Category: Lajme

  • Prapaskenat brenda burgut në Durrës, Erion Veliaj i mori “borxh” telefonin ish-deputetit të PS dhe kërcënoi…

    Prapaskenat brenda burgut në Durrës, Erion Veliaj i mori “borxh” telefonin ish-deputetit të PS dhe kërcënoi…

    Ngjarje të tensionuara kanë ndodhur brenda mureve të burgut të Durrësit, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pasur një përplasje të fortë me disa individë të njohur të politikës dhe medias. Sipas burimeve të brendshme, Veliaj, i cili pas transferimit nga Tirana në Durrës, u fut në qeli me ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, ka përdorur celularin e këtij të fundit dhe një nga episodet ku evidentohet nga përgjimet është presioni ndaj gazetares së njohur, Klodiana Lala. Dyshohet se gazetarja ka informuar organet e drejtësisë, duke përfshirë SPAK-un dhe ambasadën britanike, për ndodhitë që po zhvilloheshin brenda burgut.

    Kjo ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet, ku Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar sekuestrimin e telefonave dhe izolimin e Veliajt nga të tjerët. Dyshohet se për gjithë këto ndodhi, Veliaj kërcënoi edhe Manjën. Në media kur dolën sekuenca të përgjimeve të reja ndaj Veliajt, të bëra përmes telefonatave nga brenda paraburgimit për familjarët përmendej një ministër. “Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje se fal, për 7 breza do ta shkrij”, është një nga citimet që dyshohet të ketë folur kryebashkiaku Veliaj me familjarët apo edhe intimidimi i dëshmitarëve të dosjes, duke shkuar deri aty sa t’i udhëzojë se si duhet të sillen në raport me hetimin penal ndaj tij. Dyshohet se Manja i ka shkuar Veliajt në qeli dhe i ka thënë se faji nuk është i tij.

    Telefonata tjetër që fundosi Veliajn

    Referuar të dhënave të tjera që kanë dalë nga SPAK bëhet me dije se ditën kur Erion Veliaj u la në burg nga Apeli i GJKKO, diçka e pazakontë ka ndodhur në makinën me të cilën kryetari i bashkisë po transferohej nga paraburgimi i Durrësit për në Apelin e GJKKO në Tiranë më 13 Mars. Një nga oficerët e burgjeve që shoqëronte kryetarin e bashkisë i ka dhënë këtij të fundit telefonin e tij me qëllim që Veliaj të bënte telefonata. Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika. Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim oficerët e burgjeve, të cilët shoqëronin kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Në fakt, edhe në sallën e gjyqit, në tri ditët e rivlerësimit të masës së sigurimit u fol për përgjime të kryera ndaj Veliajt, si shtesë në një tjetër material që dyshohet se do t‘i bashkëngjitet dosjes voluminoze me të cilën edhe u prangos. Gjatë seancës më 13 Mars, kryebashkiaku Veliaj ka kundërshtuar dosjen e SPAK, duke u shprehur se provat e reja janë “çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen”.

    Sipas të dhënave, mësohet se nga seanca në Apelin e GJKKO-së, Erion Veliaj ka pretenduar se SPAK ka përgjuar 1 muaj bisedat e tij familjare që sipas kryebashkiakut kanë të bëjnë me intervistat në media. “Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore” mësohet se është shprehur Erion Veliaj. Ai ka kërkuar seancë me dyer të hapura duke u shprehur se: “Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë, i votuar nga çerek milioni njerëz. Unë i qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjetet sociale”. Kujtojmë se kryebashkiakut Erion Veliaj iu është shtuar një akuzë e re nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Veliajt iu është komunikuar nga prokurorët e posaçme akuza për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit.

  • Lidhja konfliktuale me Adelina Tahirin, djali i politikanit që ushtroi dh*në ndaj këngëtares romancë edhe me një tjetër vajzë VIP! Kriza në martesë e artistes me avokatin dhe paragjykimet për martesën e tyre

    Lidhja konfliktuale me Adelina Tahirin, djali i politikanit që ushtroi dh*në ndaj këngëtares romancë edhe me një tjetër vajzë VIP! Kriza në martesë e artistes me avokatin dhe paragjykimet për martesën e tyre

    Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka bërë një rrëfim të fortë, duke treguar për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj, me të cilin ishte në një moshë. Tahiri ka treguar se ish-partneri i saj ishte djali i një funksionari të lartë politik në Maqedoni dhe se për shkak të kësaj fatkeqësie ajo u njoh me burrin e saj aktual, i cili ishte avokati që e mbrojti nga dhunuesi.

     Adelina Tahiri

    “Unë kam qenë me dikë të moshës time. A më ka pyetur dikush se si më ka trajtuar ai? Ose pse jam ndarë? Nuk jemi përshtatur, ndoshta ka pasur dhunë ndaj meje. Babai i tij ka qenë funksionar i lartë politikë. Kam qenë 19 vjeçe, ka qenë shumë e vështirë dhe nuk i kam treguar as familjes. I vetmi person që i kam treguar ka qenë avokati im, i cili sot është burri im. Dhe mua askush nuk më është ndalur të më pyesë: ‘Prit, pse?’ Ai ka qenë krah për mua në çdo aspekt”, tha ajo.

    adelina tahiri (4)

    Kaq mjaftoi që rrjeti të çmendej rreth djalit që Adelina po fliste. E në fakt, djaloshi në fjalë nuk është i panjohur, pasi të shumta ai i ka pasur angazhimet në politikë, por edhe në jetën private. Pak vite më parë, emri i tij u përfol për një tjetër lidhje me një vajzë të njohur në vendin tonë.

    adelina tahiri (6)

    Lidhja mes tij dhe vajzës nga Shqipëria nuk u konfirmua kurrë, ndonëse dyshja qëndroi bashkë disa muaj. Megjithatë, lidhja e tij dhe e Adelinës nuk u mësua kurrë nga publiku. Adelina shpesh ka përjetuar paragjykime për martesën e saj me një burrë maqedonas dhe më të madh në moshë, gjë që e ka bërë të ndihet e mbyllur në një rreth të ngushtë.

    adelina tahiri (4)

    “Kam dalë gjithmonë e hapur për lidhjen time, ndryshe nga shumë këngëtare të tjera”, theksoi ajo, duke zbuluar forcën e saj përballë gjykimeve të papërgjegjshme. Duke komentuar marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Adelina e ka përshkruar atë si një person që ka qenë krah i saj në çdo hap të jetës.

    adelina tahiri (3)

    “Sot jetoj shumë e lumtur, dhe edhe nëse do të ndahesha, do të ndahesha me paqe me burrin tim. Ai është një mbështetje e madhe për mua dhe dinë t’i japin një vlerë lidhjes sonë,” tha ajo. Adelina ka qenë e heshtur për këtë periudhë të errët të jetës së saj.

    adelina tahiri (1)

    “Nuk kam dashur të flas sepse nuk kam pasur dëshirë t’i jap emra. Ndoshta do ta bëj një ditë, por jo tani,” tha ajo, duke shtuar se historia e saj lidhet ngushtë me korrupsionin dhe abuzimet e pushtetit. Ajo bëri thirrje për të ndaluar paragjykimet dhe komentet negative, duke theksuar se shumë njerëz nuk e dinë se çfarë fshihet pas një fotografie në rrjetet sociale.

    adelina tahiri

    “Megjithatë, gjithmonë kam dalë me buzëqeshje dhe shumë e fortë, pavarësisht vështirësive,” tha ajo, duke inkurajuar të tjerë të mos gjykojnë pa njohur historinë e plotë të dikujt. Ajo tregoi se problemi mes saj dhe bashkëshortit kishte zgjatur për gjashtë muaj, duke e bërë atë një periudhë sfiduese për çiftin.

    adelina tahiri2

    Edhe pse nuk dha shumë detaje mbi arsyet e krizës, Adelina pranoi se çdo marrëdhënie ka vështirësitë e veta dhe se ky ishte një moment që kërkoi durim dhe mirëkuptim. Megjithatë, ajo theksoi se situata është tejkaluar dhe se tashmë gëzon një raport të qëndrueshëm me partnerin e saj.

    adelina tahiri1adelina tahiri (2)adelina tahiri (1)adelina tahiri (3)adelina tahiri

  • Broja i dërgon mesazh, Gjesti lë nam: Kush është ky? S’e njoh futbollin këtu

    Broja i dërgon mesazh, Gjesti lë nam: Kush është ky? S’e njoh futbollin këtu

    Banorët e “Big Brother VIP Albania” u emocionuan teksa morën mesazhet e radhës në Big Love, por një mesazh i veçantë shkaktoi entuziazëm të madh.

    Ishte në emër të futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, dhe sapo banorët panë emrin e tij, nisën brohoritjet.

    Megjithatë, Gjesti mbeti i hutuar dhe pyeti: “Kush është?”.

    Në sfond, Rozana dëgjohet: “Armando Broja o njeri!”.

    Gjesti, i habitur, u përgjigj: “Hej bro, unë s’e di, s’jam i informuar për futbollin këtu”.

    Në mesazh, Broja shkruante: “Gjesti na kënaqe o vëlla, veç për ty po e shikoj këtë Big. Të presim me fitore. Loja ka puls edhe dashuria, por ti nuk do të nxjerrësh djalin e dashuruar. Nuk është turp, vëlla. Nuk ka më bukur se dashuria”.

    Gjesti e falënderoi dhe e përshëndeti futbollistin, duke e vlerësuar mesazhin si një surprizë të këndshme.

  • Ardit, ata menduan se nuk ka ZOT/ Belind Këlliçi publikon banderolën në “Wembley”: E drejta vonon, por nuk harron (VIDEO)

    Ardit, ata menduan se nuk ka ZOT/ Belind Këlliçi publikon banderolën në “Wembley”: E drejta vonon, por nuk harron (VIDEO)

    Gati një dekadë nga fati tragjik i adoleshentit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, shqiptarët ende nuk e kanë harruar vdekjen e tij edhe pse politika është përpjekur ndër vite, nën udhëheqjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj ta “groposë” në vitet e harresës.

    Nga ndeshja Shqipëri-Angli në stadiumin “Wembley” në Londër, tifozët kuq e zi dhe emigrantët shqiptarë kanë shpalosur mbrëmjen e djeshme banderolën me fotografinë e adoleshentit të ndjerë, Ardit Gjoklaj.

    “Ardit, ata menduan se nuk ka ZOT! Ne nuk të harrojmë”, thuhet në mesazhin e tifozëve shqiptarë në stadiumin britanik, teksa valëvisin edhe banderolën me foton e tij.

    Dhe pikërisht për këtë ka reaguar edhe kandidati për deputet i PD-së, Belind Këlliçi, i cili përmes rrjeteve sociale bën thirrje që dikush ta njoftojë kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë se e drejta vonon, por nuk harron!

    “Stadiumi Wembley, Londër!!!
    Dikush ta njoftojë kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë se e drejta vonon, por nuk harron”!

    Ardit Gjoklaj, ne nuk të harrojmë”, shprehet Belind Këlliçi, në videon ku shfaqen pamjet e valëvitjes së banderolës, e cila duhet t’ia trazojë sadopak ndërgjegjen aty në qelinë e Durrësit Erion Veliajt për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, teksa punonte për të siguruar kafshatën e bukës për vete dhe familjen.

  • Aksidenti i rëndë në Fushë-Prezë ku humbën jetën katër të rinjtë, mbahet sot seanca gjyqësore ndaj shoferit të betonieres! Çfarë pritet të ndodhë

    Aksidenti i rëndë në Fushë-Prezë ku humbën jetën katër të rinjtë, mbahet sot seanca gjyqësore ndaj shoferit të betonieres! Çfarë pritet të ndodhë

    Mbas kërkesës së prokurorisë që po heton aksidentin e katërfishtë të Fushë-Prezës, gjykata ka vendosur të mbajë këtë të shtunë seancë për Aleksandër Krrashin, që është shoferi i betonierës në të cilën u përplas tragjikisht mjeti ku udhëtonin katër të rinj.

    Masa e sigurisë siç raporton Anila Hoxha do të zhvillohet në orën 11 në dhomën penale dhe prokuroria në kërkesën e saj ka kërkuar arrest në burg.

    Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Edvan Vecani. Ndaj 24-vjeçarit, prokuroria ka ngritur veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

    Sipas materialit të referuar nga policia rrugore , shoferi nuk ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimi, ndërkohë që para përplasjes fatale kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga aksidenti humbën jetën Enejdi Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç.

  • Aksidentet fatale në Kukës, banorët ngrihen në protestë

    Aksidentet fatale në Kukës, banorët ngrihen në protestë

    Disa qytetarë kanë protestuar mëngjesin e kësaj të shtune në Kukës, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë në rrugët e qytetit, duke kërkuar masa të menjëhershme për shmangien e aksidenteve.

    Shkak për protestën janë bërë disa aksidente fatale, ndërsa së fundmi një 51-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një automjet në rrugën hyrëse të qytetit, që lidh Kukësin me segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.

    Vendndodhja ku ndodhi aksidenti është një zonë me fluks të lartë të automjeteve dhe bizneseve, ku drejtuesit shpesh abuzojnë me shpejtësinë. Pas incidentit, dhjetëra protestues u mblodhën dhe për disa minuta bllokuan rrugën në shenjë sensibilizimi dhe paralajmërimi. Ata kërkuan masa për rritjen e sigurisë dhe paralajmëruan se do të intensifikojnë protestat nëse nuk ndërhyhet për përmirësimin e kushteve të sigurisë rrugore.

    Protestuesit apeluan që shteti të ndërhyjë për të parandaluar aksidente të tjera, pasi situata është bërë shqetësuese. Siç u raportua, 51-vjeçari po udhëtonte me çiklomotor në mëngjesin e së premtes, kur u përplas nga automjeti. Për pasojë, ai humbi jetën, ndërsa policia arrestoi drejtuesin 20-vjeçar të automjetit.

  • ’Egli është lutur korridoreve të Topit’, shokon opinionisti: Ka hyrë veç për hakmarrje

    ’Egli është lutur korridoreve të Topit’, shokon opinionisti: Ka hyrë veç për hakmarrje

    Po flitet me të madhe që Gjesti do të largohet nesër nga shtëpia më e famshme.

    Informacioni është i pakonfirmuar mirëpo është duke u përhapur me shpejtësi të dritës, pas zhvillimeve të fundit me rikthimin e Eglit që po e sulmon fort në shtëpi.

    I ftuar në Prive By Liberta Spahiu, opinionisti Elton Tozaj foli për këtë situatë.

    Ai përjashtoi mundësinë e daljes nesër por zbuloi një sekret të prime.

    I pyetur për Eglin, ai u shpreh se qëllimi i saj është vetëm që të hakmerret ndaj Gjestit.

    ‘Është lutur korridoreve të Topit për t’u kthyer. Në një prej ditëve, e kam hasur dhe unë’, shprehet Tozaj mes tjerash.

  • Lulzim Basha replikon me Edi Ramën nga krevati: Më nxore gjumin! Vetëm 1 shok të ka ngelur, ti dhe bufi jeni të pandarë

    Lulzim Basha replikon me Edi Ramën nga krevati: Më nxore gjumin! Vetëm 1 shok të ka ngelur, ti dhe bufi jeni të pandarë

    Replikat me video në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së Lulzim Basha vazhdojnë.

    Këtë herë ka qenë Basha që ka replikuar duke publikuar një video nga krevati ku shprehet se Rama i nxori gjumin.

    “E mër Ramë më Ramë ngele duke pyetur për shokët e mi, ske faj mo burrë, gjithë shokë e tu tek 7*&=313”, shprehet ish-kryedemokrati.

    Ai thotë se shoku i vetëm që i ka ngelur Kryeministrit është Sali Berisha teksa i drejtohet se “ti dhe bufi jeni të pandarë”.

    “O Rame (qesh) na nxore gjumin. Ke lagjja ime e vjetër kush është kandidat Pëllumb Seferi mër Ramë? E njeh mirë ti, ta hoqi skalpin në 2021, e mër Ramë më Ramë ngele duke pyetur për shokët e mi, ske faj mo burrë, gjithë shokë e tu tek 7*&=313, vetëm një shok të ka ngel. Bufi, bufi, vdes për bufin ti o Rame. Ti dhe bufi jeni të pandarë, hajde Rame hajde se lidhemi nesër për më shumë”, shprehet Basha.

  • Olsi Bylyku pjesë e reality show-t më të famshëm të momentit? Ja çfarë zbulohet

    Olsi Bylyku pjesë e reality show-t më të famshëm të momentit? Ja çfarë zbulohet

    Ndonëse eksperienca nuk i shkoi mirë në ‘Big Brother VIP Albania’ Olsi Bylyku ka vendosur të merr pjesë në një reality show të ngjashëm. Në shumë media është përhapur lajmi se Olsi do të jetë pjesë e ‘Ferma VIP’.

    Ani pse ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga vet formati apo Olsi, por ai në rrjete sociale vazhdon të jetë mjaftë i ndjekur. Kohës së fundit kënga e tij ‘Drama’ ka bërë bujë të madhe në rrjet duke aluduar se i dedikoi Egli Takos.

  • Kandidati i Ramës “shthur” gojën në emision: Do bëj atë që më do ****!

    Kandidati i Ramës “shthur” gojën në emision: Do bëj atë që më do ****!

    Ndodh sërish dhe me të njëjtin personaz. Bëhej fjalë për Halit Valterin, këshilltarin socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranë dhe njëkohësisht kandidatin e PS për deputet për zgjedhjet e 11 Majit, i cili duket se gjatë debateve televizive nuk arrin të kontrollojë gojën.

    Gjatë një debati në Top News, Halit Valteri ka shpërthyer në ofendime dhe në një fjalor banal +18. Shkak u bë se avokati Romeo Kara i përmendi faktin që ka ndërruar shumë parti dhe nuk është çudi që ta ndërrojë sërish dhe në të ardhmen.

    Halit Valteri: Kur unë jam i lirë dhe nuk më pëlqen një gjë tjetër dhe bëj atë që më do **** mua, ty të shqetëson ajo gjëja dhe e vetmja gjë që mund të thuash ti dhe shumë të tjerë, është që unë kam ndërruar PD me PS. E kam ndërruar se më desh *****. E kupton kaq gjë. Dhe do ta ndërroj nëse nuk ndihem mirë tek kjo, sa herë të më dojë ****.

    Romeo Kara: Vetëm që ma the këtë këtu në studio, jemi të gjithë ****.

    Kjo nuk është hera e parë që Halit Valteri “shthur” gojën në emision, pasi rreth një muaj më parë kaloi në ofendime dhe duke bërë edhe “gangsterin” ndaj analistit Enton Abilekaj.