Category: Lajme

  • Zbulohen emrat e rinj të BBV, kush është çifti që pritet të ballafaqohet në ekran pas ndarjes

    Zbulohen emrat e rinj të BBV, kush është çifti që pritet të ballafaqohet në ekran pas ndarjes

    Në janar Big Brother VIP do të rikthehet me edicionin e tij të tretë. Deri tani janë zbuluar disa emra mes tyre dhe ai i Romeo Veshajt dhe Olsi Bylykut.

    Por, tek Olsi Bylyku bëhet historia edhe më interesante, pasi bëhet me dije se pjesë e garës do të jetë edhe partnerja e tij, Egli Tako. Pasi çifti jetoi për rreth 4 vite një histori të bukur dashurie, ata i dhanë fund, pa shumë shpjegime. Ndërkohë, prej muajsh në rrjet, përfliten detaje nga kjo ndarje, duke aluduar për histori tradhëtish, sherre familjare dhe shumë detaje të tjera. Duket se dy ishpartnerët do t’i rikthehen sërish bashkëjetesës, vetëm se këtë herë me telekamera përpara, për të mësuar kështu më shumë detaje, por pse jo edhe për të pritur një ribashkim mes tyre

  • Afera me inceneratorin e Tiranës, Policia: 6 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të arrestuar, 6 në ‘arrest shtëpie’. Në kërkim Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Erjon Murataj

    Afera me inceneratorin e Tiranës, Policia: 6 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të arrestuar, 6 në ‘arrest shtëpie’. Në kërkim Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Erjon Murataj

    Policia ka reaguar në lidhje me urdhërarrestet e lëshuara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku bën me dije se 6 zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë arrestuar, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim.

    Gjithashtu bën me dije se ndaj 6 personave është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

    Ndaj tyre rëndon vepra penale e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.

    Policia e Shtetit

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, për shtetasit:

    L. K., 59 vjeç, lindur në Durrës, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim;

    A. B., 36 vjeç, lindur në Ersekë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor”;

    T. T., 46 vjeç, lindur në Laç, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim;

    N. S., 66 vjeç, lindur në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kyer në bashkëpunim;
    B.K., 45 vjeç, lindur në Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

    J. Ll. 29 vjeç, lindur në Fier, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
    Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasit:

    P. A, 65 vjeç, lindur në Valas – Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

    E. K., 51 vjeçe, lindur në Vlorë pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

    V. B., 38 vjeçe, lindur në Durrës, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

    A. Th., 41 vjeçe, lindur në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

    S. K., 35 vjeçe, lindur në Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

    S. T, 34 vjeçe, lindur në Poliçan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.

    Si dhe bënë shpalljen në këkrim për shtetasit e poshtëshënuar:

    E. M., 41 vjeç, lindur në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

    K. Z, 47 vjec, lindur në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale e kryer në rrethanat cilësuese në bashkëpunim, për të cilin Gjykata ka caktuar me masë sigurie “Arrest në burg”.

    M. M., 45 vjec, lindur në Fier për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, të parashikuar, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanat cilësuese në bashkëpunim, për të cilin Gjykata ka caktar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

    Materialet procedurale mbi ekzekutimin e vendimit të Gjykates do ti kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

  • Aksidenti i prindërve i dha goditjen e jetës, Irgen Çela i emocionuar si asnjëherë: Të shihje babain që luftonte me jetën…

    Aksidenti i prindërve i dha goditjen e jetës, Irgen Çela i emocionuar si asnjëherë: Të shihje babain që luftonte me jetën…

    Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela, rrëfeu në “Dancing With The Stars” vitin në të cilin ka marrë goditjen e vështirë të jetës.

    Aksidenti i prindërve, që ka ndodhur më 4 gusht të vitit 2000, është rrënjosur thellë në memorien e aktorit.

    Irgeni deklaroi se në momentin që është kthyer nga udhëtimi që po bënte me ekipin e futbollit, i ati nuk e ka pritur, aty ka kuptuar që diçka ka ndodhur.

    Çela tregoi se është shumë e vështirë të shohësh babin në gjendje të vështirë shëndetësore, e teksa sot ai lëviz me paterica.

    “Ba, ky kërcim është për ty”, e mbylli aktori rrëfimin e tij.

    Rrëfimi i Irgen Çelës:

    “Data 4 gusht është njëkohësisht edhe data më e trishtë në jetën time por edhe më e lumtura gjithashtu. Në katër gusht të viti 2000 prindërit e mi kanë bërë aksident automobilistik, ndërsa rreth 15 vite më vonë në 2015 ka lindur djali im. Kur ka ndodhur aksidenti unë nuk kam qenë në makinë, kam qenë në Maqedoni në ekipin e futbollit, por kur u ktheva nuk më priti babai. Menjëherë mendova se diçka ka ndodhur. Ai sot ecën me paterica dhe ishte e dhimbshme ta shihje babin nga një njeri që lëvizte vazhdimisht të kthehej në një person që luftonte me jetën në shtrat.

    Do doja të më shoqëronte në vende të caktuara, në DWTS do doja të ishte i ulur në publik, nuk do ta përballoja dot. Dhe ai besoj nuk do ta kishte të lehtë. Ditën kur do të performoj kërcimin është edhe ditëlindja e babit. Kontemporanja ka të bëjë me luftën e brendshme të jetës sime dhe shumë sfida që i kemi kaluar bashkë. Ba, ky kërcim është për ty, ti je forca ime!”.

    Ndërkohë Irgeni dhe Jora performuan një kontemporane, që u ndoq në publik edhe nga babai i konkurrentit. Ai realizoi më së miri një performancë të cilën ia dedikoi njeriut të shtrenjtë, i cili njëkohësisht festonte ditëlindjen.

  • “Kur fle, lutem të mos zgjohem më”/ Historia e 90-vjeçares që jeton mes vetmisë dhe mjerimit

    “Kur fle, lutem të mos zgjohem më”/ Historia e 90-vjeçares që jeton mes vetmisë dhe mjerimit

    Drita Cenolli, e moshuara nga fshati Mborje i Korçës, lutet çdo ditë që dikush t’i shtrijë dorën për ta ndihmuar të dalë nga skamja në të cilën po jeton. Ky prag festash ashtu si edhe vitin e kaluar, 90-vjeçaren e gjen të vetme në banesën e saj, ku i mungon ushqimi bazë dhe ngrohja në këto ditë të ftohta dimri.

    Në kasollen e saj gjenden vetëm disa mollë të dhuruara dhe një sasi e vogël drush që mund t’i shërbej për ngrohje vetëm për disa ditë.

    E moshuara mes dhimbjes tha për mediat se situata e vështirë e bën që të lutet që kur fle të mos zgjohet më

    Pjesë nga biseda:

    Drita, Mirëmëngjes

    -Mirëmëngjes për ty o bir, se unë e kam ditë tersi.

    Pse Nënë Drita?

    -Unë kur shtrihem fle, uroj mos zgjohem o bir. Të më marrë ai lart sa më parë

    Nëna sot do të të ndihmoj unë me bidonat. Mi ler mua.

    -Të keqen nëna, bëfsh hajër.

    Ushqim nuk ke fare sot?

    -Kam si jo, kam këto mollët.

    Vetëm mollët?

    -Epo njeriu nuk do hajë përditë, më dalin mua mollët po he. Kur marr Kempin, marr kulaçka.

    Nëna, po mish? Makarona?

    -Ku ti gatuaj, këtu në kasolle? Më bëjnë krahët mua?

    Nëna, po dru për t’u ngrohur ke?

    -Kam, e 14 dru. Një dru në darkë ndez. E 14 ditë kam. Vetëm një dru në darkë ndez, se është lartë Mborja, bën ftohtë këtu ku jam unë.

    Nëna, po lekë?

    -Vetëm kempin marr. Me sjellin e dy vëllezërit ushqime. Po me vjen zor, nuk ua marr. Kam unë u them, kam.

    Nëna, po ti s’ke as drita këtu.

    -Çi do dritat Drita o t’u bëftë nëna? Ja hap derën, e hyn drita e diellit.

    Nëna, do iki, por do vij prap. Çfarë të të sjell?

    -Të keqen nëna, më merr një amitë se më ka vajtur mendja. Kam një vit pa pirë amitë!

  • Kush është në listë? Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që janë të prirura për t’u bërë sipërmarrëse

    Kush është në listë? Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që janë të prirura për t’u bërë sipërmarrëse

    Shenjat e horoskopit kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. Sot, do të të tregojmë 3 shenjat që kanë super aftësi në biznes dhe janë të prirura për t’u bërë sipërmarrëse.

    Akrepi

    Shumë aftësi biznesi mund të mësohen me kalimin e kohës, por për Akrepin vjen natyrshëm që të jetë një shenjë pasionante, sidomos e përkushtuar në punë. Akrepi njihet për dëshirën e ethshme për të ecur gjithmonë para, çka e ndihmon shumë në karrierë.

    Gjithashtu, Akrepi është edhe një shenjë shumë inteligjente dhe ka një dhunti të paparë pr t’u dhënë talenteve të reja një mundësi.

    Bricjapi

    Bricjapi konsiderohet shpesh si një prej shenjave më punëtore të horoskopit, ndaj duke qenë se ka një disiplinë për ta pasur zili, Bricjapi është i përkushtuar 100% për të shkuar larg e më larg. Bricjapi luan një rol të rëndësishëm në biznes, pasi është largpamës, i përqendruar në qëllimet e tij dhe thjesht nuk stepet derisa të arrijë synimet.

    Ujori

    Si një shenjë humaniste, Ujori mundohet shumë që të ndihmojë këdo dhe të ketë një ndikim të madh në jetën e të tjerëve dhe në shoqëri. Ujori e ndërton kompaninë duke mbledhur njerëzit më të talentuar dhe duke nxjerrë më të mirën nga ta. Ujori bën gjithnjë më të mirën, edhe kur të tjerët nuk janë duke e parë.

  • Renditja / Këto janë vendet më të lumtura të Bashkimit Europian, dhe ato më pak të lumtura

    Renditja / Këto janë vendet më të lumtura të Bashkimit Europian, dhe ato më pak të lumtura

    Shifrat e reja të publikuara nga agjencia e statistikave të BE-së e renditin Austrinë si vendin më të lumtur në bllokun prej 27 anëtarësh.

    Austria shënoi një rezultat të përgjithshëm 7.9 pikë nga 10 në publikimin vjetor të Eurostat për “treguesit e cilësisë së jetës”, i cili bazohet në sondazhet e kryera nëpër shtetet anëtare.

    Polonia, Finlanda dhe Rumania u renditën së bashku të dytat në të dhënat me të gjitha pikët 7.7 nga 10, ndërsa në skajin tjetër të shkallës, Bullgaria kishte rezultatin më të ulët, si i vetmi vend që shënoi më pak se gjashtë (5.6) në total në indeksin e kënaqësisë nga jeta.

    Eurostat tha se publikimi i tij synon “të kapë tendencat në mirëqenien subjektive të qytetarëve evropianë”, duke vënë në dukje se “qytetarët e BE-së prireshin të ishin mjaft të kënaqur me jetën e tyre në përgjithësi, duke raportuar mesatarisht 7.1 pikë nga 10”.

    Faktorë të tillë si niveli i arsimimit, familja dhe stabiliteti financiar ndikuan në kënaqësinë e përgjithshme të të anketuarve me jetën e tyre, dhe jo thjesht me pasurinë.

    “Është interesante të theksohet se disa vende të lidhura me nivele të ulëta të të ardhurave në të kaluarën e afërt… si Rumania dhe Polonia, janë ndër vendet ku kënaqësia nga jeta është më e lartë – duke treguar kompleksitetin e marrëdhënies midis mirëqenies subjektive dhe mirëqenia ekonomike”, tha Eurostat.

    Italia, Spanja dhe Franca, tre nga ekonomitë më të mëdha në BE, të gjitha lëvizin rreth mesatares 7.1 për kontinentin.
    Megjithatë, Gjermania u gjet të ishte një nga vendet më të pakënaqura në sondazh, duke mposhtur vetëm Bullgarinë, me një rezultat 6.5. Gjermania shënoi 7.1 pikë në shifrat e vitit të kaluar për 2021.

    Ndërsa studimi nuk tregon shkakun që qëndron pas rënies së kënaqësisë së përgjithshme të jetës së një Gjermani, rezultati duket në përputhje me sondazhet e tjera që pasqyrojnë një rënie të humorit të banorëve të vendit.

  • I ‘izoluar’ në burgun grek, gazetari i njohur zbulon arsyen e fortë pse Laert Haxhiut nuk i lejohet të ekstradohet drejt Shqipërisë

    I ‘izoluar’ në burgun grek, gazetari i njohur zbulon arsyen e fortë pse Laert Haxhiut nuk i lejohet të ekstradohet drejt Shqipërisë

    Një shkrim i gazetarit të njohur grek Vasilis Xito për “Esspresonews” ditën e sotme, i është kushtuar të shumëkërkuarit Laert Haxhiu.

    Veç fakteve të njohura për publikun shqiptar, si krimet për të cilat akuzohet Haxhiu dhe mënyra e kapjes së tij, gazetari grek hedh dritë edhe mbi disa rrethana të reja.

    “Në Burgjet e Janinës ra kambana për 32-vjeçarin Laert, dhe më pas është transferuar në Koridhalos. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan gjithçka për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar” shkruan mes të tjerave Xitos.

    “Shqiptari ndodhet nën statusin e mbrojtjes, ndërsa ka fatura të hapura me organet greke, pasi emri i tij është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij, të kryera në afërsi të sheshit Karaiskaki. Hetimi për këto “kontrata” është edhe arsyeja pse ai nuk është ekstraduar në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që në majin e kaluar, duke u ndjekur me “identitet grek” në Janinë. Mafiozi Aldo Bare ofron shumën e tepruar prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e shqiptarit, pasi Laert Haxhiu në qytetin e tyre, Lushnje, në Shqipërinë qendrore, në vitin 2017 vrau dy nipat e tij në një kafene”,shkruan gazetari.

  • I ati i Naimit tha se u kërcënua me Kanun, flet vëllai i Liridona Ademit: Gjakova është e vogël dhe nuk duhet të na dalin para! Fëmijët do t’i marrim kur të na i lejojnë…

    I ati i Naimit tha se u kërcënua me Kanun, flet vëllai i Liridona Ademit: Gjakova është e vogël dhe nuk duhet të na dalin para! Fëmijët do t’i marrim kur të na i lejojnë…

    Vëllai i Liridona Ademit, gruas që u nda nga jeta 10 ditë më parë pas një atentati natën e 29 Nëntorit, që rezultoi të ishte porositur nga bashkëshorti i saj, ka mohuar deklaratat e Shaban Murselit se po kërkohet të merret gjak.

    Leonard Ademi shprehet se ka kërkuar që të mos takohen në rrugë, duke marrë parasysh që Gjakova është një vend i vogël dhe gjaknxehtësia mund të çojë deri tek e keqja.

    “E kemi përmend se kemi me folë që mos me na dalë ma përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë në ta. Për këtë arsye kanë çu njerëz, që mos me u përpjekë në ta. Vetëm që ata mos me na dalë përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe deri te më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam çka them unë për Kanun. Sikur deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tash atyre ua lajmë”, ka thënë Leonardi.

    Më herët, Shaban Murseli, i ati i Naim Murselit, u shpreh se dy persona i kishin trokitur në banesë për ta lajëmruar se ditët e besës kishin mbaruar dhe gjithçka do zgjidhej sipas Kanunit.

    “Na kanë ardhë sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “na kërkojmë gjak”. Thonë se dojnë përmes Kanunit me e zgjidhë këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk muj me i thanë dikujt “mos më vraj”. Kur të don le të më vrajnë, unë s’kam çka me ba. S’kam zgjidhje. Policia m’kanë pas thanë që çdo lëvizje, çdo mesazh, me na lajmëru. I thirra e iu thash që jam i kërcenum me jetë. Iu thash që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tash i kam dy patrolla të policisë që janë tu e rujtë shpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mu të më vrasin kur të dojnë”, mësohet të ketë thënë Murseli.

    Sa i përket fëmijëve të Liridonës, Leonardi thotë se do t’i marrë në kujdes menjëherë sapo t’ia lejojnë autoritetet dhe Qendra Sociale.

    Ai thotë se nuk i kanë ende, për shkak të vizitave që vijojnë në nderim të Liridonës, pranë familjes së saj.

  • Shqiptarët e dënuar në burgun e Korfuzit prej një jave në grevë urie, 2 prej tyre në gjendje kritike për jetën: Na mohohen të drejtat, po trajtohemi në mënyrë mizerabël

    Shqiptarët e dënuar në burgun e Korfuzit prej një jave në grevë urie, 2 prej tyre në gjendje kritike për jetën: Na mohohen të drejtat, po trajtohemi në mënyrë mizerabël

    Të dënuarit në burgun e Korfuzit në Greqi prej një jave ndodhen në grevë urie. Mes 100 të burgosurve, 60% prej tyre janë shqiptarë, të cilët në një intervistë televizive nga qelia Korfuzit ankohen për kushtet e këqija që përballen, ndërsa pretendojnë se nuk u jepen lejet dhe lirimet me kusht edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që nevojiten.

    “Po të marr nga burgu i Korfuzit, jemi këtu e një javë në grevë urie për ligjet që nuk na i zbatojnë dhe të drejtat e lirimit, e para, që i plotësojmë 3/5 e dënimit dhe nuk na japin lirimin me kusht. Lejen e plotësojmë, 2/5 apo 1/2 dhe nuk na e japin. Vonesat na i bëjnë në ekstrem, dënimet në maksimum padrejtësisht. Sidomos ne të huajve na sillen çnjerëzore fare. Kushtet janë mizerabël, çnjerëzore.”, shprehen shqiptarët në burgun e Korfuzit.

    Ata shprehen se do të vijojnë grevën deri sa zëri i tyre të dëgjohet dhe pretendojnë që avokatin e tyre e kanë arrestuar dhe futur në psikiatri.

    “Grevën tonë po e mbajnë të izoluar në burg, nuk e nxjerrin jashtë burgut grevën. Institucionet shtetërore këtu asnjë zyrë shtetërore nuk është lajmëruar që ne jemi në grevë urie. Gjendja shëndetësore dita ditës është më e rëndë, dy janë në gjendje kritike. Kemi marrë avokat që të na përfaqësojë, e kanë burgosur, i kanë bërë presion dhe e kanë futur në klinikë psikiatrike.”, shprehen shqiptarët në burgun e Korfuzit.

    Sipas tyre po diskriminohen sepse janë shqiptare.

    “Për grekët, leja u jepet direkt, lirimi me kusht u jepet direkt, kurse ne shqiptarëve jo.”

    Të burgosurit shqiptare i bëjnë apel edhe shtetit shqiptar që të interesohen pranë autoriteteve greke që kërkesat e tyre të plotësohen siç e parashikon ligjin.

    “Ministria e Drejtësisë të japë urdhër, të vendosen në lëvizje mekanizmat, ambasadat, avokati i popullit nuk është lajmëruar, nuk e dimë pse nuk i çojnë letrat tona. Përfaqësues të ambasadës të vijnë këtu të na dëgjojnë kërkesat tona, të na ndihmojnë”, shprehen shqiptarët në burgun e Korfuzit.

  • Shkrumbohet makina në Fier, detajet e para për drejtuesin

    Shkrumbohet makina në Fier, detajet e para për drejtuesin

    Ndërkohë që automjeti është shkrumbuar totalisht, drejtuesi i mjetit….

    Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flaket në aksin ‘Fier- Fermë-Çlirim’.

    Fatmirësisht pasagjeri nuk ka pësuar lëndime.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët zjarrfikës të cilët kanë bere të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë që automjeti është shkrumbuar totalisht, drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flakët ka dalë menjëherë duke i shpëtuar rrezikut.

    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një direkt elektrik. Djegia e makinës ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh për shkak të bllokimit të qarkullimit.