Category: Lajme

  • Avokati zbardh detaje tronditëse nga ngjarja: Ja çfarë u tha Naim Murseli fëmijëve në makinë

    Avokati zbardh detaje tronditëse nga ngjarja: Ja çfarë u tha Naim Murseli fëmijëve në makinë

    Vrasja e Liridona Murselit në Prishtinë në 29 nëntor ka shkaktuar tronditje të madhe në shoqërinë shqiptare, sidomos pas zbardhjes së ngjarjes ku deri më tani, dyshohet se bashkëshorti i saj Naim Murseli ka organizuar vrasjen të cilën më pas e raportoi si grabitje.

    Të ftuarit në emisionin “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo, diskutuan mbi shkaqet që mund të kenë sjellë krimin makabër.

    Avokati Tomë Gashi, nëpërmjet një lidhje skype nga Kosova tha se motivi i një vrasje të tillë ka qenë i mundur të mësohet në ditët e para të arrestimit të Naim Murselit. Ndërsa sa i takon detajeve nga grabitja, Gashi tha se me 2 fëmijët e tij që ishin në makinë, Naim Murseli ka komunikuar në gjuhën suedeze dhe të miturit kanë menduar se mamaja e tyre kishte mbetur e bllokuar në mjet dhe kishin dalë pa e ditur çfarë po ndodhte.

    “Me fëmijët ka komunikuar në gjuhën suedeze dhe kanë dalë nga makina. Ata kanë dalë nga makina pa e ditur se cfarë po ndodhte. Ata kanë menduar se mamaja e tyre ka mbetur në makinë. Naimi që e drejtonte makinën, ka dalë nga mjeti dhe e ka lënë Liridonën aty. Është parë se është vrasje e porositur dhe prokuroria ka pasur indicie që tregonin se Naimi ishte i përfshirë”- tha Gashi.

    Sa i takon rrezikut për vetëgjyqësi mes familjeve, avokati u shpreh se nuk beson se mund të ketë një rrezik të tillë pasi familja e Liridonës ka deklaruar se e ka lënë çështjen në dorë të drejtësisë.

  • Të shtëna me armë zjarri në Zvicër, dy të vrarë dhe një i plagosur: Arrestohet autori, çfarë dyshohet

    Të shtëna me armë zjarri në Zvicër, dy të vrarë dhe një i plagosur: Arrestohet autori, çfarë dyshohet

    Dy njerëz u vranë dhe një tjetër u plagos nga një burrë i cili shtiu me armë zjarri në dy lokacione në qytetin jugor të Zvicrës, Sion, të hënën, dhe pastaj iku nga vendi i ngjarjes, tha policia zvicerane.

    I dyshuari u kap dhe u arrestua të hënën pasdite, megjithatë.

    Autoritetet ishin njoftuar për një person të plagosur në një parking në Sion, kryeqytetin e kantonit Valais, në orën 07:15, tha policia. Ata e gjetën një grua 34-vjeçare me plagë fatale të shkaktuara nga të shtënat me armë.

    Një burrë 41 vjeç u qëllua me armë për vdekje pak minuta më vonë, ndërsa një grua 49-vjeçare u plagos. Dy të vrarët dhe e gruaja e plagosur janë nga rajoni i Valaisit, tha policia.

    Policia i filloi kërkimet për të dyshuarin dhe u bëri thirrje qytetarëve ta njoftonin nëse zotëronin të dhëna për një 36-vjeçar që dyshohej si dorasi. Ajo paralajmëroi se i dyshuari ishte i armatosur dhe i rrezikshëm dhe se njerëzit nuk duhet t’i afroheshin atij.

    I dyshuari u kap përfundimisht nga policia në rajonin St. Leonard, sipas njoftimit të policisë zvicerane.

    Sipas policisë, duket se vrasësi i ka njohur viktimat e tij. Policia nuk dha hollësi të tjera e as nuk tregoi se cilat mund të kenë qenë motivet e sulmit.

    Prokurorët e kanë nisur një hetim për këtë rast./REL

  • E rëndë, 18-vjeçari vdes në vendin e punës

    E rëndë, 18-vjeçari vdes në vendin e punës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nikadim të Ferizajt, ku një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë kohës që ishte në orar të punës, në një fabrikë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se trupi i pa jetë i të riut është gjetur rreth orës 15:30 dhe është njoftuar menjëherë Qendra Emergjente.

    “Sot, rreth orës 15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellë pa shenja jete,” ka deklaruar Veseli.

    Policia ka arritur shpejt në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe ka mësuar se vdekja e të riut.

    Dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur për shkaqe natyrale, edhe pse detajet nga ngjarja nuk janë ende të plota.

  • E njohët? Kur nuk ekzistonin as filtrat e as operacionet, aktorja shqiptare publikon foton e vitit 1976

    E njohët? Kur nuk ekzistonin as filtrat e as operacionet, aktorja shqiptare publikon foton e vitit 1976

    Rajmonda Bulku është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar, e cila përveç talentit gjithmonë ka spikatur edhe për bukurinë që e karakterizon.

    Së fundmi aktorja është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë.

    Ajo ka publikuar një foto të vitit 1976 kur ka qenë shumë e re.

    “Foto-provë e parë, ish Kinostudio, 1976”, shkruan aktorja. Ndryshe nga më parë, sot me anë të filtrave të gjithë mund të realizojnë fotografi të bukura, por ajo që shfaqet në këtë fotografi është e gjitha natyrale.

  • Afera e inceneratorit të Tiranës/ Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Ish drejtori i arrestuar, i afërm i bashkëshortes së…

    Afera e inceneratorit të Tiranës/ Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Ish drejtori i arrestuar, i afërm i bashkëshortes së…

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për urdhër arrestet e SPAK për disa zyrtarë të Bashkisë Tiranë, lidhur me aferën e inceneratorëve.

    Artan Hoxha ka zbuluar se njëri prej të arrestuarve, është i afërm i familjes Veliaj, konkretisht kushëriri i bashkëshortes së Veliajt.

    Ndërkohë, gazetarja Ola Xama tha se Veliaj nuk përmendet fare nga SPAK, madje edhe shkresat e tij, SPAK i quan si “shkresë e Bashkisë Tiranë”.

    Ylli Rakipi: Ka të dhëna se njëri prej personave me udhër arresti është i afërm i bashkëshortes së Veliajt, Namik Simixhiu. Është e vërtetë kjo gjë?

    Artan Hoxha: Po është e vërtetë. Ai në këtë moment është pensionist. Është marrë masë sigurie ekstreme edhe pse është pensionist.

    Ola Xama: Besoj edhe zoti Bezhani është pensionist.

    Ylli Rakipi: Pra pensionistët kanë marrë.

    Artan Hoxha: Këta me kalimin e kohës duhet t’i lirosh sepse e pengon mosha, aq më tepër nuk kanë as mundësi të prishin provat.

    Ylli Rakipi: Po për Veliajn nuk ka hetim?

    Ola Xama: Nuk përmendet as me emër. Edhe shkresa e zotit Veliaj, përmendet vetëm si shkresë e Bashkisë Tiranë. Nuk përmendet as si emër Erion Veliaj.

  • Maria De Filipi jep lajmin e pazakontë për koreografin shqiptar: Kledi Kadiu do jetë moderatori i…

    Maria De Filipi jep lajmin e pazakontë për koreografin shqiptar: Kledi Kadiu do jetë moderatori i…

    Kledi Kadiu do të jetë një nga prezantuesit e festivalit të 62-të të këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

    Maria De Filipi në një nga mediat me te rëndësishme italiane “Canale 5” ka prezantuar koreografin shqiptar Kledi Kadiu, si prezantuesin e këtij viti të ngjarjes më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare Festivali i Këngës. Prezantimi u bë live në një nga emisionet më të pëlqyera për publikun italian “Amici” ku evidentohen talentët e rinj italian.

    “Ky do të jetë shqiptari që do të të prezantojë këtë vit festivalin në Shqipëri. Të urojmë shumë suksese”, tha ajo.

    Klejdi Kadiu do të ngjitet në skenën e festivalit më të madh shqiptar për herë të parë si prezantues dhe kjo sigurisht që shënon një risi në mënyrën sesi do të vijë festivali i 62-të i këngës, mbushur me surpriza përtej performancave të jashtëzakonshme të kompozitorëve dhe këngëtarëve të përzgjedhur. Në skenë me Kadiun për të prezantuar përflitet se do të ngjiten dhe 3 moderatorë të tjerë. Festivali i 62 në RTSH, mbahet nga dt 19- 22 Dhjetor.

  • ‘Kishin kredi e borxhe…’/ Gazetari tregon detaje nga vrasja e Liridonës

    ‘Kishin kredi e borxhe…’/ Gazetari tregon detaje nga vrasja e Liridonës

    Vrasja e Liridona Ademajt tronditi opinionin publik, pasi mes të arrestuarve për këtë ngjarje është edhe bashkëshorti i viktimës.

    Naim Murseli akuzohet se ka porositur vrasjen e Liridonës. Në media është aluduar se shkaku ishte një sigurim jete që viktima kishte në Suedi, pasi kishte nënshtetësi suedeze.

    Gjithashtu është aluduar një lidhje jashtëmartesore e Naimit për të cilën thuhet se Liridona ishte në dijeni.

    E teksa ngjarja është e mbuluar me pikëpyetje dhe priten hetimet e policisë së Kosovës, gazetari Ervin Dushi ka ndarë detaje nga jeta e çiftit në Suedi.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Vizion Plus, gazetari tha se çifti Murseli në Suedi kishte disa kredi dhe borxhe. Për sa i përket sigurimit të jetës, ai tha se vetëm personat VIP mund të përfitojnë sigurim të lartë.

    Dushi: Familja Murseli ka një biznes të cilin e ka pasur pasiv në dy vitet e fundit. Është biznes në fushën e ndërtimit, por nuk ka pasur ndonjë të ardhur të madhe as më parë. Nëse i referohemi vitit 2020, si Liridona si Naimi kanë të ardhura rreth 300 e ca mijë korona, pra rreth 30 mijë euro në vit. Në një konsultim që unë kam pasur me agjencitë e sigurimeve kam marrë një përgjigje që mbi 1 milion marrin vetëm ata që janë persona VIP. Dhe siguracione VIP marrin vetëm ata persona që i plotësojnë disa kushte. Të tjerët mund të shkojnë maksimumi 590-800 mijë euro, por mos harrojmë se janë të ndara në dy dhe kanë 32% taksa.

    Familja ka pasur shumë debite këtu, kanë kredi pa paguar, kredi personale, kredi biznesi. Po t’i shohim janë 3. Nuk ka pasur një jetë të shfrenuar siç paraqitet, unë i referohem letrave, jo thashethemeve. Sipas dokumenteve aty kanë debite, biznesi i tyre është një kafe lagjeje, një kafe e vogël në qytet. Liridona ka menaxhuar firmën e pastrimit dhe kafen. Ndërsa zotëria, Naimi, nuk është njohur për shumë aktiv, por është paraqitur si pjesë e politikës.

    A ka informacion për ndonjë pasqyrim të mundur të të ardhurave, pronave në shtetin e Kosovës?

    Dushi: Suedia ka diçka që nuk ecën mbi ujë të turbullt. Ata po presin hetimet, pra po presin mbylljen e hetimeve. Momentalisht akoma nuk është shkruar emri i Naim Murselit në media. Arrestohet familjari i Liridona Ademajt, nuk thuhet që është arrestuar i shoqi.

    Për rastin kanë rënë në pranga Naim Murseli dhe Granit Plava i cili akuzohet se ka qëlluar Liridonën kundrejt 30 mijë eurove të paguara nga Murseli. Gjithashtu në pranga kanë rënë Kushtrim Kokalla dhe Tomë Doda, të cilët akuzohen si të përfshirë në ngjarje.

  • “Më duhen 8 mijë euro vëlla”/ Gazetari i njohur publikon mesazhet, ja si Naim Murseli kërkonte para borxh

    “Më duhen 8 mijë euro vëlla”/ Gazetari i njohur publikon mesazhet, ja si Naim Murseli kërkonte para borxh

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se Naim Murselit ka ndryshuar qartë qëndrim në lidhje me vrasjen e 30-vjeçares, Liridona, duke tentuar të nxjerrë djalin e tij të pafajshëm, ndërsa mediat kosovare raportojnë se ky i fundit ka pranuar fajin.

    Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Zeka ka publikuar disa mesazhe, të cilat sipas tij janë të bashkëshortit të 30-vjeçares, Naim Murselit, ku ai duket se i kërkon para borxh një të huaji dhe ndër të tjera, shprehet se ish-presidenti Behgjet Pacolli i ka dhënë hua 30 mijë euro.

    “Kur baba behet zedhenes i nje planifikuesi te vrasjes te familjes se tij. Sipas Policise te Kosoves, Naimi ka pranuar çdo gje rreth planifikimit te vrasjes. Madje vrasesin e kishte ftuar ne darke, ne te njejtin restoran, por me nje tavoline tjeter. Krejte kjo histori reale dhe bizare, ngjane me telenovela te tmerrshme.

    Duke qene Naimi brenda, dhe duke dashte me rrite nr e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderator, portale e gazeta, sjellin llojelloje teorish te konspiracioneve, duke mos iu referu hetimeve dhe deklaratave ne polici. Flitet per shume rrena, qe te vritete e verteta. E ne krye te rrenave na del babai i Naimit, i cili prej fillimit ka qene i dyshimt se po perpiqet te fshehe krimin.

    Prej gadishmerise “per ta vra djalin” tani del mbrojtes, madje edhe dezinformues. Del edhe akuzues ndaj policise, si dhe njerezeve qe e dine te verteten rreth Naimit. Nese nuk je i gatshem me thane te verteten, ma mire mbylle gojen.

    Qe vetem nje sms i Naimit ku i kerkon pare borgj nje amerikani, madje me fajde….”,- shkruan Zeka.

  • I akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier, lirohet pas 3 vitesh në qeli Fatmir Hoxha. Gjykata e shpall të pafajshëm (Vendimi)

    I akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier, lirohet pas 3 vitesh në qeli Fatmir Hoxha. Gjykata e shpall të pafajshëm (Vendimi)

    Pas 3 vitesh në qeli, Fatmir Hoxha ka fituar lirinë. Ishte gjykata e Fierit ajo që mori këtë të hënë vendimin, duke e shpallur 54-vjeçarin të pafajshëm, për vrasjen e Ahmet Toskës, ngjarje e ndodhur më 26 Tetor të vitit 2020, në Fier.

    “Sot është dhënë vendimi në ngarkim të të pandehurit Fatmir Hoxha. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e përbërë nga trupi gjykues znj. Dajana Ndreja, kryesuese seance dhe anëtare gjyqtare znj. Olkeda Lice dhe gjyqtar z. Rudi Laze, me shumicë vendosi: Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Fatmir Hoxha. Gjyqtarja znj. Olkeda Lice ka dalë kundër me vendim pakice”, thuhet në njoftimin e gjykatës që përcjell gazetarja Anila Sefa.


    Po sipas kësaj të fundit, Hoxha fitoi pafajësinë pas rigjykimit të kësaj çështje nga gjykata dhe një ri-inspektim i provave (pamje filmike të kamerave të sigurisë, veshjet, etj) që rrëzonin akuzat për autorësinë e tij. Në përfundim, gjykata u pajtua se nuk ka prova bindëse që vrasja është kryer prej tij.

    54-vjeçari Hoxha ka lënë pasditen e sotme ambientet e burgut të Fierit. Që prej momentit të parë kur u arrestua, ai nuk e pranoi asnjëherë autorësinë për vrasjen. Ai u arrestua 14 Nëntor të atij viti në aeroportin e Rinasit teksa po kthehej nga Italia, ku jetonte prej vitesh. Sipas avokates së tij, 54-vjeçari po kthehej për të sqaruar akuzat e ngritura ndaj tij.

    Ahmet Toska u ekzekutua më 26 Tetor në orën 06:00 të mëngjesit, teksa po shoqëronte bashkëshorten për në punë.

    Një person i maskuar iu afrua dhe e qëlloi me një plumb në kokë. Pamjet filmike dhe gjurmët e barutit në veshje ishin provat e prokurorisë, në bazë të së cilave kërkoi masën e sigurisë arrest me burg ndaj Hoxhës.
    50-vjeçari Ahmet Toska u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, për motive ende të paqarta. Tashmë edhe autori i vrasjes së tij mbetet ende i pazbuluar, njësoj si arma e krimit.

    Vrasja e Ahmet Toskës u trajtua gjerësisht nga emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, përmes 3 puntatave të dedikuara, duke publikuar pamjet e ngjarjes dhe pretendimet e secilës palë.

    Motra e tij, kërkoi që Prokuroria të bëjë ekspertim fizik të autorit që duket në kamerat e sigurisë dhe ta krahasojë me vëllain e saj (Lexo më shumë). Ajo tha se familja kishte bërë një ekspertim privat në Shqipëri e Itali dhe rezultati ishte që vëllai i saj nuk përputhet me vrasësin që duket në video.

    Fatmir Hoxhajt i është bërë edhe një eksperiment hetimor nga policia, që analizuan lëvizjet e tij me të vrasësit të maskuar që shfaqej në kamerat e sigurisë.

    Familja e Hoxhajt kishte bërë një ekspertim privat në Itali dhe kërkonte që të njëjtën gjë të bënte edhe Prokuroria e Fierit.

    Për emisionin Uniko foli në një lidhje me Skype edhe eksperti italian, i cili kishte bërë analizat krahasuese trupore të vrasësit që shfaqej në video dhe Fatmir Hoxhajt. Eksperti tha se dy personat ishin totalisht të kundërt sa i përket përmasave trupore, duke mohuar kështu që Fatmir Hoxhaj të ishte autori që duket në videon e vrasjes.

    “Në thelb është plotësisht person tjetër ai që është filmuar në atë skenë dhe komplet krejt i ndryshëm nga Fatmiri dhe kjo gjë është e qartë si drita e Diellit”, shprehej eksperti në intervistën e dhënë në Tetor të këtij viti (Lexo më shumë).

  • Çfarë e lidhte Behgjet Pacollin me burrin e Liridonës? Gazetarja e njohur zbardh detaje të reja

    Çfarë e lidhte Behgjet Pacollin me burrin e Liridonës? Gazetarja e njohur zbardh detaje të reja

    Gazetarja nga Kosova Leonora Kukaj tregoi në një intervistë për Euronews Albania detaje nga lidhja që Naim Museli kishte me ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli.

    Ajo u shpreh se vetë Pacolli në një intervistë për gazetën Nacionale ka hedhur poshtë cdo aludim për një lidhje përtej asaj si këshilltar i tij me Naim Murselin.“Është folur nëpër media për lidhjen mes Naim Murselit dhe Pacollit. Kemi pasur edhe një intervistë me Pacollin, por ai ka mohuar që mund të ketë diçka mes tij dhe Murselit veçse faktin që Naim Murseli ka qenë këshilltar i tij. Është përfolur në mënyrë jozyrtare për një lidhje pak më shumë mes Naim Murselit dhe Behgjet Pacollit”, tha gazetarja.