Category: Lajme

  • Kjo është makina me të cilën u aksidentuan për vdekje 4 të rinjtë

    Kjo është makina me të cilën u aksidentuan për vdekje 4 të rinjtë

    Kjo është makina me të cilën u aksidentuan për vdekje dy të rinjtë në Fushë-Krujë-Vorë mesnatën e djeshme, mes të cilëve edhe dy vëllezër.

    Pronari i mjetit “Benz” me ngjyrë të bardhë, AB558 vetëm para 3 ditësh ka nxjerrë video me makinën.

    Më parë ka pasur një tjetër veturë “Benz” me ngjyrë të zezë që e ka shitur para disa ditësh. Rezulton se hernë e fundit që ka postuar ka qenë në Rinas mbrëmjen e djeshme.

    Një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë rreth orës 23:50 dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj.

    Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe të rinjtë e moshës 20-25 vjeç (Enejd Laçi, Erildi Laçi vëllezër, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi) janë djegur brenda.

  • Silvinjo pakt me Brojën, Zabaleta del në origjinë. Çfarë ndodhi në seancën e fundit të kuqezinjve në Shqipëri

    Silvinjo pakt me Brojën, Zabaleta del në origjinë. Çfarë ndodhi në seancën e fundit të kuqezinjve në Shqipëri

    Për rreth 1 orë e 30 minuta, ekipi përfaqësues mbylli përgatitjet në Tiranë paraditën e djeshme, duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore në tokën shqiptare. Me grupin në fillim të seancës u bashkua edhe Ismajli me Kumbullën, por të dy mbrojtësit u stërvitën të diferencuar për shkak të problemeve fizike. Ndërkohë Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të dy lojtarët do të udhëtojnë me skuadrën në Londër për ndeshjen me Anglinë.

    SEANCA- Pas ushtrimeve të lehta atletike në formën e nxehjes, ekipi u fokusua te loja me top duke u ndarë në dy grupe. Ajo që mori kohën më të madhe të seancës, ishte testi brenda grupit, ndërsa u provuan edhe situata apo skema të ndryshme të lojës, po ashtu edhe goditjet standarde dhe ato në portë.

    ZABALETA- Për rreth 10 minuta gjatë testit brenda grupit, kur Gjimshiti dhe Ajeti u larguan, sepse morën ngarkesën e duhur, duke qenë se kanë pasur një sezon të ngarkuar, në mbrojtje veshi fanellën Pablo Zabaleta, ndihmëstrajneri i Kombëtares. Argjentinasi i cili me futbollin e luajtur është mbajtur mend si një mbrojtës agresiv dhe për lojën e ashpër, nuk mund të mos dilte në “origjinë” dhe “viktima” ishte Nedim Bajrami. Pasi mori një pasim nga Asllani dhe po tentonte të kontrollonte topin, Zabaleta i ndërhyn nga mbrapa, me Nedimin i cili ndaloi një moment dhe po duronte dhimbjet e goditjes. Një paralajmërim për mesfushorin anësor për ta kuptuar se çfarë e pret në “Uembli”. Gjithçka kaloi dhe Bajrami vijoi lojën normalisht.

    BROJA-SILVINJO- I rikthyer nga një dëmtim në kavilje, Silvinjo e di shumë mirë sa i rëndësishëm është Armando Broja për ekipin kombëtar. Kur nuk kishte mbetur edhe shumë nga seanca stërvitore, trajneri dhe sulmuesi po bisedonin nga afër, në lidhje me diçka teknike që braziliani po i shpjegonte. Në fund, gjithçka mbyllet me një shtrëngim duarsh. Sulmuesi pritet të marrë minuta.

    UDHËTIMI- Pas stërvitjes, Kombëtarja u kthye në hotel dhe pasdite fluturoi nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Londrës. Pas akomodimit, ditën e sotme skuadra do të mbyllë përgatitjet në stadiumin “Uembli”, ku do të zhvillojë seancën e fundit zyrtare stërvitore. Përballja me Anglinë do të luhet nesër në orën 20:45. Panorama Sport

  • Katër të rinjtë humbën jetën pasi u dogjën në makinë, çfarë mbeti nga aksidenti tragjik në Fushë-Prezë

    Katër të rinjtë humbën jetën pasi u dogjën në makinë, çfarë mbeti nga aksidenti tragjik në Fushë-Prezë

    Katër viktima ishte bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pak pas mesnate në Fushë- Prezë.

    Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi humbën jetën pasi automjeti i tyre u përplas me një betoniere dhe më pas u përfshi nga flakët.

    Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shihet se ajo që ka mbetur nga aksidenti i rëndë, janë shenjat e djegies në asfalt dhe dëmtimet që ka pësuar betonierja.

  • Parashikimi i motit 20 Mars 2025, kthjellime dhe vranësira

    Parashikimi i motit 20 Mars 2025, kthjellime dhe vranësira

    Ditën e sotme, parashikohet rritje graduale e vlerave barike, duke sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë shtrirjes Perëndimore.

    Ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, do të ketë në zonat malore verilindore dhe juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale edhe maksimale, duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

  • DOKUMENTI/ Veliaj shkarkon kryetaren në detyrë të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani

    DOKUMENTI/ Veliaj shkarkon kryetaren në detyrë të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shkarkuar nga detyra e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë Anuela Ristanin.

    Veliaj ia ka deleguar detyrat nënkryetares tjetër të bashkisë, Sara Goxhaj.

    Dokumenti mban datën 18 mars, ndërsa Goxhaj ka nisur detyrën ditën e djeshme, 19 mars.

  • Këmbimi valutor 20 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor 20 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 92 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.

  • Viktimat të moshës 20-25 vjeç, video nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me 4 të vdekur! Betonieria ende në vendngjarje

    Viktimat të moshës 20-25 vjeç, video nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me 4 të vdekur! Betonieria ende në vendngjarje

  • Dalin EMRAT e katër të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Fushë-Prezë

    Dalin EMRAT e katër të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Fushë-Prezë

    Një tragjedi ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Vorë, gjatë orëve të para të mëngjesit.

    Një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.

    Si pasojë e përplasjes së rëndë, mësohet se kanë humbur jetën të rinjtë: Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi(viktimat).

    Ndërsa shoferi i betonieres është shtetasi Aleksandër Krrashi.

    Sikurse mësohet Benzi ka goditur nga pas betonieren e cila ka qenë e parkuar.

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

    Policia Tiranë/Informacion paraprak.

    Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

    Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

    Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

    Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • Qeveria e ndaloi punësimin në shtet për zgjedhjet parlamentare, por shtoi 3900 veta në fund të 2024

    Qeveria e ndaloi punësimin në shtet për zgjedhjet parlamentare, por shtoi 3900 veta në fund të 2024

    Në fillim të këtij muaji, në datën 3 mars qeveria vendosi në zbatim të Kodit Zgjedhor të pezullojë të gjitha procedurat e rekrutimit në sektorin publik për periudhën e fushatës zgjedhore, pra nga 11 prilli deri në 11 maj, me qëllim që të garantohet një proces zgjedhor i rregullt dhe i drejtë.

    Por të dhënat zyrtare nga INSTAT që raportojnë numrin e të punësuarve në administratën publike tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar rreth 3900 persona iu shtuan administratës publike sipas të dhënave të listë pagesave nga tatimet.

    Të dhënat zyrtare të INSTAT raportojnë se numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 184,278 persona në tremujorin e fundit të vitit 2024. Në krahasim me tre-mujorin paraardhës, u shtuan rreth 3900 punonjës ose 2.1 % më shumë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ishin rreth 2800 të punësuar më shumë.

    Të dhënat më të hershme tregojnë se ka një lidhje pozitive ndërmjet zgjedhjeve dhe punësimit në sektorin publik.

    Psh në vitin 2021 në tremujorin e dytë punësimi në shtet shënoi rekord për periudhën 2018-2024, me mbi 185 mijë persona të punësuar, teksa në prill të 2021 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Në 2021 kur ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona ose me 4% brenda një viti.

    Për të ndaluar përdorimin e punësimit në shtet për favore politike Kodi Zgjedhor përcakton të ndalohet çdo procedure rekrutimi nga institucionet që rekrutojnë punonjësit e tyre përmes Kodit të Punës.

    Qeveria njoftoi në fillim të marsit se procedurat e nisura do të duhet të përfundojnë, por asnjë procedurë e re punësimi në ministri, në institucionet e varësisë, por edhe në ato shoqëri aksionere me kapital shtetëror nuk mund të zhvillohen pas datës tre mars.

    Por të dhënat zyrtare tregojnë se gati 4000 persona u shtuan si të punësuar në sektorin publik në tremujorin e fundit 2024, por ndërkohë rekrutimet mund të kenë vijuar edhe në janar-shkurt, përpara se të pezulloheshin një muaj para zgjedhjeve.

    Të dhëna të mëparshme tregojnë se më së shumti në fushatat zgjedhore rekrutohen më shumë punonjës nga ndërmarrjet me kapital shtetëror sidomos ndërmarrjet e ujësjellësit dhe pushtetin lokal.

    Edhe pse qeveria ka shkurtuar numrin e ministrive dhe një seri shërbimesh i ofron online, sërish numri i punonjësve publik ka ardhur në rritje në vend që të ulet.

    Shqipëria hyn në vendet ish-komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut, por shtetit ka nisur të rrisë fort praninë e tij në ekonomi në dekadën e fundit./ Monitor

  • Aksidenti ku humbën jetën 4 të rinjtë, detaje nga ngjarja tragjike! Policia: Shoferi dhe 3 pasagjerët u dogjën brenda Benz! Drejtuesi i betonieres u largua nga vendngjarja

    Aksidenti ku humbën jetën 4 të rinjtë, detaje nga ngjarja tragjike! Policia: Shoferi dhe 3 pasagjerët u dogjën brenda Benz! Drejtuesi i betonieres u largua nga vendngjarja

    Policia ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, që ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës (19 Mars), ku humbën jetën 4 të rinj.

    Sipas bluve, Benz-i ku udhëtonin 4 viktima është përplasur me një betoniere që drejtohej nga 24-vjeçari me iniciale A. K., i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Për pasojë makina është përfshirë nga flakët dhe humbën jetën drejtuesi i Benz, 25-vjeçari me iniciale E. L., dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij, të rinjtë me iniciale E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

    Ndërkohë unformat blu kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme 24-vjeçarin që drejtonte betonieren.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak.

    Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

    Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

    Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

    Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.