Category: Lajme

  • Dy persona janë grabitur nën kërcënimin e një pistolete lodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”, kur dy të mitur nga 17 vjeç i vodhën një shumë parash dy shtetasve dhe më pas u larguan me biçikletë.

    Dy persona janë grabitur nën kërcënimin e një pistolete lodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”, kur dy të mitur nga 17 vjeç i vodhën një shumë parash dy shtetasve dhe më pas u larguan me biçikletë.

    Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kapi njërin prej autorëve të dyshuar, një 17-vjeçar, banues në Tiranë. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 17-vjeçari tjetër, bashkëpunëtor i tij.

    Sipas bluve të kryeqytetit, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të miturit, janë autor të dyshuar edhe të vjedhjes së një shume parash, në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli”.

    Njoftimi i policise

    I vodhën nën kërcënimin e një pistolete imituese, një shumë parash, dy shtetasve, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

    Sekuestrohet shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

    Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme, në sheshin “Skënderbej”, rreth orës 03:20, dy persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme, i kishin vjedhur një shumë parash dy shtetasve dhe më pas ishin larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

    Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u kap njëri prej autorëve të dyshuar, një 17-vjeçar, banues në Tiranë. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 17-vjeçari tjetër, bashkëpunëtor i tij.

    Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të miturit, janë autor të dyshuar edhe të vjedhjes së një shume parash, në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli”.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes

    Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Babai i Naim Murselit tregon takimin me të birin në burg: Ja çfarë më tha për vrasjen e Liridonës

    Babai i Naim Murselit tregon takimin me të birin në burg: Ja çfarë më tha për vrasjen e Liridonës

    Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor

    Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, ka konfirmuar se e ka takuar djalin e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë ku ai ndodhet pas arrestimit.

    Takimi mes tyre, sipas Shaban Murselit, ka ndodhur gjatë ditës së premte, ndërsa shton se se djali i tij i kishte thënë se nuk ka gisht në vrasjen e Liridonës.

    “Sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka paguar 30 mijë euro, as nuk ka blerë armë dhe as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli.

    Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

    Në pranga për ngjarjen kanë rënë Naim Murseli, personi që dyshohet se ka paguar për vrasjen, Granit Plava, vrasësi i dyshuar i Liridonës, Kushtrim Kokalla si organizator i dyshuar i planit të vrasjes dhe personi i fundit i arrestuar pasditen e djeshme, Tomë Dedaj, i cili dyshohet se i ka shitur armën e krimit Naim Murselit.

  • 5 mijë paund për në Britani/ Si i reklamojnë shqiptarët “ofertat bujare” për udhëtimin me gomone në rrjetet sociale

    5 mijë paund për në Britani/ Si i reklamojnë shqiptarët “ofertat bujare” për udhëtimin me gomone në rrjetet sociale

    Bandat kontrabandiste shqiptare për sezonin e festave të fund vitit, kanë ofruar ulje të kalimit me gomone drejt Britanisë së Madhe.

    Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon të jetë një problem.

    Edhe pse është vënë re një ulje e numrit të shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në Britani, ende shumë të rinj rrezikojnë jetën, në udhëtimin me gomone ose kamion.

    Megjithatë, duket se “ofertat bujare” të kontrabandistëve për festat e fund vitit do ta shtojnë sërish fluksin. Media britanike Daily Mail në një artikull të publikuar së fundmi vë theksin tek ‘ofertat’ e bandave shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore, të cilët për sezonin e festave të fund vitit, kanë ofruar ulje të kalimit me gomone drejt Britanisë së Madhe.

  • I rrezikon jetën, Gjykata e Lartë në Teksas nuk lejon një 31-vjeçare të kryejë abort

    I rrezikon jetën, Gjykata e Lartë në Teksas nuk lejon një 31-vjeçare të kryejë abort

    Gjykata e Lartë, shumë konservatore e shtetit amerikan të Teksasit pengoi një grua shtatzënë të ndërpresë urgjentisht shtatzëninë e saj shumë të rrezikshme, dhe njoftoi se do të shqyrtojë themelin e çështjes më vonë.

    Prokurori i Përgjithshëm, Ken Paxton shkoi në Gjykatën e Lartë të Teksasit për të rrëzuar një urdhër gjykate të lëshuar të enjten, duke lejuar 31-vjeçaren Kate Cox të ndërpresë shtatzëninë e saj, e cila kërcënon fertilitetin dhe jetën e saj. Në këtë shtet ndalohet aborti me përjashtim të rasteve shumë të rralla, pasi Teksasi ka një nga ligjet më të rrepta në SHBA për këtë çështje.”Pa marrë parasysh meritat, Gjykata po e pezullon nga ana administrative vendimin e gjykatës së rrethit që lejoi Cox të bënte një abort”, tha Qendra për të Drejtat Riprodhuese (CRR), e cila po përfaqëson Cox-in në padi.

    CRR shpërndau një kopje të vendimit të gjykatës. Gjykata thotë se kërkesa e Cox mbetet për shqyrtim, raportojnë mediat e huaja.

    “Kjo është një urgjencë mjekësore. Kate tashmë është 20 javë shtatzënë. Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk duhet të luten para një gjykate për të marrë kujdes mjekësor,” tha avokatja e gruas shtatzanë.

    Cox tha në padinë e saj se nëse vazhdon shtatzëninë, do t’i duhet të kryejë ndërhyrjen e tretë cezariane, e cila ka të ngjarë të rrezikojë aftësinë e saj për të pasur më shumë fëmijë, gjë që ajo thotë se ajo dhe burri i saj e duan.

    “Ligji i Teksasit e ndalon abortin, theksoi Prokurori i Përgjithshëm Ken Paxton, duke pretenduar se gjykata e qarkut abuzoi me autoritetin e saj pa asnjë provë, ndërsa ekzaminuesi mjekësor i Teksasit kishte përcaktuar se zonja Cox nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për të marrë një mjekim.”

    Në apelin e tij, Ken Paxton, një republikan ultrakonservator, i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë të Teksasit të pezullonte atë vendim.

  • ”Ulu policia”, zbardhen detaje të reja si mashtruan grabitësit në fshatin Prush të Tiranës

    ”Ulu policia”, zbardhen detaje të reja si mashtruan grabitësit në fshatin Prush të Tiranës

    Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja në tentativë në fshatin Prush të Tiranës.

    Gjatë momentit që kanë hyrë në banesë grabitësit, brenda kanë qenë dy të moshuar.

    Kur kanë hyrë në banesë janë prezantuar si policia “ulu policia” aty kanë nisur edhe ekzekutimin e planit rë grabitjes.

    Ende nuk dihet se cfarë kanë grabitur për shkak te shokut që kanë kalur dy të moshuarit.

    Grabitja brenda banesës nuk ka zgjatur për shumë minuta, për shkak se fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe kanë njoftuar policinë.

    Ekspertët e policisë shkencore shpresojnë që në disa objekte të bandsës të përftojnë gjurmë daltiloskopike ( gjurmë gishtatsh), pavarësisht se ne banesë ka kamera me rezolucion të pastër.

  • Tronditëse / Momentet e fundit të Liridonës, në restorant me Naim Murselin pak çaste para vrasjes makabre

    Tronditëse / Momentet e fundit të Liridonës, në restorant me Naim Murselin pak çaste para vrasjes makabre

    Janë publikuar pamjet e fundit të kamerave të sigurisë, ku Liridona Ademaj shihet për herë të fundit e gjallë.

    Pamjet janë nga kamerat e restorantit ku Naim Murseli dhe Liridona darkuan së bashku me dy fëmijët e tyre 4 dhe 6-vjeç, pak çaste përpara se ajo të vritej në një ngjarje që siç do të zbulohej më vonë, do të trondiste mbarë opinionin në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.

    Dyshohet se në ambientet e këtij restoranti ka qenë edhe autori i vrasjes Granit Plava.

    Nëse do të rezultojë e vërtetë edhe sipas autoriteteve, ajo çka dihet deri tani, Naim Murseli e ftoi gruan e tij, nënën e dy fëmijëve në darkën e fundit, duke e ditur se pak çaste në pas, ajo do të qëllohej për vdekje nga një person i paguar prej tij, në një ngjarje të tentuar për ta fshehur si grabitje.

    Praninë e tyre në restorant e komentoi edhe menaxheri, i cili tha se Liridona dhe bashkëshorti ishin shumë të lumtur dhe të qetë, ndërsa gëzonin me njëri-tjetrin si fëmijë.

    “Jam menaxheri… në rastin e vajzës ka ardhur policia. Ishin klientë, ishin shumë të lumtur, të qetë… ishin si fëmijë. Policia mori videon… Ne nuk mundet t’ju japim gjë”, theksoi menaxheri.

    Arsyet pse Naim Murseli dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij, mbeten ende të paqarta.

  • Ngjarja në fshatin Prush, reagimi zyrtar i Policisë: Të armatosur me kallashnikov, tre autorët tentuan të grabisin banesën

    Ngjarja në fshatin Prush, reagimi zyrtar i Policisë: Të armatosur me kallashnikov, tre autorët tentuan të grabisin banesën

    Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve të grabitjes së dështuar me armë zjarri në fshatin Prush.

    Sipas burimeve dyshohet se janë tre persona që tentuan grabitjen ndërsa kanë qenë të armatosur me armë zjarri kallashnikov.

    Policia e Tiranës, sakaq thekson se për krehjen e zonës është vënë në lëvizje edhe forca RENEA. “Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

    Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre.

    Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre. Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thuhet në njoftim.

  • Grabitje me armë në një biznes në Tiranë, autorët qëllojnë në drejtim të policisë

    Grabitje me armë në një biznes në Tiranë, autorët qëllojnë në drejtim të policisë

    Një tentativë grabitjeje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Prush të Tiranës.

    Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë disa persona të armatosur që kanë tentuar të grabisin një banesë.

    Banotët kanë njoftuar policinë sapo kanë vënë re grabitësit, por këta të fundit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të uniformave blu, teksa janë larguar.

    Mësohet se edhe efektivët e policisë u janë përgjigjur duke qëlluar me armë.

    Aktualisht, nga shkëmbimi i zjarrit nuk raportohet për persona të plagosur.

  • Vrasja e Liridonës në Prishtinë/ Në pranga edhe një tjetër person, zbardhet roli i tij

    Vrasja e Liridonës në Prishtinë/ Në pranga edhe një tjetër person, zbardhet roli i tij

    Është arrestuar sot edhe personi i katërt i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

    Sipas burimeve të mediave vendase, i arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova.

    Ai dyshohet se ua ka shitur armën Naim Murselit dhe autori i krimit Granit Plava.

    Në ditën kur u varros Liridona Ademaj-Murseli e vrarë të mërkurën e shkuar në Prishtinë tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit përfunduan në pranga, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e saj.

    30-vjeçarja Liridona Murseli u privua nga jeta derisa ishte në veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Familja Murseli, sipas deklaratës së kryefamiljarit Naimi Murseli, dyshohet se u përball fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën sendet me vlerë dhe pas të shtënave me armë zjarri, lanë të vdekur 30-vjeçaren.

  • E trishtë/ Preku zemrat e shqiptarëve me historinë e tij, ndërron jetë në lule të rinisë Fabioli

    E trishtë/ Preku zemrat e shqiptarëve me historinë e tij, ndërron jetë në lule të rinisë Fabioli

    Ai u bë i famshëm me daljen e tij në “Ka një mesazh për ty”. Fabjoli, në atë kohë 12 vjeç kishte ftuar babain në emision për t’i kërkuar falje për rebelzimin e tij. Fabjloi tregoi vetë se dilte për të lypur në Tiranë, pa dëshirën e prindërve.

    Prej disa javësh në rrjetet sociale të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fabjolit, në moshën 20-vjeçare.

    Por sot ka qenë Genta Gjalpi e cila ka konfirmuar humbjen e Fabjolit. Thuhet se shkak për ndarjen nga jeta është bërë një problem që 20-vjeçarit ju shfaq në mushkëri.

    “Sa më pikëlloi ky lajm, që Fabjoli ka ndërruar jetë. I vogli gjynah. Kënaqu në parajsë. Ishte lypës ne bllok, po falte shume dashuri🥹 Ishte shume i zgjuar dhe i dashur”, shkruan ajo./albeu.com/