Category: Lajme

  • Për kë do “kërcasin prangat”? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen 2 prej emrave

    Për kë do “kërcasin prangat”? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen 2 prej emrave

    Prokuroria e Posaçme ka firmosur 15 urdhër arreste, për persona të implikuar në aferën e inceneratorit të Tiranës.

    Deri tani mësohet se SPAK ka lëshuar urdhërarrest për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

    Kujtojmë se afera e inceneratorëve ka çuar pas hekurave ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka si dhe ish-deputetin socialist, Alqi Bllako

  • Shtrenjtohen çmimet e”shportës”, ja sektori i ushqimeve që ‘zbraz’ xhepat e familjeve shqiptare

    Shtrenjtohen çmimet e”shportës”, ja sektori i ushqimeve që ‘zbraz’ xhepat e familjeve shqiptare

    Pasi në muajin tetor u regjistrua niveli më i ulët i çmimeve gjatë këtij viti, trendi rritës është rikthyer në nëntor.

    Sipas Institutit të Statistikave treguesi i ndryshimit të çmimeve u rrit ne 3.9% nga 3.8% që ishte muajin e kaluar, megjithatë me një ritëm shumë më të ulët krahasuar me vitin e shkuar.

    Ndryshimin më të fortë e kanë pësuar produktet e shportës, ku zarzavatet kryesojnë listën me 21,2% rritje, pasuar nga frutat me 9.3%, dhe qumështi dhe vezët me 8.3%.

    Në prag të festave të fundvitit duket se edhe grupi i argëtimit dhe mobiljeve kanë shënuar shtrenjtim.

    Sipas të dhënave, grupi i argëtimit u rrit me 6.0%, ndërsa për mobiljet me 4.8%.

    Veshjet dhe qiratë qëndruan thuajse me të njëjtën vlerë me një ndryshim prej 0.1 deri në 0.2 për qind më të lartë.

    Duket se me vendimet e Bankës së Shqipërisë, inflacioni po arrin drejt pritshmërive, kjo edhe për shkak të ndryshimit të normës së interesit.

    Prej këtyre masave edhe vlera e parasë është rritur kundrejt monedhave të huaja.

  • Shokët e Noizyt rrahën Cllevion, Laert Haxhiu i vuri tritolin në butik

    Shokët e Noizyt rrahën Cllevion, Laert Haxhiu i vuri tritolin në butik

    Mes shumë krimeve të urdhëruara nga Laert Haxhiu, është dhe vendosja e një sasie tritoli në butikun e Rigels Rajkut që njihet gjerësisht në Shqipëri me nofkën “Noizy”.

    Përmes dëshmisë së Tafanit, “Ora News” ka mësuar se kjo ngjarje është regjistruar në 8 qershor 2022 në qytetin e Durrësit, dhe sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, plani për të bërë këtë krim ka marrë spunto pas një telefonate që ka marrë Laert Haxhiu nga nëna e tij, Florije Haxhiu dhe motra, Klea Haxhiu.

    Siç tregon i penduari, Laerti është ndikuar nga nëna dhe e motra, të cilat gjatë telefonatës i janë shprehur të shqetësuara se në pamjet filmike të shfaqura në “Tik-Tok”, i ishte dhimbsur shumë Kleviol Ahmeti, kur rrihej nga grupi i shokëve të “Noizyt”.

    “…kur doli një video në “Tik-Tok” që kishin rrahur Kleviol Ahmeti (Serbiano) i cili është nga Lushnja, Laertin e telefonoi nëna e tij dhe motra dhe i treguan se i ishte dhimbsur shumë Klevio, që e kishin rrahur në atë mënyrë…” – ka treguar para hetuesve Artan Tafani.

    Sipas rëfimit të Tafanit, gjatë kësaj bisede me të ëmën dhe motrën, Laertin e zuri sedra dhe më porositi mua dhe Lulin që t’i bënim një dëm “Noizyt” me pretekstin se rrahja që ai i kishte bërë Klevios kishte shqetësuar familjen e Laertit.

    “…në atë kohë unë rrija me Laertin dhe Lulzim Arapin te “Green City” në Tiranë. Për këtë arsye unë dhe Luli me porosinë e Laertit kemi marrë përsipër ta bëjmë si punë. Ne kemi patur tritol gjendje nga një sasi tritoli, të cilën unë e kisha marrë tek shtetasi Erisjano Abedini alias “Cano” dhe për këtë ngjarje kemi përdorur afro 1 kilogram tritol. Kam shkuar me Lulin në Durrës, pas mesnate dhe kemi qenë me automjetin tim Benz me targa AA331EB, por atë natë i kisha vendosur targa të tjera të vjedhura që nuk i mbaj mend ekzaktësisht. Tritolin dhe fitilin e përgatita në shtëpi. Kur arritëm në Durrës, makinën e parkova tek një kthesë jo shumë larg butikut ku do vija eksplozivin. Fitilin e kisha bëra pak të gjatë. E ndeza dhe shpërthimin e dëgjova pasi kisha hipur në makinë dhe isha nisur drejt Tiranës. Nga aty së bashku me Lulin shkova në Tiranë tek “Green City” ku ishim me banim…” – ka treguar Artan Tafani.

    Pas kësaj ngjarje Laert Haxhiu ka falenderuar dy shokët e tij, pasi e kishte ndjere veten të plotësuar për një hakmarrje që realizoi tek “Noizy”, i cili sipas tij me rrahjen e Klevios i kishte shqetësuar nënën dhe motrën.

  • Kanabis me vlerë 2.5 milionë paund, burgosen 8 shqiptarë në Britani

    Kanabis me vlerë 2.5 milionë paund, burgosen 8 shqiptarë në Britani

    Tetë të rinj shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në Caernarfon, pasi ishin përfshirë në një operacion të madh të kultivimit të kanabisit.

    Shqiptarët u kapën gjatë një aksioni në qytetin Rhyl të Uellsit, pasi kishin shndërruar disa banesa në ambiente për kultivimin e kanabisit, brenda së cilave u gjetën nga 500 deri në 180 rrënjë kanabisi.

    Dënimet e gjykatës britanike:

    Oltian Salla, 34-vjeç, katër vite burg

    Shpetim Kapo, 24-vjeç, 3 vite e 8 muaj burg

    Aranit Kapo, 22-vjeç, 3 vite e 4 muaj burg

    Ardit Lici, 27-vjeç, 9 muaj burg

    Edison Cela, 28-vjeç, 9 muaj burg

    Ronaldo Hazizi, 25-vjeç, 6 muaj burg

    Besim Kalemi, 23-vjeç, 6 muaj burg

    Hasan Hajdari, 20-vjeç, 4 muaj bur

  • I njohur si ‘baroni i drogës’, del pamjet pas arrestimit në Kosovë të Gëzim Çelës (Foto)

    I njohur si ‘baroni i drogës’, del pamjet pas arrestimit në Kosovë të Gëzim Çelës (Foto)

    Gëzim Çela, i cili njihet si baroni i Fushë-Kuqes, është arrestuar në Kosovë.

    Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së shtetit. Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal.

    Ja si ka ndryshuar pamjen Gëzim Çela për t’i shpëtuar policisë.

    Gëzim Çela ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit Flakë në det ku u arrestua shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.

    Çela, i njohur ndryshe si baroni i drogës, ka qenë i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”. Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge.

  • Nga ish-oficer në “baron” droge, kush është Gëzim Çela që u arrestua në Kosovë! E shkuara e tij e errët në botën e krimit

    Nga ish-oficer në “baron” droge, kush është Gëzim Çela që u arrestua në Kosovë! E shkuara e tij e errët në botën e krimit

    Gëzim Çela, i njohur ndryshe edhe si “baron” droge është arrestuar sot (8 dhjetor) në Kosovë. Vetëm dy muaj më parë, SPAK gjatë një operacioni rrethoi edhe banesën e tij në Fushë Kuqe.

    Ish-punonjësi i policisë është konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. Ndërsa ndaj tij ishin lëshuar disa urdhër arreste.

    Po kush është Gëzim Çela? Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge. Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë kohë më parë. Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

    Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai ishte korrier droge, që furnizohej në Prishtinë. Po në të njëjtën kohë, në kryeqytetin e Kosovës u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.

    Kurse, gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kokainë, edhe 150 kilogramë kanabis sativa.

    Forcat policore sekuestruan po ashtu 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara. Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte aty.

    Kur droga mbërrinte në Shqipëri, ajo dërgohej në vilën e Gëzim Celës në Fushë Kuqe, nga ku shpërndahej për në vendet perëndimore. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës. Për të, ekziston një dënim nga gjykata italiane me 11 vjet burgim, si dhe 150 mijë euro gjobë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gëzim Çela, përpara se të implikohej në trafikant droge e të ishte kryetari i një bande të trafikut të kokainës, ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë. Këtë post e ka mbajtur përpara vitit 1997.

  • E bujshme! I njohur si “baroni i Fushë Kuqes”, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela

    E bujshme! I njohur si “baroni i Fushë Kuqes”, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela

    Arrestohet në Kosove Gëzim Çela. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së shtetit. Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal. Cela njihet si baroni i Fushë Kuqes.

    Çelaj është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

    Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

    Kujtojmë se në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.

    Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai luante rolin e korrierit të drogës që kishte marrë në Prishtinë. Në të njëtën kohë në Prishtinë u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.

  • “A keni komunikuar me Naim Murselin natën e ekzekutimit”? Ja si përgjigjet Behgjet Pacolli

    “A keni komunikuar me Naim Murselin natën e ekzekutimit”? Ja si përgjigjet Behgjet Pacolli

    Behgjet Pacolli ka folur për Naim Murselin, ish-këshllitarin e tij, i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Ai ka zbuluar nëse ka pasur komunikim me Naimin natën qe ka ndodhur krimi.

    “Jo, unë kam qenë në rrugë zyrtare larg Kosovës, por bashkëpuntorët e mi nga Kosova më kanë informuar për rastin”, ka thënë Pacolli në një intervistë për Nacionale.

    “Duke mos ditur si ka ndodhur, unë kam tentuar të kontaktoj, por telefonin e tij ka qenë i mbyllur”, ka treguar Pacolli, i cili gjatë këtyre ditëve ka reaguar disa herë për rastin në rrjetin e tij social, në Facebook.

    Liridona Ademaj, është vrarë, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Për rastin Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar: Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

  • “Marigoja e Drenicës” vulos rekordin, flamuri shqiptar me origami merr çmim nga Guinness

    “Marigoja e Drenicës” vulos rekordin, flamuri shqiptar me origami merr çmim nga Guinness

    Ashtu siç edhe pritej, Arbnora Fejza ka thyer rekordin e katërt “Guiness” me flamurin kuq e zi. Rekordet e Guiness tanimë janë bërë vulë, e punës artistike në leminë e mozaikut, për Arbnora Fejzen.

    Flamuri gjigant i vendosur në sallën e sporttit ‘Iliaz Kodra”, në Skenderaj tanimë ka kaluar gjithë procedurat e nevojshme nga Komisioni i Guniness dhe vlerësimi final padyshim rezulton se punimi i realizuar nga Arbnora përmbush të gjitha kriteret e një rekordi të ri në këtë fushë.

    Pikërisht është Arbnora Fejza që më veprat e saj artistike ka bërë që komisioni i Librit të “Guinness” me seli në Londër të konfirmojë, rekordin e katërt, duke bërë që këtë vit festa e flamurit kombëtar të vazhdojë edhe më gjatë.

    Arbnora ka deklaruar se këtë vepër e ka bërë në shenjë nderimi të 111-vjetorit të pavarësisë së shteti shqiptar dhe ditëlindjes së Heroit të Kombit, komandantit legjendar, Adem Jashari.

    Mozaiku i flamurit kombëtar më përmasa 1300.4 m, ishte gara jetike e saj, kurse inspirimi është dashuria që ka për çdo milimetër të këtij simboli.

  • “Le të hidhet përpjetë kush të dojë”/ Rama merr meritat për reformën në drejtësi: E ka bërë PS!

    “Le të hidhet përpjetë kush të dojë”/ Rama merr meritat për reformën në drejtësi: E ka bërë PS!

    Kryeministri Edi Rama ia ka veshur Partisë Socialiste dhe qeverisë së tij, meriat për kryerjen e reformës në drejtësi.

    Duke folur nga Kongresi i PS, Rama u shpreh se asnjë anglo-amerikan apo europ[erëndimor mund ta bënte atë reformë, pa Partinë Seocialiste. Për të mbështetur këtë, Rama tha se ndërkombëtarët kanë qenë në Shqipëri që prej rënies së diktaturës, dhe kjo reformë mund të ishte bërë shumë kohë më parë.

    “Le të hidhet përpjetë kush të dojë, por reformë në drejtësi pa PS nuk ka anglo-amerikan apo europerëndimor që bënte dot në Shqipëri. Nuk erdhën në Shqipëri në 2013, këtu ishin që kur Shqipëria u çlirua nga ferri i diktaturës… nëse reforma do të ishte produkt eksporti i detyrueshëm për vendet që duan të futen në BE, atëherë BE dhe SHBA do ta kishin eksportuar edhe në vende të tjera në Ballkan.

    Ndërkohë që atyre vendeve u tregojnë Shqipërinë dhe u thonë merrni shembull sesi bëhet pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Ndaj ata që thonë të kundërtën e bëjnë nga pozitat e kundërshtarët e PS.

    Nuk e solli koha këtë transformim, por PS, dhe PS e solli populli shqiptar në vitin 2013 dhe jo Amerika.

    Para se të thoni ‘sa mirë që e bëri Amerika’… E bëjmë dhe ne një gjë nëse i hyjmë. Këtë meritë historia s’ka kujt ia njeh përveç… Problemi i madh sot është se çfarë duhet të bëjmë ne më shumë dhe shumë herë që të afrojmë ditën që drejtësia në Shqipëri të jetë e aftë, e ndershme për të gjithë shqiptarët. Gjithçka po ndodh me hetimet ndaj individëve me një profil të lartë të politikës. Është vetëm zgjimi i një shpirti drejtësie të fjetur prej më shumë se 100 vitesh në koma, në nëntokën e kombit shqiptar.

    Kjo është një domosdoshmëri për të shkuar para për forcimin e mirëqeverisjes. Ndaj do e mbështesim pa kushte këtë krijesë. Nuk mjaftojnë disa ditë që të kalosh nga një fazë shekullore, në një fazë të funksionimit të shtetit të së drejtës. Armiqtë e parlamentit të Shqipërisë na morën thuajse 3 vite, kur u aprovua e gjithë ajo paketë. Teksa ne do vazhdojë të mbështesim drejtësinë e re me hapat e saj , ka ardhur koha që t’i bëjmë pyetje të rëndësishme vetes. Ka ardhur koha që të bëjmë shumë më tepër me veten dhe pastaj përmes PS-së, për ta nxitur dhe formuar drejtësinë re që të shtrihet në të gjithë mekanizmin e drejtësisë. Se SPAK janë 1-2 km në distancë nga Prokurorie e Tiranës.

    Këtu u fol për 21 janarin, që është peng i drejtësisë së vjetër. Mendoni se në çfarë gjendje janë gjykatat. Ne duhet të mendojmë seriozisht se çfarë duhet të bëjmë që drejtësia të rrisë profesionalizmin e saj.”- tha Rama.