Category: Lajme

  • Bashkëshortja i drejtohet live aktorit me famë botërore: “Kur flas unë, ti hesht”/ Ja si reagoi ai…

    Bashkëshortja i drejtohet live aktorit me famë botërore: “Kur flas unë, ti hesht”/ Ja si reagoi ai…

    Hilaria Baldwin tërhoqi vëmendjen gjatë një interviste ku po fliste për mundësinë e një sezoni të dytë të reality show-t “The Baldwins”.

    Gjatë bisedës, Alec Baldwin ndërhyri me shaka duke e quajtur atë “The Hilaria Show”, por reagimi i saj i befasoi të gjithë. Ajo u kthye nga bashkëshorti dhe i tha prerë: “Kur flas unë, ti hesht”.

    Momenti ndodhi gjatë një bisede publike, ku çifti po diskutonte mbi jetën e tyre familjare dhe sfidat me shtatë fëmijët që rrisin së bashku. Teksa Alec u përpoq të ndërhynte, Hilaria e ndaloi me këtë koment, i cili shpejt u bë viral në rrjetet sociale.

    Ndjekësit e çiftit e kanë komentuar momentin me humor dhe habi, ndërsa disa e shohin si një shaka mes tyre, të tjerë e konsiderojnë një tregues të dinamikës së tyre si çift. Pavarësisht gjithçkaje, Alec dhe Hilaria vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të përfolura në Hollywood, duke tërhequr gjithmonë vëmendjen me jetën e tyre familjare dhe paraqitjet publike.

  • “Ëndrrat thonë që realizohen”, Gjimshiti optimist para Anglisë: Jemi gati, përvoja e fituar do na ndihmojë

    “Ëndrrat thonë që realizohen”, Gjimshiti optimist para Anglisë: Jemi gati, përvoja e fituar do na ndihmojë

    Përkrah trajnerit Sylvinho, në konferencë para Anglisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit u shfaq edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti.

    Çfarë atmosfere gjeni pas mungesës suaj në Kombëtare?

    Kam gjetur një atmosferë shumë të mirë, frymë të re pasi janë disa lojtarë talente të rinj që përmirësojnë ekipin. Kam parë në këto stërvitje që të gjithë japin gjithçka në fushë për të arritur diçka që se kemi bërë kurrë.

    Botërori?

    Ëndrrat thonë që realizohen. Më herët nuk kanë menduar që Shqipëria do kualifikohej dy herë në Europian. Unë nuk fshihem, s’kam pse themi se jemi ekip më i vogël se Anglia. Të japim gjithçka në fushë dhe nëse marrim rezultat të suksesshëm, do të ishte akoma më mirë.

    Sa e vlerësoni këtë ndeshje sipas forcës së kundërshtarit, si mund të paraqitet skuadra për ta përballuar një ekip si Anglia?

    Forca e tyre dihet, por s’duhet të flasim për lojtarët e tyre individualisht, i shohim çdo fundjavë në televizor. Trajneri na ka thënë çfarë duhet të bëjmë në fushë dhe ekipi është gati të bëjë gjithçka. Kanë qenë pak ditë për ta përgatitur, por për kaq kohë jemi përgatitur shumë mirë.

    Mund të keni barrën kryesore, besoni se do ia dilni?

    Siç e thashë, individualisht s’duhet të flasim shumë. Ekipi ka një punë të vështirë, jo vetëm Gjimshiti. Si ekip duhet të ndalim sa më shumë ndalim sulmin e Anglisë, që është një sulm botëror. S’do jenë duele individuale, por skuadras. Nëse përballojmë mirë, do jetë e vështirë.

    Përballë Jude Bellingham, ke luajtur më herët ndaj tij…

    Është një lojtar fantastik, besoj se shumë rrallë ka talente si ai dhe të tjerët. Është një talent ndër më të mirët në botë, por besoj mund të arrijë kulmin të jetë futbollisti më i mirë në botë në atë çfarë kam parë në ndeshjet me të.

    Duke marrë parasysh që Anglia është favorite, por ti si një lojtar i Atalantës, sa beson se mund ta përballojë Shqipëria?

    Anglia jo vetëm kundër nesh, por edhe në botëror dhe Europian është i favorizuar për ta fituar. Por Anglia nuk do të na nënvlerësojë, kanë respektin dhe e dinë që kemi bërë gjëra të mira si Kombëtare. Ata janë profesionistë si ne, në futboll nuk i dihet kurrë.

    Pas performancës nga Europiani përballë ekipeve të forta, çfarë mund të sillni në një ndeshje si kjo?

    Unë besoj se nuk jemi përballur keq, kemi bërë një Europian të mirë. Kemi pasur kundërshtarë shumë të fortë, të një niveli botëror, si Anglia nesër. Ajo që duhet të kemi është përqendrimi, pasi po të shohim ndeshjet në Europian, si Itali dhe Kroacia kemi pësuar gola brenda 5 minutave. Është gjëja më e rëndësishme përqendrimi, sidomos me kundërshtarë të këtij niveli, sepse të bëjnë dëm shumë shpejt.

    Si e shihni këtë grup, shanset e Shqipërisë?

    Unë besoj që është herët të flasim për shanset, por me kalimin e kohës këtij rrugëtimi, pas 4 ndeshjes mund ta caktosh më mirë. Por siç e thashë më herët, nuk futemi në fushë me mendimin për të mos u kualifikuar. E rëndësishme të japim gjithçka në fushë dhe me kalimin e kohës rritesh si ekip. Do shihet pas 4 ndeshjesh qëllimi ynë.

  • Egli ka blerë ndjekës në “Instagram”? Eksperti i IT-së sqaron si i ikën fansat banores!

    Egli ka blerë ndjekës në “Instagram”? Eksperti i IT-së sqaron si i ikën fansat banores!

    Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku komentoi rritjen apo rënien e ndjekësve në rrjetet sociale të personazheve të “Big Brother VIP 4”.

    Moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, e pyeti fillimisht për profilin e “Instagram”-it të Egli Takos, ku ka patur ndryshime drastike brenda një kohe mjaft të shkurtër.

    Pas daljes së Eglit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, numri i ndjekësve u rrit shumë. Por situata ndryshoi totalisht me rikthimin e saj në BBV 4, ku u duk se fansat po e ‘braktisnin’.

    “Kjo gjë nuk është se prehet me thikë, edhe mund t’i kenë blerë por edhe mund të jetë një sulm për këtë gjë. Në datën 6 mars Eglit i janë shtuar 21 mijë ndjekës dhe vetëm në një ditë më 7 mars i janë shtuar 53 mijë e 397.Pikërisht.

    Kjo gjë ka zgjatur 4 ditë, më 8 mars i janë shtuar 22 mijë. Në total i janë shtuar gati mbi 150 mijë ndjekës. Egli në datën 5 mars ka qenë me 187 mijë ndjekës dhe befas pikun e ka arritur më 15 mars me 352 mijë ndjekës.

  • Ish-konkurrentja e BBV sërish shtatzënë? Ja postimi i fundit që ngriti dyshimet në rrjet

    Ish-konkurrentja e BBV sërish shtatzënë? Ja postimi i fundit që ngriti dyshimet në rrjet

    Ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Alby The Goat rrëmben vëmendje edhe nga përtej oqeanit.

    Madje, në një postim të fundit ajo ka ngritur dyshime se mund të jetë shtatzënë.

    Kjo pasi që në videon e ndarë vihet re barku i fryrë, teksa aktorja e filmave për të rritur vendosë çantën për ta fshehur.

    Megjithatë Alby akoma nuk ka njoftuar diçka rreth kësaj çështjeje.

    Kjo do të shënonte pritjen e dytë të ëmbël për Albyn, pasi për herë të parë morri epitetin e të qenit nënë kur solli në jetë vajzën e saj.

  • Egli thyen rregullat, i jep informacion nga jashtë Gjestit

    Egli thyen rregullat, i jep informacion nga jashtë Gjestit

    Egli Tako dhe Gjesti po vazhdojnë të përfshihen në debate të vazhdueshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.

    Që nga rikthimi i saj pas nëntë ditësh mungesë, dyshja janë përballur me diskutime të shumta rreth marrëdhënies së tyre

    Së fundmi, Egli i ka treguar Gjesti-t se jashtë shtëpisë janë krijuar perceptime për ta si çift. “Ti nuk e ke idenë sa njerëz jashtë kanë interpretuar se ne të dy do të martohemi,” i tha ajo.

  • Karamuço zbulon kush është Nesti Angoni që denoncoi Veliajn

    Karamuço zbulon kush është Nesti Angoni që denoncoi Veliajn

    Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se Nesti Angoni, personi që ka bërë edhe denoncimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK, dyshohet të jetë një ish-financier

    Sipas tij, është një ish-financiere e biznesit e cila ka pasur dijeni në detaje për mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka.

    “Për mendimin tim ka një dëshmitar të akuzës në rastin e hetimeve që po zhvillohen, flitet për një ish-financiere që jep të dhëna shumë të sakta. Ish-financiere e bizneseve që jep të dhëna shumë të sakta që ka ngritur një pistë hetimore, që ka çuar deri në këto masa që shikojmë sot e deri në ato volume që do të shkojnë në gjykatë nesër për tu shqyrtuar e për të dhënë një vendim.

    Askush nuk mund ti dinte qoftë blerjet, qoftë mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka në aspektin politik. Këto janë shumë teknike, financiare dhe deri diku juridike dhe janë shumë të sqaruara”,-tha Karamuço në Euronews Albania.

  • Letra e çuditshme për punonjësit nga kompania: Martohuni deri më 30 shtator, ose do të pushoheni nga puna

    Letra e çuditshme për punonjësit nga kompania: Martohuni deri më 30 shtator, ose do të pushoheni nga puna

    Punëtori ideal në prodhuesin kinez të kimikateve, sipas memorandumit të brendshëm, është punëtor, i virtytshëm dhe besnik. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, i gatshëm për të pasur fëmijë për të mirën e vendit.

    Ky ishte mesazhi që kompania, Shandong Shuntian Chemical Group, u dërgoi punonjësve të pamartuar së fundmi, në një njoftim që u përhap gjerësisht në mediat sociale.

    Ai i udhëzoi ata të krijonin familje deri më 30 shtator, ose ndryshe: “Nëse nuk mund të martoheni dhe të krijoni familje, kompania do të ndërpresë kontratën tuaj të punës”.

    Shandong Shuntian, nuk ishte kompania e parë që u përpoq të diktonte jetën personale të punonjësve të saj mes shqetësimeve në rritje për rënien e martesave dhe lindjeve në Kinë. Javë më parë, një rrjet i njohur supermarketesh, i kishte thënë stafit të tij që të mos kërkonte dhurata për fejesë, për të ulur koston e dasmave.

    Të dy urdhrat u kritikuan gjerësisht, për shumë nga të njëjtat arsye që njerëzit refuzojnë të krijojnë familje në radhë të parë. Përveç kostos ekonomike për të pasur fëmijë, shumë të rinj kinezë përmendin një dëshirë për autonomi personale. Ata refuzojnë idenë tradicionale se familjet e tyre duhet të drejtojnë jetën e tyre dhe sigurisht që nuk janë të prirur t’i lënë punëdhënësit e tyre të thonë fjalën e tyre.

    Vitin e kaluar, 6.1 milionë çifte kineze u martuan – një rënie prej 20 për qind nga një vit më parë, dhe më e pakta që kur qeveria filloi të publikonte statistika në vitin 1986. Popullsia e Kinës ka rënë për tre vjet rresht.

    Autoritetet janë përpjekur t’i kthejnë këto tendenca. Zyrtarët kanë vizituar gratë në shtëpi për të pyetur nëse planifikojnë të mbeten shtatzënë. Qeveria gjithashtu, botoi një propagandë që pretendonte se shtatzënia mund t’i bëjë gratë më të zgjuara dhe bëri thirrje për krijimin e një “atmosfere sociale miqësore për fertilitetin”, përfshirë në vendet e punës.

    Disa kompani duken të etura për ta zbatuar propagandën.

    Njoftimi nga kompania kimike, e cila filloi të qarkullonte në internet muajin e kaluar, u drejtohej punonjësve të pamartuar midis moshës 28 dhe 58-vjeç, përfshirë punëtorët e divorcuar.

    “Të mos i përgjigjesh thirrjes së vendit, të mos martohesh dhe të kesh fëmijë, është pabesi”, thuhej në memo.

    Me rritjen e talljeve në internet, kompania u tërhoq shpejt. E kontaktuar me telefon, një grua në selinë e saj tha se njoftimi ishte tërhequr dhe se qeveria lokale kishte urdhëruar kompaninë t’i nënshtrohej “korrigjimit”.

    Ajo nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera. Zyrtarët lokalë të punës nuk mund të kontaktoheshin për koment.

    Megjithatë, ka pasur sugjerime se qeveria mund të ushtrojë presion më të drejtpërdrejtë mbi punonjësit e saj.

    Vitin e kaluar, një draftdokument nga Komisioni Shëndetësor i Quanzhou, një qytet në Kinën jugore, u përhap në internet. Ai u bënte thirrje punonjësve të agjencive qeveritare që “të merrnin drejtimin në zbatimin e politikës së tre fëmijëve”.

    Dokumenti nuk specifikonte se çfarë nënkuptohej me zbatimin. Por komentuesit tërhoqën paralele me një letër të hapur të famshme nga autoritetet qendrore që shihet se ka nisur politikën e një fëmije në vitin 1980.

    Ajo letër i nxiti anëtarët e partisë që të “merrnin drejtimin” për të pasur një fëmijë. Një zonjë që iu përgjigj telefonit në Komisionin Shëndetësor të Quanzhou konfirmoi ekzistencën e draftit.

    Por ajo tha se qyteti po priste udhëzimet e nivelit më të lartë, përpara se të publikonin udhëzimet përfundimtare.

  • Policia “blindon” Fushë-Krujën, kontrolle në sera, tunele dhe shtëpi të braktisura

    Policia “blindon” Fushë-Krujën, kontrolle në sera, tunele dhe shtëpi të braktisura

    Këtë të premte, një operacion antidrogë është duke u zhvilluar nga policia. Bëhet me dije se forca të shumta policie, kanë zbarkuar në Fushë-Krujë dhe po ushtrojnë kontrolle në sera, tunele dhe banesa të braktisura.

    Operacioni synon goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, ndërsa deri më tani nuk informacion për të shoqëruar apo arrestuar.

    Operacioni pritet të shtrihet në të gjithë rrethin e Krujës, ndërsa në terren kanë dalë forcat speciale, njësitë e antidrogës dhe policisë vendore.

    Operacioni është ende në zhvillim dhe ddetaje të reja pritet të dalin në vazhdim.

  • Aksident në Kukës, makina përplas triçiklin, ndërron jetë shoferi

    Aksident në Kukës, makina përplas triçiklin, ndërron jetë shoferi

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Kukës.

    Një makinë është përplasur në rrethana ende të paqqarta me një triçikël dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.

    Bëhet me dije se drejtuesi i triçiklit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

  • Përfshihet nga flakët aeroporti “Heathrow” në Londër, evakuuohen qindra persona! Anulohen të gjitha fluturimet

    Përfshihet nga flakët aeroporti “Heathrow” në Londër, evakuuohen qindra persona! Anulohen të gjitha fluturimet

    Aeroporti Heathrow i Londrës, një nga më të ngarkuarit në botë, njoftoi mbylljen për shkak të një “ndërprerjeje të konsiderueshme të energjisë elektrike” si rezultat i një zjarri të madh që përfshiu zonën, thanë zyrtarët e aeroportit.

    “Për shkak të një zjarri në një nënstacion elektrik që furnizon aeroportin, Heathrow po përjeton një ndërprerje të konsiderueshme të energjisë,” tha Aeroporti Heathrow në një deklaratë në X. “Për të ruajtur sigurinë e pasagjerëve dhe kolegëve tanë, Heathrow do të jetë i mbyllur”,- thuhej në njoftim.

    Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha në një deklaratë se një transformator brenda një nënstacioni elektrik në Hayes, në perëndim të Londrës, ishte ndezur. Dhjetë makina zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës po i përgjigjen zjarrit, thuhet në deklaratë.

    Rreth 150 njerëz janë evakuuar dhe autoritetet kanë ngritur një kordon prej 200 metrash si masë paraprake, tha në deklaratë Ndihmës Komisioneri Pat Goulbourne. Zjarrfikësit gjithashtu çuan 29 persona nga pronat përreth drejt sigurisë, shtuan zyrtarët.

    Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se ata u thirrën në zjarr rreth orës 23:23 me orën lokale të së enjtes dhe ekuipazhet kanë qenë në vendngjarje gjatë gjithë natës.

    “Ndërsa nisemi në mëngjes, ndërprerja pritet të rritet dhe ne u bëjmë thirrje njerëzve të shmangin zonën kudo që të jetë e mundur,” tha Goulbourne.

    Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, thanë zyrtarët e zjarrfikësve. Pasagjerët këshillohen të mos udhëtojnë në Heathrow dhe duhet të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për informacione të mëtejshme, tha aeroporti në deklaratën e tij. Heathrow ishte aeroporti i dytë më i ngarkuar në botë për fluturime ndërkombëtare në vitin 2024, pas vetëm Dubait shkruan CNN.

    Brigada e Zjarrfikësve të Londrës ka vendosur rreth 70 zjarrfikës për të shuar zjarrin në perëndim të Londrës, i cili shkaktoi një ndërprerje masive të energjisë në Heathrow. Të paktën gjysma e një transformatori brenda nënstacionit mbetet e ndezur, thanë zyrtarët në një deklaratë. Për momentin nuk dihet shkaku i zjarrit. Rreth 150 njerëz u evakuuan nga ndërtesat aty pranë dhe mijëra prona ishin pa energji elektrike.