Category: Lajme

  • “Veprat penale janë shumë të rënda”, ish-prokurori Beci shpjegon sa vite burg mund të dënohet Veliaj

    “Veprat penale janë shumë të rënda”, ish-prokurori Beci shpjegon sa vite burg mund të dënohet Veliaj

    Në “Drejt” nga Luan Rama, ish-prokurori Eugen Beci tha se veprat penale për Veliajn janë shumë të rënda dhe se mund të dënohet shumë vite burg për ato.

    Beci: Veprat penale për Veliajn janë shumë të rënda. Korrupsioni, pastrimi i produkteve të penale, mosdeklarimi i pasurisë që është vepra më e lehtë. Korrupsioni aktiv dhe pasiv është një vepër që dënohet nga 4-12. Pastrimi i produkteve penale është një vepër që mund të shkojë nga 7-15 vite.

    Kjo tregon se janë vepra penale me një marzh dënimi shumë të rëndë. Me pas duhet parë edhe personaliteti i personit pasi ke parë veprat penale. Si dhe a ndikon pozicioni i personit lidhur me marrjen e provave. Prokuroria ka të dhënat e Nesti Angonit dhe të dhënat e veta.

  • Gripi i shpendëve kryeson listën e viruseve që mund të shkaktojnë një tjetër pandemi

    Gripi i shpendëve kryeson listën e viruseve që mund të shkaktojnë një tjetër pandemi

    Zbulimi i një deleje të infektuar me gripin e shpendëve në Mbretërinë e Bashkuar ka shtuar shqetësimet për një pandemi të mundshme.

    Ky është rasti i parë i njohur globalisht i infektimit të një deleje me virusin H5N1, i cili tashmë po përhapet te gjitarët, duke rritur rrezikun e transmetimit te njerëzit.

    Ekspertët paralajmërojnë se kontakti i ngushtë i njerëzve me kafshët e infektuara mund të krijojë kushtet për mutacione të virusit, duke e bërë atë më të rrezikshëm për njerëzit.

    H5N1 tashmë është përhapur gjerësisht te gjedhët në SHBA dhe është zbuluar edhe te kuajt, fokat, dhelprat dhe delfinët.

    “BE të heqë dorë nga ideja se Vuçiç garanton stabilitet”, mediat gjermane paralajmërojnë: Mund të bëhet rrezik për Kosovën dhe Bosnjen tani që ka telashe
    Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thotë se rreziku për publikun është ende i ulët, por virusi kryeson listën e patogjenëve që mund të shkaktojnë një pandemi.

    Autoritetet po mbajnë nën vëzhgim të rreptë situatën, ndërsa shkencëtarët analizojnë mutacionet e mundshme të virusit në rastin e deles së infektuar.

    Ndërkohë, përhapja e shpejtë e H5N1 në SHBA ka ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore, pasi fragmente të virusit janë gjetur edhe në qumështin në raftet e supermarketeve.

    Ekspertët theksojnë se veprimi i shpejtë për të ndaluar përhapjen e virusit është thelbësor për të shmangur një krizë globale shëndetësore.

  • “Emra të panjohur, që i mbështet krimi në zgjedhje!”/ Lala “skanon” kandidatët, ja qarqet problematike

    “Emra të panjohur, që i mbështet krimi në zgjedhje!”/ Lala “skanon” kandidatët, ja qarqet problematike

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje.

    Lala tha se krimi është i tërhequr dhe jo në sipërfaqje në këto zgjedhje, por deklaroi se në disa qarqe bandat kanë kandidatët e tyre që mbështesin.

    “Mendoj se nëse një parti politike hyn në zgjedhje me një kandidat që nesër potencialisht mund të ndëshkohet nga ligji, mund të jetë një barrë e madhe për ta. KQZ ka dërguar për hetim të thelluar 16 kandidatë, kryesisht nga partitë e vogla, por vërej se dy janë shqetësimet. Kandidatët që janë ose nën akuzë, ose nën hetim. Janë kryesisht në dy kampet kryesore PS dhe PD. Një problematikë që shoh ka të bëjë me emra të panjohur, që duken si pa probleme por në verifikime të thelluara, ka të dhëna të arsyeshme që na bëjnë me dije se janë të mbështetur nga krimi. Në Durrës një pjesë e kandidatëve janë mbështetur nga Xhevdet Troplini. Ka në listë emra të kandidatëve, që mbështeten nga Vangjush Dako, që ka patur probleme me drejtësinë. E njëjta gjë në qytetet e tjera.

    Pëse nuk duhet të jenë?

    Po ta nisim te PD, vetë zoti Berisha, edhe pse nuk pengohet nga ligji i dekriminalizimit, por nuk duhet ti ngarkohë partisë një barrë të madhe, sepse është në konflikt me ligjin, të kishte emra t paskeduar PD. E njëjta për zotin Meta, që është i arrestuar. Nëse mund të ndodhë të marrë dënim të formës së prerë.

    Te PS lista është e gjatë. Olta Xhaçka është nën hetim, Ceno Klosi, Plarent Ndreca është zyrtarisht nën akuzë. Janë një sërë kandidatësh që mund ti ngarkojnë me barrë PS-në, për sa kohë kanë dyshime të arsyeshme për dënim fajësie të nesërmen.

    Problematik është edhe Elbasani, listat duken të pastra por kur gërmon lidhjet e tyre, një pjesë e kandidatëve të mazhorancës janë të lidhur me krimin, që është i tërhequr por ushtron ndikim”, tha Lala.

    Lidhur me kandidatët për të cilët KQZ ka kërkuar hetimet nga prokuroria, Lala tha se janë kryesisht për çështje jo me shumë rëndësi, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre janë nga partitë e vogla dhe me shanse minimale për t’u bërë deputetë.

    “16 kandidatë për të cilët KQZ ka kërkuar nga prokuroria të bëhet hetim i thelluar. Janë të disa partive të vogla, Lapajt, Shabanit, Qorit, Tom Doshit e me rradhë.

    Të gjithë i kanë deklaruar rekordet jashtë vendit. 7 prej tyre kanë deklaruar se janë debuar nga një vend i BE-së. Një tjetër rezulton i dënuar per vjedhje dhe ka të tjerë të dënuar me masë administrative. Hetimi zgjat një kohë të gjatë. Ka të tjerë që nuk i prek ligji i dekriminalizimit, siç është gjoba për tejkalim shpejtësie e me rradhë.

    Po ta kapësh matematikisht, të gjithë emrat është vështirë të jenë nesër deputetë, sepse janë të panjohur dhe më shumë për të mbushur lista në atë që e quajnë si lista të hapura.

    Pra, nuk më shqetëson fakti i këtyre, por që krimi i organizuar ka mbështetur kandidatë që nesër mund të jenë në Kuvend.

    Pra vijoj të shkoj te pika zero, që këto të dyja janë problematikat më të mëdha. Se si KQZ apo SPAK do të arrijë të merret me këto kandidatë apo tentativët për të blerë vota, kjo mbetet për t’u parë. Kjo për 16 kandidatët është formalitet”, tha Lala.

  • E FUNDIT/ Plagoset kamarieri i një lokali, autori në kërkim (EMRAT)

    E FUNDIT/ Plagoset kamarieri i një lokali, autori në kërkim (EMRAT)

    Plagosje me thikë në një lokal më lagjen “Çelepias” në Berat ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

    Autori Dhane Fatiu ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me thikë në bark punonjësin e këtij lokali,shtetasin Todi Biçaku.

    I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,autori është larguar nga vendngjarja.

    Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

  • Moti i keq mbërthen vendin, sinoptikanët ngrejnë alarmin: Ja cilat janë zonat që rrezikojnë përmbytje

    Moti i keq mbërthen vendin, sinoptikanët ngrejnë alarmin: Ja cilat janë zonat që rrezikojnë përmbytje

    Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu, ku në disa qarqe nuk do të mungojnë edhe rrebeshet.

    Sipas sinoptikanëve, kryeqyteti, Shkodra dhe Lezha janë qarqet që do të kenë më shumë reshje shiu dhe përmbytje lokale.

    Për pasojë nuk do të mungojnë edhe temperaturat e ulëta.

    “Nga e marta në vijim kemi rënie graduale të temperaturave të ajrit si në vlerat minimale edhe ato maksimale”, tha sinoptikani Hakil Osmani
    Në disa zona malore të vendit nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës.

    “Në zonat e thella malore në pjesën e dytë të javës do kemi prezente edhe reshje dëbore në verilindje dhe juglindje”, tha Osmani.

    Herë pas here problem do të jetë edhe era duke krijuar dallgëzim në det të hapur. Sipas sinoptikanëve, kjo situatë moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëborë pritet të na shoqërojë deri në fund të muajit Mars.

  • Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

    Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

    Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite.

    Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik me magnitudë 3.7 dhe thellësi 10km.

    Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.

  • U vra nga i ati/ Të afërmit nuk tërheqin trupin e 24 vjeçares, mund të varroset në Shqipëri

    U vra nga i ati/ Të afërmit nuk tërheqin trupin e 24 vjeçares, mund të varroset në Shqipëri

    24-vjeçarja palestineze Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në një shtëpi të marrë me qira, në Tiranë mund të varroset në Shqipëri, pasi asnjë nga të afërmit e saj nuk kanë paraqitur kërkesë para autoriteteve për të tërhequr trupin e pajetë të të resë, për ta përcjellë për në banesën e fundit.

    Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.

    Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet.

    Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam. Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar.

    Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.

  • Me duart në kokë dhe duke qarë, bashkëshorti i gruas që u vra në Vushtri mbërrin në vendngjarje! (Video)

    Me duart në kokë dhe duke qarë, bashkëshorti i gruas që u vra në Vushtri mbërrin në vendngjarje! (Video)

    Një burrë ka vrarë një grua e më pas ka kryer vetëvrasje pasditen e sotme në Vushtrri.

    Veriu.info, ka publikuar pamje të momentit kur burri i gruas së vrarë mbërrin në vnedin e ngjarjes shumë i rënduar emocionalisht, ndërsa disa të tjerë përpiqen ta ngushëllojnë.

    “Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, njoftoi prokuroria.

    Një familjar i të ndjerës, Rrahim Ajeti, ka thënë se viktima ka qenë rreth 40-vjeçare dhe në të kaluarën ka punuar së bashku me bashkëshortin e saj në furrën bukës, në pronësi të autorit të krimit.

    “Sipas një informate jo zyrtare, shkaku është xhelozia pse ka shkuar në tjetër vend për të punuar dhe e ka lënë këtu. Kjo është”, ka thënë i afërmi i viktimës.

  • ALARMOHET Europa?/ ‘Mos i besoni Putinit’, armatoset Gjermania, zhvillon stërvitje në vend të fshehtë

    ALARMOHET Europa?/ ‘Mos i besoni Putinit’, armatoset Gjermania, zhvillon stërvitje në vend të fshehtë

    Vladimir Putinit nuk mund ti zihet besë. Ky është mendimi i gjeneralëve gjerman të cilët për çdo ditë përballen me një sulm të mundshëm rus.

    Ndërsa administrata Trump vazhdon të ndjekë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – një marrëveshje që mund të përfundojë të jetë më e favorshme për Moskën sesa Kievi – evropianët, për herë të parë në dekada, po fokusohen në fuqinë e tyre ushtarake.

    Askund ky ndryshim nuk është aq i dukshëm sa në Gjermani. Forcat e saj të armatosura, të njohura si Bundeswehr, kanë qenë viktimë e viteve të nën-investimit, por kjo pritet të ndryshojë.

    Kancelari i supozuar Friedrich Merz ka vendosur se tani është momenti që Gjermania të investojë në ushtrinë e saj, në nivele që nuk janë parë që nga Lufta e Ftohtë. Gjermania sapo ka kaluar një reformë të madhe për frenimin e saj të borxhit kushtetues, duke zhbllokuar miliarda euro financime.

    Sipas një raporti të parë nga CNN rezulton se gjatë një periudhe 10-vjeçare, me Gjermaninë që shpenzon 3.5% të PBB-së, mund të arrijë në 600 miliardë euro.

    Aktualisht, Gjermania po mban stërvitje ushtarake në një vend të pazbuluar në gjermaninë qëndrore. Bashkë me të janë edhe pesë aleatë të NATO-s.

    Duke folur në selinë e improvizuar për simulimin, gjenerali Hammerstein i tha CNN: se “Gjermania është një komb i aftë në Evropë dhe duhet të jetë një partner për kombet e tjera. Ne jemi një partner i përgjegjshëm në Evropë dhe një komb i madh. Ne (duhet) të rritemi dhe do ta bëjmë këtë”, tha ai.

    Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës në shkurt 2022 ishte një moment sizmik për kontinentin. Lufta ishte kthyer dhe detentimi që kishte ekzistuar që nga rënia e Perdes së Hekurt kishte marrë fund. Olaf Scholz, kancelari tashmë në largim, tha se vendi kishte nevojë për një politikë të re të mbrojtjes dhe sigurisë – dhe se Bundeswehr-i kishte nevojë për vëmendje të veçantë. Ai krijoi një fond të vetëm 100 miliardë euro për “investime gjithëpërfshirëse” në Bundeswehr. Për ta bërë këtë, Scholz-it iu desh të ndryshonte Ligjin Bazë – në thelb, kushtetutën e vendit.

  • Avioni me 375 pasagjerë rikthehet në Paris 2 orë pasi u ngrit nga pista, arsyeja do t’iu befasojë

    Avioni me 375 pasagjerë rikthehet në Paris 2 orë pasi u ngrit nga pista, arsyeja do t’iu befasojë

    Avioni, i cili po udhëtonte drejt Pointe-a-Pitre në Guadelupe, u kthye si masë sigurie, duke sjellë 375 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit mbrapsht në Francë.

    Një avion i kompanisë “Air France” u detyrua të kthehej në Paris dy orë pas nisjes, pasi një pasagjer humbi telefonin gjatë fluturimit.

    Avioni, i cili po udhëtonte drejt Pointe-a-Pitre në Guadelupe, u kthye si masë sigurie, duke sjellë 375 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit mbrapsht në Francë.

    Sipas AirPlusNews, ky nuk është rasti i parë. Muajin e kaluar, një avion tjetër i Air France u detyrua të kthehej, pasi telefoni i një pasagjeri ra në një ajrim të kuzhinës së avionit, duke krijuar rrezik për zjarr për shkak të baterisë me litium.

    Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në kompani të tjera ajrore. Një bateri e jashtme shpërtheu në mes të fluturimit të një avioni AirAsia nga Bangkoku drejt Nakhon Si Thammarat në Tajlandë, duke shkaktuar panik te pasagjerët.

    Zjarri shpërtheu duke shkaktuar kaos në bord. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua dhe avioni u ul në destinacionin e tij në kohë.