Category: Lajme

  • Zbulohet ferma gjigante e kanabisit në Leeds, 6 shqiptarë të arrestuar (EMRAT)

    Zbulohet ferma gjigante e kanabisit në Leeds, 6 shqiptarë të arrestuar (EMRAT)

    Gjashtë shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Britaninë e Madhe, pas zbulimit të një ferme gjigante me kanabis.

    Zbulimi u bë gjatë një aksioni të policisë në një godinë të braktisur në Fieldhouse Ëalk, Moortoën, brenda së cilës u zbuluan bimë narkotike me vlerë 448,050 paund.

    Të arrestuarit janë Alitor Deda, 30-vjeç, Erijon Gjoka, 21-vjeç, Edison Markeci, 21-vjeç, Agostin Marku, 36-vjeç, Ali Qerfozi, 41-vjeç, dhe Andi Teta, 32-vjeç.

    Ata dolën para gjykatës së Leeds, ku iu dha masa e paraburgimit për prodhim kanabisi dhe do të qëndrojnë pas hekurave deri në seancën e radhës në 5 janar.

  • DETAJE të reja nga ATENTATI në Fier, viktima dhe autori kishin bërë sherr dy javë më parë!

    DETAJE të reja nga ATENTATI në Fier, viktima dhe autori kishin bërë sherr dy javë më parë!

    Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Fier, ku viktimë mbeti një 41-vjeçar.

    Viktima, Elton Javori, dhe autor i dyshuar, që është në arrati, Agim Gashi, kanë pasur një sherr dy javë më parë, që sot rezultoi me këtë ngjarje tragjike.

    Sakaq, viktima kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania, ku ishte emigrant.

    Aktualisht policia është në kërkim të 35-vjeçarit që dyshohet se është arratisur drejt Vlorës.

  • Lëvizja e dytë dhe paralajmërimi i fortë i Ramës për Berishën

    Lëvizja e dytë dhe paralajmërimi i fortë i Ramës për Berishën

    Seanca e sotme e parlamentit ishte me të njëjtin skenar. Tym, flakadanë, përmbysje karrigesh dhe përplasje të forta me Gardën. Buxheti kaloi me 7 minuta, pa diskutime, pa debate. “Revolucion karrigesh, qesharake”. Kështu e cilësoi kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi.

    Por në seancën e sotme, ku Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe katër deputetë të tjerë nuk ishin për shkak të përjashtimit, PS futi me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.

    Pas draftit të dorëzuar në Kuvend për ndryshimet në komisionet hetimore, mazhoranca ka kërkuar ndryshimin e rregullores së Kuvendit nisur nga sjella e disa deputetëve të opozitës gjatë seancave të fundit. PS kërkon ashpërsim të masave disiplinore dhe përjashtimin e deputetëve deri në 60 ditë nga seancat nëse përdorin flakadanë apo kapsolla, si sot.

    Jo vetëm kaq. Por Bledi Çuçi u kujdes që t’i kujtonte opozitës përmes mediave edhe atë që ndodh në parlamentin italian duke sjellë shembullin e Vitorio Sgarbit që e nxorën jashtë në ajër duke e ngritur peshë nga krahët dhe këmbët.

    “E kemi parë parlamentin italian se si e kapin Zgarbin ata punonjësit, dy prej këmbësh, dy prej duarsh” u tha Çuçi gazetarëve. Mesazhi është i qartë, PS jo vetëm që nuk tërhiqet, por ndodhet në sulm.

  • “Kam mesazhet kur Naimi kërkon lekë borxh”, Gazetari: Arrestime të reja për vrasjen e Liridonës

    “Kam mesazhet kur Naimi kërkon lekë borxh”, Gazetari: Arrestime të reja për vrasjen e Liridonës

    Gazetari Miliam Zeka foli në lidhje vrasjen që Naim Murseli planifikoi dhe kreu ndaj bashkëshortes së tij Liridona Ademaj.

    Zeka tha se shumë pista të pavërteta po hidhen mbi ngjarjen.

    Gazetari pohon se pas ngjarjes, shumë mesazhe i kanë ardhur nga shqiptarët e diasporës të cilët i kanë treguar mesazhet me Naim Murselin, ku ky i fundit u kërkonte lekë borxh.

    “Unë nuk po mundem ta deshifroj vrasjen, por diçka e kam shumë të sigurt, e kam me fakte, që ky njeri u ka kërkuar shumë personave para borxh. Kam SMS nga një amerikan, ku ky i thotë: “A mundesh të më gjesh 8 mijë euro borxh dhe pas 4 muajsh do të t’i kthej 8 mijë”.

    Dhe ky amerikani i përgjigjet: “Jo nuk mundem, se kam blerë shtëpi”. Pastaj Naimi i thotë: “A mundesh të më japësh 3 mijë euro borxh?” tha ai te Euronews. Miliam Zeka paralajmëroi se për këtë dosje do të ketë arrestime të tjera. “Unë flas ato që di për hetuesit dhe lajmi i ditës është që do të ketë arrestime të reja rreth rastit të Liridonës” tha ai.

  • Planifikoi vrasjen e bashkëshortes/ Reagon ashpër Milaim Zeka dhe zbulon mesazhet e Naim Murselit: Mashtrues dhe intrigant shumë i madh…

    Planifikoi vrasjen e bashkëshortes/ Reagon ashpër Milaim Zeka dhe zbulon mesazhet e Naim Murselit: Mashtrues dhe intrigant shumë i madh…

    Gazetari Miliam Zeka ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje vrasjen që Naim Murseli planifikoi dhe kreu ndaj bashkëshortes së tij Liridona Ademaj.

    Zeka tha se shumë pista të pavërteta po hidhen mbi ngjarjen, teksa personalisht ende nuk ka mundur dot t’i deshifroj motivet.

    Por ai solli në vëmendje disa fakte në lidhje me karakterin e Naim Musrelit.

    Gazetari pohon se pas ngjarjes, shumë mesazhe i kanë ardhur nga shqiptarët e diasporës të cilët i kanë treguar SMS-të me Naim Murselin, ku ky i fundit u kërkonte lekë borxh.

    “Unë nuk po mundem ta deshifroj vrasjen, por diçka e kam shumë të sigurtë, e kam me fakte, që ky njeri u ka kërkuar shumë personave para borxh. Kam SMS nga një amerikan, ku ky i thotë: “A mundesh të më gjesh 8 mijë euro borxh dhe pas 4 muajsh do të të kthej 8 mijë”. Dhe ky amerikani i përgjigjet: “Jo nuk mundem, se kam blerë shtëpi”. Pastaj Naimi i thotë: “A mundesh të më japësh 3 mijë euro borxh?”

    Më kanë lajmëruar me dhjetëra njerëz edhe nga Stockholmi, edhe nga Zvicra që ky njeri ka abuzuar me emrin e Behgjet Pacollit, ka luajtur me emrin e Behgjet Pacollit.

    Jami i bindur dhe diçka e them me bindje se Naimi ka qenë shkaktari i armiqësimit të Behgjet Pacollit me shumë njerëz. Ka qenë një njeri mashtrues dhe intrigant dhe kjo ka qenë arsyeja pse e kam refuzuar atë njeri të ulet në tavolinën time kur kam shkuar në hotelin e Pacollit. Unë e kam njohur shumë mirë Naimin. Ishte tip imponues dhe të afrohej”, tha ai.

  • “Kemi kaluar stuhi dhe dallgë”, Agron Llakaj si rrallëherë për bashkëshorten: Ajo sakrifikoi, i lutem Zotit…

    “Kemi kaluar stuhi dhe dallgë”, Agron Llakaj si rrallëherë për bashkëshorten: Ajo sakrifikoi, i lutem Zotit…

    Aktori i mirënjohur, Agron Llakaj, ishte mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku ka folur për rolin e tij në filmin “5 Herë Jo”.

    Filmi ka si protagonistë një nga çiftet më të dashura dhe të komentuara, Bora Zemanin dhe Donald Veshajn. Zyrtarisht Premiera Absolute e filmit do të mbahet në Cineplexx më 12 Dhjetor në orën 19:30. Ndërkohë duke filluar nga 13 Dhjetor do të jetë në kinema.

    Gjatë intervistës, Llakaj ka folur edhe për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së tij, Kostandinës…

    “Ne kemi një shprehje: që domatja të rritet, ka nevojë për hurin. Që unë jam ngjitur lart, baza ka qenë Kostandina. Ajo ka rritur fëmijët tanë, sakrifikoi që unë të bëhesha aktor. Nuk jemi çifti i përsosur, kemi pasur dhe zënka. Kemi kaluar stuhi dhe dallgë. I lutem Zotit që ta kem pranë sa më gjatë e të ketë shëndet”, tha aktori i mirënjohur.

    Ti je shumë i lidhur me familjen, me fëmijët dhe nipërit e mbesat. A do të doje që ata të ndiqnin rrugën tënde të artit?

    “Jam rritur në një familje të madhe, ishim 7 fëmijë. Baza për suksesin është familja. Të ndihesh i rrethuar nga familja, është dhurata më e madhe. Unë nuk u imponoj atyre asgjë. Nëse Zoti ka vendosur që diçka nga unë ta trashëgojë te nipërit dhe mbesat, le të vijë natyrshëm.

    Lufta e artistit është që të përsosesh. Është një art që e dashuroj, jetoj me këtë art, jo vetëm ushqehem. Kur kthen kokën mbrapa sheh një punë të jashtëzakonshme. Arti nuk ka moshë. Shoh që tani ka humbur interesi te libri. Nuk është një e ardhme e shëndoshë e një shoqërie të shëndoshë. Humori ka fuqi. E unë mundohem që të kem kontributin tim te kjo”, tha Llakaj.

  • SPAK sekuestron pronat e Metës? Monika Kryemadhi ankimon në Gjykatën e Posaçme!

    SPAK sekuestron pronat e Metës? Monika Kryemadhi ankimon në Gjykatën e Posaçme!

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme një sekuestrim të kryer nga ana e SPAK, nuk dihet nëse bëhet fjalë për pasuri apo send në emër të saj.

    Ende nuk dihet se çfarë është vendosur në sekuestro ndërsa seanca po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme nga gjyqtari, Erjon Çela dhe prokurorin e posaçëm Sotir Kllapi.

    Mësohet se Kryemadhi nuk është paraqitur këtë të enjte por përfaqësohet nga avokati, Redi Llanaj.

    SPAK ka nisur më herët verifikim në lidhje me një kallëzim për disa ndërhyrje estetike që ka kryer Kryemadhi ndërsa nuk ka deklaruar pagesat që ka kryer.

  • E vranë 100 metra pranë shtëpisë! Nëna e 41-vjeçarit shkon mes lotësh te vendi i ngjarjes!

    E vranë 100 metra pranë shtëpisë! Nëna e 41-vjeçarit shkon mes lotësh te vendi i ngjarjes!

    Rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli” në Fier është vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Elton Javori.

    Ai kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe familjarët e viktimës, në lot, të tronditur.

    Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

    Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

    Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

  • Ku shkojnë paratë e sekuestruara? Eksperti Karamuço bën deklaratën e fortë: Disa prona shkojnë…

    Ku shkojnë paratë e sekuestruara? Eksperti Karamuço bën deklaratën e fortë: Disa prona shkojnë…

    Në emisionin “Bardh a Zi”, u diskutua për vendin se ku përfundojnë pasuritë, të cilat konfiskohen nga bota e krimit.

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, u shpreh se në dy tre raste konfiskimesh të pronave në bregdet, ato janë kthyer përmes ankandeve sërish tek të afërmit e atyre që kishin pronat në fjalë.

    “Në dy tre raste konfiskimesh që kemi vënë re në bregdet, nuk të lë njeri t’i marrësh, sepse i kanë marrë po vetë ato, familjarët tyre. Ata futen në ankand dhe ku shkojnë ato prona? Shkojnë prapë tek ato.”, tha ai.

    Ai theksoi se janë rrteh 24 makina, të cilat janë konfiskuar, por sot janë zhdukur dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar dhe kush i përdor ato.

    “Është frika. Ka makina, por 24 të tilla mungojnë, nuk e di ku janë, janë zhdukur, nuk dua ta besoj se ato makina i mban krimi dhe në dokumente i ka shteti. Asetet e vendosura përmes aktiviteti kriminal sipas ligjit sekuestrohen, për më pas shteti vendos se ku do shkojnë. Kemi probleme 33 vjeçare me moszbatimin e ligjit”, tha ai.

  • Del foto, ja kush është autori i vrasjes në Fier, përdori “Benz-in” gri për t’u larguar nga vendngjarja

    Del foto, ja kush është autori i vrasjes në Fier, përdori “Benz-in” gri për t’u larguar nga vendngjarja

    Personi që shikoni në foto është Agim Gashi, autori i vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori, ngjarje e ndodhur mesditën e së enjtes në lagjen “16 prilli” në Fier.

    Sigurohet fotoja e 35-vjeçarit, i cili kreu vrasjen, por edhe të makinës së tij, tip “Benz”, që e përdori për t’u larguar nga vendngjarja.

    Viktima është qëlluar me dy plumba pistoletë teksa ka hapur derën e makinës tip “Porsche”.