Category: Lajme

  • Nominime të hapura, cilët janë tre banorët që shkojnë në televotim? Ja kur zbulohet data e finales

    Nominime të hapura, cilët janë tre banorët që shkojnë në televotim? Ja kur zbulohet data e finales

    Ndryshe nga netët e tjera, në spektaklin e sotëm nominimet u bënë të hapura në shtëpi.

    Gjesti surprizohet nga prindërit, lot dhe përqafime mes tyre: Kur të martohem…

    Duke parë njëri-tjetrin në sy, banorët dhanë emrat e atyre që dëshironin të shihnin në televotim dhe arsyet pse. Si rezultat, banorët që shkojnë në nominim janë Aldo, Jozi dhe Gerta.

    Të shtunën zbulohet data e finales së spektaklit.

  • Në viktimë, një i plagosur dhe autori në kërkim! Gjithçka që ndodhi mbrëmë në Prishtinë (EMRAT)

    Në viktimë, një i plagosur dhe autori në kërkim! Gjithçka që ndodhi mbrëmë në Prishtinë (EMRAT)

    Një viktimë dhe një i plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

    “Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është duke u reanimuar në reaminacion. Për momentin është në gjendje stabile dhe janë duke u kryer ekzaminimet e tjera të nevojshme”, kanë deklaruar autoritetet spitalore.

    Autori i ngjarjes është identifkuar nga policia e Kosovës dhe është shpallur në kërkim.

    “Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

    Mediat vendase kanë identifikuar personat e përfshirë në ngjarje. Viktima është identifikuar si shtetasi Naser Gashi 62 vjeç, i cili përveç plagëve me armë ka pasur edhe një plagë të shkaktuar nga një mjet prerës.

    Kurse i plagosuri tjetër që ndodhet në spital është Miftar Miftari, 41 vjeçar. Autori i dyshuar për rastin është Alban Gashi.

  • 26 mars! Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    26 mars! Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 26 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.2 lekë dhe shitet me 92.5 lekë.

    Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

    Paundi britanik blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.5 lekë, ndërsa në shitje me 65 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Rënia e prodhimit pas gripit të shpendëve, shtrenjtohet deri dyfish çmimi i vezëve! Bie fuqia blerëse nga frika e konsumatorit

    Rënia e prodhimit pas gripit të shpendëve, shtrenjtohet deri dyfish çmimi i vezëve! Bie fuqia blerëse nga frika e konsumatorit

    Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive veza po tregtohet me çmim nga 20 deri 21 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës çmimi i shitjes për vezën e hapur ka arritur në 25 lekë për kokërr.

    Përfaqësues të një ndër pularive kryesore të vendit pohuan se çmimi i shitjes së vezës në burim varion 20 deri 21 lekë për kokërr nga 10 deri 11 lekë për kokërr që shitej më parë. Çmimi i tregtimit të vezëve është rritur nga 90 deri 100%.

    Në tregun e pakicës çmimi i shitjes së vezës së hapur është 25 lekë për kokërr nga 17 deri 20 lekë që tregtohej më parë. Rritja 20 deri 47%.

    Drejtuesit e pularive theksojnë se shtrenjtimi i çmimit u ndikua nga rënia e prodhimit, pas ngordhjes së shpendëve me shfaqjen e gripit H5N1 në fillim të muajit mars në disa kapanone në zonën e Durrësit.

    Deri në javën e parë të muajit mars (deri më datë 7 Mars) sipas të Dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe zhvillimit Rural numri i shpendëve të asgjësuara arriti në 67 mijë krerë pas infektimit të tyre me gripin H5N1.

    Prodhuesit gjithashtu pohojnë se po përballen me rënie të fuqisë blerëse jo për shkak të ndryshimit të çmimit, por nga frika e konsumatorit. Operatorët garantojnë se vezët e prodhuara janë të sigurta, pasi në eficencë prodhimi janë vetëm shpendët e shëndetshëm, ndërsa shpendët e prekur nga gripi u asgjësuan dhe në fazën e marrjes së gripit nuk arrijnë të prodhojnë.

    Gripi i shpendëve u shfaq në vend edhe 3 vite më parë, në mars të 2022 dhe rënia më e madhe e prodhimit të vezëve ishte në qarkun e Durrësit, ku është i përqendruar numri më i lartë i stabilimenteve të rritjes së shpendëve. Në Durrës prodhimi i vezëve për 2022 ra rreth 48% krahasuar me vitin paraardhës. Në total sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022 numëroheshin rreth 4,9 milionë pula në të gjithë vendin. Krahasuar me 2021 numri i tyre ra rreth 5%.

    Edhe në atë periudhë rënia e prodhimit solli shtrenjtim të çmimit të vezës deri në 25 lekë për kokërr në tregun e pakicës.

    Pa ndihmën e subvencioneve të shtetit prodhuesit arritën të zëvendësonin shpendët e ngordhura përgjatë 2023, ku në fillim të vitit eksportuan edhe sasi të larta të prodhimit.

    Për këtë vit sipas operatorëve vlerësohet pozitivisht nisja e rimbursimeve nga shteti për zëvendësimin e shpendëve të ngordhur. Çmimet e pulave për prodhim në treg variojnë nga 4,5 deri 5 euro për krerë.

    Në 2023, sipas të dhënave të INSTAT numri i pulave arriti në 4,8 mln krerë. Krahasuar me 2022 numri i tyre ra 2,4%. Në 2023 prodhimi i vezëve u rrit 15% krahasuar me 2022./ Monitor

  • Nuk ndalet shiu! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

    Nuk ndalet shiu! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

    Si pasojë e kalimit të një tjetër sistemi frontal drejt territorit Shqiptar, moti do të vijojë i paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa pas mesditës dhe në vijim do të ketë reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore.

    Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në Zonat malore deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në Zonat bregdetare.

    Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

  • “Unë dhe familja ime po flinim me paranoja” – Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi gjatë darkës së tyre?

    “Unë dhe familja ime po flinim me paranoja” – Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi gjatë darkës së tyre?

    Egli dhe Gjesti kaluan një darkë së bashku në suitën e vendosur në shtëpi, për t’u ballafaquar me njëri-tjetrin.

    Gjatë bisedimit që patën, banorja i tregoi se çfarë përjetoi nga Gjesti, me këtë të fundit që i kërkoi dhe falje.

    Në Prime-n e së martës, ky ballafaqim u pasqyrua kështu nga banorët:

    Egli: Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra bëhen prej lojës dhe nuk e vë në dyshim. Zgjedh të besoj që po, ka dhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij, që thotë se e vret pendesa.

    Për më tepër, nuk mendoj se është as rasti i parë e as rasti i fundit që për atë egon mashkullore, të thotë që në fund të ditës se nuk ka asgjë.

    Gjesti nuk ka moshën e Laertit le të themi, jo moshën e tim ati. Gaboi. Por nuk dua të jetojmë me pengje. Ndoshta nesër nuk mund të zgjohemi nga gjumi. Nuk dua të pendohem.

    Gjesti: Nuk e besoj që është e vërtetë ato që më thonë. Nuk e kam bërë vetëm këtë sukses, por që dhe Egli ka ndikim në këtë.

    Kemi arritur të kemi një komunikim të mirë. Falje kam kërkuar. Nuk e kam kuptuar atë që kam thënë. Dhe unë kam vepruar me kokën time.

  • Gjesti surprizohet nga prindërit, lot dhe përqafime mes tyre

    Gjesti surprizohet nga prindërit, lot dhe përqafime mes tyre

    Gjesti u surprizua nga prindërit në prime-n e kësaj të marte.

    Ai i përqafoi plot mall mamanë dhe babanë e tij, ndërsa dha edhe një mesazh shumë prekës për të gjithë qytetarët.

    Gjesti: Çdo sen që kam bërë, e kam bërë veç për ty, vetëm që ju të ishit mirë, nëse ju s’jeni mirë mua smë hy kurrgjo.

    Babai i tij: Çdo i ri mundet me bo gabime.

    Gjesti: Çdo gjë bëjeni për familjen, bëni dicka, s’mund t’ua ktheni gjithcka që kanë bërë për ju. Çdo gjë për ju e bëj. Mami më ka thënë ke me na harru kur të martohesh. Edhe kur të martohem s’dua të ndahem nga ju, por të jemi bashkë.

  • “U largova nga familja për muzikën”, Gjesti në Linjën e Jetës në lot: S’kisha as të haja, as të pija. 12 vjeç nisa të pija…

    “U largova nga familja për muzikën”, Gjesti në Linjën e Jetës në lot: S’kisha as të haja, as të pija. 12 vjeç nisa të pija…

    Linja e jetës së Gjestit u transmetua këtë të martë në BBV.

    Gjesti: Jemi tre fëmijë në shtëpi, kemi jetu në një shtëpi në kushte shumë të vështira. E kemi pas shumë të vështirë, ka bërë shumëgjëra që nuk duhet, ia nisa me pi hashash që në moshën 12 vjecare, nuk isha më vetja, s’isha më Bestarti, vendosa të largohem, ia nisa me u fal, po shikoja që po shkoja poshtë, po bëja mëkat, për herë të parë ia kam parë lotin në sy prej djalit të vet, kur babi e mësoi që konsumoja drogë, në moshën 18 vjec vendosa të ikja larg familjes, babi nuk ka dasht, s’ka pas mundësi babi. E vetmja rrugë isha të largohesha t’i lëndoja dhe të shkoja në shtëpi dhe t’u thoja ia dola. Shkova në Prishtinë, s kisha as me ngrënë as me pi, nuk kanë dit asgjë për mu, kam shku në studio të muzikës, u kam shkru, s’ma hapi dikush derën, e pashë që këtu duhet me ia dalë vetë. Mamin e kam legjendë, besoj se më ka kuptu, për ata jam këtu, me i mbajt, më ka shkatërru malli pë rata, dua t’i shoh, unë jetoj pë rata, dua me i pa mirë.

  • Mes Valbonës dhe Laertit, ja kush lë garën në Big Brother VIP

    Mes Valbonës dhe Laertit, ja kush lë garën në Big Brother VIP

    Valbona ishte banorja e radhës që la garën në Big Brother VIP.

    Ajo nuk arriti t’ia dilte në përballjen me Laertin.

    Moderatorja u përfshi në një romancë me Laertin, marrëdhënie e cila nuk përfundoi mirë,

    Gjatë prime-t të shkuar, Laerti dhe Valbona u vendosën përpara një zgjedhjeje nëse do të vendosnin të ndaheshin si dy konkurrentë të ndryshëm.

    Gjesti surprizohet nga prindërit, lot dhe përqafime mes tyre

    Nëse njëri prej tyre do të zgjidhte të ndaheshin, atëherë ata të dy do të dilnin në një nominim kokë më kokë dhe njëri prej tyre do të linte shtëpinë.

    Valbona nuk e pranoi këtë “ofertë”, duke vendosur të ishte një konkurrent i vetëm me Laertin.

    Nga ana tjetër, ky i fundit e pranoi sfidën për t’u ndarë nga Valbona, kështu që të dy ata shkuan në nominim.

  • “E vërteta është si diamant”, djali i Elez Haklajt mesazh ekskluziv: Jemi ‘sy e vesh’ për kallëzimin ndaj Berishës

    “E vërteta është si diamant”, djali i Elez Haklajt mesazh ekskluziv: Jemi ‘sy e vesh’ për kallëzimin ndaj Berishës

    Djali i Elez Haklajt një prej vëllezërve të Fatmir Haklajt, që është vrarë gjatë një prite në një ngjarje pa autor ka dërguar një mesah ekskluziv për një emision televiziv. Mesazhi i tij përmban faktin e kallëzimit të dytë për Berishën në SPAK dhe sipas tyre shteti nuk po lëviz gishtin më të vogël.

    Nga ana tjetër familja Haklaj shprehet se ata janë gjithë ‘sy e vesh të dëgjojnë drejtësinë të shprehet për këtë kallëzim.

    Krejt ka kam shkruar është e vërtetë. Edhe këtu, ku jam unë e kanë nj proverb, që thotë. ‘E vërteta nuk asht mir me e thënë disa herë’., por çka t’kemi shkruar konsideroje siç e thonë, një diamant brut, kurse ju jeni argjendari që punonin, por në fund të fundit mbetet diamant. Ne kemi shkruar ngjarjet puro…Kurse për ata të vdekurit, apo të vrarë, kemi shkruar kohën, pak a shumë, sipas informacioneve që i kanë ardhur babait, dhe janë të vërteta. Pse shteti dhe drejtësia nuk kanë luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje, ne kemi veshët dhe gojën për ti dëgjuar dhe folur.