Category: Lajme

  • AKSIDENT me VD*KJE/ Makina del nga rruga në Berat, humb JETËN pasagjeri!

    AKSIDENT me VD*KJE/ Makina del nga rruga në Berat, humb JETËN pasagjeri!

    Një 33-vjeçar, pasagjer në një makinë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën Berat-Dimal, në fshatin Otllak, ku shoferi 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

    Sipas policise nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.

    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i policisë:

    Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

    Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.

    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

  • Këmbimi valutor për sot, euro shënon sërish rënie! Çfarë po ndodh me monedhat e tjera!

    Këmbimi valutor për sot, euro shënon sërish rënie! Çfarë po ndodh me monedhat e tjera!

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 23 mars 2025, një dollar do të blihet me 91 lekë dhe do shitet me 92.1 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.4 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.5 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.2 lekë.

  • Rikthehen reshjet e shiut, mos harroni të merrni çadrat! Ja parashikimi i motit për sot

    Rikthehen reshjet e shiut, mos harroni të merrni çadrat! Ja parashikimi i motit për sot

    Kjo e diel do të jetë me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

    Temperaturat do të variojnë nga 3 gradë celsius në zonat malorë në 20 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet.

    Era në verilindje – juglindje do të jetë me shpejtësi deri në 24m/s.

    Ndërsa deti do të ketë valëzim deri në 4-5 ballë.

  • “Ta tregoj unë ty po u afrove edhe njëherë…” – Egli i kthehet Gjestit: O…(Video)

    “Ta tregoj unë ty po u afrove edhe njëherë…” – Egli i kthehet Gjestit: O…(Video)

    Debat i fortë ka ndodhur mes Eglit dhe Gjestit.

    Më vendose leckën në fytyrë dhe nuk më kërkove falje.

    Të kërkova. Ti je e pistë, më ndjek mua dhe më thua i pistë.

    Të kam falur, lëre leckën, të ma bëje në trup, nuk do mërzitesha.

    Ti do me kalu në ekstrem, nuk ta lejoj kurrë. Mos ma mbulo krevatin me miell. Erdha ta vazhdoja me miell dhe më berë qull.

    Më fal që të paskam bërë esktremin. Nga nesër e mbrapa asnjë lojë bashkë edhe pse sot ta bën gocat lojën, jo unë. Hajde edhe njëherë afër meje dhe ta tregoj unë, mosmirnjohës.

  • Konfirmohet gjithçka, Parashqevi Simaku vjen në Tiranë për koncert! Përgatitjet për mbërritjen e artistes në vendin tonë

    Konfirmohet gjithçka, Parashqevi Simaku vjen në Tiranë për koncert! Përgatitjet për mbërritjen e artistes në vendin tonë

    Që prej muajt dhjetor të vitit të shkuar, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua nga ana shëndetësore, tashmë diva e viteve 80 është rikthyer në muzikë.

    Pas lançimit të këngës në anglisht, duket se këngëtarja do të vijë dhe në Tiranë. “Panorama”, zbuloi që në javët e para të vitit, se grupi që po punon me të është duke përgatitur rikthimin e saj në skenën shqiptare. Duket se tashmë gjithçka është vendosur dhe Parashqevi Simaku do të mbajë koncert në Tiranë në muajin shtator. Ka qenë pikërisht, Elton Ilirjani që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke pranuar kështu se gjithçka po përgatitet për koncertin e saj në Tiranë.

    Biznesmeni Elton Ilirjani, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë arsyen pse këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore, dështoi në karrierë pasi shkoi të jetonte në SHBA. Iliriani rrëfen se ëndrrat e ikonës së muzikës shqiptare për Hollywood-in ishin të mëdha por ato u shuan pasi ajo nuk zgjodhi të ishte një punonjëse seksi.

    “Ajo dështoi sepse ajo nuk zgjodhi që të ishte një “punonjëse seksi” siç janë shumë artistë të tjerë dhe në skandalet që keni parë në SHBA. Parashqevi Simaku është një person shumë i pastër, shumë i dashur, që ka besim të madh te Zoti. Ajo e rrezaton këtë. Kur ka shkuar në Holliwood, jo vetëm që nuk ka pasur mbështetjen e askujt nga shqiptarët, por edhe është goditur. Është goditur që në hapat e saj në Hollywood,” u shpreh biznesmeni në “Opionion”.

    Sipas Ilirjanit, Simaku ka qenë një divë dhe ky status ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Ai mohoi thashethemet se Simaku ka përdorur drogë apo se ka qenë e alkoolizuar.

    “Ka pasur të mirat ky status, por ka pasur dhe të këqijat që është goditja e madhe që i është dhënë vetë nga bashkatdhetarët e saj në fushën e artit. Parashqevi Simaku ëndërronte të ishte yll në Hollivud dhe i kishte të gjitha kriteret. Problemi që ka hasur ajo ka qenë që është person që vjen nga një familje e varfër me norma dhe rregulla. Është folur shumë për jetën e saj private sikur bënte drogë, sikur është e alkoolizuar. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha ai.

    Ndër të tjera Elton theksoi se di shumë gjëra për Parashqevinë, por sipas tij, jo të gjitha thuhen.

    “Unë di shumë gjëra për Parashqevi Simakun. Jo të gjitha thuhen. Nuk thuhen për arsye se ka persona publikë në Shqipëri që janë përpjekur t’i shkatërrojnë karrierën dhe e kanë përndjekur atë dhe në jetën private me familjen e saj”,-u shpreh ai.

  • Mira Konçi pushime luksoze në Karaibe me vajzën pas ndarjes nga Shpëtim Saraçi! Fundi me bujë i martesës së çiftit dhe prishja e marrëdhënies së kompozitorit me të bijën

    Mira Konçi pushime luksoze në Karaibe me vajzën pas ndarjes nga Shpëtim Saraçi! Fundi me bujë i martesës së çiftit dhe prishja e marrëdhënies së kompozitorit me të bijën

    Që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Shpëtim Saraçi, Mira Konçi është shfaqur edhe më pranë me vajzën e saj. Duket se tashmë pushimet e Mirës janë një moment i mirë për të shpenzuar më shumë kohë me Erën.

    MixCollage-22-Mar-2025-11-47-AM-5442

    Në rrjetet sociale të këngëtares, ajo ka ndarë disa copëza nga pushimet e saj me të bijën. Destinacioni që të dyja kanë zgjedhur kanë qenë padyshim ndër më të veçantët në botë. Disa ditë tropikale në Anguilla, Karaibe kanë qenë përzgjedhja e Mirës dhe Erës për këto ditë pushimesh.

     

     

    mira konci era saraci (3)

    Në Instagram, këngëtarja ka ndarë disi nga pozat, duke zgjedhur mos të zbulojë shumë nga këto ditë relaksi. Ajo që bie në sy, është ngjashmëri e madhe që të dyja kanë. E duke qenë se Mira shfaqet në një formë fizike të përkryer, lehtësisht mund të ngatërrohen edhe për motra. Këto janë pushimet e dyta që brenda vitit Mira dhe Era bëjnë së bashku.

    mira konci era saraci (1)

    Kujtojmë se verën që lamë pas, të dyja ishin në Shqipëri, ku dhe shijuan ditët në jug të vendit. Ajo që në atë kohë ra në sy ishte mungesa e Erës në një foto me të atin, duke qenë se ishte në Shqipëri. Madje Shpëtim Saraçi nuk ndiqet me të bijën në rrjetet sociale, ndërkohë që me të birin janë “miq”.

    shpetim-saraci-2-1

    Bukuroshja publikon herë pas here foto me të ëmën, ku nuk mungojnë dedikimet speciale e të ndjera. Por nuk ndodh e njëjta gjë me të atin, Shpëtim Saraçi, nga i cili nuk ka asnjë gjurmë në rrjetet e saj sociale.

    Ndarja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit, çiftit të njohur të muzikës së viteve ’90, bëri bujë të madhe mediatike. Kompozitori i njohur u shpërngul në Shqipëri, ndërsa Konçi vendosi të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë fëmijëve të tyre.

    mira konci 1mira koncimira konci era saraci (2)mira konci era saraci (4)

    era saraci mira koncishpetim saraci mira konci4shpetim saraci mira konci3shpetim saraci mira konci5shpetim saraci mira konci6shpetim saraci mira konci2auto_Shpetim_Saraci_dhe_Mira_Konci1520454912

  • “Ty Egli dhe Rozana po të mbajnë në kurriz…”/ Gjesti-Laertit: Nëse dua të pajtohem…

    “Ty Egli dhe Rozana po të mbajnë në kurriz…”/ Gjesti-Laertit: Nëse dua të pajtohem…

    Rozana ka diskutuar me Gjestin dhe i ka treguar se:

    Më ke hedhur rrobat në tokë. A do me e shkatërru shtëpinë? Na thuaj që të dalim përjashta. Dje të ka pëlqyer se ka qenë Egli duke bërë këtë lojën se ke disa ditë që po i shkon nga mbrapa. Ke thënë hajde se Egli ra dhe po e gjëmoj nga mbrapa.

    Gjesti:

    Nëse dua të pajtohem shkoj dhe i flas.

    Laerti:

    Ti e do Eglin t’i hypësh prapë në shpinë e të të çoj deri aty ku të çon. Po të mban në kurriz, edhe Egli edhe Rozana.

    Rozana:

    Ti martohesh për lojë me Eglin.

    Laerti:

    Ty Egli dhe Rozana të mbajnë, mos kishe këtu të dyja ti këtu brenda…

    Gjesti:

    Edhe ti mos kishe Valbonën…

  • “Abuzime të tmerrshme me blerjet e energjisë”- Berisha: Lubi Balluku zbraste digat dhe ua shiste sekserëve të saj me çmim qesharak

    “Abuzime të tmerrshme me blerjet e energjisë”- Berisha: Lubi Balluku zbraste digat dhe ua shiste sekserëve të saj me çmim qesharak

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministres së Energjisë, Belinda Balluku për abuzime me blerjen e energjisë.

    Berisha u shpreh se ministarja Balluku zbraste digat dhe ua shiste sekserëve të saj energjinë me çmim qesharak.

    Kryedemokrai theksoi se sekserët e ministres e blinin energjinë me 40 euro e shisnin në bursë me 160 euro, duke theksuar se “120 euro i ndalin me Lubinë”.

    “Abuzimet e tmerrshme që kjo qeveri bënte me blerjet e energjisë. Lubi Balluku zbraste digat dhe ua shiste sekserëve të saj enerjginë me çmim qesharak. Sekserët e Lubisë që e blinin me 40 euro e shisnin në bursë, ku mund ta shiste Shqipëria vetë, me 160 euro. 120 euro i ndalin me Lubinë dhe mafien e energjisë”, tha Berisha.

  • Berisha: Nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni

    Berisha: Nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi që nëse forca e tij politike vjen në pushtet më 11 maj, çmimi i naftës në Shqipëri nuk do të jetë më i lartë se sa ai në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

    “Para se të vija këtu po e dëgjoja në një video që i thoshte një pensionisti se ç’punë ka pensionisti me naftën. Pra, edhe naftën e konsideron si një privilegj të atyre që kanë, në një kohë kur nafta është energji dhe është e domosdoshme për të gjithë shqiptarët. Ne do ta bëjmë këtë, nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni. Kosova e merr nga Durrësi naftën. Nuk mund të taksohet nafta 1.1 euro. Që këtu është një ndëshkim për qytetarët”, tha Berisha në një komunikim në rrjetet sociale.

    Aktualisht në vendin tonë, çmimi i naftës për litër në pikat e karburanteve është 173 lekë për litër, sipas Global Petrol Prices.

    Për krahasim, në Kosovë nafta tregtohet me 1,23 lekë për litër, në Maqedoninë e Veriut, nafta tregtohet me 1.21 euro për litër, në Malin e Zi me 1,51 euro për litër, ndërsa në Serbi me 1,8 euro për litër

  • Debat i fortë mes Eglit dhe Gjestit: Ti paske lujt me mua… (VIDEO)

    Debat i fortë mes Eglit dhe Gjestit: Ti paske lujt me mua… (VIDEO)

    Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother”, ka pasur shumë debatet e një ndër to ka qenë dyshja Gjesti Egli.

    Ata kanë debatuar me tone të ashpra duke u shprehur:

    Jo mua se ul veten tënde. Ti kapesh me mua se do të vish te Egli. Jo ti të më bësh ashtu mua me miell dhe unë të rri të shoh ty. Unë nuk isha iniciatore e lojës dhe me ty nuk jam marrë fare, madje kam ardhur të të mbuloj.

    Gjesti: Faleminderit.

    Egli: Ik ore ku njeh faleminderit ti. Ti do ata që të bëjnë keq.

    Gjesti: Ti paske lujt me mua, po shikohet çdo gjë këtu.