Category: Lajme

  • Ngjarje monstruoze/ Djali mbante trupin e pajetë të nënës së tij në garazh, tërhiqte pensionin e saj

    Ngjarje monstruoze/ Djali mbante trupin e pajetë të nënës së tij në garazh, tërhiqte pensionin e saj

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Scortichino, në komunën e Bondeno, në zonën e Ferrarës, ku trupi i pajetë i një gruaje 90-vjeçare u gjet i mbështjellë me celofan dhe i fshehur në garazhin e shtëpisë së saj.

    Karabinierët zbuluan kufomën dhe njoftuan menjëherë Prokurorinë, duke hapur një hetim për krimin e fshehjes së një kufome dhe mashtrimit kundër shtetit.

    Në qendër të hetimit është djali 54-vjeçar i gruas, i cili ka pranuar se e kishte fshehur trupin e nënës së tij për të vazhduar të merrte pensionin e saj

    Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu përfshirjen e mundshme të një personi të dytë, i cili aktualisht është nën hetim.

    Rezultati i autopsisë do të jetë vendimtar për të sqaruar shkaqet e vdekjes dhe për të përcaktuar datën e saktë të vdekjes, e cila mund të datojë që nga janari.

    Ky zbulim ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shqetësime për abuzimin e mundshëm të sistemit të pensioneve.

    Hetimet janë në vazhdim, dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë.

  • Ende asnjë shenjë nga trupi i 29-vjeçarit në Klos! Reagon pas 3 ditësh Ministria e Mbrojtjes

    Ende asnjë shenjë nga trupi i 29-vjeçarit në Klos! Reagon pas 3 ditësh Ministria e Mbrojtjes

    Aktualisht në një pjesë të luginës është bërë e mundur ndërhyrja me ekskavatorë dhe mjete të tjera

    Vijojnë kërkimet për Ardit Beshirin, punëtorin e ekskavatorit në fabrikën e përpunimit të kromit në Burrel, të cilin e zuri poshtë masivi i dheut që u shemb të shtunën (3 maj).

    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas këtij incidenti, ka nisur një operacion për shpëtimin e punonjësit të zhdukur dhe se forca të shumta janë angazhuar për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e tij.

    Në operacionin kompleks po marrin pjesë:

    -Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos;

    -Forcat e Policisë;

    -Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM);

    -Ekip mjekësor me autoambulancë;

    -Forca vullnetarizmi nga komuniteti;

    -Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve;

    -Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore;

    Rrëshqitja ka pasur përmasa të konsiderueshme, rreth 500 metra gjatësi, 20 metra gjerësi dhe mbi 4 metra thellësi. Pavarësisht vështirësive të mëdha, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tjera, operacioni po zhvillohet me kujdes ekstrem.

    Ministria njofton se me gjithë përpjekjet, deri më tani nuk është bërë e mundur të lokalizohet apo nxirret trupi i punonjësit të ekskavatorit.

  • Sherr për pronën, plagoset çifti i bashkëshortëve në Has

    Sherr për pronën, plagoset çifti i bashkëshortëve në Has

    Një sherr për çështje pronësie, ka degjeneruar në dhunë fizike në fshatin Tpla të Hasit, ku dy familje janë përfshirë në një konflikt të ashpër.

    Si pasojë, janë plagosur një burrë dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Hasit.

    Policia ka shoqëruar personat e përfshirë për veprime të mëtejshme procedurale.

    Njoftimi i policisë:

    Has/Informacion paraprak

    Në fshatin Tpla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.

    Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit.

    Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • I ranë skelat në kokë, gruaja e Bledi Shkëmbit i kërkon milionat në gjyq “Arlis Ndërtim” të Armand Lilos

    I ranë skelat në kokë, gruaja e Bledi Shkëmbit i kërkon milionat në gjyq “Arlis Ndërtim” të Armand Lilos

    Rrëzimi i një skele hekuri nga pallati në ndërtim i firmës “Arlis ndërtim” sh.p.k. të Armand Lilos, ka çuar në dyert e gjykatës së Tiranës, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin.

    Një nga dy të plagosurit, Imelda Shkëmbi, e cila mbeti e dëmtuar teksa ecte në trotuar tek pallati që ndërtonte firma e Lilos, (pas godinës së presidencës), i është drejtuar me një kërkesë padi gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej saj detyrimin e kompanisë “Arlis Ndërtim”, të paguajë financiarisht shkaktimin e dëmit, të ndodhur në Janar 2024.

    Shorti elektronik ka zgjedhur gjyqtaren Ina Hoxhaj, për të shqyrtuar këtë kërkesë padia, të depozituar nga Imelda Shkëmbi, e cila rezulton të jetë dhe bashkëshortja e Trajnerit të Tiranës, Bledi Shkëmbi.

    Imelda Shkëmbi ka kërkuar pagimin e disa milion lekëve nga “Arlis Ndërtim”, për shkak të dëmtimeve shëndetësore që pësoi gjatë momentit të rrëzimit të skelave në rrugë dhe trotuar.

    Për këtë incident, në muajin Janar 2024 policia e Tiranës arrestoi dhe më pas la të lirë, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë”, Elton Osmanllari, punëtor, Erjon Kanto, sipërmarrës dhe Zef Kalaj inxhinier i kompanisë “Arlis Ndërtim”.

    Sipas verifikimeve të grupit hetimor në terren, ata nuk kishin zbatuar rregullat për të ruajtur, qoftë punëtorët, ashtu edhe këmbësorët e rastit që kalonin në rrugë.

  • Djali 14-vjeçar në Tiranë kërcënon me thikë dy fëmijë të mitur

    Djali 14-vjeçar në Tiranë kërcënon me thikë dy fëmijë të mitur

    Një 14-vjeçar është nën hetim nga policia e Tiranës, pasi është përfshirë në një konflikt të dhunshëm me dy adoleshentë të tjerë.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë “Rrugës së Durrësit” në kryeqytet, 14-vjeçari dyshohet se ka kanosur dy bashkëmoshatarë me një mjet prerës.

    Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, teksa i mituri është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur me një send në dukje mjet prerës, 2 shtetas të mitur, 14 dhe 16 vjeç.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Tronditëse në Gjirokastër/ Gjimnazisti hidhet nga kati i dytë i shkollës për të fituar bastin 10 mijë lekë të vjetra

    Tronditëse në Gjirokastër/ Gjimnazisti hidhet nga kati i dytë i shkollës për të fituar bastin 10 mijë lekë të vjetra

    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku një nxënës është hedhur nga kati i dytë i shkollës, në rrethana ende të paqarta.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo”, teksa nxënësi ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme.

    Shokët në polici kanë deklaruar se ai e ka kryer këtë veprim për shkak të një basti dhe për të fituar 10 mijë lekë të vjetra.

    Rënia e në tokë i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

  • Zgjedhjet rrisin ofertën e valutës, Euro prek minimum të ri historik, bie poshtë 98 lekëve

    Zgjedhjet rrisin ofertën e valutës, Euro prek minimum të ri historik, bie poshtë 98 lekëve

    Euro ka rënë përsëri në kursin e këmbimit me Lekun ditën e sotme, duke zbritur njëkohësisht në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, që kur doli si monedhë fizike në vitin 2022.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.99 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.21 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Në harkun e 30 ditëve të fundit, Euro ka humbur afërsisht 1.3 lekë ose rreth 1.3% në kursin e këmbimit me Lekun.

    Nëse shohim të dhënat e katër viteve të fundit për të njëjtin horizont kohor, zhvlerësimi i Euros në kursin e këmbimit me Lekun duket në linjë me tendencat historike. Vitin e kaluar, në të njëjtin interval 30 ditor, Euro u zhvlerësua me afërsisht 1.9%, në 2023 me 1.7% dhe në 2022 me 0.9%.

    Afrimi i sezonit veror sjell një shtim të vizitave turistike në vend, me një përqendrim në rritje veçanërisht gjatë fundjavave, duke rritur rrjedhimisht edhe flukset valutore hyrëse. Megjithatë, agjentët nuk përjashtojnë që ditët e fundit të fushatës zgjedhore të kenë ndikuar edhe në një rritje të ofertës dhe këmbimeve valutore.

    Tregu valutor duket se edhe këtë vit po shfaq tendenca të mbiçmimit të monedhës vendase, që janë më të forta me afrimin e sezonit veror. Agjentët vënë në dukje se tashmë sezoni turistik është më i shtrirë në kohë dhe efektet e tij në kursin e këmbimit janë shumë më pak të përqendruara në periudhën korrik-gusht.

    Një tjetër burim i rëndësishëm i valutës në vitet e fundit janë bërë investimet e huaja në pasuritë e paluajtshme. Këto investime kanë kryesuar strukturën e investimeve të huaja direkte në tre vitet e fundit.

    Të dhënat nga tregu dëshmojnë se tregu i pasurive të paluajtshme vazhdon të shfaqë kërkesë të kënaqshme, ku blerësit jorezidentë luajnë një rol të rëndësishëm veçanërisht në zonat bregdetare. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e dytë të vitit 2024 çmimet e banesave u rritën me 44.5% me bazë vjetore.

    Nga ana tjetër, politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, e viteve të fundit tenton të shtrëngojë ofertën e Lekut me kalimin e muajve, duke shtuar presionin për mbiçmimin e monedhës vendase. Deri në në fund të 3-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e pothuajse 34 miliardë lekëve, me një rritje të mëtejshme me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Ecuria e javëve të fundit tregon se, me shumë të ngjarë, presionet rënëse mbi kursin e Euros do të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm. Vitin e kaluar, këto presione u përthithën nëpërmjet blerjeve të mëdha dhe të paprecedente të Bankës së Shqipërisë.

    Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.

    Me inflacionin që vazhdon të qëndrojë poshtë objektivit prej 3%, është e arsyeshme të pritet që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë përsëri, në rast se rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek do të vazhdojë./Monitor

  • 36-vjeçari dh*non dajat në Berat, i dëmton makinën me sëpatë

    36-vjeçari dh*non dajat në Berat, i dëmton makinën me sëpatë

    Policia e Beratit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në familje, që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda.

    Incidenti ndodhi në fshatin Kutalli, ku një 36-vjeçar me inicialet V.P., ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy dajave të tij dhe ka dëmtuar automjetin e njërit prej tyre duke përdorur një sëpatë.

    Pas arrestimit në flagrancë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 64.3 gramë kokainë, e dyshuar se do të shpërndahej në treg.

    Në gjendje të lirë u procedua dhe shoku i 36-vjeçarit, i cili dyshohet se e ndihmoi në dhunimin e dajave.

    Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike, automjetin dhe sendin e fortë të përdorur në konflikt (sëpatën).

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

    “Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në fshatin Kutalli, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal në bashkëpunim me strukturat e DVP Berat kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti dhe u vu në pranga shtetasi V. P., 36 vjeç, banues në fshatin Kutalli.

    Për motive të dobëta, 36-vjeçari dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me send të fortë (sëpatë). Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shokun e tij, shtetasin V. P., për dhunimin e 2 shtetasve”, njofton policia.

  • E rëndë/ Nxënësi 16-vjeçar, hidhet nga dritarja e gjimnazit ‘Siri Shapllo’, përfundon në spital

    E rëndë/ Nxënësi 16-vjeçar, hidhet nga dritarja e gjimnazit ‘Siri Shapllo’, përfundon në spital

    Një ngjarje e rëndë la ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, është hedhur nga dritarja, një nxënës i vitit të dytë. Nxënësi, A. M. 16 vjeç ka hapur dritaren e klasës dhe është hedhur në oborr, thanë burimet.

    Burime nga Drejtoria Arsimore e Gjirokastrës sqarojnë se nga dëshmia e nxënësve dhe mësuesve, mësohet se ka të bëjë me një bast që nxënësi ka vendosur me shokët e klasës, nëse mund të hidhej apo jo nga dritarja.

    Sipas deklarimeve të 3 shokëve të tij në polici, ai u hodh për një bast 10 mijë lekë të vjetra. Nga rënia në tokë, ai ka thyer kyçin e këmbës dhe është dërguar në spital. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila heton shkaqet.

  • Zjarr në një stallë pranë Shkodrës, ngordhin bagëtitë e 76-vjeçarit

    Zjarr në një stallë pranë Shkodrës, ngordhin bagëtitë e 76-vjeçarit

    Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Mesul, pranë Shkodrës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.

    Stalla ishte në pronësi të shtetasit K. K., 76 vjeç.

    Për fat të keq, përveç djegies së plotë të objektit, janë humbur edhe disa bagëti të imta që ndodheshin brenda në momentin e shpërthimit të flakëve.

    Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të izoluar zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e tij në banesa të tjera pranë.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të plota të incidentit.