Category: Lajme

  • I zënë poshtë nga masivi i inerteve në Klos, asnjë gjurmë nga 29-vjeçari Ardit Beshiri! Në ndihmë të kërkimeve vijnë Forcat e Sigurisë së Kosovës

    I zënë poshtë nga masivi i inerteve në Klos, asnjë gjurmë nga 29-vjeçari Ardit Beshiri! Në ndihmë të kërkimeve vijnë Forcat e Sigurisë së Kosovës

    Ende asnjë shenjë nga 29-vjeçari Ardit Beshiri! Prej katër ditësh ekipet kombëtare të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar për të nxjerrë trupin e 29-vjeçarit nga masivi i madh i interteve të kromit që e zunë poshtë teksa po punonte me ekskavator në fabrikën e ndodhur në Qafë-Burrel të Klosit.

    Në ndihmë të ekipeve të emergjencës kanë ardhur dhe grupe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë mbërritur këtë të mërkurë pranë vendit ku ka ndodhur dhe aksidenti tragjik.

    Për nxjerrjen e trupit të Ardit Beshirit po punohet me mjete të rënda, si dhe në përdorim janë vendosur disa aparatura që dedektojnë trupa nën tokë.

    Deri më tani nga masivi i madh i kromit janë gjetur vetëm disa pjesë të ekskavatorit me të cilin po punonte Ardit Beshiri para se të zihej poshtë nga intertet si pasojë e çarjes së një prej rezervuareve të filtrimit të ujit, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë nga trupi i tij.

  • E rëndë në Tiranë! 45-vjeçari dh*non bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur! Qëllon me kallashnikov në drejtim të efektivëve gjatë ndërhyrjes në banesë

    E rëndë në Tiranë! 45-vjeçari dh*non bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur! Qëllon me kallashnikov në drejtim të efektivëve gjatë ndërhyrjes në banesë

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”.

    Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të rënda kriminale në një familje, në fshatin Kus.

    Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur dhe rrezikoi jetën e punonjëve të Policisë pasi qëlloi me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre, gjatë ndërhyrjes në banesën e tij, vihet në pranga 45-vjeçari.

    Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me fishek në fole dhe 1 mjet prerës (thikë).

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

    Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndëhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.

    Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç.

    Gjitashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Sali Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë, ja vendi dhe ora

    Sali Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë, ja vendi dhe ora

    Kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Sali Berisha, ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook se mitingu përmbyllës i fushatës elektorale do të mbahet në Tiranë më 9 maj në Bulevardin e ri.

    “Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”,-shkruan Berisha.

    Ndërkohë sot (7 maj) PD – ASHM zhvillojnë takimin përmbyllës të fushatës në ora 17:00 në Korçë dhe në ora 19:30 në Elbasan.

    Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen të dielën më 11 maj.

  • Digjet “shtëpia e barit” në Angli, në spital me djegie te rëndë dy shqiptarë nga Tepelena

    Digjet “shtëpia e barit” në Angli, në spital me djegie te rëndë dy shqiptarë nga Tepelena

    Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona.

    Sipas policisë, shtëpia shërbente si ‘fole’ për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa pasojë e shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombol.

    Një shqiptarë në Birmingham në dijeni të rrethanave të kësaj ngjarje i tha Top Channel se dy shqiptarët e djegur brenda kësaj shtëpie bari janë nga Tepelena.

    Njëri prej tyre ka 30% djegie në trup ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%.

    Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët, ndërsa policia vijon hetimet tashmë për dokumentin e plotë të rastit./ TCh

  • Studim: Vrapi ose ecja e shpejtë, faktorë kyç që garantojnë jetëgjatësinë e njeriut!

    Studim: Vrapi ose ecja e shpejtë, faktorë kyç që garantojnë jetëgjatësinë e njeriut!

    Vrapi është një nga aktivitetet më të preferuara dhe më të ushtruara fizike në botë. Ky aktivitet ka një ndikim domethënës në jetëgjatësinë e njeriut.

    Njerëzit që vrapojnë janë 25-40 përqind më pak të rrezikuar nga vdekshmëria e hershme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë.

    Një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, të cilës i referohet AgroWeb.org, thekson se vrapi ose ecja e shpejtë “është një faktor kyç që garanton jetëgjatësinë.”

    Lajmi më i mirë që vjen nga ky studim 15 vjeçar, është që përfitimet janë të njëjta, si në rastet e një vrapi të ngadaltë e të lehtë për pak minuta ashtu edhe në rastet e një vrapi të shpejtë dhe kohëgjatë.

    Kjo do të thotë që njerëzit mundet të jenë modestë në këtë aktivitet fizik dhe sërish, të korrin përfitime maksimale.

    Ekspertët shpresojnë që ky studim do t’i motivojë njerëzit të kryejnë aktivitet fizik për shkak të përfitimeve që vijnë prej tij.

    Studimi ka analizuar edhe aspekte të tjera të këtij aktiviteti fizik. Duke mbajtur në konsideratë faktorë të tjerë të stilit të jetesës, shkencëtarët sugjerojnë që vrapi të shton minimalisht 3 vite jetë.

    Por përfitimet janë më të mëdha se kaq, sidomos në e nisni këtë aktivitet më vonë gjatë jetës.
    Autorët e studimit saktësojnë se, çdo orë që shpenzoni duke vrapuar ju jep 7 orë shtesë jetë. Këto të dhëna vlejnë për sasi të vogla kohore të shpenzuara çdo ditë për vrap.

    Gjatë vlerësimit të rolit të vrapit në shëndetin e njeriut, shkencëtarët morrën për bazë të ashtuquajturat “fraksione të popullsisë” dhe faktorët që shkaktojnë vdekje të parakohshme. Në studim u përfshinë 55,000 njerëz.

    Shkencëtarët thanë se nëse duhanpirësit ndalonin së piri duhan menjëherë, atëherë me këtë veprim do të shmangej 11% e vdekjeve të parakohshme.

    Nëse të gjithë njerëzit mbipeshë do të ulnin Indeksin e Masës Trupore, atëherë do të shmangnin 8% të vdekjeve të parakohshme.

    Tensioni i lartë i gjakut ishte një tjetër kontribues në nivelin e vdekjeve të parakohshme, me 15%. Mungesa e vrapit apo aktivitetit fizik, ishte faktori më i lartë i rrezikut me 16 përqind.

    A është vrapi forma më e mirë e ushtrimit fizik? Pikë së pari, vrapi është i volitshëm dhe më energjik në krahasim me format e tjera të stërvitjes. Nuk është habi që vrapuesit aktivë renditen të parët.

    Përfitimi në jetëgjatësi i njerëzve që nuk vrapojnë, por që janë aktivë është 12%, ndërsa ai i njerëzve që vrapojnë, por jo në mënyrë aktive është 30%.

    Ky krahasim nxjerr në pak faktin se vrapi është një tregues më i fortë i shëndetit se çdo formë tjetër e stërvitjes, edhe nëse ky aktivitet zgjat shumë pak.

    Ekspertët nuk deklarojnë që vrapi është dyfish më i mirë se ushtrimet e tjera fizike, por theksojnë se vrapimi është një aktivitet shumë inkurajues për shëndetin.

    Ndoshta ky artikull do të frymëzojë shumë lexues të AgroWeb.org që të marrin pjesë në maratona ose të vrapojnë në ajër të pastër./AgroWeb.org

  • Ambasada e SHBA mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Mos lejo të tjerët të flasin për ty, voto pa frikë

    Ambasada e SHBA mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Mos lejo të tjerët të flasin për ty, voto pa frikë

    Katër ditë para zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, ambasada e SHBA ka dalë me një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptare, duke bërë thirrje që të votohet pa frikë.

    “Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane në Tiranë.

    vijon

  • Goditi me sende të forta çiftin e bashkëshortëve, arrestohet 21-vjeçarja! Ja si është gjendja e të dëmtuarve

    Goditi me sende të forta çiftin e bashkëshortëve, arrestohet 21-vjeçarja! Ja si është gjendja e të dëmtuarve

    Njoftimi i policisë:

    Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen:

    A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë).

    Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • “Burri, aftësi riprodhuese deri në moshën 90 vjeç”- Mjeku Shkëlqim Bilali “jep recetën”: Ja si pleqtë të jenë të fuqishëm dhe energjik! Njeriu mund të jetojë deri 150 vjet…

    “Burri, aftësi riprodhuese deri në moshën 90 vjeç”- Mjeku Shkëlqim Bilali “jep recetën”: Ja si pleqtë të jenë të fuqishëm dhe energjik! Njeriu mund të jetojë deri 150 vjet…

    Mjeku Shkëlqim Balili thotë se për të qenë të fuqishëm në pleqëri është e domosdoshme të kemi një stil jetese të shëndetshëm.

    I ftuar në News24, ai u shpreh se aktiviteti fizik, dieta e balancuar, gjumi cilësor dhe menaxhimi i stresit janë faktorët kryesorë që ndikojnë në jetëgjatësi dhe mirëqenie.

    Sipas mjekut, plakja fillon që në moshën 40-44 vjeç dhe nëse nuk kujdesemi për trupin dhe mendjen rrezikojmë probleme serioze si mbipesha, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe çrregullime neurologjike si demenca dhe parkinsoni. Balili shprehet se aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm.

    “Zoti e ka bërë njeriun me një energji të pashtershme, që të jetojë maksimumi deri në 150 vjet dhe jeta normale është deri në 100 vjeç dhe kjo kuptohet nga mënyra e jetesës dhe dieta. Është aktiviteti fizik, dieta, gjumi dhe përballimi i stresit. Stresi kronik të krijon gjendje psikologjike dhe të krijon plakje të parakohshme. Sapo fillon rritja, nis plakja. Etapa e parë është lindja, fëmijëria, puberteti, adoleshenca, periudha e riprodhimit te femrat, premonopauzën dhe monopauzën dhe gratë sot jetojnë më shumë sesa dikur. Gratë vuajnë në monopauzë. Ka gra që kanë probleme në këtë moshë. Edhe burrat kanë androgenezë, që do të thotë kur bie testosteroni, që bie që 40 vjeç. Burri mund të lindë deri në 90 vjeç. Por nëse njerëzit nuk ushqehen mirë, futen problemet, si mbipesha, rritja e sëmundjeve të zemrës, diabeti, demenca dhe parkinsoni. Por, kryesisht është diabeti, sëmundja e zemrës. Shenjat e plakjes nisin që 40-44 vjeç, kur njerëzit s’kanë fuqi të ngrihen. Njeriu duhet të bëjë gjumë cilësor 7-8 orë, sepse gjumi është shumë i rëndësishëm. Duhet aktivitet sa më i madh fizik. Shqiptarët rrinë shumë në kafe, duhet të bëjnë stërvitje”, tha mjeku.

  • Ngjarje e rëndë në Mirditë, 56-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën në rezervuar

    Ngjarje e rëndë në Mirditë, 56-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën në rezervuar

    Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:55, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gëziq, Mirditë, ku një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

    Hetimet paraprake sugjerojnë se viktima mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

    Për gjetjen e trupit, janë angazhuar polumbarët e Forcave Speciale RENEA, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

    Njoftimi i plotë:

    Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është ve**ëmb**tur shtetasi N. N., 56-vjeç, banues në fshatin Gëziq.

    Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari vuante nga shëndeti mendor.

    Për gjetjen e trupit të 56-vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Meta nga qelia: Vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë! Do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time

    Meta nga qelia: Vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë! Do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time

    Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili kandidon në listën e hapur të PD-së në Tiranë, u ka kërkuar qytetarëve votën më 11 Maj.

    Në një postim nga qelia drejtuar qytetarëve Meta u shpreh se “vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë”.

    “Do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time”, tha kreu i PL-së.

    Postimi i Metës:

    Çdo qytetar, më 11 maj, do të kryejë aktin final të çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit dhe grabitqarët që vjedhin çdo ditë djersën dhe mundin e tij.

    Vota juaj për mua është një përgjegjësi e lartë, të cilës do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time.

    Vota juaj për mua do të shndërrohet në projekte zhvillimi dhe në mbrojtje, pa asnjë kompromis, të barazisë suaj përpara ligjit dhe në ndëshkimin e narkoqeverisë plaçkitëse dhe shitëse të kufijve të Shqipërisë.

    🗳🇦🇱 VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

    🗳🇦🇱 VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë

    495770417_1228739351954631_809303995308022493_n