Category: Lajme

  • A e drejtonte ende bashkinë? Artan Hoxha zbulon prapaskenat: Veliaj mbante nga burgu mbledhje me video-call me…

    A e drejtonte ende bashkinë? Artan Hoxha zbulon prapaskenat: Veliaj mbante nga burgu mbledhje me video-call me…

    Gazetari Artan Hoxha tha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dejtuar mbledhje me video-call nga burgu. I ftuar në një emision televiziv, Veliaj theksoi se ka pasur komunikime me njerëzit e tij gjatë qëndrimit në qeli, e kjo madje ka shkaktuar që në paraburgimin e Durrësit të bëhen kontrolle e të mblidhen të gjithë telefonat.

    “Ai thotë që ia keqinterpretuan vendimin. Po si ia keqinterpretuan? Ai fliste me drejtorin juridik, pse u shkarkua drejtori juridik, gjithashtu edhe nënkryetarja e bashkisë që donte të emëronte ai. Këta janë vetëm ata që janë publikuar po në bashki është bërë nami, janë shkarkuar dhe të tjerë. Tjetra, Erion Veliaj në mirëbesim e sipër duke menduar se ishte njeriu i pushtetshëm, ka komunikuar dhe nga burgu, ka bërë mbledhje nga burgu. Ai nuk e ka bërë me celularin e policëve, por për shkak të tij tani janë mbledhur gjithë telefonat e burgut. Ai është mbajtur si burgu më liberal deri më tani në Shqipëri. Por kur ti vjen dhe bën atë luftë që bën me prokurorin dhe nga ana tjetër kërkon të bëjë mbledhje me stafin e tij nga burgu”, tha Hoxha.Më tej Hoxha shtoi se që me daljen e listave të kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste, Veliajt i janë rralluar vizitat në burg nga kolegët e bashkëpunëtorët.

    “Tani i janë rralluar fare vizitat, më parë i shkonin mbështetës. Që kur ka dalë lista e Ramës për deputetët për Tiranën, një pjesë e mirë e tyre, që kanë qenë njerëz të afërt të tij, nuk i shkojnë më”, tha Hoxha.

  • Terror në Shkup/ Qiramarrësi qëllon për vdekje pronarin, më pas vret veten

    Terror në Shkup/ Qiramarrësi qëllon për vdekje pronarin, më pas vret veten

    Dy persona humbën jetën dhe një i mitur ka mbetur i plagosur në Shkupi, pas të shtënave me armë zjarri që u regjistruan mëngjesin e së hënës.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 09: 00 në vendin e njohur si Volkovë. Një qiramarrës ka qëlluar disa herë pronarin e shtëpisë ku jetonte, duke e lënë të vdekur. Sipas ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, më pas autori ka vrarë edhe veten.
    Si pasojë e të shtënave, plumbat kanë prekur edhe djalin e mitur të pronarit të banesës, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit është transportuar për mjekim në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.

    Si pasojë e të shtënave, plumbat kanë prekur edhe djalin e mitur të pronarit të banesës, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit është transportuar për mjekim në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.
    Sipas informacioneve nga spitali, i mituri ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Mbeten ende të paqarta motivet që çuan autorin në këtë akt të rëndë ndaj pronarit te banesës ku ai jetonte. Hetimet vijojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

  • Tragjedia në Koçan, 8 nga 115 të plagosurit që ndodhen në spital janë në gjendje kritike për jetën!

    Tragjedia në Koçan, 8 nga 115 të plagosurit që ndodhen në spital janë në gjendje kritike për jetën!

    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se nga rreth 200 të lënduar në tragjedinë në Koçan, tetë nga 115 persona që po marrin trajtim jashtë vendit janë në gjendje kritike për jetën.

    Ndërsa në spitalet e vendit 55 pacientë janë në gjendje të qëndrueshme. Shifrat u paraqitën nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili interesimit të mediave ju përgjigj se është i fokusuar te shërimi i pacientëve dhe se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Ndërkohë priten informacione nga ecuria e mëtejshme e hetimeve ku të dyshuar janë gjithsej 34 persona përgjegjës për tragjedinë e Kocanit.

    Gjithashtu informacion pritet për inspektimet në objektet publike në të gjithë vendin, për të cilat komunat do të koordinohen përmes Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. 24 personave u është caktuar masa e paraburgimit përfshirë edhe tre krerët e Komunës së Koçanit, kryetari në largim Ljupço Papazov, ish-kryetarët Ratko Dimitrovski e Nikolço Iliev si dhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Beksteshi.

  • U vra në lule të rinisë! Si ndodhi ekzekutimi i 19-vjeçarit në Kosovë, dëshmia e xhaxhait të viktimës

    U vra në lule të rinisë! Si ndodhi ekzekutimi i 19-vjeçarit në Kosovë, dëshmia e xhaxhait të viktimës

    Një djalë 19-vjeçar u vra me armë zjarri nga një djalë tjetër të dielën mbrëma (23 mars) në qytetin verilindor të Kosovës, Vushtrri.

    I dyshuari është kapur pak kohë pas aktit dhe është dërguar në mbajtje, ku thuhet ta ketë pranuar fajësinë.

    Motivet e vrasjes nuk dihen ende, derisa autoritetet thanë se po kryejnë hetime të vazhdueshme.

    Çfarë ndodhi?

    I dyshuari qëlloi me armë zjarri në drejtim të 19-vjeçarit Ardit Zymeri mbrëmjen e së dielës në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, tha Policia e Kosovës të hënën.

    Viktima u dërgua në Spitalin e Vushtrrisë, ku nga autoritetet spitalore u konfirmua vdekja e tij, tha Policia pas një hetimi fillestar.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, tha për Radion Evropa e Lirë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë nën akuzën për vrasje të rëndë.

    Preteni shtoi se i dyshuari e pranoi fajësinë për kryerjen e vrasjes, gjatë dhënies së deklaratës.

    Policia tha se si prova materiale ka gjetur tre gëzhoja dhe se e ka konfiskuar një revole që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në kryerjen e vrasjes.

    “Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek”, tha Policia.

    Motivet ende nuk dihen

    Preteni tha se nuk mund të flasë për motivet e mundshme të vrasjes dhe se për këtë janë duke u kryer hetime të vazhdueshme.

    Policia e Kosovës, ndërkohë, tha se është duke i vazhduar hetimet në bashkëveprim me prokurorin e rastit, për t’i zbardhur të gjitha rrethanat që ndërlidhen me rastin e vrasjes.

    Xhaxhai i viktimës, Nysret Zymeri, tha për media në vend se familja nuk e njeh autorin dhe nuk ka pasur telashe me njerëz të tjerë.

    “Nuk e dimë se si ka ndodhur. Të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur… Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur autorin, as tani nuk e njohim”, ka thënë ai.

    Preteni theksoi se prokurori do të kërkojë nga gjykata shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin./REL/

  • EMRI/ Konflikti mes disa personave në Kamëz, lëndohet 38-vjeçari. Xhami shoshë nga plumbat

    EMRI/ Konflikti mes disa personave në Kamëz, lëndohet 38-vjeçari. Xhami shoshë nga plumbat

    Një konflikt me sende të forta mes disa personave ka ndodhur këtë të hënë në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “OSBE” ku për motive të dobta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh. Si pasojë, është dëmtuar me sende të forta 38-vjeçari Redi Vata, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Sikurse duket nga pamjet në vendin e ngjarjes, një automjet tip “Benz” është qëlluar në xhamin e parë.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se gjatë sherrit janë përdorur gurë dhe sende të tjera.

    Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

  • Moti i keq, lundrimi nga Durrësi në Itali nis mbrëmjen e sotme

    Moti i keq, lundrimi nga Durrësi në Itali nis mbrëmjen e sotme

    Kushtet e këqia atmosferike në gjirin e Durrësit dhe brigjet italiane sollën pezullimin e lundrimit të trageteve ditën e diel.

    Për shkak të erës së fortë, kompanitë e lundrimit njoftuan se se si pasojë e kushteve të paqendrueshme të motit, lundrimet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas të parashikuara për nisje më datë 23.03.2025, do të pezullohen.

    Lundrimi i trageteve në të dy brigjet do të rinisë normalisht mbrëmjen e së hënës, në orën 22:00, pasi parashikimet atmosferike flasin për përmirësim të kushteve të motit. I vetmi që ka lundruar pa probleme përgjatë ditës së diel ka qenë trageti i linjës Ankona-Durrës-Ankona.

    Mbrëmjen e së dielës nuk ka patur lundrime as nga Durrësi dhe as nga Bari, ndërkohë, procesi i përpunimit të anijeve ka rifilluar mëngjesin e sotëm, përkatësisht në Terminalin Perëndimor, Lindor dhe atë të Konteinerëve, sipas planizimit të Dispecerisë së Portit.

    Nga ana tjetër, vijon të mbetet i pezulluar aktiviteti i flotës së peshkimit, pasi kushtet e motit në det të hapur nuk janë ende optimale për të lejuar lundrimin e peshkarexhave.

  • “Nuk po merrja dot frymë, u bëra blu”/ I riu gëlltit grepa teksa po konsumonte oktapod

    “Nuk po merrja dot frymë, u bëra blu”/ I riu gëlltit grepa teksa po konsumonte oktapod

    Një 38-vjeçar në Greqi ka përfunduar në spital, pasi duke ngrënë oktapod ka gëlltitur tre grepa. Ai iu nënshtrua një operacioni i cili zgjati më shumë se një orë.

    “U bëra blu në fytyrë, nuk merrja dot frymë”, thotë Nikos Stamoulis për mediat greke.

    Në momentin që shkoi në spital, mjekët s’po u besonin syve kur panë grafinë dhe konstatuan tre grepa në fyt. Por pas mjekimit, 38-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

  • A janë gati të presin Jozin në shtëpi? Mami i Loredanës habit me përgjigjen, zbulon 3 cilësitë e banorit që…

    A janë gati të presin Jozin në shtëpi? Mami i Loredanës habit me përgjigjen, zbulon 3 cilësitë e banorit që…

    Mami i Loredanës, Shpëtime Brati, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku foli për takimin e saj me të bijën dhe Jozin.

    Zonja Shpëtime u shpreh është ndjerë e entuziazmuar kur ka takuar të bijën pasi kishte 7 muaj pa e takuar. Sipas saj, sytë e Loredanës tregonin se ishte e gëzuar dhe e kënaqur me eksperiencën e saj.

    Ndërkohë e pyetur në lidhje me Jozin, Brata tregoi dhe cilësitë e tij që i pëlqejnë.

    “Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë”, tha ajo.

    Ndërsa përsa i takon bashkëshortit të saj, Shpëtime tregoi se ai ka ndryshuar mendim për Jozin, por që akoma nuk e besojnë 100 për qind.

    Pjesë nga intervista:

    Jozi ka thënë ‘vdeksha unë për vjehrrën time’ si u ndjetë ju përballë kësaj?

    Ishte një batutë shumë e bukur, më pëlqeu.

    Na e përshkruan dot, e dimë që kishe kohë pa takuar vajzën, dhe kur i takove të dy në shtëpinë e “Big Brother VIP” si ishte për ty kjo përvojë e të hyrit aty, të qenit pjesë e spektaklit?

    Një eksperiencë shumë e bukur dhe emocionuese. U entuziazmova shumë se kisha 7 muaj pa parë Loredanën. E pritja jashtë te porta kur dëgjoja dhe zërin e saj se isha shumë afër, më emocionoi jashtë mase.

    Të kishte marrë malli

    Po shumë

    A pe diçka ndryshe tek ajo?

    Po. Fytyra e saj më tregonte se ishte e gëzuar, e kënaqur me eksperiencën e saj. Sytë nuk gënjejnë.

    Duket shumë e lumtur edhe pranë Jozit, apo jo?

    Mendoj se po.

    Loredana po bën më shumë se 90 ditë aty, ku ka patur të qeshura dhe lot, si e keni ndjekur ju këtë rrugëtim të saj në aventurën e Big Brother si familje?

    Sa herë Loredana ka qarë kemi qarë dhe ne. Sa herë ka qenë e trishtuar Loredana, kemi qenë dhe ne të trishtuar. Megjithatë këto janë eksperienca që të forcojnë.

    Ishte një moment në fund të takimit ku Lori tha ‘do takohemi në Itali’ dhe Jozi kërkon që të vijë bashkë me të. Ju jeni gati që t’a prisni dhëndrin e ri në shtëpi?

    Në shtëpi jo akoma

    Për vizitë po themi ne

    Për një kafe po. Dhe në shtëpi një kafe s’ka problem, ne mirëpresim të huajt jo më shqiptarët.

    A të pëlqen Jozi si djalë për Loredanën?

    Kohët e fundit po më pëlqen se ka ndryshuar mënyrën e të menduarit, respektin ndaj Loredanës, ndaj banorëve të tjerë.

    Na thuaj tre gjëra që të pëlqejnë te Jozi?

    Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë.

  • “Pusho i qetë melaqja jem”/ Vrasja e 19-vjeçarit, e dashura e tij me mesazh prekës: Pse plumbi s’erdhi te unë?

    “Pusho i qetë melaqja jem”/ Vrasja e 19-vjeçarit, e dashura e tij me mesazh prekës: Pse plumbi s’erdhi te unë?

    Një ngjarje tragjike ka tronditur Vushtrrinë, ku një 19-vjeçar, Ardit Zymeri, humbi jetën pas një sulmi me armë zjarri mbrëmjen e së dielës.

    Autori i dyshuar i vrasjes, Bleon Dibrani, gjithashtu 19 vjeç, është arrestuar nga policia, ndërsa hetimet për motivet e ngjarjes vijojnë.

    Mes dhimbjes dhe trishtimit të familjarëve dhe miqve, një mesazh i ndjerë nga Jona, vajza që pretendon se ishte e dashura e viktimës, ka prekur zemrat e shumë njerëzve.

    “Pse qaj plumb s’erdh te unë, po te ti?” – shkroi ajo në një postim në TikTok, duke shprehur dhimbjen e saj të thellë.

    Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në komunitet, duke ngritur pikëpyetje mbi rrethanat dhe arsyet e këtij akti të rëndë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.

    “Shpirti jem i bardh qe ko mu kan me mu ton jeten tem 🤍

    A pate shum dhiḿt zemra jem?
    Pse qaj plum s’erdh te un po te ti?
    Mke than gjith qe duhna me kan e fort per gjithçka e sot pe merr kuptimin kjo fjal.
    Mke than gjith qe zoti i merr veq ata qe i don, e vertet koka aj t’dashti mashum se na e t’murr ty afer vetit 😢.

    Arditi jem, faleminderit per gjdo kshill qe ma ke jep e qe kan mem majt ton jeten kto fjal̈t e tua qe mike than –
    mke than qe duhet mu kon e fort gjith une jom, por per engjullin tem qe o tum pa prej naltit tash e tutje 👼🏻.

    O drit, zani jot osht tum mungu qashtu qysh jom msu me nïj̈ diẗ nat e mem kallxu hala qe ti ki me kon me mü
    lavdisḧt gido t’keqe qe munet me na ardh n’jet..

    Arditi jem, mfal qe skesh afer teje po shpirti jot i bardh ko me kon n trupin tem shpirtnisht 🤲🏼.

    Ti e din qe Jona jote s’t’harron kurr …

    Pusho i qetë melaqja jem” shkruan vajza në postim.

  • “Isha e çmendur…”, Danja rrëfen për lidhjen me ish-partnerin: U fejua me një vajzë të virgjër

    “Isha e çmendur…”, Danja rrëfen për lidhjen me ish-partnerin: U fejua me një vajzë të virgjër

    Gjatë një bisede të bukur me Eglin, Danja ka vendosur mbrëmë që të tregojë një histori të saj personale. Banorja ka folur për një marrëdhënie të saj me një djalë që ajo e konsideroi toksik.

    “Unë jam 32 vjeçe sot. E kam kaluar një histori dashurie shumë të madhe, në mendjen time shumë të madhe. Ajo ishte ajo toksikja. Në atë kohë ajo më dukej e madhe. Isha e çmendur, e çmendur”, tha Danja, e cila më pas shton:

    “Ndoshta nuk duhet ta them këtë për respekt të babait tim, se gocë veriore dhe unë nuk e di babi marrëdhënien time”.

    Banorja u shpreh se babi i saj do jetë shokuar aq shumë e ka përmendur Redin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

    “Edhe kjo e Redit, e ka shokuar që e kemi përmendur kaq shumë po me këtë do merrem pasi të dal nga këtu se nuk e njeh. E kanë marr vesh 3 fiset e mia, fisi i mamit, i babit dhe i Vites”, tha ajo.

    Duke iu rikthyer lidhjes së saj të mëparshme, Danja vijoi duke thënë se për herë të parë dikush u largua nga ajo, pasi ai kishte zgjedhur që të ikte. Më pas ajo kishte marrë vesh se ish-partneri ishte fejuar me një vajzë të virgjër.

    “Në atë kohë ishte uau, por ishte më toksikja. E kur unë u zgjova nga gjumi kisha të bëja me një njeri që pa vetëm interesat e veta dhe iku. Iku ai, ka qenë hera e parë në jetë që iku dikush nga unë. Zgjodhi ai të ikte për arsyet e veta. Për momentin nuk rashë dakord me ato arsye, po kam bërë një luftë 3 vjet me veten. Afrohej dhe largohej dhe unë i mbushja mendjen vetes se mbase nuk është kështu, mbase është ashtu. Mora vesh se u fejua me një vajzë të virgjër”, tregoi Danja.

    Banorja e përfundoi rrëfimin e saj duke thënë se i është dashur një javë që të marrte veten, e kjo falë mbështetjes dhe këshillave të motrës së saj, Ertila./Gazeta Shqip/