Category: Lajme

  • Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë ish-lojtari i njohur (Emri + Foto)

    Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë ish-lojtari i njohur (Emri + Foto)

    Andrija Delibashiç ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi i hidhur vjen pasi ish-lojtari i njohur në Malin e Zi po luftonte me kancerin.

    Delibashiç do të mbahet mend për karrierën e pasur si lojtar me klube spanjolle. Gjithçka për të nisi me Partizanin e Beogradit, teksa po ashtu luajti duke spikatur për Kombëtaren e Malit të Zi.

    Delibashiç ishte edhe drejtor sportiv te Buduknost Podgordica, kur trajner qëndronte Mladen Milinkoviç. Ky i fundit kujtohet në Shqipëri për eksperiencat me Luftëtarin dhe Kukësin.

  • Zarf i bardhë në shtëpinë e BBVA, ja dhurata e ‘Vëllait të Madh’ për banorët

    Zarf i bardhë në shtëpinë e BBVA, ja dhurata e ‘Vëllait të Madh’ për banorët

    Një zarf i bardhë ka hyrë ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Në zarfin që lexoi Rizarta shkruhej se ata duhej të zgjidhnin liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    “Banorë, është momenti që të zgjidhni liderin e shtëpisë. Secili prej jush, me radhë duhet të japë një emër dhe një arsye për banorin që zgjedh si lider dhe këtë rol e fiton ai që ka më shumë vota”, shkruhej në zarfin e bardhë.

    Sapo u lexua zarfi, banorët nisën duke thënë me radhë emrin që ata mendonin të ishte lideri i shtëpisë për këtë javë. Me shumicë votash ishte Kelly që u zgjodh lider.

    Banori menjëherë nisi me ndarjen e punëve dhe banorët ishin aty të gjithë të pranishëm, duke u bërë bashkëpunues me Kelly-n.

    Kujtojmë se deri më tani ishte Gerta lidere dhe disa prej banorëve si Gjesti dhe Valbona e kundërshtuan atë dhe nuk bënë punë gjatë kësaj periudhe.

    Ndërkohë në zarfin e bardhë thuhej se banorët kanë fituar 100 për qind të buxhetit të kësaj jave.

  • “Po me njollosin…” Gjesti shpërthen me akuza të rënda ndaj produksionit të BBVA

    “Po me njollosin…” Gjesti shpërthen me akuza të rënda ndaj produksionit të BBVA

    Gjesti dhe Egli Tako kanë pasur një përplasje sërish në Big Brother VIP Albania 4.

    Pas ballafaqimit në spektaklin e së martës, ata janë zënë tani dhe kjo hatërmbetje erdhi nga këngëtari.

    Artisti nga Peja hodhi akuza për produksionin për shkak të disa videove që janë publikuar pa dijeninë e tij.

    “Me mua boll je tall, boll më. Nuk ta lejoj”, iu drejtua fillimisht Egli që po qëndronte në kuzhinë.

    “Si ti si produksioni, njëjtë. E dyta herë që po i publikon videot që nuk i di unë, si atje hile si këtu hile. E shikojmë”, u shpreh nga ana tjetër Gjesti.

    Tutje konkurrenti shtoi: “Dilni vetë keq me siguri jashtë dhe vini të më gjuani mua, ti i ke pasur fajet. Ti je fajtor për çdo lot”.

    “Shko merri shokët e tu, edhe produksionin se edhe këta të njëjtë janë dhe eja e më njollosni”, tha në një video tjetër të shpërndarë në rrjete sociale.

  • Tragjedia në Koçan, zv.Kryeministri maqedonas pranon dështimin e qeverisë: Në RMV s’ka drejtësi, ja çfarë nevojitet

    Tragjedia në Koçan, zv.Kryeministri maqedonas pranon dështimin e qeverisë: Në RMV s’ka drejtësi, ja çfarë nevojitet

    Arben Fetai, zv/kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut tha përmes një interviste televizive, se për tragjedinë e Koçanit është ngritur një Task Forcë që do të hetojë dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zbardhjen e të gjithë ngjarjes. Zv/kryeministri tha se arrestimet kanë nisur që nga niveli politik dhe se të gjithë ata që kanë përgjegjësi në një formë apo në një tjetër do të japin llogari.

    Fetai bëri me dije se është ngritur një mocion kundër kryeprokurorit duke shtuar se është e nevojshme një reformë e thellë pasi në RMV nuk ka drejtësi.

    Tek ky rast kemi ndërmarrë veprim të menjëhershëm, është themeluar një Task Forcë ku bëjnë pjesë Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe të gjitha institucionet relevante dhe kanë filluar arrestimet. Arrestimet fillojnë nga niveli politik. Është privuar nga liria ish-ministri i Ekonomisë, ish-sekretarja Shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë, një drejtor dhe shumë zyrtarë të tjerë që do japin llogari. Po ashtu dje janë shkarkuar nga detyra një numër i madh i zyrtarëve policorë, i zyrtarëve të inspektorateve të cilët kanë përgjegjësi në lidhje me tragjedinë në Koçan. Ne jemi zotuar që të gjithë që do të ketë llogaridhënie dhe përgjegjësi. Ata që janë përgjegjës në mënyrë direkte dhe indirekte për këtë tragjedi do të japin llogari.

    E kemi të qartë që duhet të nisim të zbatojmë reforma gjithëpërfshirëse, reforma të dhimbshme, pa emocione, pa ndikime politike, që të rikthejmë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore, në institucionet e drejtësisë sepse me tragjedinë e Koçanit, të gjithë e kanë kuptuar që është mbushur kupa. Korrupsioni po na vret, po na kushton jetën e qytetarëve.

    Reformat në vendin tonë kanë qenë të natyrës kozmetike, sistemi nuk është reformuar gjatë 8 viteve të qeverisjes. Sistemi është i politizuar, tek prokurorët, gjyqtarët kemi njerëz që kanë kaluar drejtpërdrejtë nga pozita në ekzekutiv, nga pozita në Parlament. Ne si qeveri kemi nisur mocion kundër kryeprokurorit i cili është në procedurë parlamentare. Me mosveprimin e tij dhe veprimet e gabuara ka dëmtuar thellësisht besimin në prokurorinë e vendit dhe ka dështuar të prodhojë rezultatet që presim. Këtë gjë e kemi bërë dhe me një interpelancë me Këshillin Gjyqësore të vendit i cili është një organ përgjegjës për përzgjedhjen, vlerësimin e gjyqtarëve që po ashtu ka qenë një institucion që nuk e ka kryer detyrën e vet.

    Në 2-3 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë veprim përfundimtare në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Nuk ka pasur as përgjegjësi për tragjeditë ku njerëzit tanë kanë humbur jetën për arsye të pasurimit të një numri të vogël njerëzish.

    Ndërlidhet se duhet të kemi drejtësi për tragjedinë e Koçanit, për tragjeditë e tjera, rastet e korrupsionit. Me këtë sistem që e kemi trashëguar, ne ndërhyrjet politike që janë bërë brenda sektorit të drejtësisë nuk mund të presim drejtësi. Vetëm drejtësi nuk ka pasur.”

  • Nuk ka vend për kuqezinj, njihuni me formacionin më të shtrenjtë të Angli-Shqipëri

    Nuk ka vend për kuqezinj, njihuni me formacionin më të shtrenjtë të Angli-Shqipëri

    Të gjithë sytë do të jenë në “Wembley”, më 21 mars në orën 20:45. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë në sfidën që çel kualifikueset e Botërorit 2026.

    “Tre Luanët” e dominojnë tërësisht një formacion me lojtarët më të shtrenjtë, që të dyja skuadrat kanë në përbërje. Sipas “Transfermarkt”, duke konsideruar edhe pozicionet e dyta që lojtarët kanë, vlera totale e formacionit do të ishte 820 milionë euro.

    Një shifër kjo që është 8 herë më e lartë se vlera e gjithë lojtarëve të grumbulluar nga Silvinjo. Mbrojtësit Konsa dhe Livramento janë lojtarët që kanë vlerën më të ulët në treg dhe janë pjesë e këtij formacioni. Ata vlerësohen me 35 milionë euro.

    Më i shtrenjti i kësaj përballje është Bellingam. Ylli i Realit vlerësohet plot 180 milionë euro.

    Top 11(4-2-3-1): Pikford, Koluill, Gei, Konsa, Livramento; Bellingam, Rajs; Gordon, Eze, Foden; Kejn

  • Gjesti përplaset ashpër me Olën: Hajde dil jashtë, ke menduar se je në ‘Përputhen’

    Gjesti përplaset ashpër me Olën: Hajde dil jashtë, ke menduar se je në ‘Përputhen’

    Banorët e Big Brother kanë nominuar në një formë tjetër në spektaklin e së martës.

    E nga ai ndryshim që u bë, ata që shkuan në televotim janë: Danja, Egli, Gjesti, Valbona dhe Laerti, Ola e Rozana.

    Ola Zenelaj siç duket është më e rrezikuar nga gjithë këta dhe mbase mund të dalë të shtunën. Gjesti ka bërë një debat të ashpër me të pas Prime, ku i thotë t’i bëjë gati valixhet pasi do të ecë.

    “Hajde dil jashtë, se ke dashur të viktimizohesh. Je çu peshë, ke menduar se je në Përputhen”, iu drejtua ai.

    Banorja më pas ia ktheu: “Je frikacak, edhe ti po e more Big Brotherin për shtatë mijë euro, të rrish pesë muaj për shtatë mijë euro. Ti i shkel njerëzit me këmbë”.

    Të njëjtit kanë pasur përplasje të ashpra gjatë kësaj kohe në shtëpi, ku konkurrentja disa herë e ka sulmuar edhe duke përmendur Xhenetën.

  • “Veliaj është i zhytur thellë në dosjen “5D””/ Berisha-Ramës: Nuk ke parë gjë akoma. Ja kush është ministri që shante Erioni nga qelia

    “Veliaj është i zhytur thellë në dosjen “5D””/ Berisha-Ramës: Nuk ke parë gjë akoma. Ja kush është ministri që shante Erioni nga qelia

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si “mashtruesin më të madh që ka njohur politika shqiptare”, duke e cilësuar si njeriun që ka manipuluar shqiptarët për më shumë se një dekadë.

    Gjatë fjalës së tij, Berisha kujtoi sesi Rama festoi hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në 2017, duke organizuar festa dhe dekorime, ndërkohë që negociatat u hapën realisht vetëm 8 vite më vonë.

    Sipas Berishës, edhe premtimi i Ramës për pasaportën evropiane është një tjetër mashtrim i madh. “Ai nuk thotë vitin 2029 sepse e di që nuk do ndodhë, por e çon përtej mandatit të tij, vetëm për të mashtruar shqiptarët”, u shpreh ai.

    Duke paralajmëruar zhvillime të reja politike, Berisha deklaroi se 12 maji do të shënojë fundin e Ramës, ndërsa garantoi se një qeveri e re e drejtuar nga PD do të përqendrohet në integrimin evropian të Shqipërisë, por të bazuar në meritë dhe jo në manipulime.

    “Më i ligu ndër të ligjtë është gënjeshtari. Nëse ju merrni Edi Ramën nga 2013 gjer më sot ju garantoj se në gjithë globin nuk gjeni gënjeshtar të dytë si ky. Jeni dëshmitarë si zotëria hapi shampanjën, hodhi fishekzjarrë dhe dekoroi ambasadorët në vitin 2017 për hapjen e negociatave. Bëri mashtrimin më grotesk. Negociatat de-facto u hapën vetëm para 3-4 muajsh. U deshën 8 vite nga ato festime. Tani çfarë thotë.

    Pasaportën e prodhuar nga qeveria e mëparshme, thotë do jetë evropiane në vitin 2013. Ai nuk thotë dot vitin 2029 se e di që nuk do ndodhë, por e çon përtej mandatit që përpiqet të grabisë vetëm për të mashtruar shqiptarët.

    Unë i them Edi Ramës se “nuk ke parë gjë akoma, është vetëm fillimi”. Shqipëria nuk përmbushte asnjë kriter përveç atij gjeo-strategjik dhe këtë do ia faktoj kujtdo se është e vërtetë e pamohueshme. Ndaj Edi Rama e dorëzon detyrën në 12 maj dhe garantoj se në qeverinë e ardhshme, objektivi i parë do jetë integrimi ynë në BE, por i bazuar në meritë.

    Është një vendim i djeshëm ky, aktakuza më e madhe për Edi Ramën, është akti që dëshmon para çdo shqiptari se njeriu prapa ‘5D’ është Edi Rama.

    Kthehemi këtu bashkë kur doli çështja. Informata nga personel që merrej me hotelin më luksoz që ndërtohet në Durrës, erdhën se aksioner kryesor në këtë hotel është Olsi Rama, pra është Edi Rama dhe unë ua thashë ju këtu dhe unë e denoncova 2-3 herë këtë fakt.

    Tani çfarë ndodh? Erion Veliaj padyshim që ishte përgjegjës dhe ai në ‘5D’ dhe i zhytur thellë. Në fakt ishte Mazniku më shumë. Një fakt duhet ta dini dhe ju. Nëqoftëse midis Veliaj dhe Ramës kishte një marrëdhënie si midis një servili, por dhe rivali të pabesë, njeriu i direkt i Edi Ramës në bashki ishte Mazniku.

    Mazniku ka firmën 3-4 herë tek ‘5D’ si autoritet kontraktues, e ka dhe Erioni në 2-3 raste. Tani çfarë ndodhi? A e dini ju çfarë është ai 200 mijë eurosh? Është shumë interesant. Ai 200 mijë euro është një pagesë që përfaqëson një fond të ngurtësuar, të cilat kompanitë janë të detyruar ta ngurtësojnë si punë sigurie, gjersa përfundojnë objektin dhe e marrin mbrapsh kur përfundon objekti. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e kiostudios.

    Por ‘5D’ nuk ka përfunduar as gjysmën e punimeve, se është bllokuar dhe Edi Rama dje për të ua mbyllur gojën drejtorëve u dërgoi paratë që janë të konfiskuara dhe ato. Pra Edi Rama kreu një akt ekstrem. U ktheu paratë kompanisë së inkriminuar ‘5D’, duke dëshmuar, Erion Veliaj nga burgu, nuk ua kthente dot paratë, tani kryetar defakto i bashkisë është Rama. Tani del se ‘5D’ është kompani me padrino kryesor Edi Ramën.

    Ndaj dhe e dërguan dosjen në gjyq pa asnjë akuzë për Erion Veliajn, pa asnjë akuzë për Maznikun dhe pas asnjë akuzë për Edi Ramën dhe Olsi Ramën…

    …Është Uluziu. Uluziu shkoi i futi, i tha merre telefonin, ai i dha helmin. Atij mirë ja bënë, po ti besosh Uluziut, që është standarti më …, tha ai.

  • “Vdekjen e kisha menduar por…”/Jozi i mërzitur me Loredanën, banorja e përqafon!

    “Vdekjen e kisha menduar por…”/Jozi i mërzitur me Loredanën, banorja e përqafon!

    Jozi është zhgënjyer nga sjellja e Loredanës dhe i ka shprehur se:

    Nuk e prisja atë sjellje dje nga ti.

    Loredana:

    Ti më the falëminderit. Vdekjen e kisha menduar por që të shkoja te ditëlindja e ish-it me vajzën që po bëhet tani, vajzën që pranoi të njihte. Këtë se kisha imagjinuar kurrë.

    Kozi:

    Mos fol kot tani. Çfarë lidhje kam unë me atë?

    Loredana e përqafon.

    Jozi:

    Po prisja të më uroje për ditëlindje në orën 00:00 dje.

  • Zjarri dogji fermën e bagëtive në Lezhë! Fermeri bën bilancin: Ngordhën mbi 300 kafshë, 100 milionë lekë dëm

    Zjarri dogji fermën e bagëtive në Lezhë! Fermeri bën bilancin: Ngordhën mbi 300 kafshë, 100 milionë lekë dëm

    Një zjarr i fuqishëm përfshiu mbrëmjen e djeshme një fermë bagëtish në fshatin Barbullojë të Lezhës, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerin Gjin Toma.

    Flakët, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, janë përhapur me shpejtësi, duke lënë pas një bilanc dramatik.

    Pavarësisht përpjekjeve, fermeri nuk mundi të shpëtonte kafshët, ndërsa për shuarjen e flakëve u deshën pesë mjete zjarrfikëse.
    Sipas fermerit, vlera e dëmit të shkaktuar vlerësohet të jetë midis 90 dhe 100 milionë lekëve të vjetra.

    Ndërkohë, shërbimi veterinar në Lezhë ka asistuar sot në groposjen e bagëtive të ngordhura. Bilanci i zjarrit është shumë i madh, rreth 311 bagëti të imëta dhe 11 gjedhë janë djegur plotësisht në stallën e Gjin Tomës.

  • Enkelejd Alibeaj Fut Dy Vajzat Dhe Mamanë Në Listë Të Sigurtë Të Qarkut Të Tiranës, Kreu I “Djathtas 1912”: Na E Detyron Ligji, Do Të Dorëhiqen

    Enkelejd Alibeaj Fut Dy Vajzat Dhe Mamanë Në Listë Të Sigurtë Të Qarkut Të Tiranës, Kreu I “Djathtas 1912”: Na E Detyron Ligji, Do Të Dorëhiqen

    gjedhjet e 11 majit zbuluan një fenonem të pandodhur më parë. Parti të vogla që garojnë me lista të mbyllura të cilat janë të mbushur me emra familjarësh.

    Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet’ u bë debat në rrjet pasi futi në listën e mbyllur të qarkut të Beratit babanë, por mësohet se edhe Enkelejd Alibeaj përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim’ ka kandiduar familjarë të tij në listën e mbyllur të Tiranës.

    Dy vajzat e tij, Gea 25 vjeçe dhe Meg, 19 vjeçe dhe mamaja e tij Valentina janë në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës.

    Në një reagim, Alibeaj pranon se është dakordësuar me kandidatët e listës së hapur për të përfshirë familjarët në të sigurtën, duke thënë se ‘ligji i keq të detyron të bësh strategji’. Më tej, ai shton se ata do të dorëhiqen.

    Postimi i Alibeajt

    Ligji i keq të detyron të bësh strategji ! E kam thënë që në 26 korrik 2024 kur pazari Rama-Berisha mbylli listën! Për këtë arsye, familjarët në listën e mbyllur, me garancinë për t’u dorëhequr pasuri.

    Po, është e vërtetë! Pas konsultimit me 37 kandidatët e listës së hapur, vendosëm si koalicion që familjarët ishin në listën e mbyllur.

    Nga ana ime, vendosa Nëna Valin, Gean dhe Megin deri ne rregjistrimin e listave. Por, kaq ishte momenti i lavdisë… dhe i stresit të tyre!

    Nesër, dorëhiqen! Me gëzim madje!

    VO: … unë e di sa u lodha t’i mbush mendjen Megit të futej në listë! Imagjinoj çlirimin e saj nesër!

    Shqiptarja.com publikoi një ditë më parë listën e kandidatëve ku emri i vajzës së madhe të kreut të partisë ‘Djathtas 1912’, Gea Alibeaj është vënë e 5-ta në listë.

    Vajza e dytë, Meg Alibeaj është e 11-ta, ndërsa e renditur e 7-ta është Valentina Hamza Alibeaj, 74 vjeçe, mamaja e kryetarit të partisë. Vetë Alibeaj është renditur në listën e hapur i pari