Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj është paraqitur në SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja pse zyrtari shtetëror është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.
Vijon…
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj është paraqitur në SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja pse zyrtari shtetëror është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.
Vijon…
Vizion Plus siguron foton e dy vëllezërve, Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç, të cilët humbën jetën nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë.
Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën gjithashtu nga aksiddenti i rëndë.
Sipas informacioneve nga policia, katër të rinjtë ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Benz” kur janë përplasur me një betoniere.
Si pasojë e përplasjes makina shpërtheu në flakë dhe katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes./vizionplus.tv
Edi Rama: Nuk duhet të kemi asnjë luhatje tani dhe nuk është çështja a do të fitojë PS, a do ti marrë 71 deputetë, nuk diskutohet.
Çështja është të marrë mandate të fortë që të mos ketë asnjë luhatje procesi dhe të mos i dalë njeri përpara bashkimit me Europën. Pastaj nuk jam unë në 2029, mbaron mandate në 2029, kemi kryer punë ne. A jam unë që shkoj atje dhe ulem për herë të parë tek ajo Albania, apo është dikush tjetër nuk ka pikë rëndësie.
Unë ama do ta vendos atë Albania atje, do e vendos aty dhe do e marrë për dorë atë që do të jetë, unë besoj se do të jetë socialist, mund të jetë edhe socialiste, por e marr për dore dhe i them ulu aty, e vazhdoni ju gjenerata e TikTok drejtoni Shqipërinë., Sepse do ta vendosim shumë shpejt TikTok të vijë.
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar ish-kryetatin e PD-së, Lulzim Basha, teksa u shpreh se është zgjuar.
“Mos i bini në qafë kot, bën xhiro me makinë”, tha kreu i qeverisë, duke u theksuar se i ka thënë Bashës “ndalo të marrësh edhe ndonjë pasagjer, mos u rrotullo vetëm të dëgjosh muzikë”.
“Luli është zgjuar, nuk po fle, mos i bini në qafë kot. Është zgjuar, është aktiv bën zhiron me makinë, i kam thënë ndalo të marrësh edhe ndonjë pasagjer, mos u rrotullo vetëm të dëgjosh muzikë.
Më prezantoi me Unikatil, sot besoj do ta përshëndes me Hysenin, jemi në rregull me Lulin çfarë problemi keni me Lulin, lëreni se nuk ka edhe faj. Bufi po i ha demokratët rrugëve, Luli do që ti bëjë euroatlantikë”, tha Rama.
Kjo është makina me të cilën u aksidentuan për vdekje dy të rinjtë në Fushë-Krujë-Vorë mesnatën e djeshme, mes të cilëve edhe dy vëllezër.
Pronari i mjetit “Benz” me ngjyrë të bardhë, AB558 vetëm para 3 ditësh ka nxjerrë video me makinën.
Më parë ka pasur një tjetër veturë “Benz” me ngjyrë të zezë që e ka shitur para disa ditësh. Rezulton se hernë e fundit që ka postuar ka qenë në Rinas mbrëmjen e djeshme.
Një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë rreth orës 23:50 dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj.
Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe të rinjtë e moshës 20-25 vjeç (Enejd Laçi, Erildi Laçi vëllezër, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi) janë djegur brenda.
Për rreth 1 orë e 30 minuta, ekipi përfaqësues mbylli përgatitjet në Tiranë paraditën e djeshme, duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore në tokën shqiptare. Me grupin në fillim të seancës u bashkua edhe Ismajli me Kumbullën, por të dy mbrojtësit u stërvitën të diferencuar për shkak të problemeve fizike. Ndërkohë Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të dy lojtarët do të udhëtojnë me skuadrën në Londër për ndeshjen me Anglinë.
SEANCA- Pas ushtrimeve të lehta atletike në formën e nxehjes, ekipi u fokusua te loja me top duke u ndarë në dy grupe. Ajo që mori kohën më të madhe të seancës, ishte testi brenda grupit, ndërsa u provuan edhe situata apo skema të ndryshme të lojës, po ashtu edhe goditjet standarde dhe ato në portë.
ZABALETA- Për rreth 10 minuta gjatë testit brenda grupit, kur Gjimshiti dhe Ajeti u larguan, sepse morën ngarkesën e duhur, duke qenë se kanë pasur një sezon të ngarkuar, në mbrojtje veshi fanellën Pablo Zabaleta, ndihmëstrajneri i Kombëtares. Argjentinasi i cili me futbollin e luajtur është mbajtur mend si një mbrojtës agresiv dhe për lojën e ashpër, nuk mund të mos dilte në “origjinë” dhe “viktima” ishte Nedim Bajrami. Pasi mori një pasim nga Asllani dhe po tentonte të kontrollonte topin, Zabaleta i ndërhyn nga mbrapa, me Nedimin i cili ndaloi një moment dhe po duronte dhimbjet e goditjes. Një paralajmërim për mesfushorin anësor për ta kuptuar se çfarë e pret në “Uembli”. Gjithçka kaloi dhe Bajrami vijoi lojën normalisht.
BROJA-SILVINJO- I rikthyer nga një dëmtim në kavilje, Silvinjo e di shumë mirë sa i rëndësishëm është Armando Broja për ekipin kombëtar. Kur nuk kishte mbetur edhe shumë nga seanca stërvitore, trajneri dhe sulmuesi po bisedonin nga afër, në lidhje me diçka teknike që braziliani po i shpjegonte. Në fund, gjithçka mbyllet me një shtrëngim duarsh. Sulmuesi pritet të marrë minuta.
UDHËTIMI- Pas stërvitjes, Kombëtarja u kthye në hotel dhe pasdite fluturoi nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Londrës. Pas akomodimit, ditën e sotme skuadra do të mbyllë përgatitjet në stadiumin “Uembli”, ku do të zhvillojë seancën e fundit zyrtare stërvitore. Përballja me Anglinë do të luhet nesër në orën 20:45. Panorama Sport
Katër viktima ishte bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pak pas mesnate në Fushë- Prezë.
Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi humbën jetën pasi automjeti i tyre u përplas me një betoniere dhe më pas u përfshi nga flakët.
Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shihet se ajo që ka mbetur nga aksidenti i rëndë, janë shenjat e djegies në asfalt dhe dëmtimet që ka pësuar betonierja.
Ditën e sotme, parashikohet rritje graduale e vlerave barike, duke sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë shtrirjes Perëndimore.
Ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, do të ketë në zonat malore verilindore dhe juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale edhe maksimale, duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shkarkuar nga detyra e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë Anuela Ristanin.
Veliaj ia ka deleguar detyrat nënkryetares tjetër të bashkisë, Sara Goxhaj.
Dokumenti mban datën 18 mars, ndërsa Goxhaj ka nisur detyrën ditën e djeshme, 19 mars.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 92 lekë.
Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë.
Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104 lekë.
Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.