Category: Lajme

  • E pazakontë në Britani/ Shqiptarët kthejnë azilin e pleqve në shtëpi bari, arrestohen nga policia

    E pazakontë në Britani/ Shqiptarët kthejnë azilin e pleqve në shtëpi bari, arrestohen nga policia

    Një grup prej 6 personash është lënë në paraburgim pasi akuzohen se për aktivitet narkotik në një fermë kanabisi në Leeds.

    Gjatë operaicionit policia gjeti rrënjë kanabisi me vlerë 450 mijë paund.

    Sipas raportimeve vendi në të cilin shqiptarët ushtronin akitivitetin ishte një godinë që më parë ka shërbyer si azil pleqsh.

    Shqiptarët e arrestuar janë Altior Deda, 30-vjeç, Edison Markeci, 21 vjeç, Augustin Marku, 36 vjeç, Ali Qerfozi, 41 vjeç dhe Andi Teta, 32 vjeç.

    Të akuzuarit dolën para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

  • Kombëtarja ‘tremb’ Spanjën, trajneri i iberikëve habit me deklaratën: Kujdes nga Shqipëria, janë të …

    Kombëtarja ‘tremb’ Spanjën, trajneri i iberikëve habit me deklaratën: Kujdes nga Shqipëria, janë të …

    Trajneri i Spanjës në futboll, Luis de la Fuente komentoi sërish shortin e Euro 2024 duke thënë se duhet pasur shumë kujdes nga Shqipëria.

    Në grupin B të finaleve për “Gjermani 2024”, Kombëtarja kuqezi do ketë përballë Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

    “Të gjithë rivalët tanë janë të nivelit të një kompeticioni si Europiani, skuadra të nivelit të lartë. Të gjithë grupet janë të forta dhe komplekse. Por, ndoshta grupi ynë i përket një niveli edhe më të lartë, gjë që na detyron të jemi të përqendruar në maksimum që në fillim. Italinë dhe Kroacinë i njohim në perfeksion. Por edhe Shqipërinë, një skuadër tepër e rrezikshme. Do ta nisim fuqishëm, sepse dy rivalët e parë janë Kroacia dhe Italia, por përvoja ime më thotë se në këto turne ka rëndësi të madhe të jesh i fokusuar që në fillim”, tregoi Luis de la Fuente.

    Shqipëria nis aventurën kundër Italisë më 15 qershor 2024 në Dortmund, për të vijuar në datën 19 qershor kundër Kroacisë në Hamburg dhe mbyllur gjithçka kundër Spanjës në grupe më 24 qershor në Dusseldorf.

  • Ngjarje e pazakontë, mijëra peshq të ngordhur mbulojë sipërfaqen e detit. Ja çfarë dyshojnë studiuesit

    Ngjarje e pazakontë, mijëra peshq të ngordhur mbulojë sipërfaqen e detit. Ja çfarë dyshojnë studiuesit

    Mijëra peshq të ngordhur kanë dalë në sipërfaqe në një plazh në Japoninë veriore.

    Peshqit, kryesisht nga sardele, u gjendën në breg në Hakodate në ishullin kryesor më verior të Hokkaido të enjten, duke mbuluar një shtrirje plazhi rreth gjysmë milje të gjatë.

    Banorët vendas thanë se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë dhe u është kërkuar që të mos e konsumojnë peshkun.

    Shkaku i incidentit mbetet i panjohur, por Takashi Fujioka, një studiues i Institutit të Kërkimeve të Peshkimit Hakodate, sugjeroi se peshqit mund të jenë lodhur ndërsa ndiqeshin nga peshq më të mëdhenj.

    Ai tha se mungesa e oksigjenit ndërsa lëvizte në një grup të mbushur dendur mund të kishte çuar në daljen e tyre në breg.

    Incidenti përkon me migrimin e sardeles drejt jugut, tha Fujioka, duke shtuar se peshku mund të ketë hyrë papritur në ujërat e ftohta.

    Ai tha se ka dëgjuar për fenomene të ngjashme më parë, por nuk e kishte parë kurrë në jetën reale.

    Peshku në dekompozim mund të ulë nivelet e oksigjenit në ujë dhe të ndikojë në mjedisin detar, tha ai.

    Një ditë pas ngjarjes, zyrtarët e qytetit u panë duke inspektuar vendin dhe duke u përpjekur të mblidhnin peshqit, ndërsa banorët i mblodhën për t’i shitur ose për t’i ngrënë, pavarësisht paralajmërimeve.

  • “Kërcet” arma në vend, raportohet për të plagosur

    “Kërcet” arma në vend, raportohet për të plagosur

    Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonaal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

    Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • DËSHMIA: Kur “Noizy” rrahu Kleviolin u shqetësua nëna e motra e Laertit. I thanë se iu dhimbs Klevio, dhe më pas urdhëroi t’i vinim tritolin

    DËSHMIA: Kur “Noizy” rrahu Kleviolin u shqetësua nëna e motra e Laertit. I thanë se iu dhimbs Klevio, dhe më pas urdhëroi t’i vinim tritolin

    Mes shumë krimeve të urdhëruara nga Laert Haxhiu, është dhe vendosja e një sasie tritoli në butikun e Rigels Rajkut që njihet gjerësisht në Shqipëri me nofkën “Noizy”.

    Përmes dëshmisë së Tafanit, “Ora News” ka mësuar se kjo ngjarje është regjistruar në 8 qershor 2022 në qytetin e Durrësit, dhe sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, plani për të bërë këtë krim ka marrë spunto pas një telefonate që ka marrë Laert Haxhiu nga nëna e tij, Florije Haxhiu dhe motra, Klea Haxhiu.

    Siç tregon i penduari, Laerti është ndikuar nga nëna dhe e motra, të cilat gjatë telefonatës i janë shprehur të shqetësuara se në pamjet filmike të shfaqura në “Tik-Tok”, i ishte dhimbsur shumë Kleviol Ahmeti, kur rrihej nga grupi i shokëve të “Noizyt”.

    “…kur doli një video në “Tik-Tok” që kishin rrahur Kleviol Ahmeti (Serbiano) i cili është nga Lushnja, Laertin e telefonoi nëna e tij dhe motra dhe i treguan se i ishte dhimbsur shumë Klevio, që e kishin rrahur në atë mënyrë…” – ka treguar para hetuesve Artan Tafani.

    Sipas rëfimit të Tafanit, gjatë kësaj bisede me të ëmën dhe motrën, Laertin e zuri sedra dhe më porositi mua dhe Lulin që t’i bënim një dëm “Noizyt” me pretekstin se rrahja që ai i kishte bërë Klevios kishte shqetësuar familjen e Laertit.

    “…në atë kohë unë rrija me Laertin dhe Lulzim Arapin te “Green City” në Tiranë. Për këtë arsye unë dhe Luli me porosinë e Laertit kemi marrë përsipër ta bëjmë si punë. Ne kemi patur tritol gjendje nga një sasi tritoli, të cilën unë e kisha marrë tek shtetasi Erisjano Abedini alias “Cano” dhe për këtë ngjarje kemi përdorur afro 1 kilogram tritol. Kam shkuar me Lulin në Durrës, pas mesnate dhe kemi qenë me automjetin tim Benz me targa AA331EB, por atë natë i kisha vendosur targa të tjera të vjedhura që nuk i mbaj mend ekzaktësisht. Tritolin dhe fitilin e përgatita në shtëpi. Kur arritëm në Durrës, makinën e parkova tek një kthesë jo shumë larg butikut ku do vija eksplozivin. Fitilin e kisha bëra pak të gjatë. E ndeza dhe shpërthimin e dëgjova pasi kisha hipur në makinë dhe isha nisur drejt Tiranës. Nga aty së bashku me Lulin shkova në Tiranë tek “Green City” ku ishim me banim…” – ka treguar Artan Tafani.

    Pas kësaj ngjarje Laert Haxhiu ka falenderuar dy shokët e tij, pasi e kishte ndjere veten të plotësuar për një hakmarrje që realizoi tek “Noizy”, i cili sipas tij me rrahjen e Klevios i kishte shqetësuar nënën dhe motrën.

  • E rëndë, qëllohet me armë autobusi i ekipit të futbollit, raportohet për disa të plagosur

    E rëndë, qëllohet me armë autobusi i ekipit të futbollit, raportohet për disa të plagosur

    Sipas asaj që raportohet nga mediat e huaja, persona të panjohur kanë nisur të qëllojnë në drejtim të autobusit të Sunshine Start, ekip nigerian, kur ai ishte nisur për në Benin në prag të ndeshjes kundër Insurance këtë fundjavë.

    Sipas raportimeve të para, që nga sulmi, ende nuk janë zbardhur qëllimet e autorëve të këtij krimi. Gjithashtu thuhet se ka të lënduar nga të shtënat me armë, dhe disa janë në gjendje të rëndë.

    “Ekipi ynë u sulmua disa minuta më parë ndërsa po udhëtonte për të luajtur në Beni këtë fundjavë”, tha klubi në një deklaratë të enjten mbrëma.

    “Nuk dihet ende numri i saktë i të plagosurve. Raportohet për dëmtim të rëndë të djalit që mban topat, trajnerit dhe anëtarëve të stafit teknik, por edhe lojtarëve”, thuhej në deklaratë.

  • Vrasja e Liridonës, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e bujshme mes Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës: Kjo punë duhet të …

    Vrasja e Liridonës, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e bujshme mes Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës: Kjo punë duhet të …

    Gazetarja investigative Klodiana Lala ka zbuluar bisedat mes Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës, para vrasjes së Liridonës.

    Në një emision televiziv Lala tha se gjatë bisedës mes tyre, Naimi i tha Kokallës se “kjo punë duhet të kryhet sot”.

    Ajo tha se në këtë ngjarje ka diçka më të madhe, ndoshta një sekret që lidhet me persona të tjerë si biznesmenë apo politikanë, por për këtë nuk mund të deklarohej ende.

    “Ka patur tentativa të mehershme të Naim Murselit për ta ekzekutuar gruan. Njëherë për ta trajtuar si aksident, që e dinë edhe autoritetet në Kosovë. Nga biseda me Kushtrim Kokallën, kur ishte vënë në zbatim plani për vrasjen e Liridonës, nuk ka kaluar më shumë se një javë.

    Dhe në biseda më ka vrarë veshin që thuhej se kjo punë duhet të kryhet sot. Liridona ka ditur një sekret shumë të madh. Se çfarë është kjo çështje, nëse lidhet me biznes, me politikë apo me njerëz të tjerë, nuk mund ta them”, është shprehur Lala.

  • “Kam vrarë një njeri”, ky është adoleshenti me fytyrë djaloshare që vrau 27-vjeçarin nga Burreli në Gjermani!

    “Kam vrarë një njeri”, ky është adoleshenti me fytyrë djaloshare që vrau 27-vjeçarin nga Burreli në Gjermani!

    Ky është 17-vjeçari shqiptar me fytyrë djaloshare që ka ekzekutuar me plumb në kokë një burrë nga Burreli.

    Vrasja u regjistrua në sauna në Kaltenkirchen, i vrari Reols Hysneli, 27-vjeçar, u gjet më 25 nëntor në një pyll pranë zonës.

    Adoleshenti u paraqit mesnatën e së premtes në stacionin e policisë në Pinneberg (Schleswig-Holstein), i shoqëruar nga avokati i tij dhe ka rrëfyer: “Kam vrarë një njeri”.

    I shoqëruar nga policia, 17-vjeçari ka shkuar në vendngjarje dhe ka treguar se ku ndodhej trupi i viktimës, por kur është pyetur për arsyet e vrasjes nuk është përgjigjur.

    “Ai është një shqiptar 27-vjeçar, i cili sipas informacioneve të deritanishme nuk kishte adresë të përhershme banimi dhe ishte i njohur për policinë”, tha zëdhënësja e policisë Merle Neufeld.

  • “Nuk kam marrë para nga djali dhe Ervin Mata”/ Ish-zëvendësdrejtori i policisë merret në pyetje, zbardhet dëshmia, ja çfarë deklaroi para gjyqtarëve Erzen Breçani

    “Nuk kam marrë para nga djali dhe Ervin Mata”/ Ish-zëvendësdrejtori i policisë merret në pyetje, zbardhet dëshmia, ja çfarë deklaroi para gjyqtarëve Erzen Breçani

    Ish-zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës Erzen Brecani, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për disa vepra të rënda penale, ka mohuar të këtë marrë para nga djali i tij Eralbi Breçani apo nga kunati i këtij të fundit Ervin Mata. I arrestuari Breçani u mor në pyetje nga hetuesit e Byrosë Kombëtare te Hetimit në prani të tre mbrojtësve ligjorë ku ka sqaruar marrëdhënien që kishte me Ervin Matën, si kunati i djalit të tij, ndërsa ka mohuar përfshirjen apo pasjen dijeni për trafikun e lëndëve narkotike.

    Po pavarësisht deklarimeve të Breçanit, Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim pasuror për të gjitha transaksionet që janë bërë në adresë të tij apo dhe personave të afërt, bazuar në bisedat e zbardhura nga komunikimet në Sky ECC, për transferim shumash nga 350 mijë deri në 500 mijë euro. Jo vetëm për Breçanin, por edhe pasuritë e të gjithë të arrestuarve të tjerë dhe familjarëve të tyre po kalojnë në sitën e SPAK.

    Ndërkohe dy ditë më parë SPAK ka kërkuar ekstradimin në Shqipëri edhe të Ismail Zenelit, anëtarit të grupit që u arrestua nga policia spanjolle në ekzekutim të urdhër arrestit të lëshuar nga SPAK. Zeneli është personi që sipas dosjes hetimore donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi dyshonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, Ismail Zeneli është anëtar i grupit të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës.

    Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan vetëm 4 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO.

    Ndërsa arrest shtëpie u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Me arrestimin e Ismail Zenelit, shkon në 5 numri i të arrestuarve. Ndërkohë në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, pjesë e grupit kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Europës. Ndërkohe spak ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anetaret e grupit kriminal dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro.

  • Reagon sërish policia dhe zbardh detaje të reja nga vrasja e Elton Javorit: Pati shkëmbim zjarri, autori ndodhej në makinë me…

    Reagon sërish policia dhe zbardh detaje të reja nga vrasja e Elton Javorit: Pati shkëmbim zjarri, autori ndodhej në makinë me…

    Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj 41-vjeçarit Erjon Javori një ditë më parë në Fier.

    Policia ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes së rëndë dhe bën me dije se midis 41-vjeçarit që mbeti i vdekur dhe autorit të dyshuar, Agim Gashi ka pasur një shkëmbim zjarri.

    Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se Agim Gashi nuk ndodhje vetëm në automjet, por i shoqëruar nga i vëllai, shtetasi me iniciale K. G., 33 vjeç.

    Njoftimi i policisë

    Fier/Informacion shtesë në lidhje me mekanizmin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lagjen “16 Prilli”, ku mbeti i vrarë shtetasi E. J., 41 vjeç.

    Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier dhe atyre të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetetit, rezultoi se:

    Ditën e djeshme në lagjen “16 Prilli”, Fier, nga një automjet tip “Benz”, nga krahu i pasagjerit, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Fuoristradë” e cila drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç.

    Pas këtij veprimi, shtetasi E. J., ka qëlluar disa herë me armë zjarr pistoletë në drejtim të automjetit tip “Benz”.

    Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi E. J., 41 vjeç.

    Nga hetimet rezultoi se autorët që udhëtonin me automjetin tip “Benz” janë shtetasit A. G., 35 vjeç dhe K. G., 33 vjeç(vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

    Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, në afërsi të automjetin tip “Fuoristradë”, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me nr trupi të paidentifikuar e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Motivi i kësaj ngjarjeje kriminale dyshohet një konflikt i nisur disa kohë më parë midis shtetasit A. G. dhe shtetasit E. J. për motive të dobëta.

    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe mbledhjen e te gjitha provave për dokumentimin e plotë të saj.

    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në ngarkim të shtetasve A.G. dhe K.G., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.