Category: Lajme

  • Çfarë ndodh pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Sali Berishës, në Kuvend?

    Çfarë ndodh pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Sali Berishës, në Kuvend?

    SPAK ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për autorizim për Sali Berishën ku kërkon masën e sigurisë së arrestit ndaj ish- kryeministrit.

    Por cila është procedura që ndiqet në raste të tilla nga Kuvendi?

    Me ndryshimet e reja ligjore, një deputet mund të hetohet apo përgjohet nga SPAK dhe më pas i dërgohen provat Kuvendit duke kërkuar autorizim për arrestimin e tij. Prokurorët e SPAK duhet të bindin deputetët e Komisionit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet në Kuvend për shkeljet që ka kryer Sali Berisha, për të cilin SPAK, kërkon arrestimin.

    Fill pas kërkesës së SPAK, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, cakton një orarmbledhjeje të Komisionit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet. Tashmë me mbërritjen e kërkesën së SPAK pritet që Kuvendi të përcaktojë datën dhe orën e kësaj mbledhjeje.

    Ligji parashikon detyrimin e prokurorëve të SPAK që të paraqesin para deputetëve provat e siguruara ndaj deputetit Sali Berisha. Në përfundim të mbledhjes, komisioni i paraqet deputetëve të Kuvendit një raport ku përmblidhen pretendimet e palëve.

    Pas kësaj, caktohet një seancë plenare ku deputetët votojnë për autorizimin ose jo të prokurorisë për arrestimin e deputetit Sali Berisha. Edhe nëse Kuvendi e autorizon SPAK-un për arrestimin e tij, ai nuk e humbet mandatin e tij deri në dënim me vendim të formës së prerë përveç rasteve kur e dorëzon vetë.

    Vetëm këtë vit nga SPAK janë depozituar drejt Kuvendit disa kërkesa për deputetë nga kërkesa ndaj ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj deri te ajo për deputetin Alqi Bllako./ Top Channel

  • E rëndë/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar, zbardhen detajet e para

    E rëndë/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar, zbardhen detajet e para

    Tragjik ka rezultuar fati i një shqiptari sot në Itali, i cili humbi jetën nga një lartësi. Ngjarja ndodhi në Borghetto, ku pak minuta para orës 10 të mëngjesit në një kantier ndërtimi.

    Mësohet se viktima, 61 vjeç, ishte në katin e katërt të godinës kur ra nga një lartësi rreth 8-10 metra.

    Alarmi u ngrit menjëherë, me ndërhyrjen e një ambulance të Kryqit të Kuq të Loanos dhe ambulancës 118, por nuk mund të bëhej asgjë për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk dihet.

    “Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar” -ka qenë komenti i kryebashkiakut Giancarlo Canepa, i cili mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit. “Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjnë kursin e tyre për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes”, tha ai.

  • “U fejova 8 vjeç”/ Mësuesja që u martua me mblesëri rrëfen jetën e vështirë: Kisha frikë kur vinte vjehrri në shtëpi

    “U fejova 8 vjeç”/ Mësuesja që u martua me mblesëri rrëfen jetën e vështirë: Kisha frikë kur vinte vjehrri në shtëpi

    “Kur shkova 11 vjeç donin të më martonin edhe pse unë doja të shkoja në shkollë”

    Martesa me mblesëri është një pjesë e shoqërisë shqiptare, që edhe pas kaq vitesh, vijon të jetë e pranishme.

    Në “Shqipëria LIVE”, Meleqe Reja, mësuesja e parë rome ka rrëfyer sfidat e saj të jetës duke nisur që nga fëmijëria. Ajo ka treguar se si në moshën 8-vjeçare e kishin fejuar dhe në moshën 11-vjeçare kishin tentuar ta martonin, ndërsa dëshira e saj ishte shkollimi.

    “Prindërit e mi kishi 8 fëmijë. Kur unë u fejova isha 8 vjeç. Djali ishte 2 a 3 vjet më i madh se unë. Unë nuk e dija se çfarë ishte fejesa. Në klasë të katërt do martohesha. E urreja kur familjarët e burrit vinin në shtëpinë time. Kisha një frikë që do largohesha nga shtëpia, që do ndahesha nga motrat dhe vëllezërit. Nuk ishte vetëm torturë, por ishte skandal ajo që u bëhej fëmijëve. Babai im kishte shumë fëmijë dhe do seleksiononte kë do ushqente, por ai harronte se unë vërtet do largohesha por do kthehesha 3 vetë më vonë sepse do e kuptoja qëai njeri nuk ishte për mua. Edhe pse e kundërshtova, u martova por më pas u ndamë sepse e kuptuam që nuk ishim për njëri-tjetrin. Unë nuk e kuptoja në atë kohë çfarë ishte vjehrri, burri, martesa. Prindi nuk e kuptonte se kjo ishte dhunë që mua po më ushtronte.”- tha Reja.

  • I hodhi benzinë mureve të vilës 3-katëshe të djalit dhe i vuri flakën, procedohet babai 78-vjeçar! Ja çfarë dyshohet

    I hodhi benzinë mureve të vilës 3-katëshe të djalit dhe i vuri flakën, procedohet babai 78-vjeçar! Ja çfarë dyshohet

    Është zbardhur ngjarja e ndodhur gjatë natës në Berat ku një muret e një vile trekatëshe u lyen me benzinë dhe më pas iu vendos flaka, ndërsa brenda banesën ndodhej i ati i pronarit, Shahin Qato.

    Mësohet se autori i ngjarjes është vetë 78-vjeçari, i cili dyshohet se i vuri flakën banesës së djalit të tij, Dritan Qato, për motive të dobëta. I moshuari Shahin Qato është proceduar penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe dyshohet se vuan nga skleroza.

    “Nga veprimet proceduralo-hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q., për motive të dobëta”, raportuan uniformat blu.

    Njoftimi i policisë:

    I vuri zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, për motive të dobëta, procedohet penalisht 78-vjeçari.

    Menjëherë pas njoftimit të marrë gjatë natës, se po digjej banesa në pronësi të shtetasit D. Q., në lagjen “30 Vjetori”, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

    Nga veprimet proceduralo-hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q., për motive të dobëta.

    Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 78-vjeçarin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

  • TMERR/ Shkoi e vetme nga Tirana në Pejë, 23-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor përdh*nohet

    TMERR/ Shkoi e vetme nga Tirana në Pejë, 23-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor përdh*nohet

    Një rast i rëndë abuzimi dhe shfrytëzimi seksual ka ndodhur në Kosovë, ku viktima është një 23-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

    Vajza është me origjinë nga Shqipëria dhe prej disa ditësh, ishte shpallur e zhdukur në vendin tonë. Raportohet se 23-vjeçarja ishte nisur e vetme me autobus nga Tirana dhe kishte mbërritur në Pejë.

    Ajo është gjetur më 8 dhjetor pasi familjarët dhe policia kishin shkuar aty për ta kërkuar. Në momentin kur vajza është gjetur, ajo ka qenë në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe shëndetësore, por pa shenja dhune në trup. Megjithatë, kontrollet mjekësore zbuluan se ajo ishte përdhunuar.

    Sipas autoriteteve, abuzimi seksual ka ndodhur në një shtëpi të pabanuar dhe dyshohet se janë të përfshirë disa persona. Momentalisht po kryhen hetime dhe janë parë kamerat e sigurisë në zonat e qytetit ku vajza ka lëvizur, për të zbuluar më shumë për atë se çfarë ka ndodhur me të.

    Momentalisht hetimet vazhdojnë per të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë.

  • Gazetari shqiptar në Suedi tregon jetën e errët të Naim Murselit: Liridona dinte diçka …

    Gazetari shqiptar në Suedi tregon jetën e errët të Naim Murselit: Liridona dinte diçka …

    Gazetari shqiptar në Suedi, Ervin Dushi tregoi detaje nga jeta e errët e Naim Murselit, i cili akuzohet se është porositës i vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademaj. Ai tha se një nga arsyet e ardhjes së çiftit në Kosovë mund të ketë qenë plani i Naimit për ta ekzekutuar jashtë Suedisë. Gazetari shtoi se në Kosovë një plan i tillë mund të realizohej më lehtë dhe të mbyllej shpejt, pavarësisht se situata u doli nga duart organizatorëve.

    “Mendoj se një nga arsyet e ardhjes së tyre në Kosovë është që kjo të kryhet më lehtë. Që kjo ju ka dalë nga kontrolli duket qartë, por ardhja në Kosovë ka qenë arsyeja për ta bërë më të lehtë ekzekutimin. Mundësitë janë më të shumta në Kosovë”, tha Dushi për Euronews. Gazetari nënvizoi se një nga motivet që mund të jetë kryer krimi i rëndë është pasja dijeni e një informacioni delikat nga Liridona, me të cilin mund t’i bënte presion Naim Murselit dhe ta merrte atë “peng”.

    “Pista që shihet mes shqiptarëve në Suedi dhe në korridoret e mediave është ajo e një informacioni delikat, por pa folur drejtësia nuk mund të flasë asnjeri. Një informacion delikat dhe kërcënues që mund të kishte pasoja për Naimin. Duket si një informacion i vjetër, ose mund ta ketë marrë peng ose mund ta ketë kërcënuar me atë informacion apo diçka e tillë. Ky nuk është një informacion në rrugë zyrtare, por aludohet në korridoret e mediave”, thekson gazetari. Gazetari Dushi tha se vetëm në një bankë ku ai arriti të nxirrte të dhënat, Naimi figuron në listën e zezë, për mbi 20 mijë euro të papaguara.

    “Jam munduar të marr të dhënat në një nga bankat, ku Naimi është diku te 20 e ca mijë euro. Mbi 20 mijë euro i ka të papaguara dhe në bazë të tyre ka hyrë në listën e zezë.”, tha ai. Në listën e zezë nuk është futur vetëm Naim Murseli, por edhe Liridona Ademaj (Murseli) dhe Shaban Murseli. Gazetari Dushi tha se edhe babai i Naimit, është nënshtetas suedez dhe është pjesë e firmave të ndërtuara nga Naimi. “Babai i Naimit në të njëjtën bankë ku unë mora të dhënat ka rreth 4000 euro borxh. Po të shikojmë adresën babai i Naimit ka jetuar në të njëjtën adresë me çiftin”, pohoi ai.

  • Kryemadhi deklaron se është kërcënuar nga inceneratorët, por nuk nxjerr emra dhe prova!

    Kryemadhi deklaron se është kërcënuar nga inceneratorët, por nuk nxjerr emra dhe prova!

    Kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka pranuar se është në hetim nga Prokuroria e Posaçme.

    E pyetur në lidhje me sekuestrimin e një sendi të saj nga prokuroria, Kryemadhi tha se, ‘SPAK ka sekuestruar një send që ka të bëjë me inceneratorët’.

    Kryemadhi, e cila deri tani ka bërë 3 denoncime në SPAK, shprehet se ka marrë kërcënime, por thekson se është e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje.

    “Ky prezantim është produkt i një pune shumë voluminoze, vjen sot pas një viti punë intensive, të pa ndalur dhe konstistente. Janë marrë në analizë të detajuar puna e të gjitha institucioneve publike që kanë lidhje me këtë skemë korruptive.

    Shkeljet ligjore për miratimin e kontratës koncesionare i kemi faktuar kohë më parë, ndërsa tani po vazhdojmë të dëshmojmë se si po zbatohet kjo kontratë koncesionare.

    Do të shikoni si vidhen shqiptarët, si mashtrohen, si dëmtohet shëndeti i qytetarëve të Tiranës dhe skandale nga më të padëgjuarat, që vetëm mendja dibolike dhe e sëmurë për korrupsion e Erion Veliaj, mund të kryejnë këto shkelje.

    Kemi analizuar të dhëna dhe informata komplekse, duke ndjekur rrugën e procedurave dhe të parasë publike, se si është shkelur ligji, kush janë përgjegjësit, si janë shpërdoruar paratë publike, kush kanë qenë përfituesit.

    Nëse Partia e Lirisë do të kishte qenë pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar, ky produkt që vjen sot, do të vinte në një kohë më të shpejtë dhe vetë rezultati që prodhoi ai komision hetimor, do të ishte tërësisht ndryshe.

    Megjithatë, edhe kapja e parlamentit, ashtu si kapja e gjithë shtetit nga qeveria, nuk do të më ndalonte mua si Monikë personalisht nuk do të më ndalonte në zbardhjen e kësaj afere korruptive, të plotë, duke marrë parasysh edhe çdo pasojë që mund të vinte për mua, familjen time reale dhe atë politike, nga qeveria dhe mafia e lidhur me të”, tha Kryemadhi.

    Kryemadhi thotë se Bashkia Tiranë nuk ka çuar përfaqësues në Njësinë e Zbatimit të Projektit dhe se kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin

    “Monitorimi nga Autoriteti Kontraktues dhe Bashkia Tiranë nuk funksionon. Njësia e Zbatimit të Projektit nuk është formuar. Kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin ndërkohë, që nuk ka asnjë përmbushje detyrimi nga koncesionari.

    Qeveria nuk ka ndaluar pagesat, ndërsa ka qenë në dijeni për mosfunksionimin e NJZP nga raporti i Supervizorit të punimeve. Erion Veliaj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në NJZP, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro/Ton. Shërbim ky që nuk mund të ofrohej, pasi, vetë NJZP e ka konstatuar se projekti nuk është realizuar”, tha ajo.

    Sipas Kryemadhit, Erion Veliaj nuk i ka “dalë dot për zot llogaridhënies shkresore që unë i kam kërkuar. Nuk i ka dalë për zot dot, firmës që ka hedhur dhe as pagesave që ka kryer.”

    Ajo shton se “Veliaj ka gënjyer në komisionin hetimor për inceneratorët, dhe ka udhëzuar në cilësinë e sekretarit politik të partisë socialiste për qarkun Tiranë, edhe kryetarët e bashkive Vorë e Rrogozhinë që të mos kthejnë përgjigje ndaj Kryemadhit për pagesat e Bashkisë ndaj Inceneratorit të Tiranës”

    Deputetja pretenton se qeveria i fal koncesionarit të inceneratorit të Tiranës 8.5 milionë euro, ndërsa ka publikuatr llogaritjen e penaliteteve të pambledhura deri më datë 30 nëntor 2023

    “Kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Penalitetet llogariten në bazë ditore dhe sipas Kryemadhi, krahas vjedhjes së përditshme me paratë publike që i jepen koncesionarit, vendimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro.

    Në kohën kur qeveria shqiptare, kur bashkia Tiranë, bëhen shumë agresiv ndaj një qytetari që nuk paguan një gjobë makine, apo detyrimet e ujit dhe të dritave, për këtë kontratë koncesionare miliona Euro të miqve të tyre, qeveria ka zgjedhur të mos arkëtojë deri më tani asnjë nga penalitetet që koncesionari duhet të paguante”, tha ajo.

    Kryemadhi publikoi dhe pamje me dron, dhe tha se Erion Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat, por ato janë depozituar jashtë inceneratorit.

    “Pas firmosjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia Tiranë ndërmori veprime për të detyruar të gjithë ndërtuesit në Tiranë, që dherat e prodhuara nga ndërtimi, të ishin të detyruar ti conin në inceneratorin e Tiranës, kundrejt pagesës. Kjo gjë u denoncua dhe nga kryetari I shoqatës së ndërtuesve, në komisionin hetimor parlamentar”, u shpreh deputetja.

  • “Naimi ishte njeri i mbyllur”/ Nga pistat e vrasjes tek gjakmarrja, motra e Liridonës tregon për “sekretet”

    “Naimi ishte njeri i mbyllur”/ Nga pistat e vrasjes tek gjakmarrja, motra e Liridonës tregon për “sekretet”

    Vrasja e Liridona Admeajt mbetet e rrethuar nga misteri, teksa bashkëshorti i saj Naim Muresli akuzohet si organizatoi i krimit.

    Shumë aludime janë bërë për arsyen se pse Naimi vendosi që ta vriste, teksa është thënë se motra e të ndjerës, mund ta dinte shumë sekrete për marrëdhënien e çiftit.

    Megjithatë, në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, motra e Liridonës ka deklaruar se nuk di asnjë sekret për çiftin, e po ashtu se motra e saj nuk i kishte folur për ndonjë problem që ajo kishte me Naimin. Ajo e përshkroi Naim Murselin si një njeri të mbyllur e jo shumë social, por që me familjen sillej shumë mirë.

    Po ashtu, e reja theksoi se asnjë familjar i saji nuk ka kërcënuar Shaban Murselin, me gjakmarrje për vrasjen e Liridonës.

    “Unë di vetëm që ka pasur jetë të lumtur, ajo ka pasur një jetë të mirë me Naimin. Na kanë thënë të gjithë për këto që përfliten, ne nuk kemi asnjë sekret. Ne i kemi dëgjuar tani vonë fjalët se ai mund ta tradhtonte por nuk e dimë a është e vërtetë. Ajo ishte njeri i mbyllur por ajo nuk na ka treguar asgjë ne si familjarë, as mua personalisht. Të gjithë kemi debate me burrat, por kjo është temë tjetër. Ajo gjithmonë fliste në praninë tonë me të. Ata nuk kanë pasur ansjë debat të rëndë që të të bënte me dyshime se mund të ndodhte diçka e rëndë. Ata s’kanë pasur asnjë debat me Shaban Murselin, pra babain e Naimit. Asnjëherë nuk i ka përzënë nga shtëpia.

    Ne ja kemi lënë në dorë drejtësisë, nuk kemi dërguar fjalë as për besë. Emrat e përmendur janë të afërmit tanë, këto janë thjesht gënjeshtra, duan të na fusin në kurth. Ne ia kemi lënë drejtësisë. Xhaviti dhe Dervishi na kanë thënë që të gjithë bashkë do e kalojmë këtë, nuk kanë bërë as kërcënime asgjë. Asnjë gjë nga ato që thuhen nuk është vërtetë as sekrete as lidhjet intime. Ai ishte kunati im, kemi pasur marrëdhënie normale. Liridona dhe Naimi jetonin veç shabanit në Suedi. Të gjitha këto dëshmi janë të rreme çfarë po thuhen.

    Me fëmijët e Liridonës nuk jemi takuar fare ne. Nu ke di por nuk kemi pasur fare mundësi, ata janë larguar. Naimi ka qenë njeri i mbyllur më parë. Nuk është se ka pasur shumë miqësi. Ai sillej shumë mirë me ne, me gjithë familjen. Nuk ka pasur xhelozi për njëri-tjetrin, kanë qenë të lumtur. Nuk e dimë pse Liridona qëndroi shumë ditë së fundmi tek ne. Por ajo ka pasur shtëpinë e re në Kosovë pa mobilje fare dhe prandaj qëndroi tek ne.”- tha ajo.

  • Kritikoi ashpër Kongresin e PS-së, Braçe sulmon ashpër analistin Arjan Curri: Palaço kokëbosh, idiot shembullor

    Kritikoi ashpër Kongresin e PS-së, Braçe sulmon ashpër analistin Arjan Curri: Palaço kokëbosh, idiot shembullor

    Kjo, pas disa komenteve të këtij të fundit në një emision televiziv, ku komentoi fjalimet në Kongresin e PS-së, mes të cilëve edhe atë të Braçes.

    “Rama është duke rritur fjalimit përdhunuese, aq sa deputetët, degatët fillojnë dalin nga salla dhe ai u thotë uluni, dhe disa të shkretë u ulën. Ka arritur në 140 minuta, ndërkohë që sfida e tij është të kalojë Fidel Kastron që fliste 4 orë.

    Tjetra është një fjalim patetik, emocional i Braçes që ai do të rifitoi vëmendjen e kryeministrit dhe e treta është zonja Spiropali e cila ka kaluar çdo masë të adhurimit për kryeministrit apo edhe të servilizmit. Nuk e di se çfarë plani ka, që e ka filluar këtë lloj verbi”, tha Curri.

    Pas këtij komenti, menjëherë ka ardhur edhe përgjigja e Erion Braçes.

    “Darka në TV është një çmendinë!

    Kokëboshë, refuzues të një gjëje të thjeshtë-të lexuarin, të ngopur me veten e kjo si lë të lexojnë e as të dëgjojnë, idiotë shembullorë.

    Mbi të gjitha, palaço që se kanë për gjë të fyejnë këdo, pa asnjë shkak!

    Ne anë tjeter, ky llum qe ka folur pa hesap per vendimin e nje gjykate skandaloze ne favor te nje batakçiu, nuk guxon të flasë për vendimin e gjykatës më të rëndësishme të Europës për vrasjet më kriminale në 33 vite, vrasjet e 21 janarit

    Ndaj as qe shihet ky llum”, shkruan Braçe.

  • Apeli i ministrit Balla për të rinjtë: Më mirë të rritësh delet në Kukës, sesa të punosh me “shtëpi bari” në Angli (Video)

    Apeli i ministrit Balla për të rinjtë: Më mirë të rritësh delet në Kukës, sesa të punosh me “shtëpi bari” në Angli (Video)

    Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kishte një apel për të gjithë të rinjtë, të cilët tentojnë të shkojnë në Angli, por aty bien pre e krimit, duke punuar në shtëpi bari.

    Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për strategjinë ndërsektoriale të dhunës dhe krimit në familje, Balla tha se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, kryesisht me qeverinë britanike po krijojnë sipërmarrje të suksesshme në zonat ku emigracioni është i lartë.

    “Këto projekte- u shpreh ministri- ne do ti mbështesim dhe do ti fuqizojmë për të çuar përpara këtë strategji të rëndësishme”

    “Na duhet që ne të tregojmë shoqërisë tonë rastet konkrete sesi viktima jo vetëm janë marrë në mbrojtje, por janë fuqizuar. Ne po ndërtojmë në Shqipëri, raste konkrete me qeverinë britanike pas marrëveshjes së vitit të kaluar mes Ramës dhe kryeministrit Sunak ne po ndërtojmë një regjistër të personave që kanë qenë të trafikut dhe emigracionit të paligjshëm dhe që me mbështetjen e qeverisë britanike po krijojmë sipërmarrje të suksesshme në Kukës, Dibër. I bie më mirë të rritesh dele në Kukës dhe Dibër sesa të punosh me shtëpi barit në Britaninë e Madhe. Këto projekte ne do ti mbështesim dhe do ti fuqizojmë për të çuar përpara këtë strategji të rëndësishme”, tha ndër të tjera ministri Balla.