Category: Lajme

  • Pas ekstradimit nga Spanja, Lulzim Berisha vendoset në burgun e Durrësit

    Pas ekstradimit nga Spanja, Lulzim Berisha vendoset në burgun e Durrësit

    Pas ekstradimit nga Spanja 6 ditë më parë, ish kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha është vendosur në burgun e Durrësit.

    Kujtojmë se Lulzim Berisha u ekstradua nga Spanja më datë 18 mars, me kërkesë të SPAK-ut. Ai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut.

    Operacioni për kapjen e tij në Spanjë, i koduar “Sant Joan”, u finalizua më 14 dhjetor 2023, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias dhe FAST Spanjës.

    Në vijim të këtij bashkëpunimi, Interpol Tirana dhe Interpol Madridi finalizuan procedurën për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Lulzim Berisha, 54 vjeç.

    “Në vitin 2020, atij i është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal”, thote policia.

  • Shokuese në Vlorë! 40-vjeçari abuzon s**sualisht me 15-vjeçaren, e nxiti të konsumojë dr*gë së bashku me dy shoqet e saj të mitura

    Shokuese në Vlorë! 40-vjeçari abuzon s**sualisht me 15-vjeçaren, e nxiti të konsumojë dr*gë së bashku me dy shoqet e saj të mitura

    Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Vlorë ku një 40-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

    I arrestuari, shtetasi me iniciale R. R., akuzohet se më datën 22 mars ka kryer marrëdhënie me adoleshenten.

    Gjithashtu në bashkëpunim me 33-vjeçarin me iniciale F. Q., ai ka nxitur adoleshenten dhe dy shoqe të saj të moshës, 15 dhe 16-vjeçe, të përdorin drogë.

    Ndaj 40-vjeçarit është ngritur akuza për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

    Ndërsa ka nisur procedimi penal për 33-vjeçarin për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

    Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

    Veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në prani të prindërve të shtetaseve të mitura, psikologes së DVP Vlorë dhe mbrojtësve ligjorë.

    Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Erion Veliaj në qeli, kush e drejton Bashkinë Tiranë? Edi Rama: Unë s’jam kryetari, punët i mbylla më…

    Erion Veliaj në qeli, kush e drejton Bashkinë Tiranë? Edi Rama: Unë s’jam kryetari, punët i mbylla më…

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk merret me punët e Bashkisë Tiranë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt.

    Kreu i qeverisë u shpreh se punët në Bashkinë e Tiranë i ka mbyllur në vitin 2011.

    Ndërsa theksoi se “nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”.

    “Unë punët në Bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”, iu drejtua Rama një komentueseje.

  • Një tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda

    Një tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda

    Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter, ka goditur ishullin jugor të Zelandës së Re, thanë autoritetet lokale.

    Tërmeti u raportua në një thellësi prej 33 km, rreth 160 km në veriperëndim të ishullit Snares, sipas deklaratës.

    Banorët e rajoneve të Southland dhe Fiordland janë paralajmëruar të qëndrojnë larg plazheve dhe zonave detare sepse rrymat e forta mund të përbëjnë një rrezik, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave, raporton Reuters.

    Më shumë se 4,700 njerëz e ndjenë tërmetin, tha agjencia sizmologjike e qeverisë, ndërsa mediat e Zelandës së Re raportuan se objekte u rrëzuan nga lëkundjet e ndërtesave.

    Byroja Kombëtare e Meteorologjisë e Australisë tha se nuk kishte asnjë kërcënim cunami për kontinentin, ishujt apo territoret.

    Zelanda e Re është e vendosur në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një brez i gabimeve sizmike në Oqeanin Paqësor, ku tërmetet dhe vullkanet janë të zakonshme, tha agjencia

  • “Njerëz të degraduar, përsërisin çdo ditë ‘burgu, burgu, kush e ka radhën’”- Arrestimet e ish-zyrtarëve të PS, Rama sulmon opozitën

    “Njerëz të degraduar, përsërisin çdo ditë ‘burgu, burgu, kush e ka radhën’”- Arrestimet e ish-zyrtarëve të PS, Rama sulmon opozitën

    Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën duke u shprehur se kërkojnë të shkrijnë Prokurorinë e Posaçme.

    Kreu i qeverisë u shpreh se “të gjithë ata që si njerëz të degraduar dhe dëshpëruar rrinë e përsërisin çdo ditë ‘burgu, burgu’, kush e ka radhën, u futën të gjithë në burg etj etj, duhet ta marrin përgjigjen më 11 Maj”, referuar arrestimeve në radhët e PS-së.

    Rama theksoi se Berisha kërkonte të pengonte reformën në drejtësi duke u kthyer pas në kohën kur u vendos çadra poshtë Kryeministrisë.

    “Ishte Luli në krye, por kuptohet që Luli kukulla e bufit të kënetës. Bufi i kënetës e thotë qartë që me votën e 11 Majit do të shkrijë SPAK”, deklaroi Kreu i Qeverisë.

    Edi Rama: Ia kemi dorëzuar shpatën drejtësisë, ndaj sot ka edhe një lëvizje të drejtësisë në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtetin politik. përtej të gjitha atyre që mund të thuhen, si të meta, boshllëqe, edhe si lajthitje po të doni të institucioneve të reja, që janë shumë të reja për të mos bërë gabime, ky është moment historik, por ama që ta garantojmë barazinë para ligjit njëherë e mirë kjo nuk mund të jetë në dorë të një partie politike dhe vullnetit të një lidershipi, sepse nesër vjen dikush tjetër e kthen përmbys ndaj na duhet BE.

    Të gjithë ata që si njerëz të degraduar dhe dëshpëruar rrinë e përsërisin çdo ditë “burgu, burgu”, kush e ka radhën, u futën të gjithë në burg etj etj, duhet ta marrin përgjigjen më 11 Maj sepse nuk kanë asnjë rol në këtë histori, ata janë penguesit dhe armiqtë e reformës në drejtësisë. E morën peng dhe arritën të vinin me çadër këtu poshtë duke kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve. Ishte Luli në krye, por kuptohet që Luli kukulla e bufit të kënetës. Bufi i kënetës e thotë qartë që me votën e 11 Majit do të shkrijë SPAK, e thotë qartë ky është kërcënimi që është sot dhe do të jetë në të ardhmen nëse nuk jemi në BE.

  • “Të kërkoj falje për lotët e tua…” – Gjesti dhe Egli darkojnë në suitë: Më ka munguar prezenca jote

    “Të kërkoj falje për lotët e tua…” – Gjesti dhe Egli darkojnë në suitë: Më ka munguar prezenca jote

    Gjesti i kërkoi falje Eglit për gabimet e tij në një darkë të organizuar për t’u sqaruar rreth situatës mes tyre.

    Ai pranon se nuk është i pastër dhe se ka bërë gabime, por thekson se është ndjerë mirë me të dhe e ka konsideruar një krahë mbështetjeje.

    Gjesti: Kam bërë gabim me Eglin, lotët i kanë dalë prej meje

    Gjesti shprehu gjithashtu se ka pasur një lidhje të veçantë me Eglin, duke e përshkruar energjinë që ndanin së bashku si të veçantë, më shumë se me askënd tjetër.

    “Jam përshtatur me ty në shumë gjëra, t’i kam thënë të gjitha gjërat se e kam ditur që ti nuk m’i përdor. Të kam thënë të kam në krahë, më është ndenjur me ty. Më shumë se kam qeshur me ty me askënd tjetër se ka qenë energjia”.

    Gjatë bisedës, ai i kërkoi falje për lotët e Eglit dhe theksoi se ka kuptuar që ajo dëshiron të krijojë një të ardhme me dikë të besueshëm dhe serioz. Gjesti e siguroi se ai është një person që nuk mendon shumë për pasojat, por që ka ndjerë një lidhje të thellë emocionale me të.

    “E ke moshën, e di. Më fal. E di që ke tjera mendime, por më fal. Unë jam ky njeri. Nuk mendoj shumë, vetëm futem. Kurrë nuk mendoj se çka më pret pas. Më fal. E di që e do një djalë serioz, që do me çu jetën me dikë. Si motra ime, ka dëshirë të krijoj familje. Po të kuptoj, por kuptom edhe ti mua. Energjinë e mirë kur e kam me një njeri vuaj për atë njeri”.

    Ai e ftoi Eglin të kuptojë dhe atë, duke e falenderuar për mbështetjen që i ka dhënë, ndërsa kërkoi që të mos harrohet energjia pozitive që ndanin.

    “Të kërkoj falje për lotët e tua, kam pasur gabime. Nuk e lë veten të pastër. Prezenca e jote më ka munguar në shtëpi, nuk mund të ma mohosh, as që jam kënaqur me ty. Ka qenë energjia”.

    Në fund, ai e pranoi se prezenca e Eglit i ka munguar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

  • I FUNDIT/ Shpërthim me lëndë plasëse jashtë ambienteve të një lokali

    I FUNDIT/ Shpërthim me lëndë plasëse jashtë ambienteve të një lokali

    Tiranë/Informacion paraprak

    Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.

    Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.

  • 25 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    25 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91 lekë dhe do shitet me 92.2 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.7 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.

  • Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me një mjet të tonazhit të rëndë, raportohet për dy persona të plagosur

    Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me një mjet të tonazhit të rëndë, raportohet për dy persona të plagosur

    Një aksident i frikshëm ndodhi afër mesnatës midis 24 dhe 25 Marsit në aksin e rrugës Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

    Një makinë e cila dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë.

    Autovetura në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka goditur fuqishëm nga pas automjetin tjetër që ishte gjithashtu në lëvizje.

    Për pasojë autovetura është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe gomat e para nga goditja me automjetin tjetër kanë “fluturuar” disa metra larg.

    Paraprakisht konfirmohet se drejtuesi i autoveturës dhe një person tjetër janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka dokumentuar provat në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkaktarin e ngjarjes që ndodhi në fshatin Katund i Ri në Njësinë Administrative Bradashesh.

  • ÇADRAT ME VETE! Njihuni me parashikimin e motit për sot

    ÇADRAT ME VETE! Njihuni me parashikimin e motit për sot

    Parashikohet rënie e vlerave barike, duke sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend.

    Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera-herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere.

    Në zonat e thella malore do të ri-shfaqet sërish dëbora. Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Vlorë dhe Sarandë.

    Era do të fryjë sërisht e fortë me shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi JUGOR; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.