Category: Lajme

  • Vrasja e Liridonës/ A mund t’i shpëtojë Naim Murseli burgut? Avokati i njohur bën deklaratën e fortë: Nëse ka probleme të shëndetit mendor…

    Vrasja e Liridonës/ A mund t’i shpëtojë Naim Murseli burgut? Avokati i njohur bën deklaratën e fortë: Nëse ka probleme të shëndetit mendor…

    Kanë kaluar më shumë se dy javë nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt, që shokoi mbarë opinionin. Krimi mbetet i rrethuar nga misteri, teksa ende nuk dihet motivi se përse Naim Murseli mund të ketë planifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij.

    Duke folur në emisionin televiziv, avokati Tomë Gashi deklaroi se nëse shpallet fajtor, Naim Murseli rrezikon dënimin me nga 10 vjet, deri në burgim të përjetshëm. Sipas avokatit, edhe nëse Murseli provohet që vuan nga probleme të shëndetit mendor, sërish nuk i shpëton dënimit.

    “Ekziston dhe dyshimi që Naimin mund ta kenë detyruar ta kryejë këtë veprim ndaj personit me të cilin ka krijuar familje prej 6 vitesh. Naimi tani rrezikon nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm. Por edhe bashkëpunëtorët e tij, rrezikojnë të njëjtin dënim. Është e trishtueshme nëse ai ka qenë i përfshirë në vrasje.

    Mendoj se avokatët e tij, do bëjnë kërkesë për kontroll psikologjik të tij, këtë do duhet ta kishte bërë prokuroria vetë që më parë, për të parë se si është shëndeti i tij mendor dhe sa ka ndikuar për këtë ngjarje. Do duhet të hetohet edhe jeta e tij e shkuar, se mund të zbulohen detaje. Megjithatë, doli ky normal apo jo, ka krijuarn jë situatë të rëndë që truri i një njeriu normal nuk e logjikon dot si arri nderi në këtë pikë. Do duhet të mësohet arsyeja, motivi pse u krye kjo vrasje.”– tha avokati.

  • Iu rikthye sëmundja gjatë kohës së pandemisë, shkrimtarja: Gjërat mund të ishin fatale nëse…

    Iu rikthye sëmundja gjatë kohës së pandemisë, shkrimtarja: Gjërat mund të ishin fatale nëse…

    Këtë të mërkurë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar shkrimtarja e njohur, Mira Meksi.

    Ajo ka folur më tepër rreth librit të ri, “Parisi vret”, por në fund, shkrimtarja u ndal edhe tek një moment delikat që i ndodhi gjatë pandemisë.

    Përkthyeses iu rikthye një sëmundje që ajo e njihte, por pas një ndërhyrje kirurgjikale, i duhej të shkonte në Francë për të bërë kontrollet e nevojshme. Mirëpo në atë kohë, mjeku nuk ia lejoi një gjë të tillë, sepse së pari ajo duhet të marrte vaksinën anti-Covid, që të sigurohej për shëndetin e saj.

    Për këtë arsye, miq dhe të afërm të shkrimtares apeluan që ajo të marrte sa më shpejt vaksinën dhe që të marrte më pas kurimin e duhur për sëmundjen nga e cila vuante.

    Mira Meksi: Jo jam shumë mirë. Atëherë unë për fat të keq më qëlloi në një kohë, një sëmundje e cila u rikthye tek unë, ndonëse nuk ishte e njëjta gjë. Por le të themi, sëmundjen pak a shumë e njihja. Kisha kaluar në ato, në një moshë 30-vjeçare, shumë të re. Por ajo që e rëndoi historinë, ishte periudha e pandemisë, e cila na izoloi. Unë gjej rastin t’ju falënderoj shumë juve personalisht dhe misionit, për mbështetjen e madhe.

    Rudina Magjistari: Duhet të bënit publike me patjetër rastin sepse ishte e nevojshme.

    Mira Meksi: Patjetër, më duhet që të udhëtoja. Gjithçka e imja është e lidhur me Parisin, sigurisht, dhe duhet të shkoja që të bëja ato kontrollet e mia, kështu që më duhet të vaksinohesha. Në atë kohë Covid-i për mua do të ishte ndoshta fatal.

    Rudina Magjistari: Gjithçka shkoi mirë? U organizuan në kohë, ju e patët suportin më pas, të nevojshëm, që ta realizonit udhëtimin dhe të merrnit trajtimet e nevojshme. Ka kaluar tashmë gjithçka?

    Mira Meksi: Ka kaluar gjithçka, e vetmja gjë që unë do shfrytëzoj sot, për të bërë një thirrje. Gjithë motrave dhe zonjave dhe vajzave, duhet të kontrollohen sepse unë isha nën kontroll të vazhdueshëm dhe 1 vjeçar. Sikur mos të kishte qenë ai kontroll, do të ishin gjërat shumë të vështira, nga njëherë dhe fatale. /tvklan.al

  • E enjtja risjell reshjet, rrezik për përmbytje

    E enjtja risjell reshjet, rrezik për përmbytje

    I gjithë territori i vendit është përfshirë këtë të mërkurë nga një mot i paqëndrueshëm me vranësira të dendura, por pa reshje.

    Situata do të përkeqësohet gjatë ditës së enjte ku që në orët e para të ditës nuk do të mungojnë reshjet e shiut, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

    Sipas sinoptikanëve, reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri të lartë dhe hera-herës në formën e shtrëngatave.

    “Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë”, njofton IGJEUM.
    Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësin mbi 700 metra dhe në juglindje në lartësinë mbi 800 metra në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

  • Temperatura deri në -5 gradë, rikthehen ngricat dhe bora në gjithë Shqipërinë

    Temperatura deri në -5 gradë, rikthehen ngricat dhe bora në gjithë Shqipërinë

    Temperaturat e larta të ditës së mërkurë, nuk do të zgjasin për shumë gjatë. Duke filluar që nga mbrëmja e të mërkurës, reshjet e shiu, dëbora dhe era e fortë, do të vijojnë për disa ditë.

    Meteorologia Lajda Porja, bëri me dije se dita e enjte do të ketë rebeshe intensive shiu në ultësirën perëndimore pothuajse gjatë gjithë ditës.

    “Sot edhe pse temperaturat janë 19 gradë, vranësirat janë prezente ka dhe lagjështirë. Megjithatë sonte në mbrëmje presim zhvillim të vranësirave, do të kemi reshje që do të fillojnë ne veri, veriperendim, dhe gradualisht do të përfashijnë të gjithë territorin. Madje dita e enjte të jetë me reshje intensive, rebeshe, madje në ultësirën pernedimore, pothuajse gjithë ditës”, tha Porja.

    Sa i takon temperatrurave, do të ketë një rënie drastike të tyre, të cilat do të arrijnë deri në -5 gradë.

    “Mbrëmjen e se enjtes dhe dita e premte të ketë një rënie të temperatruave dhe në mëngjes kjo do të sjellë reshje të dëborës në zonat malore. Të premten do të kemi rënie duke bërë që dhe fundjava të ketë -5, -6 gradë celcius në zonat verilindore dhe maksinalet nga 19 sot do të jenë jo më shumë se 12 gradë”, tha Porja.

    Ndërkohë dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare, ka paralajmëruar se do të ketë përkeqësim të situatës detare.

    Sipas meteorologes, era do të shkojë deri në 80 km në orë, në det të hapur.

  • Kushtetuesja pezullon marrëveshjen për emigrantët me Italinë, vendimi përfundimtar do të jepet me 18 Janar

    Kushtetuesja pezullon marrëveshjen për emigrantët me Italinë, vendimi përfundimtar do të jepet me 18 Janar

    Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ratifikimin nga ana e parlamentit të marrëveshjes për emigrantët me Italinë, e parashikuar për t’u votuar nga Kuvendi në seancën plenare të së enjtes. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e Kushtetueses, e cila vlerësoi se kërkesa e bërë nga deputetët që mbështetin Sali Berishën dhe Gazment Bardhin plotëson kriteret paraprake të pranueshmërisë.

    Por kjo nuk është fjala e fundit që Kushtetuesja ka thënë për këtë marrëveshje, pasi vendimi përfundimtar lidhur me fatin e protokollit të nënshkruar në 6 nëntor nga dy kryeministrat Rama e Meloni do të jepet në datën 18 janar.

    “Bazuar në nenin 52, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000, shqyrtimi në seancë i çështjes pezullon automatikisht procedurat e ratifikimit në Kuvend të Protokollit të bashkëpunimit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”.

    Në 6 dhjetor 30 deputetë të opozitës kërkuan nga kjo gjykatë deklarimin të papajtueshëm me Kushtetutën të këtij protokolli, ndalimin si dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin e tij nga Kuvendi.

    Ata argumentonin në padi se kjo marrëveshje është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të autorizimit nga Presidenti i Republikës, që bie ndesh me Kushtetutën, Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

    Mungesa e konsultimeve dhe bashkëpunimi me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB për refugjatët, ishte një tjetër argument që sipas opozitës është në kundërshtim me nenin 35 të Konventës së Gjenevës.

    Në argumentet e tyre deputetët firmëtarë sqaronin se protokolli shkel dhe cenon të drejtat që Kushtetuta e Shqipërisë iu njeh të huajve, kufizon në mënyrë të padrejtë lirinë, si dhe cenon parimin e barazisë.

    Në krahun tjetër Kryeministri Edi Rama është shprehur se për marrëveshjen kanë punuar ekspertët më të mirë të të dyja qeverive dhe se ajo i ka kaluar të gjithë filtrat dhe është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë.

  • Demi për 100 eurot e Qeverisë: Të varfërit s’po përfitojnë, janë 319 mijë persona që do të duhej t’i nxirrnin nga varfëria

    Demi për 100 eurot e Qeverisë: Të varfërit s’po përfitojnë, janë 319 mijë persona që do të duhej t’i nxirrnin nga varfëria

    Për vendimin e Qeverisë Kurti për ndarjen e nga 100 eurove për fëmijët e pensionistët, Agron Demi ka bërë një analizë përmes së cilës konkludon se nga skemat sociale të qeverisë nuk janë më të varfërit ata që po përfitojnë.

    Sipas tij do të ishte “më mirë që kjo qeveri të identifikonte ata 319 mijë persona që jetojnë në varfëri dhe të ju ndante mjete buxhetore sa për ti nxjerrur nga varfëria”.

    Qeverinë Kurti ai e quan “dembele” që nuk ka ndërmarrë asnjë hap në identifikimin e familjeve më në nevojë.
    Ai tha se janë se “më mesin e 385 mijë fëmijëve së paku 32,300 prindërit e të cilëve marrin të hyra mujore së paku 1.000 euro në muaj”, megjithatë të njëjtit i marrin nga 100 euro sikurse ata me më pak të hyra.
    Postimi i tij i plotë:

    Sipas të dhënave të fundit të Anketës së Fuqisë Punëtore, janë:

    – 385,333 fëmijë nën moshën 15 vjeçare dhe

    – 193,212 të moshuar mbi moshën 65 vjeç.

    ________________________

    578,545 persona.

    Këta do të marr nga 100 euro në dhjetor, apo në total 58 milionë euro.

    Në mesin e këtyre 193 mijë pensionistëve, janë së paku 7,000 pensionistë që marrin pension edhe nga Gjermania dhe Zvicrra. Për këtë kategori tash Qeveria i ndanë 700 mijë euro.

    Në mesin e 385 mijë fëmijëve, janë së paku 32,300 prindërit e të cilëve marrin të hyra mujore së paku 1.000 euro në muaj, sipas të dhënave të ATK. Për këtë kategori tash Qeveria u ndanë rreth 3.3 milionë euro.

    Në anën tjetër sipas Raportit të KE për Kosovën, 18% e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri apo me 45 euro në muaj (kjo shënon rritje nga matja e fundit e varfërisë më 2017).

    Vitin e kaluar transferet sociale kanë mbërri në 12% të GDP, por vetëm 0.5% e kësaj shume ka shku për familjet e varfëra. Çka do të thotë se nga skemat sociale të qeverisë nuk janë më të varfërit ata që po përfitojnë.

    A do të ishte më mirë që kjo qeveri të identifikonte ata 319 mijë persona që jetojnë në varfëri dhe të ju ndante mjete buxhetore sa për ti nxjerrur nga varfëria?

    Por për një politikë të tillë duhet një qeveri që punon, e jo një qeveri dembele që për tri vjet nuk e ka ba asnjë hap me i identifiku familjet më në nevojë.

  • Ekzekutoi bashkëshorten e tij, lihet në burg Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë

    Ekzekutoi bashkëshorten e tij, lihet në burg Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë

    Kosova u trondit mbrëmjen e 29 nëntorit, ku Liridona Ademaj është ekzekutuar me armë

    Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit të Kosovës.

    Të tre personat dyshohet të jenë autorët e vrasjes së Liridona Ademajt.

    Këtë të mërkurë është refuzuar ankesa e avokatit të Naim Murselit, Ahmet Ahmeti, nën arsyetimin se se janë të pabaza.

    Kosova u trondit mbrëmjen e 29 nëntorit, ku Liridona Ademaj është ekzekutuar me armë gjatë kohës që kthehej në shtëpi me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy djemtë e mitur.

    Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje e armatosur që përfundoi në vrasje, por më pas Policia e Prishtinës arriti të zbulojë të vërtetën. Naim Murseli, pas ngjarjes, deklaroi në polici se grabitësit i kanë sulmuar gjatë kohës që lëviznin me makinë, por më pas ai ka mundur të shpëtojë dy fëmijët në momentin që ka ndodhur.

    Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, uniformat blu njoftuan për arrestimin e dy personave, Granit Plava dhe Naim Murseli, të dyshuar për vrasjen e saj. Arrestimi i tretë u konfirmua vetëm pak orë më vonë, pasi iu vunë prangat Kushtrim Kokallës, pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

    Dyshohet që Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, ka qenë porositësi i vrasjes. Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi më tre dhjetor, atëhere kur edhe të dyshuarve iu caktua masa arrest në burg, se Granit Plavës iu premtua një shumë prej 30 mijë eurosh që të ekzekutonte Liridona Ademajn.

    Në lidhje me këtë ngjarje janë ngritur shumë pista hetimi, ndërsa ende nuk dihet më saktësi kush ka qenë shkaku që e ka shtyrë Naim Murselin të porosiste vrasjen e bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve të tij.

  • E RËNDË/ Dhunohet 23-vjeçarja shqiptare me probleme mendore! Njëri nga autorët baba i një ish-deputeti

    E RËNDË/ Dhunohet 23-vjeçarja shqiptare me probleme mendore! Njëri nga autorët baba i një ish-deputeti

    Sipas mediave në Prishtinë, njëri nga të dyshuarit është babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës.

    Dy persona janë arrestuar në Kosovë për dhunimin e një 23-vjeçareje shqiptare.

    Bëhet me dije nga burimet për media se e reja ishte me probleme të shëndetit mendor.

    Nga ana tjetër mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Pejës dhe se 23-vjeçarja ishte raportuar si e zhdukur në autoritetet shqiptare.

    Sipas mediave në Prishtinë, njëri nga të dyshuarit është babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës.

    E reja është dërguar për ekzaminim në Institutin Mjeko-ligjor në Kosovë.

    Dy personat e arrestuar janë ndaluar me urdhër të prokurorisë së Kosovës për veprën penale “Dhunimi”.

    Lidhur me këtë rast kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.

    “DHUNIM- Pejë/ Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur. Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontrolle mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

  • Gazetari nxjerr Live dokumentin: Liridona dhe Naimi ishin borxhlinj në Suedi, ja me çfarë merreshin

    Gazetari nxjerr Live dokumentin: Liridona dhe Naimi ishin borxhlinj në Suedi, ja me çfarë merreshin

    Në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, Ervin Dushi ka folur mbi jetën e çiftit Naim Murseli dhe Liridona Ademaj në Suedi. Ai dha disa detaje sa i takon të ardhurave të tyre vjetore, duke përfshirë këtu dhe babain e Naimit, Shaban Murseli.

    “Ajo që dimë në rrugë zyrtare dhe e kemi të vërtetuar nga investigimi është se çifti në fjalë dispononin dy biznese. Naimi kishte një kompani ndërtimi e cila është jo aktive në dy vitet e fundit dhe nuk është se kishte ndonjë të ardhur të madhe që të themi se mund të bënte një jetë të çmenduar, siç e kanë quajtur mediat. Po ashtu dhe Liridona zotëronte një kompani të vogël pastrimi bashkë me një bashkombas që rri në Suedi. Të ardhurat vjetore të kësaj kompanie janë rreth 35 mijë euro. Edhe zoti Shaban Murseli që jeton në të njëjtën adresë me çiftin, kanë të ardhura vjetore rreth 30 mijë euro në vit. Ata jetojnë në një qytet të vogël dhe atje të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Ata kanë qenë dhe pronarë të një kafeje. Më herët, Naimi vetë ka qenë goxha aktiv në jetën politike në qytetin e tij, është angazhuar për zgjedhjet e fundit duke ndihmuar Partinë Demokratike suedeze. Edhe babai i tij ka njohje në jetën politike, ai është bërë sebep. Jeta e tyre ka qenë goxha e mirë.

    Dushi shpjegoi po ashtu se çifti bashkë me Shaban Murselin janë debitorë në banka dhe në shtet.

    “Është një detaj që duhet parë me vëmendje sepse nuk kanë pasur një jetë të shfrenuar siç është aluduar në media.”

    Pistën e siguracionit si motiv për vrasjen e hodhi poshtë duke u shprehur: Një siguracion i thjeshtë në Suedi nuk i kalon 800 mijë euro. Duhet theksuar sepse ky 800-mijë euroshi është për dy familjarë, minus taksat. Flasim për një shumë të papërfillshme.

    Gazetari tregoi se çfarë do të ndodhë me fëmijët e vegjël, të cilët është raportuar se janë larguar nga Kosova.

    “Shërbimi Social ma ka konfirmuar se fëmijët janë në Suedi. Në rast se merret vendimi i formës së prerë për Naim Murselin, prapë duhet që fëmijët të qëndrojnë pranë familjarëve të tyre, por se tek cila palë, ngelet për t’u parë pas një procesi gjyqësor. Por fëmijët do jenë për një kohë të gjatë nën vëzhgim të rreptë të Shërbimit Social.”/tvklan.al

  • Berisha- Benet Becit: Mandati yt qëndron mbi krimin. Është mirë të japësh dorëheqje një minutë e më parë sepse qytetarët do flasin vetë

    Berisha- Benet Becit: Mandati yt qëndron mbi krimin. Është mirë të japësh dorëheqje një minutë e më parë sepse qytetarët do flasin vetë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me simpatizantët dhe anëtarët e PD në Shkodër.

    Berisha është shprehur se Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, i drejtoj këtë mesazh: Mandati yt qëndron mbi krimin. Është mirë të japësh dorëheqje një minutë e më parë sepse qytetarët do flasin vetë.Deklarata:

    Pesë javë në parlament mosbindje civile.

    Çfarë arritëm? Arritëm shumë.

    Arritëm t’i tregojmë gjithë botës se çfarë përfaqëson Edi Rama.

    Pavarësisht nga skenat, grumbulli i karrigeve, ato tymueset dhe flakadanët, por ato ndriçuan mendjen e botës se cfarë ndodh në Shqipëri.

    Ato treguan se këto po ndodhin se një kryeministër nuk lejon kontrollin parlamentar të tij dhe të qeverisë së tij.

    Kjo tregon se ai është i inkriminuar dhe ka frikë dhe tmerr nga kontrollet.

    Kjo tregon se ai ka të gjitha pushtetet në një dorë.

    Ndaj dhe mosbindja jonë civile në parlament është një aksion pa kthim, një betejë pa kthim, e cila do të udhëheqë në një betejë pa kthim mbarë shqiptarët.

    Ku qëndron forca? Ku qëndron besimi im?

    Besimi im është te luani që fle në gjokset tuaja. Zgjimi i tij… asgjë nuk mund ta mposhtë atë.

    I shihni aktet që ndërmerr si një frikacak.

    Një ditë mohon vajzën, ditën tjetër thotë ç’më duhet mua, ç’është kjo. Të tretën flet përçart. Mban ligjërata për SKAP-in e tij.

    Pra, është në një kaos të vërtetë psikik.

    Dhe është absolutisht i tmerruar nga luani që po zgjohet dhe që do zgjohet, në Shkodër, në Tiranë, në mbarë Shqipërinë.

    Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, këtë mesazh: Mandati yt qëndron mbi krimin. Është mirë të japësh dorëheqje një minutë e më parë sepse qytetarët do flasin vetë.

    Dhe e garantoj atë dhe cilindo, se po të mos ishin ato zhvillime, do respektoja me përuljen më të madhe votën e qytetarëve të Shkodrës, cilado që të ishte ajo.

    Por në atë mënyrë siç ke ardhur, më mirë gjej momentin, gjej kohën, ik kthehu në profesion të lirë ose bëju nëpunës i Elisa Spiropalit se të ardhme si qeveritar vendor si përfaqësues i bandave nuk mund të kesh në Shkodër.