Category: Lajme

  • Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

    Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

    Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite.

    Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik me magnitudë 3.7 dhe thellësi 10km.

    Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.

  • U vra nga i ati/ Të afërmit nuk tërheqin trupin e 24 vjeçares, mund të varroset në Shqipëri

    U vra nga i ati/ Të afërmit nuk tërheqin trupin e 24 vjeçares, mund të varroset në Shqipëri

    24-vjeçarja palestineze Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në një shtëpi të marrë me qira, në Tiranë mund të varroset në Shqipëri, pasi asnjë nga të afërmit e saj nuk kanë paraqitur kërkesë para autoriteteve për të tërhequr trupin e pajetë të të resë, për ta përcjellë për në banesën e fundit.

    Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.

    Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet.

    Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam. Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar.

    Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.

  • Me duart në kokë dhe duke qarë, bashkëshorti i gruas që u vra në Vushtri mbërrin në vendngjarje! (Video)

    Me duart në kokë dhe duke qarë, bashkëshorti i gruas që u vra në Vushtri mbërrin në vendngjarje! (Video)

    Një burrë ka vrarë një grua e më pas ka kryer vetëvrasje pasditen e sotme në Vushtrri.

    Veriu.info, ka publikuar pamje të momentit kur burri i gruas së vrarë mbërrin në vnedin e ngjarjes shumë i rënduar emocionalisht, ndërsa disa të tjerë përpiqen ta ngushëllojnë.

    “Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, njoftoi prokuroria.

    Një familjar i të ndjerës, Rrahim Ajeti, ka thënë se viktima ka qenë rreth 40-vjeçare dhe në të kaluarën ka punuar së bashku me bashkëshortin e saj në furrën bukës, në pronësi të autorit të krimit.

    “Sipas një informate jo zyrtare, shkaku është xhelozia pse ka shkuar në tjetër vend për të punuar dhe e ka lënë këtu. Kjo është”, ka thënë i afërmi i viktimës.

  • ALARMOHET Europa?/ ‘Mos i besoni Putinit’, armatoset Gjermania, zhvillon stërvitje në vend të fshehtë

    ALARMOHET Europa?/ ‘Mos i besoni Putinit’, armatoset Gjermania, zhvillon stërvitje në vend të fshehtë

    Vladimir Putinit nuk mund ti zihet besë. Ky është mendimi i gjeneralëve gjerman të cilët për çdo ditë përballen me një sulm të mundshëm rus.

    Ndërsa administrata Trump vazhdon të ndjekë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – një marrëveshje që mund të përfundojë të jetë më e favorshme për Moskën sesa Kievi – evropianët, për herë të parë në dekada, po fokusohen në fuqinë e tyre ushtarake.

    Askund ky ndryshim nuk është aq i dukshëm sa në Gjermani. Forcat e saj të armatosura, të njohura si Bundeswehr, kanë qenë viktimë e viteve të nën-investimit, por kjo pritet të ndryshojë.

    Kancelari i supozuar Friedrich Merz ka vendosur se tani është momenti që Gjermania të investojë në ushtrinë e saj, në nivele që nuk janë parë që nga Lufta e Ftohtë. Gjermania sapo ka kaluar një reformë të madhe për frenimin e saj të borxhit kushtetues, duke zhbllokuar miliarda euro financime.

    Sipas një raporti të parë nga CNN rezulton se gjatë një periudhe 10-vjeçare, me Gjermaninë që shpenzon 3.5% të PBB-së, mund të arrijë në 600 miliardë euro.

    Aktualisht, Gjermania po mban stërvitje ushtarake në një vend të pazbuluar në gjermaninë qëndrore. Bashkë me të janë edhe pesë aleatë të NATO-s.

    Duke folur në selinë e improvizuar për simulimin, gjenerali Hammerstein i tha CNN: se “Gjermania është një komb i aftë në Evropë dhe duhet të jetë një partner për kombet e tjera. Ne jemi një partner i përgjegjshëm në Evropë dhe një komb i madh. Ne (duhet) të rritemi dhe do ta bëjmë këtë”, tha ai.

    Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës në shkurt 2022 ishte një moment sizmik për kontinentin. Lufta ishte kthyer dhe detentimi që kishte ekzistuar që nga rënia e Perdes së Hekurt kishte marrë fund. Olaf Scholz, kancelari tashmë në largim, tha se vendi kishte nevojë për një politikë të re të mbrojtjes dhe sigurisë – dhe se Bundeswehr-i kishte nevojë për vëmendje të veçantë. Ai krijoi një fond të vetëm 100 miliardë euro për “investime gjithëpërfshirëse” në Bundeswehr. Për ta bërë këtë, Scholz-it iu desh të ndryshonte Ligjin Bazë – në thelb, kushtetutën e vendit.

  • Avioni me 375 pasagjerë rikthehet në Paris 2 orë pasi u ngrit nga pista, arsyeja do t’iu befasojë

    Avioni me 375 pasagjerë rikthehet në Paris 2 orë pasi u ngrit nga pista, arsyeja do t’iu befasojë

    Avioni, i cili po udhëtonte drejt Pointe-a-Pitre në Guadelupe, u kthye si masë sigurie, duke sjellë 375 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit mbrapsht në Francë.

    Një avion i kompanisë “Air France” u detyrua të kthehej në Paris dy orë pas nisjes, pasi një pasagjer humbi telefonin gjatë fluturimit.

    Avioni, i cili po udhëtonte drejt Pointe-a-Pitre në Guadelupe, u kthye si masë sigurie, duke sjellë 375 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit mbrapsht në Francë.

    Sipas AirPlusNews, ky nuk është rasti i parë. Muajin e kaluar, një avion tjetër i Air France u detyrua të kthehej, pasi telefoni i një pasagjeri ra në një ajrim të kuzhinës së avionit, duke krijuar rrezik për zjarr për shkak të baterisë me litium.

    Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në kompani të tjera ajrore. Një bateri e jashtme shpërtheu në mes të fluturimit të një avioni AirAsia nga Bangkoku drejt Nakhon Si Thammarat në Tajlandë, duke shkaktuar panik te pasagjerët.

    Zjarri shpërtheu duke shkaktuar kaos në bord. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua dhe avioni u ul në destinacionin e tij në kohë.

  • Tifozët optimistë për ndeshjen, si paraqitet atmosfera në Tiranë para sfidës me Andorrën

    Tifozët optimistë për ndeshjen, si paraqitet atmosfera në Tiranë para sfidës me Andorrën

    Kombëtarja Shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Andorrën në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve “Botërori 2026”. Kjo sfidë e cila nis në orën 20:45 do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

    Gazetari i Klan News, Maksi Rama, i cili ndodhet në terren na sjell më nga afër atmosferën në kryeqytet pak orë para ndeshjes. Siç shihet edhe në pamjet e transmetuara në Klan News ndryshe nga herët e tjera, kjo e ndikuar edhe nga kushtet atmosferike, numri i tifozëve në rrugët e kryeqytetit është më i vogël.

    Duket se nuk ka grumbullim të tifozëve për shkak të reshjeve të shiut dhe ndryshe nga herët e tjera tifozët kanë zgjedhur të shkojnë në grupe të vogla në stadium jo me marshimin klasik.

    Tifozët shprehen optimist për ndeshjen e sotme ku njëri prej tyre parashikon që ndeshja e sotme do të mbyllet 3-0 në favor të Shqipërisë.

    “3 me 0. Ta shikojmë ne e kemi pasion Kombëtaren. Me Brojën presim gjithmonë por ta shohim ishalla. Të dali edhe ai nga dëmtimi. Ne vijmë nga Gjermania dhe erdhëm ta shikojmë kombëtaren. Ishalla fitore!” u shpreh një tifoz.

    Ndeshjen Shqipëri-Andorra mund ta ndiqni falas dhe ekskluzivisht në Tv Klan./tvklan.al

  • Foto/ Motra e Gjestit bën veprimin e papritur ndaj Eglit!

    Foto/ Motra e Gjestit bën veprimin e papritur ndaj Eglit!

    Drama nuk ndodh vetëm brenda katër mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo vazhdon edhe jashtë, në rrjetet sociale, aty ku një follow ose një unfollow mund të peshojë shumë.

    Kësaj radhe, protagonistja është Egli, e cila pas rikthimit të saj në shtëpi ka ndryshuar qasjen ndaj Gjestit. Dhe nëse në shtëpi kjo është përkthyer në një sjellje më të ftohtë dhe një gjuhë të ashpër ndaj tij, jashtë ka pasur pasoja të tjera: motra e Gjestit ka vendosur të mos e ndjekë më në Instagram.

    Dhe si për ta bërë këtë më pikant, Egli ende e ndjek atë.

  • Valbona i kthehet Gertës: Nuk pi unë natën alkool në zyrë

    Valbona i kthehet Gertës: Nuk pi unë natën alkool në zyrë

    Valbona ka agravuar debatet pas ndarjes nga Laerti me gjithë banorët e tjerë. Një tjetër debate me tone të larta ka qenë mes saj dhe Gertës.

    Teksa Gerta e quante intrigante, ajo e ka thumbuar: Nuk rri unë në zyrë deri në 12 të natës duke pirë alkool.

    Në anën tjetër të dyja kanë vazhduar duke zbuluar më tej detaje nga njohja e tyre jashtë.

  • Krimi në Kosovë! Familjari i viktimës: Pronari e vrau nga xhelozia pse shkoi të punojë në vend tjetër!

    Krimi në Kosovë! Familjari i viktimës: Pronari e vrau nga xhelozia pse shkoi të punojë në vend tjetër!

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë së hënës në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku një grua është vrarë dhe autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje. Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin. Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më te dorasi.

    “Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua”.

    “Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një numër të madh të forcave të policisë që kanë rrethuar zonën, ndërsa banorët e shqetësuar janë mbledhur përreth, të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Dyshohet se akti ka ndodhur brenda objektit por jo brenda furrtarisë. Megjithatë, policia ende nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi motivin e kësaj tragjedie.

    Kjo është vrasja e dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra në rrethana të tjera.

  • A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Edhe për gjatë ditës së martë në të gjithë territorin do të mbizotërojë moti i paqendrueshëm.

    Në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar.

    Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 10-12m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 25m/s.

    Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 10-12m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 25m/s.