Category: Lajme

  • Aksident i frikshëm në Durrës/ Makina me shpejtësi ngjitet në trotuar, shpëtojnë ‘për fije’ këmbësorët

    Aksident i frikshëm në Durrës/ Makina me shpejtësi ngjitet në trotuar, shpëtojnë ‘për fije’ këmbësorët

    Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Bulevardin e Durrësit pak pas mesnate ku një makinë ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kaluar mbi trotuar.

    Pas kalimit të rreth-rrotullimit, një 22-vjeçare ka dalë nga rruga dhe mjeti i drejtuar prej saj u përplas me një pemë, një automjet tjetër, si dhe një nga dyqanet buzë rrugës. Mjeti ka përfunduar në hyrjen e një pallati.

    E reja u dërgua në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet e policisë por bëhet me dije se automjeti ka marrë para dy makina të parkuara aty pranë.

    Dy kalimtarë kanë shpëtuar pa u dëmtuar nga përplasja e automjetit.

  • Vrasja e mbrëmjes së djeshme në Prishtinë, policia zbardh detajet: Autorët ishin të maskuar, ja çfarë dyshohet

    Vrasja e mbrëmjes së djeshme në Prishtinë, policia zbardh detajet: Autorët ishin të maskuar, ja çfarë dyshohet

    Policia ka dhënë detaje shtesë për rastin e vrasjes së mbrëmshme në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku ka vdekur Naser Gashi, 62-vjeçar, si dhe i plagosur është Miftar Miftari, rreth 40 vjeç.

    Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 22:25, dyshohet se dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave të përmendura më lartë.

    62-vjeçari, Naser Gashi, ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i plagosuri Miftar Miftari është duke marrë tretman mjekësor.

    Policia shton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Për persona të arrestuar deri tani nuk është dhënë ndonjë informacion apo detaj.

  • Dy persona hynë me maska dhe…/ Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur 3 muaj më parë, procedohen 7 punonjës dhe drejtuesi i departamentit të një kompanie telefonike

    Dy persona hynë me maska dhe…/ Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur 3 muaj më parë, procedohen 7 punonjës dhe drejtuesi i departamentit të një kompanie telefonike

    Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024, procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë.

    DVP Tiranë

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës.

    Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

    Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

    Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:

    • 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.

    Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:

    • drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.

    Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.

    Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Shkencëtarët kanë zbuluar një kontinent të humbur 140 milionë vjeçar të fshehur nën Evropën Jugore

    Shkencëtarët kanë zbuluar një kontinent të humbur 140 milionë vjeçar të fshehur nën Evropën Jugore

    Studiuesit kanë zbuluar një kontinent të humbur prej kohësh që është varrosur nën Evropën Jugore për rreth 140 milionë vjet. E njohur si Adria e Madhe , kjo tokë dikur e madhe shtrihej në atë që tani është Evropa dhe pjesë të Lindjes së Mesme. Zbulimi, i bërë nga një ekip nga Universiteti i Utrecht-it, hedh dritë mbi evolucionin gjeologjik të rajonit dhe zbulon se sa nga vargmalet malore të Evropës, duke përfshirë Alpet dhe Apeninet, janë formuar nga mbetjet e kësaj toke të lashtë.

    Thelbi i këtij zbulimi qëndron në historinë komplekse tektonike të rajonit të Mesdheut, ku Adria e Madhe u zhyt gradualisht nën koren e Evropës Jugore. Kontinenti, dikur i madh sa Groenlanda, që atëherë është varrosur thellë nën shtresa shkëmbi, mbetjet e saj ofrojnë të dhëna jetike për forcat që formësuan gjeologjinë e Evropës.

    Adria e Madhe filloi të formohej rreth 240 milionë vjet më parë dhe u nda përfundimisht nga Afrika e Veriut mbi 200 milionë vjet më parë. Hulumtimi i kryer nga Douwe van Hinsbergen dhe ekipi i tij, i botuar në revistën Gondwana Research , përdori softuer të avancuar për të gjurmuar lëvizjet tektonike gjatë miliona viteve. Ata zbuluan se pjesa më e madhe e Adrias së Madhe u gërvisht gradualisht pasi u detyrua nën mantelin e Evropës Jugore, duke lënë pas mbetje që tani formojnë pjesë të Alpeve, Apenineve, Ballkanit, Greqisë dhe Turqisë .

    “Harrojeni Atlantidën,” tha van Hinsbergen, “Pa e kuptuar, një numër i madh turistësh kalojnë çdo vit pushimet e tyre në kontinentin e humbur të Adrias së Madhe”. Në të vërtetë, ndërsa pjesa më e madhe e këtij kontinenti është zhdukur, trashëgimia e tij mbetet e dukshme në terrenet malore të Evropës Jugore.

    Studimi i Adrias së Madhe kërkonte analiza të gjera për shkak të kompleksitetit gjeologjik të rajonit të Mesdheut. Ndryshe nga zonat e tjera ku pllakat tektonike zhvendosen përgjatë vijave të qarta të thyerjes, rajoni i Mesdheut është një “rrëmujë” gjeologjike, sipas van Hinsbergen. “Gjithçka është e lakuar, e thyer dhe e grumbulluar,” shpjegoi ai, duke vënë në dukje se si këto ndërveprime komplekse e bëjnë të vështirë gjurmimin e kufijve tektonikë dhe studimin e lëvizjeve të pllakave me kalimin e kohës.

    Duke përdorur të dhëna sizmike, ekipi i van Hinsbergen ishte në gjendje të rindërtonte historinë tektonike të Adrias së Madhe, duke hartuar sesi pjesë të kontinentit u zhytën thellë në mantelin e Tokës, ndërsa seksione të tjera mbetën në sipërfaqe, duke formuar vargmalet dramatike malore të rajonit. Mbetjet e deformuara të këtij kontinenti të humbur mund të gjurmohen ende në një thellësi prej 1500 kilometrash nën sipërfaqe, ku valët sizmike vazhdojnë të zbulojnë praninë e tij të fshehur.

    Zbulimi i Adrias së Madhe ka implikime të thella për të kuptuarit tonë të tektonikës, vullkanizmit dhe tërmeteve. Duke ekzaminuar provat gjeologjike të kësaj mase të humbur tokësore, shkencëtarët mund të fitojnë një kuptim më të thellë të forcave që nxisin formimin e maleve, zhvendosjen e pllakave tektonike dhe se si masat e mëdha tokësore mund të zhduken në mantelin e Tokës gjatë miliona viteve.

    Puna e Van Hinsbergen është një kontribut i rëndësishëm në fushën e tektonikës globale, duke ofruar njohuri të reja se si kontinentet ndërveprojnë me njëri-tjetrin, formohen dhe përfundimisht zhduken. Përpjekjet e tij hedhin dritë edhe mbi proceset e vazhdueshme gjeologjike që vazhdojnë të formojnë sot rajonin e Mesdheut.

    Ndërsa pjesa më e madhe e Adrias së Madhe tani është e fshehur nën shtresa shkëmbi, historia e saj ofron një pamje magjepsëse në natyrën dinamike dhe gjithnjë në ndryshim të sipërfaqes së Tokës. Ndërsa van Hinsbergen vazhdon të studiojë rajonin, ai mbetet me shpresë se kërkimet e ardhshme do të vazhdojnë të zbulojnë edhe më shumë për këtë tokë të humbur prej kohësh dhe forcat që formësuan botën moderne.

  • Nominime të hapura, cilët janë tre banorët që shkojnë në televotim? Ja kur zbulohet data e finales

    Nominime të hapura, cilët janë tre banorët që shkojnë në televotim? Ja kur zbulohet data e finales

    Ndryshe nga netët e tjera, në spektaklin e sotëm nominimet u bënë të hapura në shtëpi.

    Gjesti surprizohet nga prindërit, lot dhe përqafime mes tyre: Kur të martohem…

    Duke parë njëri-tjetrin në sy, banorët dhanë emrat e atyre që dëshironin të shihnin në televotim dhe arsyet pse. Si rezultat, banorët që shkojnë në nominim janë Aldo, Jozi dhe Gerta.

    Të shtunën zbulohet data e finales së spektaklit.

  • Në viktimë, një i plagosur dhe autori në kërkim! Gjithçka që ndodhi mbrëmë në Prishtinë (EMRAT)

    Në viktimë, një i plagosur dhe autori në kërkim! Gjithçka që ndodhi mbrëmë në Prishtinë (EMRAT)

    Një viktimë dhe një i plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

    “Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është duke u reanimuar në reaminacion. Për momentin është në gjendje stabile dhe janë duke u kryer ekzaminimet e tjera të nevojshme”, kanë deklaruar autoritetet spitalore.

    Autori i ngjarjes është identifkuar nga policia e Kosovës dhe është shpallur në kërkim.

    “Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

    Mediat vendase kanë identifikuar personat e përfshirë në ngjarje. Viktima është identifikuar si shtetasi Naser Gashi 62 vjeç, i cili përveç plagëve me armë ka pasur edhe një plagë të shkaktuar nga një mjet prerës.

    Kurse i plagosuri tjetër që ndodhet në spital është Miftar Miftari, 41 vjeçar. Autori i dyshuar për rastin është Alban Gashi.

  • 26 mars! Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    26 mars! Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 26 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.2 lekë dhe shitet me 92.5 lekë.

    Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

    Paundi britanik blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.5 lekë, ndërsa në shitje me 65 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Rënia e prodhimit pas gripit të shpendëve, shtrenjtohet deri dyfish çmimi i vezëve! Bie fuqia blerëse nga frika e konsumatorit

    Rënia e prodhimit pas gripit të shpendëve, shtrenjtohet deri dyfish çmimi i vezëve! Bie fuqia blerëse nga frika e konsumatorit

    Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive veza po tregtohet me çmim nga 20 deri 21 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës çmimi i shitjes për vezën e hapur ka arritur në 25 lekë për kokërr.

    Përfaqësues të një ndër pularive kryesore të vendit pohuan se çmimi i shitjes së vezës në burim varion 20 deri 21 lekë për kokërr nga 10 deri 11 lekë për kokërr që shitej më parë. Çmimi i tregtimit të vezëve është rritur nga 90 deri 100%.

    Në tregun e pakicës çmimi i shitjes së vezës së hapur është 25 lekë për kokërr nga 17 deri 20 lekë që tregtohej më parë. Rritja 20 deri 47%.

    Drejtuesit e pularive theksojnë se shtrenjtimi i çmimit u ndikua nga rënia e prodhimit, pas ngordhjes së shpendëve me shfaqjen e gripit H5N1 në fillim të muajit mars në disa kapanone në zonën e Durrësit.

    Deri në javën e parë të muajit mars (deri më datë 7 Mars) sipas të Dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe zhvillimit Rural numri i shpendëve të asgjësuara arriti në 67 mijë krerë pas infektimit të tyre me gripin H5N1.

    Prodhuesit gjithashtu pohojnë se po përballen me rënie të fuqisë blerëse jo për shkak të ndryshimit të çmimit, por nga frika e konsumatorit. Operatorët garantojnë se vezët e prodhuara janë të sigurta, pasi në eficencë prodhimi janë vetëm shpendët e shëndetshëm, ndërsa shpendët e prekur nga gripi u asgjësuan dhe në fazën e marrjes së gripit nuk arrijnë të prodhojnë.

    Gripi i shpendëve u shfaq në vend edhe 3 vite më parë, në mars të 2022 dhe rënia më e madhe e prodhimit të vezëve ishte në qarkun e Durrësit, ku është i përqendruar numri më i lartë i stabilimenteve të rritjes së shpendëve. Në Durrës prodhimi i vezëve për 2022 ra rreth 48% krahasuar me vitin paraardhës. Në total sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022 numëroheshin rreth 4,9 milionë pula në të gjithë vendin. Krahasuar me 2021 numri i tyre ra rreth 5%.

    Edhe në atë periudhë rënia e prodhimit solli shtrenjtim të çmimit të vezës deri në 25 lekë për kokërr në tregun e pakicës.

    Pa ndihmën e subvencioneve të shtetit prodhuesit arritën të zëvendësonin shpendët e ngordhura përgjatë 2023, ku në fillim të vitit eksportuan edhe sasi të larta të prodhimit.

    Për këtë vit sipas operatorëve vlerësohet pozitivisht nisja e rimbursimeve nga shteti për zëvendësimin e shpendëve të ngordhur. Çmimet e pulave për prodhim në treg variojnë nga 4,5 deri 5 euro për krerë.

    Në 2023, sipas të dhënave të INSTAT numri i pulave arriti në 4,8 mln krerë. Krahasuar me 2022 numri i tyre ra 2,4%. Në 2023 prodhimi i vezëve u rrit 15% krahasuar me 2022./ Monitor

  • Nuk ndalet shiu! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

    Nuk ndalet shiu! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

    Si pasojë e kalimit të një tjetër sistemi frontal drejt territorit Shqiptar, moti do të vijojë i paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa pas mesditës dhe në vijim do të ketë reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore.

    Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në Zonat malore deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në Zonat bregdetare.

    Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

  • “Unë dhe familja ime po flinim me paranoja” – Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi gjatë darkës së tyre?

    “Unë dhe familja ime po flinim me paranoja” – Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi gjatë darkës së tyre?

    Egli dhe Gjesti kaluan një darkë së bashku në suitën e vendosur në shtëpi, për t’u ballafaquar me njëri-tjetrin.

    Gjatë bisedimit që patën, banorja i tregoi se çfarë përjetoi nga Gjesti, me këtë të fundit që i kërkoi dhe falje.

    Në Prime-n e së martës, ky ballafaqim u pasqyrua kështu nga banorët:

    Egli: Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra bëhen prej lojës dhe nuk e vë në dyshim. Zgjedh të besoj që po, ka dhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij, që thotë se e vret pendesa.

    Për më tepër, nuk mendoj se është as rasti i parë e as rasti i fundit që për atë egon mashkullore, të thotë që në fund të ditës se nuk ka asgjë.

    Gjesti nuk ka moshën e Laertit le të themi, jo moshën e tim ati. Gaboi. Por nuk dua të jetojmë me pengje. Ndoshta nesër nuk mund të zgjohemi nga gjumi. Nuk dua të pendohem.

    Gjesti: Nuk e besoj që është e vërtetë ato që më thonë. Nuk e kam bërë vetëm këtë sukses, por që dhe Egli ka ndikim në këtë.

    Kemi arritur të kemi një komunikim të mirë. Falje kam kërkuar. Nuk e kam kuptuar atë që kam thënë. Dhe unë kam vepruar me kokën time.