Category: Lajme

  • Nisin reshjet e borës në juglindje të vendit

    Nisin reshjet e borës në juglindje të vendit

    Kanë nisur reshjet e borës mbrëmjen e kësaj të enjteje në juglindje të vendit, ku ka pasur prezencë dhe në aksin nacional Korcë-Pogradec apo në Qafë Thanë.

    Reshjet e borës kanë qenë me intensitet mesatar dhe për shkak edhe të terrenit të lagësht prej shiut, bora nuk ka shtruar, duke mos krijuar problematika në rrugë. Reshje në formë shiu dhe dëbore ka pasur edhe në zona të tjera po pa krijuar probleme.

    Gjatë orëve të natës drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë ndërkohë temperaturat e ajrit pritet të ulen gjatë mëngjesit dhe ditës së premte duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -3 deri në 4 gradë.

  • VIDEO/ Plumbi në qafë i mori jetën, momenti kur vritet Elton Javeri në Fier

    VIDEO/ Plumbi në qafë i mori jetën, momenti kur vritet Elton Javeri në Fier

    Janë publikuar pamjet e vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javerit, atentat i regjistruar paraditen e kësaj të enjte, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli” në Fier. Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier.

    Rruga ku ndodhi atenati ka patur kamera sigurise, të cilat kanë filmuar momentin e vrasjes së Javerit, rreth 100 metra larg banesës së tij. Në momentin e ngjarjes, viktima ndodhej në automjetin tip “Porsche Cayene” ngjyrë të zezë, ndërsa autori me makinë të tipit “Mercedes Benz” ngjyrë gri të errët, me targa shqiptare.

    Dyshohet se Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin tip “ Benz” duke i dalë paralel, siç shihet dhe në videon e publikuar nga “Zëri.ai”.

    Po ashtu, në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet dhe se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës, Agim Gashi e ka qëlluar me pistoletë, teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë, të cilat i sollën edhe vdekjen.

    Para automjeteve të viktimë dhe autorit, ndodhet dhe një automjet tjetër tip “Mercedes Benz”, i cili nuk ka lidhje me ngjarjes, teksa drejtuesi i saj ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rëndë.

    Elton Javeri ka lëvizur me automjet edhe për disa metra pas atentatit dhe ka ndaluar rreth 100 metra larg vendit që shihet në këtë video. Automjeti “Porche” u gjet me derën e hapur, por siç duket Elton Javeri vetëm sa ka hapur derën dhe nuk ka mundur të dalë jashtë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, 41-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë.

    Pas atentatit, Agim (Agli) Gashi dyshohet se u arratis në drejtim të Vlorës dhe ende nuk është kapur nga Policia.

    Autori dhe viktima kishin lidhje krushqie mes tyre, por burime bëjnë me dije se ata janë konfliktuar rreth dy javë më parë në Gjermani. Viktima kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania, ku ishte emigrant.

    Elton Javori dhe Agim Gashi mësohet se kanë patur njohje të vjetër mes tyre dhe janë konfliktuar për shkak të problemeve që kanë patur me njëri-tjetrin ku nuk përjashtohet edhe përfshirja në aktivitete ilegale.

    “Ka qenë djalë i mrekullueshëm, i edukuar dhe i sjellshëm. Ka babanë e nënën këtu, vëllezërit i ka në Gjermani. Nga erdhi kjo, Zoti e di. Sa dola nga shtëpia, u futa të pija kafe, dola me vrap”, u shpreh një prej banorëve të zonës për gazetarët.

  • Rusia “josh” emigrantët nga kufiri finlandez dhe i dërgon të luftojnë në Ukrainë

    Rusia “josh” emigrantët nga kufiri finlandez dhe i dërgon të luftojnë në Ukrainë

    Rusia po përpiqet të rekrutojë emigrantë të huaj, të ndaluar në kufirin e saj me Finlandën, për luftën në Ukrainë.

    BBC ka parë prova të disa rasteve në të cilat të huajt u futën me nxitim në një kamp ushtarak në kufirin me Ukrainën, disa ditë pasi ata u kapën për shkelje të ligjeve të imigracionit.

    Praktika e detyrimit të njerëzve në qendrat e paraburgimit për të nënshkruar kontrata për shërbimin ushtarak në Ukrainë nuk është e re, por shifrat u rritën pasi migrantët e huaj mbërritën në kufirin 1,340 km (833 milje) të Rusisë me Finlandën.
    Finlanda mbylli përkohësisht të tetë pikat e saj kufitare ruse, duke akuzuar Moskën për kanalizimin e emigrantëve dhe azilkërkuesve atje si pjesë e një fushate destabilizimi pasi qeveria në Helsinki iu bashkua NATO-s në fillim të këtij viti.

    Analiza e seancave gjyqësore në Karelia, një nga tre rajonet ruse në kufi me Finlandën, tregoi se në tre javët e fundit, 236 persona u arrestuan për qëndrim në Rusi pa viza të vlefshme, të destinuara për deportim. Pamja ishte e ngjashme në dy rajonet e tjera kufitare të Leningradit dhe Murmansk.

    Në mesin e atyre që u paraqitën në gjykatë në Karelia ishte një burrë somalez rreth të 40-tave, i cili u arrestua në mes të nëntorit, u dënua me një gjobë prej 2,000 rubla (£ 17; 20 €) dhe u ndalua në pritje të dëbimit, një procedurë standarde për këdo pa një vizë të përshtatshme.

    deportimit në Petrozavodsk, kryeqyteti i Karelias, u afruan nga përfaqësues ushtarakë menjëherë pas arrestimit të tyre dhe iu ofrua “një punë për shtetin”.

  • Liridona, Vanja, Giulia/ Femicid apo tragjedi familjare?

    Liridona, Vanja, Giulia/ Femicid apo tragjedi familjare?

    Vanja, Liridona, Giulia – vetëm tre raste që kanë tronditur kohët e fundit opinionin në Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Itali. Aktivistet i quajnë femicid, çfarë është ky fenomen?

    14-vjeçarja maqedonase, Vanja Gjorgjievska, 30-vjeçarja nga Kosova, Liridona Ademaj, 22-vjeçarja italiane, Giulia Cecchetti – të treja u varrosën në një ditë, të treja u bënë viktima dhune nga anëtarë të familjes ose partnerë intimë. Vrasja e tyre ka ngjallur protesta nëpër rrugë për një mbrojtje më të mirë të grave dhe vajzave nga dhuna mbi bazë gjinore. Aktivistet kërkojnë që këto raste të emërtohen si femicid.

    Çfarë janë femicidet, përkatësisht feminicidet?

    Femicid do të thotë të vrasësh një grua për shkak të gjinisë së saj. Një term tjetër që përdoret në këtë kontekst është feminicid, dhe nënkupton edhe përgjegjësinë që kanë institucionet shtetërore dhe shoqërore. Në shumë raste autorët e vrasjes ose urdhëruesit e tyre janë ish-partnerë intimë ose pjesëtarë të rrethit familjar. A mund të quhet rasti i Vanjës dhe Liridonës si femicide? Jeta Xharra, publiciste dhe aktiviste e zëshme për të drejta e gruas në Kosovë, thotë për Deutsche Welle-n, se “derisa të vërtetohet e kundërta, ne mendojmë se çdo grua apo vajzë që vritet nga një mashkull quhet feminicid”. Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin UNODC ka përcaktuar dy kritere për një femicid: Vrasja duhet të jetë bërë me qëllim dhe njëri nga motivet të ketë bazë gjinore.

    Sa i përhapur është femicidi si fenomen?

    Lexo edhe:
    VIDEO/ Plumbi në qafë i mori jetën, momenti kur vritet Elton Javeri në Fier
    Përse u vra Elton Javori? Autori dhe viktima bënë sherr dy javë më parë në Gjermani
    Sipas raportit më të fundit të UNODC, vetëm në vitin 2022 janë regjistruar 89 000 femicide në mbarë botën. Shumica e tyre janë Afrikë dhe Azi. Në Gjermani numri i femicideve vitin e kaluar ka qenë 133, shumica janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre. Në Kosovë, vlerësohet se që nga viti 2000 ka pasur 66 femicide, pra, mesatarisht nga dy në vit, për një vend me më pak se dymilionë banorë, kjo është një shifër shumë e lartë, thonë aktivistët. Në Serbi janë vrarë 27 gra në sulme mbi bazë gjinore. Në Bosnjë-Hercegovinë (3,3 milionë banorë) janë vrarë 65 gra vetëm në 10 vitet e fundit. Ndërsa ministri i drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, tha së fundmi se në katër vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut janë vrarë 19 gra nga meshkuj.

    A janë viktimat e femicideve vetëm gra me status të ulët shoqëror?

    Femicidi është i përhapur në të gjitha shtresat e shoqërisë, thonë ekspertet. Në shtator 2022, Zvicra u trondit nga vrasja e 41-vjeçares Shqiponja Isufi, vrasësi i të cilit pas shumë gjasash është i shoqi. Shqiponja ishte një aktiviste e njohur në mërgatën shqiptare në Zvicër, ishte sipërmarrëse e suksesshme dhe docente në një Universitet në St. Gallen. I dyshuari, i shoqi, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, që jetonte prej njëzet vitesh në Zvicër, e ka pranuar fajin dhe është në gjykim, siç bëhet e ditur nga Prokuroria në Baden të Zvicrës. Edhe Liridona Ademaj, sipas të dhënave të deritanishme, ka pasur një kompani të vetën të suksesshme në Suedi dhe gëzonte reputacion në qarqet e diasporës.

    A mund të quhet vrasja në çift një tragjedi familjare?

    Ka një sërë vendesh të Amerikës Latine që në gjyqe e trajtojnë femicidin si një vepër penale më vete. Në Evropë kjo nuk është arritur në asnjë vend deri tani. Madje në Gjermani: Në procese gjyqësore shumë gjyqtarë e kanë të vështirë të gjejnë termin e duhur kur trajtojnë vrasjet e grave nga partnerët ose ish-partnerët. Në shumë raste ato nuk e trajtojnë këtë vrasje si të qëllimshme, por si një goditje me pasojë vdekjen. Sepse mizogjinia apo sedra e lënduar e një mashkulli, siç pretendohet të ketë qenë motivi në rastin e Giulias nga Italia, nuk merren parasysh si tipare karakteristike për një vrasje. Ministrja gjermane e familjes, Lisa Paus, nga Partia e Gjelbër, po përpiqet ta fusë vrasjen mbi bazë gjinore si një tipar karakteristik të vrasjes. “Nuk ka vrasje as nga xhelozia e as nga dashuria”, thotë ajo. “Vrasjet në çift janë femicide”.

    Si mund të parandalohen femicidet?

    Femicidi nuk është fillimi, por është fundi i një kalvari vuajtjesh të mëparshme, thonë ekspertet dhe ekspertët. “Dhuna në familje nuk fillon me sulme fizike. Përkundrazi, është një proces i ngadaltë që shpesh fillon me kritika, xhelozi, kërcënime, fyerje dhe kontroll”, shpjegon Petra Söchting, drejtoreshë e Hilfetelefonnë Gjermani që këshillon të prekurit nga dhuna ndaj grave. Prandaj ajo u këshillon grave të prekura nga dhuna, që të bëhen vigjilente dhe të mos i injorojnë shenjat e para. Këshillimet bëhen edhe në gjuhën shqipe. Sipas informacioneve të Deutsche Welle-s, vitin e kaluar ka pasur 82 telefonata të zhvilluara me përkthyes në shqip. Numri më i madh i telefonatave me përkthim në vitin 2022 ishte në arabisht, 758.

    Çfarë është Konventa e Stambollit

    Femicidet parandalohen duke parandaluar dhunën e duke reaguar si duhet në momentin e raportimit të dhunës ndaj gruas: Konventa e Stambollit, një marrëveshje e Këshillit të Evropës e arritur në vitin 2011, është ratifikuar tashmë nga shumë vende, ndër to edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ajo e klasifikon dhunën ndaj gruas si shkelje të të drejtave të njeriut dhe parasheh një sërë masash për të shpëtuar gratë nga dhuna e burrave. Të tilla janë, sigurimi i strehimit për gratë e kërcënuara, dënimi ose ndalimi i burrit t’i afrohet gruas së kërcënuar. Por shumë shpesh ajo çalon te implementimi.

    Çfarë janë Orange Days?

    Vanja, Giulia, Liridona u vranë, përkatësisht u varrosën pikërisht në të ashtuquajtura Ditë të Portokallta, të shpallura nga OKB-ja si ditët për parandalimin e dhunës kundër grave. Këto janë 16 ditë aksionesh që fillojnë nga data 25 nëntor, Dita ndërkombëtare të dhunës kundër grave, e deri në 10 dhjetor, Dita ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe synojnë të sensibilizojnë për dhunën ndaj gruas.

    A është patriarkati shkaku i feminicidit?

    Vrasja e Giulias nga ish-shoku i saj Filippo solli një ndryshim në opinionin italian, pasi e motra e viktimës Elena Ceccetti, i bëri thirrje shoqërisë të hidhte sytë te shtypja e grave dhe jo te Filippo si një vrasës individual. “Filippo nuk është përbindësh” tha ajo në televizionin italian. Ai është një “fëmijë i patriarkatit që depërton gjithçka dhe e një kulture të dhunshme”. Edhe Jeta Xharra kujton se në platformën e drejtuar prej saj kallxo.comraportojnë mesataraisht katër-pesë gra në muaj për dhune në familje. Por ato nuk gjejnë mbështetjen e familjeve të veta, sepse mbizotëron mentaliteti që thotë: “Bëj ashtu si thotë burri”. Një fjalë, që ia kishte thënë edhe babai Liridonës, kur e bija i kishte kërkuar një këshillë. Mua kjo fjalë më mbeti si thikë në kraharor, thotë Xharra. Ndyshimi i këtij mentaliteti kërkon kohë dhe një pjesëmarrje më të gjerë të grave në poste drejtuese thotë Xharra.

  • Vjedhja 25 armëve tërboi Dumanin! Biseda në SKY me “Agia Sofia”: Do bëj masakër, do të zhduk emrin nga Gjendja Civile

    Vjedhja 25 armëve tërboi Dumanin! Biseda në SKY me “Agia Sofia”: Do bëj masakër, do të zhduk emrin nga Gjendja Civile

    Vjedhja në ambientet e një dyqani në Fushë-Krujë, të 22 pistoletave të kalibrave të ndryshme, 3 pushkëve dhe një tomsoni, ka tërbuar Nuredin Dumanin, i cili përmes aplikacionit “Sky”, ka zhvilluar një bisedë të ashpër me një person që identifikohet me nofkën “Agia Sofia”.

    “Ora News” mëson se ky individ që mban emrin e xhamisë së madhe në Stamboll, dyshohet se në muajin Dhjetor 2020, i ka vjedhur një sasi të madhe Nuredin Dumanit.

    Siç del në bisedat e zhvilluara në aplikacionin “SKY” Dumani, shan e kërcënon, duke premtuar se do bënte masakra nëse nuk kthehen armët dhe nëse personi me nofkën “Agia Sofia” nuk tregonte personin që kishte vjedhur armatimin.

    Biseda mes dy protagonistëve zhvillohet një ditë pas Vitit të Ri 2021, pikërisht në 2 Janar, ku Dumani pasi i kishte gjetur kodin e “SKY” këtij individi i shkruan dhe fillon ta kërcënojë, madje i thotë se është Nuredin Dumani se të gjitha fjalët që thotë i kthen në vepra.

    Sipas “Ora Neës” Dumani i thotë se nëse nuk kthen lekët e armëve apo të tregojë personat që kanë vjedhur armatimin e tij, ai do fshijë kontaktin e Agia Sofia dhe njëherësh do i zhdukë emrin dhe në Gjendje Civile, duke e kërcënuar se e llogarit të vrarë.

    Dumani në këtë bisedë shfaqet me nofkën “Toto Rinoo” ndërsa personi tjetër që besohet se është nga Fushë-Kruja, shfaqet me nofkën “Agia Sofia” i cili është emri i Xhamisë së Madhe në Stamboll.

    Mes dy personave zhvillohet kjo bisedë si më poshtë, e nxehtë dhe kërcënuese deri në betime për vrasje dhe masakrime.

    Toto Rinoo: Ça bone, mirë?

    Agia Sofia: Ça bone ti?

    Toto Rinoo: Mirë, faleminderit. Kalojm.

    Agia Sofia: Nuk po të njof.

    Toto Rinoo: Desha të flas pak me ty, për nji muhabet…në lidhje me diçka.

    Agia Sofia: Kush je?

    Toto Rinoo: (Nuredin Dumani, i dërgon foton e një arme).

    Agia Sofia: S’po të kuptoj!

    Toto Rinoo: Unë jam i zoti i kësaj armës. E di kush je ti, të njof mirë thjesht unë kërkoj atë që i ka vjedhur këto. Ndërsa ty të njof, ti smë ke takuar kurrë, hera e parë që folim. O djali shiko pak dhe kuptomë ça po të them. Pasi doja të flisja me ty si burrat dhe do gjejmë një rrugë. S’kom dasht me taku lajf se me dasht tashi për një orë të takoj.

    Agia Sofia: Hahahahaha

    Toto Rinoo: Me zgjidh këtë problem, armët janë vjedhur nga 4 persona. Unë të katër do ti zhduk dhe ty po qe nevoja. Po ca qesh ti?…të duket shaka…unë ta njoh vëllanë mirë dhe ty madje. Dhe mundohu me nejt pak serioz. Mos me hap dhomët mua, a mir…Me jep përgjigje këtu ose ke me dhanë lajf. Qysh dush ti e bojm…(I dërgon sërisht foto të armës)

    Agia Sofia: Kujt ja more këtë kontakt? Kur armët janë vjedh nga 4 persona, atëherë ti e paske të zgjidh punën.

    Toto Rinoo: I dërgon sërisht foto të armëve dhe vijon…o ti njeri unë e zgjidh mir këtë punë të paketoj e ty e qa ke mrapa. Të tregoj unë zgjidhjen ty pa merak.

    Agia Sifia: Me degjo pak. Qofsh kush të duash mos kujto se po me tremb me të shkrujt se s’ja kam frikën asnjë njeriu ok. Edhe fol mirë, mos me flit mua me paketime.

    Toto Rinoo: Shiko pak ti këtu. Unë të flas si të duash ti o idjot. Të paketoj o k… pse ça kujto ti se po flet me shokun tat o debil po te vras ty e ça ke mrapa. Për mallin tim s’ka byth jo ti po askush në Shipëri dhe sa për presjonet un i boj ralitet. Unë jam Nuredin Dumani. Më bërë të tregoj emrin që fole si gangster pulash ti. Do të rregulloj unë, pa merak e shef ti, se kush jam pa merak dhe do të shoh sa trim je pikolino ti dhe hajdut dhe gangster.Ti zbohesh dot, O hajdut o Gagster more vesh.

    Agia Sofia: As të njof, as kam lidhje me të njof. As stë kam vjedh gjë as stë kam ra në qafë ok.

    Toto Rinoo: A do më njohësh!Pa merak. Ku i more ato armë që janë të mijat , ato janë me numër serije.Janë vjedh 22 pistoleta, dhe 3 pushkë e 1 tomson.

    Agia Sofia: Ore shok unë as ti kam vjedh, as gjë ok,se sjam hajdut edhe ato armë foto më kanë ardh.

    Toto Rinoo: Po s’më njofte, do më njohësh të premtoj.Atë do e shikojnë ne. Dhe ato që ke bo me silenciator, sjan të tuat. Dhe këto që ke shit s;jan të tuat, sja ke haberin e di e di. Nga kush?

    Agia Sofia: Unë po të them, që unë stë kam gisht në këtë punë nëse unë të kam gisht në këtë punë.

    Toto Rinoo: Shiko, unë e di që do gjesh shumë arsye për me u la vet. Por nuk kam nevojë për mu sjaru.Unë du njeriun se kush ka hy në dyqan.

    Agia Sofia: Po se kam lidhje me ty, si mund ti vjedh unë armët ty?

    Toto Rinoo: (dërgon mesazh zanor dëke kërkuar që të paguajë të gjithë armët e vjedhura)

    Agia Sofia: Po si të paguaj unë të gjitha, kur unë kam ble 3 pistoleta dhe asgjë më shumë

    Toto Rinoo: (Vijon ti dërgojë dy mesazhe zanore, duke i kujtuar se armët e vjedhura i kishte shitur dhe kishte fituar para)

    Agia Sofia: Po kan shit dhe të tjerë, unë po të them për vete kam blerë 3 armë.

    Toto Rinoo: (Sërisht i dërgon mesazh zanor)

    Agia Sofia: Unë deri më sot as skam vjedh njeri, as skam ndërmed me vjedh njeri, me jat fut njeriu.

    Toto Rinoo: Shif pak çfarë do të çoj. Këto janë gjithë numrat e serisë të armëve që janë vjedh.

    Agia Sofia: O vlla, unë të kuptoj shumë mirë ty. Nuk po hapet ça ke nis, se spo punon mirë. Unë deri më sot as skam vjedh njeri, as skam ndërmed me vjedh njeri, me jat fut njeriu.

    Toto Rinoo: E kuptove tashi që spo luan kush bllofin. E di je tu kontrollu listën që a përputhen numrat e seris.

    Agia Sofia: Për zotin nuk po hapet. O vlla unë nuk rrej kurë në jetën time se sjam i tillë. (I dërgon foto të disa armëve).

    Toto Rinoo: Shiko pak, unë spo akuzoj njeri për hajdut, amo ai mall osht vjedh dhe ty të ngel barra pasi ty tu gjetën këto armë.

    Afia Sofia: Po si kam unë, këto janë shit për të fitu 200 apo 300 euro.Unë të thashë që në fillim, mu duke si ndonjë i njohur dhe thash po bën shaka. Tani e kuptoj shumë mirë, në çfarë situate je.

    Toto Rinoo: Ore s’jam në situatë të keqe, në këtë mes je ti në situatë të keqe.Se ti më ke dalë në dritë, që 3 ditë pas vjedhjes. Ty të janë parë armët dhe i ke shit po ti.Tani ne kemi veç një rrugë, me gjet atë që i ka vjedhur ose ti do i paguash vetë këto armë. Ose me çu mu, kea to që ti kan dhan ty dhe ngelet midis nesh dy, kjo punë.Se si do i vejë puna prapa, mes nesh ka me ngel si për mir si për keq.Se unë do e mbaroj këtë punë se z’bo.

    Agia Sofia: Po jo se të garantoj unë, se s’jam unë!Unë do flas me atë dhe do të kthej përgjigje, se atë që i kam ble e kam shok. Se nëse je ai që mu prezantove, ta siguroj që kemi shokë të përbashkët.

    Toto Rinoo: Thjesht po kërkoj ma shumë se dy veta mi qëru.Po mos kem tjer me qëru atëher do merem me ty, se do qes mllefin diku dhe ai diku je ti se veç ty të kom ma të shpejt e me hek dufin.

    Agia Sofia: Po jo se të garantoj unë, se nuk jam unë. Për këtë stë kam bo gjë unë, këtë gjë të jesh i sigurt. Tani unë po të flas pastër dhe nëse del nga dora ime se të ka vjedh një fishek atëherë të kam borxh, ça të duash.Unë sjam tradhtar me shit njerës, më mirë vij vet.

    Toto Rinoo: Ok hajde vetë. S’po të akuzoj as për tradhtar as për hajdut. Mos shit njeri.Si ke vjedh ti, i ka vjedh ai që ti dha ty. Por puna osht se të jan kapur ty këto armë.

    Agia Sofia: Unë i kam marë nga krah tjetër

    Toto Rinoo: Kush është krahu tjetër?E di kush jam un me të vërtet se veç në TV ke ngju pralla për mu.Amo ndryshe osht situate.

    Toto Rinoo: Si e lom këtë punë, a mos e zgjasim kot se duket sikur po folim si fëmijët.

    Agia Sofia: unë ta thash si e mora, thash njeri po bën shaka.

    Toto Rinoo: O më jep njerzit ose m’baje vet dopjo 6-ën. jo jo më thuaj si erdhën armët e mija ke ty vetëm 3 ditë pasi mu vjedh dyqani mua.

    Agia Sofia: Po s’kam si ta mbaj, un tani po të flas taman.

    Toto Rinoo: Pasha Allaun do bëj masakër për këtë punë dhe për atë zot po duket sikur po e ofendon, duke më bindur që ti ske lidhje.Unë po të fshi nga kontakti dhe do flas dhe me Gjendjen Civile, të fshi dhe ty nga ty…un jam Nuredin Dumani..do takojm shum shpejt të premtoj.

    Agia Sofia: Tani këtë gjë s’ta pranoj, të më flasësh kështu.

  • U vra sot në derë të shtëpisë/ Elton Javori nipi i Demir Backës, biznesmeni që u ekzekutua dy vite më parë

    U vra sot në derë të shtëpisë/ Elton Javori nipi i Demir Backës, biznesmeni që u ekzekutua dy vite më parë

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Fier, ku një 41-vjeçar u vra me armë zjarri.

    Viktima i identifikuar si Elton Javori, i cili kishte vetëm 2 javë që ishte kthyer nga Gjermania, teksa autopri i krimit është 35-vjeçari Agim Gashi. Deri më tani ende nuk dihen arsyet që çuan në vrasjen e 41-vjeçarit, por mësohet se para dy javësh Elton Javori kishte patur një konflikt me Agim Gashin.

    Nga ana tjetër, Elton Javori rezulton të jetë nipi i Medi dhe Demir Backës, të vrarë në vitet 1997 dhe në 2021. Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997 në Masakrën e Levanit, ndërsa Demir Backa ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Fierit.

    Sipas policisë, dyshohet se Javori ishte ndjekur prej disa ditësh nga Gashi, i cili ditën e ostme e priti jashtë shtëpisë.

    Pasi ka dalë nga shtëpia me makinë, Elton Javori është ndjekur përreth 100 metra nga ky automjet tip “Benz” brenda të cilit ndodhej Gashi. Pasi është afruar, ai e qëlloi atë me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur.

  • E priti sa doli nga shtëpia/ DETAJE: Si u vra 41-vjeçari në Fier, Gashi e qëlloi sapo uli xhamin e makinës

    E priti sa doli nga shtëpia/ DETAJE: Si u vra 41-vjeçari në Fier, Gashi e qëlloi sapo uli xhamin e makinës

    Fieri është tronditur ditën e sotme nga një vrasje me armë zjarri, ku viktimë mbeti 41-vjeçari Elton Javori.

    41-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri nga 35-vjeçari Agim Gashi, teksa shkak për krimin dyshohet të jetë një konflikt i ndodhur disa ditë më parë mes tyre.

    Gjatë këtij konflikti të mëparshëm ka pasur ofendime mes palëve, teksa sot autori e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij.

    Sapo ai është nisur me automjetin tip Porsche, Gashi, i cili lëvizte me një automjet tip Benz “e Class”, e ka ndjekur dhe i ka dalë paralel. Në këtë moment viktima ka ulur xhamin e makinës dhe dyshohet të jetë qëlluar dy herë me pistoletë.

    Autori ka ikur me shpejtësi duke u kthyer djathtas në rrugën “Llukan Toska”, ndërsa viktima ka ecur për disa metra dhe më pas është ndaluar dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

  • Vrasja që tronditi Shkupit, flet për herë të parë nëna e 14-vjeçares: Unë nuk mund të flas dot, vajza ime është sot në varr, por…

    Vrasja që tronditi Shkupit, flet për herë të parë nëna e 14-vjeçares: Unë nuk mund të flas dot, vajza ime është sot në varr, por…

    Pas vrasjes makabër të Vanja Gjorçevska, ka reaguar për herë të parë nëna e 14-vjeçares. Zorica Gjorçevska pretendon se me babanë e fëmijëve nuk kanë pasur konflikte dhe nuk ishte në dijeni të gjendjes financiare të tij.

    Në një deklaratë për mediat në gjuhën serbe ka thënë se nuk i ka interesuar jeta e burrit dhe se jeta e saj ishin vetëm fëmijët dhe puna.

    “Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr. Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr.

    Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmur, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo.

    Unë nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Ne nuk kemi debatuar për kujdestarinë apo edukimin, atë e kam lejuar t’i shohë kur të donte apo kur të donin fëmijët”, tha Zorica.

  • SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

    SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, këtë të enjte ka ankimuar sekuestrimin e kryer nga SPAK në Gjykatën e Posaçme.

    Ende nuk bëhet e ditur nëse bëhet fjalë për pasuri apo send në emër të saj si se çfarë është vendosur në sekuestro, ndërsa seanca po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme nga gjyqtari Erjon Çela dhe Prokurori i Posaçëm Sotir Kllapi.

    Mësohet se Kryemadhi nuk është paraqitur këtë të enjte, por përfaqësohet nga avokati Redi Llanaj.

    SPAK ka nisur më herët verifikim në lidhje me një kallëzim për disa ndërhyrje estetike që ka kryer Kryemadhi, ndërsa nuk ka deklaruar pagesat që ka kryer.

  • Furgoni përplaset me ‘Benzin’, zbardhen detajet e para

    Furgoni përplaset me ‘Benzin’, zbardhen detajet e para

    Para pak minutash një automjet tip Mercedes, ka përplasur një mjet tip fugon dhe më pas ka rënë në kanal.

    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vloçisht në Maliq dhe momentalisht nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

    Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por pritet që policia të shkojë në vendngjarje për të kryer procedurat hetimore.

    Vijon…