Category: Lajme

  • Ngjarje e rëndë në Mirditë, 56-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën në rezervuar

    Ngjarje e rëndë në Mirditë, 56-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën në rezervuar

    Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:55, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gëziq, Mirditë, ku një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

    Hetimet paraprake sugjerojnë se viktima mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

    Për gjetjen e trupit, janë angazhuar polumbarët e Forcave Speciale RENEA, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

    Njoftimi i plotë:

    Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është ve**ëmb**tur shtetasi N. N., 56-vjeç, banues në fshatin Gëziq.

    Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari vuante nga shëndeti mendor.

    Për gjetjen e trupit të 56-vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Meta nga qelia: Vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë! Do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time

    Meta nga qelia: Vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë! Do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time

    Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili kandidon në listën e hapur të PD-së në Tiranë, u ka kërkuar qytetarëve votën më 11 Maj.

    Në një postim nga qelia drejtuar qytetarëve Meta u shpreh se “vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë”.

    “Do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time”, tha kreu i PL-së.

    Postimi i Metës:

    Çdo qytetar, më 11 maj, do të kryejë aktin final të çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit dhe grabitqarët që vjedhin çdo ditë djersën dhe mundin e tij.

    Vota juaj për mua është një përgjegjësi e lartë, të cilës do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time.

    Vota juaj për mua do të shndërrohet në projekte zhvillimi dhe në mbrojtje, pa asnjë kompromis, të barazisë suaj përpara ligjit dhe në ndëshkimin e narkoqeverisë plaçkitëse dhe shitëse të kufijve të Shqipërisë.

    🗳🇦🇱 VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

    🗳🇦🇱 VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë

    495770417_1228739351954631_809303995308022493_n

  • Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani, ç’përmban marrëveshja e re e koalicionit të qeverisë gjermane

    Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani, ç’përmban marrëveshja e re e koalicionit të qeverisë gjermane

    Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit në GjermaniMarkus Söder, CSU, Friedrich Merz, CDU, Lars Klingbeil, SPD, Saskia Esken, SPD,

    Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të ardhshëm qeveritar në Gjermani,Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) si edhe Unioni Kristian-Social (CSU) prezantuan të mërkurën, më 9 prill 2025, në Berlin marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje.

    Kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm, Friedrich Merz, e cilësoi dokumentin si një sinjal të qartë për Europën dhe një garanci se “Europa mund të mbështetet te Gjermania”.

    Reformë e thellë ekonomike dhe sociale

    Për të ndezur motorin e ekonomisë gjermane që tashmë ka hyrë në vitin e tretë të recesionit, parlamenti gjerman kishte miratur më parë një paketë masash qindra milionëshe. Por tarifat e presidentit amerikan e detyrojnë koalicionin e mundshëm të ardhshëm që të marrë masa shtesë për lehtësimin e industrisë: Për shembull duke ulur taksat për sipërmarrjet, reduktimin e tatimeve mbi energjinë dhe përjashtimin nga tatimi të orëve shtesë të punës. Po ashtu, qeveria e ardhshme synon të lehtësojë të ashtuquajturin “pension aktiv”, që i lejon edhe pensionistët për të punuar pa tatime.

    Një tjetër objektiv madhor është reduktimi drastik i burokracisë, me qëllim që Gjermania të bëhet më atraktive si për investitorët, ashtu edhe për profesionistët që kërkojnë një vend për të jetuar. Për këtë arsye, koalicioni synon të krijojë një Ministri të Digjitalizimit, e cila do të përqendrohet pikërisht në këtë çështje. “Pajisjet e vjetra, si faksi, duhet të dalin jashtë përdorimit,” tha në mënyrë simbolike bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, dhe shtoi: “Tregjet ndërkombëtare duhet të marrin sinjal të qartë se këtu mund të investohet.

    Ashpërsohet politika e migracionit

    Në marrëveshjen e koalicionit vihet re edhe një kthesë e dukshme në politikën e migracionit. Kryetari konservator Merz njoftoi masa të reja si kontrollet dhe kthimet në kufi, përfundimin e programeve të pranimit vullnetar, si për shembull për refugjatë nga Afganistani, dhe pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët e luftës. Ukrainasit që do të vijnë tani e tutje në Gjermani nuk do të përfitojnë automatikisht ndihma sociale. Qeveria e re dëshiron gjithashtu të ndryshojë ligjin e shtetësisë: “Nuk do të ketë më shtetësi të përshpejtuar pas vetëm tre vitesh qëndrimi në Gjermani,” theksoi Merz.

    Përgjysmohet numri i migrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor

    Koalicioni synon gjithashtu të kufizojë rregulloren e Ballkanit Perëndimor, e cila deri më tani lejonte ardhjen e rreth 50 mijë punëtorëve të pakualifikuar në vit. Numri do të përgjysmohet në 25 mijë. Politika e migracionit ishte ndër temat kryesore të fushatës, për shkak të barrës financiare mbi komunat. Si tregues i ashpërsimit, Ministria e Brendshme do t’i kalojë partisë bavareze Unionit Kristian-Social (CSU).

    Procesi i Berlinit mbetet i rëndësishëm

    Sipas marrëveshjes, integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe i Ukrainës dhe Moldavisë, në Bashkimin Evropian (BE) konsiderohet interes strategjik i ndërsjellë. Prandaj, Procesi i Berlinit – një nismë e ish-kancelares Angela Merkel – do të mbetet aktive si platformë për t’u ofruar vendeve të rajonit perspektiva të qarta dhe të qëndrueshme për anëtarësim në BE.

    CDU merr Ministrinë e Jashtme

    Për herë të parë pas dekadash, Ministria e Jashtme do t’i kalojë Unionit Kristian-Demokrat. Nuk është bërë ende e ditur se kush do ta drejtojë atë, por në media përfliten disa emra. Ndër më të përfolurit është Johann David Wadephul, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU dhe një njohës i vjetër i rajonit të Ballkanit Perëndimor. 62-vjeçari është themelues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor brenda CDU/CSU-së në Bundestag, një grupim ky që ka luajtuar një rol të fuqishëm në formulimin e politikave evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së qeverisjes së ish-kancelares Angela Merkel.

    Qeveria e re gjermane pritet të formohet në fillim të muajit maj, pasi marrëveshja të miratohet edhe nga baza e tri partive./DW

  • Bien temperaturat/ Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të mërkure

    Bien temperaturat/ Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të mërkure

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme kryesisht në pjesën e parë të ditës.

    Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime gjatë orëve të pasdites. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme(me ndërprerje) me intensitet të ulët.

    Në periudha afatshkurtra në male shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

    Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim –jugperëndim me shpejtësi deri 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitojë shpejtësi deri 11 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.

  • Këmbimi valutor 7 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor 7 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 85.8 lekë dhe do shitet me 87.1 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.5 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.2 lekë dhe do shitet me 115.5 lekë.

  • Ra nga kati i tretë i pallatit ku po punonte, humb jetën i riu shqiptar në Itali

    Ra nga kati i tretë i pallatit ku po punonte, humb jetën i riu shqiptar në Itali

    E rëndë në Itali, gruaja vret me thikë burrin, më pas bëhet ‘pishman’ dhe telefonon ambulancën
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Milano, ku një i ri nga Kosova, E.A., 24 vjeç, humbi jetën pasi ra nga kati i tretë i një pallati ndërsa ishte duke punuar në një ndërhyrje në fasadë.

    I riu, i cili kishte 6 vite që jetonte në Itali, po kryente punime mirëmbajtjeje në një apartament rreth orës 09:30, kur rrëshqiti nga skela dhe ra nga një lartësi prej rreth 12 metrash, duke gjetur vdekjen në vend. Prindërit dhe njëri prej vëllezërve të tij jetojnë në Kosovë, ndërsa një vëlla tjetër banon në Austri.

    “Ai ishte një djalë i mirë, një mik i imi”, tha një bashkëatdhetar i të ndjerit, i cili ndodhej në vendngjarje në momentin e aksidentit.

    Prokuroria Publike e Milanos ka nisur hetimet, ndërsa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe për të verifikuar kushtet e sigurisë në të cilat punonte 24-vjeçari

  • Pagat/ Në Shqipëri arriti 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro në muaj

    Pagat/ Në Shqipëri arriti 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro në muaj

    Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro.

    Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale, ndërsa rritja reale, e indeksuar me inflacionin ishte 7.6%.

    Në krahasim me vitin 2014 (viti më i hershëm që ka informacion INSTAT), kur ishte 40.5 mijë lekë, paga në vlerë nominale është rritur me 70%, ndërsa e indeksuar me inflacionin, rritja reduktohet në 42.4%.

    Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat e administratës, pas politikës së qeverisë që përdori buxhetin për të ndryshuar strukturën e pagave në administratën publike, në një garë për të barazuar pagat me rajonit.

    Pavarësisht kësaj lëvizjeje, rajoni ka ecur shumë më shpejt në rritjen e pagave, sipas të dhënave që Monitor përpunoi bazuar në instituteve statistikore përkatëse. Me përjashtim të Kosovës, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

    Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

    Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n). Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit.

    Të dhënat e ndara për sektorin privat dhe shtetëror janë të disponueshme vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë. Ato tregojnë “shtrembërimin” e tregut në Shqipëri, me një diferencë prej 30%, ndërsa në Serbi, si shteti dhe privati, kanë “fuqi” të paguajnë njësoj.

    Në Serbi, sektori privat paguan mesatarisht 1100 euro në muaj, ndërsa në Shqipëri 690 euro, për vitin 2024.

    Në Shqipëri, në fillim të vitit 2022, administrata paguhej mesatarisht 20% më shumë se privati, ndërsa në tremujorin e fundit 2024, diferenca në paga arriti në 30%. Edhe një aksion i tatimeve në muajt e fundit 2024 për të luftuar informalitetin e pagave të privati nuk arriti që të nxiste sipërmarrjet që të paguanin më shumë punonjësit.

    Tre vitet e fundit treguan që rritja e pagave me urdhër administrativ është e destinuar të jetë një praktikë e dështuar. Forma më e mirë për rritjen e pagave në ekonomi lidhet me rritjen e produktivitetit.

    Kjo do të thotë se pagat rriten në përputhje me përmirësimin e aftësive dhe efikasitetit të punonjësve, duke sjellë përfitime reale në prodhim dhe fitime më të larta për kompani, në vend që të rriten administrativisht pa asnjë përmirësim në performancë./Monitor

  • Lot dhe atmosferë elektrizuese, si e festuan zikaltrit e Interit kualifikimin në finalen e Champions-it

    Lot dhe atmosferë elektrizuese, si e festuan zikaltrit e Interit kualifikimin në finalen e Champions-it

    Interi është finalisti i parë  Ligës së Kampionëve. Zikaltrit kanë eliminuar Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 7-6. Teksa një festë legjitime shpërtheu në “San Siro” në momentin që polaku Marçiniak vërshëlleu fundin e sfidës.  

  • Vaksinat COVID-19 kanë shkaktuar probleme biologjike në trupin e njeriut, çfarë zbuluan shkencëtarët e Yale

    Vaksinat COVID-19 kanë shkaktuar probleme biologjike në trupin e njeriut, çfarë zbuluan shkencëtarët e Yale

    Ekspertët e Universitetit Yale kanë identifikuar një gjendje shqetësuese të lidhur me vaksinat mRNA kundër COVID-19 – e cila, sipas tyre, është treguar se ndikon në biologjinë e trupit tuaj.

    “Sindroma pas vaksinimit” është një sëmundje e mëparshme e paidentifikuar, që duket se shkakton intolerancë ndaj ushtrimeve fizike ose lodhje, tringëllimë në veshë (tinnitus), marramendje dhe mjegullim të trurit, ndër simptoma të tjera.

    Vite pas marrjes së injeksionit fillestar dhe dozave përforcuese, pacientët mund të shfaqin gjithashtu ndryshime të dukshme biologjike – si ndryshime në qelizat imune dhe prania e proteinave të koronavirusit në gjakun e tyre.

    “Nga mostrat e gjakut të pjesëmarrësve, studiuesit kërkuan veçori imune që ndryshonin midis dy grupeve. Ata zbuluan disa dallime në popullatat e qelizave imune; ata me PVS kishin nivele më të ulëta të qelizave efektore CD4+ T dhe nivele më të larta të TNF-alpha+ CD8 T, të dyja lloje të qelizave të bardha të gjakut – ndër dallime të tjera,” sipas platformës së lajmeve të Yale.

    “Kjo ishte befasuese, të gjenim proteinën spike në qarkullim në një pikë kaq të vonë,” shtoi Dr. Akiko Iwasaki. “Nuk e dimë nëse niveli i proteinës spike po shkakton simptomat kronike, sepse kishte pjesëmarrës të tjerë me PVS që nuk kishin asnjë nivel të matshëm të kësaj proteine. Por mund të jetë një mekanizëm që qëndron pas kësaj sindrome.”

    Për më tepër, kjo gjendje duket se riaktivizon virusin Epstein-Barr, i cili mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, probleme nervore dhe ënjtje të nyjeve limfatike.

  • Kush po i vret dëshmitarët e fundit? Renato Hoxhaj lidhje me Roan Brahimin e vrarë në Greqi?

    Kush po i vret dëshmitarët e fundit? Renato Hoxhaj lidhje me Roan Brahimin e vrarë në Greqi?

    Vrasja me sfond mafioz që tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hoxhaj, ndryshe nga krimet që tentojnë të jenë të përsosura la gjurmë.

    Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur pistat e hetimit ku po heton policia, një prej tyre Eris Mehmetaj, i i cili u arrestua dy ditë pas vrasjes në Tiranë.

    I riu nga Tropoja, djali i ish-deputetit Xhevdet Mehmetaj, dyshohet se ndihmoi autorët duke siguruar makinën e përdorur në atentat. Edhe pse ai mohon përfshirjen, hetimet tregojnë ndryshe: në telefonin e tij u zbuluan prova që e lidhin me ngjarjen.

    Mehmetaj rezulton të ketë pasur kontakte të ngushta me Roan Brahimin, një emër i përfolur për përplasje me Ervis Martinajn dhe i vrarë në maj 2024 në Athinë.

    Për më tepër, babai i Brahimit, Gjovalin Prendi, u vra më 17 prill në Lezhë, çka forcon dyshimet për një zinxhir hakmarrjesh.

    Sipas hetimeve, Mehmetaj kishte blerë makinën e përdorur në krim në emër të një të moshuare nga Vlora, ndërsa pas saj qëndronte Alesio Dobrozi një emër i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Brilant Martinajt.

    Dyshohet se pas këtij zinxhiri qëndron një grup i fuqishëm kriminal me bazë në Dubai, aty ku Mehmetaj kishte publikuar foto pak para krimit.

    Autori, tashmë i identifikuar si një shtetas rumun me precedentë penalë, priti për rreth 90 minuta në hyrje të pallatit ku banonte Hoxhaj.

    Kur viktima doli, ai u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, duke humbur jetën menjëherë.

    Pamjet filmike e tregojnë autorin të qetë, me maskë dhe kapele , veshje e pazakontë për stinën, por e studiuar për të shmangur identifikimin.

    Një nga pistat më të forta që po hetohet është se Renato Hoxhaj mund të ketë qenë informator i një bande të fuqishme në Vlorë. Ai rezulton fqinj me familjen Sinomati, ku më herët u vra Gëzim Sinomati me snajper një tjetër krim i pazbardhur. Burime policore nuk përjashtojnë mundësinë që Hoxhaj të ketë qenë në dijeni të vrasjeve të mëparshme.

    Ekzekutimi i një personi të konsideruar si “i vogël” në hierarkinë kriminale, ngre pikëpyetje serioze: a po pastrohen dëshmitarët me informacione të rrezikshme? A po përdoret frika për të mbyllur gojët, aty ku drejtësia nuk ka arritur?