Category: Lajme

  • “Nuk e dimë si do ndikojë mbyllja e luftës në Ukrainë”, Rama “lan duart”: E kemi derën të hapur në BE, por mund të mbyllet prapë

    “Nuk e dimë si do ndikojë mbyllja e luftës në Ukrainë”, Rama “lan duart”: E kemi derën të hapur në BE, por mund të mbyllet prapë

    Në një takim me kandidatët për deputetë të PS në qarkun e Durrësit, kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, duke lidhur rezultatin me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Rama theksoi se për Shqipërinë, ky është një moment kyç, pasi mundësia e anëtarësimit mund të shuhet po të ketë lëkundje në vullnetin politik të popullit shqiptar.

    Ai u shpreh se, edhe pse qasja e BE për zgjerimin është përmirësuar, asgjë nuk është e sigurt dhe derën e mundshme për anëtarësim mund ta shohim të mbyllet sërish duke marrë në konsideratë faktorë të jashtëm.

    “Siç ka ndryshuar pozitivisht qasja e BE për zgjerimin mund të ndryshojë edhe negativisht. Ata mund të fillojnë sërish atë historinë “business as usual”. Në këtë moment dera është e hapur dhe ne duhet të shpejtojmë për t’u futur para se të mbyllet prapë. Ne nuk e dimë si do jetë impakti i mbylljes së luftës në Ukrainë. Ne jemi forca e vetme sot që mund ta çojë përpara këtë proces. Mund të ketë 1000 gjëra që mund të mos i pëlqehen, por kjo parti është në vendin dhe kohën e duhur dhe nuk lëviz dot. Ka rëndësi a shprehet vullneti i popullit në mënyrë të fuqishme apo krijohet një lëkundje. Një lëkundje na prish gjithë procesin e negociatave. Shpresa ime është që në 12 dhe 13 maj do të bëjmë numërimin e votave dhe ata që merren me negociatat me BE nuk do të kenë asnjë lloj shqetësimi”, tha Rama.

    (BalkanWeb)

  • “A je nipi i Enver Hoxhës?”/ Ja si i përgjigjet Ramës ministri i Brendshëm

    “A je nipi i Enver Hoxhës?”/ Ja si i përgjigjet Ramës ministri i Brendshëm

    Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me shtabin elektoral të Njësisë 1 në Tiranë ka pyetur ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, nëse ai është vërtet nipi i ish-diktatorit, Enver Hoxha. Hoxha tha se babai i tij nuk është djali i Enver Hoxhës dhe se më shumë bie kushëri me Musine Kokalarin se sa me ish-diktatorin Enver Hoxha. Opozita vazhdimisht e ka konsideruar Hoxhën nip të ish-diktatorit.

    Rama: Ti je ketej nga kjo zonë? Se ti origjinën e largët e ke andej…. Se ty bufi të thotë nipi i Enver Hoxhës. Ore edhe mund të ishe, s’ka ndonjë gjë.

    Ervin Hoxha: Dëgjo, të lindësh diku dhe të kesh prindër ato që ke është një gjë që është fakt dhe nuk e ndryshon dot.

    Edi Rama: Po ti je realisht nipi i Enver Hoxhës?

    Ervin Hoxha: Babai im nuk është djali i Enver Hoxhës. Unë në fakt më shumë se me Enver Hoxhën bie kushëri me Musine Kokalarin. I falet doktorit ky gabim…

    Edi Rama: Po ç’doktor mo aman… se e ke ti atë të demokratit, jo liri demokraci…

    Ervin Hoxha: E di pse e kam o kryetar se kam qenë pjesë e administratës së tij. Po nuk i falet atij kur hyn te biografitë e të tjerëve. Dhe ketë ngatërresë e bën të qëllimshme. I falet tani se edhe mosha bën të vetën.

  • Kërcënoi policin, arrestohet dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini

    Kërcënoi policin, arrestohet dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini

    Policia e Elbasanit ka arrestuar 50-vjeçarin Orel (Aurel) Mehja pasi ka kanosur për shkak të detyrës një punonjës policie në datë 16 mars.

    Polici në zbatim të planit të masave për mbarëvajtjen e një aktiviteti sportiv, nuk e ka lejuar që të kalojë me automjet në një rrugë në të cilën ishte e ndaluar lëvizja.

    50-vjeçari Orel Mehja është dhëndri i ish kryebashkikut të ndjerë të Elbasanit Qazim Sejdini. Ai punon drejtor kabineti në Këshillin e Qarkut të Elbasanit, si dhe pronar i disa bizneseve, mes të cilave një bar kafeve në bulevardin e qytetit.

    Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • “Sa keq për ju që s’jam unë”/ Vserlo thyen heshtjen pas videos intime

    “Sa keq për ju që s’jam unë”/ Vserlo thyen heshtjen pas videos intime

    Vserlo ka reaguar publikisht pas thashethemeve që qarkulluan për një video intime me një mashkull, e cila u bë virale gjatë kohës që ai ishte brenda shtëpisë së “Big Brother”. Në një postim në Instagram, ai u shpreh me ironi për kureshtjen e madhe të ndjekësve.

    “Sa kurioz paskeni qenë të më shikoni mua në një video porno. Sa keq për ju që s’jam unë. Gjithsesi, fantazoni sa të doni,” shkroi ai, duke hedhur poshtë zërat që videoja ishte e tij.

    Vserlo e mbylli reagimin e tij me humor, duke thënë se lista e të interesuarve për të po bëhet e madhe dhe se e ka kaluar edhe Olën për vëmendjen e publikut.

  • Aksidenti me 4 viktima/ I vranë babain në 2021, kush është pronari i kompanisë në kërkim

    Aksidenti me 4 viktima/ I vranë babain në 2021, kush është pronari i kompanisë në kërkim

    Është zbardhur identiteti i administratorit të kompanisë së betonit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, në lidhje me aksidentit e regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në aksin Vorë-Fushë Krujë.

    Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Samir Hoxha, 27 vjeç, pronar dhe administrator i kompanisë “HEL-JON” sh.p.k.

    27-vjeçari akuzohet se ka punësuar Aleksandër Krrashin si shofer për betonieret, ndërkohë që 24-vjeçari nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda, teksa janë shkelur edhe rregullat e sigurisë rrugore e të punës. Deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij, duke vijuar të jetë në kërkim. Samir Hoxha është djali i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.

    Ditën e djeshme në pranga u vu dhe drejtuesi i betoniereses Aleksandër Krrashi. Policia raportoi se ai ishte i pajisur me leje drejtimi, por jo për mjetet e rënda. Në momentin e aksidentit ai kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

    Dyshohet se 25-vjeçari Enejdi Laçi, po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara me automjetin e tij tip “Mercedez Benz” dhe ka përplasur nga mbrapa betonieren. Pas përplasjes, makina ka shpërthyer në flakë, dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën, veç shoferit, dhe vëllai i tij pasagjer Erildi Laçi, 20 vjeç, dhe dy pasagjerët e tjerë Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, duke u djegur brenda mjetit.

    Erildi Laçi sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe i vëllai i tij, së bashku me kushëririn dhe shokun kishin shkuar për ta marrë në aeroportin e Rinasit.

    Viktimat
    Shoferi i betonieres, Aleksandër Krrashi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, ai tha se i kishte mbaruar nafta dhe kishte shkuar në një karburant, por kishte harruar të ndizte bllokazhin.

    Në pranga u vu dhe i afërmi i shoferit të betonieres, shtetasi Valentin Krrashi, 25 vjeç, i cili dyshohet se e ka larguar 24-vjeçarin me automjet nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Ai akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

    Gjithashtu, u arrestua dhe shtetasi Danjel Koxha,, 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, “HEL-JON” sh.p.k. në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashi. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    “Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.” – njoftoi Policia.

    Vrasja e Ruzhdi Hoxhës
    Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha u gjet më 6 nëntor të vitit 2021 i ekzekutuar dhe i mbuluar me gurë e zhavor mbrapa Dajtit, në Qafë Mollë, pasi ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij dy javë më parë. Hoxha kërkohej prej 24 tetorit të atij viti, tri ditë pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të. 43-vjeçari ishte biznesmen në fushën e inerteve në Tiranë.

    Si autor i ngjarjes u arrestua Fredi Rrushi, i cili u dënua me 15 vjet burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i shkoi në 10 vite burg.

    Dënimi mbeti i pandryshyuar dhe në Gjykatën e Apelit, edhe pse babai dhe djali i Ruzhdi Hoxhës kishin ankimuar në vendimin e gjykatës, ku kërkonin ndryshimin në lidhje me kualifikimin e veprës penale nga ajo e “Vrasjes me dashje”, në atë të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe në bashkim të dënimeve të vendosej dënimi i tij me burgim të përjetshëm. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 18 vite burg.

    Rrushi mendohet të ketë shkuar bashkë me një mikun e tij në Malin me Gropa dhe ta ketë ekzekutuar biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën.

    Sipas hetuesve, autori Fredi Rrushi mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila ka dyshohet se ka pasur si shkak borxhet që viktima kishte ndaj Fredi Rrushit.

  • Rama bën deklaratën e papritur për Altin Dumanin: Çfarë do pala tjetër që ne të…

    Rama bën deklaratën e papritur për Altin Dumanin: Çfarë do pala tjetër që ne të…

    Kryeministri Edi Rama, ka folur nga Durrësi, ku shprehet se “vota më 11 maj është votë për BE”, ku i bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë për PS dhe jo për “kënetën”, duke iu referuar opozitës.

    Në një takim me kandidatët për deputet në qarkun e Durrësit, Rama tha se opozita kërkon të zhbëjë reformën në drejtësi dhe me shpatën që PS i ka dhënë drejtësisë të “presë kokën e Altin Dumanit”.

    Ai u kërkoi shqiptarëve që të bëhen bashkë dhe më 11 maj të votojnë për BE-në.

    Rama: Çfarë do pala tjetër sot? Thotë “sa të marrim votën do t’ia marrim shpatën drejtësisë dhe gjëja e parë që do të bëjmë me atë shpatë do presim Kokën e Altin Dumanit”, asnjëherë shqiptarët nuk do kenë garanci që barazia para ligjit të jetë jashtë diskutimeve politike. Kur të hyjmë në BE askush s’do ketë mundësi të bëjë lëvizje të tilla se nuk të le ajo familje. Prandaj vota më 11 maj nuk është votë për PS. Çdo shqiptar që është në Durrës dhe çdo qytet e fshat të Shqipërisë, çdo qytet dhe fshat të botës, voton dhe merr mbrapsht diçka që është pasaporta e BE.

    Ka disa që thonë “ç’na duhet ne pasaporta e BE”. Nuk janë të informuar se çfarë është pasaporta e BE, e cila si me magji bën kalimin nga një qytetar i dorës së dytë në një qytetar të barabartë menjëherë, që nga aeroporti, porti, që nuk do na fusë më njeri në radhë. Ta marrin atë votën e tyre dhe mos ta hedhin në kënetë për tifozllik kot…atë votë duhet ta marrin dhe ta fusin te kutia e PS për të marrë pasaportë për fëmijët që e kanë 14-vjeç.

    Kur të bëhet fëmija 18-vjeç ta çojë në Universitet jashtë dhe të mos jetë i huaj. Jo se ata të tjerët do anulojnë negociatat, por do vonojnë shumë dhe do mbyllet dera. Maqedonia e Veriut, është bërë kandidate në 2005, sot akoma s’ka filluar negociatat. Për ne është hapur, thonë “mbaroni detyrat dhe hajdeni”. Të mbarosh detyrat atje do të thotë të bësh shtet. Populli shqiptar duhet të bashkohet dhe të thotë njëzëri “ne duam BE”.

  • Nuk u lejua të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait! Ish-presidenti arrin në Kosovë pas vdekjes së të atit, me kurorë në duar shkon te varri i Haxhi Thaçit!

    Nuk u lejua të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait! Ish-presidenti arrin në Kosovë pas vdekjes së të atit, me kurorë në duar shkon te varri i Haxhi Thaçit!

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nuk u lejua të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, ka mbërritur sot në Kosovë.

    Me kurore në dorë Hashim Thaçi ka shkuar menjëherë të varrezat ku prehet babi i ndjerë.

    Mësohet se Gjykata Speciale, i ka lejuar Hashim Thaçit ardhjen në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçit.

    Lajmin e bëri të ditur Nasim Haradinaj,i cili përmes një postimi në Facebook shkruan: “E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetë vetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungon në total”.

    Vijon…

  • “M’u fik mjeti sepse më mbaroi nafta”- Katër të rinjtë u dogjën brenda Benz-it, zbardhet dëshmia e shoferit të betonierës! 24-vjeçari ndryshon version: Harrova të ndez bllokazhin

    “M’u fik mjeti sepse më mbaroi nafta”- Katër të rinjtë u dogjën brenda Benz-it, zbardhet dëshmia e shoferit të betonierës! 24-vjeçari ndryshon version: Harrova të ndez bllokazhin

    Është zbardhur dëshmia e Aleksandër Krrashit, shoferit 24-vjeçar tw betonierës, me të cilën u aksidentua Benz-i ku udhëtonin 4 të rinjtë që u dogjën brenda mjetit pas përplasjes së fortë.

    24-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se sapo ka hyrë në rrugën kryesore i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta.

    Ai ka deklaruar se provoi ta ndezë dy herë dhe më pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë. Sipas dëshmisë, 24-vjeçari ka harruar të ndezë bllokazhin e betonieres.

    Ndërkohë mësohet se në dëshminë e parë, shoferi nuk ka treguar të vërtetën pasi ka deklaruar se ishte në lëvizje, por më pas ka ndryshuar versionin.

    Ndërkohë ka dyshime se 24-vjeçarit i është prishur betonieria dhe më pas iu është fikur.

    I riu nuk ka ndezur bllokazhin dhe as nuk ka vendosur në rrugë trekëndëshin që përdoret në rast defektesh kur ngel prishet mjeti.

  • Rama: Na vjen keq për ata që dikur ishin mes nesh dhe sot janë në duar e drejtësisë, por duhet të jemi krenar për Reformën, jo kokulur!

    Rama: Na vjen keq për ata që dikur ishin mes nesh dhe sot janë në duar e drejtësisë, por duhet të jemi krenar për Reformën, jo kokulur!

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës, ka folur për drejtësinë, duke thënë se duhet të jenë krenarë dhe jo kokulur.

    Rama u shpreh se e reformimin e drejtësisë e ka bërë PS dhe askush tjetër nuk e bën dot askush tjetër.

    “Ne duhet të jemi krenarë, jo kokulur, për faktin, që përtej dhimbjes personale për arsye njerëzore se nuk na vjen mirë të shohim dikë që deri dje ka qenë mes nesh, ndërsa sot është në duart e drejtësisë. Por ama nuk ndodhte kjo kurrë nëse nuk do e kishim hapur ne këtë kapak. Këtu u vranë 4 veta mes bulevardit dhe s’u pyet njeri. U refuzua zbatimi i urdhrave të prokurorit. E kupton ku kemi qenë.

    E kemi bërë ne. Si qenka kjo. E kemi bërë ne dhe nuk e bën dot askush tjetër. Ata e thonë copë, më 12 maj do shkrijmë SPAK”, tha Rama.

  • Shfrytëzuan rreth 50 vajza nga Amerika Latine për p***titucion, arrestohen 12 tutorë dhe 1 oficere policie

    Shfrytëzuan rreth 50 vajza nga Amerika Latine për p***titucion, arrestohen 12 tutorë dhe 1 oficere policie

    Policia ka vendosur në pranga 12 tutore dhe 1 oficere policie pasi shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion.

    Raportohet se janë rreth 50 shtetase të huaja të shfrytëzuara për prostitucion nga të arrestuarat.

    Nuk dihen ende detaje nga operacioni policor dhe roli i efektives së komisariatit nr.1 në këtë rrjet prostitucioni.

    Vajzat e shfrytëzuara raportohet se janë kryesisht nga Amerika Latine.

    Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me sektorin kunder trafiqeve në AMP.