Category: Lajme

  • ‘SPAK po heton politikanë afër Veliajt’, Karamuço: Bëjnë ‘tërmet’ të jashtëzakonshëm

    ‘SPAK po heton politikanë afër Veliajt’, Karamuço: Bëjnë ‘tërmet’ të jashtëzakonshëm

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se SPAK po kryen hetime për politikanë të nivelit të lartë, përfshirë individë shumë afër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

    Gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço theksoi se mund të ketë goditje të tjera nga Struktura e Posaçme.

    Ai shpjegoi se nëse partitë politike do ta kishin shfrytëzuar komisionin e verifikimit të figurës së SPAK për listat e kandidatëve, shumica e tyre mund të ishin përjashtuar.

    Sipas tij, veprat e tilla janë të vështira dhe kërkojnë kohë për hetim, por ai është i bindur se hetimet do të vazhdojnë.

    Karamuço theksoi se goditjet që janë bërë deri tani, si ajo ndaj Veliajt, janë një goditje me ndikim të drejtpërdrejtë në politikën shqiptare.

    Ai shtoi se në dosjet e SPAK ka politikanë të tjerë, jo në nivelin e Veliajt, por shumë afër tij, që mund të shkaktojnë “tërmet” të jashtëzakonshëm, nëse kërkohet një masë.

  • A po tenton Veliaj të prishë provat? Karamuco zbulon detajet: SPAK në ndjekje të kontakteve të…

    A po tenton Veliaj të prishë provat? Karamuco zbulon detajet: SPAK në ndjekje të kontakteve të…

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se SPAK po heton për takime të fshehta të Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit, me njerëz që iu është ndaluar takimi me kryebashkiakun e Tiranës.

    Në një emision televiziv, Karamuço u shpreh se sipas SPAK, ka rrezik që Veliaj të prishë provat.

    “Ka pasur informacione dhe indicie që zoti Veliaj me bashkëpunëtorë të tij, sias atyre që ka SPAK, që vijonte veprimtaritë në dëmtimin e provave, ose në intimidimin e dëshmitarëve, pasi kishte marrë masën shtrënguese. Di që kam pasur bashkëpunim me SHKB e Ministrisë së Drejtësisë dhe institucione të tjera inteligjente, çdo gjë ka qenë e monitoruar. Monitoruar me vendim gjykate, në formën e përgjimit ambiental, në formën e përgjimit telefonik. Kanë komunikuar dhe kanë raportuar se kush hynte në paraburgim, me çfarë autorizimi. SPAK po heton në rrethin e personave që iu ndalohej. Ka dyshime që janë futur persona që nuk lejohej ta takonin. Janë mbledhur regjistrat, kamerat e sigurisë, ka të bëjë sipas SPAK, me rrezikshmërinë që paraqet ky person, si rrezik potencial për të dëmtuar hetimet që kryen të dy prokurorët. Gjasat janë që mund të ketë zbutje, por mund të lënë në fuqi vendimin”, theksoi ai.

  • Gjykata e Posaçme hap rrugën për hetime të thelluara ndaj ish-kryebashkiakëve

    Gjykata e Posaçme hap rrugën për hetime të thelluara ndaj ish-kryebashkiakëve

    SPAK kërkon ekspertizë financiare për pasuritë e ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi.

    Siç bëjnë me dije burime pranë prokurorisë së posaçme kërkimet e akuzës ndaj Roshit janë orientuar drejt dyshimeve për fshehje të pasurisë dhe mos justifikim të saj.

    Hetimet pasurore ndaj ish kryebashkiakut lidhen jo vetëm me shpenzimet por edhe investimet e kryera ndër vite. Llogaritë me SPAK Roshit ju hapën nga një vendim i gjykatës së posaçme e cila refuzoi pushimin hetimeve të prokurorisë së Durrësit mbi kallëzimin e KLSH që gjeti shkelje në tenderat nga ish kryebashkiaku i Kavajës.

    E ndërsa ish kryebashkiakë të tjerë janë nën hetim për fshehje pasurie, pak ditë më parë se nuk deklaroi një apartament u dënua edhe ish kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro. Për një tjetër, Fatos Tushen që drejtoi bashkinë e Lushnjës akuza e fshehjes së pasurisë u ngrit mbasi u dënua për tenderat.

    SPAK i thotë Top Channel se nga krijimi pra nga 2019 deri më tani i ka dorëzuar gjykatës 17 ish kryetarë bashkish apo kryebashkiakë duke i akuzuar, 15 prej tyre për çështje korrupsioni dhe vetëm dy prej tyre për vepra të tjera.

  • “Berisha e Malltezi rrezikojnë 10 vite burg”, Petraj trondit: Gërdeci biznes armësh, ja si u fshinë provat në 21Janar

    “Berisha e Malltezi rrezikojnë 10 vite burg”, Petraj trondit: Gërdeci biznes armësh, ja si u fshinë provat në 21Janar

    Në një emision televiziv, avokati Edmond Petraj dhe gazetari Poli Hoxha analizuan dosjet e nxehta në duart e SPAK.

    Dosja “Partizani”

    Gati 4 vite e gjysmë nga nisja e hetimeve, mbi 6 muaj pasi Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë u morën të pandehur nga SPAK dhe rreth 5 muaj pas dërgimit të dosjes në Gjykatën e Posaçme, procesi gjyqësor për aferën korruptive “Partizani” ende nuk ka nisur. Rreth 5 muaj seancë paraprake, një zvarritje e habitshme dhe pa justifikim.

    Por çfarë po ndodh?

    Avokati Edmond Petraj i ftuar sot në një emision televiziv thotë se gjyqtari paraprak është më i rëndësishmi në këtë proces pasi vendos fatin, ndërkohë që Berisha dhe dhëndri I tij rrezikojnë mbi 10 vite burg nëse vërtetohen akuzat e SPAK.

    “Dosja ‘Partizani’ është në proces të seancës paraprake. Gjyqtari i kësaj gjykate shikon dosjen hetimore, nëse kanë qenë veprime të rregullta hetimore, dhe pasi dëgjon të gjitha pretendimet e palëve del me një vendim. Gjyqtari paraprak është më i rëndësishmi i procesit. Ky përcakton fatin e dosjes dhe të personave që janë marrë të pandehur. Uroj të mos kemi dështim me këtë dosje në disa persona të veçantë” thotë avokati për gazetarin Arbër Hitaj.

    “Sa rrezikojnë personat që dyshohet se kanë bërë korrupsion?

    Avokati: Mbi 10 vite burg.

    Edhe zoti Berisha?

    Avokati Patjetër. Nëse janë ato akuza të SPAK. Aq më tepër që Berisha do hyjë me gjykim të zakonshëm dhe jo të shkurtuar. Në këtë rast është rishqyrtim I hetimit. Nuk është dosje e thjeshtë.Ish kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin duke ua dhënë kompleksin Partizani ish-pronarëve, ku përfituesi kryesor është dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Në pronat e ish-klubit u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh, duke u siguruar një fitim miliona euro nga ky biznes që nisi me paligjshmëri.

    Dosja ‘Gërdeci”

    Avokati zbulon se për dosjen e Gërdecit hetimet po vijojnë me thirrjen për të marrë dëshmi të personave që kanë qenë atje më 15 mars 2008, ditën e shpërthimit, madje po rimeren në pyetje dh eish prokurorët që e kanë hetuar

    “Për Gërdecin po thërriten të gjithë personat që kanë qenë atë ditë apo në dijeni të ngjarjes dhe ish prokurorët po skanohet e tëra” thotë Petraj.

    Gazetari Poli Hoxha thotë se Gërdeci nuk u hetua kurrë për biznesin e armëve. Aty kishte një biznes, as shpërthimi nuk është hetuar deri në fund. Biznesi i hapur nga ministria si u lidhën me privatët me Kosta Trebickën, vdekja e të cilit mbetet ende e dyshimtë

    ‘21 janari’

    21 janari po skanohet në filtër çdo person i përfshirë. Plus po bëhet analiza e audios që po kalon në skaner të mirëfilltë ekspertësh për të nxjerrë autenticitetin që ka ai përgjim. Edhe pse nuk është marrë në mënyrë të ligjshme. Nëse faktohen zërat atëherë .. kemi fshirje të provave, kemi heqje të murit rrethues kangjella që bënin rikoshetë e kanë vrarë persona të ndryshëm” thotë Petraj.

  • Ndryshim sizmik në Europë/ Gjermania merr vendimin historik që do riformatojë mbrojtjen europiane

    Ndryshim sizmik në Europë/ Gjermania merr vendimin historik që do riformatojë mbrojtjen europiane

    Erë e fortë ndryshimi në Europë. Ligjvënësit gjermanë kanë votuar të martën pro lejimit të rritjes së shpenzimeve në mbrojtje dhe infrastrukturë. Siç shkruan BBC kjo është një zhvendosje sizmike që mund të riformatojë mbrojtjen europiane.

    Pas debatesh të gjata dhe polemikave të ashpra, Bundestagu miratoi me dy të tretat e votave ndryshimin kushtetues që do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si financohet mbrojtja gjermane.

    Ligji do të përjashtojë shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë nga rregullat strikte të Gjermanisë për borxhin. Në këtë mënyrë pritet të krijojë një fond infrastrukture prej 500 miliardë eurosh.

    Kjo votë është një lëvizje historike për Gjermaninë dhe mund të ketë rëndësi të madhe për Europën teksa vijon lufta në Ukrainë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump mbetet i paqartë për angazhimin në NATO dhe mbrojtjen e Europës.

    Sidoqoftë, tashmë i takon përfaqësuesve të qeverive të shteteve në Këshilli Federal që njihet si Bundesra për të miratuar lëvizjen. Aty duhet po ashtu një shumicë prej dy të tretash. Votimi do të zhvillohet të premten.

    Friedrich Merz, arkitekti kryesor i këtij plani dhe që pritet të konfirmohet së shpejti si kancelari i ri gjerman i tha Bundestagut se vendi ka ndjerë një sens të rremë të sigurisë gjatë dekadës së fundit.

    “Vendimi që marrim sot, është hapi i parë i madh drejt një komuniteti të ri europian për mbrojtjes”, tha ai duke shtuar se përfshin edhe vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian.

    Merz e paraqiti vendimin si një hap të domosdoshëm për sigurinë kombëtare dhe evropiane, kondicionuar nga lufta e Putinit ndaj Ukrainës. “Është një luftë edhe kundër vendit tonë që ndodh çdo ditë, me sulme ndaj rrjeteve tona të të dhënave, me shkatërrimin e linjave të furnizimit, me zjarrvënie, me vrasje të porositura në territorin e vendit tonë, me spiunim të kazermave dhe me fushata dezinformimi që mashtrojnë shoqërinë tonë,” paralajmëroi Merz.

    Gjermania ka qenë e kujdesshme rreth shpenzimeve në mbrojtje, jo vetëm për arsyet historike që datojnë nga viti 1945, por edhe për shkak të krizës botërore në 2009-ën.

    Por pavarësisht frikës se votimi do të ishte i ngushtë, ligjvënësit në fund votuan pro ndryshimeve, 513 me 207, shumë më tepër seç kërkonte shumica e cilësuar prej dy të tretash.

    Sipas ligjit të ri, çdo shpenzim në mbrojtje që kërkon më shumë se 1% të GDP së Gjermanisë nuk do të jetë më subjekt i një kufizimi të huave. Deri tani, frenimi për borxhin ishte fiksuar deri në 0.35% të GDP-së.

    Vendimi mund të transformojë edhe forcat e armatosura të vendit. Kjo votë nuk ishte vetëm për mbrojtjen, por edhe për lirimin e 500 miliardë eurove për infrastrukturën gjermane, për të rregulluar infrastrukturën si ura dhe rrugë, por edhe për të paguar masa për ndryshimet klimatike, diçka për të cilën insistonte Partia e Gjelbër.

    Merz, partia e së cilit fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani muajin e kaluar i propozoi masat pak pas fitores. Në një intervistë ai përmendi frikën se SHBA mund të tërhiqet nga mbrojtja e Europës dhe bisedimet e Trump me presidentin rus Vladimir Putin duke thënë se situata mund të përkeqësohet në javët e ardhshme.

    “Kjo është arsyeja pse duhet të veprojmë shpejt”, tha Merz.

    Siç shkruan BBC, Merz zgjodhi t’i shtynte masat për ndryshim përmes parlamentit të vjetër duke e ditur se ka një avantazh aritmetik pasi nga 25 Marsi nis sesioni i ri dhe ekstremi i djathtë AFD dhe ai i majtë Linke e kundërshtojnë planin e tij.

    Merz nuk ka rënë ende dakord për një koalicion për të qeverisur Gjermaninë dhe ka shpallur ambicien për ta pasur qeverinë gati për Pashkë. Megjithatë negociatat për koalicion në Gjermani mund të zgjasin edhe me muaj.

  • Ish-kreu i “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha kthehet në gjykatën ku u dënua përjetë!

    Ish-kreu i “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha kthehet në gjykatën ku u dënua përjetë!

    Pasi zbriti në aeroportin e Rinasit, ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, u shoqërua në masa ekstreme sigurie drejt paraburgimit 313 në kryeqytet.

    Berisha mbërriti në vendin tonë nga Spanja, ku u arrestua në dhjetor të vitit 2023, në zbatim të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar nga SPAK dhe një vendimi gjyqësor të pazbatuar prej tij.

    Një 1 vit e 3 muaj qëndrim në shtetin spanjoll, ku u gjet më një pamje të jashtme të transformuar dhe me një kartë identiteti bullgare false, ish-kreu i bandës së Durrësit bëri një betejë ligjore për mosekstradim në Shqipëri.

    Me vënien në dispozicion të drejtësisë shqiptare, brenda5 ditësh Berisha do të përballet me Gjykatën e Posaçme, për verifikimin e masës së sigurisë “arrest në burg” të marrë në mungesë në vitin 2020. Kjo seancë, por edhe procesi gjyqësor në vazhdim e sipër ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, e kthen Berishën si të pandehur në të njëjtën godinë, dikur seli e Gjykatës për Krimet e Rënda, e cila më shumë se një dekadë më parë vulosi një dënim me burg përjetë ndaj tij.

  • Flakët përfshijnë zonën pranë nënstacionit elektrik në Lezhë, rrezikohen banesat

    Flakët përfshijnë zonën pranë nënstacionit elektrik në Lezhë, rrezikohen banesat

    Një zjarr ka përfshirë një zonë me shkurre pranë nënstacionit elektrik në Rrilë të Lezhës, duke vënë në rrezik edhe banesat për shkak të erës së fortë.

    Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët janë vënë nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe shmangur dëme të mëdha.

    Zjarri u shfaq në rrethana ende të paqarta, ndërsa ngjarja vjen vetëm një natë pas një tjetër vatre zjarri në një stallë në fshatin Barbullush, ku u dogjën shumë bagëti të imta.

    Dy raste të njëpasnjëshme të zjarreve në zona të ndryshme kanë ngritur shqetësime për shkaqet dhe rrezikun që mund të paraqesin për banorët dhe pronat e tyre.

    Për këtë rast kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo shkaqe natyrore.

  • Shkodra e tronditur nga aksidenti fatal, pasioni për motorët i mori jetën (Foto)

    Shkodra e tronditur nga aksidenti fatal, pasioni për motorët i mori jetën (Foto)

    Ky është i riu të cilit iu pre jeta në mes paraditen e së martës pas një aksidenti tragjik në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

    25-vjeçari, Xhevahir Maksuti u përplas nga një automjet në afërsi të Bërdicës. Në momentin e ngjarjes i riu ishte duke lëvizur me motor, kur automjeti i cili ishte duke dalë nga një gomisteri e përplasi.
    Fatkeqësisht si pasojë Maksuti humbi jetën në Spitalin e Shkodrës. Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullojnë foto dhe video të së riut.

    Kanë qenë miqtë e tij ata të cilët “zemërthyer” kanë publikuar foto të 25-vjeçarit i cili siç shihet dhe në pamje ka qenë i apasionuar pas motorave.

  • Mot i ftohtë, por me diell/ Meteorologia Porja zbulon ‘surprizat’, ja si do jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim

    Mot i ftohtë, por me diell/ Meteorologia Porja zbulon ‘surprizat’, ja si do jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim

    Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditës së sotme dhe në ditët në vijim. Porja tha se mëngjesi i sotëm ka qenë i ftohtë, me temperatura që shkonin deri në -3 gradë, por shtoi se gjatë mesditës dhe në vijim do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave. Ajo zbuloi gjithashtu se era fryn me drejtim verior dhe veri-lindor, ç’ka bën që moti edhe gjatë këtyre ditëve të jetë i ftohtë.

    “Dita e sotme do të jetë me diell. Vranësirat do të jenë të lehta, të përqëndruar kryesisht në zonat lindore të Shqipërisë. Termometri i mëngjesit të sotëm ka shënuar 3 gradë rënie. Ka zbritur sërish në zonat malore në -2 dhe -3 gradë celcius. Në mesidtë pritet një rritje e lehtë e vlerave termike, me maksimumin në 14 gradë celcius.

    Era do të fryjë me shpejtësi deri mesatare kryesisht në vijën bregdetare dhe drejtimi i saj do të jetë veri-lindor dhe verior. Në vijim kemi shtim gradual të vranësirave, të cilat bëhen të dukshme kryesisht në veri dhe verilindje dhe më pas pjesërisht në zonat qëndrore dhe më pas edhe në jug të Shqipërisë.

    Termometri i mesditës do të ketë vetëm një rritje të lehtë. Temperaturat ngjiten nga 6-8 gradë celcius. Edhe në shtrirjen perëndimore termometri luhatet nga 13-14 gradë celcius. Megjithëse më të larta, këto temperatura janë sërish të ulëta, për shkak të masave ajrore të ftohta”, tha meteorologia Porja.

  • Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë ish-lojtari i njohur (Emri + Foto)

    Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë ish-lojtari i njohur (Emri + Foto)

    Andrija Delibashiç ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi i hidhur vjen pasi ish-lojtari i njohur në Malin e Zi po luftonte me kancerin.

    Delibashiç do të mbahet mend për karrierën e pasur si lojtar me klube spanjolle. Gjithçka për të nisi me Partizanin e Beogradit, teksa po ashtu luajti duke spikatur për Kombëtaren e Malit të Zi.

    Delibashiç ishte edhe drejtor sportiv te Buduknost Podgordica, kur trajner qëndronte Mladen Milinkoviç. Ky i fundit kujtohet në Shqipëri për eksperiencat me Luftëtarin dhe Kukësin.