Category: Lajme

  • Debat i fortë mes Eglit dhe Gjestit: Ti paske lujt me mua… (VIDEO)

    Debat i fortë mes Eglit dhe Gjestit: Ti paske lujt me mua… (VIDEO)

    Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother”, ka pasur shumë debatet e një ndër to ka qenë dyshja Gjesti Egli.

    Ata kanë debatuar me tone të ashpra duke u shprehur:

    Jo mua se ul veten tënde. Ti kapesh me mua se do të vish te Egli. Jo ti të më bësh ashtu mua me miell dhe unë të rri të shoh ty. Unë nuk isha iniciatore e lojës dhe me ty nuk jam marrë fare, madje kam ardhur të të mbuloj.

    Gjesti: Faleminderit.

    Egli: Ik ore ku njeh faleminderit ti. Ti do ata që të bëjnë keq.

    Gjesti: Ti paske lujt me mua, po shikohet çdo gjë këtu.

  • Pamjet e ‘përleshjes’ shqetësojnë fansat, çfarë po ndodh mes Eglin dhe Gjestin

    Pamjet e ‘përleshjes’ shqetësojnë fansat, çfarë po ndodh mes Eglin dhe Gjestin

    Një lojë e zhvilluar mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit.

    Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si dyshja, në formën e një shakaje, “luftojnë” me njëri-tjetrin në lavanderi, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit për disa momente.

    Teksa tentonin të ngacmonin fizikisht njëri-tjetrin, në një moment Gjesti e kap nga fytyra Eglin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve.

    “Jo, jo ashtu”, dëgjohen duke thënë ata, duke sinjalizuar që situata mund të kishte kaluar kufirin e një loje të zakonshme. Pas kësaj, përplasja mes tyre u ndërpre.

    Kjo ngjarje ka sjellë ndarje mendimesh mes fansave të reality show-t. Disa e kanë parë si një situatë të parrezikshme dhe pjesë të dinamikës së shtëpisë, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim mbi mënyrën se si u zhvillua ndërveprimi mes tyre.

    Egli dhe Gjesti kanë pasur një histori të ndërlikuar brenda shtëpisë. Në fillim të spektaklit, ata ishin në një lidhje, por pas daljes së Eglit nga loja dhe rikthimit të saj në BBVA 4, ajo vendosi të mos i jepte më një tjetër shans Gjestit.

    Kjo ka bërë që tensionet mes tyre të jenë të pranishme herë pas here, duke sjellë situata si kjo e fundit, e cila është komentuar gjerësisht nga publiku.

  • Ndodh në Fier! Dy të reja i prezantohen si vajzat e saj në telefon 55-vjeçares… dhe i marrin 10 mln lekë

    Ndodh në Fier! Dy të reja i prezantohen si vajzat e saj në telefon 55-vjeçares… dhe i marrin 10 mln lekë

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier!

    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetaset Sh. T., 36 vjeçe, dhe Xh. T., 32 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

    Procedimi penal nisi pas kallëzimit të shtetases F. Gj., 55 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se këto shtetase e kanë mashtruar nëpërmjet telefonit duke u prezantuar si vajzat e saj dhe i kanë marrë një shumë prej rreth 1 000 000 lekësh.

  • Aksidenti tragjik i Fushë-Prezës, lihen në burg shoferi i betonieres dhe kushëriri i tij, Krrashi në gjyq: U përpoqa t’i ndihmoj, por…

    Aksidenti tragjik i Fushë-Prezës, lihen në burg shoferi i betonieres dhe kushëriri i tij, Krrashi në gjyq: U përpoqa t’i ndihmoj, por…

    Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres, në të cilën u përplasën për vdekje 4 të rinjtë dy ditë më parë.

    Në sallën e gjyqit Krrashi ka deklaruar: “U përpoqa në maksimum t’i ndihmoj, dera e makinës nuk u hapte, lajmërova dhe një koleg të një betoniere tjetër të vinte për të më ndihmuar me shuarjen e zjarrit”

    Me masën “arrest në burg” u la edhe Valentin Krrashi, kushëriri i shoferit 24-vjeçar, i cili akuzohet se e ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i aksidentit, duke u akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.

    Ndërkohë menaxheri i firmës për prodhimin e betonit, Danjel Koxha u lirua nga qelia duke i caktuar masën “detyrim paraqitje”.

    Seanca u drejtua nga gjyqtari Edvan Vecani.

    Ndaj 24-vjeçarit, prokuroria ka ngritur veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

    Sipas materialit të referuar nga policia rrugore, shoferi nuk ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit, ndërkohë që para përplasjes fatale kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

    Nga aksidenti humbën jetën Enejdi Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç.

  • “Ajo mision kishte Gjestin kur hyri…”/ Kujt i referohet Egli me këtë fjali?

    “Ajo mision kishte Gjestin kur hyri…”/ Kujt i referohet Egli me këtë fjali?

    Danja ka vazhduar bisedën me Loredanën dhe Eglin për Olën dhe Rizartën.

    Ola ka qenë e qartë që kur erdhi. Ajo erdhi për të luajtur nuk kishte pse të kishte kujdes Lorin. Ti ishe ndarë nga Jozi.

    Egli:

    Rezarta nuk e pranoi që mision kishte Gjestin.

    Danja:

    Nuk e mendoj që e kishte mision.

    Egli:

    Jo për ta konfimuar por ngacmimet e vogla bëheshin. Shkonte kudo ku ishte Gjesti, nuk e kam te prekjet dhe pickimet. Nuk më gënjen kjo gjëja.

    Danja:

    Më duket shumë e vogël për të kuptuar disa gjëra. Nuk kam dashur të them gjëra që të lëndojnë Aldon sepse kështu e shoh shoqërinë.

  • Aksidenti në Fushë-Prezë ku humbën jetën katër të rinjtë, merret vendimi për shoferin e betonieres

    Aksidenti në Fushë-Prezë ku humbën jetën katër të rinjtë, merret vendimi për shoferin e betonieres

    Pas kërkesës së prokurorisë që po heton aksidentin e katërfishtë të Fushë-Prezës, gjykata ka vendosur të mbajë këtë të shtunë seancë për Aleksandër Krrashin, që është shoferi i betonieres në të cilën u përplas tragjikisht mjeti ku udhëtonin katër të rinj.

    Masa e sigurisë siç raporton Anila Hoxha u zhvillua në orën 11 në dhomën penale dhe prokuroria në kërkesën e saj ka kërkuar arrest në burg.

    Në përfundim të seancës, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka lënë në burg shoferin.

    Seanca u drejtua nga gjyqtari Edvan Vecani. Ndaj 24-vjeçarit, prokuroria ka ngritur veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

    Sipas materialit të referuar nga policia rrugore, shoferi nuk ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimi, ndërkohë që para përplasjes fatale kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

    Nga aksidenti humbën jetën Enejdi Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç.

  • Dy makina të vjedhura dhe mbi 10 mijë dollarë, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës

    Dy makina të vjedhura dhe mbi 10 mijë dollarë, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Custom”, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për një sërë vjedhjesh, në qytetin e Durrësit.

    40-vjeçari Dritan Balla, autor i disa vjedhjeve automjetesh, banesash dhe shumash të konsiderueshme parash, ndërsa sekuestrohen gjatë operacionit edhe dy automjetet e vjedhura nga ky shtetas.

    Njoftimi i policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Custom”.

    Si rezultat, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit D. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit mars.

    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet se:• më datë 18.03.2025, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R., në lagjen nr. 7, Durrës;• më datë 19.03.2025, në lagjen nr. 13, Plazh, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases B. Z.;

    • më datë 20.03.2025, në Shijak, duke përdorur njërin nga automjetet e vjedhura, ka vjedhur një shumë prej 10 000 dollarësh brenda në automjetin e shtetasit A. H.;• më datë 12.03.2025, në bashkëpunim me shtetasin A. I., 44 vjeç (i arrestuar më parë nga Policia), ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e shtetasit I. M.

    Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy automjetet e vjedhura nga shtetasi D. B.Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • “Ferma VIP” është gati për të filluar! Ja cilët janë personazhet e famshëm që do të marrin pjesë në reality show

    “Ferma VIP” është gati për të filluar! Ja cilët janë personazhet e famshëm që do të marrin pjesë në reality show

    Gjithçka duket gati për sezonin e dytë të show-t televiziv “Ferma VIP”. Reality show do të nisë brenda marsit dhe duket se emrat e parë kanë nisur të konfirmohen tanimë. Këngëtarja Enca Haxhiu bëhet e ditur se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”, pas një shkëputjeje nga televizioni dhe jeta artistike.

    Enca prej disa kohësh është tërhequr nga muzika, duke preferuar që të jetë në një periudhë pause. Nga ana tjetër, këngëtarja prej pak kohësh është ndarë edhe nga partneri i saj afrikan. Duket se këtë herë, artistja do të tentojë edhe njëherë famën që kishte para disa vitesh, duke u futur në një format që do ta sjellë tërësisht në një dimension tjetër.

    Një tjetër emër që pritet me shumë kuriozitet është edhe ai i Feros. Bëhet me dije se reperi i ka thënë “Po” ftesës për t’u bërë pjesë e Fermës, duke ardhur për herë të parë përpara publikut në një reality. Kujtojmë se muajt e fundit kanë qenë shumë impenjative, ku pas dramave të divorcit me Arbenitën, tashmë Fero ka gjetur sërish dashurinë. Madje reperi edhe është martuar zyrtarisht me të dashurën e re.

    Pasi hoqi dorë nga muzika pak muaj më parë, ai shfaqet më se gati për të ardhur në ekranet shqiptare, këtë herë si fermer. Ndërkohë emra të tjerë kanë nisur të përfliten si konkurrentë të këtij viti. Bëhet fjalë për emra të njohur për publikun, si këngëtari Federik Ndoci, i cili njihet për natyrën e tij karizmatike, ndaj edhe ky format duket shumë i përshtatshëm për figurën e tij.

    Ftesa ka shkuar edhe për Rovena Dilon, e e cila vitet e fundit ka qenë tërësisht e tërhequr nga mediat dhe daljet publike. Një emër surprizë që përflitet si konkurrent është edhe Erand Sojli. Prej vitesh aktori jeton dhe punon në SHBA. Por duket aktori do të mbajë pezull projektet e tij në kontinentin e largët, për të ardhur përpara publikut shqiptar nën petkun e fermerit.

    Me shumë kuriozitet do të pritet nëse edhe Olsi Bylyku do të jetë pjesë e shfaqjes. Emri i tij përflitet prej kohësh si një prej konkurrentëve. Deri më tani, aktori ka preferuar që mos të zbulojë asnjë detaj nëse e ka pranuar këtë ftesë. Nëse Olsi do të bëhet pjesë e shfaqjes, prania e tij do të ndiqet me shumë kuriozitet, për të zbuluar më shumë rreth historisë së tij me Egli Takon dhe jo vetëm.

    Ftesa për Big Bastën për këtë format, duket se ka sjellë probleme me bashkëshorten e tij, Vesën. Vesa Luma dhe Big Basta përfliten për një krizë martesore. Sipas informacioneve të “Prive Klan Kosova”, burimet pranë tyre kanë konfirmuar se çifti po kalon një periudhë të vështirë. Shkak i kësaj përçarjeje duket se është pjesëmarrja e reperit në “Ferma VIP” që pritet të fillojë së shpejti. Vesa nuk është dakord që ai të jetë pjesë, por mbetet të shihet se ç’do të ndodhë në vijim. Deri më tani, këta janë disa nga emrat e përfolur për konkurrentët e këtij viti.

    Në ditët në vijim, të tjerë emra pritet që të bëhen publik, për këtë vit, emrat e opinionistëve janë ende surprizë, duke preferuar që të publikohen në ditët në fillim. Ndonëse në puntatën e fundit të sezonit të kaluar, Fjoralba Ponari bëri me dije se do të ishte ajo sërish moderatore, ajo nuk do të jetë pjesë e këtij formati. Vetëm pak javë më parë u konfirmua se Luana Vjollca do të jetë ajo që do të moderojë këtë format, duke e nisur kështu këtë sezon që në prezantim me ndryshime të mëdha. Fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP” u shpall Dijonis Biba.

  • Gjesti largohet sonte nga shtëpia e BBVA? Zbulohet ‘arsyeja’ e fortë

    Gjesti largohet sonte nga shtëpia e BBVA? Zbulohet ‘arsyeja’ e fortë

    Gjesti është në qendër të vëmendjes, pasi në rrjet po qarkullojnë lajme se ai mund të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Në ditët e fundit, ai ka bërë disa deklarata brenda shtëpisë, ku ka shprehur lodhjen e tij emocionale dhe psikologjike pas 150 ditësh izolim. Madje, në një rast, ai ka pohuar se ka kërkuar të largohet.

    Por ajo që ka shtuar më shumë dyshimet mes ndjekësve është fakti që Gjesti ka ngritur akuza se Egli dhe produksioni po e sulmojnë për t’i ulur imazhin. Kjo ka bërë që shumë fansa të mendojnë se produksioni mund të ketë një skenar të fshehtë dhe se Rozana Radi është e favorizuar për të fituar këtë edicion.Nga ana tjetër, Anaid Kaloti, ish-fituesi i Big Brother Albania, ka mohuar këto zëra, duke i cilësuar si thjesht spekulime dhe parashikime të pavërtetuara. A është ky fundi i rrugëtimit të Gjestit në BBVA? Mbetet për t’u parë në Prime-in e sotëm.

  • “Ik ore…”/ Debat i fortë mes Eglit dhe Gjestit: Ti do ata që të bëjnë keq!

    “Ik ore…”/ Debat i fortë mes Eglit dhe Gjestit: Ti do ata që të bëjnë keq!

    Eglin ka debatuar me Gjestin dhe i ka shprehur se:

    Jo mua se ul veten tënde. Ti kapesh me mua se do të vish te Egli. Jo ti të më bësh ashtu mua me miell dhe unë të rri të shoh ty. Unë nuk isha iniciatore e lojës dhe me ty nuk jam marrë fare, madje kam ardhur të të mbuloj.

    Gjesti:

    Falëminderit.

    Egli:

    Ik ore ku njeh falëminderit ti. Ti do ata që të bëjnë keq.

    Xheisara flet për herë të parë për partnerin e saj: “Vajza ime ka një motër…”

    Gjesti:

    Ti paske lujt me mua, po shikohet çdo gjë këtu.