Category: Lajme

  • “E more në qafë gocën më të mirë këtu brenda…”/Gjesti preket nga fjalët e Eglit: Mos më thuaj kështu!

    “E more në qafë gocën më të mirë këtu brenda…”/Gjesti preket nga fjalët e Eglit: Mos më thuaj kështu!

    Egli teksa po darkonte me Gjestin i ka shprehur se:

    Nuk besoj që jashtë bën këto skema ti, janë për hir të lojës. Nëse ne ishim klasa e parë, ti vije me diplomën e universitetit. E kishe kry ti. I ke pasur gjërat e studiura mirë, t’i kanë dhënë mirë indikacionet. E more në qafë gocën më të mirë këtu brenda.

    Gjesti:

    Mos më thuaj kështu o Egli se ndjehem shumë keq, e di çfarë fjale e madhe është kjo?

    Egli:

    E di sa ndryshe e kisha menduar këtë “BBV”?

    Gjesti:

    Jeta ka sfida, përballu.

    Egli:

    Fakti që erdha dhe njëherë tjetër është se publiku mendoi se nuk e meritoja të dilja ashtu siç dola.

  • “Kam dyshime që nuk ke pasur dashuri por…”/Gjesti-Eglit: A ke mall për mua?

    “Kam dyshime që nuk ke pasur dashuri por…”/Gjesti-Eglit: A ke mall për mua?

    Gjesti teksa po darkonte në suitën luksoze me Eglin i ka treguar se:

    Kam dyshime që ke luajtur më mua, po i hy thellit edhe unë njëherë. Për momentin kam dyshime që nuk ke pasur dashuri, por fiksim dhe ke luajtur. Kur erdhe herën e dytë dyshova.

    Egli:

    Nëse ende nuk je bindur ashtu si më ke parë kurrë mos u bindsh.

    Gjesti:

    A ke mall për mua?

    Egli:

    Po kam se me ty kam jetuar këtu.

    Gjesti:

    A të ka marrë malli të më puthësh?

    Egli:

    Jo.

    Gjesti:

    Pse gënjen?

    Egli:

    Pse i hyn thellit? Nuk dua.

  • “Ke folur në kamera me partneren tënde…”/ Egli vë në siklet Gjestin: Ti i dedikove këngë!

    “Ke folur në kamera me partneren tënde…”/ Egli vë në siklet Gjestin: Ti i dedikove këngë!

    Egli e ka pyetur Gjestin teksa po darkonin dhe i ka shprehur se:

    Me sa mend në kokë duke bërë veprimet që bën këtu me mua, duke më thënë që nuk ke partnere jashtë sepse kështu ke thënë. Bën çfarë ke bërë me mua, shkon në dhomë dhe flet në kamera më partneren tënde, i thërret edhe në emër vajzës që i ke shkruajtur letrën më 14 shkurt.

    Gjesti:

    Kë prtnere moj?

    Egli:

    Ish partneren tënde që në fakt nuk është ish.

    Gjesti:

    Unë nuk e di se çfarë flas.(qesh)

    “Nuk mundesha të ndahesha prej teje…”/Gjesti i kërkon falje publike Eglit: E di që do një djalë serioz!
    Egli:

    Ti i dedikove këngë me 14 shkurt partneres.

  • “Kreu i SPAK përballet me sulme kafshërore”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Edhe këpucët duhet t’ia fshish Altin Dumanit

    “Kreu i SPAK përballet me sulme kafshërore”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Edhe këpucët duhet t’ia fshish Altin Dumanit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

    Sipas Berishës, Dumani ka mbrojtur kryeministrin nga ndëshkimi për çështje të ndryshme, ndaj Rama duhet t’i “fshijë këpucët” atij.

    “Shqipëria ka një sistem ku një njeri përcakton gjithçka. Publikohen statuse në emër të të burgosurve, të shkruara nga dora e Ramës. Është Altin Dumani ai që e mbron. Po të mos ishte ai, krimi elektoral do ishte ndëshkuar. Nuk ndëshkohen dosjet sepse të çojnë te Edi Rama, si ajo e Durrësit dhe Peshkopisë,” tha Berisha.

    Ndërkohë, kryeministri Rama më herët kishte deklaruar se Dumani gëzon solidaritetin e tij përballë “sulmeve kafshërore” dhe theksoi se kreu i SPAK nuk është imponuar nga jashtë, por është pjesë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

  • “Fakultet i dytë për mjekësinë, dyfishim i rrogave të mjekëve”, Berisha: Onkologjiku, streha ku njerëzit vdesin nga mungesa e ilaçeve

    “Fakultet i dytë për mjekësinë, dyfishim i rrogave të mjekëve”, Berisha: Onkologjiku, streha ku njerëzit vdesin nga mungesa e ilaçeve

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha premtoi sot rritjen e numrit të mjekëve përmes hapjes së një fakultetit të dytë mjekësie në vend dhe dyfishim të rrogave.

    Në një deklaratë për mediat ai tha se sot shqiptarët vdesin nga sëmundjet e zemrës dy herë më shumë se mesatarja e BE-së.

    “Shqipëria renditet në vendet në të cilën qytetarët paguajnë gjobën më të madhe në Europë për kujdesin e tyre shëndetësor, ndërkohë që Edi Rama i cili 12 vite më parë erdhi në pushtet me premtim solemn për shëndetësi falas, sot merret me çdo gjë tjetër, por jo me dështimin madhor, me pasoja shumë të rënda, në kujdesin shëndetësor. Sot shqiptarët vdesin nga sëmundjet e zemrës 2 herë më shumë se sa mesatarja e BE-së”, tha Berisha.

    Sipas tij, “Shqipëria përballet me një furnizim me ilaçe të cilësisë më të dobët dhe pa efekt. Një ligj që u garantonte shqiptarëve ilaçe të një cilësie të njëjtë me vendet e BE-së, ky ligj u zhduk dhe sot shqiptarët blejnë në farmacitë e tyre jashtë të gjitha standardeve. Dëshmi të shumta kanë ardhur nga Onkologjiku. Ky spital në vend të ishte një institucion shprese, faktikisht është një strehë ku njerëzit nuk vdesin nga sëmundja por nga mungesa e ilaçeve. Për 3 vite u lanë jashtë funksionit aparaturat jetike”.

    “PD konsideron emergjencë programin për kujdesin shëndetësor. Në buxhetin e parë do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë. Në programin e saj PD do të garantojë në mënyrë të padiskutueshme ilaçe të cilësisë që përdorin vendet anëtare të BE-së, duke ndaluar me ligj futjen në Shqipëri në medikamenteve që nuk përdoren në dy vende të BE-së. Shtimi i mjekëve, hapja një fakulteti të dytë të mjekësisë, do të jenë objektiva imediate të PD-së. Ne do të dyfishojmë rrogat e mjekëve dhe infermierëve, si kusht themelor që mjekët të qëndrojnë në Shqipëri”.

  • “Pa ty këtu unë vdes, shkatërrohem…”/Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!

    “Pa ty këtu unë vdes, shkatërrohem…”/Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!

    Gjesti i ka shprehur Eglit se:

    Ti je duke vuajtur për mua. Unë me ty brenda këtu, mos më të ngacmu ty vdes, shkatërrohem këtu brenda.

    Egli:

    E di që nuk funksionon ti këtu pa mua.

    Gjesti

    Më të pas ty këtu dhe mos të të ngacmoj shkatërrohem. Ti më kupton shumë mirë mua. Është shumë e vështirë për mua.

    Egli:

    Mirë ke qenë ti edhe pa mua.

    Egli:

    Po ku e di ti moj?

    Gjesti:

    A të ka marrë malli të më puthësh?

    Egli:

    Jo.

    Gjesti:

    Kontradiktore. Mua po, më ka marrë shumë, më ke munguar shumë.

  • “Ke filluar të rekrutosh dëshmitarë të rremë”- Replikat në distancë, Basha i përgjigjet Ramës: Vetëm borxhe më le në bashki dhe gropën e…

    “Ke filluar të rekrutosh dëshmitarë të rremë”- Replikat në distancë, Basha i përgjigjet Ramës: Vetëm borxhe më le në bashki dhe gropën e…

    Lulzim Basha, i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se ka filluar të rekrutojë dëshmitarë të rremë, duke iu referuar një qytetarit në Memaliaj, i cili pretendonte se nuk kishte marrë pagesën e një borxhi nga Bashkia e Tiranës gjatë kohës kur ajo drejtohej nga Rama.

    Në përgjigjen e tij, Basha e pyet Ramën, pse nuk e kishte shlyer borxhin vetë kur ishte kryebashkiak. Ai kujton gjithashtu trashëgiminë që Rama i la bashkisë: borxhe dhe gropën e Hajdin Sejdisë, të cilën e cilëson si “nevojtoren më të madhe publike në botë”, 200 metra larg nga zyra jote mo Rame.

    Basha më tej thotë se kryeministri e kishte mendjen vetëm të mbushte gjona të tjera, zakon që ia la edhe Erion Veliajt, por që ky i fundit e pësoi pasi 7×7=313.

    “O Rame, ke fillu prap me rekrutu dëshmitarë të rremë. Kishe kap njonin në Memaliaj që thoshte “që si kam dhënë unë lekët që i kishe borxh ti”. Po ti mo Rame pse s’ia pagove? Vetëm borxhe më le në bashki mo Rame dhe gropën e Hajdin Sejdisë, nevojtoren më të madhe publike në botë. 200 metra larg nga zyra jote mo Rame, 11 vite në bashki se mbushe. E mo Rame, kishe mendjen me mbush gjona të tjera mo Ram. Ku i ke shokët mo Rame? Ku e ke Lali Erin? E mësove mirë, por e pësoi keq, 7×7 = 313 Rame” – shprehet Basha

  • “A i dallove personat që të qëlluan”/ Dumani dëshmon para GJKKO: Trupi i shoferit mu duk si…

    “A i dallove personat që të qëlluan”/ Dumani dëshmon para GJKKO: Trupi i shoferit mu duk si…

    Vijon dëshminë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në GjKKO për dosjen “Plumbi i Artë”.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Dumani vijon t’i përgjigjet pyetjeve të avokates së Altin Ndocit.

    Avokate Elda Zotaj: A ke bërë deklarime para OPGJ-ve të Elbasanit, pas momentin e arrestimit?

    Dumani: Nuk ju kam kthyer përgjigje të korruptuarve. Ata janë të korruptuar. Kur jam arrestuar në Fier më çuan në spital. Pastaj më çuan tek ushtaraku. Aty erdhën Kreshnik Ajazi, Tonin Vocaj dhe Ardian Cipa. Nuk kam firmosur gjë para tyre. Nuk më kanë marrë në pyetje.

    Avokatja: Ku e ke dhënë deklarimin e parë pas arrestimit?

    Dumani: Mesa mbaj mend i kam dhënë tek Spitali i Burgut. Atje kam firmosur pas deklarimeve. Nuk mbaj mend nëse janë regjistruar në audio dhe video.

    Avokatja: Ditën e arrestimit për cilën ngjarje u nise në Elbasan. Cili ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës?

    Dumani: Suel Çela.

    Avokatja: A të ka kontaktuar Alibej me telefonat e enkriptuar.

    Dumani: Më ka çuar letra dore.

    Avokatja: A je në dijeni të ndonjë miqësie mes Oti Kilës dhe Hajdar Çopjes?

    Dumani: Nuk e di.

    Avokatja: Ditën që u plagose, a i dallove personat që të qëlluan?

    Dumani: Jo nuk i kam njohur. Ishin të maskuar. Vetëm nga trupi shoferi më është dukur si Talo Cela.

  • “Ai që drejtonte makinën më ngjau me Talo Çelën”- Dëshmia e Nuredin Dumanit: Personat që më qëlluan nuk e di kush janë, por…

    “Ai që drejtonte makinën më ngjau me Talo Çelën”- Dëshmia e Nuredin Dumanit: Personat që më qëlluan nuk e di kush janë, por…

    Ka vijuar edhe sot dëshminë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani për dosjen “Plumbi i artë”.

    “Personat që më qëlluan se di kush janë, por nga trupi personi që drejtonte makinën me ngjau si Talo Cela”, tha Dumani.

  • “Rozana po tregohet e ligë”! Stresi: Gjestit i kanë bërë padrejtësi në Kosovë, e fiton në mes të Tiranës

    “Rozana po tregohet e ligë”! Stresi: Gjestit i kanë bërë padrejtësi në Kosovë, e fiton në mes të Tiranës

    Stresi që nga fillimi i Big Brother ka qenë në mbështetje të Gjestit. Ai e ka theksuar disa herë se fitoren e meriton dhe se ka luajtur që nga fillimi, ndonëse i çoi edhe disa drone brenda shtëpisë së famshme. Në një postim të ri në rrjete sociale, reperi ka analizuar situatën mes tij dhe Rozana Radit.

    “Tani që është afër finalja kush do bast që ziliqarët dhe njerëzit që kanë frikë se mos jau merr fitoren fillojnë e të ngacmojnë kot të thonë ti s’ke shkollë? Po ç’lidhje ka shkolla në lojë. Ti s’ke bërë asgjë i thotë Gjestit. Hahahhah. Çdo gjë ndodh për një arsye. I bon padrejtësi në Kosovë e fiton në mes Tiranës.

    Nëse Big Brother është lojë? Atëherë këtë vit më shumë se Gjesti s’ka luajtur askush. Unë nuk e di se kush mund të fitojë por kryefjala ishte Çezari nga Peja.

    Rozana po tregohet zemër ligë tani në fund. Hahahahahah tani këto javë të fundit dalin nga vetja këta që t’i thonë gjitha të zezat e të marrin me të mirë.

    Rozana qajti për Gjestin gjasmë kur bëri prank se do dilke por në realitet ajo paska qajtur për halle të veta. Prandaj po ju them tani janë javët ku e nxjerrin fytyrën ata që janë fake në lojë dhe duan çmimin e parë doemos po se din që publiku mban mend çdo gjë dhe publiku vendos”.