Category: Lajme

  • Tërmet i fuqishëm në këtë vend, tronditen banorët

    Tërmet i fuqishëm në këtë vend, tronditen banorët

    Një tërmet i fuqishëm goditi brigjet e Paqësorit të Panamasë, duke tronditur pjesën qendrore të vendit dhe duke shkaktuar shqetësim tek popullata.

    Tërmeti pati një intensitet të lartë dhe ngjalli alarm tek autoritetet dhe qytetarët e rajonit.

    Epiqendra e tërmetit ishte 123 kilometra në juglindje të qytetit Buricë, në Oqeanin Paqësor, dhe kishte një magnitudë prej 6.2 ballësh sipas shkallës së Rihterit. Ky nivel i lartë i tërmetit bëri që lëkundjet të ndiheshin në një zonë të gjerë, duke tronditur rajone të ndryshme të Panamasë, përfshirë edhe qytetet më të mëdha të vendit.

    Tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash, e cila konsiderohet relativisht e cekët, dhe kjo ka bërë që fuqia e tij të ndjehet më shumë në sipërfaqe, duke nxitur shqetësim të menjëhershëm tek banorët e zonës.

  • “A pihet kafja në Angli?!”- Rama i bën thirrje emigrantëve shqiptarë të kthehen në atdhe: Ejani! Ka një gjë këtu që s’e gjen dot në asnjë vend tjetër

    “A pihet kafja në Angli?!”- Rama i bën thirrje emigrantëve shqiptarë të kthehen në atdhe: Ejani! Ka një gjë këtu që s’e gjen dot në asnjë vend tjetër

    Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantë shqiptarë në Britani që të kthehen në atdhe.

    “Kthehuni të pini një kafe tamam”, u shpreh kreu i qeverisë, duke shtuar se “a pihet kafja në Angli më thuaj mua?!”.

    Kryeministri theksoi se në Shqipëri “ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer”.

    Edi Rama: Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër.

    Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?!

    E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë dmth.

  • “Kisha pirë tre gota verë”/ Zbardhet dëshmia e 22-vjeçares që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën i riu shqiptar

    “Kisha pirë tre gota verë”/ Zbardhet dëshmia e 22-vjeçares që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën i riu shqiptar

    Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 22-vjeçares, e cila u bë shkaktare në aksidentin tragjik ku humbi jetën taksisti me origjinë shqiptare, Gentian Kamberi.

    Sipas asaj që shkruan protothema, 22-vjeçarja Ekaterina Caci ka kërkaur falje për gjithçka ndodhi, ndërsa është shprehur se kishte pirë tri gota verë natën që ndodhi aksidenti.

    “Piva tri gota verë, mbaj mend vetëm vendin e përplasjes”, ka treguar 22-vjeçarja për aksidentin në Tebë të Athinës.

    22-vjeçarja, e cila sipas analizave të gjakut kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, gjatë mbrojtjes së mohoi diçka të tillë.

    “Unë isha në një lokal në Keratsini me miqtë e mi. Isha e uritur dhe thamë hajde të hamë në Shën Petersburg”, tha ajo.

    Siç shkruan protothema.gr, 22-vjeçarja kishte konsumuar thuajse trefishin e kufirit ligjor të alkoolit, siç rezultojnë nga rezultatet e analizave të gjakut. Rezultati i analizave të gjakut tregoi një përqindje prej 1.29 alkol/lt, ku kufiri ishte 0.50 g/lt.

  • Avioni më vd*kjeprurës i ndërtuar ndonjëherë, Trump prezanton F-47

    Avioni më vd*kjeprurës i ndërtuar ndonjëherë, Trump prezanton F-47

    Presidenti amerikan Donald Trump i dha dje Boeing një kontratë për zhvillimin dhe ndërtimin e avionit luftarak më të sofistikuar të Forcave Ajrore të SHBA, duke i dhënë kompanisë një përparim shumë të nevojshëm. Projekti Next Generation Air Dominance (NGAD) do të zëvendësojë F-22 Raptor të Lockheed Martin me një avion të drejtuar dhe të projektuar për operacione luftarake në lidhje me mjetet ajrore pa pilot. Dizajni i avionit është një sekret i ruajtur nga afër, por ka të ngjarë të përfshijë stealth, sensorë të avancuar dhe motorë të avancuar, së bashku me aftësitë për t’i fshehur ato.

    “Ne kemi porositur shumë gjëra. Nuk mund t’ju tregojmë çmimin,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Aleatët tanë vazhdojnë të thërrasin”, shtoi Trump, duke thënë se shitjet jashtë shtetit mund të jenë gjithashtu një opsion. “Edhe ata duan t’i blejnë. Trump e përshkroi F-47 si “avionin më vdekjeprurës të ndërtuar ndonjëherë” dhe zbuloi se një version kishte fluturuar fshehurazi për pesë vitet e fundit, raporton “BBC”. Një interpretim artistik përkrah Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë tregoi vetëm një pjesë të vogël të avionit dhe pajisjen e përparme të uljes.

    “Nuk ka pasur kurrë asgjë afër tij, nga shpejtësia tek manovrimi, tek ajo që mund të bëjë, tek ngarkesa”, tha Trump. Ai shtoi se ushtria amerikane kishte zgjedhur numrin 47 – të cilin ai e përshkroi si një “numër të bukur” – për aeroplanin. Trump ishte presidenti i 45-të dhe tani i 47-të i Shteteve të Bashkuara. “Gjeneralët zgjodhën atë emër,” tha ai. Aksionet e Boeing u rritën 5 për qind menjëherë pas shpalljes së lajmit, raporton France 24.

  • Pikantet e Angli-Shqipëri/ “Futbolli, pasion dhe jo biznes”, FSHF thumbohet nga tifozët në Londër! Anglezët braktisin stadiumin para kohe

    Pikantet e Angli-Shqipëri/ “Futbolli, pasion dhe jo biznes”, FSHF thumbohet nga tifozët në Londër! Anglezët braktisin stadiumin para kohe

    Të zhurmshëm tifozët shqiptarë në rrugët e Londrës, teksa në turma i drejtohen stadiumit. Stadiumi fillon të mbushet dhe nuk mungojnë nga të gjitha anët ngjyrat e kuqe.

    – Futbolli është pasion dhe jo biznes. 21 vite prezent, nuk na largon dot. Këto janë banderolat e grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët thumbojnë FSHF-në në lidhje me mungesën e biletave në sektorin ku kanë qëndruar gjithmonë.

    – 50’ Broja del në nxehje dhe të gjithë tifozët shqiptarë në stadium brohorasin emrin e tij. Trajneri e aktivizon.

    – Lojtarët anglezë presin disa minuta për t’u zëvendësuar sepse topi nuk del jashtë.

    – Minuta e 80-ë. Anglezët braktisin avash-avash shkallët e stadiumit.

  • Historia tronditëse e çiftit nga Librazhdi në “Për Shqiptarët”, i vogli i tyre në luftë me jetën…

    Historia tronditëse e çiftit nga Librazhdi në “Për Shqiptarët”, i vogli i tyre në luftë me jetën…

    Ishte viti 2002, Ilda një vajzë plot ëndrra kishte lënë pas qytetin e lindjes, Lushnjën për të vazhduar studimet për ekonomik në Tiranë.

    Shpesh herë shkëmbente shikimet me Mikelin, djalin nga Librazhdi i cili nuk pati asnjëherë guximin t’i fliste e t’i shprehte pëlqimin. Fati deshi që rrugët e tyre të bashkoheshin sërish në vitin 2020. Tashmë Mikeli një inxhinier mekanik e Ilda një ekonomiste e zonja. Dhe gjithçka vijoi natyrshëm, ashtu si në vitet e universitetit, derisa dy të rinjtë vendosën të kurorëzonin në martesë dashurinë e tyre.

    Dëshironin pafund të bëheshin prindër. Pas një viti martesë, erdhi lajmi i shumëpritur për ta, do të kishin një fëmijë. Sa u lumturuan e sa u përlotën kur dëgjuan tingullin e parë të rrahjeve të zemrës së foshnjës. Muajt e parë të shtatzënisë çdo gjë po ecte për bukuri derisa një natë Ilda ndjeu disa shtrëngime të forta në bark. U frikësua dhe u nis direkt në spital. Pas ekzaminimeve mjekët i thanë se duhet të qëndronte në regjim shtrati pasi rrezikonte të abortonte. Tronditja ishte e madhe. Çfarë do të ndodhte me bebin?

    Në këto kushte të vështira ku çifti kishte nevojë për ndihmë, nëna e Mikelit, Ferasete u detyrua të largohej për disa kohë nga shtëpia e saj në Librazhd për në Tiranë për t’i bërë shërbim Ildës. Për më shumë se dy javë u përkujdes për të, i qëndroi pranë çdo moment duke i dhënë kurajo. Por bebi nuk mundi të luftonte më.

    Pas shumë kurash të gjata me medikamente, Ilda ngeli sërish shtatzënë. U lumturua, por këtë herë ndjesia e frikës e shoqëronte, a do të mundej vallë ta çonte deri në fund këtë shtatzëni? Mjekët sërish i rekomanduan regjim shtrati e vjehrra e saj, zonja Ferasete u kujdes për Ildën sikur ta kishte bijën e saj. Por sërish shtatzania nuk mundi të shkonte deri në fund. Në muajin e tretë, gjithçka përfundoi dhe Ilda me Mikelin për herë të dytë u kthyen në shtëpi duarbosh.

    Një vit më vonë, Ilda mësoi se ishte përsëri shtatzënë. Pasi kaluan tre muajt e parë, frika se mund ta humbiste edhe këtë fëmijë u zbeh paksa. Rreziku më i madh kishte kaluar. Vendoste dorën tek barku dhe ndjente sikur po përkëdhelte gjithë botën. I fliste bebit, i këndonte teksa ëndërronte pafund momentin kur do ta merrte në krahë.

    Mikeli po fluturonte nga gëzimi. Do të bëhej baba për herë të parë. Pas ekografisë mësuan se do të bëheshin prindër të një djali. Por Kei lindi parakohe, erdhi në jetë pak ditë para se të mbusheshin 7 muaj nga shtatzënia.

  • “Broja na dha vetëbesim për diçka më tepër”, kapiteni Gjimshiti: Ta harrojmë Anglinë dhe të mendojmë për Andorrën

    “Broja na dha vetëbesim për diçka më tepër”, kapiteni Gjimshiti: Ta harrojmë Anglinë dhe të mendojmë për Andorrën

    Shqipëria u mposht nga Anglia me rezultatin 2-0 në “Wembley”. Goli i Ljuis-Skellit në pjesën e parë dhe i Herri Kejn në të dytën, vendosën fatin e ndeshjes.

    Pas ndeshjes foli Berat Gjimshiti.

    “Besoj që vuajtëm në lëvizje. Të them të drejtën shumë shpejt pas ndeshjes të analizosh taktikën. Kam vërejtur që vuajtëm thellësinë e Bellingam, lëvizte shumë brenda linjës. E dimë të gjithë çfarë kualiteti ka. Me një lëvizje e nxjerr të gjithë mbrojtjen jashtë dhe e vuajtëm te goli i parë.

    Sidomos nga minuta e 60-të, morën të gjithë lojtarët vetëbesim. Me hyrjen e Brojës, i fuste në vështirësi. Na dha motivim që mund të kapnim diçka. Si është futbolli, në momentin më të mirë erdhi goli i dytë i Anglisë dhe aty u mbyll loja.

    Kemi akoma kohë. Është vetëm 1 ndeshje, Anglia favorite. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës, ta harrojmë këtë sa më shpejt dhe të mendojmë për Andorrën. Nuk ka lojëra të thjeshta dhe duhet të fokusohemi për të fituar atë ndeshje”, u shpreh Gjimshiti për Klan TV.

  • Temperaturat deri në 0 Gradë Celsius, parashikimi i motit për sot! Ja zonat më të ftohta

    Temperaturat deri në 0 Gradë Celsius, parashikimi i motit për sot! Ja zonat më të ftohta

    Dita e shtunë do të jetë me mot të qëndrueshëm! Sipas SHMU, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 24 Gradë Celsius, ndërsa ato minimale në 0 Gradë Celsius.

    Era nga kuadrati i jugut deri në 14m/s, ndërsa deti valëzim deri në 3-4 ballë.

  • 22 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    22 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91 lekë dhe do shitet me 92.1 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.6 lekë dhe do shitet me 103.6 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.3 lekë dhe do shitet me 118.3 lekë.

  • Gjermani/ 54-vjeçari shqiptar akuzohet për vr*sjen e gruas, telefonon djalin pas ngjarjes dhe shokon me fjalët

    Gjermani/ 54-vjeçari shqiptar akuzohet për vr*sjen e gruas, telefonon djalin pas ngjarjes dhe shokon me fjalët

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Thannhausen në Gjermani. Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është nga Rahoveci, por jeton në Gjermani.

    Vrasja ndodhi në qytetin Thannhausen të Gjermanisë, paraditen e të mërkurës ndërsa i dyshuar i ngjarjes është 54-vjeçari shqiptar. Policia ka raportuar se pas vrasjes së bashkëshortes, autori ka telefonuar djalin e tij dhe i ka thënë se i ka vrarë nënën.

    “Ta vrava nënën,” dyshohet se i ka thënë ai djalit. Më pas, djali ka njoftuar policinë, e cila menjëherë bashkë me ekipet e tjera emergjente, ka shkuar në vendngjarje. Fatkeqësisht 55-vjeçarja nuk ia doli tu mbijetonte plagëve.