Category: Lajme

  • Lejet e qëndrimit në Itali, avokati i njohur ka një lajm të mirë për shqiptarët

    Lejet e qëndrimit në Itali, avokati i njohur ka një lajm të mirë për shqiptarët

    Italia ka aktivizuar së fundmi dekretin për fluksin migrator, për të dytën herë radhazi brenda një viti, por të mbartur prej çështjes së pandemisë së COVID-19.

    Me këtë dekret në fuqi, të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Itali prej periudhës së COVID mund të aplikojnë për leje qëndrimi, me komoditetin se ajo nuk do të jetë më e vlefshme për 6 muaj apo 1 vit, por për 3 vjet.

    Avokati shqiptar që operon në Firenze, Orient Hoxha dha detaje për ecurinë e këtij procesi, duke thënë se kërkesat për leje qëndrimi kanë qenë jashtëzakonisht të larta.

    “Po janë bërë kërkesat e para për dekretin e fluksit në fillim të muajit dhe ka pasur shumë kërkesa krahasim me sa vende. Vetëm për pastruese ka pasur rreth 100 mijë kërkesa por do të pranohen vetëm 10 mijë, vetëm 10%. Gjithsesi në shkurt do të ketë një valë të dytë kërkesash dhe kush nuk ka hyrë mund të aplikojë sërish. Në përgjithësi personat e atyre shteteve që kanë marrëveshje me Italianë janë më të privilegjuar kur aplikojnë.”, tha Hoxha.

  • Pas vetëm 6 minutash lojë, Mirlind Daku mahnit me golin e bërë në Rusi

    Pas vetëm 6 minutash lojë, Mirlind Daku mahnit me golin e bërë në Rusi

    Vetëm 6 minuta lojë i mjaftuan Mirlind Dakut për të gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin rus.

    Sulmuesi shqiptar i Rubin Kazan bëri gjithçka mirë, duke ndëshkuar portierin kundërshtar me një gol për panoramë. Për të, ky është goli i katërt sezonal.

    Mirlind Daku ka luajtur për skuadra të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë si Kukësi apo Ballkani, ndërsa spikati më pas te Mura në Slloveni.

    Kujtojmë që lojtari në fjalë iu bashkua Kombëtares së Shqipërisë disa muaj më parë, duke dhënë një kontribut të çmuar në ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2024.

    Pritshmëritë janë shumë të mëdha për të në Europianin e verës, që do mbahet në Gjermani.

  • “Asnjë peng nuk largohet i gjallë!”- Hamas me paralajmërime të ashpra: Pa negociata, pa përmbushur kërkesat, as armiku fashist nuk do të mund t’i marrë…

    “Asnjë peng nuk largohet i gjallë!”- Hamas me paralajmërime të ashpra: Pa negociata, pa përmbushur kërkesat, as armiku fashist nuk do të mund t’i marrë…

    Hamasi ka paralajmëruar se asnjë peng i vetëm nuk do të largohet “i gjallë” nga territori nëse nuk plotësohen kërkesat e grupit.

    “As armiku fashist dhe lidershipi i tij arrogant… as mbështetësit e tij… nuk mund t’i marrin të burgosurit e tyre të gjallë pa shkëmbim dhe negociata dhe pa përmbushur kërkesat e rezistencës”, tha në një televizion Abu Obeida, zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit, duke iu referuar lirimit të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

    Një armëpushim një javor në luftën që u shemb më 1 dhjetor, bëri që 105 pengje të mbajtura nga grupi të lirohen, duke përfshirë 80 izraelitë të liruar në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë. Izraeli të shtunën tha se 137 robër mbetën në territorin palestinez.

    Ai tha se “armëpushimi i përkohshëm vërtetoi besueshmërinë tonë” dhe tha se luftëtarët e tij kishin shkatërruar pjesërisht ose plotësisht 180 transportues të personelit, tanke dhe buldozerë izraelitë në 10 ditë që nga rifillimi i luftimeve në Gaza.

  • Tragjike! Polici vdes në vendin e punës, lë pas gruan dhe 2 fëmijët

    Tragjike! Polici vdes në vendin e punës, lë pas gruan dhe 2 fëmijët

    Një polic i Njësive Speciale Kufitare në Kosovë ka vdekur në vendin e punës. Ai po punonte në pikën kufitare në Jarinjë.

    “Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinjë. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

    Polici la pas gruan dhe 2 fëmijët e tij.

    Trupi i tij u dorëzua për t‘ iu bërë ekspertiza në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Varrimi i tij pritet të bëhet ditën e nesërme.

    /5pyetjet.al

  • Tragjedi, tifozi pëson atak kardiak dhe ndërron jetë në stadium

    Tragjedi, tifozi pëson atak kardiak dhe ndërron jetë në stadium

    Tronditje në Spanjë dhe në një ndeshje të La Ligës.

    Në ndeshjen e Granadës me Athletic Bilbao në “Los Carmenes”, një tifoz i vendasve ka pësuar një atak kardiak në tribuna dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe shpëtimtarëve nuk ka arritur të mbajë veten në jetë.

    Portieri bask Unai Simon ishte i pari që kuptoi se çfarë kishte ndodhur dhe njoftoi arbitrin, i cili ndërpreu lojën dhe nga ana e tij njoftoi zyrtarët e stadiumit.

    Ndeshja u ndërpre në minutën e 17-të.

    Pak më vonë La Liga konfirmoi vdekjen e tifozit.

  • Paralizohet trafiku në Elbasan, mbi 15 km në radhë makinat, policia nuk duket në vendngjarje (Video)

    Paralizohet trafiku në Elbasan, mbi 15 km në radhë makinat, policia nuk duket në vendngjarje (Video)

    Hyrja e Elbasanit është bllokuar një trafik i tejet i rënduar.

    Një qytetar ka nisur një video në redaksinë e Vox News, ku duket se makinat janë në një radhë prej 15 kilometrash.

    Trafiku nis nga dalja e Librazhdit e deri në fshatin Bradashesh.

    Ndërkohë, mësohet se asnjë efektiv policie nuk është në terren për zhbllokimin e situatës.

    Drejtuesit e automjeteve janë shprehur të irrituar, ndërkohë që edhe moti është në kushte të këqija.

    Trafiku i rënduar në hyrje të Elbasanit nuk është nga ndonjë aksident, por për shkak të keqmenaxhimit të situatës së qarkullimit rrugor.

  • Reshjet e shiut dhe dëborës, ARRSH apel të fortë shoferëve: Respektoni sinjalistikën

    Reshjet e shiut dhe dëborës, ARRSH apel të fortë shoferëve: Respektoni sinjalistikën

    Autoriteti Rrugor i bën apel drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përshirë vendin.

    Gjithashtu në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë janë regjistruar edhe reshje bore.

    “Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet ne njoftim.

    REAGIMI I PLOTË:

    Reshje shiu me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale

    Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogëkanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar

    Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerje

    Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme

    Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

  • “Na detyruan të firmosim”/ Punonjësja e bashkisë “plas bombën”, flet për SPAK dhe ‘gropos’ të përfshirët në aferën e inceneratorit të Tiranës

    “Na detyruan të firmosim”/ Punonjësja e bashkisë “plas bombën”, flet për SPAK dhe ‘gropos’ të përfshirët në aferën e inceneratorit të Tiranës

    Të tjera detaje janë zbardhur nga skandali i inceneratorit të Tiranës, ku janë vënë nën akuzë 13 zyrtarë të administratës dhe dy biznesmenët e njohur Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Një anëtare e Komisionit ka bashkëpunuar me SPAK dhe ka ‘fundosur’ të përfshirët në aferën e inceneratorit të Tiranës…

    Tre ditë më parë, policia ekzekutoi një sërë urdhër arrestesh të firmosura nga Gjykata e Posaçme.

    Në dosjen e përgatitur nga SPAK, të cilën Klan Neës e ka konsultuar, vërehet lehtësisht se të gjithë zyrtarët e marrë në pyetje kanë mbajtur qëndrim mohues ndaj shkeljeve, ose kanë shprehur mosdijeninë e tyre për episode më të rëndësishme të dhënies së Koncesionet.

    Në kërkesën për masat e arrestit, drejtuar Gjykatës vërehet se në një moment prokurorët deklarojnë se një nga anëtarët e komisionit konsiderohet bashkëpunues për ta, duke kërkuar masë më të lehtë, atë të arrestit shtëpiak.

    Zyrtarja në fjalë ka dëshmuar më gjatë se të tjerët duke rrëfyer se ka qenë në minorancë gjatë të gjithë procesit dhe se shumica e komisionit ka qenë e prirur që gjithçka të mbyllej shpejt sipas studimit të fizibilitetit që kishte dorëzuar kompania e Mërtirit dhe Zotos.

    “E pyetur në lidhje me hartimin e studimit të fizibilitetit që ka bërë komisioni dhe se si janë nxjerrë të dhënat që ai përmban, kjo shtetase ka deklaruar se studimin e ka dorëzuar shoqëria propozuese, ndërsa Komisioni thjesht ka formalizuar studimin dhe nuk ka bërë asnjë verifikim të tij”.

    Sipas saj, komunikimin me kompaninë e mbanin dy nga anëtarët e komisionit që ishin punonjës të ministrisë së Mjedisit. Në datën 17 Gusht 2017, Komisionit i është paraqitur i gatshëm një procesverbal, në të cilin shkruhej se kompania “Integrated Energy BV” vlerësohej me 100 pikë si ofertues i vetëm duke përfituar bonusit prej 8%. Në atë moment sipas saj, të gjithë anëtarët janë detyruar të firmosin.

    Në dosjen e SPAK vërehet se sipas kërkesave të Ligjit, komisioni duhej të kërkonte edhe një aprovim nga Avokatura e Shtetit, përpara se të firmoste kontratën e Kompaninë e Mërtirit dhe Zotos. Sipas dëshmisë së dhënë nga anëtarja në fjalë e Komisionit, zbulohet se vërejtjet kryesore të zyrës së Avokatit të Shtetit nuk janë marrë parasysh.

    “Ajo deklaron se nuk janë reflektuar të gjitha mendimet që ka shprehur Avokatura e Shtetit, por vetëm disa prej tyre, pasi në të njëtën ditë që ka kthyer përgjigje Avokatura, është lidhur edhe kontrata me shoqërinë koncesionare. Ajo deklaron se kontratën koncesionare jua ka sjellë komisionit, shtetasi Bledar Karoli dhe ju është lënë vetëm 30 minuta kohë për ta konsultuar. Ajo deklaron se nuk iu është lënë as koha e nevojshme për ta lexuar. Ajo deklaron se kontrata është nënshkruar jashtë orarit zyrtar si dhe i është thënë që ishte porosi e Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, që kontrata duhej finalizuar sa më shpejt dhe pa kundërshtime”.

    Sipas dosjes së SPAK, një nga elementët më të rëndësishëm të aferës është edhe mospërfshirja në përfitimet e kompanisë koncesionare të të ardhurave nga inertet që do të dërgoheshin në impjantin e Sharrës, nga subjekte të ndryshme private apo publike. Asnjë nga anëtarët e Komisionit nuk iu përgjigj SPAK për shkakun se përse nuk është llogaritur si përfitim i kompanisë zëri i interteve, ndërkohë që në projekt parashikohej të ndërtohej edhe landfilli i inerteve.

    Në ndryshim nga anëtarët e tjerë të komisionit, dëshmitarja e SPAK ka theksuar se ‘në lidhje me zërin inerte, shtetasi Klodian Zoto ka qenë shumë i interesuar që të përfshihej në kontratë detyrimi që të gjitha inertet e prodhuara në Tiranë të dërgoheshin në landfill’.

    Konkretisht është lëshuar urdhër arresti dhe caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për:
    1- Lefter Kokën (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, aktualisht në burg)

    2- Alqi Bllakon (I dënuar nga GJKKO, për inceneratorin e Fierit, aktualisht në burg)

    3- Mirel Mërtirin (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit )

    4- Klodian Zoton (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit)

    5- Erjon Muratajn (në kërkim)

    6- Bledar Karoli (arrestuar)

    7- Taulant Tusha (drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, u vetëdorëzua)

    8- Namik Simixhiu (arrestuar)

    9- Jetmir Llapaj (arrestuar)

    10- Pëllumb Abeshi (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, aktualisht në burg)

    Është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest shtëpie’:

    11- Alba Thoma

    12- Valbona Ballgjini

    13- Sidita Kopliku

    14- Etleva Kondi

    15- Sidita Tola.

    Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros ndaj inceneratorit të Tiranës. Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

  • “Për këtë punë unë kam shkuar 2 herë, sipas porosisë”/ I shkuan në Sarandë e Tepelenë, kush ishte Reno i vogël që grupi i Laert Haxhiut kërkonte ta godiste

    “Për këtë punë unë kam shkuar 2 herë, sipas porosisë”/ I shkuan në Sarandë e Tepelenë, kush ishte Reno i vogël që grupi i Laert Haxhiut kërkonte ta godiste

    Në sagën e gjatë të vrasjeve dhe “kontratave me vdekje” të lidhura me persona të ndryshëm, në muajin shkurt 2023 grupi i Laert Haxhiut, kishte marë porosi dhe kishte filluar mobilizimin për të goditur me armë, Renato Kalivaçin alias Andrea Çaushin.

    Ky episod i ri është duke u hetuar nga SPAK pasi grupi kriminal ka kryer një seri veprime për të “Siguruar mjetet dhe kushtet” me qëllim vrasjen e Renato Kalivaçit.
    Siç thuhet në dosjen hetimore për të bërë këtë punë, dy besnikët e Laert Haxhiut, Artan Tafani dhe Firdeus Berberi, fillimisht kanë vjedhur në shkurt 2023 një automjet në qytetin e Durrësit.

    Automjetin ata janë kanë vjedhur një personi i cili po pinte kokainë, ndërsa prania e Berberit dhe Tafanit, është shfaqur në mënyrë të befasishme duke u prezantuar si punonjës policie.

    Një skemë kjo që siç tregon i penduari Artan Tafani, e përdornin në shumë raste për vjedhjen e makinave në Tiranë, Durrës e qytete të tjera, duke survejuar djem që konsumonin drogë apo çifte të rinj që kryenin marëdhënie seksuale Brenda në makinë.

    Makina tip “Benz” është vjedhur me qëllimin për tu përdorur në një vrasje që do kryhej në Tepelenë ose në Sarandë, ku objektiv i grupit ishte Renata Çaushi, një emër i njohur i botës së krimit, i specializuar më tepër në trafikun e drogës.

    Porosinë për vrasje e kishte marë Laert Haxhiu, dhe njeriu që interesohej për të goditur Renato Çaushin, ishte një tjetër Renato nga Tepelena, që thirej “Renato i Vogël” dhe aktualisht jeton në Dubai.

    “…Reno i vogël” këtë ngjarje ia kishte kërkuar “Julit të Pashakos” për ta kryer. Reno mesa di unë Julin e ka shok. Gjithashtu Juli me parë kishte patur shoqëri të ngushtë edhe Renato Kalivaçit alias Andrea Çaushin, prandaj nuk e mori përsipër. Por ja ka dhënë si porosi Laertit, ndaj dhe në filluam përgatitjet…”- ka treguar i penduari Artan Tafani.

    Në dëshminë e tij të dhënë para prokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe drejtuesit të hetimeve për krimet e rënda, ndër të tjera Artan Tafani ka treguar se:

    ”…në shkurt 2023 mbaj mend që kam qenë me Firdeus Berberi dhe Laert Haxhiu. Shofer ishte Laerti dhe po ecnim me automjetin Benz ML që thashë më sipër. Makina që pikasëm ishte Benz C 220 gri dhe ishte e parkuar anësh rrugës. Pasi e pikasëm Laerti, na la 500 metra para saj dhe unë dhe Firdeus shkuam tek mjeti dhe pamë që aty ndodhej vetëm një djalë i ulur si shofer i cili në dukje po konsumonte kokainë.
    Unë i shkova tek xhami, isha i armatosur me pistoletë, por se mbaj mend tamam çfarë pistolete. Dhe Firdeus kishte pistoletë, por nuk e nxorri. Unë armën e mbaja në dorë dhe dorën poshtë, nuk e di nëse ai e pa armën, une i rashë xhamit dhe iu prezantova si Polic dhe i thashë të dilte nga makina për kontroll. Ai doli, unë hipa si shofer dhe Firdeus u ul pasagjer përpara. Këtë makinë unë, Firdeusi dhe Laerti e kemi çuar në Tepelenë, ka ndenjur atje 15-20 ditë parkuar atje sepse do përdorej për një ngjarje tjetër kriminale…”.

    I penduari tregon se: ”…konkretisht me aq sa biseduam në atë periudhë, kam dëgjuar nga Laerti se do vritej Renato Kalivaçi alias Andrea Caushi dhe ky do vritej për llogari të një përsoni që i thërrasin Reno i Vogël dhe jeton në Dubai…”.

    Sipas tij “Reno i vogël” këtë ngjarje fillimisht ia kishte kërkuar “Julit të Pashakos”, për ta kryer, sepse Reno Julin e ka shok. Gjithashtu Juli me parë kishte patur shok edhe Renato Kalivaçin (Andrea Caushi) prandaj nuk e ka marë përsipër, duke ja transferuar si porosi Laert Haxhiut.

    “… për këtë punë unë kam shkuar 2 herë në Sarandë, sipas porosisë së Laertit, me automjet për të parë mundësinë për të gjetur Renaton me qëllim për ta vrarë. Njëherë mbaj mend që kam shkuar me Laertin dhe njëherë tjetër me Laertin dhe Fation Veliun. Pas 15-20 ditëve duke qëne se nuk e kam gjetur Renato Kalivaçin, shkova e mora unë benzin gri në Tepelenë dhe e lashë te garazhdi, ku e gjeti Policia e Tiranës, pas grabitjes me armë që bëra në “Astir” dhe ngjarja për vrasjen e Andrea Çaushit, nuk u krye. Për shtetasin me emrin “Reno i vogël”, unë personalisht nuk e njoh dhe nuk e kam takuar ndonjëherë por vetëm e kam dëgjuar nga Laerti, që quhej “Reno i vogël”-ka treguar Artan Tafani.

  • “Themelet e Evropës po dridhen”/ Rusia e Putinit po i afrohet një fitoreje shkatërruese

    “Themelet e Evropës po dridhen”/ Rusia e Putinit po i afrohet një fitoreje shkatërruese

    Ndërsa ukrainasit e rraskapitur tërhiqen nga muret dhe fushat e minuara të Rusisë, iniciativa po shkon drejt pushtuesve. Rusia po përparon përmes mbetjeve skeletore të asaj që dikur ishte Marinka, një qytet në Donetsk, ndoshta me rëndësi më të madhe psikologjike sesa strategjike. Raketat po godasin sërish Kievin. Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka folur për BBC për të paralajmëruar se vendi i saj është në “rrezik vdekjeprurës”.

    Tani, është radha e ukrainasve të gërmojnë, të përpiqen të mbajnë atë që kanë. Ashtu si në vitin 1914, një linjë e fortifikuar kaloi në gjatësinë e frontit, nga delta e Dnieper deri në kufirin rus. Dhe, si atëherë, teknologjia ushtarake favorizon mbrojtësin, kështu që fitimet e vogla blihen me kosto të tmerrshme.

    Lufta e Parë Botërore përfundoi pjesërisht sepse aleatët kishin fuqi punëtore më të madhe. Në mënyrë brutale, ata ishin në gjendje, veçanërisht pasi Amerika ishte mobilizuar plotësisht në fillim të vitit 1918, dhe hidhte më shumë njerëz në vijat e frontit sesa Fuqitë Qendrore, thuhet per The Telegraph.

    Këtë herë, avantazhi demografik është me Rusinë, popullsia e së cilës është tre e katërta më e madhe se ajo e Ukrainës. Rusia ka kaluar një të tretën e prodhimit të saj civil të paraluftës në armë dhe municione dhe tani mund të ketë avantazhin kur bëhet fjalë për dronët, atë ekuivalentin modern të telit me gjemba dhe mitralozëve që i dha palës mbrojtëse një avantazh kaq vdekjeprurës në baltë Flanders.

    Kostot afatgjata për popullin rus të këtij kalimi në një ekonomi të kohës së luftës janë të tmerrshme. Vladimir Putin i ka dënuar muzhikët e tij të shumëvuajtur me vite të tëra varfërie dhe urie. Por, për momentin, ia ka dalë mbanë. Rusia e ka kaluar dimrin pa një përparim ukrainas.

    Të gjithë jemi të prirur ndaj paragjykimeve të pasme, dhe pa dyshim do të ketë artikuj se si do të ishte gjithmonë e vështirë të rrëzosh mbrojtësit e rrënjosur. Por ky ngërç nuk ishte aspak i parashikueshëm kur kundërsulmi filloi në qershor.

    Unë isha një nga ata që prisja që Ukraina të depërtonte në Detin Azov, një lëvizje që mund t’i kishte dhënë fund luftës. Gjatë vitit 2022, Ukraina kishte treguar se Rusia nuk mund të furnizonte Krimenë. Thyerja e urës tokësore do ta kishte lënë të prerë garnizonin rus në gadishull. Ukraina mund të kishte shkëputur energjinë elektrike dhe ushqimin dhe do të hapej një hapësirë ​​negociuese.

    Unë kisha folur jo vetëm me ukrainas, por edhe me vëzhgues ushtarakë britanikë me njohuri të drejtpërdrejta për fushën e betejës. Ata kishin parë fitire të jashtëzakonshme të Ukrainës në Kharkiv dhe Kherson në vitin 2022, fitore që e kishin trimëruar Perëndimin të ofronte llojet e materialeve që më parë nuk kishin dërguar, që të mos binin në duart e armikut.

    Ukraina tani kishte raketa me rreze të gjatë veprimi, pajisje për pastrimin e minave dhe tanke moderne. Në të njëjtën kohë, kryengritja e Prigozhinit kishte treguar se sa e butë ishte Rusia pas guaskës së fortë të vijës së saj të frontit.

    Por, pushtuesit kishin mësuar nga gabimet e tyre të mëparshme. Ndërsa Ukraina nxitoi për të trajnuar njerëzit e saj se si të përdorin armët e tyre të reja pranverën e kaluar, Rusia mbolli milje pas milje mina tokësore, ndërtoi fortifikime, gërmoi llogore dhe grumbulloi drone.

    Putini duhet të qëndrojë edhe për 12 muaj të tjerë. Edhe nëse Donald Trump nuk zgjidhet, ish-presidenti nuk e fsheh admirimin e tij për tiranin rus, pasi arriti deri aty sa të deklaronte se i besonte Putinit përpara shërbimeve të sigurisë amerikane, ndërsa kongresmenët republikanë janë kthyer kundër luftës. Javën e kaluar, ata bllokuan paketën e ndihmës prej 88 miliardë £ të Presidentit Biden për Ukrainën.

    Shqetësimi i tyre supozohet se është financiar, por një motiv më i madh mund të jetë mospëlqimi partiak i Bidenit, i njëjti impuls poshtërues që bëri që një gjeneratë e mëparshme kongresmenësh republikanë të kundërshtonin luftën e Harry Truman në Kore. Për krahun e MAGA-s, ekziston gjithashtu një pakënaqësi e vazhdueshme për rolin kryesor që Ukraina luajti në shkarkimin e Trump.

    Pranvera nuk mund të mungonte në hapin e Putinit. Për një kohë të gjatë, ai ishte shumë i frikësuar për të humbur përtej kufijve të Rusisë. Përveç një urdhër-arresti ndërkombëtar, ai kishte një frikë të bazuar në atentat. Sipërmarrjet e tij të vetme të huaja ishin në ish-shtetet sovjetike dhe dy diktatura miqësore: Irani dhe Kina.

    Por, këtë javë, ai vizitoi dy diktatura neutrale – Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Pamjet tregojnë pa dyshim se ishte despoti personalisht, jo një klon i tij. Çfarë i dha atij besim për të udhëtuar në vende që kanë lidhje sigurie me Perëndimin? A është e mundur që të jetë arritur një marrëveshje? A mund t’u kërkohet sauditëve që ta tregojnë atë, në mënyrë diskrete dhe të mohueshme, si një prelud i mundshëm për bisedimet e paqes?

    Nëse është kështu, ne rrezikojmë një katastrofë të nivelit të Suezit për demokracitë perëndimore. Çdo marrëveshje që shpërblen agresionin rus do t’i sinjalizojë pjesës tjetër të botës se NATO, me gjithë pasurinë e saj kolektive dhe armatimin, se nuk mund të ketë sukses në qëllimin minimal për të shpëtuar një vend që dy anëtarët më të fuqishëm, SHBA dhe Britania e Madhe, ndërmorën për të mbrojtur.

    Rasti i ndërhyrjes në Ukrainë nuk është se ajo është një demokraci liberale. Sigurisht, ajo është shumë më liberale se Rusia, por nuk i plotëson standardet tona. Partitë rusofile janë ndaluar dhe ekziston shqetësimi se goditja mund të shtrihet edhe tek politikanët e opozitës properëndimore. Këtë javë, isha në një takim të partive globale të qendrës së djathtë, në të cilën duhej të fliste Petro Poroshenko, ish-presidenti. Në minutën e fundit, atij dhe dy deputetëve të tij iu ndalua të largoheshin nga Ukraina dhe megjithëse Poroshenko në mënyrë patriotike nuk pranoi të bënte bujë, kjo më la të pyes veten, jo për herë të parë, pse Zelensky refuzon të tërheqë partitë e tjera në një koalicion në kohën e luftës.

    Më pas, Polonia u drejtua nga një qeveri autoritare në vitin 1939. Kjo nuk e ndryshoi faktin se ajo u sulmua pa provokim pasi ne i kishim garantuar pavarësinë e saj, ashtu siç garantuam pavarësinë e Ukrainës në 1994 kur ajo dorëzoi arsenalin e saj bërthamor.

    Ndërsa ne nuk jemi vetë në luftë këtë herë, ne jemi aq të investuar në kauzën ukrainase saqë një fitore ruse dhe marrja e territorit të pushtuar është një fitore ruse do të nënkuptonte një humbje katastrofike të prestigjit për Perëndimin dhe idetë që lidhen me të: liria personale, demokracia dhe të drejtat e njeriut.

    Konfliktet do të përhapen ndërsa regjimet që nuk u kujdesën kurrë për vlerat liberale në radhë të parë kuptojnë se nuk ka më një polic në qoshe. Pretendimet e egra të Venezuelës kundër Commonwealth Guajana janë vetëm fillimi i këtij procesi.

    “Perëndimi e fitoi botën jo me epërsinë e ideve, vlerave apo fesë së tij… por më tepër me epërsinë e tij në zbatimin e dhunës së organizuar”, shkroi Samuel Huntington.

    “Perëndimorët shpesh e harrojnë këtë fakt. Jo-perëndimorët nuk e bëjnë kurrë.”

    Por kjo nuk ka përfunduar ende. Ukraina e ka dëbuar Rusinë nga Deti i Zi perëndimor, i cili është sërish i hapur për transportin ndërkombëtar. Ne duhet të jemi vigjilentë ndaj tendencës që vuri në dukje George Orwell gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku intelektualët mbiinterpretojnë çdo zhvillim të ri ushtarak, një tendencë, besonte ai, që nuk ndahej nga njerëzit e zakonshëm. Ashtu siç pati pesimizëm të tepruar menjëherë pas pushtimit të Rusisë dhe eufori të tepruar kur Kherson u rimor, kështu nuk duhet të nxjerrim shumë nga kjo pengesë.

    Është ende e mundur të imagjinohet një marrëveshje paqeje që nuk shpërblen haptazi agresionin. Ndoshta rajonet lindore mund të fitojnë autonomi nën sundimin e lirë ukrainas, ndoshta një referendum i mbikëqyrur ndërkombëtarisht mund të mbahet në një Krime të çmilitarizuar.

    Por nëse Rusia përfundon duke aneksuar territorin me forcë, nuk është vetëm Perëndimi që do të humbasë, është i gjithë rendi ndërkombëtar i pas vitit 1945. Bota po bëhet më e ftohtë. Netët po afrohen.