Category: Lajme

  • DETAJET/ Planifikuan vrasjen e Liridonës, Gjykata bën lëvizjen urgjente ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës

    DETAJET/ Planifikuan vrasjen e Liridonës, Gjykata bën lëvizjen urgjente ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës

    Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë konfirmuar se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla pas caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji janë transferuar në këtë burg.

    Të tre dyshohet se në bashkëpunim kanë planifikuar vrasjen e Liridona Ademajt. E vrasja dyshohet se është porositur nga burri i saj, Naim Murseli.

    Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

    Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”.

    Në këtë njoftim, Gjykata kishte treguar edhe dyshimet se si kishte ndodhur rasti.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi I ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet në njoftim.

    Caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për secilin veç e veç, Gjykata e ka arsyetuar “ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, të njëjtit mund të ndikojnë në të bashkëpandehur, në të dëmtuar dhe në dëshmitarët si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprës penale”.

    Kishin aplikuar për divorc në vitin 2019, por çështja s’kishte marrë epilog.

    Në një dokument që ka siguruar Gazeta Express konfirmohet se Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019.

    Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, meqë brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri s’kishin shkuar për të konfirmuar se duan divorcin.

    Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

    “Më 31 janar 2019, Liridone Murseli dhe Naim Murseli kanë dorëzuar një deklaratë të përbashkët divorci.Gjykata e Qarkut vendosi që divorcit t’i paraprihet një periudhë shqyrtimi prej të paktën gjashtë muajsh dhe maksimumi një vit. Në lidhje me vendimin, gjykata e rrethit njoftoi palët se mund të kërkonin me shkrim ndarjen brenda afatit të caktuar. Asnjë kërkesë për vendim për divorc nuk ka mbërritur në gjykatën e rrethit.Çështja e ndarjes ka rënë. Gjykata e Qarkut e pushon çështjen nga procedimi i mëtejshëm”, thuhet në vendimin që ka parë Gazeta Express.

    Ky rast fillimisht ishte kualifikuar si “Grabitje me pasoja të vrasjes”, duke u bazuar në rrëfimin e Naim Murselit.

    Në raportin 24 orësh të Policisë u tha se viktima ka qenë në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri.

    “GRABITJE ME PASOJA TË VRASJES – Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë 29.11.2023 –20:26. Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

  • Homazhet për Mirush Kabashin, momenti kur Berisha “përzë ” Ndricim Xhepën nga kamerat dhe flet vetë (Video)

    Homazhet për Mirush Kabashin, momenti kur Berisha “përzë ” Ndricim Xhepën nga kamerat dhe flet vetë (Video)

    Ditën e sotme u zhvilluan homazhet sot për nder të aktorit të shquar Mirush Kabashi.

    Teksa mediat po i merrnin një intervistë aktorit Ndriçim Xhepa, që ka qenë në nga bashkëpunëtorët e miqtë më të ngushtë të Kabashit, pranë kamerave u afrua Sali Berisha.

    Ky i fundit edhe pse e pa qartë që po fliste “Artisti i Merituar” Xhepa, detyroi aktorin që të ndërpriste intervistën për të folur vetë.

  • Naim Murseli planifikoi vrasjen e bashkëshortes, gazetari i njohur zbulon kush do t’i marrë paratë e siguracionit të Liridonës

    Naim Murseli planifikoi vrasjen e bashkëshortes, gazetari i njohur zbulon kush do t’i marrë paratë e siguracionit të Liridonës

    Gazetari Sokol Bregu në një studio televizive tha se paratë e sigurimit të jetës së Liridona Murselit, do i përfitojnë dy fëmijët e saj të mitur.

    Ai tha se me shumë gjasa fëmijët do kalojnë në kujdestarinë e gjyshërve të tyre, por ky vendim i takon gjykatës dhe varet shumë nga avokatët që do marrin përsipër çështjen.

    “Fëmijët marrin siguracionet, pra nëse e gjitha u bë për siguracionet e Liridonës, ato i përfitojnë ata. Pastaj se kush do i rrisë ata se shteti suedez, se gjykata e ka në dorë gjykata.

    Unë mendoj se fëmijët do i marrin gjyshërit. Kështu funksionon në shoqërinë e Kosovës, kështu duhet të funksionojë në këto momente. Duhet të rriten me gjyshërit pas asaj traume që kanë pësuar në ditën e vrasjes”,-tha gazetari Bregu.

  • Publikohet një video-skandal. Vajzat shqiptare bëjnë sherr të ashpër duke u kapur për flokësh Ditën e Pavarsisë në Londër (Video)

    Publikohet një video-skandal. Vajzat shqiptare bëjnë sherr të ashpër duke u kapur për flokësh Ditën e Pavarsisë në Londër (Video)

    Një pamje aspak e denjë, për më tepër ditën e Pavarësisë.

    111 Vjetori u festua kudo në mbarë botën, por edhe në Londër. Mijëra shqiptarë u mblodhën në sheshin kryesor të kryeqytetit britanik.

    Por për shqiptarët që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar bënë më shumë bujë për shkak të përplasjeve me policinë britanike dhe arrestimeve të ndodhura.

    E pavarësisht këtyre, një tjetër episod i pahijshëm ka ndodhur gjatë festimeve.

    Në pamje shihet qartë momenti kur disa vajza shqiptare dhe me flamurin kuqezi mbi supe zihen duke i shkulur flokët njëra tjetrës dhe duke sharë.

    Në sfond dëgjohet edhe zëri i policisë që iu kërkon vajzave të ndahen, ashtu si edhe personave të tjerë rreth tyre.

    Mesa duket ky sherr është bërë shkak që policia të arrestojë disa prej shqiptarëve të mbledhur për të festuar.

  • I pesti ende në kërkim/ Të disiplinuar dhe të pangopur, cilët janë anëtarët shqiptarë të bandës së tmerrshme së hajdutëve në Itali. Njëri vdiq gjatë aksionit të policisë

    I pesti ende në kërkim/ Të disiplinuar dhe të pangopur, cilët janë anëtarët shqiptarë të bandës së tmerrshme së hajdutëve në Itali. Njëri vdiq gjatë aksionit të policisë

    I pesti i bandës është i vetmi që nuk është arrestuar. Samir, ky është emri i tij, një 38-vjeçar shqiptar. Vdiq më 20 tetor përgjatë Autostrada del Sole, në një aksident tragjik pranë Modenës. Makina e tij, një fuoristradë Stelvio Quadrifoglio, e vjedhur dhe me targë të klonuar rrëshqiti teksa ecte me shpejtësi të plotë, përfundoi në parmakë dhe u përmbys. Brenda kishte para, sende të vjedhura të një grabitjeje si dhe drogë. Katër bashkëpunëtorët e tjerë u ndaluan dje nga agjentët.

    Një bandë e organizuar, e disiplinuar, e pangopur. Me formacionin tipik, 41-vjeçari Andrea Alija, i njohur si “Bledi” në timon, 34-vjeçari Ermal Damzi si vëzhgues dhe dy akrobatët, Kristian “Kristi” Filopati 30 vjeç dhe 32-vjeçari Sajmir Damzi, i njohur si “Miri”, grabisnin shumë apartamente në ditë, kryesisht në provincat e Milanos, Monzës dhe Vareses. Për momentin, katër shqiptarët, të gjithë me precedentë penalë dhe policorë, akuzohen se kanë kryer 17 vjedhje, të kryera në vetëm 15 ditë, mes 14 dhe 28 tetorit.

    Por sipas hetuesve, banda ka kryer edhe dhjetëra grabitje të tjera. Shikoni sekuencën e dokumentuar nga hetimet: më 14 tetor ata hynë në një apartament në Cassina de Pecchi; më 17 në Gorgonzola; në datën 21 në Busto Arsizio, dhe më pas dy grabitje në Gallarate; në datën 22 është radha e Bussero-s; 23, Brugherio; më datë 25 përsëri në Gallarate (gjatë kësaj bastisjeje, një fqinj i viktimës vëren dy silueta që ngjiten në fasadë), ndërsa aksionet e tjera në mbrëmje përfundojnë keq.

    Në Busto Arsizio është alarmi që i bën të ikin. “Do ta kishim hapur kasafortën!” , ankohet njëri. “Do të kishim bërë bingo”, është i bindur, ndërsa tjetri e paralajmëron se pronarët “thirrnin nga distanca zezakët (që nënkupton policinë)”. Ishte një takim i papritur që shkaktoi një tjetër bastisje në Gallarate: “Ishte brenda, aty ishte plaku brenda dhomës së gjumit duke lexuar një libër…” , proteston një nga hajdutët, i cili, pasi hyn brenda, gjendet pothuajse para pronarit të shtëpisë. Më 26 vizitojnë dy shtëpi në Lissone; në datën 27 jam kthyer në Bussero, dhe dy herë në Monza; më në fund, më 28, në Cardano al Campo dhe Gallarate.

    Gjithçka ishte kujdesur në detaje. Çdo mbrëmje banda mblidhej në Varedo, në Brianza. Telefonat celularë liheshin në shtëpi. Të arrestuarit gjetën “veglat e punës” dhe arritën në njërin nga parkingjet në të cilin mbanin të fshehur makinën e garës (Audi Rs3 e vjedhur). Pastrimi i makinës nga çdo përgjues kryhej në baza javore. Targat (të klonuara) ndërroheshin periodikisht. Po ashtu edhe garazhet; një ishte në Rozzano, një tjetër në zonën e Bergamos. Në hyrje, në tokë, ata lanë shenja, copa shiriti ose hala pishe për të zbuluar ndërhyrje të mundshme, shkruam Corriere.

    Pas identifikimit të zonës, banda ka synuar banesat të cilat i kishin fikur dritat në muzg. “E shihni që e para dhe e treta janë ndezur – mund t’i dëgjoni në një përgjim- e dyta është i fikur… Betohem se duhet të jetë një miliarder , është një vendbanim…”. Dy “merimangat” u ngjitën lehtësisht mureve dhe ulluqeve, ose u ulën nga çatitë, për të arritur në çdo dysheme. Ata futën me forcë mes hekurave dhe dritareve dhe hynin brenda. Çdo herë ata bastisnin para, orë dhe xhevahire të cilat i sillnin në shtëpi deri në orën 23. Ora e pazgjidhur në shtëpi: në atë kohë, “Miri”, i konsideruar si drejtues, duhej të kthehej për kontrollin.

  • Rreth 21 mijë familje në nevojë, qeveria ndan 5 mln euro

    Rreth 21 mijë familje në nevojë, qeveria ndan 5 mln euro

    Qeveria e Kosovës ka prezantuar masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se rreth 21 mijë familje me total rreth 81 mijë anëtarë përfitues do të subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse, në mënyrë që të kalojnë dimrin sa më lehtë.

    Murati ka thënë se për Masën 1.2 janë ndarë 5 milionë euro, ndërsa këto para janë pjesë e pakos mbështetëse të BE-së prej 75 milionë euro për energji që i ka bërë Kosovës.

    Ai ka treguar se 120 euro do të ndahen për familje, e më pas edhe nga 30 euro për secilin anëtar të familjes. Sipas tij kjo masë vlen vetëm njëherë dhe vlera totale është 5 milionë euro. Ka treguar se nuk ka nevojë për aplikim, pasi përllogaritjet janë bërë nga Departamenti për Punë Sociale dhe do të bëhet verifikimi i listave i personave që marrin ndihmë sociale.

    “Departamenti për Punë Sociale bën përllogaritjen, përllogaritja bëhet në formë që për secilën familje, si familje, përfitimi është 120 euro që është ekuivalent me dy metër kub, ndërsa po ashtu për çdo anëtar do të ndahen nga 30 euro shtesë. Që i bie për një familje katëranëtarëshe përfitimi total është 240 euro. Subvencionimi shkon direkt në llogarinë bankare të familjes”, ka thënë Murati.

    Ai ka treguar se tani janë në proces të verifikimit të listave.

    “Jemi në proces të verifikimit të listave, kur kryhet verifikimi, për familjet që janë aktualisht në asistencë sociale, rreth 21 mijë familje me rreth 81 mijë anëtarë përfitues, atëherë bëhet realizimi i mbështetjes. Besoj se do të bëhet gjatë ditëve në vijim”.

    E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për masat mbështetëse që ka marrë gjatë qeverisjes së tij.

    “Varësisht nga rrethanat mund të ketë ndryshuar metoda, por asnjëherë caku ynë përfundimtar. Qytetarët tanë e dinë se përballë vështirësive të kohës ata asnjëherë nuk do të jenë të vetëm apo të vetmuar. Jemi dhe do të mbetemi Qeveri që udhëheq e mbështet, që prin dhe nuk e lë askënd prapa”.

    Shefi për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Johaness Madsen-Stenbaek, ka thënë se është bërë progres i madh në zbatimin e pakos dhe se më këtë synohet përshpejtimi i zhvillimit ekonomik.

    “Presim të vazhdojmë bashkëpunim në sektorin energjetik dhe reformat e zbatimit e investimeve për të siguruar të ardhme të mirë dhe për ta sjellë Kosovën më afër BE-së”. Monitori

  • Infermierja i dha detergjent në vend të ujit, vdes 92-vjeçarja në shtëpinë e të moshuarve

    Infermierja i dha detergjent në vend të ujit, vdes 92-vjeçarja në shtëpinë e të moshuarve

    Një 92-vjeçare ka vdekur pasi një infermiere i dha në vend të ujit, detergjent në një shtëpi të moshuarish në Greqi.

    Pronari i shtëpisë së të moshuarve në Heraklion 53 vjeç, menaxheri 28 vjeç dhe infermjerja që i dha ilaçin janë arrestuar dhe u akuzuan për vrasje nga pakujdesia.Rastin e denoncoi dhëndri i 92-vjeçares, pasi gjatë administrimit të barnave ditën e hënë, kanë përzier shishet e ujit, me ato që përmbajnë detergjent. Sapo e ka pirë, e moshuara u ndje keq dhe u transferua menjëherë në spitalin Venizelio, ku humbi dhe jetën.

    Pas padisë së familjarëve të 92-vjeçares, policia ka kontrolluar shtëpinë e të moshuarve, ku është gjetur shishja me dezinfektuesin, e cila është konfiskuar dhe përmbajtja e saj po ekzaminohet nga laboratori i toksikologjisë.

    Mjeku do të kryejë autopsinë dhe analizat toksikologjike në trupin e 92-vjeçarit. Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë, të cilët në bazë të provave që disponojnë, mendojnë se gjithçka ka ndodhur gabimisht.

    Sipas të dhënave të deritanishme, gabimi fatal ka ndodhur në mëngjes, rreth orës 9:00 – 9:30, në dhomën e ngrënies, ku gruaja kishte konsumuar mëngjesin. Një kamera sigurie ka regjistruar të gjithë skenën. Gruaja, sipas informacioneve të ERT-së, duket se i kërkon ujë infermieres, e cila merr një shishe, që ishte me të tjerët dhe e lë në tavolinë.

    Gruaja, e cila vuante nga shëndeti mendor, hap shishen dhe fillon të pijë ngadalë lëngun, pa reaguar. Kur stafi e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ishte vonë për të shpëtuar të moshuarën e cila vdiq menjëherë pasi u dërgua në spital.

    Nuk dihet ende se si detergjenti u gjend brenda shishes së ujit. Policia po heton mundësinë që një sërë gabimesh fatale e çuan të moshuarën drejt vdekjes. Mendohet se një pastrues e ka mbushur shishen me detergjent dhe më pas një punonjës tjetër e ka vendosur pranë shisheve të ujit, pa ditur se çfarë përmban.

  • Aktiv në media dhe politikë, kush është pro-rusi Palevski, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup

    Aktiv në media dhe politikë, kush është pro-rusi Palevski, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup

    I ekspozuar në media, aktiv në politikë dhe biznesmen i dyshuar, kështu mund të përshkruhet profili i Lupço Palevskit – Palço, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi.

    Palevski ishte aktiv në rrjetet sociale me podkastin e tij “Krsh”, si drejtues i lëvizjes “E treta”, një grupim politik me bindje pro-ruse ku ai përçonte mesazhe me nxitje nacionaliste.

    Mbrëmjen e 21 nëntorit, një ditë para rrëmbimit të 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, ai kishte bërë një njoftim në rrjetin social Facebook se emisioni i radhës i paraparë për të dielën, do të shtyhej për të martën, më 23 nëntor.

    Ditën e rrëmbimit të Zhezhovskit ai nuk bëri asnjë postim, ndërsa pas rrëmbimit të 14-vjeçares në disa raste ka shkruar se fëmijërinë e kishte kaluar pranë shkollës “Pestaloci”, e njëjta ku mësonte Vanja Gjorçevska.

    Derisa vazhdonin kërkimet për Vanjën, në postimet e tij, i dyshuari për rrëmbimin dhe vrasjen e saj, përdorte gjuhë të urrejtjes dhe nacionalizëm ekstrem.

    Lupço Palevski dhe katër persona të tjerë, përfshirë dhe të atin e vajzës, pas një hetimi intensiv nga policia dhe prokuroria maqedonase, rezultuan të jenë autorët e rrëmbimit, ndërsa Palevski edhe ekzekutor i tyre.

    Një ditë para publikimit të hetimeve, Palevski ishte arratisur nga Maqedonia e Veriut, ndërsa më 5 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njoftoi se ai ishte arrestuar në Turqi dhe se tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, derisa të dyshuarit e tjerë tashmë ndodhen në paraburgim në Shkup.

    Lupço Palevski-Palço, ish-themelues i javores “Start”, përmes së cilës ai donte të ishte i pranishëm në media, kështu që përveç podkast-it të tij personal, i cili ka 2500 ndjekës, ai mori hapësirë edhe në portalin pro-rus “Infomax”, sipas hulumtimeve mbi ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut.

    Palço për opinionin e gjerë njihet që nga viti 1998 kur u bë kryetar i degës së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) në Shkup, e cila tani drejtohet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

    Ekspertët e kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se pikërisht kjo është periudha kur atij i jepet mundësia të afrohet me ish-drejtorin e policisë sekrete në atë periudhë, Zoran Verushevski.

    Kush dhe pse e “mbronte” Palçon?

    Emri i Lupço Paleskit-Palço u bë “i pakëndshëm” për shumëkënd kur u bë e ditur se ai u arrestua me dyshimin se fshihej pas kanalit në Youtube “Nikola Tesla” ku në vitin 2017 ishin publikuar bisedat e përgjuara të politikanëve, gazetarëve, biznesmenëve dhe personazheve publike.

    https://lajmifundit.al/kosoverajon/aktiv-ne-media-dhe-politike-kush-eshte-pro-rusi-palevski-i-dyshuar-p-i1245805?fbclid=IwAR2eAeeLPMnM-5ALRvPFzftc1hzXVcrC3xyBy-0UGmwthV4wCkM8oJ_8Cgo#:~:text=Prokuroria%20Speciale%20Publike,t%C3%AB%20japin%20llogari.

  • E dhunuan brutalisht në burgun famëkeq grek, shqiptari ‘live’ nga qelia : Më telefonoi ambasadori shqiptar dhe më tha…

    E dhunuan brutalisht në burgun famëkeq grek, shqiptari ‘live’ nga qelia : Më telefonoi ambasadori shqiptar dhe më tha…

    Ambasada vetëm njëherë në fillim më ka marrë në telefon dhe asnjëherë më pastaj.”

    ‘Shqipëria Live’ ka trajtuar ditën e sotmë rastin e shqiptarit Sajmir Zefi që është torturua nga 5 oficerët e policisë së Sigurimit të Kavallës në Komisariatin e Policisë në fillim të muajit shkurt, si dhe nga 4 policët e tjerë të grupit të transferimit në burgu e Koridhalos në periferi të Athinës.

    Kujtojmë se dhunimi i Sajmir Zefi ose ndryshe i identifikuar si Simo Prelas nga efektivë të policisë greke mori përmasa të mëdha në shtypin grek dhe shqiptar në mars të këtij viti.

    Policet pas publikimit u shoqëruan për t’u lënë më pas menjëherë të lirë.

    Në lidhje live vetë i burgosuri Zefi ka pohur se për ngjarjen nuk është bërë asgjë deri më tani, teksa është telefonuar menjëherë pas dhunës nga Ambasada Shqiptare në Greqi.

    “Ambasada vetëm njëherë në fillim më ka marrë në telefon dhe asnjëhere më pastaj.

    Ambasadori më tha që nëse kam problem ta telefonoj atë. Kjo telefonatë më ka ardhur pasi jam dhunuar. Që atëherë nuk ka patur më asnjë interesim. Avokati im nuk ka bërë asnjë thirrje drejtuar Avokatit të Popullit në Greqi.”-tha Zefi.

    Ndër të tjera Zefi shtoi se ngjarja e tij është ndaluar të trajtohet dhe transmetohet në mediat në Greqi.

    “ Unë kam kontaktuar edhe më gazetarët këtu në Greqi. Ata ma kanë pohuar se e kanë të ndaluar ta diskutojnë çështjen time”- shtoi Zefi.

    Në kuadër të ngjarjes kujtojmë se ditën e dhunimit i burgosuri ishte nisur drejt Kavallës (në datën 1 mars) pa asnjë shenjë goditjeje, por kur është kthyer në burgun e Koridhalos ku po mbahet aktualisht, ka pasur shenja të goditjeve dhe gërvishtje në fytyrë dhe trup, ndërsa duart i janë fryrë nga shtrëngimi i prangave.

  • Vrau gruan në sy të djalit pasi i kërkoi divorcin, Apeli lë në burg përjetë ish-policin

    Vrau gruan në sy të djalit pasi i kërkoi divorcin, Apeli lë në burg përjetë ish-policin

    Gjykata e Apelit ka lënë në burg përjetë për Koço Buzon i cili vrau gruan e tij pasi i kërkoi divorcin.

    Krimi i rëndë ndodhi më 6 maj të vitit të 2021, në afërsi të Gjykatës së Elbasanit. 58-vjeçari, ish-polic qëlloi me breshëri automatiku gruan e tij me të cilën ishte në proces gjyqësor, në sy të djalit të tyre.

    NJOFTIM PER MEDIA

    Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

    Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale K.B, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 gërma “ë” e 22 të K.Penal, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të K.Penal, për veprën penale të “Prishja e qetësisë publike’, parashikuar nga neni 274 i K.Penal si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal.

    Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 06.05.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “5 Maj” në Elbasan, në afërsi të kryqëzimit poshtë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, shtetasi me iniciale K.B ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij shtetasen me iniciale L.B, e cila si pasojë ka gjetur vdekjen.

    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 235 (13-2023-1607), datë 27.04.2023 ka vendosur:

    – Deklarimin fajtor të pandehurit K.B, me masë sigurimi “arrest në burg “ për kryerjen e veprës penale të “Vrasje per shkak te marrdhenieve familjare ”, të parashikuar nga neni 79/c të K.Penal dhe po në bazë të këtij neni dënimin e tij me burgim te përjetshëm.

    – Deklarimin fajtor të pandehurit K.B, me masë sigurimi, “arrest në burg “, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79 /ë, në lidhje me nenin 22 të K.Penal dhe po në bazë të këtij neni dënimin e tij me 25 vjet burgim.

    – Deklarimin fajtor të pandehurit K.B, masë sigurimi “arrest ne burg“, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe municionit ” te parashikuar nga neni 278/1 te K.Penal dhe po në bazë të këtij neni denimin e tij me 7 vjet burgim.

    – Deklarimin fajtor te pandehurit K.B, me mase sigurimi, “arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të “Prishja e qetesise publike ” te parashikuar nga neni 274 te K.Penal dhe po ne baze te ketij neni denimin e tij me 1 vit burgim.

    – Në zbatim të nenit 55 te K.Penal dënimin përfundimisht të pandehurit K.B, me burgim të përjetshëm.

    Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale K.B, i cili kërkoi:
    • Ndryshimin e vendimit nr. 235 (13-2023-1607) datë 27.04.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues.

    Në përfundim të gjykimit, sot më datë 06.12.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fuat Vjerdha dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe z. Genti Dokollari, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 235 (13-2023-1607) datë 27.04.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

    Tiranë, 06.12.2023

    GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM