Category: Lajme

  • Drejtonte betonieren pa patentë, ja cili është i riu që iku nga vendngjarja pas aksidentit tragjik në Fushë Prezë

    Drejtonte betonieren pa patentë, ja cili është i riu që iku nga vendngjarja pas aksidentit tragjik në Fushë Prezë

    Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi, i cili ishte drejtuesi i betonierës që u përplas me makinën “Benz” në rrugën Vorë-Fushë-Krujë, duke shkaktuar humbjen e jetës së katër të rinjve.

    Nga hetimet rezultoi se Krrashi po drejtonte mjetin e tonazhit të rëndë pa patentë të kësaj kategorie. Pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes, duke e lënë mjetin në rrugë.

    Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina e viktimave shpërtheu në flakë, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Pas identifikimit, Krrashi u vu në pranga dhe tashmë do të përballet me drejtësinë për shkeljet e rënda që çuan në këtë aksident fatal.

  • Aksidenti tragjik në Fushë Prezë, pas drejtuesit të betonieres, në pranga dhe dy të tjerë! Akuzat që rëndojnë ndaj tyre

    Aksidenti tragjik në Fushë Prezë, pas drejtuesit të betonieres, në pranga dhe dy të tjerë! Akuzat që rëndojnë ndaj tyre

    Nga aksidenti i rëndë humbën jetën 4 të rinjtë, Enejdi Laçi, Erildi Laçi (vëllezër), Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi

    Policia ka kryer të tjera arrestime ditën e sotme, në lidhje me aksidentin tragjik në Fushë Prezë, ku vdiqën 4 të rinj.

    Mësohet se është arrestuar drejtuesi i betonierës, Aleksandër Krrashi i cila dyshohet se u bë shkak për aksidentin tragjik, e po ashtu, një i afërm i 24-vjeçarit, shtetasi Valentin Krrashi, i cili akuzohet se e ka ndihmuar të largohej nga vendngjarja pas aksidentit. Krrashi raportohet se nuk kishte patentë për të drejtuar betonierën, por sërish biznesi në të cilin punonte e kishte punësuar. Për këtë ka rënë në pranga menaxheri i biznesit, Danjel Koxha dhe në kërkim është administratori.

    Nga aksidenti i rëndë humbën jetën 4 të rinjtë, Enejdi Laçi, Erildi Laçi (vëllezër), Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi. Makina e tyre u përplas nga pas me betonieren e drejtuar nga Krrashi dhe shpërtheu në flakë.

    Njoftimi i policisë:

    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për aksidentin e ndodhur në Fushë Prezë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:

    -A. K., 24 vjeç, drejtuesi i automjetit betoniere, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor ”Vorë – Fushë Krujë”, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja;

    -V. K., 25 vjeç, i afërm i 24-vjeçarit, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin;

    -D. K., 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar shtetasi A. K., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

    -Gjithashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Cilat janë sektorët me pagat më të larta në privat? Ekspertët: Kryesojnë sektori bankar, kompanitë e sigurimeve dhe IT

    Cilat janë sektorët me pagat më të larta në privat? Ekspertët: Kryesojnë sektori bankar, kompanitë e sigurimeve dhe IT

    Paga mesatare në sektorin financiar, në fund të viti 2024 arriti në 163 mijë lekë. E ndjekur nga sektori informacion/ komunikacion ku paga mesatare arriti në 121 mijë lekë në muaj bruto.

    E thënë ndryshe paga në banka, kompanitë e sigurimit apo institucione të tjera financiare është sa dyfishi i pagës mesatare.

    Të dy këta sektorë po udhëheqin rritjen e pagave në tregun e punës, duke u bërë që të jenë të vetmit që ofrojnë të ardhura për një jetesë dinjitoze.

    Për ekspertët dy janë arsyet pse këto sektor ofrojë pagesa të tilla

    “Së pari lidhet me aktivitetin e sektorëve. Bankat, kompanitë e sigurimeve, ekspertët e IT kanë qenë dhe vijojnë të jenë profesione të mirëpaguara. Sektorët e kanë marzhin e fitimit më të lartë se të tjerët. Ndërkohë faktori i dytë lidhet me modelet e menaxheriale. Menaxherët e kompanive të tilla janë të huaja të cilat adaptojnë dhe zbatojë modele si në vendet evropiane”, thotë Erion Muça, ekspert punësimi.

    Sektori i tretë që po ofron paga konkurruese është administrata publike. Sipas statistikave paga mesatare arriti 100 mijë lekë në muaj bruto. Ndërkohë privati mbetet ende me ritme të ngadalta të rritjes së pagave.

    “Shohim që edhe në fund të viti që lamë, privat nuk po i përgjigjet me të njëjtin ritëm rritjes pagave si administrata publike. Me këtë ecuri pagat në shtet po bëhen gjithnjë e më konkurruese duke u krahasuar edhe me vendet përreth”, shton eksperti.

    Në fund të vitit 2024, paga mesatare bruto në privat 76 mijë lekë në muaj. Por kjo shifër merret me rezerva për shkak të informalitetit në tregun e punës.

  • Akuzë e re për Erion Veliaj? Klodiana Lala nxjerr detaje: Dyshohet se ka futur në qeli …

    Akuzë e re për Erion Veliaj? Klodiana Lala nxjerr detaje: Dyshohet se ka futur në qeli …

    Akuzë e re për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj?

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga marrja në pyetje e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj nga prokurorët e SPAK.

    Veliaj u paraqit paraditen e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme ku u mor në pyetje për rreth një orë e gjysëm dhe më pas u nis sërish drejt qelisë së paraburgimit të Durrësit.

    Veliaj është marrë në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij, ndërkohë që gazetarja Lala thotë që ndaj kryebashkiakut është ngritur një akuzë e re.

    Sipas Lalës dyshohet se Veliaj ka futur sende të ndaluara në qëlinë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është marrë në pyetje në prani të avokatëve të tij.

  • Luftë e egër/ Rama emëron sekretaren e re të Bashkisë, Veliaj i ndalon hyrjen në godinë

    Luftë e egër/ Rama emëron sekretaren e re të Bashkisë, Veliaj i ndalon hyrjen në godinë

    Një përplasje e ashpër duket se ka nisur mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, pasi kryebashkiaku ndodhet në qeli që prej 10 Shkurtit.

    Ashtu siç u raportua më herët, përmes një shkrese që mbante datën 18 Mars, Erion Veliaj, kishte firmosur nga qelia e paraburgimit të Durrësit vendimin për largimin nga detyra e kryebashkiakes në detyrë të të besuarës së Ramës, Anuela Ristanit dhe emërimin në vend të saj të të besuarës së tij, Sara Goxhaj.

    Veliaj kundër Ramës, firmos shkarkimin e Anuela Ristanit/ Përplasje e fortë në Bashkinë e Tiranës
    Kjo e fundit, ka qenë më parë shefe kabineti e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përpara se të emërohej në detyrën e nënkryetares së Bashkisë.

    Por, Edi Rama, pasi u vu në dijeni të kësaj shkrese, mbrëmjen e djeshme ka shkuar vetë në Bashkinë e Tiranës dhe i ka kërkuar Anuela Ristanit, që të mos e zbatojë vendimin e Veliajt, si dhe ka urdhëruar Protokollin që të mos protokollojë urdhrin e nxjerrë nga Veliaj, për marrjen e detyrave të kryetarit të Bashkisë nga Sara Goxhaj.

    Jo vetëm kaq, por Edi Rama i ka kërkuar Anuela Ristanit, që të firmosë dhe shkarkimin e Alban Dokushit nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë dhe në vend të saj të emëronte Jonida Halilin.

    Por, mediat raportojnë se Veliaj nga burgu ka urdhëruar Policinë Bashkiake, që të mos i lejojë Halilit hyrjen në godinën e Bashkisë.

    Puna në këtë institucion është paralizuar, me punonjësit që nuk dinë cilat urdhra të zbatojnë, ato të kryebashkiakut nga burgu apo të kryeministrit.

  • Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë/ Shoferi i betonieres arrestohet, pronari i firmës në kërkim!

    Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë/ Shoferi i betonieres arrestohet, pronari i firmës në kërkim!

    Pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Fushë-Prezë, ku humbën jetën katër të rinj, autoritetet kanë arrestuar shoferin e betonieres, Aleksandër Krrashi. Ai akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt pa leje drejtimi” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

    Gjithashtu, policia ka shoqëruar në komisariat menaxherin e firmës “Hel Jon” shpk, Danjel Qemal Koxha, i cili po hetohet për disa vepra penale, përfshirë “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “shkelje të rregullave në punë”, “punësim të paligjshëm” dhe “fshehje të ardhurave dhe tatimeve”.

    Ndërkohë, bëhet me dije se është shpallur në kërkim administratori i firmës “Hel Jon” shpk, Saimir Rruzhdi Hoxha. Ai po kërkohet për të njëjtat akuza, duke përfshirë “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “shkelje të rregullave në punë”, “punësim të paligjshëm” dhe “fshehje të ardhurave dhe tatimeve”.

    Hetimet po vijojnë për të zbardhur përgjegjësinë ligjore të të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje tragjike, e cila ka tronditur mbarë opinionin publik.

  • Vrau bashkatdhetarin me disa plumba në zemër dhe mushkri pas sherrit në lokal, dënohet me 20 vjet burg Mikea Zaka

    Vrau bashkatdhetarin me disa plumba në zemër dhe mushkri pas sherrit në lokal, dënohet me 20 vjet burg Mikea Zaka

    Më 20 vite burg është dënuar 23-vjeçar Mikea Zeka, i cili vrau me armë zjarri bashkëkombësin shqiptar, Kasem Kasmi, duke e qëlluar me dy plumba në zemër dhe mushkri dhe la të plagosur tre të tjerë që ishin me viktimën.

    Prokuroria kishte kërkuar të dënohej me 30 vjet burg, (20 për vrasjen me dashje, 3 vjet për secilën nga tre tentativat për vrasje plus 1 vit tjetër për mbajtjen pa leje).

    Dënimi iu zbrit me një të tretën e reduktimit të lejuar nga gjykimi i shkurtuar, në 20 vjet. Dhe, nëse i pandehuri nuk apelon, ai mund të marrë një ulje të mëtejshme prej 1/6.

    Zaka akuzohej se kishte qëlluar të paktën gjashtë të shtëna nga pistoleta e kalibrit 7.65 që mbante në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kasmit, i cili vdiq, ndërsa tre të tjerët, vëllai i viktimës, Ervin Kasmi dhe vëllezërit Klevin dhe Alvider Hidraliu, u plagosën rëndë.

    NGJARJA

    Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2024. Mikea Zaka ka qenë në Shake Bar me disa miq kur është arritur nga grupi i viktimës, Kasem Kasmi. 27-vjeçari kishte parkuar dysh makinën dhe ishte nisur drejt tavolinës së djalit me tre persona të tjerë.

    Ata filluan të debatonin dhe në një pjesë të sekondës Zaka nxori armën, duke gjuajtur drejt tyre dhe duke lënë të vrarë Kasem Kasmin.

    Menjëherë pas vrasjes, grupi u largua, por u ndalua nga oficerët e Policisë së Frosinone.

    Mikea Zaka më vonë u dorëzua. Ai tha se kishte qëlluar për vetëmbrojtje dhe se në të kaluarën kishte patur konflikte me Kasemin sepse kishte filluar të dilte me ish-in e viktimës.

  • Përfshihet nga flakët stalla në Korçë, digjen 25 derra

    Përfshihet nga flakët stalla në Korçë, digjen 25 derra

    Një stallë në fshatin Ravonik të Korçës u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:50. Stalla, e cila është në pronësi të shtetasit V. F., u dëmtua rëndë, ndërsa dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike.

    Flakët përfshinë shpejt ambientin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Për fat të keq, rreth 25 derra u dogjën, ndërsa një sasi e madhe ushqimi për ta u shkatërrua plotësisht.

    Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

    Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të konfirmuar shkakun e zjarrit.

  • Apeli i GJKKO lë në burg Safet dhe Behar Bajrin së bashku me Astmer Bilalin

    Apeli i GJKKO lë në burg Safet dhe Behar Bajrin së bashku me Astmer Bilalin

    Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka vendosur të lërë në burg Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin. Të tre janë arrestuar në lidhje me përfshirjen e dyshuar të tyre në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), vrasja e Fatbardh Licit, u krye në kushte të grupit të strukturuar kriminal, me dyshimin se Ibrahim Lici, i afërmi i tij, ishte përgjegjës për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana më 15 korrik 2018.

    Më 10 gusht 2018, Fatbardh Lici, u ekzekutua me breshëri automatiku, ndërsa ndodhej në një lokal në lagjen Kiras të Shkodrës.

    Një person zbriti nga një automjet tip “Benz” pa targa dhe e qëlloi atë, duke e lënë të vdekur.

  • Gjendet i pajetë i dëmtuar në kokë një person

    Gjendet i pajetë i dëmtuar në kokë një person

    Një 60-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë me dëmtime në kokë, në fshatin Balldre.

    Rreth orës 12:00, banorët e zonës konstatuan shtetasin S. S., i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht ndërsa kulloste bagëtitë.

    Ai u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.