuar sërish pas përfundimit të spektaklit të së martës.

    Ata kanë sqaruar njëri-tjetrin për gjërat brenda, veprimet dhe gjërat e tyre që nga fillimi.

    Banorja ia ka bërë me dije se nuk është futur për hakmarrje pasi në këtë rast nuk do të kishte folur fare.

    “Të kam dhënë fjalën dhe nuk të sulmoj. Kam mbyllur gojën sepse besoja së më ke jashtë”, tha ajo

    Gjesti nga ana tjetër i tha se kur të dalin jashtë do të zgjidhin gjithçka, për këto që kanë ndodhur në këtë format

    “Mua më ke lënë të kuptoj që je një djalë që bie në dashuri. Tani arrij të kuptoj, kam dalë në një konkluzion që je natyrë aventuriere dhe shpirt i lirë”, i tha ndër tjerash Tako.

    Gjesti i ka përmendur disa herë se nuk bën plane dhe se ka dëshirë që të rrjedhin gjërat.

  • 66-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e dhjetë!

    66-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e dhjetë!

    Alexandra Hildebrandt, drejtoresha e muzeut privat “Checkpoint Charlie” në Berlin, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dhjetë në moshën 66 vjeçare. Djali i saj i sapolindur ka ardhur në jetë me lindje cezariane në klinikën “Virchow” të spitalit të njohur “Charité”, në Berlin.

    Hildebrandt lavdëroi stafin e spitalit për kujdesin e shkëlqyer gjatë lindjes. Ky është fëmija i tetë që ajo sjell në jetë me lindje cezariane, ndërsa ka gjithsej 10 fëmijë, përfshirë binjakë.

    Në një intervistë për gazetën “Bild”, Hildebrandt ka shpjeguar se ka lindur fëmijët pas moshës 53 vjeçare dhe se nuk ka përdorur asnjë lloj teknologjie riprodhuese. Ajo theksoi se ajo ushqehet shëndetshëm, bën aktivitet fizik të rregullt, dhe nuk ka konsumuar as duhan, as alkool, as kontraceptivë.

    Hildebrandt, që ka dy fëmijë të rritur, foli gjithashtu për rëndësinë e krijimit të një familje të madhe, duke inkurajuar njerëzit që të konsiderojnë të kenë më shumë fëmijë. “Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të kemi fëmijë dhe një familje të madhe”-tha ajo.

  • “Nëse vjen një çun i ri në shtëpi, më pëlqen e unë e puth, çfarë do kishe ndjerë ti?”/ Gjesti i përgjigjet Eglit!

    “Nëse vjen një çun i ri në shtëpi, më pëlqen e unë e puth, çfarë do kishe ndjerë ti?”/ Gjesti i përgjigjet Eglit!

    Egli ka vijuar diskutimin pas Prime-t me Gjestin. Ajo i ka shprehur se:

    Ka ardhur një djalë i ri në shtëpi për të bërë lëmsh gjënë, më ka qejf mua, është shumë i mirë, i bukur dhe i sjellshëm. Do më pëlqej edhe ai mua. do më thotë që meritoj shumë, më shkon muhabeti dhe ndjej që duhet të kem diçka me atë, si do ndjeheshe ti?

    Gjesti:

    Nuk do të të bërtistja por do kisha një ndjenjë jo të mirë sepse kemi bërë gjëra bashkë. Nuk do ju leja rehat, do ju thoja o dyfytyrsha.

    Egli:

    Ti mendon që unë dua të martohem.

  • “Kush e di se çfarë di ai për ty…”/Aldo-Rozanës: O halla e lagjes!

    “Kush e di se çfarë di ai për ty…”/Aldo-Rozanës: O halla e lagjes!

    Aldo ka debatuar me Rozanës pas Prime-t dhe i ka shprehur:

    O pseudoartise, o pseudozonjë.

    Rozana:

    Të doli nervi? Ah çfarë ciniku je ti. Ik nga blloku pi një kafe. Të groposi Neda ty. Ajo t’i gjen llafet në shenjë ty

    Aldo:

    Ku ke qenë këto dy javë? Se ti të numëron Prime-t.

    Gerta:

    Ku ishe ti sot mi?

    Rozana:

    Të ka shitur njeriu më i afërt i yti, njëriu që nuk e nominove, që doje ta bëje lider. Kush e di se çfarë di ai për ty.

    Aldo:

    O halla, o plaka e lagjes, çfarë do këtu ti mi?

    Rozana:

    O rogoze e vogël.

  • “I ke kthyer në antivlera…”/Gerta debaton me Eglin: Nuk kam dashur të njollos njerëz!

    “I ke kthyer në antivlera…”/Gerta debaton me Eglin: Nuk kam dashur të njollos njerëz!

    Pas Prime-t Egli ka debatuar me Gertën dhe i ka shprehur se:

    Djalin që kam dashur e kam mbrojtur dhe me të tjerët kam pasur vetëm indicie të mira. Nuk kam dashur të njollos njerëz. Ju kam sulmuar pasi më keni sulmuar dhe më keni përmendur gjëra nga jashtë që i keni shitur si antivlera. Nuk kam unë antivlera.

    Gerta:

    Nuk po më duket ashtu. Një njeri që nuk i ndjek të njëjtat linja do të thotë që nuk i ndjek më ato vlera, i ka kthyer në antivlera.

    Egli:

    Nëse unë vi me sulm edhe kundrejt Gjestit domethënë që unë po dal nga vetja. Fakti që unë ja pranoj faljen do të thotë që Egli është Egli.

  • “Pse ke dashur të më marrësh fytyrën para një Shqipërie të tërë?”/ Gjesti preket nga fjalët e Eglit!

    “Pse ke dashur të më marrësh fytyrën para një Shqipërie të tërë?”/ Gjesti preket nga fjalët e Eglit!

    Egli i ka shprehur Gjestit pas Prime-t se:

    Më ke hedhur poshtë për një gjysëm fjale.

    Gjesti:

    Gabime kam pasur me ty por jo lojë. Të kam besuar o Egli.

    Egli:

    Edhe unë të kam besuar. Pse ke dashur të më marrësh fytyrën para një Shqipërie të tërë?

    Gjesti:

    Pse ta kam marrë fytyrën?

    Egli:

    Sepse ishe ti ai që i bëje veprimet që bëje me mua dhe thoje ‘nuk e dua atë vajzë, më është vënë nga mbrapa’. Je para gjithë shqiptarëve, ti nuk do doje të ta bënin këtë që më bën mua. Unë nuk kam hyrë këtu me tregu që jam për aventura sepse nuk e bëj as jashtë këtë.

  • “Prit edhe pak, jashtë kur të dalim…”/Çfarë ‘mesazhi’ po përpiqet Gjesti t’i japë Eglit?

    “Prit edhe pak, jashtë kur të dalim…”/Çfarë ‘mesazhi’ po përpiqet Gjesti t’i japë Eglit?

    Gjesti ka diskutuar pas Prime-t me Eglin për raportin e tyre dhe i ka shprehur se:

    Jashtë kur të dalim do të them dy fjalë. Tani nuk po mundem. Prit edhe 3 javë.

    Eglit:

    Nuk i hy më thellit me ty. Mos u streso, se do ikin këto tre jave dhe më mirë do bëhet.

    Gjesti:

    A e ke menduar se çfarë do të bënte ky djali nëse do më donte? I kisha kërkuar Vëllait të Madh darka, e shumë gjëra. Po të kisha qenë i dashuruar do i kishe marrë të gjitha këto. E kisha lujt shumë mirë të dashuruarin.

    Egli:

    E ke bërë o Gjesti.

    Gjesti:

    Ti nuk e ke idenë se çfarë kisha bëra unë.

  • Pas Dash Sulës, Rama vlerëson një tjetër deputete të PD: Kam respekt për të, të tjerët janë personazhe groteskë

    Pas Dash Sulës, Rama vlerëson një tjetër deputete të PD: Kam respekt për të, të tjerët janë personazhe groteskë

    Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shkodrën për të prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

    Gjatë fjalës së tij, Rama ka komentuar listën e kandidatëve të opozitës, duke i cilësuar ata si “personazhe groteske dhe qesharake”, përjashtuar Greta Bardelin, për të cilën tha se ka respekt.

    Ai shtoi se emrat e përzgjedhur nga opozita janë “njerëz kot pa lidhje” dhe përmendi se është i rezervuar për t’i përmendur. Më herët, Rama i ka bërë ftesë Dash Sulës për t’u bashkuar me PS, pasi Berisha e la atë jashtë listave.

  • “Dua dasëm…”/ Gjesti habit Eglin: Mjafton që ke fjetur me mua!

    “Dua dasëm…”/ Gjesti habit Eglin: Mjafton që ke fjetur me mua!

    Gjesti i ka shprehur Eglit se:

    Më 20 mars kisha thënë dua dasëm. E kisha bërë për lojë. Ti e dashuruar e kishe ngrënë sepse unë nuk kisha qëllim tjetër

    Egli:

    Unë e kam ngrënë që kur më ke puthur në buzë, në qafë, nuk më duhet dasma mua.

    Gjesti:

    Do rrija me ty duke të bërë respektin dhe ti e kishe ngrënë se je e dashuruar.

    Egli:

    Siç e kam ngrënë.

    Gjesti:

    Kisha bërë një dasëm gjigande dhe fill pasi të dilja jashtë do të thoja nuk është duke më shkuar me ty dhe do të ta kisha ngul. Unë i kisha bërë të gjitha dhe në fund kishe parë tmerrin me sy por nuk e bëra.

  • “Do të të copëtoj!”/ 13-vjeçari vr*t me thikë adoleshentin pas një sherri në rrjetet sociale

    “Do të të copëtoj!”/ 13-vjeçari vr*t me thikë adoleshentin pas një sherri në rrjetet sociale

    Një 13-vjeçar ka vrarë me thikë 16-vjeçarin Kory McCrimmon në një park në Glasgow, pas një konflikti mes bandave rivale. Ngjarja ndodhi më 31 maj të vitit të kaluar në Greenfield Park, ku viktima u godit fatalisht në zemër.

    Dy të rinjtë ishin pjesë e bandave rivale dhe kishin shkëmbyer më parë kërcënime në rrjetet sociale. Konflikti mes tyre nisi për një borxh prej 50 paund dhe u përshkallëzua në dhunë.

    Mbrëmjen e ngjarjes, një grup të rinjsh u mblodhën në park, disa prej tyre të armatosur me thika, shkopinj bejsbolli dhe shufra metalike. Në përleshje, i pandehuri nxori një thikë dhe e goditi Koryn në gjoks, duke i shkaktuar plagë fatale në zemër dhe hemorragji të brendshme. Viktima ndërroi jetë më 2 qershor.

    I pandehuri u arrestua më vonë në spital dhe fillimisht u akuzua për vrasje, por pranoi fajësinë për vrasje të pavullnetshme (culpable homicide). Gjyqtari Lord Mulholland e dënoi aktin duke thënë se “përdorimi i thikave është një lojë fati, ku mbijetesa është rastësi” dhe theksoi se prindërit e Koryt “kanë marrë një dënim të përjetshëm të dhimbjes dhe humbjes”.