Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e Kamzës. Paraprakisht bëhet me dije se në sallën operative të policisë së Tiranës ka mbërritur një telefonatë për një konflikt, ku ka pasur edhe të shtëna me armë.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta, konflikti ka ndodhur në rrugën OSBE. Fillimisht është raportuar nga qytetarët për të shtëna me armë, por ende nuk është verifikuar nëse është përdorur armë zjarri.
Ndërkohë policia ka rrethuar një automjet që ka dëmtim në xhamin e parë dhe po kryhen verifikime nëse ka dëmtim nga plumbi apo sende të tjera.
Ndërkohë nga policia është në kërkim të një makine te dytë tip ML ngjyrë të bardhë që dyshohet se është përfshirë në ngjarje.
Një aksident tragjik është regjistruar në Meksikë. Si pasojë kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 4 të tjerë.
Automjeti me 16 pasagjerë ka rënë nga një greminë në një lartësi prej më shumë se 120 metrash, shkruajnë mediat e huaja.
Aksidentet e trafikut janë të shpeshta në Meksikë, për shkak të gjendjes së keqe të rrjetit rrugor dhe numrit të madh të automjeteve, si dhe shoferëve me shpejtësi.
Një aksident tragjik ka ndodhur në Gessopalena të Italisë qendrore ku një shqiptar punonjës bujqësie, humbi jetën në një aksident të rëndë me traktor.
Viktima është identifikuar nga mediat italiane si Gentjan Muça, 31 vjeç.
Sipas burimeve, traktori për arsye të paditura ka përfunduar në një kanal dhe është përmbysur duke zënë poshtë drejtuesin e tij shqiptar.
Urgjenca, madje një helikopter u dërgua nga Pescara për t’i shpëtuar jetën të riut, por nuk mund të bënin asgjë. Ai humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Gentjani përshkruhej si një anëtar i dashur i komunitetit dhe punëtor i palodhur. Humbja e tij e parakohshme ka shtangur miqtë e familjarët.
“Nuk ka fjalë për ta përshkruar dhimbjen e kësaj dite të tmerrshme. I shprehim ngushëllime familjes dhe miqve në këtë moment të vështirë. Ai ishte një person, kujtimet e së cilit do të qëndrojnë në zemra tona. Zoti e prehtë në paqe”, tha kryebashkiaku i Gessopalena-s, Mario Zulli kur mësoi lajmin e tmerrshëm.
I riu shqiptar do të varroset në atdhe.
Një helikopter u dërgua nga Pescara për t’i shpëtuar jetën të riut, por nuk mund të bënin asgjë
Meterologia në IGJEUM, Anira Gjoni thotë se fundi i muajit mars do të ketë reshje shiu.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Gjoni u shpreh se problematika për shkak të reshjeve, pritet të ketë në qarqet Shkodër dhe Kukës.
“Presim të kemi në fund të muajit, një mot me reshje shiu dhe temperatura të larta. Reshjet do të jenë të shoqëruara me shtrëngata. Sot dhe nesër, reshjet në qarkun e Shkodrës do të jenë intensive. Presim të kemi 15 mm reshje shiu në qarkun e Tiranës, nëse flasim për maksimale janë 39.2 mm, që pritet të bien në harkun e 24 orëve.
Për qarkun e Tiranës nuk pritet të kemi problematika të shtuara për shkak të reshjeve, por në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit. Në ditën e nesërme presim reshje intensive. Muaji prill do ketë alternim, si reshje shiu, presim edhe temperatura të larta e ditë me diell. Do të jenë ditët e para me vranësira, temperatura pritet të jenë të larta”, theksoi ajo.
Një 19-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri në Vushtri të Kosovës mbrëmjen e djeshme.
Viktima është identifikuar si Ardit Zymeri. Ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është 19-vjeçari Bleon Dibrani, i cili është arrestuar.
Viktima Ardit Zymeri
Në kuadër të hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes, grupi hetimor si prova materiale gjeti dhe sekuestroi tre gëzhoja. Ndërkohë, në banesën e autorit u gjet dhe u sekuestrua një armë me 5 fishekë.
Autori Bleon Dibrani
Teksa hetimet po vazhdojnë, pista kryesore është ajo e xhelozisë. Dyshohet se dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një vajzë, konflikt i cili ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe ka përfunduar në tragjedi.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sipërmarrës të rinj që janë rikthyer në Shqipëri, duke u bërë një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë lokale.
Ai theksoi se projektet për Sarandën do të vazhdojnë, duke theksuar se qyteti ka mundësi të mëdha për rritje dhe zhvillim.
Rama u shpreh rreth ligjit për paketën e maleve, duke theksuar se ky ligj ka të bëjë edhe me zonat e brendshme të vendit.
“Mbase emri ju krijon një ide të gabuar edhe pse ligji me paketën e maleve i referohet në radhë të parë maleve, por i referohet edhe territoreve të brendshme të vendit. Pra edhe territorit gjithë rajonit Sarandë dhe ku ka një potencial të madh për të investuar. Në ligjin me emrin paketa e Maleve, mjafton një dëshmi e miratuar nga Këshilli Bashkiak sa i përket pronës që mund të mos ketë hipotekën për shkaqe që i dimë, për të bërë menjëherë marrëveshje me shtetin për të marrë lejen e ndërtimit dhe filluar me investimin.
Në momentin kur mbaron investimi prona është e jotja e hipotekuar dhe çdo problematike që mund të lindë nuk ka lidhje me ty. Dhe 500 të parët që do të futen në aplikim për të zhvilluar një pronë për agroturizëm, agropërpunim apo çdo zhvillim tjetër me natyrë rurale që kërkon investim do të ketë një periudhë 10-vjeçare, pa asnjë taksë. Dhe i 501 do të paguajë taksë. Pra shiheni këtë si mundësi…Horizonti është i hapur dhe Shqipëria është vendi ideal për të investuar dhe të jep mundësinë të fitosh shumë më tepër se ç’fiton duke punuar jashtë dhe për të tjerët. Ju e dini që sot ju në strukturat tuaja jepni paga që janë konkurruese me pagat e Greqisë për të njëjtat punë”, tha Rama.
Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet mes banorëve Valbona Mhilli dhe Laert Vasili, kanë arritur kulmin.
Gjatë spektaklit të kaluar, Laerti shprehu dëshirën për t’u shkëputur nga aleanca me Valbonën dhe për t’u përballur në një televotim individual.
Kjo deklaratë e tij shkaktoi zemërim te Valbona, e cila e konsideroi veprimin e Laertit si tradhti, duke e quajtur atë “i pafytyrë” dhe “tradhtar”.
Marrëdhënia mes Valbonës dhe Laertit ka qenë e ndërlikuar që nga fillimi. Fillimisht, Valbona ka pranuar se kishte një perceptim negativ për Laertin para hyrjes në shtëpi, duke deklaruar se e kishte “urryer” atë.
Megjithatë, gjatë qëndrimit në shtëpi, ata krijuan një afrimitet dhe shprehën pëlqim për njëri-tjetrin. Ky zhvillim e bën edhe më të papritur prishjen e marrëdhënies së tyre.
Ky incident ka nxitur diskutime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duke vënë në pah dinamikat komplekse të marrëdhënieve mes banorëve dhe sfidat që ata përballojnë në këtë format televiziv.
Biseda mes tyre:
Valbona: A është krenar babai i yt atje ku është, a është krenar.
Laerti: Prapë e përmende, ç’punë ke ti me të ndjerët.
Valbona: O i pabesë, ku e ke besën.
Laerti: Çfarë po bën.
Valbona: Motrës tënde po t’ia bëje kështu si do të ndiheshe.
Laerti: Ç’punë ke ti me motrën time.
Valbona: Si do të ndiheshe.
Laerti: Ç`ka, a e njeh.
Valbona: Si do të ndiheshe po ta përdornin motrën tënde o Laert Vasili. O tradhtar, o i pabesë, o i pafytyrë.
Laerti: Ty të ka akuzuar shtëpia se luan me tri katër standarde. Lëre nënën time aty ku është.
Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit sa vjen e bëhet më e ftohtë që pas rihyrjes së banores në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Egli ka mbajtur një lloj distance nga Gjesti, ndërsa nuk ka kursyer as bisedat me banorë të tjerë lidhur me këngëtarin.
Ky i fundit gjatë një bisede me Valbonën, është shprehur i bindur se nuk dëshiron të ketë kurrë asgjë me Eglin dhe se e vetmja gjë që dëshiron është që të falin njëri-tjetrin dhe të mbyllin përplasjet.
“Pasha Zotin kurrë në jetë nuk dua të jem bashkë me Eglin. Dua për të fundit herë të merrem vesh me të, të më falë dhe ta fal. Por jo vetëm ajo e pastër, sepse edhe unë jam i lënduar dhe i ngarkuar. Të flasim dhe të dy t’ja falim njëri-tjetrit se nuk jam vetëm unë fajtori kur unë ia kam treguar të gjitha gjërat. Nuk mundet të vijë ajo prej jashtë dhe të luajë këtë rol”- u shpreh Gjesti
Përmes një postimi në rrjete sociale, Monika Kryemadhi i ka uruar ditëlindjen ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta.
Kryemadhi në reagimin e saj i bën apel të gjithë mbështetësve të Metës që urimin për ditëlindjen e tij ta bëjnë duke njoftuar të gjithë miqtë që në 11 maj të votojnë Partinë e Lirisë.
Sipas deputetës së Partisë së Lirisë, vota për Metën është një votë për ndryshimin e Shqipërisë.
“I uroj ditëlindjen Ilir Metës sot në 56-vjetorin e tij. Sot kjo ditëlindje është ndryshe nga çdo ditëlindje tjetër, por ka një veçori komplet tjetër në këndvështrimin tim. Sot të gjithë kanë detyrimin që urimin ndaj teje ta bëjnë duke iu kujtuar çdo miku që në 11 maj votat e tyre të jenë për ty Ilir Metaj në radhë të parë sepse si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe vendos parimet e tua morale politike para interesit tënd personal. Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh më 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish-mik i yti, dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë.
Gëzuar ditëlindjen Ilir Metaj!” – shkruan Kryemadhi në Facebook.