Category: Lajme

  • “M’u fik mjeti sepse më mbaroi nafta”- Katër të rinjtë u dogjën brenda Benz-it, zbardhet dëshmia e shoferit të betonierës! 24-vjeçari ndryshon version: Harrova të ndez bllokazhin

    “M’u fik mjeti sepse më mbaroi nafta”- Katër të rinjtë u dogjën brenda Benz-it, zbardhet dëshmia e shoferit të betonierës! 24-vjeçari ndryshon version: Harrova të ndez bllokazhin

    Është zbardhur dëshmia e Aleksandër Krrashit, shoferit 24-vjeçar tw betonierës, me të cilën u aksidentua Benz-i ku udhëtonin 4 të rinjtë që u dogjën brenda mjetit pas përplasjes së fortë.

    24-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se sapo ka hyrë në rrugën kryesore i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta.

    Ai ka deklaruar se provoi ta ndezë dy herë dhe më pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë. Sipas dëshmisë, 24-vjeçari ka harruar të ndezë bllokazhin e betonieres.

    Ndërkohë mësohet se në dëshminë e parë, shoferi nuk ka treguar të vërtetën pasi ka deklaruar se ishte në lëvizje, por më pas ka ndryshuar versionin.

    Ndërkohë ka dyshime se 24-vjeçarit i është prishur betonieria dhe më pas iu është fikur.

    I riu nuk ka ndezur bllokazhin dhe as nuk ka vendosur në rrugë trekëndëshin që përdoret në rast defektesh kur ngel prishet mjeti.

  • Rama: Na vjen keq për ata që dikur ishin mes nesh dhe sot janë në duar e drejtësisë, por duhet të jemi krenar për Reformën, jo kokulur!

    Rama: Na vjen keq për ata që dikur ishin mes nesh dhe sot janë në duar e drejtësisë, por duhet të jemi krenar për Reformën, jo kokulur!

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës, ka folur për drejtësinë, duke thënë se duhet të jenë krenarë dhe jo kokulur.

    Rama u shpreh se e reformimin e drejtësisë e ka bërë PS dhe askush tjetër nuk e bën dot askush tjetër.

    “Ne duhet të jemi krenarë, jo kokulur, për faktin, që përtej dhimbjes personale për arsye njerëzore se nuk na vjen mirë të shohim dikë që deri dje ka qenë mes nesh, ndërsa sot është në duart e drejtësisë. Por ama nuk ndodhte kjo kurrë nëse nuk do e kishim hapur ne këtë kapak. Këtu u vranë 4 veta mes bulevardit dhe s’u pyet njeri. U refuzua zbatimi i urdhrave të prokurorit. E kupton ku kemi qenë.

    E kemi bërë ne. Si qenka kjo. E kemi bërë ne dhe nuk e bën dot askush tjetër. Ata e thonë copë, më 12 maj do shkrijmë SPAK”, tha Rama.

  • Shfrytëzuan rreth 50 vajza nga Amerika Latine për p***titucion, arrestohen 12 tutorë dhe 1 oficere policie

    Shfrytëzuan rreth 50 vajza nga Amerika Latine për p***titucion, arrestohen 12 tutorë dhe 1 oficere policie

    Policia ka vendosur në pranga 12 tutore dhe 1 oficere policie pasi shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion.

    Raportohet se janë rreth 50 shtetase të huaja të shfrytëzuara për prostitucion nga të arrestuarat.

    Nuk dihen ende detaje nga operacioni policor dhe roli i efektives së komisariatit nr.1 në këtë rrjet prostitucioni.

    Vajzat e shfrytëzuara raportohet se janë kryesisht nga Amerika Latine.

    Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me sektorin kunder trafiqeve në AMP.

  • “Sëmuret” krejt papritur! Veliaj ka kërkuar konsultë me psikiatrin në burg: S’jam mirë mendërisht…

    “Sëmuret” krejt papritur! Veliaj ka kërkuar konsultë me psikiatrin në burg: S’jam mirë mendërisht…

    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar përgjimet e bujshme ku del duke dhënë urdhra e duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme: ka kërkuar psikiatër!

    Sipas gazetares Klodiana Lala, Veliaj ka pretenduar se nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike dhe se përgjimet e SPAK nuk duhen marrë seriozisht sepse, sipas tij, nuk mund të ketë folur në atë mënyrë. Për këtë arsye, ai ka kërkuar një konsultë me një psikiatër në burg.

    Por përpara se të bëhej vizita, është bërë një inventar i barnave në dispozicion, për të verifikuar nëse Veliaj kishte marrë ndonjë ilaç që mund t’i kishte “ngatërruar” mendimet.

    Përfundimi? Ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin e lartë! Pra, nga SPAK te tensioni, duket se Veliaj po përpiqet të ndërtojë një narrativë tjetër për të justifikuar veten.

    “Zoti Veliaj pasi është bërë me dije për përgjimet, ka pretenduar se nuk është në gjendje të mirë psikologjike, ka kërkuar konsultë me psikiatrin, ka thënë nuk kam qenë në situatën më të mirë mendore se është e pamundur të kem folur në këtë mënyrë. Ulsi Manja ka bërë një urdhër, është bërë inspektim nga Drita Jaka, shefe e sektorit të shëndetësisë në burgje, zyrtarja më jetëgjatë në këtë institucion. Zonja Jaka para se të merrte kontakt, ka bërë një inventar të të gjithë barnave që kanë hyrë. Është bërë inventar për barnat në gjendje dhe ato që i janë dhënë të paraburgosurëve. Në bashkëpunim edhe me mjeken e burgut kanë marrë kontakt me zotin Veliaj dhe rezulton se ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin, ka patur problematika me tensionin e lartë”, tha Lala mbrëmjen e së enjtes në një emision televiziv.

    Me sa duket, edhe në burg po ndiqet tradita e politikanëve që, sapo përballen me prangat, ‘kujtohen’ për shëndetin. A do të ndjekë edhe Veliaj rrugën e paraardhësve, duke kërkuar një “spital me pesë yje”? Mbetet për t’u parë…

  • Bashkëshortja i drejtohet live aktorit me famë botërore: “Kur flas unë, ti hesht”/ Ja si reagoi ai…

    Bashkëshortja i drejtohet live aktorit me famë botërore: “Kur flas unë, ti hesht”/ Ja si reagoi ai…

    Hilaria Baldwin tërhoqi vëmendjen gjatë një interviste ku po fliste për mundësinë e një sezoni të dytë të reality show-t “The Baldwins”.

    Gjatë bisedës, Alec Baldwin ndërhyri me shaka duke e quajtur atë “The Hilaria Show”, por reagimi i saj i befasoi të gjithë. Ajo u kthye nga bashkëshorti dhe i tha prerë: “Kur flas unë, ti hesht”.

    Momenti ndodhi gjatë një bisede publike, ku çifti po diskutonte mbi jetën e tyre familjare dhe sfidat me shtatë fëmijët që rrisin së bashku. Teksa Alec u përpoq të ndërhynte, Hilaria e ndaloi me këtë koment, i cili shpejt u bë viral në rrjetet sociale.

    Ndjekësit e çiftit e kanë komentuar momentin me humor dhe habi, ndërsa disa e shohin si një shaka mes tyre, të tjerë e konsiderojnë një tregues të dinamikës së tyre si çift. Pavarësisht gjithçkaje, Alec dhe Hilaria vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të përfolura në Hollywood, duke tërhequr gjithmonë vëmendjen me jetën e tyre familjare dhe paraqitjet publike.

  • “Ëndrrat thonë që realizohen”, Gjimshiti optimist para Anglisë: Jemi gati, përvoja e fituar do na ndihmojë

    “Ëndrrat thonë që realizohen”, Gjimshiti optimist para Anglisë: Jemi gati, përvoja e fituar do na ndihmojë

    Përkrah trajnerit Sylvinho, në konferencë para Anglisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit u shfaq edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti.

    Çfarë atmosfere gjeni pas mungesës suaj në Kombëtare?

    Kam gjetur një atmosferë shumë të mirë, frymë të re pasi janë disa lojtarë talente të rinj që përmirësojnë ekipin. Kam parë në këto stërvitje që të gjithë japin gjithçka në fushë për të arritur diçka që se kemi bërë kurrë.

    Botërori?

    Ëndrrat thonë që realizohen. Më herët nuk kanë menduar që Shqipëria do kualifikohej dy herë në Europian. Unë nuk fshihem, s’kam pse themi se jemi ekip më i vogël se Anglia. Të japim gjithçka në fushë dhe nëse marrim rezultat të suksesshëm, do të ishte akoma më mirë.

    Sa e vlerësoni këtë ndeshje sipas forcës së kundërshtarit, si mund të paraqitet skuadra për ta përballuar një ekip si Anglia?

    Forca e tyre dihet, por s’duhet të flasim për lojtarët e tyre individualisht, i shohim çdo fundjavë në televizor. Trajneri na ka thënë çfarë duhet të bëjmë në fushë dhe ekipi është gati të bëjë gjithçka. Kanë qenë pak ditë për ta përgatitur, por për kaq kohë jemi përgatitur shumë mirë.

    Mund të keni barrën kryesore, besoni se do ia dilni?

    Siç e thashë, individualisht s’duhet të flasim shumë. Ekipi ka një punë të vështirë, jo vetëm Gjimshiti. Si ekip duhet të ndalim sa më shumë ndalim sulmin e Anglisë, që është një sulm botëror. S’do jenë duele individuale, por skuadras. Nëse përballojmë mirë, do jetë e vështirë.

    Përballë Jude Bellingham, ke luajtur më herët ndaj tij…

    Është një lojtar fantastik, besoj se shumë rrallë ka talente si ai dhe të tjerët. Është një talent ndër më të mirët në botë, por besoj mund të arrijë kulmin të jetë futbollisti më i mirë në botë në atë çfarë kam parë në ndeshjet me të.

    Duke marrë parasysh që Anglia është favorite, por ti si një lojtar i Atalantës, sa beson se mund ta përballojë Shqipëria?

    Anglia jo vetëm kundër nesh, por edhe në botëror dhe Europian është i favorizuar për ta fituar. Por Anglia nuk do të na nënvlerësojë, kanë respektin dhe e dinë që kemi bërë gjëra të mira si Kombëtare. Ata janë profesionistë si ne, në futboll nuk i dihet kurrë.

    Pas performancës nga Europiani përballë ekipeve të forta, çfarë mund të sillni në një ndeshje si kjo?

    Unë besoj se nuk jemi përballur keq, kemi bërë një Europian të mirë. Kemi pasur kundërshtarë shumë të fortë, të një niveli botëror, si Anglia nesër. Ajo që duhet të kemi është përqendrimi, pasi po të shohim ndeshjet në Europian, si Itali dhe Kroacia kemi pësuar gola brenda 5 minutave. Është gjëja më e rëndësishme përqendrimi, sidomos me kundërshtarë të këtij niveli, sepse të bëjnë dëm shumë shpejt.

    Si e shihni këtë grup, shanset e Shqipërisë?

    Unë besoj që është herët të flasim për shanset, por me kalimin e kohës këtij rrugëtimi, pas 4 ndeshjes mund ta caktosh më mirë. Por siç e thashë më herët, nuk futemi në fushë me mendimin për të mos u kualifikuar. E rëndësishme të japim gjithçka në fushë dhe me kalimin e kohës rritesh si ekip. Do shihet pas 4 ndeshjesh qëllimi ynë.

  • Egli ka blerë ndjekës në “Instagram”? Eksperti i IT-së sqaron si i ikën fansat banores!

    Egli ka blerë ndjekës në “Instagram”? Eksperti i IT-së sqaron si i ikën fansat banores!

    Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku komentoi rritjen apo rënien e ndjekësve në rrjetet sociale të personazheve të “Big Brother VIP 4”.

    Moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, e pyeti fillimisht për profilin e “Instagram”-it të Egli Takos, ku ka patur ndryshime drastike brenda një kohe mjaft të shkurtër.

    Pas daljes së Eglit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, numri i ndjekësve u rrit shumë. Por situata ndryshoi totalisht me rikthimin e saj në BBV 4, ku u duk se fansat po e ‘braktisnin’.

    “Kjo gjë nuk është se prehet me thikë, edhe mund t’i kenë blerë por edhe mund të jetë një sulm për këtë gjë. Në datën 6 mars Eglit i janë shtuar 21 mijë ndjekës dhe vetëm në një ditë më 7 mars i janë shtuar 53 mijë e 397.Pikërisht.

    Kjo gjë ka zgjatur 4 ditë, më 8 mars i janë shtuar 22 mijë. Në total i janë shtuar gati mbi 150 mijë ndjekës. Egli në datën 5 mars ka qenë me 187 mijë ndjekës dhe befas pikun e ka arritur më 15 mars me 352 mijë ndjekës.

  • Ish-konkurrentja e BBV sërish shtatzënë? Ja postimi i fundit që ngriti dyshimet në rrjet

    Ish-konkurrentja e BBV sërish shtatzënë? Ja postimi i fundit që ngriti dyshimet në rrjet

    Ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Alby The Goat rrëmben vëmendje edhe nga përtej oqeanit.

    Madje, në një postim të fundit ajo ka ngritur dyshime se mund të jetë shtatzënë.

    Kjo pasi që në videon e ndarë vihet re barku i fryrë, teksa aktorja e filmave për të rritur vendosë çantën për ta fshehur.

    Megjithatë Alby akoma nuk ka njoftuar diçka rreth kësaj çështjeje.

    Kjo do të shënonte pritjen e dytë të ëmbël për Albyn, pasi për herë të parë morri epitetin e të qenit nënë kur solli në jetë vajzën e saj.

  • Egli thyen rregullat, i jep informacion nga jashtë Gjestit

    Egli thyen rregullat, i jep informacion nga jashtë Gjestit

    Egli Tako dhe Gjesti po vazhdojnë të përfshihen në debate të vazhdueshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.

    Që nga rikthimi i saj pas nëntë ditësh mungesë, dyshja janë përballur me diskutime të shumta rreth marrëdhënies së tyre

    Së fundmi, Egli i ka treguar Gjesti-t se jashtë shtëpisë janë krijuar perceptime për ta si çift. “Ti nuk e ke idenë sa njerëz jashtë kanë interpretuar se ne të dy do të martohemi,” i tha ajo.

  • Karamuço zbulon kush është Nesti Angoni që denoncoi Veliajn

    Karamuço zbulon kush është Nesti Angoni që denoncoi Veliajn

    Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se Nesti Angoni, personi që ka bërë edhe denoncimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK, dyshohet të jetë një ish-financier

    Sipas tij, është një ish-financiere e biznesit e cila ka pasur dijeni në detaje për mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka.

    “Për mendimin tim ka një dëshmitar të akuzës në rastin e hetimeve që po zhvillohen, flitet për një ish-financiere që jep të dhëna shumë të sakta. Ish-financiere e bizneseve që jep të dhëna shumë të sakta që ka ngritur një pistë hetimore, që ka çuar deri në këto masa që shikojmë sot e deri në ato volume që do të shkojnë në gjykatë nesër për tu shqyrtuar e për të dhënë një vendim.

    Askush nuk mund ti dinte qoftë blerjet, qoftë mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka në aspektin politik. Këto janë shumë teknike, financiare dhe deri diku juridike dhe janë shumë të sqaruara”,-tha Karamuço në Euronews Albania.