Category: Lajme

  • EMRI-FOTO/ Zhduket në Irlandë i riu shqiptar, policia apel për ndihmë

    EMRI-FOTO/ Zhduket në Irlandë i riu shqiptar, policia apel për ndihmë

    Një adoleshent shqiptar 16-vjeçar, Marvin Gjuzi, është shpallur i zhdukur në Irlandë dhe autoritetet lokale janë në kërkim të tij prej disa ditësh.

    Policia irlandeze ka publikuar një njoftim zyrtar ku jepen të dhënat e Marvin Gjuzit dhe është shpërndarë gjithashtu edhe fotografia e tij.

    Sipas informacionit të publikuar, ai është parë për herë të fundit më 1 maj, rreth orës 13:00, duke lëvizur në drejtim të Monagh Bypass.

    Në njoftim theksohet shqetësimi për sigurinë e të riut dhe u bëhet thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojnë policinë në numrin 101 dhe të përmendin referencën 1569 – 01/05/25.

  • Zhduket adoleshenti në Elbasan! E ëma kërkon ndihmë nga policia, 15-vjeçari ka humbur gjurmët që prej 3 javësh!

    Zhduket adoleshenti në Elbasan! E ëma kërkon ndihmë nga policia, 15-vjeçari ka humbur gjurmët që prej 3 javësh!

    Një 15-vjeçar në Elbasan rezulton i zhdukur që prej 3 javësh. Uniformat blu bëjnë me dije se e ëma e adoleshentit denoncoi dje në polici zhdukjen e të birit.

    Ajo tha se djali i saj është larguar nga banesa më datë 16.04.2025 dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më në banesë.

    Njoftimi i policisë

    Më datë 06.05.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16.04.2025, është larguar nga banesa, djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • E RËNDË në Mirditë! U vetëmbyt në rezervuar, gjendet trupi i pajetë i 56-vjeçarit

    E RËNDË në Mirditë! U vetëmbyt në rezervuar, gjendet trupi i pajetë i 56-vjeçarit

    Trupi i pajetë i 56-vjeçarit, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në një rezervuar në Mirditë, është gjetur mesditën e sotme nga polumbarët e RENEAS.

    Sipas njoftimit, bëhet me dije se nga këqyrja paraprake e trupi nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të reja, ndërsa do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure, ku sipas njoftimit të bluve, rreth orës 05:55 në fshatin Gëziq, shtetasi N. N., është vetëmbytur në rezervuarin e fshatit.

    Ndërkohë, nga informacionet paraprake, dyshohet se 56-vjeçari vuante nga shëndeti mendor, ndërsa grupi hetimor po punon pë zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

    Njoftim:

    Mirditë/Informacion shtesë

    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për shtetasin N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq, që dyshohej se ishte vetëmbytur në rezervuar, bëjmë me dije se:

    Polumbarët e Repartit Special “RENEA” kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji, të trupit të pajetë të shtetasit N. N.

    Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

    Trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

    Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasi N. N. vuante nga probleme të shëndetit mendor.

    Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

  • E rëndë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare, ja dyshimet e para

    E rëndë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare, ja dyshimet e para

    Një grua 51-vjeçare në Lezhë ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur më 6 maj, kur shtetasja D. B., banuese në fshatin Manati, u paraqit në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

    Ajo u transportua menjëherë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk mundi të mbijetonte.

    Policia lokale dhe autoritetet hetimore kanë nisur menjëherë verifikimet për rrethanat e ngjarjes. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Gara kthehet në TRAGJEDI / Aksidenti masiv mes 11 motoçiklistëve i merr jetën 2 prej tyre

    Gara kthehet në TRAGJEDI / Aksidenti masiv mes 11 motoçiklistëve i merr jetën 2 prej tyre

    Një aksident i rëndë gjatë garës së kampionatit Britanik Supersport në pistën Oulton Park, Cheshire, i ka marrë jetën dy garuesve të njohur, Shane Richardson dhe Owen Jenner. Ngjarja ndodhi të dielën, duke përfshirë gjithsej 11 motoçiklistë në një incident zinxhir që u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

    Shane Richardson, 29 vjeç nga Zelanda e Re, që garonte për ekipin Astro-JJR Hippo Suzuki, vdiq pas lëndimeve të rënda në gjoks.

    Ai u trajtua fillimisht në vendin e ngjarjes dhe më pas u transferua në Spitalin Universitar Royal Stoke, por ndërroi jetë përpara se të mbërrinte. Richardson ishte baba i dy fëmijëve dhe pilot testimi për Triumph.
    Ndërkohë, Owen Jenner, 21 vjeç, garues i ekipit Rapid Honda, humbi jetën si pasojë e një dëmtimi të rëndë në kokë.

    Jenner, nga Crowborough në East Sussex, ishte një emër i shquar në skenën e garave britanike, kampion në Superstock më 2020 dhe 2023, si dhe kampion në GP2 më 2024 me një rekord mbresëlënës prej 18 fitore nga 20 gara.

    Gjithashtu, Tom Tunstall, 47 vjeç, pësoi lëndime të rënda në shpinë dhe bark dhe po trajtohet në spital. Pesë garues të tjerë patën nevojë për trajtim në qendrën mjekësore të pistës, por gjendja e tyre nuk kërkoi hospitalizim.

  • Futbollisti i Kombëtares po bëhet baba për herë të parë, partnerja ndan lajmin e ëmbël (Foto)

    Futbollisti i Kombëtares po bëhet baba për herë të parë, partnerja ndan lajmin e ëmbël (Foto)

    Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, dhe partnerja e tij, Klea Verri, do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti i njohur, që prej vitesh janë në një lidhje, pritet të mirëpresë një anëtar të ri në familje, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër hap të rëndësishëm.

    Prej ditësh kishin qarkulluar dyshime për shtatzëninë e saj, pasi në disa foto të fundit barku i saj ishte i dallueshëm, por tashmë gjithçka është bërë zyrtare nga vetë Klea

    Lajmin e ka bërë publik vetë Klea përmes një fotoje në “InstaStory”, ku shfaqet në plazh me bikini, duke treguar barkun e rrumbullakosur. Postimi është shoqëruar me një ikonë gruaje shtatzënë dhe një diell, duke konfirmuar lajmin e bukur.

  • 87 sekonda tmerri/ Ja si e humbën kontrollorët e trafikut ajror kontaktin me shumicën e avionëve në qiellin e Nju Jorkut

    87 sekonda tmerri/ Ja si e humbën kontrollorët e trafikut ajror kontaktin me shumicën e avionëve në qiellin e Nju Jorkut

    Për një minutë e njëzeteshtatë sekonda, kontrollorët e trafikut ajror në Filadelfia humbën kontaktet audio dhe radar me rreth dhjetë avionë, me mbi dy mijë pasagjerë në bord që në atë moment ishin nën mbikëqyrjen e tyre.

    Pa përmendur avionët e tjerë që po afroheshin dhe avionët privatë. Një kohë e pafund, edhe sepse nuk kishte asgjë tjetër për të bërë veçse të prisnin rikthimin sinjalit të sistemeve. Kur gjithçka u rikthye në funksion në sallën e qendrës së kontrollit, më në fund të merrnin frymë të lehtësuar: Avionët ishin ende në fluturim.

    Blackout-i
    Këto janë disa nga detajet më të pabesueshme të problemit informatik që ndodhi më 28 prill në Tracon, kontrolli terminal i Filadelfias, qendra që menaxhon një pjesë të rëndësishme të trafikut ajror, që solli pezullimin për disa orë të lëvizjeve në një nga aeroportet kryesore të Nju Jorkut.

    Anulimet
    Pasojat ndihen ende sot. United Airlines, operatori kryesor po anulon mesatarisht 35 fluturime në ditë, një në dhjetë nga ato të planifikuara, deri sa situata të rikthehet në normalitet. Dhe mund të duhet ende kohë, pasi siç ka sqaruar Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka mungesë stafi në qendrën e radarit: disa nga kontrollorët e përfshirë kanë marrë pushim për t’u rikuperuar nga stresi i shkaktuar nga disa blackout-e të fundit.

    Brenda “Tracon”-it
    Gjithçka nis pak pas orës 13:30 më 28 prill. Në atë moment, kontrollorët e sektorit të “Tracon” në Filadelfia që po menaxhonin fluturimet drejt Newark-ut, shohin monitorët e tyre që fiken papritmas. Mundohen të lidhen me pilotët përmes radios, por konstatuan se nuk funksionon as sistemi i komunikimit.

    Britma dhe sharje
    Në atë moment sipas rrëfimit në biseda me kolegët nga ata që ishin në sallë dëgjohen britma dhe sharje, nis një garë për të njoftuar sektorët e tjerë të qendrës radar për të ngadalësuar trafikun, devijuar avionët që po vinin dhe për të shmangur ndonjë katastrofë në qiell. Kontrollorët nuk mund të bënin gjë tjetër përveçse të prisnin që sinjali i sistemeve të rikthehej. Ndërprerja zgjati 87 sekonda.

    “Nuk e dimë ku ndodheni”
    Rreth orës 13:45 mbetet ende ndonjë problem. “Nuk funksionon radari, nuk e dimë ku ndodheni”, i thotë një kontrollor pilotëve të fluturimit United nga Charleston për në Newark, duke u kërkuar të shikojnë përreth vetes. Nga frika e ndonjë defekti tjetër dhe për të shmangur incidente, në orën 13:53 FAA vendos një «ndalim tokësor» për Newark: Ndalohen në aeroportet e nisjes të gjithë avionët që ishin nisur drejt këtij aeroporti. Ky ndalim zgjat deri në orën pesë të pasdites. Ndërkohë, ishte e nevojshme të zëvendësohen 5 kontrollorë që ndaluan së punuari për shkak të “traumës” së pësuar nga ngjarja.

    Mungesa e sistemeve të dublimit
    “E vetmja anë pozitive e kësaj ngjarjeje, nëse mund ta quajmë kështu, ishte fakti që ndodhi në një orar ku volumi i trafikut nuk ishte maksimal dhe distanca midis avionëve është zakonisht më e madhe”, tha një burim. Struktura informatike e disa qendrave radar në SHBA është kaq e vjetër sa që nuk ekziston “sistem dublues”: Nëse ndodh një blackout, nuk ka ndonjë sistem paralel që merr përsipër funksionin, ndaj duhet pritur derisa gjithçka të rikthehet.

    Konfirmimi
    “Kolegët e qendrës në Filadelfia humbën përkohësisht radarët dhe komunikimet me avionët që kishin nën kontroll, duke mos qenë në gjendje t’i shihnin, t’i dëgjonin apo të flisnin me ta”, konfirmoi në një deklaratë Shoqata Kombëtare e Kontrollorëve të Trafikut Ajror. Dhe lë të kuptohet se kjo nuk ishte ndërprerja e parë. Disa ekspertë theksojnë se këto janë probleme shumë të veçanta dhe të rrezikshme.

    Ndikimi në Newark
    Që atëherë janë anuluar mbi 400 fluturime dhe mbi 1.500 kanë pasur vonesa vetëm në Newark, sipas platformës FlightAware. Ndërsa CEO i United, Scott Kirby, në një mesazh për klientët shkroi se “për shumë vite kemi qenë të qartë dhe kemi përsëritur nevojën për përmirësimin e sistemit të kontrollit të trafikut ajror në Newark”. Sistem që, sipas tij në ditët e fundit ka pasur probleme në më shumë se një rast.

    Qasja e FAA
    FAA ka shpjeguar se po “punon për të siguruar që pajisjet aktuale të telekomunikacionit të jenë më të besueshme në zonën e Nju Jorkut”. Dhe kujtoi se kur ndodhin probleme me personelin apo pajisjet, agjencia federale e aviacionit do të garantojë sigurinë duke ngadalësuar ritmin e mbërritjeve në aeroport.

    Mungesa e kontrollorëve
    FAA nuk e përmendi mungesën e kontrollorëve të trafikut ajror. Në të gjithë vendin mungojnë rreth 3 mijë nga niveli i konsideruar optimal dhe për të formuar të rinj duhen vite. Jo vetëm kaq, në dekadat e fundit, agjencia federale e aviacionit është përballur me vështirësi të lidhura me plakjen e sistemeve të kontrollit të trafikut ajror, thuhet në një raport të dhjetorit të kaluar nga Zyra e Përgjegjësisë Qeveritare.

  • “Rama ik”- Kryeministrit i ndërpresin fjalimin në Krujë: Vdeksha unë për ty, rrofsh! O hudhër! E plase syrin e keq, tani kanë për ta parë në 11 maj

    “Rama ik”- Kryeministrit i ndërpresin fjalimin në Krujë: Vdeksha unë për ty, rrofsh! O hudhër! E plase syrin e keq, tani kanë për ta parë në 11 maj

    Kryeministri Edi Rama ishte duke folur për arritjet e qeverisë, kur në një moment dikush dëgjohet të thërrasë “Rama ik”.

    Reagimi i kreut të qeverisë ishte me nota ironie, duke thënë se e priste një reagim të tillë në Krujë, që të plasë, siç u shpreh ai – syri i keq.

    “Tani kanë për ta parë në 11 maj”, tha kryeministri Rama.

    “Ne nuk konkurrojmë me Gjermaninë. Garën me Gjermaninë e bënte bufi kur ishte në qeveri…aman vdeksha, se po e prisja këtë. A vdeksha unë për ty, rrofsh që kalove. Tani jemi në rregull. Po e prisja që në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’ që të plasë syri i keq, e plasi syrin e keq, tani kanë për ta parë në 11 maj. E ku e tha?! Sa përmenda unë fjalën kënetë. Po ju nuk e patë si ishte, se i kishte flokët e lagur sepse sa kishte dalë nga dushi”, tha Rama.

  • I zënë poshtë nga masivi i inerteve në Klos, asnjë gjurmë nga 29-vjeçari Ardit Beshiri! Në ndihmë të kërkimeve vijnë Forcat e Sigurisë së Kosovës

    I zënë poshtë nga masivi i inerteve në Klos, asnjë gjurmë nga 29-vjeçari Ardit Beshiri! Në ndihmë të kërkimeve vijnë Forcat e Sigurisë së Kosovës

    Ende asnjë shenjë nga 29-vjeçari Ardit Beshiri! Prej katër ditësh ekipet kombëtare të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar për të nxjerrë trupin e 29-vjeçarit nga masivi i madh i interteve të kromit që e zunë poshtë teksa po punonte me ekskavator në fabrikën e ndodhur në Qafë-Burrel të Klosit.

    Në ndihmë të ekipeve të emergjencës kanë ardhur dhe grupe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë mbërritur këtë të mërkurë pranë vendit ku ka ndodhur dhe aksidenti tragjik.

    Për nxjerrjen e trupit të Ardit Beshirit po punohet me mjete të rënda, si dhe në përdorim janë vendosur disa aparatura që dedektojnë trupa nën tokë.

    Deri më tani nga masivi i madh i kromit janë gjetur vetëm disa pjesë të ekskavatorit me të cilin po punonte Ardit Beshiri para se të zihej poshtë nga intertet si pasojë e çarjes së një prej rezervuareve të filtrimit të ujit, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë nga trupi i tij.

  • E rëndë në Tiranë! 45-vjeçari dh*non bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur! Qëllon me kallashnikov në drejtim të efektivëve gjatë ndërhyrjes në banesë

    E rëndë në Tiranë! 45-vjeçari dh*non bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur! Qëllon me kallashnikov në drejtim të efektivëve gjatë ndërhyrjes në banesë

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”.

    Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të rënda kriminale në një familje, në fshatin Kus.

    Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur dhe rrezikoi jetën e punonjëve të Policisë pasi qëlloi me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre, gjatë ndërhyrjes në banesën e tij, vihet në pranga 45-vjeçari.

    Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me fishek në fole dhe 1 mjet prerës (thikë).

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

    Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndëhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.

    Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç.

    Gjitashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.