Category: Lajme

  • “Do vrisnin Suel Çelën se rrahu Ben Lazen, por…” – Detaje tronditëse nga hetimi, Dumani: Po gjeta spiunin do ta rrjep, do t’i ha fëmijët

    “Do vrisnin Suel Çelën se rrahu Ben Lazen, por…” – Detaje tronditëse nga hetimi, Dumani: Po gjeta spiunin do ta rrjep, do t’i ha fëmijët

    Nuredin Dumani, bashkëpunëtori kryesor i prokurorisë së Posaçme SPAK ka pasur në objektiv për të vrarë Suel Çelën, vetëm se njerëzit e këtij të fundit, kishin kapur në Elbasan dhe rrahur Arben Lazen, ish-presidentin e Futboll Klub Elbasani, njëherësh dhe mik familje i Erjon Alibej.

    Gazetari Elton Qyno i Ora News ka mësuar se gjatë periudhës së fundvitit 2020, Laze ka lëvizur me makinë disa herë në zonën e biznesit të Suel Çelës. E pas dyshimeve të krijuara Laze është ndaluar nga njerëzit e Suelit, duke u dhunuar fizikisht.

    Kjo situatë e pakëndshme nuk është denoncuar në polici, por sigurisht Laze ka informuar miqtë e tij, Erion Alibej e të tjerë.Grupi përgatitet dhe bën plan për të gjuajtur me armë Suel Çelën, por siç del në bisedat e “SKY”, ata janë dekonspiruar nga anëtarët e vetë.

    Pasi Suel Çela ishte vënë në dijeni për planin e goditjes me armë, duke çuar informacionin e detajuar tek njerëzit që mbanin Dumanin në Durrës dhe kërkuar llogari.Kjo gjë dhe ky plan i dekonspiruar për të bërë vrasjen, ka tërbuar Nuredin Dumanin, i cili shprehet se nëse e zbulon personin, ka për ti vrarë dhe fëmijët.

    Sipas dosjes hetimore gjatë bisedës Dumani është i hutuar, për shkak se dhe në Belgjikë ishte vrarë në nëntor 2020 Arjan Spahiu, që ai i thërret “Lali”, Erjon Alibej kishte rënë në burg, ndërsa ai kishte mbetur vetëm.

    Në bisedë e sipër ai betohet se do marë hak për vrasjen e “Lalit”, duke vrarë dy ose më shumë persona.

    Dhe në vetminë e tij, brenda grupit ka nuhatur se kishte spiunë që e dekonspironin lidhur me planet për vrasje, siç ishte rasti i Suel Çelës.

    Në këtë rast duket paksa paradoksale pasi në bisedat e “SKY” Dumani shfaqet i mërzitur se ishte dekonspiruar për planin e vrasjes së Suelit. Ndërsa në dëshminë e tij para prokurorëve ai flet se ka folur dhe biseduar me Suel Çelën në “Matrix”, nga i cili ka marrë porosi për vrasjen e Lulzim Mashës.

    Ndërkohë që në një tjetër dëshmi, Dumani tregon se është takuar në 11 nëntor 2020 me Sandër Bahon alias “Sakati” në Gjilan të Kosovës, ku kanë biseduar për vënien në zbatim të planit të vrasjes së Lulzim Mashës.

    Udhëtimi i Sakatit drejt Kosovës, është faktuar nga SPAK edhe përmes verifikimit të lëvizjes së tij në TIMS.

    Ndërsa plani për të sulmuar Suel Çelën del gjatë një bisede të 5 dhjetorit 2020 të zhvilluar në “SKY” mes Toto Rinoo që është Nuredin Dumani dhe një personazhi tjetër, pjesë e grupit të Dumanit që identifikohet si “Lucky” dhe thirret me nofkën “Pilo” dhe është identifikuar si O.K

    Mes të tjerash këta dy persona bisedojnë me njëri-tjetrin, duke mbajtur me ngushëllim dhe këshilla se duhet bërë kujdes, pas vrasjes së Arjan Spahiut në Belgjikë.

    Lucky: Vlla të vij P-ja, tregoj un, se nuk jemi bashk për momentin. Ti vlla mirë ke qënë, nga shtëpia?

    Toto Rino: Mirë zemra e vëllait mirë jam, mirë jemi të gjithë. Ja veç llaffe lart e poshtë.

    Lucky: Normale vlla, këtë punë kanë motër q…. në qytet

    Toto Rinoo: Ja pse po na vrasin neve, e kemi mrena spiunin vëlla.

    Lucky: Normale vlla, se kam kuptu qysh ndodhi. Na e kanë shit Lalin, se ska mundësi tjetër.

    Toto Rinoo: Këtë muhabet e kanë dit veç 3 veta nga ne. Zbohet fjalë vëlla.

    Lucky: Se di vëlla, unë skam fol me P për këto gjana se më mirë ta dinë pak. Po ja si ndodhi dhe sdi kujt me ja vënë gishtin.

    Toto Rinoo: Ja q…a grat ku i kanë, do ja haj fëmijët atij që na ka shit. Po vlla ashtu është. Ça është për tu bë do bëhet vlla, sdo ja bëjmë gjakun ujë Lalit, por nuk kthej dot gjë mbrapsht

    Toto Rinoo: Mos u mërzit zemra e vëllait, nuk të le vetëm vëllai jot pa merak. Sa të jem gjallë ty, do të kem si vëllanë më të vogël. Mos e harro kur të kesh gjë, më ke mua për gjithë jetën.

    Lucky: E di vëlla se ve në dyshim, e di që dhe ti e doje fort lalin njëjt si ne. Nuk e harroj vëlla, dhe ty për çdo gjë që të duhet, më thuaj më ke gati për gjithçka.

    Toto Rinoo: Si nuk e doja vlla si nuk e doja. Të vdes vëllai për ty.

    Lucky: Na u the zemra, por skemi çfarë të bëjmë.

    Toto Rinoo: Mos mu mërzit, a mir.Mos kurrë me asnjë, as me të shtëpisë mos fol.

    Lucky: Jo vlla jo pa merak. Vetëm me P flas për këto gjëra.

    Toto Rinoo: Kur të vijë P. më thuaj të flas pak.

    Lucky: Normal vëlla. Urrejtje kam plot brenda, por nuk ka rëndësi kjo, a ça mendojnë njerëzit.Du të jetë i qetë Lali, aty ku është. Ti bi shpirti në qetësi.

    Toto Rinoo: Lali është i qetë se e din që ka vëllezër mrapa. Dhe ai e din që do i meret haku. Mos u mërzit zemra e vëllait. Nuk vdes unë pa mar hakun e Lalit, jo 1 apo 2, por sa të më mushet mendja mu. Veç kujdes zemra ime, veç kujdes, kujdes.

    Lucky: Jo vlla mos u bëj merak për mua fare. Ruju dhe ti aman, se ja si ndodh, spo meret më vesh.

    Toto Rinoo: Me mua le ta krujn, ato pa merak. Se motrën p…do ja q…, aty do vdes.

    Lucky: Nuk duam më humbje vëlla se e kemi shpirtin copë-copë.Rruhu vlla, aman.

    Më tej biseda vijon mes dy personave lidhur me daljen e informacionit për planin e goditjes së Suel Çelës. Informacioni tashmë kishte dalë dhe Sueli ishte në dijeni të këtij plani. Por Dumani dhe “Lucky” flasin me njëri-tjetrin për të gjetur spiunin. Ata dyshojnë tek një anëtar i grupit i thirur “Ceni” dhe vendosin ti japin disinformacion për ta vënë në provë.

    Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

    Lucky: Pyeta kunatin vlla, për këtë muhabet, as ky nuk dinte gjë. Si ka thënë gjë Eri (Erjoni)

    Toto Rinoo:Por mos e pyet se aji s’di gjë, mos e verë në siklet.

    Lucky: Jo jo vihet në siklet nga dalin këto llafe, se qark i mbyllëm jemi vlla. Lali është më., Eri po në burg, atëherë kush e dinte tjetër si muhabet? Që ta dimë dhe ne

    Toto Rinoo: Te dij qe dikush i afërt i joni po na shet ka mundesi. E ka ditë Lali, e ka ditë Eri, e ka ditë P, dhe Sandri dhe unë.

    Lucky: Atëherë këtu me pa, që ta dimë dhe ne ku të rruhemi, mos flasim shumë.

    Toto Rinoo: Po vlla hiç fare mos flasim, vëlla duhet me e djeg atë motër q… që po na shet dhe fëmijët do tja ha. Ngushtoni rrethin vëlla, vetëm ata të dy ngelen Sandri dhe P.Sa më shumë ngushtoni rrethin. Se fola dhe me Sandrin, ishte i shokum.

    Lucky: Lali sështë me vlla, Eri po në burg.

    Toto Rinoo: Nuk flet Sandri vëlla, muhabetet e mia, As P nuk flet.

    Lucky: Atëherë kush vëlla? Se spo kuptojmë asgjë, nuk dum me ja van gishtin asnjërit.

    Toto Rinoo: Vëllaçko, zoti më falt por unë mendoj “Ceni”.Se ai ka mashtruar nja dy herë.

    Lucky: Po ku i di “Ceni” këto muhabete?

    Toto Rinoo: Ky muabet munet me dal dhe prej meje. Nëse unë i tregoj nji shoku si për me thanë psh që shiko Sueli e rrafi Lazen… A mo ka me pa se filani ka me ja q…robt Suelit për Benin. Me këto fjalë e bëmë spiunllikun.

    Lucky: Mos i shkruaj më Cenit!

    Toto Rinoo: Jo jo unë si shkruaj më Cenit ka kokë.Që kur mashtroj me shtrimin në spital, po unë qe aty. Ja kam vonë vizën Cenit.

    Lucky: Të kuptoj pot tani duhet me pas kujdes shumë. Ok vëlla do e mbaj në monitorim.

    Toto Rinoo:Po vlla, për çdo gjë Ceni shumë në monitorim dhe jepini dizinformacione. Për mua thoni që është këtu në Elbasan.

    Lucky: Po vlla, kur të vijë P po ja tregoj.

    Disa orë më vonë vjen P një njeri ende i paidentifikuar dhe flet me Nuredin Dumanin duke përdorur telefonin e “Lackyt”

    Lucky: O vëlla o 2 herë e vlla.

    Toto Rinoo: Po vlla jam habit fare sot që në mëngjes.

    Lucky: Po e vëlla, do ketë fol nai llaf Beni, do i ketë thënë ndonjërit. Se njeri tjetër, nuk ka fol, se di. Se sjanë as muhabete për tu bërë.

    Toto Rinoo: Nuk e di vëlla, por thire Benin dhe thui me cilin ke fol? Q… robt, ma shumë turp, muhabeti na shkoi deri në Durrës.Unë i thashë Benit, veri gishtin njërit prej tyre, kujt do me ja q…robt.Ama kjo gjë sduhet me kishte dalë nga ne. jo se na trembemi nga këto, se un di t’ja çoj haberin vet dhe i them ça dum ne. Por inatin e kam me tonit, pse duhet të na dalin fjalët.

    Lucky: Po aman më ra qielli në tokë. Do e takoj mbasdite. Beni po më qante, ju ba qefi mal.

    Toto Rinoo: Do japim dizinformata, ke njerëz që në dyshojmë që folin dhe do shikojm kush muabet do dal. Dhe kur të sigurohemi kush osht ai, do vi un dhe do ta rrjep me durët e mija, le të jetë kush nga tonit. Ti je ma inteligjent, din si ja sjell muabetin spiunëve, se motrën p…ky spiun na vran vllezërit tonë.

    Lucky: Se unë jam mërzit shumë, se vëllain na e transferuan (fjala për Erjon Alibej)

    Toto Rinoo:Mos u mërzit vëllai im se dhe hallim e atij kam. Kam fut dhe unë nji njeri për me regullu me dhomë veç.

    Lucky: Dje është ndëruar ai drejtori dhe po mundohemi ti fusim një telefon për një javë të paktën dh eta nxjerim prap.

    Toto Rinoo: Vlla është e vështirë aty, por çdo gjë osht e mundur. Unë tani sdi kujt tja plas tashti.Z’di me çin mu mar, nervat më shtohen përdit. Por nji gja duhet vlla, mbaji çunat afër mos tremben. A keni armë?

    Toto Rinoo: Se i thom Sandrit të japi ça ka aty…

    Toto Rinoo: E more porosinë tek Sandri vëlla?

    Toto Rinoo: Hapni sytë se hekri s’të ndihmon shumë vëlla.

  • Analisti britanik: Evropa, përgatitje për luftë para se të jetë tepër vonë!

    Analisti britanik: Evropa, përgatitje për luftë para se të jetë tepër vonë!

    Krahu i Trump i Partisë Republikane, beson autori, nuk pasqyron atë që dëshiron shumica e amerikanëve

    Shtetet anëtare të NATO-s në Evropë po përballen me një krizë të madhe – Rusia dhe Kina po armatosen me shpejtësi, me Moskën që po kalon në një ekonomi lufte në shkallë të plotë. Edhe pse SHBA është ende më e fortë se të dyja vendet së bashku dhe rezistenca heroike e Ukrainës ka frenuar forcat e Kremlinit, të dyja këto mund të ndryshojnë shumë shpejt, shkruan autori Lewis Page në komentin e tij për britaniken The Telegraph.

    Më keq, ka pasur një ndryshim politik në Amerikë. Krahu i Trump i Partisë Republikane, beson autori, nuk pasqyron atë që dëshiron shumica e amerikanëve – por, në fund të fundit, Donald Trump është bërë president më parë dhe mund të bëhet sërish president, për shkak të kandidatëve të tmerrshëm demokratë. Politikanët republikanë të linjës së ashpër që aktualisht bllokojnë ndihmën për Ukrainën nuk flasin për shumicën e amerikanëve, por numrat në Kapitol Hill u japin atyre ndikim joproporcional.

    Ajo që kuptohet më pak është se presidenti Joe Biden është gjithashtu një aleat jo i besueshëm. Ai ka refuzuar qëllimisht t’i japë Ukrainës një armë që mund të rrëzojë urën e Kerçit (Krime) që lidh kontinentin rus me Krimenë – potencialisht një goditje vendimtare kundër Kremlinit – sepse i frikësohet kartws bërthamore të Putinit. Biden nuk i dërgoi as tanket derisa Britania e “shtynte” atë me vendimin e saj për të dorëzuar, sipas Page. Ai gjithashtu, sipas autorit, nuk përfaqëson amerikanët, edhe pse është komandant i përgjithshëm.

    Skenari i makthit është ai në të cilin Rusia arrin të detyrojë t’i japë fund luftimeve në Ukrainë dhe vazhdon armatimin dhe mobilizimin masiv që është duke u zhvilluar. Në planin afatgjatë, ekonomia ruse do të shembet nën presionin ashtu si ajo që ndodhi me Bashkimin Sovjetik. Por në afat të shkurtër – besojnë polakët në vetëm tre vjet – ushtria ruse mund të kthehet, më e madhe dhe e ngurtësuar nga beteja. Dhe pastaj Kina lëviz kundër Tajvanit, ndërsa Vladimir Putin lëviz kundër NATO-s, parashikon autori.

    Nëse SHBA-ja do të ishte e vendosur dhe e gatshme të përballonte peshën kryesore të luftimeve, ndoshta mund t’i fitonte të dyja luftërat menjëherë. Por, siç mund të shihet, presidenti i ardhshëm mund të mos jetë i vendosur apo i gatshëm ta bëjë këtë, ndaj lind pyetja se çfarë do të thotë kjo për vendet në këtë anë të Atlantikut.

    Siç shprehet autori, këtu vlen shprehja e vjetër: “Nëse do paqe, përgatitu për luftë”. Britania dhe Evropa më në fund duhet të kujdesen për mbrojtjen e tyre në vend që të shpenzojnë paratë e tyre për shtetet e fryra të mirëqenies dhe të mbështeten te Amerika për sigurinë e tyre. Megjithatë, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për shpenzime më të larta në mbrojtje, por edhe për shpenzime efikase, siç u theksua. Në të gjithë botën perëndimore, ish-oficerët ushtarakë argumentojnë se situata në Ukrainë do të thotë se Evropa ka nevojë për sasi masive tankesh, armësh dhe granatash.

    Evropa ka nevojë për sisteme dhe armë të ndryshme – kryesisht raketa dhe dronë të llojeve të ndryshme. Disa e shohin nevojën në rritje – anembanë Evropës dhe Britanisë, kompanitë e armëve fjalë për fjalë po ngërthejnë idenë se qeveritë e tyre do të investojnë shuma të mëdha në zhvillimin e teknologjive të ndryshme të armëve që ka vetëm SHBA. Politika britanike nga më parë ishte se ajo do të fillonte edhe para sulmit rus në Ukrainë, përmes projekteve të tilla si programi për zhvillimin e avionit luftarak të ardhshëm stealth “Tempest” (i cili duhet të jetë gati deri në vitin 2035 dhe të bëjë që do të formojëPolonia, të cilën autori e quan të arsyeshme në këtë kuptim – e cila është shumë më e përqendruar në këtë pasi kufizohet me Rusinë – nuk e ndërtoi një industri ushtarake nga e para. Polakët, siç u tha, thjesht blenë një numër të madh tankesh – të cilat kanë shumë më tepër kuptim për Poloninë sesa, për shembull, për britanikët – nga Koreja e Jugut, dhe raketa të fuqishme nga SHBA.

    Nëse Britania, për shembull, vendos se ka nevojë për tanke, ajo thjesht duhet t’i blejë ato nga prodhues të mirë si Koreja e Jugut, Gjermania ose Izraeli, në vend që të përpiqet të ringjallë industrinë e saj të tankeve që po vdes, siç është bërë deri më tani.

    Kur bëhet fjalë për Britaninë, thuhet se sigurisht që ka gjëra që vendi do të duhet t’i ndërtojë vetë, për shembull nëndetëset e veta, pasi SHBA planifikon të ndërtojë sasi të mjaftueshme të këtyre anijeve për veten dhe Australinë. Megjithatë, ata duhet të jenë të armatosur me armë amerikane. Është e njëjta gjë me mini-nëndetëset dhe vendi prodhon gjithashtu disa armë të tjera të klasit botëror, si pushkë snajper ose mjete të blinduara të të gjithë terrenit.

    Por në çdo rast, mesazhi i autorit është se ne duhet të ndalojmë së provuari të bëjmë gjithçka vetë dhe të përfshihemi në përpjekje shumëkombëshe për të përsëritur gjëra që Britania thjesht mund t’i blejë. Ato përpjekje, beson ai, gjithmonë përfundojnë në katastrofë, duke treguar për projektet Eurofighter, Sea Viper dhe Merlin. Kur blini jashtë shtetit, ndaloni të ndërhyni në industrinë britanike dhe të hidhni në erë produkte krejtësisht të mira, siç ka ndodhur më parë.

    Me pak fjalë, si polakët, pohon autori, ne duhet të merremi seriozisht. Ukrainasit po blejnë Evropën dhe Britaninë kohë të çmuar, me një çmim të tmerrshëm në gjak. Britania duhet t’i armatosë dhe të armatoset deri në dhëmbë, pa krijuar vende pune për vete – dhe kjo duhet bërë para se të jetë tepër vonë.

  • E rëndë në Lushnje! Automjeti përplas për vdekje një person, viktima ende e paidentifikuar

    E rëndë në Lushnje! Automjeti përplas për vdekje një person, viktima ende e paidentifikuar

    Shoferi 64-vjeçar është shoqëruar në polici teksa po hetohet për ngjarjen e rëndë.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Golem, Lushnje.

    Bëhet me dije nga burimet për media se një automjet tip “Volkswagen” ka aksidentuar për vdekje një person ende të paidentifikuar.

    Shoferi 64-vjeçar është shoqëruar në polici teksa po hetohet për ngjarjen e rëndë.

    Njoftim:

    Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.

    U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

  • Aksident i rëndë, humb jetën menjëherë një person

    Aksident i rëndë, humb jetën menjëherë një person

    Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Lushnje.

    Një 64 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar për vdekje një person ende të paidentifikuar.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në fshatin Golem.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

  • Aksident në bypassin e Murrizit, përplasen dy makina, bllokohet qarkullimi

    Aksident në bypassin e Murrizit, përplasen dy makina, bllokohet qarkullimi

    Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në bypassin e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit.

    Mësohet se një mjet tip Audi që lëvizte në drejtim të Tiranës është përplasur me një mjet transporti mallrash që lëvizte në drejtim të Qarkut Dibër.

    Vendi ku ka ndodhur aksidenti ndodhet rreth 1 kilometër nga Qafa e Murrizit në fshatin Bastar.

    Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime të lehta personat që ndodheshin në mjetin tip Audi dhe drejtuesi i mjetit tip furgon, por pa pasoja të rënda.

    Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve që lëvizin në të dy drejtimet, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për lirimin e trafikut.

    Grupi hetimor ishte në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.

  • Do vrisnin Suel Çelën se rrahu Ben Lazen, por u dekonspiruan. Dumani: Po gjeta spiunin do ta rrjep, do t’i ha fëmijët

    Do vrisnin Suel Çelën se rrahu Ben Lazen, por u dekonspiruan. Dumani: Po gjeta spiunin do ta rrjep, do t’i ha fëmijët

    Nuredin Dumani, bashkëpunëtori kryesor i prokurorisë së Posaçme SPAK ka pasur në objektiv për të vrarë Suel Çelën, vetëm se njerëzit e këtij të fundit, kishin kapur në Elbasan dhe rrahur Arben Lazen, ish-presidentin e Futboll Klub Elbasani, njëherësh dhe mik familje i Erjon Alibej.

    “Ora News” ka mësuar se gjatë periudhës së fundvitit 2020, Laze ka lëvizur me makinë disa herë në zonën e biznesit të Suel Çelës. E pas dyshimeve të krijuara Laze është ndaluar nga njerëzit e Suelit, duke u dhunuar fizikisht.

    Kjo situatë e pakëndshme nuk është denoncuar në polici, por sigurisht Laze ka informuar miqtë e tij, Erion Alibej e të tjerë.

    Grupi përgatitet dhe bën plan për të gjuajtur me armë Suel Çelën, por siç del në bisedat e “SKY”, ata janë dekonspiruar nga anëtarët e vetë.

    Pasi Suel Çela ishte vënë në dijeni për planin e goditjes me armë, duke çuar informacionin e detajuar tek njerëzit që mbanin Dumanin në Durrës dhe kërkuar llogari.

    Kjo gjë dhe ky plan i dekonspiruar për të bërë vrasjen, ka tërbuar Nuredin Dumanin, i cili shprehet se nëse e zbulon personin, ka për ti vrarë dhe fëmijët.

    Sipas dosjes hetimore gjatë bisedës Dumani është i hutuar, për shkak se dhe në Belgjikë ishte vrarë në nëntor 2020 Arjan Spahiu, që ai i thërret “Lali”, Erjon Alibej kishte rënë në burg, ndërsa ai kishte mbetur vetëm.

    Në bisedë e sipër ai betohet se do marë hak për vrasjen e “Lalit”, duke vrarë dy ose më shumë persona.

    Dhe në vetminë e tij, brenda grupit ka nuhatur se kishte spiunë që e dekonspironin lidhur me planet për vrasje, siç ishte rasti i Suel Çelës.

    Në këtë rast duket paksa paradoksale pasi në bisedat e “SKY” Dumani shfaqet i mërzitur se ishte dekonspiruar për planin e vrasjes së Suelit. Ndërsa në dëshminë e tij para prokurorëve ai flet se ka folur dhe biseduar me Suel Çelën në “Matrix”, nga i cili ka marrë porosi për vrasjen e Lulzim Mashës.

    Ndërkohë që në një tjetër dëshmi, Dumani tregon se është takuar në 11 nëntor 2020 me Sandër Bahon alias “Sakati” në Gjilan të Kosovës, ku kanë biseduar për vënien në zbatim të planit të vrasjes së Lulzim Mashës.

    Udhëtimi i Sakatit drejt Kosovës, është faktuar nga SPAK edhe përmes verifikimit të lëvizjes së tij në TIMS.

    Ndërsa plani për të sulmuar Suel Çelën del gjatë një bisede të 5 dhjetorit 2020 të zhvilluar në “SKY” mes Toto Rinoo që është Nuredin Dumani dhe një personazhi tjetër, pjesë e grupit të Dumanit që identifikohet si “Lucky” dhe thirret me nofkën “Pilo” dhe është identifikuar si O.K

    Mes të tjerash këta dy persona bisedojnë me njëri-tjetrin, duke mbajtur me ngushëllim dhe këshilla se duhet bërë kujdes, pas vrasjes së Arjan Spahiut në Belgjikë.

    Lucky: Vlla të vij P-ja, tregoj un, se nuk jemi bashk për momentin. Ti vlla mirë ke qënë, nga shtëpia?

    Toto Rino: Mirë zemra e vëllait mirë jam, mirë jemi të gjithë. Ja veç llaffe lart e poshtë.

    Lucky: Normale vlla, këtë punë kanë motër q…. në qytet

    Toto Rinoo: Ja pse po na vrasin neve, e kemi mrena spiunin vëlla.

    Lucky: Normale vlla, se kam kuptu qysh ndodhi. Na e kanë shit Lalin, se ska mundësi tjetër.

    Toto Rinoo: Këtë muhabet e kanë dit veç 3 veta nga ne. Zbohet fjalë vëlla.

    Lucky: Se di vëlla, unë skam fol me P për këto gjana se më mirë ta dinë pak. Po ja si ndodhi dhe sdi kujt me ja vënë gishtin.

    Toto Rinoo: Ja q…a grat ku i kanë, do ja haj fëmijët atij që na ka shit. Po vlla ashtu është. Ça është për tu bë do bëhet vlla, sdo ja bëjmë gjakun ujë Lalit, por nuk kthej dot gjë mbrapsht

    Lucky: Ja q….robt.

    Toto Rinoo: Mos u mërzit zemra e vëllait, nuk të le vetëm vëllai jot pa merak. Sa të jem gjallë ty, do të kem si vëllanë më të vogël. Mos e harro kur të kesh gjë, më ke mua për gjithë jetën.

    Lucky: E di vëlla se ve në dyshim, e di që dhe ti e doje fort lalin njëjt si ne. Nuk e harroj vëlla, dhe ty për çdo gjë që të duhet, më thuaj më ke gati për gjithçka.

    Toto Rinoo: Si nuk e doja vlla si nuk e doja. Të vdes vëllai për ty.

    Lucky: Na u the zemra, por skemi çfarë të bëjmë.

    Toto Rinoo: Mos mu mërzit, a mir.Mos kurrë me asnjë, as me të shtëpisë mos fol.

    Lucky: Jo vlla jo pa merak. Vetëm me P flas për këto gjëra.

    Toto Rinoo: Kur të vijë P. më thuaj të flas pak.

    Lucky: Normal vëlla. Urrejtje kam plot brenda, por nuk ka rëndësi kjo, a ça mendojnë njerëzit.Du të jetë i qetë Lali, aty ku është. Ti bi shpirti në qetësi.

    Toto Rinoo: Lali është i qetë se e din që ka vëllezër mrapa. Dhe ai e din që do i meret haku. Mos u mërzit zemra e vëllait. Nuk vdes unë pa mar hakun e Lalit, jo 1 apo 2, por sa të më mushet mendja mu. Veç kujdes zemra ime, veç kujdes, kujdes.

    Lucky: Jo vlla mos u bëj merak për mua fare. Ruju dhe ti aman, se ja si ndodh, spo meret më vesh.

    Toto Rinoo: Me mua le ta krujn, ato pa merak. Se motrën p…do ja q…, aty do vdes.

    Lucky: Nuk duam më humbje vëlla se e kemi shpirtin copë-copë.Rruhu vlla, aman.

    Më tej biseda vijon mes dy personave lidhur me daljen e informacionit për planin e goditjes së Suel Çelës. Informacioni tashmë kishte dalë dhe Sueli ishte në dijeni të këtij plani. Por Dumani dhe “Lucky” flasin me njëri-tjetrin për të gjetur spiunin. Ata dyshojnë tek një anëtar i grupit i thirur “Ceni” dhe vendosin ti japin disinformacion për ta vënë në provë.

    Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

    Lucky: Pyeta kunatin vlla, për këtë muhabet, as ky nuk dinte gjë. Si ka thënë gjë Eri (Erjoni)

    Toto Rinoo:Por mos e pyet se aji s’di gjë, mos e verë në siklet.

    Lucky: Jo jo vihet në siklet nga dalin këto llafe, se qark i mbyllëm jemi vlla. Lali është më., Eri po në burg, atëherë kush e dinte tjetër si muhabet? Që ta dimë dhe ne

    Toto Rinoo: Te dij qe dikush i afërt i joni po na shet ka mundesi. E ka ditë Lali, e ka ditë Eri, e ka ditë P, dhe Sandri dhe unë.

    Lucky: Atëherë këtu me pa, që ta dimë dhe ne ku të rruhemi, mos flasim shumë.

    Toto Rinoo: Po vlla hiç fare mos flasim, vëlla duhet me e djeg atë motër q… që po na shet dhe fëmijët do tja ha. Ngushtoni rrethin vëlla, vetëm ata të dy ngelen Sandri dhe P.Sa më shumë ngushtoni rrethin. Se fola dhe me Sandrin, ishte i shokum.

    Lucky: Lali sështë me vlla, Eri po në burg.

    Toto Rinoo: Nuk flet Sandri vëlla, muhabetet e mia, As P nuk flet.

    Lucky: Atëherë kush vëlla? Se spo kuptojmë asgjë, nuk dum me ja van gishtin asnjërit.

    Toto Rinoo: Vëllaçko, zoti më falt por unë mendoj “Ceni”.Se ai ka mashtruar nja dy herë.

    Lucky: Po ku i di “Ceni” këto muhabete?

    Toto Rinoo: Ky muabet munet me dal dhe prej meje. Nëse unë i tregoj nji shoku si për me thanë psh që shiko Sueli e rrafi Lazen… A mo ka me pa se filani ka me ja q…robt Suelit për Benin. Me këto fjalë e bëmë spiunllikun.

    Lucky: Mos i shkruaj më Cenit!

    Toto Rinoo: Jo jo unë si shkruaj më Cenit ka kokë.Që kur mashtroj me shtrimin në spital, po unë qe aty. Ja kam vonë vizën Cenit.

    Lucky: Të kuptoj pot tani duhet me pas kujdes shumë. Ok vëlla do e mbaj në monitorim.

    Toto Rinoo:Po vlla, për çdo gjë Ceni shumë në monitorim dhe jepini dizinformacione. Për mua thoni që është këtu në Elbasan.

    Lucky: Po vlla, kur të vijë P po ja tregoj.

    Disa orë më vonë vjen P një njeri ende i paidentifikuar dhe flet me Nuredin Dumanin duke përdorur telefonin e “Lackyt”

    Lucky: O vëlla o 2 herë e vlla.

    Toto Rinoo: Po vlla jam habit fare sot që në mëngjes.

    Lucky: Po e vëlla, do ketë fol nai llaf Beni, do i ketë thënë ndonjërit. Se njeri tjetër, nuk ka fol, se di. Se sjanë as muhabete për tu bërë.

    Toto Rinoo: Nuk e di vëlla, por thire Benin dhe thui me cilin ke fol? Q… robt, ma shumë turp, muhabeti na shkoi deri në Durrës.Unë i thashë Benit, veri gishtin njërit prej tyre, kujt do me ja q…robt.Ama kjo gjë sduhet me kishte dalë nga ne. jo se na trembemi nga këto, se un di t’ja çoj haberin vet dhe i them ça dum ne. Por inatin e kam me tonit, pse duhet të na dalin fjalët.

    Lucky: Po aman më ra qielli në tokë. Do e takoj mbasdite. Beni po më qante, ju ba qefi mal.

    Toto Rinoo: Do japim dizinformata, ke njerëz që në dyshojmë që folin dhe do shikojm kush muabet do dal. Dhe kur të sigurohemi kush osht ai, do vi un dhe do ta rrjep me durët e mija, le të jetë kush nga tonit. Ti je ma inteligjent, din si ja sjell muabetin spiunëve, se motrën p…ky spiun na vran vllezërit tonë.

    Lucky: Se unë jam mërzit shumë, se vëllain na e transferuan (fjala për Erjon Alibej)

    Toto Rinoo:Mos u mërzit vëllai im se dhe hallim e atij kam. Kam fut dhe unë nji njeri për me regullu me dhomë veç.

    Lucky: Dje është ndëruar ai drejtori dhe po mundohemi ti fusim një telefon për një javë të paktën dh eta nxjerim prap.

    Toto Rinoo: Vlla është e vështirë aty, por çdo gjë osht e mundur. Unë tani sdi kujt tja plas tashti.Z’di me çin mu mar, nervat më shtohen përdit. Por nji gja duhet vlla, mbaji çunat afër mos tremben. A keni armë?

    Lucky: Po kemi nja 3 pistoleta

    Toto Rinoo: Se i thom Sandrit të japi ça ka aty…

    Toto Rinoo: E more porosinë tek Sandri vëlla?

    Lucky :Po e mora.

    Toto Rinoo: Hapni sytë se hekri s’të ndihmon shumë vëlla.

  • “Një shqiptare të zhdukur në …”/ Gazetari Milaim Zeka ngre dyshime të forta, ja sekreti që dinte Liridona për Naimin

    “Një shqiptare të zhdukur në …”/ Gazetari Milaim Zeka ngre dyshime të forta, ja sekreti që dinte Liridona për Naimin

    Në emisionin “Shqipëria LIVE” u diskutua sot sërish për çështjen e vrasjes së Liridona Ademaj në Prishtinë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Shumë është folur por ende nuk dihet një informacion i saktë i arsyes që bëri që Naimi të paguante për vrasjen e gruas së tij.

    Gazetari Milaim Zeka në një lidhje skype me emisionin bëri një deklaratë bombë, një pistë që nuk ishte dëgjuar deri më tani.

    “Por ka dhe një pistë tjetër. Bëhet fjalë për një grua shqiptare të zhdukur në Suedi, dhe ky ishte një informacion që Liridona e dinte.

    E dinte sigurisht Naimi dhe babai i Naimit, Shabani. Për këtë po hetonte dhe policia suedeze.

    Ky mund të jetë një nga sekretet që mbante Liridona,” tha Zeka.

  • Investigimi/ BIRN zbardh skemën: Si u transferuan jashtë vendit miliardat e “inceneratorit” të Tiranës

    Investigimi/ BIRN zbardh skemën: Si u transferuan jashtë vendit miliardat e “inceneratorit” të Tiranës

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, nëpërmjet mashtrimit dhe faturave fiktive, thithën më shumë se 40 milionë euro në mënyrë të paligjshme nga llogaritë e kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, pjesë e të cilave u transferuan jashtë vendit.

    Më 7 dhjetor 2017, tre muaj pas themelimit, kompania fituese e kontratës së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV (IEBV SPV) nënshkroi një marrëveshje nënkontraktimi me një prej kompanive themeluese të saj, Integrated Technology Services, (ITS) me një vlerë 1.5 miliardë lekë dhe një afat 12 mujor.

    Kontrata, një kopje e së cilës është sekuestruar vite më vonë nga SPAK, është lidhur midis ish-administratorit të IEBV, Giusseppe Ciaffaglione, dhe administratorit të ITS, Klodian Zoto, dhe kishte për qëllim realizimin nga kjo e fundit të punimeve civile për mbylljen e landfillit të Sharrës, rivitalizimin e zonës dhe projektimin dhe ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve dhe të infrastrukturës së nevojshme.

    Megjithatë, sipas ish-administratorit të IEBV, Giusseppe Ciaffaglione, kompania nënkontraktore nuk e zbatoi kurrë kontratën; madje, në përgjigje të një letër porosie, ai i tha prokurorëve në vitin 2023 se firma e hedhur në marrëveshje nuk ishte e tij.

    “Ai deklaron se nuk është nënshkruar nga ai kjo kontratë, të cilën po e shikonte për herë të parë”, citon Prokuroria e Posaçme.

    “Po ashtu, ai deklaron se nuk ka dijeni që shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k, të ketë furnizuar apo sjellë ndonjëherë materiale për punime te kantieri i Inceneratorit të Tiranës”, shton organi i akuzës.

    Pesë vjet pas nënshkrimit të kontratës të koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) lëshoi të premten dy masa sigurie “arrest me burg” ndaj biznesmenëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale: mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim.

    Sipas të dhënave të përfshira në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë të lëshuar ndaj dy të pandehurve nga gjyqtarja Irena Gjoka, Mërtiri dhe Zoto janë në qendër të një skeme mashtrimi financiar, e realizuar në bashkëpunim me zyrtarë të lartë publikë nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Trajtimit të Koncesioneve, e cila i ka kushtuar taksapaguesve dhjetëra miliona euro – të paguara në formën e tarifës së depozitimit të mbetjeve nga bashkitë e qarkut Tiranë në Sharrë.

    Vendimi i GJKKO-së përmban në total 15 masa sigurie dhe përfshin zyrtarë qendrorë dhe vendorë – me në krye ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin socialist Alqi Bllako, drejtorin e bashkisë Tiranë Taulant Tusha, dhe të akuzuar të tjerë pjesë të komisioneve që miratuan kontratën koncesionare.

    Mërtiri dhe Zoto janë dënuar më herët për akuza të ngjashme në lidhje me kontratat koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit. Ata janë aktualisht në arrati dhe dyshohet se fshihen jashtë vendit. Dy biznesmenët nuk ishin të arritshëm për koment.

    Fatura fiktive

    Kontratat koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, me kosto deri në sekuestrimin e tyre prej 150 milionë eurosh, përbëjnë skandalin më të madh korruptiv në historinë e Shqipërisë moderne.

    Sipas Prokurorisë, nga aktet e administruara në lidhje me të ardhurat që ka deklaruar në organet tatimore, shoqëria koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, deri në momentin e vendosjes së masë së sigurimit “sekuestro preventive”, rezulton të ketë përfituar rreth 6 miliardë lekë (60 milionë euro) të ardhura nga bashkitë e qarkut Tiranë nëpërmjet tarifës së depozitimit të mbetjeve për incenerim në venddepozitimin e Sharrës.

    IEBV ka deklaruar gjithashtu rreth 2.88 miliardë lekë (28 milionë euro) blerje nga kompania nënkontaktore “Integrated Technology Services”, ITS, me administrator Klodian Zoto, i cili sipas SPAK është gjithashtu aksioner në hije i kompanisë koncesionare.

    Ndërkohë, nga analizimi i llogarive bankare që shoqëria koncesionare disponon në bankën Credins dhe në bankën Raiffeisen, në monedhën vendase, por edhe atë të huaj, sipas SPAK rezulton se ITS ka përfituar nga shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, vlerën monetare prej 3 miliardë lekësh dhe 6,7 milionë eurosh, shumë kjo më e madhe se faturat e lëshuara.

    Sipas Prokurorisë, firma e administratorit italian të IEBV, Giusseppe Ciaffaglione, në kontratën e dhjetorit 2017 me shoqërinë “Integrated Technology Services” është e falsifikuar.

    “Në bazë të aktit të ekspertimit grafik të nënshkrimit, nr. 10200, datë 27.10.2023, ka rezultuar se në dokumentin objekt ekspertimi ‘Kontratë’, datë 07.12.2017, mes shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, me administrator shtetasin italian Giusseppe Ciaffaglione dhe shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, me administrator shtetasin Klodian Zoto, nënshkrimi, aty ku gjendet shenja e vulës, nuk duhet të jetë nënshkrimi i shtetasit Giusseppe Ciaffaglione”, shprehet SPAK.

    Ciaffaglione ka deklaruar se ka qenë i punësuar deri në vitin 2017 te shoqëria italiane “Energy Recuperator SPA”, e cila është kontraktuar për ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit. Më pas, në gusht të vitit 2017, i ka mbaruar kontrata me shoqërinë italiane dhe ka lidhur kontratë me shoqërinë shqiptare të shtetasit Klodian Zoto, të cilin ia ka prezantuar Mirel Mërtiri. Po ashtu, ai deklaron se të gjitha detyrimet për pagesat për qiratë, strehimin dhe nevojat e tij ia ka mbuluar shtetasi Klodian Zoto, nëpërmjet kompanive të tij “ITS” dhe “Zoto Consulting”.

    “Ai deklaron se pavarësisht se ka figuruar si administrator tek Inceneratori i Tiranës, angazhimi i tij kryesor, fizik dhe material, ka qenë tek Inceneratori i Fierit”, thekson SPAK, duke cituar shtetasin italian.

    Ciaffaglione i ka thënë prokurorëve se pavarësisht se ai ishte administratori i kompanisë koncesionare, me anën ekonomike janë marrë punonjëse të lidhura me shtetasin Klodian Zoto, të cilat i jepnin “formularë të paplotësuar, kuponë për të kryer transferta në bankë etj, dhe që ai i nënshkruante pa ditur as shumën e transfertave dhe as përfituesit e këtyre transfertave.”

    “Ai deklaron se gjatë punës së tij si administrator i shoqërisë koncesionare ‘Integrated Energy BV SPV’ sh.p.k, ka vënë re dokumentacione që mbanin nënshkrimin e tij, por që në të vërtetë nuk ishin nënshkruar nga ai. Për këto konstatime ka pyetur shtetasin Klodian Zoto, i cili i ka thënë që nuk ka arsye pse të shqetësohet.”

    Përveç miliardave të përfituara nëpërmjet kontratës që dyshohet si e falsifikuar, ITS ka përfituar gjithashtu të ardhura në sajë të faturave nga subjekte fiktive, të cilat janë paraqitur si punime të kryera për shoqërinë “Integrated Energy BV SPV”, me një vlerë totale prej 409 milionë lekësh.

    “Nga aktet e administruara rezulton se këto vlera monetare të siguruar në sajë të mashtrimit nëpërmjet paraqitjes së faturave të falsifikuara, janë tërhequr një pjesë e madhe e vlerave monetare në cash dhe janë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”, shkruhet në vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë.

    Po ashtu, rezulton se shtetasi Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përgatitur preventiva të falsifikuar duke fryrë treguesit në kostot e ndërtimit, të përfshira dhe në studimin e fizibilitetit për fitimin e kontratës koncesionare të inceneratorit.

    “Në rrethanat e mësipërme, rezulton se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, aksonerët “de facto” të shoqërisë koncesionare ‘Integrated Energy BV SPV’ sh.p.k, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘mashtrim’ me pasoja të rënda, në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim.”

    Pronarë “de facto”

    Ministria e Mjedisit e ka lidhur kontratën për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës më 31 gusht 2018 me kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, e cila u regjistrua në Holandë nga bashkimi i tre shoqërive: “Integrated Technology Services” me përfaqësues Klodian Zoto, “Energy Recuperator SPA”, me përfaqësues Ernesto Granelli, dhe “Paul Wurth Spa” me përfaqësues Thomas Ealter Hansmman.

    Kompania e Granellit është blerë nga “Paul Wurth SPA”, ndërsa kjo e fundit ia ka shitur aksionet e saj tek Integrated Energy BV, kompanisë shqiptare ITS. Sipas deklarimit të shtetasit Thomas Hansmann, administratori i shoqërisë “Paul Wurth Italia SPA”, kompania e tij i ka shitur aksionet te shoqëria holandeze “Integrated Energy BV” në dhjetor 2017, pasi projekti i ndërtimit të inceneratorit në Tiranë hasi në probleme.

    “Ai deklaron se Inceneratori i Tiranës nuk është ndërtuar asnjëherë pasi kishin dalë probleme me lejen e ndërtimit nga autoritetet shqiptare, si dhe kishte probleme për sigurimin e financimit dhe pas një apo dy vitesh shoqëria e tij ka vendosur të dalin nga të qenit aksionerë duke ia shitur të gjitha kuotat e aksioneve aksionerit tjetër shqiptar themelues te shoqëria holandeze ‘Integrated Energy BV’,” thekson Prokuroria.

    Nga të dhënat e nxjerra nga kompjuteri i sekuestruar shtetasit Klodian Zoto, është konstatuar një marrëveshje e panënshkruar, ku në përmbajtje përshkruhet se shoqëritë italiane “Energy Recuperator SPA” dhe “Paul Wurth Italia SPA” ishin të detyruara që t’i shisnin aksionet që ato zotëronin te shoqëria holandeze “Integrated Energy BV”, te shoqëria shqiptare e shtetasit Klodian Zoto “Integrated Technology Services” sh.p.k, në momentin që do t’i kërkohej nga kjo shoqëri. Sipas Prokurorisë, kjo marrëveshje i përket kohës para se të kryhej regjistrimi i shoqërisë “Integrated Energy BV” në Holandë.

    “Në këto rrethana rezulton se shoqëritë italiane janë përfshirë si aksionerë të shoqërisë holandeze “Integrated Energy BV” vetëm për të plotësuar kriteret teknike, por “de facto” si përfituese reale e koncesionit ka qenë shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, ‘Integrated Technology Services” sh.p.k’”, shkruan Prokuroria.

    Sipas Prokurorisë, të dhënat e përftuara nga sekuestrimi i kompjuterit të shtetit Klodian Zoto gjithashtu tregojnë se ai dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët dhe kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendime në lidhje me shoqërinë hollandeze, përfshirë hapjen e llogarive bankare në emër të shtetasit Mirel Mërtiri në Zvicër dhe Bullgari.

    Sipas fakteve të mbledhura nga SPAK nga komunikimet elektronike midis të dy biznesmenëve, rezulton se ata qëndrojnë pas një grupi kompanish, përfshirë “Albtek” sh.p.k, “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, “Integrated Technology Services” sh.p.k, “Artemis Farm” sh.p.k, “CGC” sh.p.k, “Miklo Construksion” sh.p.k, “Consulting SE Partners” sh.p.k dhe “Zoto Consulting” sh.p.k.

    Komunikimet dhe mosmarrëveshjet midis partnerëve sugjerojnë se Mërtiri kishte rolin operativ në menaxhimin e grupit, ndërsa Zoto atë të drejtuesit financiar./BIRN

  • Rriten temperaturat? Surpriza e motit të javën: Ja kur pritet të rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

    Rriten temperaturat? Surpriza e motit të javën: Ja kur pritet të rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

    Vendi ynë gjatë kësaj jave do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë ditët apo orët me diell.

    Nga e Hëna deri të Mërkurën, parashikohet me mot me kthjellime por edhe alternime vranësirash, ku në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërsa në relievet malore parashikkohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

    Ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar ndërsa në zonën e veriut dhe qendër reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.

    Ndërsa të Premten do të ketë vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

    Në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje përsëri reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesata

    Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë ditët apo orët me diell.

    Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë vendi ynë parashikohet me mot me kthjellime por edhe alternime vranësirash hera-herws deri tw dendura. Këto vranësira në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore parashikkohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

    Për ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar ndërsa në zonën e veriut dhe qendër reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.

    Nga kushte të paqëndrueshme atmosferike do të përfshihet edhe dita e Premte. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje përsëri reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.

    Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ngrohta jugore pritet një rritje e temperaturave në mesjavë si dhe përsëri rënie e tyre duke filluar nga dita e Premte dhe kryesisht fundjavën e ardhshme.

  • EMRI/ I dënuar me rreth 5 vite burg, 29 vjeçari ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë

    EMRI/ I dënuar me rreth 5 vite burg, 29 vjeçari ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë

    Një 29 vjeçar, i dënuar me burg, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.

    Ledio Hysa rezulton i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

    Në vitin 2018, 29 vjeçari ka plagosur me armë zjarri shtetasin Adriatik Kasa në Belsh.

    Ngjarja ndodhi afër liqenit të Seferanit pas një konflikti për motive të dobëta./abcnews.al