Category: Lajme

  • Detaje nga aksidenti tragjik me 4 viktima: Po ktheheshin nga aeroporti. Të rinjtë kishin pritur në Rinas njërin prej tyre që u kthye nga Gjermania

    Detaje nga aksidenti tragjik me 4 viktima: Po ktheheshin nga aeroporti. Të rinjtë kishin pritur në Rinas njërin prej tyre që u kthye nga Gjermania

    Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin tragjik me 4 viktima që ndodhi pak para mesnate (19 mars) në Fushë Prezë.

    Mësohet se të rinjtë kishin pritur në Rinas, Enejd Laçin (viktimë), i cili kthehej nga Gjermania.

    Sapo kanë lënë aeroportin, ata ishin nisur për në banesat e tyre, por fatkeqësish u përfshinë në aksidentin e rëndë që u mori jetën të gjithëve.

  • Dëshmia/ Dumani: Më dhanë 100 mijë euro për vrasjen e shokut tim Shkoza! Komisari Lamaj më ra në hak! Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam incizime

    Dëshmia/ Dumani: Më dhanë 100 mijë euro për vrasjen e shokut tim Shkoza! Komisari Lamaj më ra në hak! Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam incizime

    Po vijon edhe sot dëshminë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtesisë Nuredin Dumani, për dosjen “Plumbi i artë”, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve, ballafaquar me ta, si dhe dhënë shpjegime për detaje dhe rrethana.

    Seanca në GJKKO për të penduarin e drejtësisë shënon tjetër përplasje me të pandehurit në sallë.

    Teksa Nuredin Dumani rrëfeu njohjen me killerin Henrik Hoxhaj nëpërmjet Festim Qolit, shprehet se u gëzua për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, se i kishte rënë në hak.

    Dëshmia shkaktoi irritimin e Enver Divës, që tha se e ka inçizuar Nuredinin ku premtonte hakmarje ndaj shokëve të Talo Çelës dhe takohej me gjyqtarë e deputetë.

    Dumani ka rrëfyer edhe një histori në lidhje me ish-komisarin e vrarë Dritan Lamaj, për të cilin dëshmoi se e kishte goditur disa herë fizikisht pasi u arrestua për vjedhje makinash dhe se i kishte rënë në hak.

    “Henrik Hoxhaj e kam takuar në dhjetor 2019. Festim Qoli më ka folur për Henrikun kur kam dalë nga burgu për herë të parë, ose herën e dytë nuk më kujtohet fiks. Jam arrestuar atëherë për vjedhjen e dy makinave në Tiranë. Dola nga burgu dhe i thashë për një shef policie te Komisariati numër 6. Ai më goditi disa herë kur jam arrestuar, mora vesh që ai ishte vrarë pastaj. I thashë Festimit mirë që u vra Dritan Lamaj, se më hyri në hak kot. Për vrasjen e Elvis Dedës, Festim Qoli ka qenë në kërkim”, rrëfeu Dumani historinë me ish-komisarin e ndjerë dhe njohjen me Hoxhën.
    Më tej ka rrëfyer njohjen me killerin tjetër Henrik Hoxhaj dhe takimet me të, premtimin për 95 mijë euro për të vrarë Dorian Shkozën, që njëkohësisht e kishte edhe shokun e tij. Premtimi ishte për 100 mijë euro, por 5 mijë euro ishte marrë telefoni i enkriptuar në një dyqan në qendër të Tiranës, me modin sekret “Covid19” dhe platformën Sky Ecc.

    “Në takimin mes meje me Henrik Hoxhës në Tiranë, te “Hotel Diplomat”, kemi bërë muhabete për atentatin që do ndodhte. Të tre jemi takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. S’e kam bërë bisedën me Henrik Hoxhën në këtë takim sepse ai ishte tapë. Herën e dutë që u takuam unë dhe Festimi erdhëm në Tiranë në Bllok, aty ku jetonte Henriku. Shkuam te hotel Diplomat dhe qëndruam 1 orë, 30 ose 40 minuta. Shkuam te një dyqan pas Tajvanit ku shiteshin telefona të enkriptuar. I dhashë 5 mijë euro Henrikut për telefonin. Unë kisha telefon të enkriptuar me kod Covid19. Më tha do vish do të jap 95 mijë euro për vrasjen e Dorian Shkozës në Durrës. Personi tjetër ishte Eljo Bitri. E kisha vënë në dijeni Henrikun. Elios i premtova 35 mijë euro. Të përfshirë në këtë vrasje ishim unë, Klevis Alla dhe Asllan Plaku. Alla ishte informator. Klevis Alla ditën e ngjarjes ka ardhur te shtëpia ime disa herë, ishte koh Covidi”, tregon i penduari i drejtësisë.
    Dumani shpjegon edhe vonesat në realizimin e vrasjes, për shkak të disa faktorëve:

    “E kishim organizuar edhe një ditë para për të vrarë Dorjan Shkozën, por na u prish makina. Disa ditë përpara vrasjes fola me Klevis Allën. Dorian Shkozën e kam pasur shok. Nuk kemi pasur konflikt fizik bashkë, as unë as vëllai im Dashnori. Eljo Bitri ka qendruar te shtepia ime para vrasjes së Dorian Shkozës, ka fjet aty. Dy-tre ditë, ngaqë ishte koha e Covid, nuk mund të shkonte dhe të vinte nga Elbasani. Me Eljo Bitrin jam njohur në 2013-2014. Në 2017 kemi bërë grabitje në një fshat të Beratit. Ka qenë dimër”, tha ai.
    Por dëshmia e tij shkaktoi irritimin e të pandheurit Enver Diva, që e kundërshtoi ashpër nga kafazi.

    “Unë kam një provë timen që ky do i fuste në burg të gjithë shokët e Talos. Unë e kam të incizuar me fakte dhe prova që gjyqtarë dhe deputetë kanë ardhur për të takuar Nuredin Dumanin. Janë 120 minuta incizim”, tha Diva.

    Pjesë nga seanca:

    Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?

    Dumani: Jam takuar në 30 dhjetor 19, por më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura.

    Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë.

    Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.

    Avokatja: Ku e takove Herikun?

    Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova tek hotel “Diplomat”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.

    Avokatja: Sa qëndruat aty?

    Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Taivanit” ku blemë një telefon të enkriptuar.

    Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.

    Avokatja: Ti çfarë pseudonimi mbaje Në “Sky” për kohën?

    Dumani: Covid19.

    Avokatja: I the Henrikut kë do vrisnit?

    Dumani: Jo, i thashë vetëm që për ketë do marrësh 35 mijë euro.

    Avokatja: Kush u përshi tjetër në këtë vrasje.

    Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi ishte informator.

    Ditën e ngjarjes, ishte Covid, Klevisi erdhi tek shtëpia ime.

    Avokatja: Çfarë beri atë ditë?

    Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.

    Avokatja: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?

    Dumani: Nuk më kujtohet.

    Avokatja: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?

    Dumani: Jo, nuk kam pasur.

    Avokatja: Po konflikt fizik?

    Dumani: Asnjëherë.

    Avokatja: Kur vendose ta vrisje?

    Dumani: Kur kam foli me Erion Alibeajn.

    Avokatja: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?

    Dumani: Asnjëherë.

  • Përse Parashqevi Simaku mendon që nuk është e ndarë me bashkëshortin? Djalin nuk e takoi për 15 vite…

    Përse Parashqevi Simaku mendon që nuk është e ndarë me bashkëshortin? Djalin nuk e takoi për 15 vite…

    Historia e këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simakut, e cila u gjet e pastrehë në SHBA, tronditi opinionin publik. Dhe e gjendur përballë këtyre kushteve, një nga personat që e ndihmoi atë është Elton Ilirjani, i cili tregoi mbrëmjen e djeshme në “Opinion” se Parashqevi Simaku u nda me bashkëshortin, Robert Nolfe, pas lindjes së djalit të tyre.

    Sipas tij vdekja e të atit, presioni psikologjik dhe zhgënjimi në vitet e para të karrierë kanë qenë disa nga arsyet që ndikuan në marrëdhënien e tyre. Pavarësisht këtyre, Ilirjani tregon se Parashqevia u bë një nënë e dedikuar.

    “E ka ushqyer djalin e saj Luke dy vite me gji. Në SHBA është diçka që nuk imagjinohet”, tha Ilirjani.

    Sa i përket ndarjes, Ilirjani tregoi se edhe Robert Nolge i ka rrëfyer të njëjtën gjë si Parashqevia. Por megjithatë ai zbuloi për herë të parë se Parashqevia nuk ka shkuar kurrë në një proces gjyqësor për t’u ndarë me të, madje ajo mendon se ajo nuk është ndarë me bashkëshortin e saj.

    “Pasi vendosën që të jetonin të ndarë, dua ta them këtë publikisht, Parashqevia asnjëherë nuk ka shkuar në një proces gjyqësor për t’u ndarë është momenti ta them ekskluzivisht te ju. Parashqevia mendon që nuk është e ndarë me bashkëshortin e saj dhe ka të drejtë ta mendojë këtë sepse nuk ka marrë pjesë në asnjë proces gjyqësor. Është shumë e komplikuar dhe ngurroj të them një fjalë të qartë. Dua ta lë të nënkuptuar që nuk është e çuditshme që shumë njerëz ndahen edhe pa dijeninë e tyre”, tha ai.

    Ilirjani tregoi se Gjykata Supreme kishte vendosur që djali i tyre, Luke, të jetonte me të atin pasi e kishin vlerësuar si jo të aftë për të rritur fëmijën. Për këtë arsye, Parashqevi Simaku nuk e takoi djalin e saj për 15 vite rresht.

  • I FUNDIT/ Erion Veliaj merret në pyetje nga prokurorët e SPAK! Çfarë ndodhi me kryebashkiakun e Tiranës

    I FUNDIT/ Erion Veliaj merret në pyetje nga prokurorët e SPAK! Çfarë ndodhi me kryebashkiakun e Tiranës

    Kryebashkiaku Erion Veliaj është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK paraditen e sotme.

    Veliaj ka dalë përkohësisht nga paraburgimi i Durrësit dhe është dërguar në Prokurorinë e Posaçme ku mësohet se ka dhënë shpjegime për hetimet ndaj tij.

    Vijon…

  • 10 vendet më të lumtura në botë! Shteti që kryeson për të tetin vit radhazi

    10 vendet më të lumtura në botë! Shteti që kryeson për të tetin vit radhazi

    Për të 8-in vit radhazi, Finlanda renditet nr.1 në Raportin vjetor të Lumturisë Botërore. Raporti, i publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë të OKB-së, bazohet në analizën se si banorët e mbi 140 vendeve e vlerësojnë cilësinë e jetës së tyre. Me 10 që do të thotë se dikush aktualisht po jeton jetën më të mirë të mundshme që mund të imagjinojë, finlandezët dolën të parët me një mesatare prej 7.74 pikësh.

    “Ata janë të pasur, janë të shëndetshëm, kanë lidhje sociale, mbështetje sociale dhe një lidhje me natyrën,” thotë profesor i ekonomisë në Universitetin e Oksfordit, udhëheqës i Qendrës Kërkimore të Mirëqenies dhe redaktor i Raportit të Lumturisë Botërore .

    Finlanda u pasua nga Danimarka (nr.2), Islanda (nr.3), Suedia (nr.4) dhe Holanda (nr.5). Ndërsa Meksika (nr. 10) dhe Kosta Rika (nr. 6) iu bashkuan top 10 për herë të parë në historinë e listës, SHBA zbritën në renditjen e saj më të ulët në nr. 24. Vitin e kaluar, SHBA doli nga 20 vendet e para për herë të parë që nga lista inauguruese e vitit 2012.

    Vendet nordike, historikisht në krye, po bëhen më të lumtura ndërsa SHBA po bëhen më pak të lumtura. Ndërsa GDP për frymë është relativisht e ngjashme në të gjithë vendet nordike, SHBA, Australi dhe MB, shpërndarja e pasurisë i veçon ato.

    Këtu janë 10 vendet më të lumtura në botë

    Finlanda
    Danimarka
    Islanda
    Suedia
    Holanda
    Kosta Rika
    Norvegjia
    Izraeli
    Luksemburgu
    Meksika

  • LUFTË NË PS! Veliaj ndryshon nga burgu nënkryetaren që i delegoi kompetencat, Rama rikthen në detyrë Anuela Ristanin

    LUFTË NË PS! Veliaj ndryshon nga burgu nënkryetaren që i delegoi kompetencat, Rama rikthen në detyrë Anuela Ristanin

    Pak më shumë se një muaj pasi i kishte deleguar detyrat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristanit, Erion Veliaj ka ndryshuar mendje dy ditë më parë dhe ka firmosur një tjetër letër.

    Në 18 mars, nga qelia e burgut të Durrësit ku ndodhet me masën “arrest me burg”, Veliaj ka firmosur urdhrin me numër 582 për t’ia deleguar punët e bashkisë nënkrytares tjetër të këtij institucioni Sara Goxhajt.

    “Urdhëroj: znj. Sara Goxhaj nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, të kryejë përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon në datë 19.03.2025 deri në një urdhër të dytë. Urdhri nr 366, date 14.02.2025 ‘për delegimin e përkohshëm të detyrave të Bashkisë së Tiranës’, shfuqizohet’”, thuhet në urdhrin e firmosur nga Veliaj dhe që është protokolluar me numër 11273.

    Sara Goxhaj ka qenë më parë shefe kabineti e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, përpara se të emërohej në detyrën e nënkryetares së Bashkisë.

    Veliaj përcaktonte gjithashtu që sekretari i Përgjithshë i Bashkisë, Alban Dokushi të ngarkohej me zbatimin e urdhrit.

    Por këto lëvizje nuk kanë marrë miratimin e kryeministrit Edi Rama, i cili mbrëmë në një vizitë në Bashk, ka zhbërë gjithçka.

    Burimet bëjnë të ditur se ai i ka kërkuar Protokollit që të mos protokollojë urdhrin e nxjerrë nga Veliaj për marrjen e detyrave të kryetarit të Bashkisë nga Sara Goxhaj, duke e larguar këtë të fundit nga pozicioni si dhe ka konfirmuar në detyrë Anuela Ristanin.

    Pas burgosjes së Veliaj, Rama dhe Anuela Ristani, kanë qenë së bashku në disa inspektime dhe inaugurime të punëve të Tiranës.

  • Të rinjtë udhëtonin me shpejtësi, makina shpërtheu në flakë pas përplasjes! 24-vjeçari pa patentë për drejtimin e betonieres

    Të rinjtë udhëtonin me shpejtësi, makina shpërtheu në flakë pas përplasjes! 24-vjeçari pa patentë për drejtimin e betonieres

    Katër të rinj Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë.

    Makina tip “Benz” me të cilën udhëtonin të rinjtë drejtohej nga 25-vjeçari Enejd Laçi. Pas përplasjes me një betoniere, “Benzi” shpërtheu në flakë dhe të rinjtë u dogjën brenda mjetit.

    Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se pranë vendit të aksidentit, në afërsi të një karburanti ndodhet një biznes që prodhon beton.

    Betonierja e drejtuar nga 24-vjeçari, Aleksandër Krrashi, pasi ishte mbushur, ka dalë në rrugë dhe është nisur në drejtim të Fushë Krujës.

    Nuk ka lëvizur më shumë se 20 metra kur ka ndodhur përplasja fatale.

    Makina me 4 të rinjtë ka ardhur me shpejtësi shumë të lartë nga ana e Vorës dhe e ka goditur nga prapa betonieren, dhe menjëherë ka shpërthyer në flakë pasi “Benzi” ka qenë me gaz-benzinë.

    Pritet ekspertiza e ekspertëve për të përcaktuar shpejtësinë që ka patur mjeti me 4 të rinjtë.

    Në vendngjarje nuk ka shenja frenimi, çka tregon se drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar fare dhe më pas ka përplasur nga pas betonieren.

    Nga ana tjetër drejtuesi i betonieres nuk ka patentë për të drejtuar mjete të tonazhit të rëndë (betoniere).

    Ekspertët presin gjithashtu përgjigjen nga mjekësia ligjore për të parë nëse të rinjtë kanë qënë nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike./vizionplus.tv

  • Aksidenti tragjik në Fushë Prezë me 4 viktima/ Zjarrfikësit hapin makinën me gur fresibël për të nxjerrë trupat (VIDEO)

    Aksidenti tragjik në Fushë Prezë me 4 viktima/ Zjarrfikësit hapin makinën me gur fresibël për të nxjerrë trupat (VIDEO)

    Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Fushë Prezë, ku humbën jetën katër të rinjtë Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

    Burime nga hetimet konfirmojnë se aksidenti ndodhi kur Benz-i me të cilin udhëtonin të rinjtë goditi nga pas një betoniere, e cila sapo kishte dalë nga një pikë betoni dhe ishte futur në rrugë. Makina shpërtheu menjëherë në flakë, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë për shpëtimin e viktimave.

    Të parët që konstatuan aksidentin ishin një patrullë policie, e cila menjëherë njoftoi zjarrfikësen e Fushë-Krujës. Por për shkak të intensitetit të flakëve, kjo e fundit nuk arriti ta shuante zjarrin, duke bërë që të kërkohej ndërhyrja e zjarrfikëses nga Tirana.

    Sipas burimeve, trupat e viktimave ishin shkrumbuar plotësisht, duke e bërë të pamundur nxjerrjen e tyre me mjete të zakonshme. Autoritetet u detyruan të përdorin një mjet prerës elektrik për të hapur makinën dhe nxjerrë trupat e pajetë.

    Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse betonierja kishte sinjalizimin e duhur të ndaljes apo jo, një faktor që mund të ketë ndikuar në përplasjen fatale.

  • U shuan në lule të rinisë, dalin FOTOT e tre prej viktimave të aksidentit tragjik

    U shuan në lule të rinisë, dalin FOTOT e tre prej viktimave të aksidentit tragjik

    Tre të rinjtë që shihni në foton e mësipërme janë dy vëllezërit Enejdi dhe Erildi Laçi, përkatësisht 25 dhe 20 vjeç, si dhe 24-vjeçari Enrikejd Kurti.

    Ata humbën jetën në aksidentin tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Vorë, në Fushë-Prezë, bashkë me 22-vjeçarin Andi Laçi.

    Katër të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Mercedes Benz”, i cili u përplas me një betoniere. Pas aksidentit, mjeti shpërtheu në flakë.

    Mësohet se pranë vendit ku ndodhi ngjarja tronditëse ndodhej pika e betonit dhe betonieria sapo kishte dalë në rrugë. Mjeti ka qenë në lëvizje, kur Benz-i ku udhëtonin viktimat ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.

    Drejtuesi i betonieres, shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, fillimisht u arratis në këmbë nga vendi i ngjarjes, por më vonë u kap nga Policia dhe u shoqërua në komisariat.

    Mjeti “Mercedes Benz” u konstatua duke u djegur nga efektivët e shërbimit të qarkullimit rrugor rreth orës 23:50, dhe pranë saj edhe betonieren. Në vendin e ngjarjes shkoi një mjet zjarrfikës i Kamzës, por nuk e shmangu dot fatalitetin, pasi 4 të rinjtë ishin djegur brenda mjetit.

  • “S’e njoh fare atë njeri! Më dënoni sa të doni nëse…”- Luftar Reçi e akuzoi për vrasjen e Klodian Saliut, zbardhet dëshmia në GJKKO e Lulzim Berishës

    “S’e njoh fare atë njeri! Më dënoni sa të doni nëse…”- Luftar Reçi e akuzoi për vrasjen e Klodian Saliut, zbardhet dëshmia në GJKKO e Lulzim Berishës

    Lulzim Berisha ka dalë sot para togave të zeza të GJKKO-së rreth një ditë pasi u ekstradua nga Spanja ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg”.

    Në seancës ndaj tij, ish-kreu i bandës së Durrësit ka kundërshtuar deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili e akuzoi si vrasës të Klodian Saliut.

    Lulzim Berisha deklaroi se nuk e ka takuar asnjëherë Luftar Reçin dhe se nuk e njeh.

    Ai drejtua togave të zeza duke thënë që “nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni”.

    “Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo”, tha Lulzim Berisha.

    54-vjeçari Lulzim Berisha u ekstradua mbrëmjen e 18 marsit nga Spanja drejt vendit tonë. Ai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut në 2005.

    Prova kryesore kundër Lulzim Berishës është dëshmia e Luftar Reçit, një i dënuar që ka pranuar të rrëfejë nga burgu pjesëmarrjen në vrasjen e Klodian Saliut.

    Luftar Reçi tregon se Lulzim berisha i kishte propozuar një marrëveshje 20 vite më parë që të bënin një shkëmbim të njerëzve për t’u vrarë. Reçi duhej të merrte pjesë në vrasjen e Klodian Saliut, kurse Lul Berisha merrte përsipër të vriste hasmin e tij në Burrel.

    Njoftimi i policisë:

    Ekstradohet nga Spanja, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i akuzuar për disa ngjarje kriminale kundër jetës.

    Operacioni për kapjen e tij në Spanjë, i koduar “Sant Joan”, u finalizua më 14 dhjetor 2023, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias dhe FAST Spanjës.

    Në vijim të këtij bashkëpunimi, Interpol Tirana dhe Interpol Madridi finalizuan procedurën për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, L. B., 54 vjeç.

    Në vitin 2020, atij i është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

    Në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 54-vjeçari dyshohet se:

    -në vitin 2004, ka plagosur me armë zjarri, shtetasit V. L. dhe Xh. N.;

    -në vitin 2005, në afërsi të fshatit Koxhaj, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin K. S. dhe ka plagosur shtetasin O. T.;

    -në vitin 2005, ka vrarë shtetasit V. L. dhe A. A., me lëndë shpërthyese të vendosur në kabinën e një ashensori.