Category: Lajme

  • Kërkesa e SPAK/ Spartak Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ në politikë: Nëse Berisha dënohet, PD merr…

    Kërkesa e SPAK/ Spartak Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ në politikë: Nëse Berisha dënohet, PD merr…

    Avokat Spartak Ngjela e quan një veprim ligjor normal, që pason refuzimin e Berishës për të mos zbatuar vendimin e GJKKO-së, kërkesën e SPAK për autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës.

    ’Ka rregulla drejtësia. Nuk je mbret. Vetëm mbretin nuk e kap ligjin. Duhej ti përgjigjej kërkesave të hetuesisë në mënyrë të saktë sepse nëse nuk shkon në hetim kanë të drejtën e arrestit ua ka dhënë ligji‘ tha Ngjela në një lidhje skype me emisionin ‘Sot live në Shqipëri’.

    Edhe ‘mosbindjen civile’ për të cilën flet Berisha, Ngjela e quan betejë të humbur për ish kryeministrin.

    ‘Berisha nuk bën dot as mosbindje civile dhe as revolucion se nuk ka mbështetës. Nuk e keni parë që nuk ka mbështetës. Si mund të bësh protestë para parlamentit. Kush është ai që ndërhyn kundër vullnetit të parlamentit. Filozofia e Saliut është meqë unë s’e marr dot kryesinë e shtetit, shkatërroj shtetin.

    Ngjela beson se nëse drejtësia i shkon në fund hetimit për Sali Berishën PD merr qeverinë.

    ‘Do e ndihmojë shumë PD. Nëse Berishës ia çojnë deri në fund goditjen, se nuk besoj dot sepse lideri i PS-së dhe krerët e duan Saliun ta kenë atje të fitojnë gjithmonë, flas politikisht. Nëse SPAK do ta çojë deri në fund edhe ai dënohet qoftë dhe për 6 muaj ai ikën nga politika. Nëse ikën nga politika PD për 6 muaj merr pushtetin, rrëzon PS-në. Partia Socialiste rrëzohet menjëherë në momentin që ky është larguar nga skakiera politike. Unë them që eliminimi i tij e sjell për 3 -4 muaj PD në pushtet. Njerëzit janë mërzitur shumë me PS-në por mes dy të këqijave, zgjedhin të keqen më të vogël. Në momentin kur e keqja e madhe largohet ajo e vogla bëhet e madhe ‘ thotë Ngjela për gazetarin Nertil Agalliu

    Ngjela është i bindur që Berisha gabon kur refuzon të shkojë në gjykatë pasi në këtë mënyrë ai nuk mbron veten

    ‘Në gjyq i pandehuri shkon për tu mbrojtur. Nëse nuk mbrohet do të dënohet. Ato që bën ai nuk janë mbrojtje. Janë letërsi degradente të shekullit XVI. Nuk kanë vlerë në mbrojtjen juridike ndaj një akuze. Duhet të rrëzosh provat ‘

    Më 18 dhjetor Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin, do të mblidhet për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

  • E rëndë në Greqi/ Vdes 19-vjeçari me origjinë shqiptare, dyshohet se…

    E rëndë në Greqi/ Vdes 19-vjeçari me origjinë shqiptare, dyshohet se…

    Komuniteti lokal i Amfilochisë në Greqi, është tronditur nga vdekja e papritur e një 19-vjeçari shqiptari, i cili udhëtonte në një automjet që lëvizte në “Ionia Odos”.

    19-vjeçari ka humbur ndjenjat teksa udhëtonte në një makinë që po lëvizte pasditen e djeshme pranë Amfilochisë dhe po shkonte drejt Janinës.

    Ai u transportua në Qendrën Shëndetësore të Amfilochisë por fatkeqësisht ishte tepër vonë, sepse u shpall i vdekur.

    Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patra për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike.

    Trupi i pajetë i 19-vjeçarit do transportohet drejt Shqipërisë së Veriut ku do të kryhet ceremonia mortore.

  • Kush është biznesmeni SHQIPTAR i arrestuar në TURQI me pasaportë dhe emër RUS!

    Kush është biznesmeni SHQIPTAR i arrestuar në TURQI me pasaportë dhe emër RUS!

    Një biznesmen shqiptar është arrestuar nga policia turke nën akuzën e mashtrimit.

    Biznesmeni quhet Dionis Shaholli, i cili në pasaportën e tij rezultoi shtetas shqiptar, ishte gjithashtu shtetas rus dhe mbante emrin Khamzat Ismailov.

    Megjithatë, një tjetër pretendim që doli i habiti ata që e dëgjuan. U pretendua se ky i dyshuar ishte në të vërtetë Azad Isayev, një biznesmen me kombësi nga Azerbajxhani, lidhja e të cilit me këngëtaren e njohur Azerbajxhan Röya u raportua dikur në media. Azad Isayev ishte ndër emrat e kërkuar nga Interpol me njoftim të kuq.

    Zyra e prokurorit publik pas dy ankesave të ndryshme për mashtrime dhe kërcënime të iniciuara në Bak?rköy dhe Küçükçekmece në Stamboll nisi një hetim.

    Personi për të cilin u denoncua ishte Dionis Shaholli, një biznesmen i huaj që bënte biznes transporti ndërkombëtar në Stamboll. Akuzat tronditëse për biznesmenin dolën gjatë hetimeve të zhvilluara në dy gjykata të ndryshme.

    Shaholli, i cili fillimisht u pa se ishte me kombësi shqiptare në deklaratën e tij në Zyrën e Kryeprokurorit Publik në Kuçukçekmece, zbuloi gjithashtu identitetin e tij rus.

    Ndërsa po shqyrtohej identiteti nëse ishte i rremë apo jo, Shaholli në deklaratën e tij tha se edhe ai ishte shtetas rus dhe quhej Khamzat Ismailov.

    Kur u mor në pyetje, Shaholli mohoi akuzat për mashtrim. Për Shahollin, i cili u dërgua në gjykatën e Kuçukçekmeçes, u dha urdhër kontrolli gjyqësor.

    Shaholli, i cili u lirua me urdhër të kontrollit gjyqësor, këtë herë u dërgua në Gjykatën e Bakirköy për akuzën tjetër. Ai tha se kishte një marrëdhënie emocionale me Ay?e S.Ö., e cila gjithashtu u ankua për të në prokurori dhe gjykatë në Bak?rköy dhe se ajo i dha paratë që i kishte marrë hua. Ai e thirri Ay?e S.Ö. dhe pretendoi se ai nuk e kërcënoi.

    Ai gjithashtu në këtë gjykatë tha se Shaholli është shtetas rus dhe mban emrin Khamzat Ismailov. Gjykata në Bakirköy lëshoi një urdhër arresti për Shahollin, të cilit në shtëpinë e tij iu gjet karta e identitetit e lëshuar nga Federata Ruse.

    Gjatë marrjes në pyetje në prokurori dhe seancës në gjykatë, doli një tjetër pretendim tronditës për Shahollin. Dyshohet se Shaholli është në të vërtetë Azad Isayev, një biznesmen i cili kërkohej nga Azerbajxhani me një njoftim të kuq për një periudhë kohore për akuzën e mashtrimit. Kur isha fëmijë më thërrisnin Azad.

    “Emri im quhet Azad midis njerëzve me të cilët bëj biznes, por unë nuk jam Azad Isayev nga Azerbajxhani,” tha ai. Këto akuza Shaholli i ka mohuar në prokurori dhe në gjykatë.

    Biznesmeni azerbajxhanas Azad Isayev ishte i kërkuar publikisht nga Azerbajxhani për një kohë me një njoftim të kuq. Isayev, për të cilin ishte lëshuar një njoftim i kuq me akuzën e mashtrimit dhe për lidhjen e tij me këngëtaren e njohur Azerbajxhan Röya, flitej prej ditësh në vend.

    Gjykata vuri në dukje ngjashmërinë me Shahollin duke i treguar atij foton në buletinin e kuq në procesverbalin e Interpolit. Shaholli tha: “Ngjasojmë, por nuk jam unë. “Personi që u ankua për mua mund të më ketë bërë të regjistrohem në Interpol në këtë mënyrë” tha ai.

    Dionis Shahollit i janë marrë gjurmët e gishtave, ndërkohë që është arrestuar dhe dërguar në burg. Nëse Shaholli është biznesmeni azerbajxhanas Azad Isayev, do të konfirmohet pas korrespondencës me zyrtarët e Azerbajxhanit.

  • Donaldi i propozoi për martesë, reagon për herë të parë Bora Zemani

    Donaldi i propozoi për martesë, reagon për herë të parë Bora Zemani

    Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka marrë surprizën më të veçantë gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”.

    Aktori dhe moderatori i njohur, Donald Veshaj, me unazën në dorë, është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar partneres së tij, e cila sigurisht që tha “Po”.

    Kështu, 12 dhjetori u bë akoma më i veçantë për Borën, e cila festonte ditëlindjen e 9 të djalit të saj, si dhe ishte edhe premiera e shumë pritur e filmit të saj dhe Donaldit.

    Ndërkohë pas përfundimit të premierës dhe festës, moderatorja ka reaguar për propozimin përmes një videoje në “Instagram”. Ajo shihet e emocionuar së bashku me bashkëshortin e ardhshëm dhe djalin, Arbori të cilin e ndan me ish-partnerin e saj Vin Veli.

    Krahas videos, e emocionuar Bora e ka uruar veten në një mënyrë mjaft të veçantë për tre gëzimet që ajo përjetoi në një ditë.

    “Bora gëzuar ditëlindjen e Arborit. Bora suksese për premierën. Bora urime për propozimin. 12.12.2023

    FALEMINDERIT ZOT!”- ka shkruar ajo krahas videos.

  • “Një kundërshtar i kuq do të shkaktojë tmerr në oqean”/ Më shumë luftëra dhe varfëri, parashikimi i frikshëm i Nostradamus për 2024

    “Një kundërshtar i kuq do të shkaktojë tmerr në oqean”/ Më shumë luftëra dhe varfëri, parashikimi i frikshëm i Nostradamus për 2024

    Më shumë luftëra dhe varfëri na presin në vitin 2024, sipas parashikimeve të Nostradamus. Botëkuptimi i zymtë i Nostradamusit spekulohet se është formuar nga doza të shumta të Dhiatës së Vjetër dhe nga trauma e humbjes së gruas dhe fëmijëve të tij të vegjël nga sëmundjet, ndoshta nga murtaja.

    Në pamundësi për të shëruar njerëzit e tij të afërm, ai dyshohet se vendosi të paralajmërojë botën për të gjitha fatkeqësitë që i priste. Një parashikim i zymtë i Nostradamusit i referohet një “beteje detare” në 2024, duke vënë në dukje se “një kundërshtar i kuq do të shkaktojë tmerr në oqean”.

    Disa besojnë se “Kundërshtari i kuq” i referohet Kinës, për shkak të flamurit të saj të kuq.
    Për më tepër, “beteja detare” mund t’i referohet tensioneve të Kinës me Tajvanin pasi Pekini ka flotën më të madhe në botë.

    Në të njëjtën kohë, për Nostradamusin gjithmonë, ndryshimet klimatike që tashmë kanë filluar dhe po shkaktojnë zjarre katastrofike, temperatura rekord, përmbytje dhe thatësira në të gjithë botën gjatë viteve të fundit, do të përkeqësohen.

    Ai parashikoi gjithashtu motin ekstrem dhe urinë në botë. Por edhe Vatikani përfshihej në parashikimin e shekullit të 16-të.

    Papa Françesku mund të ketë së shpejti një zëvendësues, sipas parashikimeve të astrologut francez.

    Nëpërmjet vdekjes së tij, një udhëheqës i Kishës Katolike Romake do të zgjidhet dhe për një kohë të gjatë do të sundojë dhe do të jetë aktiv”, shkruan ai në librin e tij.

    Papa Françesku, i cili brenda pak ditësh do të festojë ditëlindjen e tij të 87-të po përballet me probleme të rënda shëndetësore.

    Një nga “profecitë” e astrologut francez ka të bëjë me rritjen e kostos së jetesës dhe veçanërisht rritjen e çmimeve të grurit dhe nevojave të tjera bazë pas pushtimit rus të Ukrainës.

    “Aq shumë do të rritet çmimi i grurit, saqë njeriu do të detyrohet të hajë shokun e tij”.

    “Që nga shkurti i vitit 2022, çmimet e grurit janë rritur në nivele edhe më të larta se ato të regjistruara pas krizës financiare të fundit të viteve 2000. Dhe ndërsa kanibalizmi nuk ka mbizotëruar, metaforikisht mund t’i referohet gjakderdhjes për shkak të luftës.

    Ndërsa disa nga parashikimet e Nostradamus “Doomsday” duken pesimiste, ato ndoshta nuk duhet të na shqetësojnë, pasi siç thekson Neë York Post, “profecitë e tij më të tmerrshme për vitin 2023 ende nuk kanë ndodhur.

    Për vitin 2023, Nostradamus parashikoi një Luftë të Tretë Botërore.

  • Konfiskohen pasuritë e Redjan Rrajës, përfshirë “Audin” luksoz të Kejvina Kthjellës

    Konfiskohen pasuritë e Redjan Rrajës, përfshirë “Audin” luksoz të Kejvina Kthjellës

    Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet për hetimin pasuror për Redjan Rrajën. Organi i akuzës ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, bashkë edhe Audin luksoz të “showgirlit”, Kejvina Kthjella.

    Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar. Ndërkohë mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë:

    “Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

    Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
    Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
    Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
    Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
    2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.
    Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
    Një orë dore tip “Roleks”.
    Shuma prej 2750 Euro.
    Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku. Ndërkohë Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg. Redjan Rraja u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.

  • “Alarm i madh”, zëdhënësi i Pacollit: Restoranti ku darkoi Liridona për herë të fundit vendtakim i…

    “Alarm i madh”, zëdhënësi i Pacollit: Restoranti ku darkoi Liridona për herë të fundit vendtakim i…

    Vrasja e Liridona Ademaj vazhdon të mbetet kryefjalë në dy javëve të fundit, pasi shkaku i krimit mbetet ende enigmatik.

    Pistat e hetimit janë të ndryshme, qoftë nga aspekti financiar, nga procesi gjyqësor i divorcit apo shkaqe të tjera. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar sërish Jetliraj Zyberaj, këshilltari i kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

    Përmes një postimi në facebook, Zyberaj ngre dyshime mbi restorantin ku u zhvillua darka e fundit mes çiftit. Sipas tij, ky restorant në Gaçanicë shërben si vendtakimi për agjentët e shërbimit sekret serb, ndaj kjo duhet të shërbejë dhe si një alarm i madh për institucionet e sigurisë së Kosovës.

    “Restoranti “Etno Kuca” ose qysh njihet në qytet “Te Bata” në Graçanicë me pronar një serb, nuk paska qenë vetëm darka e fundit e një monstrumi që dyshohet se planifikoi vrasjen e gruas së vet gjysëm ore pas darkës.

    Qenka vendtakimi i lloj lloj m*ti (ndjesë për shprehjen) të Prishtinës me agjentë të BIA-s serbe me qëllim, fabrikimin e dëshmive kundër UÇK-së. Ky është alarm i madh per institucionet e sigurisë”, shkruan Zyberaj.

  • Ja kartëmonedhat që duhet t’i hiqni deri në 31 dhjetor, më pas nuk vlejnë

    Ja kartëmonedhat që duhet t’i hiqni deri në 31 dhjetor, më pas nuk vlejnë

    Banka e Shqipërisë ka njoftuar ditën e sotme se fundi i vitit 2023 do të shënojë edhe afatin e fundit për këmbimin e disa kartëmonedhave të vjetra që ende qarkullojnë, tashmë pa kurs ligjor.

    Mbështetur bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, Banka e Shqipërisë njofton se data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë:

    100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;

    100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;

    200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;

    500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;

    500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit;

    1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut.

    Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.

  • “Miqtë u sollën si armiq, i dhanë Berishës këshillën e gabuar”/ Vangjeli: Do të shkoj të lutem te kisha e Laçit

    “Miqtë u sollën si armiq, i dhanë Berishës këshillën e gabuar”/ Vangjeli: Do të shkoj të lutem te kisha e Laçit

    “Do të lutesha me shpresën se ish-kryeministri i vendit tim të dalë i pafajshëm”

    Analisti i njohur, Lorenc Vangjeli, deklaroi në “Top Story” se miqtë e Sali Berishës u sollën si armiq, duke i dhënë atij këshillën e gabuar për hapat që duhet të ndiqte pas akuzave.

    Sipas tij, ata i kanë rrëfyer ish-kryeministrit rrugën e gabuar në rrugën e përballjes me ligjin.

    “E gjithë kjo është një betejë e gabuar, që po luftohet me mjetet e gabuara. Sot ne jemi dëshmitarë të një fakti domethënës që realiteti po e konkurron fantazinë. Ajo që deri dje as nuk e fantazonim, sot po ndodh. Kjo është një konkurrencë që duhet të na bëjë të kuptojmë se gjërat kanë ndryshuar.

    Kam përshtypjen se drejt të vërtetës ne mund të arrijmë qoftë edhe duke shpjeguar një nga paradokset që po ndodh tani. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e Sali Berishës, i cili zakonisht nuk është njeri që këshillohet, por edhe nëse i kanë folur i kanë dhënë këshillën më të gabuar të mundshme.

    Janë sjellë si armiqtë më të ligjtë të tij, në të gjithë këtë histori. I kanë rrëfyer rrugën e gabuar ku duhet të ecte në këtë përballje të tij me ligjin. Në mënyrë paradoksale njeriu më i interesuar që të bëjë avokatin e Berishës është kundërshtari i tij politik, Edi Rama”, tha analisti.

    Vangjeli shtoi se do të shkojë të lutet tek kisha e Laçit, që ish-lideri i Shqipërisë të shpallet i pafajshëm.

    “Nëse do të mundesha si individ, do të shkoja të lutesha në kishën e Laçit që ai ta fitonte këtë betejë me akuzën dhe drejtësinë. Do të lutesha me shpresën se ish-kryeministri i vendit tim të dalë i pafajshëm”, shtoi më tej ai. /Top Channel/

  • Aksidenti i frikshëm në aksin Librazhd-Prrenjas/ Ndërron jetë një prej 6 të plagosurve (EMRI)

    Aksidenti i frikshëm në aksin Librazhd-Prrenjas/ Ndërron jetë një prej 6 të plagosurve (EMRI)

    Aksidenti ndodhi paraditen e 10 dhjetorit, ku dy mjete u përplasën në afërsi të fshatit Qukës

    Ka ndërruar jetë në spital një prej të plagosurve të aksidnetit të nodhur dy ditë më parë, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

    Mësohet se viktma është Tahir Bici, i cili së bashku me 6 persona të tjerë ishte plagosur pas përplasjes së dy mjeteve. Si pasojë e plagëve të marra Tahir Bici nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

    Aksidenti ndodhi paraditen e 10 dhjetorit, ku dy mjete u përplasën në afërsi të fshatit Qukës, teksa njëra prej tyre përfundoi edhe mbi trafikndarëse. Shkak i aksidentit ishten jë parakalim i gabuar.