Category: Lajme

  • Shokuese/ Gjendet një foshnje pa shenja jete brenda një çante, shpallet në kërkim nëna

    Shokuese/ Gjendet një foshnje pa shenja jete brenda një çante, shpallet në kërkim nëna

    Trupi i një foshnjeje të porsalindur është gjetur në një çantë jashtë një kishe në Londër, ndërsa policia ka nisur një apel urgjent për të gjetur nënën.

    Policia u nis në vendngjarje kur mori një telefonatë, dhe arriti në Kishën e “All Saints” në rrugën “Talbot” pasi u gjet foshnja.

    Shërbimi i Ambulancës së Londrës gjithashtu shkoi në vendngjarje, por tragjikisht foshnja u deklarua e vdekur.

    Policia ende nuk ka përcaktuar gjininë apo moshën e saktë të foshnjës dhe është në kërkim të nënës e cila mund të jetë në gjendje të rënduar, transmeton Klankosova.tv.

    Officers from the Met Police were called at 12:46pm today to All Saints Church on Talbot Road in the Notting Hill area after the baby's body was found

  • Egli me e vendosur se kurrë, ja çfarë tha në dhomën e rrëfimit për Gjestin

    Egli me e vendosur se kurrë, ja çfarë tha në dhomën e rrëfimit për Gjestin

    Egli dhe Gjesti duket se kanë ndarë rrugët dhe po e shijojnë të njejtën aventurë.

    Në një ngjarje të papritur, Egli u shpreh për ndarjen e tij me Gjestin në dhomën e rrëfimit, duke ndarë ndjenja të thella dhe reflektime mbi marrëdhënien e tyre. Sidoqoftë, atmosfera e darkës së organizuar për ta, dukej se përmbante tensione të dukshme, teksa Gjesti përpiqej të shprehte kërkesën për falje dhe të rregullojë raportin mes tyre.

    Por, Egli e tha qartë se, “Për ta falur, e kam falur, por asnjëherë nuk do të rikthehem me të.” Këto fjalë zbulojnë një përkushtim të vendosur nga ana e Egli, që duket se është i vendosur për të ecur përpara pa Gjestin në jetën e tij.

    Situata e tyre ka të ngjarë të jetë më e zakonshme se çmenduri. Shumë individë kalojnë nëpër situata të ngjashme, ku ndarje dhe pajtime po ashtu janë pjesë e procesit të rritjes personale.

    Egli shprehu se ndarja me Gjestin nuk është as e para as e fundit që ajo kalon, duke theksuar se këto experiences janë të rëndësishme për zhvillimin e tyre si individë.

    Raportet ndonjëherë janë komplekse, dhe ndarjet shpesh lënë pasoja të thella emocionale. Çfarë mund të nxjerrim nga ky rast është se krijimi i hapësirës për vetë-refleksion dhe rritje personale është thelbësore pas një ndarjeje. Egli ka ndjerë nevojën për të mbrojtur veten dhe për të garantuar që ajo të mos e përsërisë gabimin e kaluar.

  • “Po vjen sherifi…” – Berisha publikon video-mesazhin e Chris LaCivita-s

    “Po vjen sherifi…” – Berisha publikon video-mesazhin e Chris LaCivita-s

    Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi mesazhin e kryestrategut të fushatës fituese të Donald Trump, i cili tani është aktivizuar për fushatën e opoitës shqiptare.

    “Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish!”, shprehet Chris LaCivita.

    Ndërsa poston videon, Berisha shkruan: “Po vjen sherifi…”

  • “Kur më puthe për herë të parë, nuk e prisja”/ Gjesti i përgjigjet Eglit: Ndodhi pas shumë tentativave të tua! Banorja: Je manipulues

    “Kur më puthe për herë të parë, nuk e prisja”/ Gjesti i përgjigjet Eglit: Ndodhi pas shumë tentativave të tua! Banorja: Je manipulues

    Pas përballjes në spektaklin e mbrëmshëm, Egli dhe Gjesti vijuan diskutimin deri në orët e para të mëngjesit.

    Banorja këmbënguli se ka qenë Gjesti që e ka puthur i pari, ndërsa ky i fundit tha se puthjet kanë qenë pasojë e afrimit dhe insistimit nga ana e Eglit.

    Gjesti: Më ke thënë pse më ke puthur… dhe po të takoj një njeri në rrugë dhe të mijë me buzën kështu, dhe ti çfarë bën? E puth! Kush të ka faj mo.

    Egli: Pse kështu ka ndodhur ë?!

    Gjesti: Po kush të ka faj

    Egli: O manipulues

    Gjesti: Po të afrohem unë ty tani, as po më le të të puth

    Egli: Asnjëherë në botë

    Gjesti: Me zor njeri s’të kap

    Egli: Nuk ka ndodhur ‘a po më le më të puth’

    Gjesti: Pse nuk do tash

    Egli: Madje, kur kemi qenë këtu dhe je afruar, kam thënë nga unë s’e merr kurrë nga gjestet që ke bërë. Unë e para nuk e bëj., kur ka ndodhur, nëse e mban mend herën e parë kur jemi puthur, ti e di që nuk ka ardhur kështu si po e thua ti tani, madje unë nuk e kam pritur që do ta bëje atë natë kur e bëre si veprim. Kështu, që mos të hapim gjëra që nuk janë parë dhe nuk shihen…

    Gjesti: Jena puth moj, ça ka

    Egli: Unë nuk e kam prit

    Gjesti: Më së shumti ke qenë ti që ke dash me më puth m’u, unë nuk të kam lënë

    Egli: Unë jam koherente sepse e kam shprehur që ndiej për ty, ti pse e ke bërë

    Gjesti: Ti je afru te unë me më puth, a e mban mend? A të kam lënë

    Egli: Jo, por pse më puthe më pas

    Gjesti: qesh

  • Pse e pengon Beogradin? Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

    Pse e pengon Beogradin? Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

    Nisma e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, “është e hapur edhe për aleatë e partnerë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, që “duan të kontribuojnë në ndërtimin e stabilitetit, sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajonin e Evropës Juglindore”.

    Kështu e komenton Qeveria e Kroacisë Deklaratën e nënshkruar nga tri vendet, më 18 mars. Sipas saj, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në rrugën e tyre evropiane dhe euroatlantike.

    Qëllim i saj “nuk është krijimi i ndonjë aleance ushtarake”.

    “Një aleancë e tillë – përveç anëtarësimit në NATO – as që është e nevojshme”, theksohet në përgjigjen me shkrim të Qeverisë kroate, dërguar Radios Evropa e Lirë.

    Ndryshe nga Shqipëria dhe Kroacia, Kosova nuk është anëtare e NATO-s.

    Në reagimet e tij të para ndaj nismës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me nënshkrimin e dokumentit, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova “kanë hapur një garë armësh në rajon” dhe “kanë shkelur marrëveshjen nënrajonale të vitit 1996”.

    Kjo marrëveshje, e cila ka të bëjë me kuotat e lejuara në armatim, u nënshkrua atëkohë nga dy entitetet e Bosnje e Hercegovinës – Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska, si dhe nga Kroacia dhe nga Republika Federale e Jugosllavisë, e cila përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi.

    Në deklaratën dhënë Radios Evropa e Lirë, Qeveria kroate thotë se kjo marrëveshje është zbatuar vazhdimisht për 29 vjet. Ajo, po ashtu, kujton se as Shqipëria dhe as Kosova nuk janë palë në atë marrëveshje.

    “Në këtë kontekst, është krejtësisht e kotë të lidhet me Deklaratën e përbashkët, të nënshkruar së voni ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, qëllimi kryesor i së cilës është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet ministrive të mbrojtjes të vendeve mike, partnerëve dhe aleatëve”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kroacisë.

    Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se përse e shohin si kërcënim nismën e tri vendeve ballkanike.

    Por, Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, thotë se Beogradi zyrtar “e di fare mirë” se aleatët e NATO-s nuk mund të veprojnë në mënyrë të njëanshme kundër Serbisë.

    “Për më tepër, tri vendet e përmendura nuk paraqesin asnjë kërcënim për Serbinë”, thotë Serwer për Radion Evropa e Lirë.

    Deklaratën e tri shteteve ai thotë se e sheh si “një lëvizje që kontribuon në stabilitet, jo në destabilizim”. Ai vlerëson se Kosova ka vepruar “mençur” që ka lidhur partneritet me Shqipërinë dhe Kroacinë, të cilat janë vende anëtare të NATO-s. NATO-ja e komentoi gjithashtu Deklaratën, duke e cilësuar si marrëveshje trepalëshe mes tri vendeve.

    “NATO-ja, si organizatë, nuk është pjesë e iniciativës dhe, për këtë arsye, nuk ka pasur ndonjë rol në procesin e konsultimit”, thuhet në përgjigjen dhënë Radios Evropa e Lirë.

    Pse e pengon Beogradin?

    Vuk Vuksanoviç, studiues në Qendrën joqeveritare të Beogradit për Politikat e Sigurisë, thotë se zyrtarët në Beograd po e përdorin Deklaratën “për të larguar vëmendjen” nga problemet e brendshme.

    Ai aludon te protestat masive që kanë përfshirë Serbinë për më shumë se katër muaj. Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, nëntorin e kaluar.

    Vuksanoviq thotë se Beogradi e konsideron pjesëmarrjen e Zagrebit si veçanërisht “provokuese”.

    “Unë nuk mendoj se ka të bëjë aq shumë me Shqipërinë, marrë parasysh se Vuçiç ka, ose së paku ka pasur një marrëdhënie mjaft bashkëpunuese me kryeministrin Edi Rama”, thotë ai.

    Megjithatë, për ministrin serb të Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, memorandumi trepalësh është “një nismë provokuese e vendeve fqinje, që bie ndesh me përpjekjet për forcimin e sigurisë rajonale”.

    “Kosova dhe Metohia është një krahinë autonome brenda Republikës së Serbisë, pa marrë parasysh faktin se disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, e kanë njohur pavarësinë e saj të paligjshme dhe të vetëshpallur”, ka thënë Gashiç.

    Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por ajo vazhdon të mos njihet nga Serbia. Sipas Gashiçit, Zagrebi dhe Tirana ka kohë që përpiqen ta fusin Kosovën në NATO “përmes derës së pasme”. Po sipas tij, këto dy vende po e ndihmojnë zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës, të cilën Serbia e konsideron të paligjshme.

    “Qartazi, një skenar i tillë nuk është i pranueshëm për vendin tonë”, ka thënë Gashiq.

    Cila është forca ligjore e Deklaratës?
    Vuksanoviç thotë se kjo nuk është një marrëveshje tipike ndërshtetërore, sipas rregullave të së drejtës publike ndërkombëtare.

    “Memorandumet për bashkëpunim nuk janë ligjërisht të detyrueshme në natyrë”, sipas tij. Ai thekson se kjo është një marrëveshje nënrajonale midis dy anëtarëve të NATO-s me një palë të tretë – Kosovën. Pjesëmarrjen e Kroacisë, ai e sheh si përpjekje për të arritur pikë politike në planin rajonal.

    Kë e shohin si kërcënim Zagrebi, Tirana dhe Prishtina?

    Në përgjigjen dhënë REL-it, Qeveria kroate thekson se bashkëpunimi në mbrojtje midis Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës është “i cilësisë së lartë” dhe se Deklarata ka synim vetëm ta përmirësojë atë.

    “Zona e Evropës Juglindore është e ekspozuar ndaj kërcënimeve të sigurisë, veçanërisht atyre nga fusha hibride dhe kibernetike, qëllim i të cilave është destabilizimi i rajonit”, thuhet në Deklaratë. Aty nuk specifikohet se nga vijnë kërcënimet.

    Kush është “faktor i paqes dhe stabilitetit” në rajon?

    Përveç kundërshtimit të Deklaratës, zyrtarët serbë kanë përsëritur vazhdimisht se Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj ruajtjes së paqes dhe stabilitetit rajonal.

    Kështu, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se, për këtë interes, do të vazhdojë të bashkëpunojë me vendet anëtare të NATO-s.

    Por, profesori Serwer thotë se “gara e vetme” e armëve në rajon, është ajo që udhëheq Serbia për vite me radhë. “Serbia nuk është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Vuçiq, thjesht, i mashtron diplomatët naivë”, thotë ai.

    Serwer shton se Beogradi vazhdon të refuzojë zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, si dhe t’i ofrojë mbështetje politikës secesioniste në Republikën Sërpska, të udhëhequr nga Millorad Dodik.

    Po sipas tij, pushteti në Beograd, i cili nuk i ka ndërprerë lidhjet me Kremlinin as pas pushtimit rus të Ukrainës, inkurajon politika proruse si në Serbi, ashtu edhe në Mal të Zi.

    “Asnjë nga këto nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet”, përfundon Serwer./REL

  • Dy persona të maskuar hynë brenda kompanisë “ONE”, zbardhet emrat e 7 personave nën hetim! Si u mbajt ngjarja e fshehtë për gati 3 muaj, dyshimet se u dëmtuan kompjuterët

    Dy persona të maskuar hynë brenda kompanisë “ONE”, zbardhet emrat e 7 personave nën hetim! Si u mbajt ngjarja e fshehtë për gati 3 muaj, dyshimet se u dëmtuan kompjuterët

    Detaje të reja dalin nga ngjarja e ndodhur më 25 Dhjetor 2024, ku dy persona të maskuar kanë hyrë brenda kompanisë “ONE Albania”.

    kompania ONE

    Personat nën hetim:

    Gentian Koçi

    Erald Sina

    Arsil Feshti

    Alfred Zylalaj

    Gëzim Sala

    Koço Veneti

    Ismet Tartari

    Burime për gazetaren Klodiana Lala informojnë se ka dyshime të forta se kanë dëmtuar kompjuterët. Kompania One është një nga klientet kryesore të Arbër Veliajt, që është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

  • Argjentina e pamëshirshme, turpëron në shtëpi Brazilin dhe konfirmon pjesëmarrjen në Botërorin 2026-ës

    Argjentina e pamëshirshme, turpëron në shtëpi Brazilin dhe konfirmon pjesëmarrjen në Botërorin 2026-ës

    Argjentina është kombëtarja e katërt që siguron pjesëmarrjen në Botërorin 2026, kjo pas fitores së thellë 4-1 kundër Brazilit në eliminatoret e Amerikës së Jugut.

    Kampionët e Botës në fuqi nuk treguan mëshirë për “Seleçaot” në Buenos Aires, edhe pa Leo Messin në fushë.

    Sfida nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët shënuan që në minutën e 4’ me Julian Alvarez, ndërsa pas tetë minutash ishte Enzo Fernandez që dyfishoi shifrat.

    Në minutën e 26’, Cunha shkurtoi diferencën, por në të 37’, Mac Allister shënoi golin e tretë për të besuarit e Scalonit.

    Pjesa e dytë u shoqërua me tension, teksa në minutën e 71’ Giuliano Simeone i dha goditjen e “KO” Brazilit duke shënuar dhe golin e katërt.

    Kështu Argjentina i bashkohet Japonisë, Zelandës së Re dhe Iranit si ekipet e kualifikuara nga eliminatoret në Botërorin “SHBA-Meksikë-Kanada 2026”, ndërsa Brazili vazhdon të jetë në vendin e katërt në kualifikueset e Ameriksë së Jugut.

    REZULTATI:

    ARGJENTINË 4-1 BRAZIL

    Alvarez 4’, Fernandez 12’, Mac Allister 37’, Simeone 71’ / Cunha 26’

  • Vlen sa 1 mijë muaj/ Vlera dhe rëndësia e Natës së Kadrit në muajin e Ramazanit

    Vlen sa 1 mijë muaj/ Vlera dhe rëndësia e Natës së Kadrit në muajin e Ramazanit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh vetëm gjatë muajit të Ramazanit dhe zgjat një natë nga perëndimi i diellit deri në agim. Kjo natë hyjnore bie diku gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit.

    Cila është rëndësia

    Thuhet se agjërimi në datën e Natës së Kadrit vlen sa 1 mijë muaj ose afro 84 vite, ku shpërblimi është më i madh se kurdoherë! Kadr, në arabisht, fjalë për fjalë përkthehet në ‘fat’ ose ‘dekret’. Besohet se myslimanët mund të ndryshojnë fatin e tyre dhe atë që është shkruar për ta nga Zoti përmes lutjes.

    Për shkak se ne kurrë nuk do ta dimë se kur ndodh fiks Nata e Kadrit gjatë 10 netëve të fundit, myslimanët inkurajohen të përfitojnë nga çdo natë duke u lutur e agjëruar. Netë që janë të mbushura me mëshirën dhe faljen e Zotit.

    Ritualet e përditshme të Ramazanit mbeten, të tilla si agjërimi, leximi i Kuranit dhe lutjet. Myslimanët gjithashtu kryejnë itikaf gjatë këtyre 10 netëve të fundit, që është akti i kalimit të ditëve dhe netëve në një xhami për të kryer adhurimin e devotshëm. Po ashtu jepet sadaka, akt bujarie në forma të ndryshme si ushqimi i dikujt me një vakt, dhuratat ose kryerja e një vepre të mire.

  • Ndërhyrja në sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish-drejtorin e IT-s, ja akuza e ngritur ndaj tij

    Ndërhyrja në sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish-drejtorin e IT-s, ja akuza e ngritur ndaj tij

    Prokuroria e Tiranës ka merr të pandehur ish-drejtorin e IT-së, Ervin Muça, i cili akuzohet se eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Ervin Muça akuzohet për hyrje të autorizuar në sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS. Organi hetues ka veçuar çështjen dhe po e heton edhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

    Ervin Muça para togave të zeza ka mohuar të jetë i përfshirë në ndërhyrjen në sistemin TIMS, duke theksuar se është i pafajshëm, ndërsa ka deklaruar se nuk ka kopjuar asnjë të dhënë.

    “Jam i pafajshëm. Unë kam kryer detyrën, lëreni drejtësinë të veprojë, nuk kam bërë asnjë shkelje. Nuk kam kopjuar asnjë të dhënë. S’mi ka kërkuar askush”, tha ish-drejtori i IT-së në seancën e datës 12 Prill 2024.

    HETIMET

    Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se në datën 02 Gusht 2023 në orët e vona të natës në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.

    Persona e paautorizuar mësohet se janë futur në godinë me pin-nin personal të një tjetër punonjësi, i cili nuk ka qenë prezent.

    “Nga hetimi i procedimit penal rezulton se, në datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.

    Personi nën hetim thotë prokuroria e Tiranës sipas AMP rezulton se në datë 23 tetor 2007 në Itali është raportuar si përgjegjes për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë,. dhe në 9 shtator të 2008 shtetasit Ervin Muça i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari.

    Gjithashtu prokuroria evidenton se Ervin Muça në dokumentet aplikues për pozicionin e DTI në policinë e shtetit nuk ka deklaruar se punonte si këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

    ******

    Denoncimi që vuri në lëvizje Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike Emisioni “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala ka trajtuar ndërhyrjen në sistemin TIMS që shkaktoi reagime të shumta përfshirë edhe atë të ambasadës amerikane në Tiranë, duke zbardhur me detaje atë çfarë ka ndodhur.

    Pjesë nga dokumentari:

    Dhe si të mos mjaftonin të gjithë këto shkelje, gjithmonë sipas denoncuesve, drejtori Ervin Muça në panik e sipër, kërkoi të fshijë edhe pamjet filmike të kamerave të ambienteve të Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, me qëllim që të mos dalloheshin personat që ai kishte marrë nga jashtë për të eksportuar bazën e të dhënave të sistemit TIMS.

    “Drejtori Ervin Muça kërkoi gjithashtu të kontaktojë me nxitim personin përgjegjës për kamerat e ambienteve ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por për momentin ky person nuk i është përgjigjur. Kjo që ka ndodhur është një grabitje e të dhënave policore nga një person që nuk ka as një muaj në punë, dhe po kështu as certifikatë sigurie. I emëruar me fshehtësinë më të madhe për të marrë të dhënat e informacionit sekret policor ashtu siç bëri në Tatime. Ku po kështu ky person deri para një muaji ishte drejtor i IT te Kadastra, ku ka vjedhur të gjithë databazën e pasurive hipotekore të shqiptarëve nën pretekstin e kadastrës dixhitale”, thuhet në denoncim. Ky denoncim vendosi në lëvizje edhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pranë Departamenti të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ku gjatë hetimit u morën në këqyrje edhe kamerat e sigurisë në ambientin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit në rrugën ‘Mine Peza’ në Tiranë, kamera nga ku më datë 2 Gusht 2023, u arritën të evidentoheshin edhe lëvizjet e personave të jashtëm që futen në këtë departament të thirrur aty nga drejtori Ervin Muça.

    Në raportin sekret të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore thuhet se nga pamjet filmike ka rezultuar se më datë 2 Gusht 2023 në orën 17:45 në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit kanë hyrë Besjon Tanuzi, Drejtor i Drejtorisë së Sistemeve, si dhe shtetasi i identifikuar si Klodian Mazari, me detyrë përgjegjës sektori në AKSHI, pranë QKB. Në institucion ka hyrë edhe shtetasja Marjana Shehi, e cila nuk është punonjëse pranë DTI-së. Në bazë të verifikimeve të mëtejshme, rezulton se këta shtetas, kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, duke përdorur kartën hyrëse të njërës prej punonjësve të institucionit. Dhe më tej po këta persona janë parë të futen në zyrën e specialistëve për të dalë nga aty rreth mesnatës.

    “Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se në orën 23:52 nga zyra kanë dalë shtetasi Klodian Mazari dhe A. V. Të dy janë ngjitur në katin e dytë. Në orën 23:54 nga zyrat e DTI, ka dalë punonjësja A.V dhe më pas në orën 00:19 të datës 3 Gusht 2023 kanë zbritur nga kati i dytë dhe dalin jashtë drejtori i DTI Ervin Muça dhe shtetasi Klodian Mazari”, thuhet në dosje.

    Për të fshehur gjurmët apo për arsye të tjera, fakt është që drejtori Ervin Muça për të hyrë e dalë nga institucioni ka përdorur kartën e një prej punonjëseve të tij. Referuar pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, del se Drejtori i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça dhe Drejtori i Drejtorisë së Sistemeve DTI, Besjon Tanuzi kanë hyrë dhe kanë dalë nga institucioni disa herë.

    “Rezulton se Ervin Muça ka dalë nga institucioni në orën 23:01. Ai ka përdorur kodin e një vartëseje të tij në sistemin e hyrjeve daljeve. 15 minuta më vonë, ai ka hyrë sërish në institucion duke përdorur kodin e vartëses. Zyrtarja deklaroi se kodin e hyrjes ia kishte dhënë drejtorit Besjon Tanuzi dhe jo eprorit Ervin Muça”, thuhet në dosje.

    Një nga elementët e provës që grupi hetues siguroi ishte edhe Hard Disku që u përdor për të eksportuar materialet nga sistemi TIMS, aty ku edhe u evidentuan edhe gjurmët e back up-it të kryer në Hard Diskun e jashtëm të përdorur nga drejtori Ervin Muça dhe personat që ai kishte thirrur në ndihmë si edhe intervalet kohore kur ishte bërë ndërhyrja në server. Për të aksesuar në server ishte përdorur një kompjuter dhe përmes tij do të kopjoheshin të dhënat në Hard Disk.

    “Nga këqyrja e të dhënave të serverit të sistemit TIMS, rezultoi se ndryshimi i fundit ishte bërë më datë 3 Gusht 2023, ora 01:39. Brenda një dosje ndodheshin tre skedarë, për të cilat ndryshimi i fundit ishte bërë më datë 2 Gusht 2023, ora 23:53. Në një dosje të dytë ndodheshin katër skedarë ku për tre prej tyre ndryshimi i fundit ishte bërë më datë 2 Gusht 2023, ora 21:27.Ndërsa për skedarin tjetër ndryshimi i fundit ishtë bërë më datë 2 Gusht 2023, ora 23:20. Në një dosje tjetër ndodheshin 12 skedarë ku për 9 prej tyre ndryshimi i fundit ishte bërë më datë 3 Gusht 2023, ora 00:31. Ndërsa për tre skedarët e radhës ndryshimi i fundit ishte bërë më datë 3 Gusht 2023, ora 00:30”, sqarojnë hetuesit.

    Pra sikurse rezulton më lart, për orë me radhë u hodhën të dhëna në Hard Disc, për të përfunduar nuk e di se ku, por sigurisht këto veprime u kryen jo për të ruajtur të dhënat e qytetarëve, por qëllimi ishte kriminal. I intervistuar nga grupi hetues vetë drejtori i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, u justifikua lidhur mbi këtë ndërhyrje, se rregullorja ishte e paqartë. Dhe se nuk ka të administruar, rregullore apo procedura standarde për funksionimin e DTI-së, si edhe ndonjë urdhër apo material shkresor në lidhje me veprimet ne fjalë. Ndërkohë që e vetmja akuzë që deri më tani rëndon ndaj tij është ajo për veprat penale ‘Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike’ si dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.

    Mesditën e së martës, prokuroria njoftoi se Ervin Muca është marrë zyrtarisht person nën hetim për veprën penale “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike”.

    Sikurse ka zbuluar emisioni “Në Shenjëstër” konfirmohet se “në datë 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Mucca. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin.

    Prokuroria ka zbuluar faktin se Ervin Muça ka fshehur detaje të të shkuarës së tij në Itali. “Personi nën hetim, sipas shkresës nr. 3041/1 prot, datë 08.01.2024 të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, rezulton se në datë 23.10.2007 në Itali është raportuar si përgjegjës për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë. Në datë 09.09.2008 shtetasit E. M. i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari”.

    “Nga hetimi procedimit penal ndërmjet të tjerash, rezulton se personi nën hetim është këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionit në Policinë e shtetit. Ligji për policinë e shtetit, ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies. Personi nën hetim Ervin Muça nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin e DTI në policinë e shtetit”, përfundon organi i akuzës. Hetim që gjithsesi mbetet i paplotë sa kohë që ai vazhdon qetësisht detyrën dhe ende mbetet e paqartë arsyeja përse tentoi të eksportojë bazën e të dhënave të policisë. Dhe nëse pas tij është dikush më lart që me duart e tij, ishte i interesuar t’i kishte në duar këto të dhëna, kaq të rëndësishme.

  • I fundit/ Përfshihet nga flakët një apartament, detajet e para

    I fundit/ Përfshihet nga flakët një apartament, detajet e para

    Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani” ndërsa ende nuk dihen detaje mbi dëmet e shkaktuara nga zjarri apo nëse ka persona të lënduar.

    vijon/…