Category: Lajme

  • “Ishte djalë i mrekullueshëm”/ Vrasja e 41-vjeçarit që tronditi Fierin, flasin fqinjët: Zoti e di nga i erdhi, jetonte me familjen…

    “Ishte djalë i mrekullueshëm”/ Vrasja e 41-vjeçarit që tronditi Fierin, flasin fqinjët: Zoti e di nga i erdhi, jetonte me familjen…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “16 prilli” në Fier, ku u vra me armë zjarri 41-vjeçari, Elton Javori.

    Në një prononcim për mediat, fqinji i tij është shprehur se ai ka qenë një djalë i mrekullueshëm, shumë i dashur dhe i respektuar.

    Ai po ashtu tregon se 41-vjeçari jetonte me familjen e tij, ndërsa vëllezërit e tij jetojnë në Gjermani.

    “Unë jam rritur me të dhe farefisin e tyre. Ky djalë ka qenë i mrekullueshëm, familje e mrekullueshme, se nga i erdhi kjo nuk e di.

    Sa u futa të pija kafe, dolëm vrap. Ai jetonte me familjen, vëllezërit i ka në Gjermani” shprehet fqinji.

    Policia ka mundur të identifikojë autorit dhe po punon për kapjen e tij.

    Sipas burimeve nga policia, autori është larguar me një automjet tip Mercedes Benz ngjyrë blu.

    Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

    Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

    Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

    Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

  • Del parashikimi i MOTIT per 5 ditet e javes, ja cfare na pret ne vijim sipas SHMU (TABELA)

    Del parashikimi i MOTIT per 5 ditet e javes, ja cfare na pret ne vijim sipas SHMU (TABELA)

    Sipas parashikimeve te Motit nga Sherbimi Meteroelogjik Ushtarak, për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse me masa ajrore të ftohta.

    Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira kalimtare.

    Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

    Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

    Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.

    Për ditën e Premte moti parashikohet përsëri i qëndrueshëm kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat në orët e vona të mbrëmjes vijnë përsëri në dendësim.

  • EMRI/ EKZEKUTIMI i 41 vjeçarit në FIER, pamjet e para nga vendi i ngjarjes! (Video)

    EMRI/ EKZEKUTIMI i 41 vjeçarit në FIER, pamjet e para nga vendi i ngjarjes! (Video)

    Policia e Vlorës ka ngritur postoblloqe në hyrje të autostradës për kapjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit Erjon Javori në lagjen “16 prilli” të Fierit.

    Mësohet se autori i ngjarjes është identifikuar nga policia dhe për kapjen e tij janë ngritur pika kontrolle në zona të ndryshme. Deri më tani dihet se autori është banues në Fier.

    VoxNews sjell pamjet e para nga vendngjarja, ku policia ka rrethuar zonën me shirit ndërsa ekspertë të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për mbledhjen e provave.

    Njoftimi i policisë

    Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

    Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

    Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

    Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

  • Dalin PAMJET si u futën tymueset në Kuvend: Deputeti Luan Baçi i nxjerr nga çorapet (Video)

    Dalin PAMJET si u futën tymueset në Kuvend: Deputeti Luan Baçi i nxjerr nga çorapet (Video)

    As seanca e kësaj të enjteje nuk u zhvillua sipas rregullores së Kuvendit dhe njëjtë si herët e shkuara zgjati shumë pak (vetëm 7 minuta).

    Projektbuxheti për vitin 2024 është miratuar, pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, renditi të gjitha pikat me një shpejtësi “marramendëse” duke qenë se situata e krijuar në sallë ishte krejtësisht e zhurmshme.

    VoxNews ka siguruar videon se si janë futur tymueset në Kuvend. Në pamje duket deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i cili i nxjerr tymueset nga çorapet.

    Gjatë votimit deputetët e PD vijuan me “protestën e tyre”, me tymuese e kapsolla.

    I pranishëm në seancë këtë të enjte ishte dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili nuk bëri asnjë reagim për atë që po shihte, por vetëm dha kartonin jeshil për miratimin e buxhetit.

    Janë votuar me 75 vota pro 4 projektligje: Për Taksat, Procedurat Tatimore, Akcizën e vitit dhe Buxhetin e 2024. Po ashtu kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca plenare deputetin Asllan Dogjani./VoxNews

  • “I ngeli si gozhdë”, gazetari i njohur ngre dyshimet e forta që çuan në ekzekutimin e bashkëshortes: Ajo çfarë i kërkoi Liridona-Naimit në 2019, e ka parë si rrezik…

    “I ngeli si gozhdë”, gazetari i njohur ngre dyshimet e forta që çuan në ekzekutimin e bashkëshortes: Ajo çfarë i kërkoi Liridona-Naimit në 2019, e ka parë si rrezik…

    Gazetari Gazment Saiti është shprehur se si pistë kryesore për vrasjen e Liridonës me porosi të bashkëshortit të saj, ishte inferiotiteti që Naimi ndjente përballë saj.

    Saiti tha se në vitin 2019 Liridona i kishte kërkuar Naimit divorcin.

    Sipas tij, Naimit kjo kërkesë i ka ngelur si “gozhdë” dhe ka pritur momentin për ta ekzekutuar.

    “Shkaku kryesor është inferioriteti i meshkujve shqiptarë që marrin vajza si Liridona. Në vitin 2019 këta kanë kërkuar divorcin e njëri-tjetrit. E ka kërkuar vetë Liridona për t’u larguar nga bashkëshorti i saj. Kjo kërkesë ka ngelur si gozhdë në vëmendjen e Naimit. Edhe babai i Naimit tha se zonja ka pasur një biznes të suksesshëm në Suedi.

    Në momentin që Naimi e ka parë rrezikun për një ndarje të mundshme nga ajo, ka arritur deri në këtë pikë. Është realiteti i shumë meshkujve shqiptarë që nuk pranojnë që femra e tij të jetë krah një mashkulli tjetër.

    Një variant tjetër është se një motiv ka qenë pasuria. 300 mijë euro që Naimi dhe fëmijët do të merrnin nuk janë pak. Nuk duhet të ketë asnjë lloj hetimi tjetër veç deklaratave të tre personazheve. Si mundet që Granit Plava i del makinës përpara dhe qëllon. Naimi shumë mirë mund t’i thoshte fëmijëve uluni dhe ta kishte shtypur grabitësin. Në momentin që i është afruar vrasësi ky ka bërë atë që ka pasur në skenar”, është shprehur Saiti.

  • Vajza e Mirush Kabashit prek me fjalët: E vetmja betejë në jetë që nuk fitoi dot

    Vajza e Mirush Kabashit prek me fjalët: E vetmja betejë në jetë që nuk fitoi dot

    Mirush Kabashi është përcjellë sot më 6 dhjetor për në banesën e fundit, pas mbajtjes së homazheve në Muzeun Kombëtar në kryeqytet. Ai u nda nga jeta në orët e para të ditës së martë, teksa luftonte me një sëmundje të rëndë prej 5 vitesh, por nuk ka arritur dot ta fitojë betejën me jetën.Nga Muzeu Kombëtar ku u mbajtën homazhet në nder të tij, vajza e artistit të ndjerë, u shpreh se i ati nuk e priste vdekjen dhe se kjo ishte beteja e parë që aktori ka humbur në jetë.

    “Është akoma e pabesueshme për ne. Ai ishte mësuar t’i fitonte të gjithë betejat e tij, por nuk ia doli me këtë të fundit. E ndjej kudo akoma, e kam të vështirë ta pranoj ikjen e tij, e di që nuk do iki sepse ka lënë një vepër të madhe. I jemi shumë mirënjohës të gjithëve, sidomos publikut të thjeshtë që ai e donte shumë edhe i vlerësonte njerëzit. Na u desh ta ndanim midis publikut të thjeshtë, skenës, artit të tij që nuk ishte më profesion, por jeta e tij. Edhe në shtëpi përsëriste gjithë kohës duke përsëritur tekstet e tij. Shkëputej, ishte aty me ne, na dedikonte kohë patjetër, me mamin ka qenë gjithmonë shumë afër, nuk ishte njeriu i kafeneve e lokaleve, ishte njeriu i fjalëve të pakta, përzgjidhte ku shkonte dhe e dilte shumë në skenë sepse nuk donte të bëhej bajat. Nuk ngjitej në çdo skenë, përveçse atyre që i përkonin vlerave dhe parimeve të tij. Kishte parime të forta, idealist, më i fortë se ideali vetë”, ka thënë ajo.

  • SKANDAL në Librazhd/ Mjeku i dehur në orarin e punës, vlerëson personat që përfitojnë kemp

    SKANDAL në Librazhd/ Mjeku i dehur në orarin e punës, vlerëson personat që përfitojnë kemp

    Mjeku, i dehur në orarin e punës, nuk arrin dot as të flasë e t’i shqiptojë fjalët siç duhet

    Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës rastin e një mjeku i cili në orarin e punës është në gjendje të dehur.

    Rasti ka ndodhur në Librazhd dhe mjeku i familjes Balluk Troka në orarin e punës është i dehur. Mjeku gjithashtu është pjesë e KMCAP Librazhd, ku merret me komisionimin e personave të paaftë për punë e invalidëve.

    Gazetarët e Fiksit, të interesuar për një rast të cilit i është hequr kempi, e gjejnë mjekun në krye të detyrës në orën 14:00 të dehur, aq sa nuk arrin dot as të flasë e t’i shqiptojë fjalët siç duhet. Kjo duket qartë në intervistën që Fiksi pati me mjekun ku ai nuk kuptohet apo përgjysmon fjalët gjatë bisedës.

    Në Fiks Fare u ankua Anxhela Kurti, nënë e 4 fëmijëve. Ajo tregoi gjendjen e keqe ekonomike në të cilën jeton familja e saj. I shoqi, Taulant Kurti, vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prej një viti i është hequr kempi. Familja e saj që së shpejti pritet të shtohet edhe me fëmijën e 5-të, jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike me një shumë prej 10 mijë lekësh. Jetojnë me qira, fatmirësisht bonusi i qirasë i paguhet nga bashkia. Anxhela thotë se i shoqi vuan nga depresioni dhe ka bërë edhe ndërhyrje në kokë. Prej shumë vitesh ka qenë përfitues i kempit, por prej një viti atij i është ndërprerë. KMCAP Librazhd ia ka ndërprerë kempin, Taulanti e ka ankimuar këtë vendim dhe dosja ka kaluar në Kempin Epror në Tiranë, nga i cili ende nuk ka marrë një përgjigje.

    KMCAP Librazhd nuk e ka shpallur përfitues pasi sipas Anxhelës i kanë thënë se diagnoza që ka Taulanti nuk e përfiton. Ndërkohë që diagnoza e Taulant Kurtit nuk ka ndryshuar, është e njëjta me atë që ka përfituar kemp para 1 viti.

    Gjendja e familjes pas heqjes së kempit është përkeqësuar sa më ato pak të ardhura që kanë paguajnë drita e ujë, e me pas për t’u ushqyer që është pjesa më e madhe e muajit, i ndihmojnë komshinjtë dhe ato pak ndihma që u jep shërbimi social i bashkisë. Plus Anxhela nuk mund të punësohet vetë, pasi ka 4 fëmijë për t’u kujdesur. Gjithashtu është në pritje të fëmijës së 5-të dhe duhet të kujdeset dhe për bashkëshortin, i cili shpesh herë humb vetëdijen. Frigoriferi i familjes Kurti është bosh, ashtu si edhe dollapët pa ushqime, dhe kjo sipas Anxhelës është tabloja e përditshme e familjes së saj.

    Fiksi u interesua tek Shërbimi Social në Bashkinë Librazhd, të cilët e njihnin gjendjen e familjes Kurti, por që sipas ligjit i ishte dhënë dhe ndihma ekonomike. Gjithashtu ata kishin ndihmuar me pako me ushqime kur kanë patur mundësi. Por në praninë e Fiksit punonjësi pohoi se rasti do t’i referohej kryetarit dhe nënkryetarit të bashkisë për një zgjidhje.

    Takimi në zyrën e mjekut, i dehur në orar të punës

    Fiksi u interesua edhe pranë KMCAP Librazhd për të mësuar se pse i është hequr kempi denoncuesit. Sapo hyjnë në zyrën e mjekut Balluk Troka pjesë e komisionit të KMCAP Librazhd ndjejnë erën e alkoolit. Gazetarja duke parë gjendjen e dehur të mjekut e pyet disa herë nëse është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve, por mjeku sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që pamja, sjellja dhe e folura e tij e tradhtojnë.

    Është ora 14:00 dhe mjeku i komisionimit në zyrën shtetërore kundërmon era alkool.

    Rasti i Taulantit nuk i kujtohet fare, e kërkon emrin në regjistrat e tij por që nuk është i aftë të gjej gjë. Madje gjatë bisedës ai përgjysmon fjalët duke i thënë recetës-precetë dhe punonjëses sociale dëgjohet vetëm një ‘ssss’.

    Në këto kushte ai thërret sekretaren për të shpjeguar gazetarët e Fiksit. Sekretarja shpjegon rastin dhe tregon se aktualisht dosja e Taulantit është në Kempin Epror dhe se nuk ka një përgjigje. Përsa i përket pyetjes së Fiksit se në lidhje me komisionet që do të vijojnë në vazhdim a është në gjendje që mjeku Troka të bëjë vlerësimin e tyre në gjendje të dehur, sekretarja ul kokën dhe del nga zyra.

    E njëjta pyetje i drejtohet dhe vetë mjekut Troka, por që ai s’e pranon që është i dehur. Ai pohon se është duke punuar dhe se po plotësonte një ‘precetë’ (recetë). Pyetjes se a është i aftë të vlerësojë një individë nëse duhet ta përfitojë apo jo kempin kur është në gjendje të pirë, mjeku Troka përgjigjet se asnjëherë nuk ka qenë i pirë dhe se është i aftë “100%”. Por pamjet dhe çdo gjë tjetër janë prova që tregojnë të kundërtën, që mjeku është i dehur në orarin zyrtar të punës.

    Takimi në zyrën e mjekut, i dehur në orar të punës

    Fiksi u interesua edhe pranë KMCAP Librazhd për të mësuar se pse i është hequr kempi denoncuesit. Sapo hyjnë në zyrën e mjekut Balluk Troka pjesë e komisionit të KMCAP Librazhd ndjejnë erën e alkoolit. Gazetarja duke parë gjendjen e dehur të mjekut e pyet disa herë nëse është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve, por mjeku sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që pamja, sjellja dhe e folura e tij e tradhtojnë.

    Është ora 14:00 dhe mjeku i komisionimit në zyrën shtetërore kundërmon era alkool.

    Rasti i Taulantit nuk i kujtohet fare, e kërkon emrin në regjistrat e tij por që nuk është i aftë të gjej gjë. Madje gjatë bisedës ai përgjysmon fjalët duke i thënë recetës-precetë dhe punonjëses sociale dëgjohet vetëm një ‘ssss’.

    Në këto kushte ai thërret sekretaren për të shpjeguar gazetarët e Fiksit. Sekretarja shpjegon rastin dhe tregon se aktualisht dosja e Taulantit është në Kempin Epror dhe se nuk ka një përgjigje. Përsa i përket pyetjes së Fiksit se në lidhje me komisionet që do të vijojnë në vazhdim a është në gjendje që mjeku Troka të bëjë vlerësimin e tyre në gjendje të dehur, sekretarja ul kokën dhe del nga zyra.

    E njëjta pyetje i drejtohet dhe vetë mjekut Troka, por që ai s’e pranon që është i dehur. Ai pohon se është duke punuar dhe se po plotësonte një ‘precetë’ (recetë). Pyetjes se a është i aftë të vlerësojë një individë nëse duhet ta përfitojë apo jo kempin kur është në gjendje të pirë, mjeku Troka përgjigjet se asnjëherë nuk ka qenë i pirë dhe se është i aftë “100%”. Por pamjet dhe çdo gjë tjetër janë prova që tregojnë të kundërtën, që mjeku është i dehur në orarin zyrtar të punës.

  • “Metamorfoza nuk ka përfunduar”, Ish-prokurori: Vetëpastrimi në polici thjesht një propagandë

    “Metamorfoza nuk ka përfunduar”, Ish-prokurori: Vetëpastrimi në polici thjesht një propagandë

    Ish-prokurori merr si shembull një rast në Turqi, ku policët kanë denoncuar që i kanë hequr nga puna pa shkak

    Ish-prokurori Eugent Beci, i ftuar në Top Story, për operacionin metamorfoza, këtë herë për verifikimin e policëve të përfshirë në veprimtari kriminale, tha se do të ketë të tjera operacione, ndërsa vetëpërjashtimin e policëve e quajti “thjeshtë një propagandë”.

    Beci tha se provat duhet të shqyrtohen të gjitha dhe është një hetim që do duhet shumë kohë të analizohet.

    “Duke iu referuar procesit normal të një çështje normale do ketë metamorfozë 3, 4 dhe 5. Përveç materialeve që vijnë nga Eurocastit edhe Prokuroria e Posaçme do duhet të sigurojë dhe konfirmojë provat. Mund të ketë informacione që nuk vlejnë për çështje penale. Do një hetim, i cili do dojë kohë të madhe dhe të krijojnë një dosje hetimore”, tha ish-prokurori.

    Eugent Beci e quajti të çuditshëm urdhrin për vetëpastrimin e policëve, dhe se nuk mund të penalizohet një polic se ka përdorur një aplikacion, në këtë rast aplikacionin “Sky”, i cili është përdorur nga grupet kriminale.

    “Urdhri që ka dalë nga ministri i Brendshëm duke iu referuar bazës ligjore, është një urdhër i çuditshëm. Në një pikë thuhet që Drejtoria e Përgjithshme AMP bashkëpunon me institucione të tjera për të ruajtur sigurinë. Është një urdhër propagandistik. Nuk mund të penalizohet edhe me një masë si duke e hequr nga puna se ka përdorur një aplikacion që është përdorur dhe nga grupet kriminale”, thotë ai.

    Ish-prokurori merr si shembull një rast në Turqi, ku policët kanë denoncuar që i kanë hequr nga puna pa shkak, vetëm se kanë përdorur një aplikacion.

    “Nuk mund të detyrohet një qytetar, çfarë do qoftë ai, të deklarojë që ka përgjegjësi për një aplikacion që ka patur. Kjo nuk përjashton faktin që ka pasur punonjës policie të përfshirë. Por nuk është i përshtatshëm një ndëshkim kolektiv. Dëshmia është subjektive ndërsa përgjimi është një fakt”, tha Beci.

  • Moti për sot/ Zonat që do të zbardhen nga bora, temperaturat do të luhaten…

    Moti për sot/ Zonat që do të zbardhen nga bora, temperaturat do të luhaten…

    Do të mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte

    Do të mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte, ku orët e paradites do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat veriore dhe qendrore ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura por pa reshje paraqiten zonat juglindore të Shqipërisë.

    Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si edhe dëbore në të gjithë vendin. Dëbora do të jetë prezente në të gjithë shtrirjen lindore. Ndërsa në orët e vona të natës pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë vendi.

    Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C më e ulëta në zonat malore deri në 12°C më e larta në zonat bregdetare. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

    Kosova

    Pjesa e parë e ditës në Kosovë mbetet nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që pas mesditës të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore në të gjithë territorin e Kosovës. Orët e vona të natës pritet të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve.

    Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por ulen sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C më e ulëta në zonat malore deri në 5°C më e larta në zonat perëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor por në mbrëmje pritet intensifikim i parametrit të erës.

    Maqedonia e Veriut

    Vranësirat e shpeshta do të mbeten prezente në të gjithë Maqedoninë e Veriut, duke bërë që herë pas here të pësojnë zhvillime afatshkurta duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Reshjet më të dukshme shfaqen përgjatë kufirit me Shqipërinë. Po ashtu do të regjistrohen temperatura negative gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut, duke bërë që ngricat të jenë prezente në të gjitha akset rrugore.

    Temperaturat e ajrit do të jenë të pandryshueshme në mëngjes por vijon ulja në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C më e ulëta në zonat malore deri në 7°C më e larta në zonat jugperëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verior por gjatë natës forcohet deri në 60 km/h.

    Europa

    Gadishulli Skandinav dhe brigjet veriperëndimore të Europës do të përfshihen nga një tjetër sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje dëbore të konsiderueshme. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të paraqiten Ishujt Britanikë dhe gadishulli Iberik ku do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere ndërsa nën ndikimin e kushteve të motit të qëndrueshëm do të paraqiten Europa Lindore, pjesërisht Qendra e kontinentit si edhe brigjet e detit Egje.

  • VIDEO/ Prezantuesja e BBC ngre gishtin e mesit gjatë edicionit të lajmeve

    VIDEO/ Prezantuesja e BBC ngre gishtin e mesit gjatë edicionit të lajmeve

    Mariam Mosiri u ekspozua me gishtin e mesit të ngritur menjëherë pas titullit të hapjes së reportazhit

    Gjesti i turpshëm i bërë në transmetim nga një prezantues i BBC-së , në fillimin e reportazhit të lajmeve live në orën 12 të së mërkurës, është bërë viral në rrjet.

    Sipas Daily Mail , Mariam Mosiri u ekspozua me gishtin e mesit të ngritur menjëherë pas titullit të hapjes së reportazhit, pasi siç duket nuk e kuptoi në kohë se transmetimi i drejtpërdrejtë kishte nisur.

    Në videon që bën xhiron e internetit, Moshiri duket se e kupton menjëherë atë që ka ndodhur, ndryshon tërësisht shprehjen e fytyrës dhe nis të lexojë një lajm për Boris Johnson.

    “Live nga Londra, duke parë BBC News”, dëgjohet duke thënë prezantuesja duke e mbajtur të qetë. Megjithatë, fakti që pak çaste më vonë ai tha “coronaverse” në vend të “coronavirus” në lidhje me pandeminë, sugjeron se ai mund të jetë ndier më shumë nervoz se sa e la, pasi kishte kuptuar se çfarë mund të kenë parë shikuesit.

    Gjesti i Moshirit ishte i përzier në rrjetet sociale, ku disa e kritikuan prezantuesen për mungesë profesionalizmi dhe të tjerë shprehën mirëkuptimin e tyre për gjendjen e vështirë në të cilën ajo u gjend.