Category: Lajme

  • Ballafaqimi me Gjestin, vjen reagimi i familjes së Eglit

    Ballafaqimi me Gjestin, vjen reagimi i familjes së Eglit

    Dy banorët e “Big Brother Vip Albania”, Egli dhe Gjesti u ballafaquan mbrëmë në “Prime”.

    Aktorja në vazhdimësi e ka akuzuar këngëtarin kosovar për manipulime, derisa ky i fundit ka përmendur faktin se disa herë ia ka bërë me dije këngëtares se nuk ka ndjenja karshi saj.

    E pas përfundimit të “Prime”, ka reaguar familja e Eglit, duke treguar se mbështet atë në vazhdimësi, duke përfshirë këtu edhe rrugëtimin në “Big Brother Vip Albania”.

    “Forca zemër … E vërteta është se jeta nuk zhvillohet gjithmonë sipas pritshmërive tona. Në disa momente do të duket se jeta është e përsosur. Sidoqoftë, në minutën tjetër gjithçka mund të përmbyset”, shkruan mes tjerash në reagimin e familjes së Eglit.

  • “Dera e PS e hapur për të gjithë”/ Rama ironizon Dashamir Sulën: Të pastrojë morrat pastaj të na bashkohet!

    “Dera e PS e hapur për të gjithë”/ Rama ironizon Dashamir Sulën: Të pastrojë morrat pastaj të na bashkohet!

    Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me socialistët në Elbasan, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike. Rama u ndal tek demokratët që i janë bashkuar të majtës, pas pakënaqësive në listat e “kampit blu”, duke thënë se PS e ka derën të hapur për të gjithë.

    Rama ironizoi Dashamir Sulën, i cili ka mbetur pa parti dhe nuk ka emrin në lista, duke thënë se duhet të pastrohet para se t’i bashkohet PS-së. Rama nuk kurseu as Lulzim Bashën, me të cilin ka pasur disa replika në distancë kohët e fundit.

    “Kemi në listat tona kandidatë që vijnë direkt nga ana tjetër. Dekanen e fakultetit ekonomik të Vlorës, e kemi nga çadra. Rrinte atje, Rama ik, sot është në listën e mbyllur, sepse gjërat evoluojnë. Luli nuk evoluon sepse është i përsosur. I lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete, është i përsosur. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate.

    PS është një shtëpi e hapur. Nuk duhet të japësh një provim para se të hysh, e di apo jo programin. Kemi të kuq fare, rozë, pak më bojë qielli, duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Rendësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë.

    Sot jemi këtu për t’u thënë të gjithëve mirë se të vini, përveç salamandrave të kënetës, kukumjaçkave. Ata nuk kanë vend këtu te ne, kurse Dash Sula duhet të hyjë në një proces, se mund jetë edhe një ditë. Për momentin duhet të dezinfektohet…si bëhet ajo? Kush merret me pulat, që futen në karantinë? Shpendët, se mbajnë shumë shpendët.. Inat mund ta kesh sa të duash, po hakun duhet t’ia japësh. Aty një njeri me ulërima për komunitetin e vetë, se kanë një të dytë. Por duhet të heqë të gjithë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri. Tmerr. Kruhen, i mbyt morri. Nuk ulen dot të mendojnë. Çfarë të bësh? Edhe bufi u rri mbi kokë.”- tha Rama.

  • Sky Ecc dhe Matrix do të djegin shumë politikanë, SPAK ka emra konkretë, i penduari i drejtësisë hap “Kutinë e…

    Sky Ecc dhe Matrix do të djegin shumë politikanë, SPAK ka emra konkretë, i penduari i drejtësisë hap “Kutinë e…

    Operacionet e fundit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po sjellin zhvillime tronditëse në politikën shqiptare. Burime të sigurta konfirmojnë se hetimet mbi komunikimet e koduara në aplikacionet Sky ECC dhe Matrix kanë zbuluar një rrjet të gjerë korrupsioni dhe lidhjesh me krimin e organizuar. Sipas informacioneve të fundit, disa ish-deputetë dhe ish-ministra janë në listën e të dyshuarve për përfshirje në aktivitete të paligjshme, përfshirë trafik droge, pastrim parash dhe korrupsion të nivelit të lartë. Dje u dhanë sinjalet se përgjimet nga këto aplikacione do sjellin arrestime ish-deputetësh dhe ish-ministrash.

    Paralajmërimi i Nuredin Dumanit

    I penduari i drejtësisë dhe vrasësi me pagesë Nuredin Dumani ka paralajmëruar se do të ketë zhvillime të forta nga zbërthimi i platformës “Matrix”. Ai ka vijuar dje dëshminë në gjykatë, ku është ndalur te raportet me Talo Çelën. Ndërsa sa i përket vrasjes së Andi Zylyfit, deklaroi se u porosit nga Gim Kabashi, i njohur si Baca, dhe se informator ishte Fatos Gosa. Sipas tij, Gosa informonte me telefon të enkriptuar dhe se ishte Talo Çela që fliste me të. Më tej Dumani tha se kishte bërë biseda për vrasjen e Talo Çelës. “Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Erion Alibej. Me tha do të jap edhe Talon. I thashë, dua 1.5 mln euro, po më sill Talon përpara”.

    Diskutimet në seancë

    Avokati Përparim Kulluri: Si jeni arrestuar?
    Dumani: Isha i plagosur.
    Avokati: Keni thënë se do vrisnit Otin? Pse nuk e vratë?
    Dumani: Sepse nuk ishte në Elbasan.
    Avokati: Pse i thatë Suel Çelës “më vranë” dhe pastaj “më vratë”?
    Dumani: Sepse vetëm ai e dinte që unë isha aty.
    Avokati: Pse i jeni drejtuar Suel Çelës me fjalën “më vratë” në Sky. Pse ja atribuon tentativën e vrasjes Suel Çelës?
    Dumani: Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnim Ot Kilën. Shkuam me dy makina, por ai nuk ishte fare në Elbasan.
    Henriku komunikonte vazhdimisht me Suel Çelën. Unë vetëm pas atentatin i shkruaja. Më pas nuk kam komunikuar më edhe pse ai ka kërkuar. Do zbardhet Matriksi e do dalin.
    Avokati: Pse e bëre marrëveshjen me prokurorinë?
    Dumani: Se atëherë mu hapën sytë.
    Avokati: Çfarë ju ka premtuar prokuroria për marrëveshjen e bashkëpunimit?
    Dumani: Asnjë gjë.
    Avokati: Kur e njohe Talo Çelën?
    Dumani: Fundi i 2009 fillim 2010. Jam njohur nga Ilirjan Feçi.
    Avokati: Pse u prishëm marrëdhëniet me Talo Çelën?
    Dumani: Ai ka urdhëruar Altin Ndocin të vrasë vëllanë tim.
    Avokati: A ka ndenjur makina që u përdor në vrasjen e Andi Zylyfit në garazhin tënd?
    Dumani: Po. Ka qenë një makinë që e kishte vjedhur më parë Altin Ndoci.
    Avokati: A është përdorur në ngjarje tjetër?
    Dumani: Po për një ngjarje tjetër në Spitallë. Porositës ishte Baca, Gim Kabashi.
    Avokati: Keni pretenduar se Fatos Gosa ka qenë informator tek vrasja e Andi Zylyfit?
    Dumani: Po ka qenë. E kam paguar.
    Avokati: Si ka informuar Gosa?
    Dumani: Me telefon të enkriptuar. Fliste Talo Çela me të.
    Avokati: Kur e ke takuar Talon për herë të fundit?
    Dumani: Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë.
    Avokati: Keni thënë që Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë dhe ishte interesuar për vrasjen e kushëririt të vet, vëllait të Alibeajt dhe Dylgjerit dhe se i bënte karshillëk Kel Kamamit.
    Dumani: Po, i shkonte Kel Kamamit paralel me makinë.
    Avokati: Kur i ke shkëputur marrëdhëniet me Talon?
    Dumani: Takimi i fundit ka ardhur ai tek shtëpia ime. Fund 2019 fillim 2020. Ne kishim debatuar shumë me të.
    Avokati: Kur jeni shkruar për herë të fundit?
    Dumani: Me Sky, në verë 2020.

    Hapet “Kutia e Pandorës”

    Kujtojmë se MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021. Kështu nisi dhe hetimi! Shumë shpejt u zbulua se infrastruktura e kësaj platforme ishte më komplekse se platformat që tashmë janë të njohura për publikun, Sky ECC dhe EncroChat. Në këtë rast, themeluesit e aplikacionit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt për t’u përdorur nga kriminelët. Para disa ditësh, profesori i njohur i Kriminialistikës Ervi Karamuço tha se dosjet e aplikacionit Sky Ecc dhe më vonë Matrix do të “djegin shumë politikanë dhe ish-politikanë”. “Ne presim që vettingun e politikanëve ta bëj SPAK sërish. Ndërkohë që SPAK ka dhënë sinjale që është duke hetuar persona konkret. Dhe me ato që na vijnë flukse informacioni paraprake sot, dalin që disa prej këtyre emrave janë sërish në listë.

    Ky është detyrim ligjor që duhet ta bëjnë dhe e majta dhe e djathta, që nesër të mos ndodhen para një fakti që e dinin, që ai person që i merr mandatin fillon përsëri SPAK dhe i kërkon heqjen e mandatit. Se ky pastaj është një cikël ku ti këta deputet nuk i quan më pjesë e shpurës politike, por i përdor si një mburojë që të thuash pastaj, ja si më sulmojnë mua. Nuk mund të prodhojmë deputet të rinj për “alibi”, që ja si ma bënë mua ndërkohë që ti e dije. Partia ka filtër shumë të fortë të vetin, kanë dhënë fonde pafund ambasadat dhe organizatat që të forcojnë para-filtrat e partive politike. SPAK do djegë dhjetëra politikanë që kanë dalë në Sky Ecc dhe më vonë në Matrix”, u shpreh ai.

  • “S’dorëzohem”- Mesazhi i kryebashkiakut të Stambollit kur policët i rrethuan banesën

    “S’dorëzohem”- Mesazhi i kryebashkiakut të Stambollit kur policët i rrethuan banesën

    Autoritetet turke zhvilluan mëngjesin e kësaj të mërkure një operacion të madh policor, i cili përfshiu rreth 3,000 forca të rendit dhe kishte si synim arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.

    Operacioni u zhvillua pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion dhe lidhje të dyshuara me organizatën e shpallur terroriste, PKK.

    Sipas mediave turke, në kuadër të hetimeve janë lëshuar urdhër-arreste për mbi 100 persona, duke përfshirë disa bashkëpunëtorë të afërt të Imamoglu. Në një deklaratë të zyrës së Prokurorisë së Stambollit, thuhet se mes të ndaluarve janë edhe zyrtarët Murat Ongun, Tuncay Yilmaz, Fatih Keles dhe Ertan Yildiz. Hetimet janë fokusuar në aktivitetet e kompanisë Medya AS dhe projektin “Urban Consensus”, për të cilat hetuesit dyshojnë se ka shkelje korruptive.

    Në një video të publikuar nga rezidenca e tij pak para arrestimit, Imamoglu u shpreh i vendosur për të mos u dorëzuar dhe e cilësoi operacionin si një përpjekje të qeverisë për të shtypur opozitën. “Një grup njerëzish po përpiqen të përmbysin vullnetin e kombit tonë, duke dërguar qindra policë në shtëpinë time. Dua të bëj të qartë se nuk do të dorëzohem. Besimin tim e kam te kombi,” deklaroi ai.

    Pamjet televizve nga mediat turke treguan prani të lartë policore përreth banesës së Imamoglu, si dhe dhjetëra automjete të rendit në zonë. Ndërkohë, zëdhënësi i tij, Murat Ongun, konfirmoi arrestimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam në paraburgim. Ata besojnë se mund të na heshtin, por ne do të vazhdojmë të mbrojmë dhe mbështesim Imamoglu. Kombi është me të,” shkroi ai.

    Ngjarja vjen në një moment kritik politik për Turqinë, pasi Imamoglu kishte shprehur ambicien për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke u pozicionuar si një prej figurave kryesore të opozitës kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

    Në reagim të parë, kreu i Partisë Republikane Popullore (CHP), Özgür Özel, e cilësoi arrestimin e Imamoglu si një “grusht shteti” kundër demokracisë.

    “Kur pushteti tenton të zëvendësojë vullnetin e popullit apo të përdorë forcën për ta ndalur atë, ky është një grusht shteti. Populli është sovran dhe ai do të fitojë,” deklaroi ai.

  • Nominim surprizë në BBVA: Loredana dërgon në televotim ish-partnerin, Jozi

    Nominim surprizë në BBVA: Loredana dërgon në televotim ish-partnerin, Jozi

    Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli një nominim ndryshe, ku banorët u ndanë në grupe dhe duhej të votonin njëri-tjetrin për të shkuar në televotim. Në një nga grupet më të përfolura, Loredana Brati votoi ish-partnerin e saj, Joz Marku, gjë që shkaktoi debate brenda shtëpisë.

    Pas spektaklit, Gerta Gixhari i kërkoi llogari Loredanës për vendimin e saj, duke e quajtur të pabesueshme që ajo përmendi emrin e Jozit, pavarësisht lidhjes së tyre të kaluar. Loredana u mbrojt, duke thënë se Jozi e ka sulmuar dhe shpifur ndaj saj gjatë qëndrimit në shtëpi: “Ai më ul çdo ditë. Më mirë mos ta bënte.”

    Tashmë, Loredana dhe Jozi pretendojnë se janë vetëm miq, por tensionet mes tyre duket se vazhdojnë

  • Familjarët mohojnë vërtetësinë e lajmeve në portale, Xheneta Fetahu shfaqet në krahët e një djali në Dubai (Foto)

    Familjarët mohojnë vërtetësinë e lajmeve në portale, Xheneta Fetahu shfaqet në krahët e një djali në Dubai (Foto)

    Ditët e fundit në rrjet është përfolur mjaft mbi lidhjen e re të Xhenetës.

    Portalet aluduan se partneri i saj është një person me pseudonimin ‘Bisha’.

    Vërtetësinë e raportimeve e mohoi vetë finalistja e BBVK3 duke thënë se tani e tutje, për lajme të pasakta, do të përfundojë duke paditur mediat në gjykatë.

    E duket se një zhvillim i tillë e ka përshpjetuar njoftimin me partnerin e saj të vërtetë.

    Ajo ka ndarë një foto me të dje në InstaStory nga pushimet në Dubai, duke e shoqëruar postimin me këngën emblem të çifteve “All of me” nga John Legend.

  • Mbytet gomonia në brigjet e Italisë, 40 emigrantë të zhdukur

    Mbytet gomonia në brigjet e Italisë, 40 emigrantë të zhdukur

    Kërkimet për rreth 40 persona të zhdukur nga mbytja e një gomoneje në Ngushticën e Siçilisë, në brigjet e Tunizisë, rifilluan mëngjesin e sotëm.

    Pasditen e djeshme, rojat bregdetare dhe anijet patrulluese të ”Guardia di Finanza” zbarkuan 10 të mbijetuar dhe gjashtë trupa të gjetur në brigjet e ishullit Lampione në Lampedusa.

    Të humburit ishin në një gomone gjysmë të fundosur.

    Të mbijetuarit thanë se u nisën të dielën, 56 prej tyre, nga Sfax, Tunizi, me një gomone.

    Më pak se 24 orë më vonë, ndërsa ndodheshin në ujërat ndërkombëtare, raportohet se shumë emigrantë ranë në ujë gjatë kalimit, ndoshta për shkak të detit të trazuar.

    Varka ka vazhduar lundrimin dhe pasditen e djeshme, tashmë gjysmë e zhytur, është kapur në ujërat përballë ishullit Lampione.

    Gjashtë burra dhe katër gra do të merren në pyetje nga policia dhe do të bëhet një përpjekje për të rindërtuar më saktë atë që ndodhi dhe për të shqyrtuar historinë e tyre.

    Operacionet e shpëtimit u kryen nga varkat patrulluese CP324 të Rojes Bregdetare dhe V1302 të ”Guardia di Finanza”.

    Dje në Lampedusa janë regjistruar pesë zbarkime me 213 emigrantë. /ATSH-ANSA

  • Dh*në në familje, arrestohet babai i aktores së njohur

    Dh*në në familje, arrestohet babai i aktores së njohur

    Michael Lohan, babai i aktores Lindsay Lohan, është arrestuar përsëri në Palm Beach, Florida, për shkelje të dënimit me kusht, vetëm disa javë pasi u lëshua një urdhër arresti për sulm të dyshuar ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kate Major.

    64-vjeçari u arrestua më 21 shkurt në Spring, Teksas, pas një incidenti me Major, e cila raportoi në polici se ai e kishte rrëzuar nga karrigia disa ditë më parë.

    Autoritetet thanë se ajo kishte mavijosje në trup dhe ndjente dhimbje pas sulmit.

    Lohan u ndalua pa rezistencë dhe u mbajt nën akuzën e dhunës së vazhdueshme në familje, me një garanci prej 30,000 dollarësh (rreth 27,500 euro).

    Ky nuk është problemi i tij i parë me ligjin. Në vitin 2022, ai u dënua në Florida për një skemë mashtrimi që përfshinte ndërmjetësimin e pacientëve në qendra rehabilitimi, për të cilën ishte në periudhë prove.

  • U eliminua nga gara, Vserlo u vendos epitete banorëve të shtëpisë: Lojën e fiton …

    U eliminua nga gara, Vserlo u vendos epitete banorëve të shtëpisë: Lojën e fiton …

    Vserlo, në intervistën e parë në studio pas daljes së tij nga formati, është shprehur se sulmet ndaj banorëve që me hyrjen në BBV i ka bërë me qëllim që të kuptonte terrenin dhe të kthehej në faktor në shtëpi, pavarësisht se nuk ja arriti.

    Ndër të tjera Vserlo ju ka vendosur disa epitete banorëve të BBV, duke theksuar debulesën e tij për Loredanën. Sakaq, i pyetur se kush do ta fitojë këtë edicion, ai tha Laerti, për inteligjencën dhe llogjikën për të përballuar gjithçka aty brenda.

    Vserlo: Për çdo person që hynë në muajin e dytë në shtëpinë e Big Brothe është thuajse mision i pamundur ti shkojë deri në fund. Kemi parë që kanë hyrë, kanë qëndruar vetëm një javë dhe janë larguar. Qëllimi im është të mësoja lojën që bëhej aty brenda dhe avash avash të kisha edhe unë një vend aty brenda në atë lojë. Sulmova që ditën e parë me qëllim që t’i bëja banorët aty që të hidhnin sytë te ky banori i ri. Patjetër që emocione ka pasur, ka pasur përplasje shumë të forta me të gjithë banorët aty brenda.

    Ledioni: Por edhe ata nuk është se të kanë kursyer…

    Ledioni: Nëse Big Brotheri yt do të ishte një këngë, si do të quhej? Do të ishte një këngë fitore, një këngë melankolie apo dashurie?

    Vserlo: Arrita të bëja ato ndërhyrjet e mia, ndoshta edhe pa sukses por që sikurse e thashë edhe më parë, në muajin e dytë të lojës aty aleancat janë krijuar.

    Neda: Nuk mendoj se ke patur një sukses të vërtetë. Ke qenë një personazh shumë ekstravagant, është për tu vlerësuar karakteri yt luftarak, megjithatë ke treguar që këtë lojë doje ta luaje edhe në kufijtë e etikës dhe dukshëm kjo nuk u pëlqye nga publiku. Nëse do kishe dashur një inteligjencën tënde dhe karakterin tënd stoik ta kishe vënë në dispozicion të lojës, qoftë edhe për të krijuar linjën tënde, mbase do të ishe pëlqyer dhe publiku do të kishte lejuar të vazhdoje më gjatë.

    Arbri: Unë i vlerësoj përpjekjet e tua për tu bërë pjesë e lojës. Ti hyre si një uragan dhe u ktheve në një shi të lehtë vere. Unë mendoj se në pjesën më të madhe të sulmeve, edhe banorët të kanë sulmuar dhe reagimi yt ka qenë shumë i ashpër.

    Ledioni: Unë do të të them emrin e një banori dhe vendosi një epitet. Aldo…

    Vserlo: Manipuluesja në tentativë e shtëpisë.

    Vserlo: Opinionistja e shtëpisë.

    Vserlo: Femra me klas e shtëpisë.

    Vserlo: Zhurmuesja e shtëpisë.

    Vserlo: Meriton dy epitete sepse ishte një tjetër Egli në fillim, dhe tjetër u kthye tani. Por që ‘e dashururara e shtëpisë’ po ja lëmë epitetin.

    Vserlo: Për të kam pasur dhe vazhdoj të kem një dashuri shumë të madhe që u trazua shumë për shkak të sjelljeve dhe lojës aty brenda, por që “shoqa ime aty brenda” do të thoja. Nëse është e hapur për sqarim rreth lojërave që kemi pasur aty brenda, do të isha dakord që të ruanim miqësinë edhe jashtë.

    Vserlo: ‘Batuta e shtëpisë’.

    Arbri: Kush e fiton Big Brother?

    Vserlo: Do të doja Laertin për shkak se është shumë koherent në ato që thotë brenda shtëpisë. Ka inteligjencën dhe llogjikën për të përballuar gjithçka aty brenda.

  • Shtëpi bari në Tiranë, nën suportin e punonjësit të OSHEE

    Shtëpi bari në Tiranë, nën suportin e punonjësit të OSHEE

    Zbulohet laborator droge në Laknas, arrestohen dy vëllezër, procedohet babai dhe punonjës i OSHEE-së

    Tiranë – Policia tha sot se ka finalizuar operacionin e koduar “Llamba”, duke goditur një rast të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, në një banesë të përshtatur në fshatin Laknas, Tiranë.

    Dy vëllezër u arrestuan, babai i tyre u procedua penalisht, ndërsa një punonjës i OSHEE-së përfundoi në pranga për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka ndihmuar duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

    Çfarë u gjet në banesë?

    Gjatë kontrollit, policia sekuestroi:

    20 bimë kanabisi, rreth 60 cm të larta

    Një sasi droge e përpunuar

    Llamba speciale, ventilatorë dhe pajisje për rritjen e bimëve

    Sistem elektrik i modifikuar për të shmangur faturimin e energjisë

    Të arrestuarit dhe të proceduarit:

    Në pranga:

    Shkëlqim Matraxhi, 38 vjeç dhe Fatmir Matraxhi, 28 vjeç – dyshohet se kishin përshtatur banesën për rritjen e kanabisit

    Endrit Paja, 29 vjeç – punonjës i OSHEE-së, për shpërdorim detyre

    Procedohet në gjendje të lirë:

    Z. M., 66 vjeç – babai i të arrestuarve, dyshohet se kishte dijeni për aktivitetin, por nuk e raportoi