Category: Lajme

  • Grimieri i’a thotë troç Eglit: Të kam marrë inat

    Grimieri i’a thotë troç Eglit: Të kam marrë inat

    Një video e postuar së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit.

    Bëhet fjalë për një komunikim të bërë mes Eglit dhe grimierit që po e rregullonte pak para Prime-t të djeshëm.

    Papritmas grimieri dëgjohet teksa i thotë banores: Të kam marrë inat.

    Kjo e fundit e habitur e pyeti se pse, ai ia ktheu: Po kur ishe jashtë nuk u kujtove fare për mua.

    Pastaj banorja i kundërpërgjigjet: Jo e ke gabim, ne kemi folur në telefon bashkë.

    Teksa Egli vazhdon t’i shpjegojë atij se kur ishte jashtë nuk ka dalë nga shtëpia por ka takuar vetëm personat që i kanë vajtur në banesë, këtu dëgjohet produksioni që I tërheq vëmendjen: Egli kujdes mikrofonin.

    Mirëpo kujtojmë se Egli pas daljes nga “BBVA4” u fotografua nga paparazzit në jug nën shoqërimin e një mikeshe të saj.

  • Pas dy vitesh fejesë, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të martohen! Jahti 500 milionë dollarësh ku çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre

    Pas dy vitesh fejesë, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të martohen! Jahti 500 milionë dollarësh ku çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre

    Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez më në fund kanë dërguar ftesat e dasmës pas gati dy vitesh fejesë.

    Sipas Page Six, çifti do të martohen në Venecia këtë verë. Dasma do të bëhet në jahtin e tij 500 milionë dollarësh, Koru, dollarë, të cilat do të ankorohen në brigjet e Italisë në qershor.

    Kishte zëra se ata ishin martuar tashmë në Kolorado në dhjetor, megjithatë, pronari i Washington Post e mohoi lajmin.

    Jeff Bezos, 61 vjeç dhe Lauren Sanchez, 55 vjeç, u fejuan në maj 2023, katër vjet pas divorcit të tij nga Mackenzie Scott, si dhe ndarjes së Sanchez nga bashkëshorti i saj, Patrick Whitesell, po atë vit. Çifti filloi të takohej në vitin 2019, megjithatë, ata shmangën të shiheshin së bashku derisa të finalizoheshin divorcet e tyre përkatëse.

    Jeff Bezos i propozoi Lauren Sanchez-it me një unazë diamant 20 karatësh me vlerë 2.5 milionë dollarë, siç ka treguar ajo për Vogue. Pas fejesës, çifti ka festuar në megajahtin e Jeff Bezos në Positano të Italisë.

    Të ftuar ishin Bill Gates, Ari Emanuel, Leonardo DiCaprio, Andrew Garfield, Kris Jenner, si dhe mbretëresha e Jordanisë, Rania Al-Abdallah.

  • I FUNDIT/ Tentoi të vriste bashkëshorten duke e qëlluar dy herë me çifte, arrestohet 68-vjeçari! Ja si është gjendja e të plagosurës dhe motivi i sherrit mes tyre

    I FUNDIT/ Tentoi të vriste bashkëshorten duke e qëlluar dy herë me çifte, arrestohet 68-vjeçari! Ja si është gjendja e të plagosurës dhe motivi i sherrit mes tyre

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku një 68-vjeçar ka tentuar të vrasë me çifte bashkëshorten e tij dhe e ka dhunuar.

    Vau i Dejës/Qëlloi me armë gjahu çifte drejt bashkëshortes, me qëllim vrasjen e saj, kapet dhe vihet në pranga 68-vjeçari.

    Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës pas njoftimit të marrë se një shtetase nga Vau i Dejës po transportohej për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Shkodrës pasi dyshohej se ishte dhunuar nga bashkëshorti, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin rrethanave, kapjen dhe arrestimin autorit.

    Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja e shtetasit Xh. H., 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie) ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë dhe më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham) në pjesën e qafës dhe shpatullës.

    61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

    Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Ndeshja Shqipëri-Andorra/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen

    Ndeshja Shqipëri-Andorra/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen

    Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

    Kuqezinjtë mbyllën pasditen e djeshme, përgatitjet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Andorrës.

    ADVERTISING

    Takimi Shqipëri-Andorra, do të luhet këtë të hënë në “Arenën Kombëtare”, në Tiranë, në orën 20:45.

    KRITIKAT PER PARAQITJEN NE ANGLI – ”U zbrapsëm shumë në minuta e para”, Zmijani: Jemi shumë inferiorë ndaj emrave të mëdhenj

    MASAT E POLICISË

    Ditën e djeshme, Policia e Shtetit publikoi dhe planin e masave që do të ndërmarren gjatë ditës së sotme për sigurimin e rendit.

    “Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Andorrës, që do të zhvillohet më datën 24.03.2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, bazuar dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare.

    Masat konsistojnë në eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Andorrës, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas, eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium.

    Për të parandaluar futjen e sendeve të kundraligjshme në stadium si lëndë piroteknike e flakadanë e sende të tjera shërbimet e Policisë do kryejnë kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, para se të futen tifozët.

    Me qëllim garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës, janë parashikuar planëzime të shërbimeve nga Patrullat e Përgjithshme, Shqiponjat, Policia Kriminale, Policia Rrugore dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, të cilat do të kenë si prioritet dhe sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës dhe menaxhimin e trafikut rrugor.

    Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n me Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), Spitalet, qëndrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

    Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Andorrës, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, ditën e nesërme, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, do ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, konkretisht:

    Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqezimi i Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”;

    Rruga “Papa Gjon Pali II”;

    Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

    Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

    rruga “Themistokli Germenji”;

    rruga “Gjergj Filipi”;

    Rruga “ Lekë Dukagjini”, nga ish-Garda e Republikës deri te stadiumi;

    rruga “Faik Konica”;

    rruga “Skerdilajd Llagami”.

    Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

    Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë.

    Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

    Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

    Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet.

    Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

    Gjithashtu dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Shqipërisë.

    Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas radhës, do të kalojë vetëm, për t’ju kontrolluar barcodi nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.

    Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 18:00.

    Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’ju ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.
    Në rast se gjendeni në situata paligjshmërie apo keni nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112″, njoftoi dje Policia e Shtetit.

  • “Mendoja që po flisja me psikologun” – Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale

    “Mendoja që po flisja me psikologun” – Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale

    Ish-banorja e “Big Brother”, Rizarta Hoxha, ka sqaruar situatën e bujshme që u krijua pas transmetimit të një klipi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ku ajo shprehej e habitur, duke thënë se kishte menduar se po fliste me psikologen dhe jo me Vëllanë e Madh.

    Ky moment u bë shpejt viral dhe shkaktoi reagime të shumta negative ndaj produksionit. Megjithatë, pas daljes nga shtëpia, Rizarta sqaroi në “Fan Club” se gjithçka kishte qenë një keqkuptim.

    “Ka qenë një keqkuptim. Ka qenë një rrëfim me Vëllanë e Madh, një bisedë me të. Nuk ka qenë bisedë me psikologen, ishte një keqinterpretim i imi apo një mënyrë e gabuar e të shprehurit aty, se si rrëfimi si momenti i surprizës ka qenë një moment aq vulnerabël”, u shpreh ajo.

    Rizarta mohoi akuzat se produksioni kishte përdorur bisedat e saj pa autorizim, duke theksuar: “Absolutisht, bisedën e kam bërë me Vëllanë e Madh dhe jo me psikologun, nuk më është përdorur asgjë.”

    Kujtojmë se bashkë me Rizartën, të martën u eliminua edhe Vserlo.

  • Babai i Jozit flet për lojën e banorit në BBV: Tani po tregon veten…

    Babai i Jozit flet për lojën e banorit në BBV: Tani po tregon veten…

    Babai i Jozit, Pjetër Marku, ka komentuar lojën e djalit të tij në “Big Brother VIP”. Në një komunikim me moderatoren e “Fan Club”, Heidi Bacin, ai vlerëson lojën e Jozit pas rikthimit në shtëpi, ndërsa lojën e mëparshme e cilëson të ashpër dhe të gabuar.

    “Ju falenderoj përzemërsisht për ftesën. Në pamundësi për të dalë në ekran, po ju dërgoj komentin tim pas kërkesës suaj për djalin tim, Jozin. Me rikthimin, ai po tregon veten e tij të vërtetë. Loja e tij herën e parë ishte e ashpër dhe e gabuar. Më kanë mbetur merak, debatet e tij me Rozanën dhe situata me Gjestin, sepse doli në një kontekst të gabuar dhe na shqetësoi shumë. Në pëlqejnë gërricjet dhe shakatë që ka Jozi me Gjestin, sepse i japin frymë shtëpisë”.

    Pjetër Marku ka folur dhe për raportin e Jozit me Loredanën. Sipas tij, dy banorët kanë ndjenja për njëri-tjetrin. “Nuk jemi aspak kundër që ata të njihen jashtë”, shkruan babai i Jozit.

    “Përsa i përket Loredanës, ne mbështesim zgjedhjet e djalit tonë, por ne duam që ai të luajë lojën e tij. Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin në varësi të situata brenda në shtëpi. Ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe ne s’jemi aspak kundër që të njihen jashtë. Për sa i përket prindërve të Loredanës, në i mirëkuptojmë për shqetësimet e mëparshme. Di që them që Jozi na ka bërë krenarë. Këshilla ime për të ka qenë ta shijojë ‘Big Brother’, pavarësisht si interpretohen gjërat”.

  • Favorit absolut, por Andorra “bezdis” Shqipërinë

    Favorit absolut, por Andorra “bezdis” Shqipërinë

    Anglia ishte dhe mbetet një tabu, por ndaj Andorrës, rivalit të radhës në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria është e detyruar të bëjë Anglinë, të ketë kontrollin e topit, të zhvillojë një lojë sulmuese dhe më kryesorja, të sigurojë 3 pikët, çdo rezultat tjetër do të ishte një dështim.

    Në letër duket një sfidë pa shumë histori, me ekipin e Sylvinho-s që shihet si favorit absolut, teksa një fitore e mundshme vlerësohet me koeficientin 1,2.

    Pavarësisht këtij fakti, Andorra nuk ka qenë kurrë një rival kaq komod, në 6 përballje kemi marrë 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Në dy takimet e fundit, kemi arritur t’i marrim 6 pikë të plota, por në të dy rastet kemi vuajtur jo pak duke triumfuar 1-0.

  • “Kam ndërruar parti për ty”/ Rama batuta me banorët në Vlorë: Është i vështirë si moment, por kalon

    “Kam ndërruar parti për ty”/ Rama batuta me banorët në Vlorë: Është i vështirë si moment, por kalon

    Rruga Bunavi-Kërkovë në Vlorë ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit, duke hapur mundësi për zhvillim të konsiderueshëm për shtatë fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund. Ky projekt ka rëndësi edhe për Bazën Ushtarake të Bunavisë, ku do të stacionohen rreth 500 forca të emergjencave civile. Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, vizituan zonën për të parë progresin e punimeve.

    Rama theksoi se do të bëhen investime për përmirësimin e kushteve të infrastrukturës, veçanërisht për godinat që do të shërbejnë për edukimin e rinisë. Ai nënvizoi se do të realizohet një përmirësim i kushteve për shkollat dhe konviktet, duke ofruar mjedise moderne dhe të përshtatshme për nxënësit. “Ne do të bëjmë ndërhyrje për të përmirësuar cilësinë dhe kushte më të mira për fëmijët, sidomos ata që vijnë nga fshatrat”, shtoi ai, duke përmendur gjithashtu investimet për të optimizuar përdorimin e energjisë.

    Takimi u pasua me momente dhe gazmore, ku një banor e shprehu mbështetjen për Kryeministrin duke treguar se kishte ndryshuar parti për të. Rama i tha se është një moment i vështirë ky, por se kalon. Po ashtu, banorët kërkuan realizimin e një segmenti të ri, i cili lidh 7 fshatrat përmes një segmenti prej 1.1 km, për të cilin Rama premtoi realizimin e tij në të ardhmen e afërt.

    (Balkanweb)

  • Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, zjarri favorizohet nga era e fortë! Tymi mbulon zonën, rrezikohen banesat

    Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, zjarri favorizohet nga era e fortë! Tymi mbulon zonën, rrezikohen banesat

    Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

    Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa janë në rrezik edhe disa banesa që ndodhen aty pranë.

    Tymi i zi ka mbuluar qytetin e Vlorës dhe e gjithë zona kundërmon erë të rëndë prej mbetjeve.

  • “Ti nuk kupton varfërinë, pi verë 35 mijë euro”, Balliu sfidon Ramën: Shqiptarët ta kanë prerë biletën, nisjen e ke…

    “Ti nuk kupton varfërinë, pi verë 35 mijë euro”, Balliu sfidon Ramën: Shqiptarët ta kanë prerë biletën, nisjen e ke…

    Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu i është përgjigjur ironisë që kryeministri Edi Rama bëri me programin e PD.

    Në një video të shpërndarë në videot sociale, Balliu rendit disa nga pikat e programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, duke shtuar se kryeministri nuk ka se si e kupton varfërinë e qytetarëve shqiptarë pasi ai mban në tavolinë një shishe vere që kushton 35 mijë euro.

    Sipas Balliut, shqiptarët i kanë kuptuar shumë qartë politikat ekonomike të narkokryeministrit dhe do t’ja japin përgjigjen në 11 Maj

    “Po zoti narko- kryeministër ne kemi një program 500 euro rroga minimale 1200 rroga mesatare, 200 euro minimumi jetik, rritje të pensioneve, gjithçka që ti nuk bëre për 12vite.

    Ti nuk ke si ta kuptosh varfërimin e shqiptarëve sepse mban në tavolinë një verë 35 mijë euro. Zotëri ti nuk je marrë me ekonominë e shqiptarëve por vetëm me mirëqenien tënde, je marrë me vjedhjen e tyre, me afera si sterilizimit dhe inceneratorët. Rëndësi ka që shqiptarët të kanë kuptuar ty, dhe ta kanë prerë biletën. Nisjen e ke më 11 maj”, shprehet ai.