SPAK i drejtoi sot Kuvendit një kërkesë për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest me burg/shtëpie”.
Kjo kërkesë erdhi pasi Berisha nuk kishte respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur nga SPAK më herët, pas akuzave për korrupsion në çështjen e privatizimit t ëish-kompleksit Partizani.
Por cilat janë kriteret e veçanta për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe a mund t’i shpëtojë Berisha këtij dënimi?
Më poshtë paraqiten me detaje kriteret se kur një person i akuzuar nuk mund të arrestohet dhe kur mundet.
Kriteret e veçanta për caktimin e masës së arrestit me burg:
Arresti me burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit.
Nuk mund të vendoset arresti me burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të, ndaj një personi që ndodhet në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë ose që ka kaluar moshën 70-vjeç ose një personi toksikoman apo të alkoolizuar, për të cilin zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm.
Në rastet e parashikuara në pikën 2 arresti në burg mund të vendoset vetëm kur ka shkaqe të një rëndësie të veçantë për krimet që dënohen jo më pak në maksimum se dhjetë vjet burgim.
Të miturit nuk mund të arrestohen kur akuzohen për kundërvajtje penale.
Dronët “Bayraktar” së shpejti do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook, një video të dronëve, ndërsa thekson se i përkasin një teknologjie më të lartë të fluturimeve që përdoren për misione ushtarake.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.
Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s
Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë.
Në vetëm një javë, Policia Kombëtare ka sekuestruar 11 ton kokainë në Galicia dhe Valencia të fshehura në kontejnerë detarë nga Amerika Latine, në atë që përfaqëson kapjen më të madhe të kësaj droge në Spanjë dhe një goditje të rëndë për organizatat shqiptare, më e shumta “” i fuqishëm” sot në Evropë.
Forcat e sigurisë kanë sekuestruar 3.5 tonë në operacionin Fulgor, një pajisje që ka lejuar arrestimin e 15 personave që i përkasin një rrjeti me degë në Amerikën Latine, Shqipëri, Valencia dhe Madrid.
Kapja më e madhe e kokainës në Galicia me 7.5 ton drogë të hequr nga kontejnerë dhe të fshehur në ton të ngrirë, solli arrestimin e pesë personave.
Siç theksoi edhe kryekomisar i Brigadës Qendrore të Narkotikëve, Antonio Duarte, megjithëse janë dy operacione të ndryshme, ka disa hallka të përbashkëta. Pas të dyja dërgesave qëndrojnë rrjetet shqiptare, të cilat janë organizatat që kanë monopolizuar dërgesën e drogës drejt Europës në kontejnerë të dyfishtë nga deti”, theksoi ai.
Banka e Shqipërisë njoftoi ditën e sotme se fundi i vitit 2023 do të jetë afati i fundit për këmbimin e disa kartëmonedhave tashmë pa kurs ligjor.
Mbështetur bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, Banka e Shqipërisë njofton se data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë:
100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;
100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;
200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;
500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;
500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit;
1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut.
Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë./Monitor
Në Itali janë mbyllur hetimet për tre grupe kriminale që merreshin me trafikun e drogës, kryesisht në Milano dhe qytetet e tjera përreth saj, në Italinë e Veriut.
Në bazë të hetimeve të nisura që nga viti 2017 deri në 2020 policia mblodhi informacionet se kishte të bënte me tre organizata të strukturuara kriminale, të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe marokenë. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria tha se janë 121 persona, pjesë e këtij grupi që akuzohen për trafikun e lëndëve narkotike.
Këto grupe zotëronin tregun e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kryesisht zonat më qendrore dhe sheshet. Po sipas hetimeve anëtarët e këtyre grupeve kishin arritur të zotëronin zonat më kyçe nëpër qytete përmes kërcënimeve të rivalëve të tyre. Ata po ashtu shkonin deri tek përdorimi i armëve.
Prokuroria arriti të zbulonte se ishin pikërisht këto tre grupe përgjegjëse për 28,5 kg heroinë, kokainë dhe hashash të sekuestruara nga policia si dhe për 7 kg përzierës, 2 pistoleta dhe rreth 196 mijë euro të gjetura gjatë aksioneve policore.
Në flagrancë janë arrestuar 33 shpërndarës të grupit si dhe është zbuluar një apartament që përdorej për ruajtjen e sasive të drogës. Ky apartament, tha prokuroria ishte baza logjistike e njërit prej grupeve./ Top Channel
Vrasja e Liridona Ademaj është ende e rrethuar nga msiteri, dhe nuk dihen rrethasnat e plota të krimit të rëndë.
I ftuar në “Shqipëria LIVE”, konspiracionisti Arianit Sllamniku deklaroi se sipas tij, ky është një krim masonik. Ai e lidhi dyshimin e tij me disa fakte, që kanë të bëjnë me numrin 3, si mosha e Liridonës dhe Naimit apo edhe fakti që Naimi gjatë ceremonisë së varrimti i ka vendosur në ballë 3 gishta bashkëshortes së tij të vdekur.
“Unë dyshoj për ndonjë ritual masonik sepse ajo ka qenë në moshën 30-vjeçare kur është vrarë, por mediat e kanë nxjerrë se është 33 vjeç. 33 është grada më e lartë masonike. 33 mijë euro ishte dhe shuma që u pagua për vrasjen e saj, po ashtu janë 3 persona kryesorë të përfshirë në këtë ngjarje.
Edhe 3 gishtat që ai i ka vendosur Naimi Liridonës në ballë pas vrasjes, është simbol masonik. Unë dyshoj që ka qenë një ritual masonik që Naimi e ka ditur. Është lojë arrestimi i tij, sepse ai nuk do dënohet. Ligjin e bëjnë të fortët dhe është në dën të më të dobëtve.”– tha Arianiti.
Ergys Dashi, i vrarë në Ekuador, është një nga personat që del në komunikimet me grupin e kokainës “Dajloku” në aplikacionet Sky ECC.
Komunikimet e grupit “Dajloku”, në dosjen e SPAK, kanë zbardhur një episod ku anëtarët e rrjetit komunikojnë mes tyre për një person nga Berati i cili ka paguar shuma të konsiderueshme parash për të vrarë Ergys Dashin.
Kjo bisedë në aplikacionin Sky ECC, sipas dosjes së SPAK, është bërë më 13 Janar 2021, sipas unikos.
Ekzaktësisht një vit më parë, më 22 Janar 2022 Ergys Dashi u vra në Ekuador në një atentat mafioz.
Më 13 Janar 2021, Ismail Zeneli, një nga anëtarët e grupit të kokainës, komunikon me Besmir Muratin, edhe ky pjesë e rrjetit në dosjen e SPAK.
Në të njëjtën datë në mbrëmje, Ismail Zeneli komunikon me Artan Sulejmanin, i cili nuk është pjesë e grupit por në biseda flitet për një sasi 20 kilogram kokainë.
Në këtë bisedë, Ismail Zeneli, i njohur dhe si Luan Sadrija, i shpreh shqetësimin se Ergys Dashin duan ta vrasin dhe për vrasjen e tij janë paguar shuma parash nga një person nga Berati, identiteti i të cilit mbetet ende i panjohur.
“I lutem Zotit ishalla i nis shpejt Ergysi, se kam frikë boll se po na e heqin. Ka hedh lekë ai beratasi me e heq. Se Ergys Dashi është be në Ekuador. Për Zotin ashtu më thanë, ka pagu lekë me e vra. I nisa 600 mijë Euro Ergysit, për atë jam tu pat frikë”, ka shkruar Ismail Zeneli gjatë komunikimit në Sky ECC, sipas dosjes së SPAK.
Në përgjimet e para nga dosja, gjatë komunikimeve me anëtarët e grupit të kokainës, Ergys Dashi shprehej se “në Ekuador e mbaj veten të fortë”.
Ergys Dashi ishte personi i kontaktit në Ekuador ku jetonte prej disa kohësh dhe se aty siguronte kokainën.
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, ka folur sërish në lidhje me djalin e tij, i cili ndodhet në burg për vrasjen e Liridona Admeajt.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet dhe aludimet në media mbi jetën e shfrenuar të Naimit, duke thënë se i biri ishte një person i rregullt që nuk luante as bixhoz, e as konsumonte alkool.
Shaban Murseli mohoi gjithashtu se i biri kishte borxhe të shumta, duke thënë se të ardhurat e tij ishin të mjaftueshme, sa jetonte në një banesë moderne në Suedi. Ai shtoi se nuk ka pasur dijeni për probleme në çift mes Liridonës dhe Naimit.
“Naimi ka punuar, njeri më punëtor se Naimi nuk di. Naimi ka punuar që 14-vjeç. Nuk ka borxhe. Kurrë në jetë nuk e kam ditur për asnjë problem. As Liridona, as Naimi s’ma kanë thënë diçka të tillë. Biseda e fundit ka qenë më 28 nëntor. Kam bërë shaka me të, kam dërguar një fotografi të Albin Kurtit duke uruar 28 nëntorin. Ka qeshur. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira.
Unë kam udhëtuar mbi 35 orë, i tronditur, i lodhur. Të vetmin informacion e mësova nga mediat. Dhashë dhe një deklaratë nga varrezat. Njerëzit këtu ishin më të informuar. Unë s’kam patur asnjë informacion. Është arrestuar Naimi në oborr dhe unë s’dija gjë. Kur kanë bastisur dhomën e Naimit më kanë informuar.
Sa i përket jetës së Naimit, kurrë jeta e tij nuk e ka ditur se ç’është bixhozi. E ka urryer edhe kjo që flitet për gjininë e njëjtë. As kafe nuk pi, as alkoolin. Sa i përket fotografive, nuk është e vërtetë, se i dëgjoj ato deklarata. Për Naimin kanë pasur respekt të gjithë derisa ndodhi ky rast. Ne ishim në hotel kur e ka thërritur babai i Rita Orës.Ka qenë djalë i sjellshëm, e kanë njohur edhe Dua Lipa dhe Rita Ora. Pas tragjedisë, njerëzit i kthyen shpinën.”- tha ai.
Ndër të tjera, Shaban Murseli tha se ndërmjetësi mes Naim Murselit dhe vrasësit të Liridonës është nipi i tij, djali i motrës, Kushtrim Kokalla.
“Unë me Kushtrimin e kam djalë motre. Nuk e di që ka patur njohje. Ato i zbardh prokuroria. Kushtrimi është nipi.”- tha Murseli.
Sa i përket marrëdhënies me familjen e Liridonës Shaban Murseli ka treguar se janë në një marrëdhënie miqësore prej prej 50 vitesh.
“Nuk jena njohur mes Liridonës e Naimit, por kemi lidhje familjare. Familja e Liridonës edhe të më bëj rrafsh, është e mrekullueshme”, ka thënë Shaban Murseli.
Si vepronte Sigurimi i Shtetit? Si Prokuroret politike sot me urdhrin “SSSKAPE!”
1.Brenda dites (01.12.2020) rregjistrojne kallzimin e tualetit te madh dhe po BRENDA DITES (01.12.2020) nisin Procedimin Penal
2.Procedimin penal e nisin pa emra ndonese kallzimin e kane me emra
3.Procedimi pa emra ben qe mos kene afate ligjore 3 mujore (“Pse ligjet tona do na ndalojne ne te luftojme armiqte e pushtetit popullor”)
4.Hetojne 3 vjet dhe 3 breza: Berishen, femijet deri dhe mbesat e Berishes
5. Hetojne mbesat e Berishes qysh para se te kishin lindur (shkresa nga Intituti sigurimeve shoqerore per periudhen 1994-2012)
6.Pas 3 vjet hetime del se Taulant Balla kreu kallzim te rreme (veper penale) pasi toka ishte e pronareve dhe as e shtetit e as e shpronesuar nga Italia POR “Xix se djeg te prekesh Taulant Ballen. (U kap ne pergjime me krimin e organizuar dhe u prishen provat jo me te perballet me ligjin per nje kallzim te rreme apo jo?”)
7. Pas 3 vitesh hetime, nuk ka ende akuze, por rregjistrohen emrat per hetime!
8. Ne 3 vjet hetime del shperdorim detyre me dem mbi 300,000 euro I Edi Rames, por aha, vendimet gjyqsore te formes se prere as nuk behen pjese e dosjes. Xix se ka shkel ligjin Edi Rama.
9. Berisha dyshohet se ka favorizuar dhendrin pasi ai perfitoi pjesen e vet prej 410 m2 toke te familjes nga qindra mijra pronare qe moren tokat e tyre ne total prej mbi 1,500,000,000 m2.
10. Berisha nuk ka asnje VKM apo Ligj me emer personal por prape dyshohet se favorizoi dhendrin, ndersa Edi Rama ka me dhjetera Ligje dhe VKM me emra te pervecem (4 veç për Bolinon) por SPAK ben idiotin e dobishem qe nuk sheh, nuk degjon e nuk kupton!
11. Pas 3 vjet hetimi dhe ende pa akuze vendoset “Burg” per opoziten! Bllokim pasaporte dhe detyrim paraqitje per shefin e opozites dhe burg per prof. Malltezin se guxoi dhe zhvilloi pronen e te pareve te vet.
12. Jo vetem burg, por edhe sekuestro per pronat e pronarit “Armik te pushtetit popullor” duke sekuestruar edhe toka e prona te blera qysh para 20 vitesh.
13. Gjejnë Gjyqtar ne konflikt interesi i shkarkuar nga Berisha ne 1996 qe t’i noterizoje paligjshmerine.
14. Nuk lejon qe avokatet te kene as 1 dite kohe te njihen me 15,000 faqe qe prokuroret kane mbledh ne 3 vite, por i le vec 4 ore kohe!
15. Cakton avokat ke duan prokuroret politik e jo ke zgjedh qytetari. Biles edhe kur avokati ka urrejtje ndaj klientit dhe e ka bere publike urrejtjen. Kesaj i mjafton 1 ore për të shqyrtuar dosjen
16. Prokurorët politikë fshehin dokumente nga fashikujt psh fshehin (a) shkresat nga Angjeli e Klosi të 2005 për nisjen e privatizimit ndonëse kish pronarë, (b) disa kontrata ligjore përfshi ato te blerjeve të tokës nga Prof. Malltezi që prokurorët i kanë sekuestruar prej një viti, (c) vendime gjyqsore të formës së prerë përfshi atë që gjen Edi Ramën në shpërdorim detyre me dëm, etj. (Natyrisht qe ne 15,000 faqe ka edhe qindra faqe thagmash pa asnjë lidhje me cështjen si psh vendime gjykate Albana Vokshi kunder Saimir Tahirit per shpifje Fshehja e dokumenteve është vepër penale e dënueshme por prokurorët politikë e dinë veten mbi ligjin.
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme i dërgoi shkresë Kuvendit ku kërkoi heqjen e imunitetit të tij.
Berisha deklaroi se është 100% dakord që s’duhet të ketë mbrojtje për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
“Gabuan rëndë ata që menduan se nuk paraqitem, por kishim të bënim me shkruarje të Kushtetutës”, tha ish-kryeministri, duke theksuar se ai nuk u praqit në Gjykatë pasi refuzoi të zbatonte një vendim antikushtetues.
Ai theksoi se është i gatshëm ta votojë ligjin për heqjen e imunitetit ndaj ligjvënësve.
Sali Berisha: “Në vitin 2012, Sali Berisha ka dërguar në parlament, abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ky amendament i qeverisë, është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është pranuar vetëm lejimi i hetimit të deputetëve.
Kështu që unë kam deklaruar edhe unë këtu para jush se jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj edhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e gjykatës dhe SKAP-it nuk e kam pranuar sepse ajo është shkruarje e kushtetutës. Kam mbrojtur parlamentin dhe pushtetin e tij dhe absolutisht jo, Sali Berishën.
Pra unë kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatës tërësisht në konflikt interesi. E shkarkuar nga unë në datën 8 shkurt 1996 dhe që e fsheh këtë fakt. Por, përsa i përket konsistencës time ndaj propozimit 2012 ajo qëndron plotësisht. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë në Kushtetutë.
Kjo është një kërkesë krejtësisht normale dhe unë do ta lexoj shkresën me më hollësi, por në parim jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Ajo është mbrojtje parlamenti, unë kam mbrojtur parlamentin jo Sali Berishën.
Por që një gjykatës të thotë se, nuk është heqje lirie heqja e daljes jashtë shtetit, ku kushtetuta sanksionon një nen të veçantë për daljen jashtë shtetit të shtetasve. Kjo është tallesh me kushtetutën, ose të rishkruash kushtetutën.
Unë kam mbrojtur thjeshtë pushtetin e parlamentit. Do parlamenti që ta dorëzoj që nesër, unë e votoj që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim. Nuk mund të ketë. E kam thënë dhe e them. Besoj se isha i qartë në këtë pohim timin.
Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se unë nuk paraqitem. Unë e kam thënë me dhjetëra, jam paraqitur dhe paraqitem. Por në këtë rast kemi të bëjmë me shkruarjen e kushtetutës, një akt puçist. Marrje pushteti për llogari të Edi Ramës, nga gjykatës dhe prokurorë të përgjegjshëm. Kaq.“
Kërkesa e SPAK
Gazeta “Panorama Online” ka siguruar shkresën e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku i kërkon heqjen e imunitetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në shkresën e siguruar nga gazetari Osman Stafa, që është firmosur sot më datë 12 nga kreu i SPAK, Altin Dumani kërkohet ndryshimi i masës nga ‘detyrim paraqitje’ në arrest me burg ose arrest shtëpie
Shkresa e plotë
E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit! Të nderuar Deputetë të Kuvendit !
Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Gjithashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin Drejtuesi i Prokurorisë, Altin Dumani.
HETIMET E SPAK
Kujtojmë që Berisha dhe dhendri i tij, Jamarber Malltezi po hetohen nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale të korrupsionit në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” dhe ndërtimin aty të 17 pallateve – një biznes që sipas SPAK i mundësoi Malltezit që të fitonte 5.4 milionë euro nga ndërtimi.
Sipas prokurorisë, Malltezi arriti të transformojë një trashëgimi modeste prej 113.7 m2 tokë në një pasuri prej miliona eurosh përmes kontratave sekrete dhe vendimeve të Berishës në favor të biznesit të tij.
Berisha dhe Malltezi i kanë cilësuar akuzat si hakmarrje politike e orkestruar nga kryeministri Edi Rama dhe nuk i është nënshtruar masës së sigurisë. Përmes avokatëve të tij, Berisha ka nisur gjithashtu një betejë ligjore për t’i rrëzuar vendimet e Gjykatës si të kundraligjshme, duke argumentuar se masat ndaj tij ishin vendosur në shkelje të Kushtetutës. Nën hetim është dhe bashkëpronari i këtyre kompanive, Fatmir Bektashi.