Category: Lajme

  • “Ai që drejtonte makinën më ngjau me Talo Çelën”- Dëshmia e Nuredin Dumanit: Personat që më qëlluan nuk e di kush janë, por…

    “Ai që drejtonte makinën më ngjau me Talo Çelën”- Dëshmia e Nuredin Dumanit: Personat që më qëlluan nuk e di kush janë, por…

    Ka vijuar edhe sot dëshminë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani për dosjen “Plumbi i artë”.

    “Personat që më qëlluan se di kush janë, por nga trupi personi që drejtonte makinën me ngjau si Talo Cela”, tha Dumani.

  • “Rozana po tregohet e ligë”! Stresi: Gjestit i kanë bërë padrejtësi në Kosovë, e fiton në mes të Tiranës

    “Rozana po tregohet e ligë”! Stresi: Gjestit i kanë bërë padrejtësi në Kosovë, e fiton në mes të Tiranës

    Stresi që nga fillimi i Big Brother ka qenë në mbështetje të Gjestit. Ai e ka theksuar disa herë se fitoren e meriton dhe se ka luajtur që nga fillimi, ndonëse i çoi edhe disa drone brenda shtëpisë së famshme. Në një postim të ri në rrjete sociale, reperi ka analizuar situatën mes tij dhe Rozana Radit.

    “Tani që është afër finalja kush do bast që ziliqarët dhe njerëzit që kanë frikë se mos jau merr fitoren fillojnë e të ngacmojnë kot të thonë ti s’ke shkollë? Po ç’lidhje ka shkolla në lojë. Ti s’ke bërë asgjë i thotë Gjestit. Hahahhah. Çdo gjë ndodh për një arsye. I bon padrejtësi në Kosovë e fiton në mes Tiranës.

    Nëse Big Brother është lojë? Atëherë këtë vit më shumë se Gjesti s’ka luajtur askush. Unë nuk e di se kush mund të fitojë por kryefjala ishte Çezari nga Peja.

    Rozana po tregohet zemër ligë tani në fund. Hahahahahah tani këto javë të fundit dalin nga vetja këta që t’i thonë gjitha të zezat e të marrin me të mirë.

    Rozana qajti për Gjestin gjasmë kur bëri prank se do dilke por në realitet ajo paska qajtur për halle të veta. Prandaj po ju them tani janë javët ku e nxjerrin fytyrën ata që janë fake në lojë dhe duan çmimin e parë doemos po se din që publiku mban mend çdo gjë dhe publiku vendos”.

  • “Ke folur në kamera me partneren tënde…”/Egli vë në siklet Gjestin: Ti i dedikove këngë!

    “Ke folur në kamera me partneren tënde…”/Egli vë në siklet Gjestin: Ti i dedikove këngë!

    Egli e ka pyetur Gjestin teksa po darkonin dhe i ka shprehur se:

    Me sa mend në kokë duke bërë veprimet që bën këtu me mua, duke më thënë që nuk ke partnere jashtë sepse kështu ke thënë. Bën çfarë ke bërë me mua, shkon në dhomë dhe flet në kamera më partneren tënde, i thërret edhe në emër vajzës që i ke shkruajtur letrën më 14 shkurt

    “Ti nuk e parashikove…”/Gjesti-Eglit: A të pranova të vije te mua?
    Gjesti:

    Kë partnere moj?

    “E more në qafë gocën më të mirë këtu brenda…”/Gjesti preket nga fjalët e Eglit: Mos më thuaj kështu!

    Egli:

    Ish partneren tënde që në fakt nuk është ish.

    Gjesti:

    Unë nuk e di se çfarë flas.(qesh)

    “Nuk mundesha të ndahesha prej teje…”/Gjesti i kërkon falje publike Eglit: E di që do një djalë serioz!
    Egli:

    Ti i dedikove këngë me 14 shkurt partneres.

  • Nëna e tij u ekzekutua nga pronari i furrës së bukës, djali i viktimës bën postimin e trishtë

    Nëna e tij u ekzekutua nga pronari i furrës së bukës, djali i viktimës bën postimin e trishtë

    Ditën e djeshme, Vushtrria u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku pronari i një furre buke vrau me armë punonjësen e tij, Nexhmie Musliu Haradini, 42-vjeç e më pas qëlloi veten.

    Sipas familjarëve të punonjëses, shkak mund të jetë bërë xhelozia, pasi kjo e fundit kishte zgjedhur të punonte diku tjetër

    Pronari i furrës së bukës vret punëtoren dhe më pas veten në Kosovë
    Djali i të ndjerës, Alaudin Haradini, përmes një fotoje ku shihet në krahës e nënës së tij kur ka qenë foshnjë, ka bërë një dedikim prekës.

    “InshaAllah n’Xhennet Nana jem”, ka shkruar ai në Facebook.

  • “Më kërkoi…”, Egli rrëfen çfarë i tha Gjesti pasi u fikën dritat

    “Më kërkoi…”, Egli rrëfen çfarë i tha Gjesti pasi u fikën dritat

    Egli Tako dhe Gjesti mbrëmë darkuan bashkë, ku edhe u sqaruan për të kaluarën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

    Derisa Egli po i tregonte Danjës për momentet përballë Gjestit, ajo zbuloi se për pak dritat ikën dhe në këtë rast banori i kërkoi asaj ta puthte.

    “U fikën një moment dritat dhe ky më tha hajde të t’puthë pak se jam t’u maru”, citon Egli fjalët e Gjestit.

    Nga ana tjetër, Gjesti kaherë ka treguar se nuk ndjen për Eglin dhe se për ta ka vetëm tërheqje fizike.

  • “Kam parë tmerr me sy…”/Gjesti i tregon Eglit për lidhjen jashtë shtëpisë: Donte të hidhej nga çatia!

    “Kam parë tmerr me sy…”/Gjesti i tregon Eglit për lidhjen jashtë shtëpisë: Donte të hidhej nga çatia!

    Gjesti duke darkuar me Eglin i ka rrëfyer për lidhjen e tij romantike jashtë shtëpisë:

    Po të them për lidhjen time jashtë. Gjestet i ka pasur njësoj si të tuat. Unë e shikoja që hypi në çatinë e shtëpisë. Kam parë tmerr me sy sepse bënte gjeste, donte të hidhej. Këto drama që pashë, thash do më mbetet në dorë. Nuk guxoja të bëja asgjë sepse thoja po ta lë më mbetet komplet mua përgjegjësia. Hyra në depresion dhe ato simptomat e tua, duke i hyrë shumë thellë ishin të njëjtat.

    Egli:

    Kisha 20 vetë që i haja me dhëmbë për budalliqet që bëje ti. Prit ore se është presion i madh.

  • “Më ka marrë malli…”/Gjesti ‘dorëzohet’ para Eglit: I kam rënë pishmanit!

    “Më ka marrë malli…”/Gjesti ‘dorëzohet’ para Eglit: I kam rënë pishmanit!

    Gjesti duke darkuar me Eglin i ka rrëfyer për lidhjen e tij romantike jashtë shtëpisë:

    Po të them për lidhjen time jashtë. Gjestet i ka pasur njësoj si të tuat. Unë e shikoja që hypi në çatinë e shtëpisë. Kam parë tmerr me sy sepse bënte gjeste, donte të hidhej. Këto drama që pashë, thash do më mbetet në dorë. Nuk guxoja të bëja asgjë sepse thoja po ta lë më mbetet komplet mua përgjegjësia. Hyra në depresion dhe ato simptomat e tua, duke i hyrë shumë thellë ishin të njëjtat.

    Egli:

    Kisha 20 vetë që i haja me dhëmbë për budalliqet që bëje ti. Prit ore se është presion i madh.

  • Hajduti që gëlltiti një palë vathë diamanti me vlerë 770 mijë dollarë. Policia e priti për 12 ditë të tëra…

    Hajduti që gëlltiti një palë vathë diamanti me vlerë 770 mijë dollarë. Policia e priti për 12 ditë të tëra…

    Një hajdut në Orlando gëlltiti dy palë vathë me një vlerë totale prej 769,500 dollarësh. 32-vjeçari Jaythan Gilder gëlltiti vathët e diamantit Tiffany & Co. rreth kohës kur ai u arrestua më 26 shkurt, sipas policisë.

    I pandehuri ishte nën mbikëqyrjen e policisë në një spital të Orlandos për “më shumë se dymbëdhjetë ditë” derisa vathët u nxorën nga trupi i tij.

    Gilder përballet me akuzën e grabitjes së madhe të shkallës së parë. Ndërkohë, Tiffany’s i ka pastruar vathët.

    Si arriti të vidhte bizhuteritë e shtrenjta?

    Policia thotë se Gilder pozoi si asistent i një lojtari të NBA-së, në mënyrë që t’i tregonin “bizhuteri shumë të shtrenjta” në një dhomë VIP në një dyqan Tiffany & Co. në Orlando, Florida më 26 shkurt.

    Autori dyshohet se ka shpërqendruar punonjësit e dyqanit dhe më pas ka dalë me vrap nga aty me dy palë vathë. I pandehuri rrëmbeu, por më pas hodhi një unazë diamanti me vlerë 587,000 dollarë teksa ikte nga dyqani.

    Kur oficerët e arrestuan atë, ata e panë atë “duke gëlltitur sende të ndryshme që besohet se ishin vathët e vjedhur”, tha policia.

    Oficerët që transportuan Gilderin në burg e dëgjuan atë duke thënë: “Duhet t’i kisha hedhur nga dritarja”. Në burg, thuhet se pyeti stafin: “A do të fajësohem për atë që kam në stomak?”

    Policia më vonë lëshoi ??një rreze X që tregonte barkun e tij me një objekt të huaj brenda.

    Departamenti i Policisë së Orlandos e transportoi Gilderin në një spital të zonës dhe e monitoroi për rreth dy javë derisa vathët u gjetën.

    Detektivi Aaron Goss tha se çështja “shpejt u bë një maratonë, jo një sprint”.

    Më 12 mars, policia tha se zbuloi vathin e katërt Tiffany & Co. Kur vathët u dërguan në Tiffany’s, shefi i bizhuterive të dyqanit konfirmoi se numrat serialë në bizhuteri përputheshin me pjesët e vjedhura, tha Goss.

    Gilder aktualisht po mbahet në burgun e Orange County.

    Policia pretendon se rekordi i tij kriminal përfshin një grabitje të vitit 2022 në një dyqan Tiffany & Co në Teksas.

    Ka 48 urdhër-arreste të veçanta për arrestimin e tij në Kolorado.

  • Zgjedhjet e 11 Majit/ Lala: Kandidatët për deputet, emra të panjohur që i mbështet krimi, ja qarqet problematike

    Zgjedhjet e 11 Majit/ Lala: Kandidatët për deputet, emra të panjohur që i mbështet krimi, ja qarqet problematike

    Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje. E ftuar në një emision Lala tha se krimi është i tërhequr dhe jo në sipërfaqje në këto zgjedhje, por deklaroi se në disa qarqe bandat kanë kandidatët e tyre që mbështesin.

    “Mendoj se nëse një parti politike hyn në zgjedhje me një kandidat që nesër potencialisht mund të ndëshkohet nga ligji, mund të jetë një barrë e madhe për ta. KQZ ka dërguar për hetim të thelluar 16 kandidatë, kryesisht nga partitë e vogla, por vërej se dy janë shqetësimet. Kandidatët që janë ose nën akuzë, ose nën hetim. Janë kryesisht në dy kampet kryesore PS dhe PD. Një problematikë që shoh ka të bëjë me emra të panjohur, që duken si pa probleme por në verifikime të thelluara, ka të dhëna të arsyeshme që na bëjnë me dije se janë të mbështetur nga krimi. Në Durrës një pjesë e kandidatëve janë mbështetur nga Xhevdet Troplini. Ka në listë emra të kandidatëve, që mbështeten nga Vangjush Dako, që ka patur probleme me drejtësinë. E njëjta gjë në qytetet e tjera.

    Pëse nuk duhet të jenë?

    Po ta nisim te PD, vetë zoti Berisha, edhe pse nuk pengohet nga ligji i dekriminalizimit, por nuk duhet ti ngarkohë partisë një barrë të madhe, sepse është në konflikt me ligjin, të kishte emra t paskeduar PD. E njëjta për zotin Meta, që është i arrestuar. Nëse mund të ndodhë të marrë dënim të formës së prerë. Te PS lista është e gjatë. Olta Xhaçka është nën hetim, Ceno Klosi, Plarent Ndreca është zyrtarisht nën akuzë. Janë një sërë kandidatësh që mund ti ngarkojnë me barrë PS-në, për sa kohë kanë dyshime të arsyeshme për dënim fajësie të nesërmen.

    Problematik është edhe Elbasani, listat duken të pastra por kur gërmon lidhjet e tyre, një pjesë e kandidatëve të mazhorancës janë të lidhur me krimin, që është i tërhequr por ushtron ndikim”, tha Lala.
    Lidhur me kandidatët për të cilët KQZ ka kërkuar hetimet nga prokuroria, Lala tha se janë kryesisht për çështje jo me shumë rëndësi, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre janë nga partitë e vogla dhe me shanse minimale për t’u bërë deputetë.

    “16 kandidatë për të cilët KQZ ka kërkuar nga prokuroria të bëhet hetim i thelluar. Janë të disa partive të vogla, Lapajt, Shabanit, Qorit, Tom Doshit e me rradhë.

    Të gjithë i kanë deklaruar rekordet jashtë vendit. 7 prej tyre kanë deklaruar se janë debuar nga një vend i BE-së. Një tjetër rezulton i dënuar per vjedhje dhe ka të tjerë të dënuar me masë administrative. Hetimi zgjat një kohë të gjatë. Ka të tjerë që nuk i prek ligji i dekriminalizimit, siç është gjoba për tejkalim shpejtësie e me rradhë.

    Po ta kapësh matematikisht, të gjithë emrat është vështirë të jenë nesër deputetë, sepse janë të panjohur dhe më shumë për të mbushur lista në atë që e quajnë si lista të hapura. Pra, nuk më shqetëson fakti i këtyre, por që krimi i organizuar ka mbështetur kandidatë që nesër mund të jenë në Kuvend. Pra vijoj të shkoj te pika zero, që këto të dyja janë problematikat më të mëdha. Se si KQZ apo SPAK do të arrijë të merret me këto kandidatë apo tentativët për të blerë vota, kjo mbetet për t’u parë. Kjo për 16 kandidatët është formalitet”, tha Lala.

  • “Unë të kam lënduar por…”/ Gjesti hap zemrën me Eglin!

    “Unë të kam lënduar por…”/ Gjesti hap zemrën me Eglin!

    Teksa ishin duke darkuar në suitën luksoze Egli i ka shprehur Gjestit se:

    I kam mbajtur të gjithë debatet në kurriz. Të kam mbrojtur edhe kur ke qenë gabim.

    Gjesti:

    Si të thuash ti është. Unë të kam lënduar por duhet të më kuptosh kur të pashë në atë gjendje. Nuk më intereson për kamerat, po të flas si njeri. Ti mua nuk më ke kuptuar. Ti duke më dashur shumë shkoi në ekstrem. Gjithë ai kujdes i madh ndaj meje, duke me parë, duke më thënë të bëj këtë e ta bëj atë.

    Egli:

    E ke bërë edhe ti Gjesti.