Category: Lajme

  • Po mbante fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare, deputeti pëson sulm në zemër. Situata e tij në gjendje kritike (Video)

    Po mbante fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare, deputeti pëson sulm në zemër. Situata e tij në gjendje kritike (Video)

    Deputeti turk Hasan Bitmez pësoi një sulm në zemër ndërsa fliste në Asamblenë Kombëtare, duke shkaktuar shqetësim të madh tek kolegët e tij.

    Ngjarja ndodhi gjatë debatit të planifikuar për buxhetin për vitin e ardhshëm.

    Pasi mori fjalën në emër të partisë së tij, Hassan Bitmez kritikoi ashpër sulmet e Izraelit në Gaza.

    Në përfundim të fjalimit të tij 22-minutësh, Bitmez tha: “Ju falënderoj të gjithëve me respekt” dhe u rrëzua, duke goditur kokën në shkallët prej mermeri prapa podiumit. Deputetët shkuan menjëherë pranë tij, për të parë se çfarë ka ndodhur.

    Ai ndodhet i shtruar në spital në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.

    Dy zëvendës mjekë punuan për zemrën e tij për rreth 10 minuta. Më pas ai u transportua me ambulancë, duke vazhduar të merrte masazhe ndërsa ishte në barelë. Ai është trajtuar në spital, ndërsa është bërë e ditur se gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.

    Ministri i Shëndetësisë i Turqisë bëri të ditur se Hasan Bitmez ka pësuar infarkt dhe po trajtohet në reanimacion, ndërsa gjendja e tij është jashtëzakonisht kritike dhe e rëndë. Kryetari i Asamblesë Kombëtare ka shkuar me urgjencë në spital, si dhe kryetari i partisë së Bitmezit dhe kolegët e tjerë. Pas incidentit, diskutimet për buxhetin u pezulluan.

  • Aksident i rëndë/ Automjetet përplasen ‘kokë më kokë’ në autostradë

    Aksident i rëndë/ Automjetet përplasen ‘kokë më kokë’ në autostradë

    Një aksident automobilstik ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës.

    Raportohet se një automjet është përplasur me një tjetër dhe ka dalë nga rruga duke u kthyer përmbys.

    Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ngjarja.

    Sakaq, aty ka ardhur policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

  • “E pakuptimtë që një burrë i martuar…”, eksperti i sigurisë zbardh skenarin që e ‘tradhëtoi’ Naim Murselin ndaj ekzekutimit të Liridonës

    “E pakuptimtë që një burrë i martuar…”, eksperti i sigurisë zbardh skenarin që e ‘tradhëtoi’ Naim Murselin ndaj ekzekutimit të Liridonës

    Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, komentoi skemën e ekzekutimit që ka përdorur Naim Murseli për vrasjen e bashkëshortes së tij në sy të fëmijëve.

    Hajrullah Tërnava, ekspert sigurie tha në një intervistë televizive tha se vrasja e Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli ishte e përgatitur keq dhe që në fillim u ngritën dyshimet për këtë të fundit.

    Tërnava tha se ngjarja ka qenë tronditëse për mbarë opinionin për mënyrën si është organizuar dhe rrethanat e vrasjes së nënës së dy fëmijëve.

    “Rrethanat dhe mënyra e ekzekutimit të bashkëshortes së tij Liridonës, Naimi që është munduar të planifikojë dhe në të vërtetë ka bërë gabime trashanike pasi në fillim është krijuar dyshimi se aty ka drejtpërdrejtë dorë ai vetë. Është një vrasje që ka tronditur gjithë publikun. Ka pasur dhe do ketë vrasje të rëndomta, por kjo është një befasi se si një i ri ka vrarë të shoqen që ka pasur 2 fëmijë të shëndetshëm, është e pakuptimtë. Dhe mënyra se si është vrarë, duke shkuar në darkë në një restorant të njohur ku ka pasur ngjitur edhe dorasin dhe duke bërë planin që merr fëmijët nga makina dhe gruan e ka lënë aty, që është diçka e pakuptimtë se çdo burrë i martuar, nëse do ishte ballafaquar me një situatë të tillë ai do kishte sakrifikuar jetën të mbronte anëtarët e familjes dhe jo të merrte fëmijët, çka duket qartë që ka pasur përgatitje”, tha eksperti.

  • Grushtoi gjyqtarin, çfarë ndodhi me presidentin e klubit turk

    Grushtoi gjyqtarin, çfarë ndodhi me presidentin e klubit turk

    Presidenti i një klubi të futbollit në Turqi është arrestuar, pasi e kishte grushtuar një gjyqtar pas një ndeshjeje të ligës elitare të futbollit turk të hënën.

    Presidenti i MKE Ankaragucu, Faruk Koca, vrapoi në fushë dhe e goditi gjyqtarin Halil Umut Meler, menjëherë pasi ekipi i tij e kishte pranuar një gol të barazimit 1:1 në minutën e 97-të kundër Caykur Rizesporit.

    Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Yilmaz Tunc, tha se Koca dhe dy persona të tjerë janë arrestuar për “lëndimin e një zyrtari publik”.

    Të gjitha ligat e futbollit turk janë pezulluar. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se incidenti është “plotësisht i papranueshëm” dhe se dhuna “nuk ka vend në sportin apo shoqërinë tonë”.

    “Pa gjyqtarë nuk ka futboll. Gjyqtarët, lojtarët, tifozët dhe stafi duhet të jenë të sigurt për ta shijuar lojën”, tha ai.

    Koca njoftoi më vonë në një komunikatë për media se ka dhënë dorëheqje si president i klubit dhe ka kërkuar falje për veprimet e tij.

    “Pavarësisht se ka e madhe ishte padrejtësia apo sa i gabueshëm ishte [referimi], asgjë nuk mund ta legjitimoj, apo shpjegoj dhunën që e ushtrova unë”, tha Koca.

    Çfarë ndodhi?

    Skuadra vendase Ankaragucu kishte kaluar në epërsi 1:0 në fillim të ndeshjes së Superligës turke të hënë, dhe pastaj një lojtar i saj u përjashtua nga loja me karton të kuq në minutën e 50-të. Caykur e barazoi në 1:1 rezultatin në fund të ndeshjes dhe kjo e shkaktoi një rrëmujë të madhe pasi përfundoi ndeshja.

    Pasi u rrëzua në tokë, Meler u godit disa herë derisa ishte i shtrirë në tokë. Ai pësoi lëndime, përfshirë një thyerje të vogël në fytyrë.

  • Kush është prokurorja serbe që do të hetojë vrasjen e Liridona Ademajt

    Kush është prokurorja serbe që do të hetojë vrasjen e Liridona Ademajt

    Njëri ndër rastet më tragjike në Kosovë pas luftës, vrasja e Liridona Ademajt, do të hetohet nga prokurorja serbe, Javorka Perlinçeviq.

    Çështja i ka shkuar prokurores serbe, pasi në fazën fillestare u hetua nga prokurorja Besa Limani, e cila së shpejti pritet të dalë në pension.

    Shorti është bërë përmes radhitjes, ku ky rast do t’i takojë prokurores serbe.

    Prokurorja Perlinçeviq nuk ka pasur ndonjë rast të madh e publik në karrierën e saj. Vlen të theksohet vrasja e një personi te nënkalimi në Prishtinë. Aty një i dyshuar pas një sulmi fizik, e kishte shtyrë shkallëve viktimën, i cili nga goditjet kishte vdekur. Prokurorja serbe e kishte cilësuar veprën si “Vrasje nga pakujdesia”. I dyshuari ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, shkruan “Nacionale”.

    Perlinçeviq jeton në Shtërpcë, kurse provimin e Jurispodencës e kishte kaluar në Beograd. Ajo punon si prokurore që nga viti 2012.

    Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shpërndarë në burgje të ndryshme.

    Ndaj Plavës, kishte pasur edhe një tentim-sulm në burg gjatë javës së kaluar.

  • Tentohet të grabitet karburanti në Tiranë, dalin detajet e para

    Tentohet të grabitet karburanti në Tiranë, dalin detajet e para

    Një tentativë për grabitje ka ndodhur në një karburant në Tiranë.

    Policia ndodhet në vendngjarje, ku ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

    Dyshohet se kanë qenë 2 persona pjesë e tentativës për grabitje.

    Policia ka ngritur postoblloqe në autostradë por edhe në drejtin të rrugës që të çon në Kamëz

  • Burg, burg, burg…për të gjithë/ I arrestuari për inceneratorin e Tiranës tentoi të vriste veten

    Burg, burg, burg…për të gjithë/ I arrestuari për inceneratorin e Tiranës tentoi të vriste veten

    Kritikat e Komitetit të Helsinkit, ato të Ministrisë së Drejtësisë dhe deri te shqetësimet e Komisionit Europian mbi respektimin e të drejtave të njeriut dhe vendosjes së masave shtrënguese proporcionale me akuzat e ngritura ndaj qytetarëve të shqiptarë, duket se nga njëri vesh kanë hyrë, në tjetrin kanë dalë.

    Prokurorët dhe gjykatësit e posaçëm vazhdojnë të tregohen të rreptë me qytetarët dhe zyrtarët e vegjël, por zbuten kur bëhet fjalë për politikanë të profilit të lartë, për të cilët s’po gjen dot as guximin që të respektojnë masat e sigurisë së detyrimit të paraqitjes, si në rastin e Sali Berishës.

    Aplikimi i dy standardeve nga SPAK u përforcuar në rastin e fundit të 15 urdhërarresteve të nxjerra në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Mes emrave që SPAK kërkoi masën e sigurisë arrest me burg ishte edhe J.Ll., zyrtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit.

    Zyrtari akuzohet për shpërdorim detyre, një akuzë më e lehtë se ajo e Sali Berishës. Megjithatë, SPAK kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për të, ndërsa Berishës i caktoi detyrim paraqitjeje. Megjithatë, gjykata refuzoi kërkesën e SPAK dhe caktoi masë sigurie arrest shtëpie për J.Ll., pasi ky i fundit kishte tentuar të vetëvritej.

    Por, gjykata la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg të kërkuar nga SPAK për Namik Simixhiun, gjithashtu pensionist siç është edhe Sali Berisha sot.

    Ky nuk është rasti i parë që masat ekstreme të SPAK rrezikojnë të shkaktojnë tragjedi brenda qelive. Madje është i freskët ende rasti i Enver Sheshit, i arrestuar për inceneratorin e Fierit dhe që tragjikisht ndërroi jetë në paraburgim, ende pa dalë në proces gjyqësor.

    Vdekjet në dhomat e paraburgimit për akuza që nuk lidhen me vrasjen, drogën, apo terrorizimin në Shqipëri vijnë si lajme vetëm nga vende si Rusia, Irani, apo Koreja e Veriut, por në asnjë vend të Bashkimit Europian, apo kandidate për anëtarësim në BE, siç është edhe Shqipëria.

    Prandaj, që të mos përsëritet një tjetër tragjedi si ajo e Enver Sheshit, ka ardhur koha që SPAK të reflektojë dhe të aplikojë masat alternative të shtrëngimit, siç është detyrim paraqitje, arrest shtëpiak, apo edhe garancinë pasurore.

    Këto forma janë edhe mes rekomandimeve që Kuvendi i Shqipërisë i ka dorëzuar prokurorisë së posaçme, si edhe në raportet e Ministrisë së Drejtësisë./voxnews.al

  • Pas më shumë se 9 orë në pyetje, ish ministri Beqaj del nga SPAK: Kërkova të kryhen…

    Pas më shumë se 9 orë në pyetje, ish ministri Beqaj del nga SPAK: Kërkova të kryhen…

    Ish-ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj ka dalë nga SPAK pku qëndroi prej rreth 10 orësh.

    Ai është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm në ambientet e prokurorisë së Posaçme që prej orës 09:00 për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi koncesionin e sterilizimit.

    Sic e dini që nga data 20 nëndor jam një person në hetim për sterilizimin. Patëm një seance pytjesh me OPGJ.

    Kryesisht për ato gjëra që jam pyetur më parë. Bashkë me avokatin kërkuam që të behen dhe disa veprime hetimore shtesë… për kohën kur unë nuk kam qenë ministër, tha ndër të tjera Beqaj.

  • Ta q**** nonën”- Çfarë e detyroi Dua Lipën të shpërthejë në të shara shqip mes emisionit me Seth Meyers (Video)

    Ta q**** nonën”- Çfarë e detyroi Dua Lipën të shpërthejë në të shara shqip mes emisionit me Seth Meyers (Video)

    Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore e origjinë shqiptare, e ftuar në emisionin Late Night të Seth Meyers.

    Gjatë emisionin ajo u pyet për të sharën e saj të preferuar në gjuhën shqipe.

    “Ta q**** nonën”, thotë Dua Lipa në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit “I’ll f*** your mom”.

    Mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera.

    Shiko videon më poshtë:

    Dua foli edhe për hitin e saj më të ri “Houdini”, ndërsa përgatisnin kokteje të ndryshme.

    Hiti i këngëtares “Dance the Night” është kandidat për Këngën e Vitit në Grammy Awards 2024. Kategoria prezantohet për kompozitorët, të cilët përfshijnë Lipa, Ronson, Carolina Ailin dhe Andreë Wyatt.

  • Kush është “lordi shqiptar i drogës” që porositi 11 ton kokainë? Goditet organizata kriminale në brigjet spanjolle

    Kush është “lordi shqiptar i drogës” që porositi 11 ton kokainë? Goditet organizata kriminale në brigjet spanjolle

    Spanja ka sekuestruar 11 ton kokainë të importuar nga kartelet shqiptare dhe ka arrestuar 20 persona në dy bastisje, tha policia spanjolle këtë të martë.

    E paketuar në kontejnerë transporti, droga u dërgua nga Kolumbia më pas kaloi nëpër Ekuador përpara se të kapej nga policia kur u ankorua në dy porte të veçanta në Spanjë, një në qytetin veriperëndimor të Vigos dhe tjetri në Valencia në lindje.

    “Brenda vetëm një jave, ne arritëm të hiqnim 11,000 kilogramë kokainë nga tregu”, u tha gazetarëve në Madrid Antonio Martinez Duarte, kreu i njësisë për drogën dhe krimin e organizuar në policinë spanjolle.

    Në Vigo, policia sekuestroi 7.5 ton kokainë të fshehur brenda një ngarkese me ton të ngrirë në atë që ishte kapja më e madhe ndonjëherë në Galicia, një rajon që ka shërbyer prej kohësh si porta kryesore për dërgesat e drogës nga Amerika Latine drejt Evropës.

    Më vete, policia gjeti 3.4 ton të tjera kokainë të fshehura brenda ndarjeve me fund të dyfishtë në kontejnerët që arritën në Valencia.

    Nga të arrestuarit, shumica ishin shqiptarë, por edhe një kolumbian, një shtetas domenikan dhe disa spanjollë, duke përfshirë një biznesmen galician që i lejoi ata të përdornin firmën e tij të peshkimit për të transportuar drogën dhe identiteti i të cilit nuk u zbulua.

    “Të dy operacionet nuk ishin të lidhura, e vetmja gjë që i lidh është që ne besojmë se të dyja drejtohen nga organizata shqiptare,” tha Martinez Duarte.

    Mediat spanjolle flasin për një “lord shqiptar të drogës” që qëndron pas ngarkesës së madhe, megjithatë identiteti i të arrestuarve nuk dihet ende.