Category: Lajme

  • Ngrica, mjegull dhe dëborë në rrugë/ Si paraqitet situata në juglindje të vendit (FOTO)

    Ngrica, mjegull dhe dëborë në rrugë/ Si paraqitet situata në juglindje të vendit (FOTO)

    Trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, ndërsa në Voskopojë dhe Qarr 4 cm

    Juglindja e vendit është “pushtuar” nga dëbora dhe mjegulla mëngjesin e sotëm.

    Raportohet se gjatë mbrëmjes së të dielës ka pasur reshje dëbore në lartësinë 1000 metra, teksa trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, ndërsa në Voskopojë dhe Qarr 4 cm.

    Në zonat e përfshira nga reshjet e dëborës është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugëve, të cilat janë të kalueshme pa zinxhirë, por vështirësi krijon mjegulla e dendur. Shoferëve u bëhet apel të kenë kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës dhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore për udhëtim në këto zona.

    Kujtojmë se moti i keq ka shktuar probleme në disa aksie mëngjesin e sotëm, ku fillimisht në Rrugën e Kombit 6 mjete u përplasën, e më pas në fshatin Qukës të Elbasanit, dy mjete u përplasën duke lënë 6 persona të plagosur.

  • Reshje bore në disa qarqe, ministria e Brendshme: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

    Reshje bore në disa qarqe, ministria e Brendshme: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

    Ministria e Brendshme apeloi qe qytetaret te bejne kujdes ne akset rrugore kombetare ne vend per shkak te reshjeve te bores.

    Reagim i ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

    Ndërsa reshjet e dëborës dhe të shiut vijojnë Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.

    Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje dëbore por edhe në akset e tjera rrugore, pasi lagështira në rrugë ❌ është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

    Ndiqni udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjra. Për çdo nevojë, telefononi në numrin pa pagesë 112 ???? dhe do të keni menjëherë ndihmën e shërbimeve të Policisë së Shtetit.

  • Tjetër aksident i rëndë/ Makina përfundon mbi trafikndarëse pas pëplasjes, ka të plagosur

    Tjetër aksident i rëndë/ Makina përfundon mbi trafikndarëse pas pëplasjes, ka të plagosur

    Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital

    Një tjetër aksident është regjistruar këtë të hënë në fshatin Qukës, ku janë përrfshirë dy auotmjete.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”, ku pasi dy automjetet janë përplasur me njëra tjetrën, një prej makinave ka përfunduar mbi trafikndarëse. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti.

    Kujtojmë sen jë aksident i gjashtëfishtë ndodhi mëngjesin e sotmë në Rrugën e Kombit, ku u përfshi një kamion dhe 5 automjete. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 2 persona.

  • FOTO/ Aksidenti me 6 automjete të përplasura në Rrugën e Kombit, shikoni çfarë ka mbetur nga makinat

    FOTO/ Aksidenti me 6 automjete të përplasura në Rrugën e Kombit, shikoni çfarë ka mbetur nga makinat

    Këto janë pamjet nga aksidenti i shumëfishtë që ndodhi mëngjesin e sotëm (11 Dhjetor). Në aksidentin në afërsi të fshatit Blinisht janë përfshirë 6 automjete.

    Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

    “Në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas.

    Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident”, informoi policia.

    Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident”, informoi policia.

  • E vetme dhe shtatzënë, Klodiana gjeti familjen e munguar: Hiqnin rrogën e tyre për të më paguar qiranë

    E vetme dhe shtatzënë, Klodiana gjeti familjen e munguar: Hiqnin rrogën e tyre për të më paguar qiranë

    E vetme, pa asnjë mbështetje, e dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, Klodiana vendosi ta mbante fëmijën që priste të vinte në jetë pavarësisht se babai i tij nuk e donte dhe e kërcënonte vazhdimisht. Agresiviteti i tij shkoi deri në atë pikë sa ta shkelmonte pa pikë mëshire krijesën që ndodhej brenda barkut të saj.

    Mes këtij rrëfimi tronditës që Klodiana ndau me “Ka Një Mesazh Për Ty”, ajo tregon edhe si gjeti një familje. Siç u shpreh, motrat e vëllezërit nuk e përkrahën në vendimin e saj. Ngushëllimin dhe kurajën Klodiana i gjeti te njerëzit që nuk e lanë të vetme në momentin më të vështirë.

    Klodiana: Unë kam punuar në restorant peshku dhe ata kanë qenë që unë merrja forcë, kurajë, gjithçka. Ata për mua kanë qenë gjithçka.

    T’u bënë ata familje?

    Klodiana: Shumë. Jo një familje, por një familje shumë e fortë, një familje që… dua t’i falenderoj se ata s’ndodhen këtu, ata ndodhen jashtë shtetit.

    Çfarë bënë ata për ty?

    Klodiana: Ata më kanë ndihmuar që në muajin e shtatzënisë derisa fëmija lindi dhe pas lindjes më kanë paguar qiranë 6 muaj, stafi i punës.

    Pra nga rrogat e tyre hiqnin një shumë secili dhe të paguanin ty qiranë.

    Klodiana: Po.

    Ndërkohë, emrin e çunit, si e vure?

    Klodiana: Unë kam punuar deri në ditën e fundit të shtatzënisë time dhe kam ikur me rroba e kuzhinës në sallën e operacionit. Gjatë 9 muajve unë s’e kisha menduar nga stresi, nga shqetësimi ose nga paniku që kisha të përditshëm, vetëm ajo puna më ishte gjithçka dhe për të më hequr atë frikën se jam futur e vetme në sallën e operacionit, pa asnjë, doktori bënte si me shaka për të më hequr atë ankthin. “Jo i blerë, jo i shitur” dhe emri ka ngelur Mibler.

    Sa vjeç është Mibleri sot?

    Klodiana: Mibleri është 6 vjeç, në klasë të parë.

    Mes lotësh, Klodiana rrëfen edhe sakrificat për rritjen e fëmijës si një nënë e vetme. E frikësuar në çdo moment se mos ish-bashkëshorti rikthehej dhe ia merrte, e shqetësuar për të ardhmen dhe për sigurinë e të dyve, ajo nuk arrinte as të mbyllte sy.

    Klodiana: E bëra për në kopsht. Vazhdonte frika, gjthçka. Kushedi sa net e kam gdhirë e vetme. Sëmurej me temperaturë, e vetme pa asnjë lloj mbështetjeje. Kushedi sa herë më zinte gjumi poshtë, në tokë, në pllakë. Shumë herë./tvklan

  • Kush ishte çifti Liridona dhe Naim Murseli? Detajet e pathëna nga të njohurit e tyre për vrasjen në Kosovë

    Kush ishte çifti Liridona dhe Naim Murseli? Detajet e pathëna nga të njohurit e tyre për vrasjen në Kosovë

    Një dokumentar i është kushtuar vrasjes së Liridona Ademajt, nënës së dy djemve që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 29 nëntorit.

    Nga vendngjarja gazetari Andrea Danglli sjell dëshmi të ngjarjes së rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik jo vetëm në Kosovë por dhe në Shqipëri e Suedi.

    Qytetarët shprehen se Naimin e kanë njohur si djalë të mirë.

    “E kemi njohur Naimin, djalë i mirë ka qenë. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur tamam”- shprehet një nga qytetarët.

    Gjithashtu rreth ngjarjes së rëndë ka folur dhe mësuesja e Liridonës e cila kërkoi që të kthehet dënimi me vdekje. Mes të tjerash ajo nënvizoi se Liridona është martuar shumë e re.

    “U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve. Nuk kam mëndu kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira.

    Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teutë”-theksoi Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridonës.

    Ndërkohë Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se burgu është shumë i lehtë për kriminelë të tillë, referuar Naim Murselit, i cili dyshohet se porositi vrasjen e Liridonës.

    “Mendoj se dënimet për vepra të tilla kriminale janë të buta. Duhet të ndryshojë ligji për krime të tilla. Kam propozuar kthimin e dënimit me vdekje. Unë do e votoj një gjë të tillë”-tha ai.

  • Briken Calja ‘rrëmben’ medalje në Katar

    Briken Calja ‘rrëmben’ medalje në Katar

    Peshëngritja shqiptare e ka mbyllur me një medalje të bronztë pjesëmarrjen e saj në Çmimin e Madh të Katarit.

    Kjo medalje mban firmën e Briken Caljas.

    Në stilin e shkëputjes, Briken Calja shkëlqeu, duke kaluar me sukses provën me 155 kg.

    Ky është një rezultat i rëndësishëm për Caljen, i cili rikthehet te medaljet në evente prestigjioze ndërkombëtare pas rreth 2 vitesh.

    “Të jeni të bindur që ky do të jetë viti i Brikenit, do të jap maksimumin tim jo vetëm në Lojrat olimpike por pse jo të këndohet himni ynë në kampionatin Europian që do të zhvillohet në Sofie”, tha Briken Calja para disa ditësh.

    Nga ana tjetër, peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj ka arritur të sigurojë pikët e nevojshme për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

    Në Kampionatin “Grand Prix II” që po zhvillohet në Doha të Katarit, Qerimaj garoi këtë të shtunë, ku dhe siguroi pikët.

    Erkandi garoi në kategorinë 81kg dhe arriti vendin e katërt në stilin e shkëputjes me 153kg, stilin e shtytjes me 183kg si dhe në dygarësh 336kg në total.

  • Shokuese! Vajza gjen trupin e dekompozuar të së ëmës në sënduk

    Shokuese! Vajza gjen trupin e dekompozuar të së ëmës në sënduk

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku u zbulua se trupi i një gruaje ishte dekompozuar në një sënduk.

    Ngjarja ka ndodhur në Caserta të Italisë.

    Trupi i 77-vjeçarjes u gjet nga e bija e cila e shokuar ka telefonuar policinë.

    Viktima quhej Concetta dhe jetonte në Mondragone të Italisë me një prej vajzave por sië raportohet trupin e ka gjetur vajaza tjetër që nuk kishte jetuar me të.

    Trupi është drguar në morg dhe policia po mundohet të zbardhë ngjarjen.

    Nga hetimet dyshohet se vdekja e të moshuarës mund të ketë ndodhur një muaj më parë.

    /5pyetjet.al

  • “Gjithë Papëri e di se kush jeni ti e jot ëmë!”, xhaxhai fyen rëndë mbesën

    “Gjithë Papëri e di se kush jeni ti e jot ëmë!”, xhaxhai fyen rëndë mbesën

    Në telefonatën e Ilirit gjatë seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”, ndërhyn edhe mbesa e tij, Dorina. Dorina erdhi dy javë më parë në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’u përballur me nënën e saj së cilës i thoshte se e kishte lënë mes 4 rrugëve.

    Historia e saj është prekëse sepse ka kaluar një kalvar problemesh me shëndetin dhe kërkon që të ketë një shtëpi. Xhaxhai i saj Iliri, thotë se shtëpia në Papër të Elbasanit që familja e Dorinës banon është e tij, por deri në këtë moment ai nuk ka konfirmuar të ketë një certifikatë pronësie.

    Ilir: Dorina të vejë e të marrë kredi dhe të blejë shtëpi se është 34 vjeçe! Nuk i jap unë shtëpi Dorinës!

    Dorina: Lalë Iliri, unë jam mbesa jote dhe gjaku jot, jam gjaku jot dhe unë me gjithë hallet që unë kam, me gjithë problemet që unë kam, të ngel mes 4 rrugëve, ti si më përgjigjesh?

    Eni Çobani: Po s’mund të marrë kredi Ilir se është e sëmurë, ju e dini. Çfarë kredie mund të marrë? Duhet ta vëmë një çikë dorën në zemër për njerëzit, të lutem. Vëllain e ke në karrocë, e ke të paralizuar.

    Ilir: Dorina është 34 vjeçe, punon në punë shteti, ka mundësi të vejë e të marrë kredi në bankë dhe të marrë shtëpi nëse do të ikë.

    Dorina: Të kam thirrur lalë gjithë jetën!

    Ilir: Të kesh turp! E di gjithë Papëri se kush je ti! E di gjithë Papëri se kush është jot ëmë!

    Dorina: Mua? Mbesën tënde? Për çfarë më dika gjithë Papëri? Çfarë kam bërë unë që qenka kaq e turpshme për ty?

    Ilir: Shko në bankë të marrësh kredi e të marrësh shtëpi. Shtëpia është imja!/tvklan.al

  • “O ta marrë për b*the dhe ta plasë brënda, ose ta liroj nga të gjitha akuzat”/ Ilir Demaliaj shpërthen ndaj “cirkut” të SPAK-ut me Berishën: Drejtësi palaçosh

    “O ta marrë për b*the dhe ta plasë brënda, ose ta liroj nga të gjitha akuzat”/ Ilir Demaliaj shpërthen ndaj “cirkut” të SPAK-ut me Berishën: Drejtësi palaçosh

    Analisti Ilir Demaliaj përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka komentuar ‘cirkun’ e SPAK me ish-kryeministrin Sali Berisha.

    Sipas Demaliaj sjellja e këtij të fundit tregon një drejtësi palaçosh dhe të nëpërkëmbur.

    Postimi i plotë i Demaliaj:

    Gjelat e SPAK-ut

    Berisha e quajti SPAK dje organizatë kriminale. Duman -Dumja-Dumllaja, të marrë gjithë SPAK-karsit dhe të dalë nga ajo godinë dhe ti vënë drynin nga jashtë. Janë kthyer në kllounë cirku, qesharakë dhe të pabesueshëm dhe duken si gjelat e fryrë me rastin e Vitit te RI. Fakti që Berisha në çdo orë, në cdo tallava mediatike, tall bythën, nuk i përfill, nuk zbaton urdhërat e thirrjes në Gjykatë, sfidon shtetin, poshtron gazetarucët e tallet me ato në banaqet telivizive siç ata e meritojnë, e gjitha kjo çfaqje e neveritëshme tregon gjëndjen e rëndë të gjithë hallkave të shtetit, drejtësisë-medias dhe shoqërisë.

    SPAK, O ta marrë për bythe dhe ta plasë brënda, ose ta liroj nga të gjitha akuzat dhe mos i çajë trapin njerëzve me çfaqje cirku me Berishën.

    Drejtësi palaçosh.