Category: Lajme

  • Aeroplani detyrohet të kthehet përsëri në vendin nga u nis, nuk do e BESONI dot arsyen pse!

    Aeroplani detyrohet të kthehet përsëri në vendin nga u nis, nuk do e BESONI dot arsyen pse!

    Kohët e fundit ka pasur një numër më të madh se normalja e fluturimeve të detyruara të kthehen në aeroportin nga i cili janë nisur për arsye qesharake. Tymi në kabinë ka qenë një arsye pse pilotët u detyruan të bënin një kthesë. Pasagjerët e padisiplinuar janë një arsye tjetër me një që përpiqet të hapë derën e daljes urgjente për të dalë nga aeroplani në mes të fluturimit.

    I GËLLTITI, gjenden në stomakun e 32-vjeçarit vathët me vlerën marramendëse!

    Së fundmi një aeroplan i Air France (AF750) u nis nga Parisi për një fluturim nëntë orësh për në Guadeloupe dhe u desh të kthehej pas vetëm një ore. Sipas raportimeve të mediave të ndryshme dhe një postimi në Twitter nga krijuesi i përmbajtjes Dexerto, një pasagjer humbi telefonin e tij në aeroplan.

    Zyrtarët e Air France thanë se sapo aeroplani u ul në Paris, ekipet u dërguan për të ndihmuar në gjetjen e telefoni të humbur. Rreth 9,000 dollarë karburant do të ishin përdorur për të fluturuar një orë nga Parisi, për t’u ngjitur lart dhe më pas për t’u kthyer në qytetin e nisjes.

    Një mundësi është se ka pasur shqetësime për bateritë litium-jon të telefonit që mund të shkaktojnë zjarr dhe shpërthim nëse telefoni dëmtohet. Në vitin 2016, një iPhone 6 mori flakë në një fluturim Alaska Air nga Uashingtoni në Hawaii. Zjarri u shua dhe aeroplani u ul i sigurt. Nga ana tjetër, në tetor 2016, FAA ndaloi Samsung Galaxy Note 7 nga të gjitha fluturimet në SHBA.

  • “Ndihem goca më me fat”- Eneda Tarifa i bëri dedikim romantik për ditëlindje, Gent Lasku i premton: Të dua, nga ty s’do të heq dorë kurrë! Si çifti rigjetën dashurinë pas martesave të dështuara

    “Ndihem goca më me fat”- Eneda Tarifa i bëri dedikim romantik për ditëlindje, Gent Lasku i premton: Të dua, nga ty s’do të heq dorë kurrë! Si çifti rigjetën dashurinë pas martesave të dështuara

    Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa i ka bërë një urim special partnerit të saj, Gert Laskut, me rastin e ditëlindjes së tij.

    Teksa ka postuar një foto të tyre së bashku, këngëtarja shprehet se ishte një përzgjedhje e vështirë, pasi sipas saj, ata kanë shumë foto të bukura krah njëri tjetrit.

    “Kam shumë foto me ty, s’di kë të zgjedh aq të bukura e intensive janë momentet me ty,” shkruan Eneda.

    Ndër të tjera këngëtarja shprehet se pranë ish-basketbollistit ndihet “goca më e bukur e më me fat në botë” teksa shton: “Gëzuar Gent Lasku, edhe 100! Mos hiq dorë nga asgjë që të bën të lumtur… Të dua!”

    Mirëpo një përgjigje po aq e veçantë sa urimi i saj erdhi për këngëtaren teksa Lasku shkroi në koment: “Moj e bukura e shtrenjta ime tiii!! Të dua, dhe një gjë është pak por e sigurt…Nga ty s’do heq dorë kurrë, vetëm për lumturinë time.”

    Kujtojmv që disa kohë më parë Eneda Tarifa rrëfeu detaje nga njohja me ish-basketbollistin, Gent Lasku, lidhje që u bë publike pasi çifti u fotografuan të përqafuar së bashku në klub.

    “Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër”, u shpreh artistja, teksa tregoi se u takuan në klubin e një miku të përbashkët.

    Ende Tarifa se ishte paradite kur ndodhi njohja e tyre, duke shtuar se “nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten”.

    Gjithashtu, në intervistë për “Rudina”, këngëtarja komentoi edhe deklaratën e partnerit të tij, i cili u shpreh se “kemi vuajtur shumë”.

     

    “Kemi pak a shumë histori të ngjashme në disa pika të historisë sonë kronologjike që i kemi të përbashkëta, i kemi shumë të ngjashme. Njeriu sado që të duket i lumtur, i gëzuar dhe i arrirë në jetë, patjetër ka kaluar nëpërmjet vështirësive të veta në këtë kuptim dhe në këtë sens… të gjithë ne”, tregoi ajo.

    eneda tarifa gent lasku3

     Pjesë nga intervista: 

    Eneda Tarifa: Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër. Dikush iu drejtua tjetrit…

    Ku ishit, në një festë?

    Eneda Tarifa: Jo, në një vend të mbyllur.

    Ashensor?

    Eneda Tarifa: Jo. (qesh). Okej, ishim në klub-in e një shoku tonë të përbashkët.

    S’kishte njerëz të tjerë?

    Eneda Tarifa: Jo, ishte paradite nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten, kështu që ishte tepër koshient çdo proces i njohjes.

    Kishit filluar t’i flisnit njëri-tjetrit, u prezantuat gradualisht…

    Eneda Tarifa: Dhe kaq pastaj, mbaron muhabeti.

    eneda tarifa gent lasku1

     Si çifti rigjetën dashurinë pas martesave të dështuara

    Eneda Tarifa dhe Gent Lasku janë padyshim ndër çiftet që më së shumti kanë vëmendjen e ndjekësve. Historia e tyre e dashurisë u zbulua rreth 1 vit më parë, ku të dy, nga dy martesa të dështuara gjetën më në fund dashurinë.

    Që atëherë, çifti i ka pasur të rralla daljet televizive, por gjithnjë kur ishin prezent, nuk linin pa folur me shumë dashuri për njëritjetrin. Këtë herë ka qenë ish-sportisti, që ka ndarë me publikun detaje nga kjo histori dashurie. I ftuar në një emision televiziv për të folur rreth muzikës dhe ndikimit që ajo ka në gjendjen shpirtërore, ishte Gent Lasku, i cili ka shkruar tekstin e këngës “Më fort”, me të cilën partnerja e tij, këngëtarja Eneda Tarifa, konkurron në “Kënga Magjike”.

    gent lasku eneda tarifa2

    Lasku u shpreh se muzika të bën që disa gjëra t’i përjetosh ndryshe. Ai u shpreh se si çift ndajnë histori të ngjashme dhe zbuloi se ishte vetë këngëtarja që donte të bënte një këngë e cila të tregonte historinë e saj dhe mënyrën se si ajo ia ka dalë të përballojë gjithçka.

    “Unë dhe Eneda jemi një çift që vjen së bashku me njëri-tjetrin me eksperiencë, pra kemi kaluar shumë. Në vlerësim dhe falënderim të plotë të gjithçkaje që kemi kaluar, sepse na ka shërbyer kjo eksperienca, dhe një nga gjërat që kemi bërë është që të flasim me njëri-tjetrin. Kështu që unë e di historinë e jetës së Enedës, e kemi shumë të ngjashme dhe kur po diskutonte, ajo donte të bënte një këngë për veten e saj, për jetën e saj dhe për “luftën” që ka bërë. Jo në mënyrën e tregimit, por se çfarë e shtyu të mësonte dhe t’i kalonte. Dhe kënga flet pikërisht për njohjen e dualitetit të gjendjes shpirtërore që ti ke, sepse nëse ti je një femër, ke dhe një mashkull brenda, dhe kjo i lind femrës në momentet më të vështira të jetës,” u shpreh Lasku.

    gent lasku eneda tarifa3

    Nga ana tjetër, Eneda tha se ajo dhe Genti donin të bënin diçka të fortë, të bukur dhe frymëzuese, pasi është në një periudhë që dëshiron të bëjë këngë pozitive dhe motivuese.

    Kur u zbulua lidhja e Gentit me Enedën, menjëherë u bë me dije edhe divorci i vështirë nga i cili sportisti po dilte. Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë. Kujtojmë se lidhja e dyshes u zbulua muaj më parë, teksa prej disa kohësh e kishin mbajtur të fshehtë larg syrit të publikut. Madje ka qenë paparazzi i “Panorama Plus”, i cili herë pas herë ka publikuar foto të çiftit ku shfaqeshin krahë njëri-tjetrit në evente të ndryshme.

    gent lasku eneda tarifa4

    “Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze. Të tjerët nuk e kanë besuar. Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa u përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur. Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria. Po kaq, pastaj sa u përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që të mos dëgjojmë shumë, të mos marrim shumë energjinë e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan”, u shpreh çifti në deklaratën e parë të tyre së bashku.

    360033920_1739062726551770_6303234672505324066_n

    Ish-basketbollisti ka zbuluar për ndjekësit Enedën që nuk e njohim.

    “Është pjekuria, maturia, gjërat që kemi kaluar dhe eksperiencat dhe dëshira që kjo histori për shkak të ndjenjës të shkojë ashtu siç duhet, të ketë komunikimin e duhur dhe atë idealin. Eneda është një njeri i drejtë, shumë i çiltër dhe shumë i pastër. Është një nga njerëzit më punëtorë që unë njoh. Ka shumë dashuri brenda dhe këtë nuk ma jep vetëm mua, por ua jep të gjithëve. Është një prind i shkëlqyer dhe unë kam mësuar edhe vetë nga ajo”, u shpreh Genti.

    gent lasku eneda tarifa5

    Nga ana tjetër, edhe këngëtarja ka zbuluar anën romantike të partnerit të saj.

    “Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Të gjitha marrëdhëniet dhe lidhjet e tilla duan kohën e tyre. Nuk iu kemi fshehur gjë, s’iu kemi mbajtur gjë. E kemi bërë gradualisht duke pritur që të na kuptojnë dhe duke iu treguar se sa e rëndësishme është jeta e secilit dhe se sa të rëndësishëm janë ata mbi të gjitha. Mendoj se fëmijët na kanë kuptuar dhe na kanë mbështetur. Dhurata Genti më ka bërë shumë, por më një moment të caktuar është nisur nga larg ka ardhur dhe më ka dhënë një lule të freskët. Ajo ishte një kujtim shumë i bukur”,rrëfeu Eneda

  • U nda nga jeta në mënyrë tragjike, klubi shqiptar tërheq fanellën dhe bën gjestin fisnik ndaj familjes së ish-lojtarit

    U nda nga jeta në mënyrë tragjike, klubi shqiptar tërheq fanellën dhe bën gjestin fisnik ndaj familjes së ish-lojtarit

    Andrej Lazarov u nda nga jeta në mënyrë tragjike këtë muaj, ndërsa ishte ndër viktimat e mbetura në tragjedinë e Koçanit. Ish-lojtari i Shkupit la pas dhimbje të madhe.

    Klubi shqiptar që militon në Maqedoninë e Veriut ka vendosur të tërheqë fanellën me numër 77. Po ashtu, familja e lojtarit do të përfitojë pagën që kishte lojtari deri në përfundimin e kontratës.

    Njoftimi i Shkupit:

    “Tërheqim numrin 77, familjes së Lazarovit kontrata do t’i paguhet deri në skadim

    FC Shkupi ka marrë vendimin që të tërheqë nga përdorimi numrin 77, të cilin e mbante Andrej Lazarov deri në ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. Ky është një gjest shumë i vogël nga ana jonë, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në klub.
    Gjithashtu, klubi ka vendosur që familjes së tij t’i paguhen pagat sipas kontratës që Lazarov kishte me FC Shkupin.

    Andrej Lazarov do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së FC Shkupit, dhe këto vendime të marra nga kryesira janë një shenjë e vogël për të nderuar kujtimin e tij”.

  • E rëndë/ P*rdh**ohet e mitura në Tiranë, arrestohet autori! E pëson edhe babai i vajzës

    E rëndë/ P*rdh**ohet e mitura në Tiranë, arrestohet autori! E pëson edhe babai i vajzës

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, teksa një e mitur 15-vjeçar është përdhunuar nga një 20-vjeçar.

    Policia bën me dije se ka arrestuar autorin e aktit të rëndë.

    Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babai i vajzës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike.

    “Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Basha në Athinë: Ça fyelli o Rame, në çdo vrimë nga një hajdut, heqim vizat për shqiptarët me SHBA

    Basha në Athinë: Ça fyelli o Rame, në çdo vrimë nga një hajdut, heqim vizat për shqiptarët me SHBA

    Ditën e djeshme, drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Athinë.

    Gjatë fjalës së tij, Basha tha se që të luftosh korrupsionin duhet të mbështesësh SPAK. Sipas tij, kush thotë që është kundër korrupsionit dhe kundër SPAK, është me korrupsionin.

    Basha tha se lufta kundër korrupsionit bëhet me akte, jo me fjalë dhe këtë e kanë treguar më së miri Demokratët Euroatlantikë.

    Ai solli në vëmendje projektligjin për vettingun e politikanëve dhe projektvendimin për heqjen e imunitetit të politikanëve, të cilat prej një viti ndodhen të depozituara në Parlament, por që Edi Rama dhe garda e vjetër nuk e fusin as në shqyrtim në rendin e ditës.

    “Me ligjin tonë për vettingun e politikanëve, ndahet shapi nga sheqeri siç thotë populli, Dhe atëherë e kuptojmë kush është i korruptuar, e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, kush i justifikon pasuritë e tij, të familjes së tij, të të afërmve të tij dhe kush jo”, tha Basha.

    Më tej, Basha tha se kur të vij 11 maji, në fletën e votimit ka vetëm një forcë politike e cila është me akte dhe me vepra në krah të SPAK, që drejtësia t’i ndëshkojë politikanët e korruptuar dhe kjo është kolona 4, është Koalicioni Euroatlantik, janë kandidatët e koalicionit.

    “Lufta kundër korrupsionit, bëhet me akte dhe jo me fjalë. Ndaj mbajeni mend, kur të vij ajo ditë e 11 majit dhe të shikoni atë fletë votimi, ka vetëm një forcë politike, ka vetëm një alternativë e cila është me akte dhe me vepra në krah të SPAK, që drejtësia mos t’i mbrojë por t’i ndëshkojë politikanët e korruptuar dhe kjo është kolona 4, është Koalicioni Euroatlantik, janë kandidatët tanë”, tha Basha.

    Basha, foli për rëndësinë e heqjes së vizave për shqiptarët me Bashkimin Europian. Ai kujtoi periudhën kur ishte ministër i Jashtëm dhe shpesh shihte dhimbjen e familjeve që nuk mund të vizitonin të afërmit për shkak të vizave. Basha tha se ky ishte një motivim i madh që e shtyu të punonte për heqjen e vizave për shqiptarët.

    Ai gjithashtu, ritheksoi angazhimin që ashtu siç arriti të hiqte vizat për Bashkimin Europian, do të punojnë për të hequr vizat edhe me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.

    “Ishte një kohë kur ishim krah për krah me Kroacinë në anëtarësimin në NATO. Dhe sot jemi në të njëjtën tavolinë si Republika Helene, si Greqia në aleancën më të fuqishme ushtarake dhe të vlerave në botë në NATO. Dhe t’ia themi këtu nga Athina, t’ia kujtojmë kryeministrit që tavolina ku e kam ulur Shqipërinë, është e vetmja tavolinë ku ai ulet dhe sot e kësaj dite me partnerët Euroatlantik. Kjo është një provë tjetër se kur ke një qeveri dhe një kryeministër që parësor kanë interesat e njerëzve, nuk ka asgjë të paarritshme. Dhe sot nga Athina, meqë përmendëm shembullin e Kroacisë që tani është bërë anëtare e Bashkimit Europian dhe janë hequr dhe vizat me SHBA, dua ta përsëris zotimin tim se ashtu siç punuam dhe hoqëm vizat me Bashkimin Europian, do të heqim vizat për shqiptarët me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe”, tha Basha.

    Basha nuk ka harruar të thumbojë sërish kreun e mazhorancës Edi Rama.

    Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, teksa shfaqet në krah të kandidatit euroatlantik në Athinë, Basha i kujton Ramës se është i mbushur nga hajdetutët në krah të tij.

  • “Unë kam rrezikuar për atë…”/Gjesti për Eglin: E kam bërë protagoniste!

    “Unë kam rrezikuar për atë…”/Gjesti për Eglin: E kam bërë protagoniste!

    Gjesti ka biseduar me Valbonën për Eglin duke shprehur se:

    Nuk është se i kam shkuar nga mbrapa, por të më kthehet mua kundër ajo. Unë kam rrezikuar vetën për atë kur të gjithë iu kthyen kundër. E kam paralajmëruar që nuk dua të të lëndoj. Janë videot që ia kam thënë se e dija si do vijonin gjërat. I kam thënë do të të gjuajnë të gjithë dhe tani që po ndodh më kthehet mua. Unë ia kam dhënë lojën, e kam bërë protagoniste. Nuk e di për çfarë mu afrua, por te sytë e saj e pashë që mund të kisha besim dhe të kaloja mirë.

    Valbona:

    Në fillim mes jush nisi si ortakëri në lojë.

    Gjesti:

    Mund të themi që po.

  • “Egli të rrinte shumë nga mbrapa…”/ Jozi zbulon ‘sekretin’ e Gjestit: E ka përjashta…

    “Egli të rrinte shumë nga mbrapa…”/ Jozi zbulon ‘sekretin’ e Gjestit: E ka përjashta…

    Gjesti ka qenë me Jozin dhe Loredanën tek suita luksoze dhe ka shprehur për Eglin se:

    Ajo vetëm më gjuan gjatë gjithë kohës.

    Loredana:

    Ti do një vajzë rebele. Egli të rrinte shumë nga mbrapa.

    Jozi:

    E ka përjashtë atë rebelen.

    GjestiL:

    Dua të kem komunikim të mirë. Nuk dua të jem me atë, thjesht të kem komunikim. Unë nuk jam armiku i asaj, pse duhet të më shoh me atë sy.

  • Puthje e përqafime mes Jozit dhe Loredanës: “Sa me fat që jam…”

    Puthje e përqafime mes Jozit dhe Loredanës: “Sa me fat që jam…”

    Teksa ishin tek suita luksoze, Jozi dhe Loredana kanë qëndruar të përqafuar me njëri tjetrin.

    Loredana:

    Sa me fat jam që mu ktheve. Rrugëtimin tim këtu i ka dhënë një super dorë Zoti.

  • Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Bisedën e qetë s’e bëre kurrë, se s’je burrë, je kalama

    Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Bisedën e qetë s’e bëre kurrë, se s’je burrë, je kalama

    Pas rihyrjes së Eglit, marrëdhënia mes saj dhe Gjestit ka kaluar mes uljeve dhe ngritjeve, duke përfshirë si momente të qeshura ashtu edhe përplasje të forta.

    Në një video të publikuar nga Big Brother VIP Albania, Egli dhe Gjesti u përfshinë në një debat të ashpër.

    Egli e akuzoi Gjestin se nuk kishte bërë një bisedë të sinqertë me të që nga rikthimi i saj në shtëpi.

    Gjesti: A po më lë rehat?

    Egli: Jo, nuk të lë, për këto hipokrizi nuk të lë rehat.

    Gjesti: Mos më ndiq.

    Egli: Ti s’ke ardhur akoma të bësh një bisedë me mua.

    Gjesti: S’dua ta bëj, s’e meriton.

    Egli: S’ke ardhur të bësh një bisedë, se kaq i papjekur je, je kalama, bërtit nëpër shtëpi si budalla. Hajde dhe ziju, bëj sherr ti me mua. Se atë bisedën e qetë s’e bëre kurrë, se s’je burrë ta bësh.

    Gjesti: Kujt po ia thua budalla?

    Danja: Ti i ke thënë psikopate.

    Egli: Ty po të them, ti më ke ofenduar mua, duke ulëritur me gishta në vesh, duke ofenduar.

    Gjesti: A s’do të të lë të qetë?

    Egli: Nuk ke ardhur të bësh një bisedë, por vetëm e ke shtyrë, e ke shtyrë për të dalë ti i mirë.

    Ky debat ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat, të cilët po ndajnë mendimet e tyre në rrjetet sociale.

    Disa mbështesin Eglin për qëndrimin e saj të drejtpërdrejtë, ndërsa të tjerë e shohin Gjestin si viktimë.

    Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet marrëdhënia e tyre në ditët në vijim.

  • Xhamat e makinës të thyer, gjendet edhe një gëzhojë! Çfarë ndodhi në Kamëz, ku mbeti i plagosur një 38-vjeçar

    Xhamat e makinës të thyer, gjendet edhe një gëzhojë! Çfarë ndodhi në Kamëz, ku mbeti i plagosur një 38-vjeçar

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në zonën e Kamzës, ku për shkak të një konflikti mes dy personave njëri ka mbetur i plagosur.

    Bëhet fjalë për 38- vjeçarin Redi Vata, i cili u transportua në spitalin e Traumës në kryeqytet.

    Ende nuk dihen rrethanat e plotë të ngjarjes, por policia thotë se dy persona, drejtues mjetesh janë konfliktuar me sende të forta. Por në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë, çka ngre dyshime se mund të jetë përdorur edhe armë zjarri.

    Siç shihet edhe në këto pamje, njera nga makinat ndodhet ne mes të rrugës, ku xhami i parë dhe xhami anësor i pasagjerit janë të thyer.

    LEXO EDHE: Mbeti i plagosur nga konflikti në Kamëz, zbulohet identiteti i 38-vjeçarit që përfundoi në spital (EMRI)

    Kamëz/Informacion paraprak

    Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.

    Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

    Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.