Category: Lajme

  • “Në shënjestër Kapllanaj dhe gjyqtarja Irena Gjoka”, Kalaja godet me akuza të forta: Tendera abuzivë dhe falsifikime…

    “Në shënjestër Kapllanaj dhe gjyqtarja Irena Gjoka”, Kalaja godet me akuza të forta: Tendera abuzivë dhe falsifikime…

    Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Adriana Kalaja, ka bërë publike në një intervistë për një emision televiziv se po përgatit dy kallëzime penale, të cilat sipas saj lidhen drejtpërdrejt me dëme të mëdha të shkaktuara ndaj opozitës.

    Në qendër të akuzës së parë është Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, së bashku me vëllanë e tij dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë. “Ata kanë abuzuar me tenderat e Bashkisë Mallakastër dhe në njëfarë mënyre kanë ndihmuar pushtetin, duke dëmtuar rëndë opozitën,” deklaroi Kalaja, duke shtuar se çështja është e mbështetur mbi dokumente dhe prova konkrete që do të depozitohen në institucionet përkatëse.

    Kallëzimi i dytë, që Kalaja e cilësoi si një “surprizë”, ka të bëjë me një rast të rëndë që sipas saj përfshin gjyqtaren Irena Gjoka.

    “Ka të bëjë me një dëm të madh që i është bërë opozitës nga gjyqtarja Irena Gjoka. Kam prova të forta që ajo ka falsifikuar dokumente para procesit të vettingut,” theksoi Kalaja, duke lënë të kuptohet se do të ketë zhvillime të bujshme në ditët në vijim.

  • Aksident i rëndë/ Kamioni përplaset me ambulancën, 4 të plagosur

    Aksident i rëndë/ Kamioni përplaset me ambulancën, 4 të plagosur

    Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”.

    Nga informacionet paraprake mësohet se një kamion është përplasur me një autoambulancë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

    Dy prej të plagosurve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit ku po marrin ndihmë mjekësore.

    Si pasojë e bllokimit të trafikut është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

  • EMRI/ U kap me një dozë kokainë, arrestohet nga policia kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”! Kontroll banesës

    EMRI/ U kap me një dozë kokainë, arrestohet nga policia kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”! Kontroll banesës

    Policia e Sarandës ka kapur në flagrancë në Sarandë shtetasin Ergys Isufi me 1 (një) dozë lëndë narkotike e llojit kokainë, ky njëherazi është edhe kandidat për deputet i partisë politike “Shqipëria Bëhet”.

    Në kohën kur u pikas nga policia Ergys Isufi ka tentuar të ikë me vrap por është kapur nga policia.

    Policia e Sarandës po ushtron kontroll në banesën e Isufi

  • “Vrasja është porositur nga Dubai”, detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë

    “Vrasja është porositur nga Dubai”, detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë

    Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Renato Hoxhajt, e ndodhur pak ditë më parë në Vlorë. Sipas informacioneve, Renato Hoxhaj dyshohet të ketë qenë informator i grupeve kriminale, ndërsa hetimet sugjerojnë se vrasja e tij është porositur nga Dubai.

    Sipas burimeve për “A2 CNN” autoritetet kanë identifikuar një shtetas rumun si autorin e dyshuar të krimit. Kombësia ende e pakonfirmuar 100%, pasi policia e Vlorës mbetet e rezervuar por dyshimet janë që mund të ketë qenë edhe grek. Ky shtetas dyshohet se është larguar nga territori shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Botës. Aktualisht, ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa në pranga është vënë vetëm Eris Mehmetaj, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u larguar.

    Burime nga grupi i hetimeve tregojnë se në krim janë përdorur dy pistoleta. Ai dyshohet se është goditur njëherë në bark me një pistoletë dhe një gëzhojë nga ajo s’e ka kapur më pas e ka goditur me pistoletën tjetër dy herë në kokë.

    Gjithashtu, mësohet se shtetasi rumun është një ish-i dënuar për krime por kjo mbetet e pakonfirmuar ende.

    Makina e përdorur në atentat është blerë nga Eris Mehmetaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i vrasjes. Policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje.

  • Dënohet me më shumë se tre vite burg/ 18-vjeçari shqiptar shiste kokainë në zonën ekskluzive të gangsterëve…

    Dënohet me më shumë se tre vite burg/ 18-vjeçari shqiptar shiste kokainë në zonën ekskluzive të gangsterëve…

    Nadir Elezaj, u paraqit në Gjykatën e Kurorës së Liverpoolit të premten, më 25 prill, ku u dënua me një total prej 39 muajsh burgim në një Institucion për të rinj. Ai u dënua gjithashtu për dy vepra penale në Merseyside: prodhim kanabisi dhe vjedhje të energjisë elektrike. Një nga oficerët e ndoqi, Elezaj u arrestua dhe u kontrollua për posedim droge. Policia i gjeti të riut shqiptar një numër qesesh me kanabis që i kishte hedhur në shkurre.

    Elezaj dha emrin e tij dhe pretendoi se kishte mbërritur në Ipswich një ditë më parë, duke deklaruar se nuk jetonte aty. Ai refuzoi të jepte kodin PIN për telefonin e tij. Oficerët ishin në dijeni të rasteve të tjera ku personat e arrestuar për furnizim me kanabis blinin biçikleta, ndaj policia bëri hetime në një shitës me pakicë në zonë rreth shitjeve të fundit dhe oficerëve iu dha një adresë në Wherstead Road.

    Qiradhënësi u dha leje oficerëve për të kontrolluar ambientet ku jetonte adoleshenti dhe në papafingo u gjet një portofol që mbante kartën e identitetit të Elezajt, së bashku me një patentë shoferi rumune të falsifikuar që tregonte foton e tij, por me një emër tjetër. 162 qese kanabisi u gjetën nën shtrat. Dhoma e ndenjes kishte gjithashtu një shtrat ku u gjetën 139 qese kanabisi, si dhe një total prej mbi 2,220 £ cash. Vlera totale e kanabisit të sekuestruar në vendin e arrestimit dhe në banesën ku u gjet portofoli i Elezajt ishte rreth 12,500 £.

    Kur u mor në pyetje, Elezaj mohoi përfshirjen e tij në shitjen e drogës dhe përgjigjja e tij ndaj pyetjeve ishte: pa koment. Ai u lirua nga policia, me kusht që të banonte në akomodimin e tij për të rinj në Kent dhe të paraqitej rregullisht në stacionin lokal të policisë. Analiza e telefonit të Elezajt dha prova të mëtejshme për përfshirjen e tij në furnizimin me kanabis, gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në paketimet e kanabisit të sekuestruare nga policia në banesën e tij në Wherstead Road.

    Elezaj nuk iu përgjigj kërkesës për lirim me kusht dhe nuk u paraqit asnjë herë në stacionin e policisë në Kent dhe punonjësit e qendrës për të rinj ku ai duhej të akomodohej njoftuan se ai ishte larguar. Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës më pas autorizoi akuza për veprat penale në Suffolk më 6 shtator 2024. Më 21 shkurt 2025 Elezaj u kap nga Policia e Merseyside në një fabrikë kanabisi. Ai u akuzua dhe u la në paraburgim si për veprat penale në Merseyside ashtu edhe për ato të kryera në Suffolk.

    “Nadir Elezaj ka treguar përbuzjen e tij të qartë për sistemin e drejtësisë, pasi u kap nga ne për vepra penale të drogës në Suffolk, ai nuk e përmbushi lirimin me kusht dhe u zhvendos në Merseyside ku vazhdoi të kryente të njëjtin aktivitet”, tha Rreshteri Dave Logan, i ekipit Sentinel South.

    “Ai u gjet si rezultat i bastisjeve proaktive që synonin bandat e krimit të organizuar dhe ne jemi mirënjohës ndaj kolegëve tanë në Policinë e Merseyside për gjetjen e tij dhe sjelljen e tij para drejtësisë”, përfundoi Logan.

  • “Emëronte drejtorët”, gazetarja Llabani: Burgu i Peqinit drejtohet nga grupet kriminale të Suel Çelës, vendosin për votën atje

    “Emëronte drejtorët”, gazetarja Llabani: Burgu i Peqinit drejtohet nga grupet kriminale të Suel Çelës, vendosin për votën atje

    Gazetarja Anduena Llabani thotë se de fakto Suel Çela është pronari i burgut të Peqinit dhe për denoncimin e bërë ndaj tij prokuroria po heton dhe ka nisur procedimi penal për shpërdorimin e autoritetit hetimor. Nga studio ajo deklaroi se pas kallëzimit të bërë nga Flamur Noka, janë sekuestruar dhe aparatet celularë të këtyre personazheve të denoncuar. Sipas saj, burgu i Peqinit drejtohet nga grupet kriminale të Suel Çelës dhe ata vendosin për votën atje.

    “Ka pasur dhe më parë shumë informacione në rrugë zyrtare se Suel Çela skeda e të cilit flet për një personazh shumë të njohur mbas vitit 2017, ku dhe pamjet filmike tregonin se si Suel Çela mbyllte portën e policisë, një procedim penal që në vitin 2019 e nxori Suel Çelën të pafajshëm.

    Por ka dhe një sërë ngjarjesh ku ky personazh është i lidhur me institucionet në Elbasan, duke marrë drejtimin e prokurorisë dhe burgjeve, duket i paprekshëm në qytetin e Elbasanit. Mos harrojmë se Suel Çela është individi që emëronte drejtorët e burgjeve në Elbasan. Rizgjimi i këtyre grupeve ndodh në rast zgjedhjesh, në rastin konkret informacionet për të nxjerrë në pah se çfarë ndodh me disa të dënuar.

    Burgu i Peqinit drejtohet nga grupet kriminale të Suel Çelës dhe ata vendosin për votën atje. Për sa kohë që drejtori i burgut emërohet nga këto grupe kriminale, edhe e drejta e votës do të orientohet sipas interesit të këtyre grupeve. Fakti që prokuroria Elbasan ka regjistruar një procedim, do të hetohet në Elbasan dhe jo nga SPAK për shkak të juridiksionit.

    Mbledhja e provave dhe pyetja e personazheve besoj se do të ketë një konkluzion, nëse Suel Çela orienton votën, emëron drejtorët e burgjeve, apo e bën çdo gjë me pagesë. Meqenëse janë dhënë të dhëna, prokurorët e kanë të pamundur të injorojnë informacionet. Janë sekuestruar pamje filmike dhe aparate celularë.

    Prokuroria ka nisur një verifikim të të dhënave që janë bërë publike. Është e vështirë të provosh inkriminimin e personazheve siç janë policët brenda burgjeve dhe rolin që ata kanë në orientimin e votës, por nuk është e pamundur të vërtetosh nëse këta persona kanë lidhje me personazhe të botës së krimit. Diçka në këtë histori do të zbardhet. Asnjëherë denoncime në raste të tilla nuk janë të vonuara. Është rasti i parë kur një politikan si Flamur Noka flet me emra konkret dhe thotë se procesi zgjedhor në qarkun e Elbasanit, tregon se historia përsëritet”, tha Llabani.

    Sa i takon krimeve zgjedhore dhe 115 rasteve të referuara në SPAK, Llabani tha se janë vetë partitë politike që denoncojnë.

    “Pjesën më të madhe të hetimit të krimit zgjedhor do e luajnë prokuroritë e rretheve se aty zhvillohet ngjarja. Nëse Prokuroria Elbasan provon se Sara Mile paguhet nga Suel Çela, i del përgjegjësia SPAK që të ndjekë çështjen”, u shpreh gazetarja.

  • Të premten mitingjet përmbyllëse! PS zbret te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

    Të premten mitingjet përmbyllëse! PS zbret te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

    Fushata elektorale e partive politike në Tiranë mbyllet këtë të premte me një risi të pazakontë: sheshet kryesore të kryeqytetit, zakonisht të mbushura me mbështetës dhe flamuj partiakë, nuk do të jenë të disponueshme. Shkak për këtë janë dy ngjarje madhore që zhvillohen paralelisht në zemër të qytetit: gara ndërkombëtare e çiklizmit Giro d’Italia dhe Samiti i Komitetit Politik Europian, që do të mbahet më 15-16 maj.

    Sheshi Skënderbej, zakonisht një nga skenat kryesore të mitingjeve përmbyllëse, është tashmë në përgatitje për pritjen e çiklistëve nga e gjithë bota. Ndërkohë, edhe Sheshi Nënë Tereza është i zënë për organizimin e samitit politik që pritet të mbledhë liderë europianë në Tiranë.

    Për pasojë, partitë kanë zgjedhur vendet alternative për mitingjet përmbyllëse. Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha, do të mbyllë fushatën më 9 maj në Bulevardin e Ri, pranë ish-Stacionit të Trenit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste, me në krye kryeministrin Edi Rama, ka planifikuar takimin përfundimtar të premten në fushën pranë Parkut Olimpik, në zonën e Komunës së Parisit.

    Këto zgjedhje vendndodhjeje vijnë pas një fushate që u hap në mënyrë simbolike: demokratët nisën garën elektorale nga Sheshi Nënë Tereza, ndërsa socialistët e nisën më 12 prill nga Sheshi Skënderbej me një aktivitet festiv.

    Pas përfundimit të mitingjeve të së premtes, dita e shtunë do t’i përkushtohet heshtjes zgjedhore, një hapësirë reflektimi për qytetarët, përpara se më 11 maj të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e rinj dhe për të përcaktuar drejtimin e vendit në vitet që vijnë.

  • “Po manipulohet procesi zgjedhor”/ Topalli: Njerëz të paidentifikuar marrin zarfet në lokalet e lojërave të fatit

    “Po manipulohet procesi zgjedhor”/ Topalli: Njerëz të paidentifikuar marrin zarfet në lokalet e lojërave të fatit

    Drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka ngritur sot akuza mbi procesin e votimit të shqiptarëve emigrantë në Greqi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga KQZ, SPAK dhe misioni i OSBE-ODIHR.

    Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Topalli deklaroi se persona të paidentifikuar kanë arritur të marrin në dorëzim fletë votimi në pikat e shpërndarjes në Greqi, duke shkelur rëndë parimet e identifikimit dhe ligjshmërisë.

    “Kërkojmë një hetim penal nga SPAK për të zbuluar se kush po i merr fletët e votimit pa identifikim dhe pa firmë. KQZ duhet të auditojë çdo kuti votimi, mënyrën e transportit dhe personat që kanë ndërhyrë në këtë proces,” – u shpreh Topalli.

    Ajo shtoi se Partia Demokratike i kërkon OSBE-së dhe ODIHR-it të vendosin monitorim ndërkombëtar në Greqi, për të garantuar integritetin e votës së emigrantëve shqiptarë.

  • Stili i Berishës në fushatë! Çfarë nuk ndryshoi kurrë te veshja?

    Stili i Berishës në fushatë! Çfarë nuk ndryshoi kurrë te veshja?

    Fushata elektorale në Shqipëri është drejt fundit! Nga liderët e dy partive, Edi Rama dhe Sali Berisha, kandidatët e tyre dhe emrat e rinj në politikë, dolën përpara popullit me stilin e tyre dhe me kombinime jo të paqëllimshme.

    Një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, u ngritën pyetjet “si janë veshur përgjatë fushatës, qoftë burrat apo gratë që garojnë?”. “Çfarë mesazhesh përçuan me veshjen që zgjodhën përgjatë ditëve të fushatës elektorale?”.

    Ish-kryeministri, Sali Berisha, nuk e tradhtoi stilin e një jete, me kostum dhe këmishë, por kësaj radhe shtoi edhe një kapele blu me numrin 1, numri rendor në fletën e votimit.

    Detaji te cepi i dorës te Rama që askush nuk e di! Çfarë mesazhi jep kryeministri me veshjen e tij në fushatë?

    Stilistja e njohur, Rezarta Skifteri, u shpreh se kreu i Partisë Demokratike ka ardhur më sport kësaj radhe, por që akoma mbetet nën kornizat e klasikes së tij.

    “Mua në këtë fushatë më ka pëlqyer goxha. Sali Berisha është sigurisht më ndryshe, më sport, po ngelet nën kornizat e klasikes së tij. Gjë që unë edhe kur kam qenë në moshë të vogël kur ka dalë Sala, mbaj gjithmonë mend kollare dhe papion. Është gjithmonë e njëjtë, figura që nuk gabonte asnjëherë, në çdo dalje të tij ka qenë me këtë element”, tha Skifteri.

    Ndërkohë ekspertja e çështjeve të komunikimit, Anisa Bahiti, u ndal te mesazhi që ish-kryeministri ka dashur që të japë me paraqitjen e tij me kapelën e minatorit.

    “Me kapelën e minatorit ka një kod shumë të thjeshtë në gjuhën e politikës dhe ndërmjet atij që del përpara popullit. Është për të treguar se shiko ‘unë jam këtu me ju, për ju, me hallet tuaja’. Çfarë bëri Barack Obama në fushatën e tij? Një nga gjërat më interesante dhe koduese si të themi, ishte se sa herë bënte fjalimet bënte një intervistë, merrte këmishën e tij dhe e përthyente lart. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë ‘unë jam njëjtë si ju, unë jam me popullin tim’. Zelensky ça ngjyre përdor? Jeshile të errët, ushtarake, që do të thotë ‘shumë afër popullit tim dhe me popullin tim’ dhe nuk e ndërron atë”, tha Bahiti.

    Ndërsa sipas gazetarit të njohur, Milaim Zeka, politikanët janë duke iu përshtatur elektoratit.

    “Ti mund të kesh një hotel me 5 yje, në qoftë se klientelën e ke me 1 yll, është krejt muhabet koti. Këta po i përshtaten elektoratit. Berisha në këtë rast iu ka përshtatur minatorëve, askujt tjetër. Edi Rama e sheh që pjesa dërrmuese e këtij populli janë tallava, domethënë muzika tallava, mendimi tallava, fjalimet tallava, veshjet tallava. Veshja ka shumë rëndësi sidomos në fushata”, tha Zeka.

    Këshilluesja e imazhit, Esmeralda Zoto, u shpreh se Sali Berisha është për t’u përgëzuar në këtë fushatë elektorale.

    “Për t’u përgëzuar është lideri Sali Berisha që mua më ka surprizuar këtë fushatë. Një moment fantastik ishte hyrja e tij me syze aviatori”, tha Zoto.

  • Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, plagoset një person

    Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, plagoset një person

    Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e së enjtes në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25 në vendin e quajtur Labinot Fushë. Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge.

    Si rezultat, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjendja shëndetësore e të plagosurit ende nuk është bërë e ditur.